Archives for August 2018
Porosia e ambasadorit Delawie për dialogun
Kosovë-Porosia e Ambasadorit Amerikan Delawie për dialogun, 17 Gusht 2018/
-Ne besojmë se thelbi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të vijë nga vetë palët.Por, ka kufizime çka do të pranojmë/
Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë-PRISHTINË, 17 Gusht 2018-
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie tha sot se, ne besojmë se thelbi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të vijë nga vetë palët, por ka kufizime çka do të pranojmë. Ai theksoi se, SHBA-të janë të përkushtuar ndaj Kosovës; sovranitetit dhe suksesit të saj ekonomik. “Duam të ndihmojmë në arritjen e një marrëveshjeje të zbatueshme, të qëndrueshme dhe që i kontribuon stabilitetit në rajon”, tha Ambasadori Amerikan në një videomesazh.
DEKLARATA E PLOTË
Jam i lumtur që kaq shumë qytetarë kosovarë tani po marrin pjesë në bisedat e rëndësishme për dialogun me Serbinë.
Kjo është gjë e mirë. Megjithatë, dëshiroj t’i qartësoj disa gjëra.
Ne besojmë se thelbi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të vijë nga vetë palët.
Por, ka kufizime çka do të pranojmë.
Ne jemi të përkushtuar ndaj Kosovës; jemi të përkushtuar ndaj sovranitetit dhe suksesit të saj ekonomik.
Jemi plotësisht të vetëdijshëm për rolin historik që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë luajtur për t’i dhënë fund konfliktit në përgjithësi në Ballkan dhe në veçanti në Kosovë.
Nuk duam që të kthehen ditët e dikurshme; nuk duam që të shohim një marrëveshje që do të krijonte më shumë probleme se sa që do të zgjidhte.
Duam të ndihmojmë në arritjen e një marrëveshjeje të zbatueshme, të qëndrueshme dhe që i kontribuon stabilitetit në rajon.
Çdo marrëveshje duhet të garantojë sigurinë për të gjithë qytetarët e saj, duke përfshirë grupet e pambrojtura, serbët e Kosovës dhe kishën ortodokse serbe.
Javëve të fundit ka pasur pak retorikë të padobishme, duke përfshirë edhe kërcënime dhe gjuhë të tillë që e kemi dëgjuar gjatë ditëve të këqija të dikurshme të komunizmit.
Kjo duhet të ndalojë. Deklaratat e tilla minojnë gjasat për zgjidhje dhe i ngritin tensionet.
Dhuna dhe kërcënimet për dhunë janë të papranueshme.
Ne do të qëndrojmë krah jush gjatë këtij rrugëtimi.
Gjatë javëve të ardhshme, dëshiroj t’ju njoftoj me disa prej diplomatëve të sapoardhur në ambasadën tonë, të cilët iu kanë bashkuar ekipit tonë për të siguruar që partneriteti ynë me Kosovën mbetet i fuqishëm.
Patriotët Varrmihës

Nga Gjon KAÇAJ/
Lodrat fëminore me flluskat janë të hershme, thjeshtë zbavitëse, ato pëlcasin njëra pas tjetrës ashtu siç shuhen jetët e lodraxhinjëve”patriotë” që sfidojnë flakët e ferrit për të fituar parajsën me patriotizmin e tyre pa kushte në të gjitha etapat .
Gusht
70 vite ma parë,1948-2018
30 vite ma parë,1988-2018
20 vite ma parë,1998-2018
Po Gushti edhe sot…..!
70 vite nga nata ma e dhimbshme e nanës malësore që sapo lindi në dhomën e mundimeve dy vajza binjake i sjellin dy kova ujë për të pastrua njollat e lindjes,e pa u mbushë me frymë dhe pa fshi djersët e ftohta të përziera me lotët e saj i turren si hutini zogjve, i fusin fëmijtë e posalindur në dy strajca ushqimesh dhe nanën e tërheqin rrëshjan deri sa e hjedhin si zhele ne makinën e gatshme së bashku me vajzat në strajca.
Binjaket dhe nanën i zbresin nga makina 4 km larg burgut të Koplikut në mes të pishave në zallin e Postopojës.
Sa zbarrdhi drita heshtjen e barinjeve e thyen kukatjet e nanës,mbi engjujtë pa jetë që i varrosen në heshtje, mbasi drejt burgut të Koplikut nën shoqërimin “ e patriotëve”në varg si korrilat shpejtonin të kërcnuar burra e gra që do të përjetonin vdekjen tragjike të dy meshtarëve po në atë burgun e Koplikut që ishte dhe do të mbetet i torturave ma çnjërzore në krejt Europen lindore mbas luftës së dytë Botërore.
Vetëm një memorje në mykun e harresës,si nga studiusit e ti lëmë historianët “ patriotë” që propagandojnë barazinë e viktimave me kriminelët e tyre.
Gusht 1948,i nxjerrin të lidhur me vargoj në pjesën e mbrapme të burgut,( ish mullini i Tom Zefit) dy meshtarët e Malësisë së Madhe,don Lek Sirdani 54 vjeç e dom Pjetër Çuni 34 vjeç.
“Patriotët entuziastë” në krye të turmës ishin gati ti shkyenin dhe djersinin kush ti shtynte i pari në gropën e ujnave të zeza.
Edhe vdekja në këtë mënyrë u dukej pak…!
Kush me sfurk hekuri e kush me gurë u zhyste kokën e kush për patriotizëm thërriste: ku e keni Krishtin tujë? A po ju shpëton?
Nga ky Gusht tek Gushti 1988
Havzi Nela ,martiri i fjalës së lirë,poeti puro Shqiptar i kushtrimeve të mëdha,mësuesi Kuksjan i arsimuem në Shkodër arratiset në Prishtinë.Ishte 33 vjeç. E riatdhesojnë. Vuan 20 vite në burgjet e diktaturës.E lirojnë me kusht pa të drejtë kthimi në vendlindje se mund të helmonte nxënësit ….!
E mbajnë të izoluar në vetmi nën presionin e operativit të zonës që i kërcnohej 3 herë në ditë si Zoti i qiellës e tokës,i veshur me armatim deri në dhamë.
Një duel i heshtur mori dheun?
Sulmon poeti me 3 fjalë: Edhe unë të vras!
Kishte sajue nga një dru të kalbun pistoletën…! E mbante dorën në brez.
Të alarmuem zbarkuen nga toka dhe ajri forcat speciale .
Drurin e bënë top .E prangosën në fushën e mejdanit.
I hoqën drurin nga brezi dhe i vendosën një pistoletë për të cilën i jepet dënimi maksimal me 8 vite heqje liriet nga prokurori i seances Fari Dani me motivacionin armëmbajtje pa leje dhe kanosje për vrasje me paramendim .
Me krenarinë e lindur poeti i burgosur ndihej si në shtëpinë e tij.Për ti rikthyer autoritetin operativit pas një jave e degradojnë pokurorin Farih Danin me detyrë komandant toge ne Pulaj të Velipojës dhe me ngut rigjykon poetin prokurori i gjykatës kushtetuese Fehmi Abdiu.Mbas varjes në litar e zbritën nga trekandshi ,kufomën e keqtrajtojnë mizorisht e varrosin në mes të një shkambi në një gropë të hapur me kompresor dhe ashtu pingul në kambë mbi kokë i fiksuen shtyllen e tensionit të lartë.
Respekte për bashkëvuejtsin Visar Zhiti mbasi pena e tijë çgjakos qindra martirë dhe konsiderohet e frikshme për ata që shkruen ndryshe letersinë e realizmit socialist për të maskue tumorin kanceroz komentojnë klasen e re të shkrimtarëve burgaxhinjë.
Zhiti duhet ndier mirë me Repishtin ,Biberaj,me Pjeter Pepaj e zonjën Dosti, me Atë Zef Pllumbin e atë Konoradin,me Arbnorin e Butkën…etj etj.
Do ti lutem mos i kushto aq shumë vëmendje skulptorit që realizojë bustin e Havzi Nelës….
Kush e solli vendimin në Kukës për emërtimin e gjimnazit të Kuksit “Havzi Nela” ? Kushe solli bustin, e kush e sponsorizoi? Kush e vendosi ne hyrjen e shkolles mbas 3 ditëve përplasje me bandat e majta.
Ishte shoqata “Havzi Nela” e shkrimtarëve kukesjanë në Gushtin 1998 që pushkën prej drurit e bëri top ndaj akuzës armbajte pa leje e kanosje për vrasje…!
Gusht 2018,me shumë respekt përshëndes vendimin e këshillit bashkiak Kukës për vendosjen e Memorialit Havzi Nela në qender të Kuksit ashtu siç ndiej keqarrdhje për dhanjen e titullit qytetar nderi i Tropojës ish deputetit Gafurr Mazrreku, atentatorit të Azen Hajdarit në parlament.
Mendoj se janë pak që e ndjejnë peshën e krimeve që sillte lufta e klasave dhe fikjen e shiprtave të dlirë.Ne një takim të 2018, këtu në Michigan, me prezencen e ambasadores Luli ,konsulit të nderit Ekrem Barrdha,avokatit Dedvukaj,klerikëve dhe të disa kamerave, Ministri i emigracionit të qeverisë Rama 2, Zoti Majko, ndër të tjera tha:Do të krijojmë degën e regjistrimit të emigrantëve.Të punësuerit duhen të jenë antarë të Partsë Socialiste dhe deomos do të bëjnë propagandë për Kryeminstrin Rama.
Edhe kjo na mungonte këtu në diasporë.
Asnjë lajm dhe asnjë koment nuk u dëgjua .Vetëm një interesim ishte ; sa ështe fondi dhe starti për punsim. A thua mos ëndërrojnë trekëndshin dhe litarin në fyt edhe këtu ne diasporë në SHBA? Pak ditë ma vonë në Këshillin e Vartrës, në New York, dëgjova një shprehje entuziaste : Qezarit t’i japim atë që i takon, dhe Ramës i lumtë që po sistemon rrënojat e gazermave të Italianve që janë përdorur për strehën e të internuarëve dhe ju kujtoj historianëve : fëmijët që lindën në Tepelenë nga nanat e ardhura shtatëzana lindën në natyrë, nën plepa, mbas ferrave; a mbeten të barabartë me fëmitë që linden në maternitete!
Ju kujtoj lenë Gjok Kokaj nga Bajza që edhe sot jeton në Bajzë dhe nanën Mria e Gjok Lucës prej Hotit në rolin e mamisë vullnetare tuj pritë lindjet e fëmijeve me boçet e tyre.
LEK MIRAKAJ:DIOGUARDI KA LEJUAR KRQPERDORIMIN E EMRIT TE TIJ

Shkruan:Lek MIRAKAJ/
I mbijetuar nga Kampi Tepelenes/
Dite me pare z.Asllan Bushati botoj nje shkrim ne lidhje me nje sqarim qe Ai dhe z.Zef Bala i kishin bere ish.kongresmenit Dioguardi ne lidhje me ish kampin e Tepelenes.Z.Dioguardi I ishte drejtuar organeve vendim marrese qe te mos financonin ngritjen e muzeumit ne kujtim te viktimave te pafajeshme qe vdiqen dhe u trajtuan ne menyren me mizore gjate viteve 1949 -1954.Pas sqarimit qe z.Bushati i kishte bere z. Dioguardi mbi historine e dhimbshme te kampit çfaroses te Tepelenes,z.Dioguardi kishte shprehur keqardhjen ,duke u justifikuar se nuk i dinte te vertetat.Cilido njeri i ndershem ne rast te nje gabime te tille,me e pakta do kerkonte falje publike dhe do i drejtohej atyre, te cilve me nderhyrjen e tij te pa nevojeshme e te pa ndereshme ,i kishte keqinformuar ti sqaronte mbi gabimin.Personalisht nuk kam asnje dyshim se biseda qe z. Bushati e pershkruan me hollesi ne shkrimin e tij,eshte e sakte dhe korrekte.Por,e famshmja por qe gjithnje fsheh diçka te pa thene.Sot ne kontradikte me pohimet e z. Bushati ,z.Dioguardi ne menyren me skandaloze ,me te paturpeshme,ka pranuar te shese ,tek ata qe jane te alarmuar se po dalin te vertetat e turpeshme te historise te diktatures,emrin e tij.Sot dt.15 Gusht 2018 ,z. DioGuardi,ky kampion i luftes kunder komunizmit,Ky kampjon i luftes per demaskimin e krimeve qe kane bere te huajt kunder shqiptarve,se greket e serbet te huaj jane,u be zedhenesi i qarqeve me kriminale qe perpiqen te fshehin te vertetat e krimeve qe kane bere shqipfolesit komunist ndaj grave e femijve te pa fajshem te nje gjaku e te nje gjuhe.
Sot ky ”shqiptar “ i madh Xho Dioguardi ka lejuar,te perdoret emri I tij ne nje leter qe i drejtohet kryetarit te bashkise se Tepelenes,z.Peçi,ku i kerkohet qe te anulloje vendimin e keshillit bashkijak per ngritjen e muzeumit te viktimave te kampit te ćarosjes, qe kriminelet komunist paten instaluar,pa pyetur asnje njeri ne Tepelene..Autoret e vertete te letres botuar sot ne gazeten Dita,bashkeautor i te cilve eshte bere “SHQIPTARI I MADH”Dioguardi spekullojne paturpesisht duke u perpjekur te ngacmojne ndjenjat njerzore dhe patrijotike te popullit tepelenas.Z.Dioguardi:nuk e dij pse ke lejuar te perdoret emri juaj ne menyre kaq skandaloze e anti njerzore,me siguri Ju do heshtni ose do beni lojra fjalesh,se Aushvici eshte i pakrahadushem e broçkulla te tjera.Aushvici eshte simbol i krimit dhe si I tille perdoret ,ashtu si perdoren emrat e Hitlerit,Stalinit,Pol Potit e per ne shqiptaret emri i qofte largut Enver ,ashtu si themi kur duam te tregojme ngjarje te permasave te medha,perdorin si simbol,fjalen BIBLIKE. Per dijeni z.Dioguardi,megjithse z, Bushati Ju a ka sqaruar te vertetat e kampit te qfarosjes te Tepelenes,Ju pelqen apo nuk Ju pelqen zotnise tende,po Ju keshilloj nese keni pak “ bonsens”thone andej nga jeni zotrote,konsultoju me dokumentat e vete rregjimit,po te duash mund te ballafaqohesh edhe me te mbijetuarit e Aushvicit shqiptar e do mesojshe te verteta te tmereshme dhe qe nuk na nderojne aspak si shqiptar.Z.Dioguaardi eshte e turpshme te spekullojshe me ndjenjat e tepelenasve,nuk qene tepelenasit qe ndertuan kampin cfaroses,ashtu si nuk jane matjanet pergjegjes per krimet e burgut te Burrelit,apo mirditoret per tmeret e Spaçit, Fajtoret jane. Enveri me shoke,fajtor jane edhe ata qe kane shkruajtur ate leter te turpshme qe Ju e keni noterizuar.Historija eshte ajo qe eshte,detyra e jone e tepelenasve ,e , matjanve, eshte ti ruajme keta simbole te se keqes ,qe brezat qe do vijne te jene te pregatitur per te mos lejuar perseritjen e krimeve..Z.Dioguardi!Nuk pritesh nga Ju.Turp.
* LEK MIRAKAJ I MBIJETUAR I KAMPIT ÇFAROSJES “(AUSHVICIT)”te vogel shqiptar
DIOGUARDI: Anuloni vendimin për Kampin e Tepelenës ose Referendum!
GAZETA “DITA” NE TIRANE PROVOKON OPINIONIN DUKE KEQPERDOR EMRIN E ISH KONGRESMENIT JOE DIOGUARDI RRETH KAMPIT CNJEREZOR TE TEPELENES/

Ekskluzive Dita / Letra e DioGuardit: Anuloni vendimin për Kampin e Tepelenës ose bëni referendum/*

Ish-Kongresmeni amerikan dhe një nga aktivistët më të njohur në mbrojtje te interesave shqiptare në SHBA, i kërkon në këtë letër botuar sot nga gazeta DITA, kryebashkiakut të Tepelenës të anulojë vendimin e këshillit të qytetit të tij mbi kthimin e ish-kampit të interninit te Tepelenës në “Aushvicin shqiptar”.

******
Zotit Tërmet Peçi,
Kryetar i Bashkisë së qytetit të Tepelenës,
Tepelenë,
Shqipëri
12 korrik, 2018
I nderuar Kryebashkiak Peçi,
Mua më quajnë Joe DioGuardi. Jam një ish-anëtar i Kongresit të Shteteve të Bashkuara me origjinë shqiptare. Paraardhësit e mi ishin nga formacionet ushtarake të Gjergj Kastriotit që luftuan dhe fituan një betejë të rëndësishme në Itali (“Beteja e Pulias”) dhe, dhe si shpërblim Mbreti i Napolit iu dha tokë për trimëritë e treguara në qytetin e Grecit në Kampanja në 1461 përpara se Kastrioti të kthehej në Shqipëri për të vazhduar betejën e tij 25 vjeçare kundër Perandorisë së madhe Otomano-Turke.
Që nga ajo kohë, shqiptarët e Grecit kanë vazhduar të ruajnë gjuhën dhe traditat e tyre të bukura, të cilat turqit osmanë u përpoqën t’i zhduknin gjatë 425 viteve të pushtimit brutal.
Gjatë kohës që unë isha kongresmen i Shteteve të Bashkuara, e vizitova Tiranën bashkë me kolegun tim kongresist, të ndjerin Tom Lantosh. Gjatë takimit prej dy orësh e gjysmë me Presidentin e atëhershëm të Shqipërisë, Ramiz Alia, ne mësuam për herë të parë mbi një nga aktet më të nderuara dhe më fisnike të popullit shqiptar për të shpëtuar të gjithë hebrenjtë në Shqipëri dhe ata që erdhën nga Europa Perëndimore përmes Kosovës në Shqipëri gjatë kohës së errët të holokaustit nazist. Vitet e fundit, së bashku me gruan time Shirley, jam munduar nëpërmjet iniciativave të panumërta të ndaj me publikun amerikan si dhe atë ndërkombëtar një nga tiparet më fisnike të kulturës Shqiptare, Besën, e cila na nderon të gjithëve ne.
Prandaj, unë jam i shokuar dhe thellësisht i shqetësuar mbi përpjekjet e tanishme për të cilësuar qytetin Tuaj të bukur dhe historik të Tepelenës si një “Aushvic Shqiptar”. Kjo – ashtu siç ju e dini – lidhet me disa plane të çuditshme për të kthyer barrakat ushtarake në qytetin tuaj në një farë soj Muzeumi dhe Kompleks Memorial si “Kampi i Shfarosjes së Tepelenës”.
Për këtë arsye unë isha shume i kënaqur nga intervista Juaj në Shkurtin e 2018-s ku ju u angazhuat për të mos e lejuar qytetin Tuaj të përdoret për iniciativa kontroverse, përçarëse dhe fanatike.
Siç Ju e dini mirë Kryetar Peçi, Tepelena ka një histori të madhe. Është vendlindja e Ali Pashës, i cili u përpoq të krijonte shtetin e parë Shqiptar pas Skënderbeut. Është vendi të cilin Lord Bajroni e vizitoi dhe e përshkroi me aq bukuri. Është një zonë ku është luftuar me trimëri për lirinë e kombit shqiptar gjatë gjithë historisë. Është në vendin tuaj dhe më saktësisht në fshatin Kodër ku bandat Greke kryen një nga aktet më barbare në historinë e Ballkanit.
Prandaj kur qyteti juaj ka kaq shumë histori për t’u ndjerë krenar si dhe për ta ndarë atë me publikun dhe ta ruajë atë, si është e mundur që disa njerëz kanë guximin të etiketojnë Tepelenën si “Aushvicin Shqiptar”?
Prandaj unë ju nxis, me autoritetin e Kryetarit te Bashkisë së Tepelenës të tërhiqni mbështetjen për memorialin Kompleks i cili në mënyrë të falsifikuar përshkruan “Memorialin e Kampit Shfarosës të Tepelenës”. Dhe, meqenëse Këshilli i qytetit tuaj ka kaluar një “rezolutë” mbi të ashtuquajturin “Memorial i Kampit të Shfarosjes të Tepelenës”, unë Ju nxis që zyrtarisht të anuloni një vendim të tillë dhe, në se do të ishte e nevojshme, të linit popullin e Tepelenës të vendosë nëpërmjet një referendumi lokal nëse një njollë e tillë e pashlyeshme do të vendosej në qytetin e tyre të bukur dhe historik.
Duke Ju falënderuar për vëmendjen tuaj në këtë çështje shumë të rëndësishme.
Me kënaqësinë për t’ju takuar në të ardhmen e afërt në Tepelenë apo në Shtetet e Bashkuara nëse Ju do të vini për vizitë këtu përpara nesh atje.
Sinqerisht i Juaji,
Joe DioGuardi
- E dergoi per Diellin z. Simon Mirakaj, anetar i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit
- « Previous Page
- 1
- …
- 11
- 12
- 13
- 14
- 15
- …
- 34
- Next Page »
