• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2018

Lindja e Antonit të vogël, kalvari familjar dhe 51 vjet meshtari

August 23, 2018 by dgreca

1 dom Antoni1.JPG
“Njëri prej këtyre figurave, që ka dhënë më shumë për çeshtjen shqiptare, sidomos gjatë luftës në Kosovë është dhe do të mbetët dom Anton Kçira, figurë e njohur e diasporës, klerik dhe atdhetar, njeriu që diti të mbrojë shqiptarët dhe të kontribuoje për ngritjen e frymës patriotike…
Dom Anton Kçira me urtësinë e një kleriku, por edhe të një mërgimtari që din se çfarë do të thotë largimi nga atdheu është orjentuar drejt nga vlerat. Me predikimin e tij paqësor dhe shpirtin human ai do të ngelet kultivues i frymës afruese, tolerante dhe pluraliste në shoqërinë shqiptare.”
Elidon Pashaj, Dervishi i Teqës Bektashiane në Detroit, Michigan, SHBA/
1kapinova
Nga Klajd Kapinova/
Dom Anton Kçira, ka lindur dhe rritur në një mjedis të ri gjakovar, ndonëse mbiemri që ai mban është një fshat malor në Pukë të Shqipërisë nga ku dhe kur kanë ardhur të parët e tij në Kosovë. Ata, qysh herët e lanë vendlindjen, lagjen Nikaj të Kçirës.
Duke hulumtuar me kujdes origjinën e tij, shohim se vllaznia me të cilët ishte ndarë Lazër Deda në Kçirë, thuhet se ato ishin shpërngulur dhe vendosur në Shkodër tek vëllezërit Nikollë e Palokë.
Nikolla, kishte dy djem fisnik, të quajtur Ndoc e Zef, me zeje kujungji (argjendar), ndërsa Paloka ka pasur shumë djem, duke bartur kështu mbiemrin e njohur tashmë Kçira.
Lazri, mendohet se e ka lëshuar Kçirën rreth vitit 1743, kur ende Kçira ishte në embrion formimi si qender banimi ose si katund i vogël malor, me një numër të kufizuar shtëpish, ç’ka vërtetohet nga dokumentet historike dhe relacionet kishtare të kryeipeshkevit të Tivarit imzot Pjetër Bogdanit, të cilat gjerësisht përshkruajnë me hollësi gjendjen e mjerë të Shqipërisë, në shek. XVII, gjatë kohës së pushtimit barbar islam otoman.
Nga relacionet apo burimet e pasura historike, sociale, politike, administrative, mbi gjendjen e keqe të popullsisë së shtypur dhe të diskriminuar katolike, të cilat, rregullisht i dërgohen Vatikanit asokohe, del se vetë fshati Kçirë nuk kishte më shumë se 18 shtëpi banimi, me gjithsej 158 frymë dhe që të gjithë ishin të krishterë të devotshëm, të ritit katolik.* * *

Dom Antonilindi në 1939, në  Gjakovë të Kosovës martire. Ai erdhi në jetë në prag të Luftës Dytë Botërore, ku si shumë fëmijë të tjerë shqiptarë kaloi një fëmijëri shumë të vështirë.
Asokohe mësojmë se familja e tij etnike shqiptare bënte një jetë mesatare ekonomike. Ajo ishte një familje shumëe përparuar katolike gjakovare për kohën, në të cilën gjithmonë kultivohej me traditë dhe krenari dashuria dhe respekti për Atdheun dhe devocioni tradicional fetarë shumë shekullor katolik.
Pashk Kçira, babai i dom Antonit deri me shpërthimin e Luftës II Botëroreishte kryetar i komunës në Vogovë, duke qenë i nderuar dhe respektuar nga të gjithë vendasit e zones. Ai dallohej për korrektësi, ndergjshmëri, mikpritje, bujari dhe shumë tipare të tjera fisnike etnike shqiptare.
Por posti i lartë si drejtues i administratës së zonësnuk zgjati shumë, sepse fillimi dhe koha e vështirë e Luftës së DytëBotërore do t’i merrte haraç shumë të rëndë.
Gjatë fëmijërisë së tij, Antoni i vogël përjetoj vështirësitë e panumërta dhe tmerret e përgjakshme të viktimave të pafajshme, gjatë kohës së Luftës II Botërore.
Për atë kohë të mundishme të fëmijërisë plot tallaze, sot dom Antoni kujton:
“Kur bolshevikët morën pushtetin, isha dëshmitar i persekutimeve më të pamëshirshme të intelektualëve si edhe qytetarëve dhe katundarëve të thjeshtë, që s’pushuan për dekada me radhë sidomos mbi popullin shqiptar.
Kam përjetuar pamjet më të trishtueshme si fëmijë, kur shikoja me sytë e mi pushkatime gjatë ditës e sidomos kufomat e burrave më të zgjedhur, që asgjesoheshin natën, shumica pa asnjë lloj gjyqi në brigjet e lumit Erenik.
Ne, madje, falënderonim Zotin që im atë ishte në burg asokohe, se po të ishte në ato ngjarje, sidomos vitëve të para të pas Luftës, me siguri do ta kishte gëlltitur (vrarë) në ndonjë nga ato netët e zeza horror, siç ua hëngrën kokën shumë të tjerëve bashkëvendas e bashkëatdhetarë të mi.”
Shkollën fillore e filloi në fshatin Brekoc (Gjakovë), në fshatin Moglicë, ku nëna e tij u shpërngul detyrimisht bashkë me katër fëmijët e vegjël, për të siguruar kafshatën e gojës.
Vështirësitë nuk i ndahen gjatë gjithë jetës. Komunistët asokohe i kishin konfiskuar pa mëshirëtë gjithë pasuritë si shtëpinë në Gjakovë ashtu edhe tokën në fshatin Moglicë.
Për Antonin e vogël jeta në këtë fshat pa pasur nevojat elementare të jetesës ishte tepër evështirë. Mjerimi, ishte bashkëudhëtare dhe një kafshatë, që skaperdihet në atë periudhe tmerri. Nëna e tij, hoqi shumë keq për t’i ushqyer, veshmbathur  dhe shkolluar në ato kushte shumë të vështira mbijetese ekonomike. Më i madhi nga fëmijët ishte 15 vjeç, ndërsa Antoni 7 vjeç.
Në atë kohë në fshat nuk kishte mësues. Me kalimin e viteve gjendja filloi të përmirësohet, mbasi babai Pashk Kçira doli nga burgu. Si përherëkomunistët vijonin, të mos e shohin me sy të mirë, duke i përgatitur lloj-lloj kurthesh për t’a hedhur në greminë familjen Kçira.
Si funksionar i lartë, Pashku për 24 vjet kishte punuar, me ndershmëri, për ti shërbyer popullit të të tij të shumëvuajtur, pa i shkaktuar asnjë njeriu shqetësim dheas më të voglën padrejtësi.
Babi i dom Antonit, ishte një burrë i pashëm, elegant nga veshja, serioz, mikpritës, bujar, i dhembshur, fjalëpak, një njeri i rrallë, fetar i devotshëm dhe shumë i gatshëm për sakrifica, ashtu sikurse edhe nëna e tij fisnike Maria, shumë punëtore dhe e përvuajtur.
Edukata atdhetare e fetare, të cilën prindërit i dhanë vazhdimisht Antonit të vogël dhe prirja e tij qysh fëmijë për t’i shërbyer thirrjes së Zotit, bënë që tek ai të lind dëshira e madhe dhe e përjetshme për t’i shërbyer Zotit, gjë e cila u bë realitet shumë vite më vonë, në rininë e tij.
Gjatë periudhës së kolektivizimit të bujqësisë dhe heqjes së pronës private (sipas modelit bolshevik rus, të kolkozëve dhe solkozëve, shënimi im K.K.), përsëri ia burgosën babanë, sepse ai nuk pranoj asnjëherë të futej në kooperativë.
Pas lirimit të tij të dytë nga burgu, duke parë se bolshevikët marksistë serb dhe shqiptarë, nuk do të na i ndanin kurrë të zezat, ai u shpërmgul nga Gjakova në Shkup.
Edhe vendbanimi i ri kishte vështirësit e veta. Në rrethin e ri nuk njihte njeri. Dom Antoni, kujton: “Ashtu siç e kishin babanë halë në sy, me siguri se po të kishim vazhduar të jetojmë në Kosovë, bolshëvikët do të na kishin zhdukur, gjatë operacioneve famëkeqe të Rankoviqit në periudhëne mbledhjes së armëve.”
Jeta e re në një mjedis po shqiptar, do të bënte që familja Kçira të njihet gradualisht me miq të rinj. Në Shkup ata krijuan një rreth të ri, me një fjalë iu përshtatën shumë mire kushteve të reja, vendit dhe njerëzve atje.
Pranë gjimnazit Liria të Shkupit mbaroi shkollën 8-vjeçare, ndërsa të mesmen në Pazin (Kroaci)dhe prej ku pastaj u regjistrua, për të vijuar studimet e larta në Fakultetin e Teologjisë, në qytetin Gjakovo të Kroacisë, ku u diplomua në Teologji në vitin 1967, ku u shugurua për meshtar.
Ai u caktua meshtar në fshatin Bishtazhin në vitin 1968, në periferi të Gjakovës dhe më pas shkoi tu shërbej malësorëve të Gucisë, ku qëndroi një vit. Prej andej e caktuan famullitar në fshatin Gllogjan të Pejës, ku për gati 20 vjet i shërbei popullit të tij, duke e ndarë fatin me ta (në të mirë e në të keq) qoftë si meshtarë, ashtu edhe si njeri.
Ndërsa nga shtatori i vtit 1989 e caktuan të shërbej në Detroit të SHBA-së, përsëri midis njerëzve më bujarë e kreshnikë që ka shqiptaria, malësorëve nga Malësia e Madhe, të cilët përbejnë shumicën dërmuese të famullisë atje dhe të mbarë komunitetit shqiptar të Michigan-it në SHBA, ku gjendet edhe sot, që është në pension.
Kur dom Antoni u diplomua në Teologji në vititn 1967, familja u shpërngul në Amerikë. Kjo lëvizje e imponuar, u bë për arsye të sigurisë së familjes së tij, për t’a ruajtur nga përndjekjet e vazhdueshme dhe hija bolshevike që e ndiqte hap pas hapi, mbasi familjen Kçira,e konsideronin të rrezikshme për komunizmin. Ata njeri mbas tjetrit u detyruan të emigrojnë në SHBA, ku filluan një jetë të re.
Kështu në fillim shkuan dy vëllezërit e tij dhe më pas babai dhe nëna, të cilët ndërruan jetë në Amerikë.
Mbi historinë më të hollësisht të familjes Kçira mund të mësoni duke lexuarnjë ditar Memoare (Kujtime),të intelektualit të shquar Pashk Kçira, ku me detaje dhe nje stil narrative përshkruhet jeta në Kosovë, duke filluar nga viti 1908 e deri në vitet shtatëdhjetë, kur ai dhe qindra e mijëra bashkëatdhetarë tanë emigrojnë për arsye politike dhe ekonomike në drejtim të Shteteve të Bekuara të Amerikës.

* * *
Jeta dhe zhvillimi i ngjarjeve historike ecën me shpejtësi edhe për familjen e personazhit të studimit tonë dom Antonit.
Sot, në shekullin XXI, në Kosovë janë më shumë se 100 shtëpi, të cilat mbajnë mbiemrin Kçira. Banorët e saj edhe pse ndodheshin 9 kilometra larg Shqipërisë deri në vitin 1990 kanë qenë të privuar të vizitonin tokat e të parëve të tyre.
Për shumë dekada, Shqipëria e jonë e mjerë, nën diktaturën proletare komuniste – socialiste, gjatë vitëve 1944-1990, ishte një shtet i izoluar, i mbyllur në vetvete në një sistem absurd, eksperimental komunist dhe ateist.
Pashku, që është babai i meshtarit dom Anton Kçira, ka qenë për vizitë në vitin 1923 në qytetin e Shkodrës, për të parë kushërinjtë e tij, ku është takuar dhe ka ruajtur një korrespondencë të rregullt me të gjithë deri sa është mbyllur në mënyrë absurde kufiri me shtetin amëShqipërinë komuniste, në vitin e zi1945.
Menjëherë pas shembjes së portave të burgut – shetet, pra hapjes së Shqipërisë drejt botës, meshtari i persekutuar politik gjatë kohës së rregjimit komunist në Shqipëri, i ndjeri dom Luigj Kçira, është interesuar për të rigjetur gjurmët e të parëve të tij, të cilët prej kohësh ishin vendosur në Kosovë, dhe për më tepër, mbasi ai kishte marrë vesh se në ShBA dhe më saktë në kishën e shën Palit dhe shën Pjetrit në Detroit (shteti i Michigan), është një meshtar i quajtur dom Anton Kçira.
Babai i tij qysh në vitin 1936 i ka dërguar disa fotografi si kujtim të familjes nëadresë të Kçirajve në Shkodër, përfaqësues i së cilit është dom Luigj Kçira, që ka ndërruar jetë shumë vite më pare, në qytetin e Shkodrës. Ai shërbei si famullitar në kishën kathedrale të shën Shtjefnit, në qytetit e lashtë të Shkodrës.
Babai i dom Antonit kaloi në amshim,në vitin 1981. Dom Luigji njihte shumë mirë të gjithë fisin Kçira, duke ruajtur për shumë vite lidhjet me meshtarin vëlla në Krishtin, aktivistin e palodhur të komunitetit shqiptar – amerikanë Të Përndershmin dom Anton Kçirën.
Gjatë muajit prill të vitit 1993, meshtari ynë shqiptaro – amerikanë dom Anton Kçira, bën një vizitë në Shkodër, në krye të një delegacioni shqiptaro – amerikanë, që vijnë për të marrë pjesë në vendosjen e hierarkisë kishtare në Shqipëri nga Shkëlqësia e Tij papa Gjon Pali II (Karol Voitila), pas meshës solemne e historike, që u calebrua në katedralën e famshme të Shkodrës, me 25 prill 1993.
Ai bëri vizitën edhe tek trualli i katragjyshërve në Pukë, dhe për nder të tyre edhe me kërkesë të këshillit të kishës atje dhuroi për banorët shuma të mëdha dollarësh, për ndërtimin e shtëpisë së Zotit, që e kishte shkatërruar komunizmi i zi.
Dy vjet më vonë, me 13 tetor të vitit 1995, dom Antoni merr pjesë në përurimin e kishës së re, duke i lënë banorëve shqiptarë një monument të rëndësishëm historik fshatit të të parëve të tij, që shpesh janë munduar me aq sa kanë mundur të bëjnë për vendlindjen e tyre të dashur…
Për 51 vjet me radhë, dom Anton Kçira larg Atdheut përtej Oqeanit Atlantik po kontribuon pa ndëprerë dhe pa u lodhur për fenë dhe besimtarët e tij, që fati e jeta e vështirë në vendlindje i bëri të emigrojnë në ShBA.
Për shumë dekada më parë dhe deri tani, nëse shohim bilancin pozitiv të misionit të tij baritor e atdhetar, del se dom Antoni kontribuoj dhe po jep edhe tani që është në pension gjithçka për kishën, atdheun, besimtarët, gjuhën shqipe, tubimet politike për çlirimin e Kosovës martire (1999 nga trupat e NATO-s, të drejtuar nga SHBA), tubimet me intelektualët për krijimin e qendrave kulturore, ndërtimi i kompleksit të ri brenda ambienteve të kishës për emigrantët etj.
Duke hulumtuar vijueshmërisht, për përgatitjen e këtij studimi modest, del se për dom Anton Kçirën, kanë folur dhe shkruar gjatë 51 vitëve të meshtarisë shumë gazeta, revista, kanale televizive amerikane dhe shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri.
Për personalitetin e tij gjithnjë në rritje, kanë ndikuar shumë faktorët si: aktiviteti i dendur pranë kishës katolike në vendlindje dhe diasporë qysh në moshë të re, shkolla e mesme (jeta në seminar) dhe shkolla e lartë (filozofike e teologjike), pasi kryen shërbimin ushtarak, sikurse edhe miqtë e shumë meshtarë bashkëvëllezër në Krishtin, të cilët një pjesë tyre janë bërë gjatë jetës meshtarake si ipeshkvij, kardinalë, në disa vende të Ballkanit e përtej tij.
Dom Antoni këtu në diasporë, gjithnjë ka ruajtur lidhje të ngushta me intelektualët amerikanë dhe shqiptarë, qysh se ka zbritur në tokën e bekuar të SHBA-së, si me: Kardinal Adam Maida, Arqipeshkëv Metropolitan i Detroit-it (Michigan), Rochester Hills Mayor Bryan K. Barnett, shkrimtarin dhe studiuesin mons. dr. Zef Oroshin, themeluesi i parë i kishës katolike shqiptare në New York, SHBA, shkrimtarin e famshëmIsmail Kadare, imzot Nikë Prela, imzot Mark Sopi dhe imzot Dodë Gjergji sot ipeshkëv i Kosovës, ish Kryeministri i Kosovës Bujar Bukoshi, shkrimtari Pjetër Arbnori, ish i burgosur politike për 28 vjet dhe kryetar i Parlamentit të Shqipërisë, Arqipeshkëvi i Tivarit sot nëpension imzot Zef Gashi, arqipeshkvin imzot Rrok Gjonlleshaj, shkrimtarin imzot Zef Simoni, studiuesin imzot Frano Illia, studiuesin atë Daniel Gjeçaj ofm, imzot Rrok Mirditën, imzot Hil Kabashin, dom Pjetër Popaj, dr. dom Lush Gjergjin, dom Ndue Gjergjin, etj., presidentët e Shqipërisë: dr. Sali Berisha, prof. Rexhep Mejdani, dr. Alfred Moisiu, prof. Bamir Topi; shumë kryeministra të Kosovës dhe Shqipërisë, senatori amerikan Tom Lantos, kongresistët amerikanë: Joseph DioGuardi, Eliot Engel, Sue Kally, etj., Ekrem Bardha Konsull Nderi i Shqipërisë, prof. Anton Qetta, imam Muhamed Lipaj, imam Isa Hoxha, imam Vehbi Ismaili, baba Rexhebi, Anthony Athanas, Harry Bajraktari, studiuesin Tomë Mrijaj, shkrimtarin Hasan Hasani, prof. dr. Mentor Quku, prof. Riza Sadiku, gazetarin dhe studiuesin Klajd Kapinova, prof. Nue Oroshin, prof. Riza Sadiku, Azem Hajdari, prof. Prekë Gjetaj, gazetarin e Zërit të Amerikës Astrit Lulushi, gazetarin Beqir Sina, poetin Agim Shehu, Selim Hasani, Leonora Laçi etj., etj.
Dihet se Detroit-i është qendra më e madhe e rrjetit të informacionit, që ka Amerika, mbasi shteti është një qendër e madhe industriale për të gjithë Amerikën dhe se këtu fusha e publicistikës dhe media-s elektronike është marramendëse.
Për t’i ardhur sa më shpejt në ndihmë popullit të tij në Kosovë, që vuante nga plagët e mizorëve serb, ai kërkonte që përmes televizionit amerikan të tregonte se Serbia po zhduk pa të drejtë një komb të lashtë, sa vetë historia e kontinentit të plakur të Evropës.
Familja e dom Antonit, ka kaluar mbi kurrizin e saj shtypje dhe keqtrajtim nga sllavët serbë, komunistët shqiptarë në Kosovë dhe deri tek provokimet e shpeshta të UDB-së në Detroit të SHBA-së.
Ndër të tjera, dom Antoni i kryesuar nga një delegacion shqiptaro – amerikanë të Detroit-it si: Kisha e shën Palit dhe kisha Zoja e Shkodrës në New York me nëkrye dom Pjetër Popaj, u nisën me 13 shtator 1997 në Indi, për të marrë pjesë në varrimin e Nënë Terezës, kësaj humaniste të madhe të të gjithë botës, që me të drejtë bota e thirri Nënë në të gjallë të Saj. Ajo u Lumnue nga Ati i Shenjtsot shën papa Gjon Pali II dhe më vonëështë shenjtëruar nga papa Francesku I si Shën Tereza e Kalkutës.
Ai tha meshën e pare në kishën e shën Tomës, duke u lutur shumë për shpirtin e Saj, së bashku me të gjithë shqiptaro – amerikanët e tjerë, duke e ndarë pikëllimin me ata.
I palodhur dhe me dashuri për shqiptarët dhe vendlindjen, kudo gjendet dom Antoni sot.
Përvuajtëria e spikatur, modestia dhe thjeshtësia, janë tipare që i zbulon në fytyrën e tij të qetë.
“Mund të them, se Imzot Kçira, është një burrë i madh e trim. Është një njeri i feshëm e i atdheshëm, pra fetar dhe atdhetar i madh. Imzot Kçira, me jetën dhe veprën e tij, e vazhdon traditën e hershme shqiptare të Pal Engjëllit, Buzukut, Budit, Bardhit, Bogdanit, Gjeçovit, Imzot Nikë Prelës e shumë e shumë burrave të famshëm të kombit tonë. Ai është gjithnjë njeri i pajtimit dhe forcimit të besimit në Zotin. Ai është njeri i madh i kombit tonë. Ndihem krenar, që e kam mik dhe krah të fortë mbështetës në punët e Kosovës, vendit tonë të shtrenjtë.”
Janë këto fjalë realiste dhe tepër domethënëse, që Presidenti i paharruar historik, Gandi i Kosovës, i pavdekshmi dr. Ibrahim Rugova, i përsëriste shpesh në shenjë nderimi e respekti të madh, që kishte për mikun e tij të idealeve të shenjta kombëtare, klerikun e përsonalitetin e shquar të komunitetit shqiptaro-amerikanë, burrin e madh të palodhur të popullit të vet në Amerikë e Kosovë: Të Përndershmin dom Anton Kçirën.
Në analet e historisë së komunitetit shqiptaro – amerikanë dom Anton Kçira, zë një vend nderi dhe të merituar për gjithçka që pa u lodhur ka bërë dhe po kontribuon edhe sot në të mirë të komunitetit edhe pse ka disa vite që ka dalë në pension.
Të gjithë tashmë e dimë, sekisha katolike shqiptare e shën Palit dhe shën Pjetrit në Detroit (Michigan), është më e madhja në botën shqiptare dhe një muze i gjallë historik si pasqyrë e trojeve etnike shqiptare në miniaturë.
Ajo është e mbushur me piktura patriotësh klerikë katolik të kishës sonë të martirizuar gjatë komunizmit të zi.
Dom Antoni, u shërbeu shqiptarëve të Amerikës për disa dekada. Gjurmët e punës së tij, gjenden në zhvillimet e jetës kulturore e fetare të shqiptarëve në mërgim, të cilat duken shumë qartë.
Kisha e shën Palit në Roçester Hills, e ndërtuar para 16 vitesh me nismën e meshtarit të palodhur dhe të pamposhtur dom Anton Kçira, me të drejtë mund të thuhet se është vepra e besimtarëve dhe e tij.
Nën drejtimin e meshtarit Kçira, besimtarët e kishës së shën Palit, kanë dhuruar qindra mijëra (mbi 1 milionë dollarë ndihma), gjatë dhe pas luftës, për viktimat në Kosovë, përveç ndihmave për rimëkëmbjen e kishave dhe fesë në Shqipëri, që dolën të shkatërruara nga lufta e ftohtë.
Me ardhjen e dom Antonit në Detroit (MI) të SHBA-së, pa humbur kohë filloj misionin e vështirë të pajtimit të shqiptarëve në famulli dhe rizgjoi një interesim më tëmadh për kombin.
Filluan të bashkohen rreth tij të gjithë. Në vitin 1990, një grup atdhetarësh të frymëzuar nga dhimbja, u morën vesh me dom Antonin se si të përhapnin një kushtrim në popull që të mund të ndihmojnë dikrekt popullin në Kosovë, që po vuante nga rregjimi serbo – sllav.
Tubimi u mbajt më 16 dhjetor 1990, në sallën e kishës, ku ishin të pranishëm afër 150 vetë dhe mbas disa fjalëve zemre për Atdheun dhe vëllezërit tanë në Kosovë, pa dallim feje, të pranishmit e përshëndetën dhe mbështetën financiarisht aksionin humanitar me duatrokitje frenetike dhe brenda një ore u grumbulluan $37.000. Ky aksion vazhdoi dhe në pak ditë u mblodhën $62.400.
Dom Antoni kujton: “Na u desh të presim deri në maj të vitit 1991, kur Shoqata Nënë Tereza, hapi llogarinë e vet rrjedhëse në Zvicër, ku ne i dërguam dollarët. Unë jam shumë mirënjohës dhe krenar me famullinë e shën Palit, pjesëtarët e së cilës janë besimtarë nga Malësia. Këtyre u shkon nderi dhe lavdia, sepse ishin këto që e propozuan dhe filluan menjëherë aksionin pa iu dhimbsur asgjë askujt. Ka patur nga individë dhe familje që kanë dhënë paratë e fundit. Këtyre njerëzve nuk ka mundur t’ua kaloj askush për bujari dhe mikpritje. Këtu shihet se sa atdhetarë janë. Asnjë prej tyre nuk ka pyetur se ku shkojnë këto të holla. Aq më tepër, kosovarët duhet të turpërohen para kësaj vepre të malësorëve zemër fisnik, që unë e quaj gjithnjë madhështore. Provat e kësaj bujarie ekzistojnë. Le të jetë kjo si një vrejtje vëllazërore për ne kosovarët. Nëse e pyesim ndërgjegjën tonë, përgjigja do të jetë: kosovarët vetë s’kanë berë sa duhet për vendin e vet, Kosovën tonë të dashur. Malësorët janë dalluar edhe në demostratat për Kosovën, ashtu sikurse edhe për demostratat për demokracinë në Shqipëri. Nuk dua të them se kosovarët nuk kanë bërë asgjë, por pjesëmarrja e tyre është dashur dhe duhet te jetë shumë masive dhe aktive. Kosovarët, nuk duhet të presin prej të tjerëve që të çlirohen. Përveç kësaj fushate, kemi organizuar edhe një tjetër. Kjo është për ndërtimin e objekteve fetare në Shqipëri. Me ardhjen në SHBA të meshtarit të përvuajtur në burgjet e egra të rregjimit komunist të dom Simon Jubanit dhe gjatë vizitës në kishën e shën Palit, ku vetëm gjatë natës së parë u mblodhën $85.000. Ky aksion ka vazhduar edhe të nesërmen në meshë në të dy famullitë, ku ka arritur shumë $157.800. Një gjë e tillë nuk ka mundur as të paramendohet. Por këto njerëz kanë dhënë gjithmonë kur ka qenë fjala për shqiptarët në atdhe, si për shkolla, rrugë, objekte humanitare. Llogaritet sipas disa shënimeve jo zyrtare, se gjatë këtyre 20 vitëve të fundit, kanë dërguar në vendlindje mbi 1,200.000 dollarë, pa llogaritur ndihmat private, që ka mundur secili të dërgoj për familjen e tij.”
Gjurmë të pastra atdhetdashurie të veprimtarisë përkushtuese fetare e kombëtare të dom Anton Kçirës, janë gjithashtu përmendoret e Heroit Kombëtar Gjergj Gjon Kastriotit dhe shën Nënë Terezës, në hyrje të oborrit të kishës.
Këto punime individuale të skulptorëve të njohur Kreshnik Xhiku e Vasiljev Nini, me madhështinë dhe stilin e tyre, mbajnë gjallë kujtesën historike shqiptare në dhe të huaj.
Ato përçojnë vlerat e një kombi, veçanërisht, kur tërheqin vemendjen e kalimtarit të panjohur amerikanë, i cili, kur i sheh s’mund të rrijë pa u interesuar e pyetur: E kujt është kjo kishë e madhe?
Këto janë konkretizime të nismave largpamëse të dom Anton Kçirës në krye të kishës. Janë gjurmët të ngurtësuara, që ai lë pas, ndërsa largohet për t’u shlodhur.
Një drejtues mund t’i udheheqë të gjithë, por nuk mund t’i kenaqë të gjithë. Edhe rruga e dom Antonit në krye të kishës, nuk ka qenë e shtruar, vlerëson me reportazhin e tij gazetari i Zërit të Amerikës Astrit Lulushi.
Kushdo nga shqiptaro – amerikanët, që jeton dhe punon në Atdheun tonë të dytë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gëzohet kur institucionet fetare, kulturore, patriotike, figurat e shquara të komunitetit tonë dje dhe sot, vlerësohen me mirënjohje të thellë, përmes medaljeve simbolike, për punën dhe jetën e tyre, në shërbim të komunitetit dhe trojeve etnike shqiptare.
Patrioti dhe bariu i mirë i grigjës së vet, ka ndihmuar me strehime dhe ushqime, me mijëra të shpëngulur dardanë, gjatë eksodit biblik drejt shtetit amë (viti 1999), për t’i shpëtuar makinës ushtarake shfarosëse serbe, ku, unë kam qenë dëshmitarë, në shumë qendra të sistemimit të tyre, pranë kishës katolike, në qytetin e Shkodrës.
Të gjithë ne, që jetojmë dhe punojmë prej shumë vitësh në Amerikë, e dijmë se pa inisiativën dhe mbështetjen e pakufishme të këtij meshtari të përkushtuar, për Fe e Atdhe në Detroit, qysh nga viti 1989 dhe deri më 2011, nuk do të ishin bërë shumë mitingje, demostrata, grumbullime fondesh për çeshtjen shqiptare të Dardanisë, ndihmen e pakursyer direkte për Shqipërinë, popullin e masakruar martir dardan në vitin 1999, kur dihet, se ky klerik patriot, ka qenë persona non grata, për ish Jugosllavinë titiste asokohe, si i perndjekur, për t’a vrarë me gjithëfamilje.
Dom Antoni, është i vetmi klerik në gjithë historinë mbarëshqiptare, që ka bekuar luftëtarët e lirisë të Batalionit Shqiptaro – Amerikan tëAtlantikut, që po udhëtonin drejt Dardanisë.
Historia, është mësuesja dhe nëna e pagabueshme, që ka folur dhe do të flas serisht me gjuhën reale të fakteve, për punën e madhe dhe jetën në përkushtim të kombit dhe fesë, që ka bërë gjithnjë, I Perndershmi me përvujtëri dhe modesti dom Anton Kçira.
Me nismën e këtij misionari dhe shqiptari të madh, erdhi në ShBA për herë të parëmonumenti madhështor i Gjergj Gjon Kastriotit, epoka e të cilit është më e lavdishmja në historinë tonë, është elementi më i qenësishëm i krenarisë sonë kombëtare ndër shekuj.
Të gjithë kombet e qytetëruara në botë, i përjetësojnë figurat e tilla, duke i renditur me respekt në Panteonin e Nderit Kombëtar.
Dom Antonit nga zemra i dëshiroj një pleqëri të bardhë e të lumtur. (New York, 2018)

Filed Under: Fejton Tagged With: dhe 51 vjet meshtari, kalvari familjar, Klajd Kapinova, Lindja e Antonit të vogël

ALEKSANDËR ÇIPA, KRYETARI I UNIONIT TË GAZETARËVE SHQIPTARË, VIZITOI VATRËN

August 22, 2018 by dgreca

dritani panel

ÇIPA: Zëri i Vatrës, ashtu siç ka bërë për 106 vite, duhet të na orientojë e të na ftillojë në kushtet e një kaosi politik që mbizotëron në vend-/

2 e perbashket“…Sot me 21 Gusht 2018, në mbrëmje, isha mysafir në Shtëpinë e Vatrës historike, në Vatrën Kombëtare të Amerikës. U ndjeva i emocionuar në këtë Institucion të përfaqësimit të ndërgjegjes Kombtare. Është Vatra e bijëve dhe Etërve të identifikimit Kombëtar në Diasporën Shqiptare në përgjithësi, dhe në USA në veçanti. Takimi me drejtues të Vatrës, me Kryetarin Dritan Mishto, dhe bashkëbisedimi më bashkëpunëtorët e tij, përbën një ngjarje në jetën time dhe një mbresë e thellë shpirtërore gjatë vizitës time në Shtet e Bashkuara të Amerikës”- Këto fjali i shkëputëm nga mbresat që shkroi z. Aleksandër Çipa, Kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, në librin e vizitorëve të Vatrës.

Gazetari Aleksandër Çipa e vizitoi Vatrën së bashku bashkshorten dhe me dy djemtë e tij. Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto ia uroi mirëseardhjen dhe e prezantoi me veprimtaritë dhe shqetësimet e Vatrës.

Gjatë prezantimit z. Mishto tha se Vatra ndjehet mirë që pret sot një nga gazetarët më me integritet në Shqipëri, një përfaqësues nga një familje e njohur atdhetare himariote, ku spikat ikona Lefter Çipa, ati i tij, gjyshi i Akrit, që e kemi gjithmonë pranë Vatrës.

Më pas z. Mishto përcolli shqetësimin e Vatrës për zhvillimet e fundit në Kosovë e Shqipëri, pa lënë jashtë vëmendjes trevat e tjera Kombëtare. Lëvizja për ndryshim, korrigjim kufijësh e këmbim territoresh në Kosovë, për Vatrën, e cila ka dalë edhe me një deklaratë tashmë të publikuar, nuk është në favor të shqiptarëve. Po ashtu edhe zhvillimet në Shqipëri, marrdhëniet Shqipëri-SHBA, janë brengosëse për ne vatranët.

Vatra dënon edhe agresivitetin e nostalgjikëve të diktaturës. Përpjekja për të humbë Kujtesën e shqiptarëve nga krimet e diktaturës komuniste dhe nxitja e nostalgjisë për diktatorin, janë qëllimkëqia dhe synojnë të mbajnë demokracinë peng. Vatra e denoncon me forcë këtë prirje dhe i bën thirrje shoqërisë civile të kundërshtojë me forcë kahjet e politikës së intersuar për ta mbajtë peng Demokracinë shqiptare. Debati për Kampin e internimit në Tepelenë, duket se ka prapaskena politika qëllimkëqia, tha kryetari Mishto. Vatra ka në gjirin e vet dhenë  strukturat e saj vatranë që së bashku me familjet e tyre kanë qenë pjesë e dramës të atij kampi famkeq.Vatra përmes gazetaës së saj “Dielli” e ka lënë debatin e lirë dhe në Ditën e Kujtesës ka hartuar një deklaratë, që përkrah ngritjen muzeut të kujtesës.

Gazetari Çipa, ka falenderuar për mikpritjen e Vatrës. Ai theksoi se këtë vizitë e kishte pritë me shumë emocion. Erdhae me familjen time në Vatrën shqiptare në respekt të veprave të mëdha dhe shërbimeve kombëtare që kanë bërë Vatranët. Zëri i Vatrës dëgjohet me respekt në të gjithë hapsirat shqiptare. Është kjo arsyeja përse unë do t’ju apeloja që të na prini në unifikimin e qëndrimeve Kombëtare sepse Kombi po kalon momente të vështira, qoftë në “korrigjimin”e zgjidhjen e asaj çfarë ka ndodhë për 70 vjet me fqinjin Jugor-Greqinë, qoftë edhe me atë ç’ka flitet për ndryshim, korrigjim kufijësh apo shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë! Zëri i Vatrës, ashtu siç ka bërë për 106 vite, duhet të na orientojë e të na ftillojë në kushtet e një kaosi politik që mbizotëron në vend. Më pas ai ka bërë një pasqyrë të detajuar të gjendjes së sotme të gazetarisë në Shqipëri, e Kosovë, dhe ka zbuluar plagët e saj.                Përmes statistikave ai ka treguar rritjen e mediave online(rreth 800)- të atyre audiovizive, të raportit të zhdrejtë të medias profesionale dhe asaj amatore, të represionit të pushtetit shtetëror, politik, ndaj pushtetit mediatik etj. Ai tha se tregu mediatik shqiptar nuk funksionon normalisht dhe se  Shqipëria përjeton krizëne  raportimit profesional.Kryetari i Unionit të gazetarëve Shqiptarë theksoi se vetë media duhet të reformohet.

Gazetari Çipa shtroi domosdoshmërinë e bashkëpunimit të Unionit që drejton me Federatën Vatra.

Më pas ai iu përgjigj pyetjeve të shumta të pjesmarrësve.Biseda u zhvillua në formë debati të lirë dhe në të morën pjesë: Z. Agim Rexhaj, zv/ Kryetar i Vatrës, Lek Mirakaj, Zef Balaj, Asllan Bushati, Frederik Ndoci, Kujtim Porja, Dritan Haxhia, Ibrahim Kolari, Marjan Cubi, Dalip Greca e të tjerë.

Pas takimit, anëtari i Kryesisë së Vatrës, z. Sokol Bejleri, shtroi një darkë për mysafirin dhe familjen e tij në Patricia’s Restaurant në Morris Park në Bronks.(per me shume fotografi shkoni ne fb dielli vatra)

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: aleksander Cipa, vizite ne Vater

DEKLARATË E FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMERIKËS “VATRA “*

August 22, 2018 by dgreca

– Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, MBËSHTET  me shumë forcë dhe pa asnjë ekuivok ndërtimin e një muzeu të evidentimit të krimeve të komunizmit dhe në kujtim të viktimave të pafajshme të shfarosura dhe të të burgosurve në Kampin famëkeq të Tepelenës. Vetëm Kujtesa do të shërojë plagët tona…./

1-Logo-Vatra

             Me rastin e Ditës Ndërkombëtare në Përkujtim të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA nderon në mënyrën më të thellë kujtimin e viktimave të pafajshme të sistemit totalitar komunist shqiptar. Kjo ditë përkujtimore na bën të gjithëve të reflektojmë akoma më shumë për të parë nëse gjatë afro tre dekadave të demokracisë shqiptare a janë nderuar sa duhet viktimat e sistemit totalitar, e përmbi të gjitha sa mësime ka nxjerrë shoqëria jonë nga e shkuara jo e largët.

           Të shfarosurit gjatë diktaturës hoxhiste, të burgosurit, të persekutuarit e të përndjekurit mbeten sot akoma pjesa më e dhimbshme e ndërgjegjës së shoqërisë shqiptare, për të cilët jo vetëm kujtesa, por mbi të gjitha vlerësimi i pandalshëm i vuajtjeve dhe sakrificave do të ishte rruga më e mirë për kurimin e plagëve.

           Historia e diktaturës komuniste mbetet histori e cila ka në rrënjët e saj gjakun e pushkatimeve, mundimet e burgimeve të gjata dhe vuajtjet e sa a sa familjeve në kampet e internimit. Nqs ne harrojmë faktin se diktatura komuniste ishte asgjë tjetër vetëm një sistem kriminal ndaj qytetarëve të vet, atëherë do të jemi të destinuar që këto plagë të dhimbshme të mos i kurojmë dot.

           Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, MBËSHTET  me shumë forcë dhe pa asnjë ekuivok ndërtimin e një muzeu të evidentimit të krimeve të komunizmit dhe në kujtim të viktimave të pafajshme të shfarosura dhe të të burgosurve në Kampin famëkeq të Tepelenës. Vetëm Kujtesa do të shërojë plagët tona dhe vetëm Kujtesa do të bëjë të mundur që të rinjtë e sotëm dhe brezat e ardhshëm të njohin të vërtetën e dhimbshme të diktaturës komuniste shqiptare.

Nga ana e saj, Federata VATRA, e ndërgjegjshme për rolin dhe peshën e saj në mbarë botën shqiptare, si edhe me përgjegjësinë për mbajtjen sa më të fortë të miqësisë shqiptaro-amerikane shpreh publikisht gadishmërinë e saj për të kontribuar në ndërtimin e një muzeumi në kujtim të viktimave dhe vuajtjeve të ndodhura në kampin komunist të  internimeve në Tepelenë, duke bërë të mundur kësisoj që jo vetëm vatranët, por mbarë diaspora të jetë pjesë e ngritjes, shëndoshjes dhe forcimit të kujtesës sonë historike.

* Deklara e Vatrës lëshohet me rastin e 23 Gushtit, Ditës Europian  të Kujtesës për Viktimat e Stalinizmit dhe Nazizmit dhe do të lexohet nga  z. Simon Mirakaj, anëtar i Autoritetit të Dosjeve, në Përkujtesën që do të organizohet në Tepelenë.

Filed Under: Featured Tagged With: deklarate, Kampi i Tepelenes, Vatra

mafia Vs. Mafia

August 22, 2018 by dgreca

1-Astrit-Lulushi-286x300

Nga Astrit Lulushi/

The Italians

Libri monografik  “The Italians” botuar që në vitin 1964, sot konsiderohet klasik dhe është paraqitja më e mirë që italianëve u bëhet para lexuesve anglo-sakson. Libri është shkruar nga gazetari i njohur italian i mes shekullit XX, Luigi Barzini. Është e vërtetë se disa gjëra janë përmirësuar dhe një numër mënyrash mendimi kanë ndryshuar, por në parimi, mënyra e jetesës dhe e të menduarit janë pak a shumë të njëjta.

Autori mbulon periudha të gjera të historisë me një mënyrë koncize dhe, megjithatë, jep detaje. “Italianët” është shqyrtim i hollësishëm, i hulumtuar, i shkruar mirë i historisë politike, fetare dhe kulturore të Italisë. Barzini i bën analizë thelbësore karakterit të një populli të ndërlikuar, të gjallë dhe plot diversitet të një vendi të qeverisur nga dy kultura; ajo e atyre që jetojnë në Italinë Veriore dhe ata që jetojnë në rajonin me diell, jugor të vendit.

Italianët përveç sasisë së vlerave të shumta,  janë ngarkuar edhe me një sasi krimi,  ku Mafia zë vendin kryesor. Në libër, Barzini shkruan se fjala Mafia njihet për dy gjëra; një, e cila duhet të shkruhet me “m” të vogël, por është nëna e së dytës, me “M” të madhe, e cila përfaqëson mafiozët.

Mafia me “m” të vogël është filozofi e jetës, konceptim i shoqërisë, kod moral, ndjeshmëri e veçantë, që mbizotëron midis të gjithë sicilianëve. Ata mësohen që në djep se duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin, të shoqërohen me miqtë e tyre dhe të luftojnë armiqtë e përbashkët edhe kur miqtë janë të gabuar dhe armiqtë kanë të drejtë, secili duhet ta mbrojë dinjitetin e tij me çdo kusht dhe kurrë të mos lejojë që pështjellimet dhe fyerjet më të vogla të harrohen, dhe gjithmonë të kenë kujdes nga autoritetet zyrtare dhe ligjet. …

Mafia, në kuptimin e dytë, dhe me “M” të madhe, është organizatë ilegale me famë botërore, që sundon mbi vetëm një pjesë të Sicilisë: kërcënimet e saj janë të tmerrshme në Palermo, Partinico apo Agrigento, por injorohen në Messina, Catania dhe Syracuse Nuk është një shoqatë e organizuar në mënyrë strikte, me hierarki, statute të shkruara, seli qendrore, elitë sunduese dhe shef të padiskutueshëm. Mafia është një formacion spontan, si një koloni milingonash ose një mbledhje e lirshme dhe e rastësishme, ku çdo pjesëmarrës i bindet rregullave të tij entomologjike, secili grup i fuqishëm në zotërimin e tij të vogël, i pavarur, i nënshtruar ndaj vullnetit të udhëheqësit të vet, secili duke imponuar formën e ngurtë të drejtësisë primitive. Në raste të rralla emergjence, Mafia mobilizohet dhe bëhet një konfederatë e lirshme….

 

Mafia operon kryesisht në perëndim të Sicilisë, në zonat me prodhim të pasur bujqësor. Askush nuk e di sa mafiozë ka. Vetëm një pakicë e sicilianëve janë mafiozë, në kuptimin kriminal të fjalës. Shumë nuk e dinë sinqerisht nëse janë mafiozë apo jo. Sicilianët perëndimorë duhet, si rregull, të mbajnë marrëdhënie të mira me Mafian në fshatin e tyre të lindjes ose në lagjen e qytetit, ata duhet të mbrojnë familjen, punën, pronën ose biznesin e tyre dhe për të mos patur probleme. Mafia është për ta një fakt i jetës, një nga kushtet e përhershme të ekzistencës, si klima, me rreshje a diell. Shpesh është e pamundur të heqësh një vijë ndarëse mes mafiozit dhe jo mafiozit.

Gjithkush, sigurisht, e di (ndonëse këto gjëra kurrë nuk janë pranuar hapur) se problemet që Mafia mbron janë pothuajse gjithmonë probleme të krijuar e kontrolluar nga vetë Mafia. Dihet se tributet që një viktimë i paguan shefit lokal mafioz mund të krahasohet me haraçin e një feudali të fuqishëm. Por marrëdhënia midis Mafies dhe viktimave të saj nuk është e kufizuar vetëm në mbledhjen e parave, por vjen gjithmonë një ditë kur edhe Mafia ka nevojë për një favor në këmbim, dhe tjetri zbulon se ai nuk mund të refuzojë. Një biznesmen gjen se duhet të japë një vend pune për një ish-të dënuar, një bankier i jep një hua një klienti të rrezikshëm, një fermer strehon persona të panjohur për disa ditë pa bërë pyetje se kush janë, dhe njeriu i ndershëm mban mend diçka që nuk e njihte kurrë dhe harron diçka që ai pa, duke u bërë dëshmitar i rremë. Të gjithë këta njerëz gradualisht futen në rrjet, me shpresën për të shmangur probleme, që nuk mund t’i zgjidhnin dot vetë.

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Mafia, The Italians

Kampi i Tepelenës, jo Aushvic, por Gulag ?

August 22, 2018 by dgreca

Ku gabon dhe ku ka të drejtë, Joe Dioguardi/

1-rafael

Nga Rafael Floqi /

Çdo krahasim natyrisht çalon. Dhe një letër e Joe Dioguardit drejtuar kryetarit te Bashkisë së Tepelenës, botuar jo pa qëllim tek gazeta “Dita” me nëntitull ekskluziv, është një kurth i vogël spekulativ së kësaj gazete shqiptare, apo të “Tërmetit të Votës publicitar “ ku kanë rënë edhe figura të diasporës me vlerë kombëtare. si zoti Joe Dioguardi, kryetar i LQSHA, po ku edhe për arsye emocionale të kuptueshme edhe njerëzore u indinjuan, edhe mendje të ndritura si Prof . Sami Repishti apo z. Lekë Mirakaj, i mbijetuar i tmerreve të këtij kampi, të cilët shprehin jo pa dhimbje kundërshtimin e tyre të kuptueshëm dhe të drejtë, si përjetues e përvuajtës të atij tmerri dhe që kanë mbajtur vetë apo familjarisht, mbi shpinë e shpirt, si përvoja dhe gjurmë çnjerëzore të atij ferri komunist që kaluam.

Ideja e letrës personale dhe jo publike e zotit Dioguardi bëhet mendoj, jo që të mos kujtohen viktimat e krimeve komuniste, por për ruajtjen e asaj arritje, që ai ka bërë në lobimin e tij në bashkëpunim me lobin e fuqishëm izraelit në SHBA, pa bashkëpunimin e me të cilin, nuk do të kishte pasur sukses puna lobiste në favor te çështjes kombëtare shqiptare, si ajo e Kosovës, Ky motiv i zotit Dioguardi është qëllimmirë, po i ngushtë, i lidhur me lobimin e tij dhe raportet me lobin çifut dhe jo me kontekstin e gjerë të çështjes të Kampit të Tepelenës e të jehonës së tij famëkeqe në realitetin shqiptar.

Nuk dua të bëj avokatinë e tij, por ky duket se është motivi i kësaj letre. Ideja e emërtimit te kampit si Aushvic, ka në konotacion mjaft të fortë, dhe e parë me syrin e një amerikani, apo me atë të një izraeliti amerikan, me ngjyrimin e tij ky togfjalëshit emocional “Aushvici shqiptar “ le shteg për keqinterpretime, tingëllon në veshët e diasporës izraelite amerikane, mike të shqiptarëve , “Sikur shqiptarët kanë pasur një kamp ku vrisnin çifutët”.(Sic!) Kësaj ideje kërkon t’i qëndrojë sa më larg z. Dioguardi. Ndërsa çështja e të përndjekurve që duan të kujtojnë me të drejtë viktimat e krimet e pashoqe të kampit famëkeq të Tepelenës, ndoshta, nuk është aq e prekshme për të, por është thellësisht e dhimbshme, për të tjerët që kanë kaluar nëpër ferrin komunist. Prandaj theksoj se krahasimi me Aushvicin çalon.

“Don’t compare your life to others. You have no idea what they have been through”,

Mos krahaso përvojën tënde me të tjerëve,  thoshte oratori australian Sam Cawthorn, që e përshtatur lirshëm për këtë situatë, do të përkthehej : “ Mos e krahaso përvojën tënde jetësore me të tjerëve, pasi, ti nuk e di se çfarë kanë kaluar ata”.

Joe Dioguardi dhe pse mund ta ketë studiuar, duke mos e njohur në brendësi dhe thellësi emocionalisht realitetin e thelbin e regjimit komunist në Shqipëri në këtë apel ndaj kryetarit të Bashkisë së Tepelenës, shqetësimi kryesor i tij, ashtu siç shkruhet në letër, dhe në letrën sqaruese mbi të, qëndron kryesisht tek emërtimi i këtij kampi si “Aushvic shqiptar”. “Gjatë kohës që unë isha kongresmen i Shteteve të Bashkuara, e vizitova Tiranën bashkë me kolegun tim kongresist, të ndjerin Tom Lantosh. shkruan ai. Gjatë takimit prej dy orësh e gjysmë me Presidentin e atëhershëm të Shqipërisë, Ramiz Alia, ne mësuam për herë të parë mbi një nga aktet më të nderuara dhe më fisnike të popullit shqiptar për të shpëtuar të gjithë hebrenjtë në Shqipëri dhe ata që erdhën nga Europa Perëndimore përmes Kosovës në Shqipëri gjatë kohës së errët të holokaustit nazist. Vitet e fundit, së bashku me gruan time Shirley, jam munduar nëpërmjet iniciativave të panumërta të ndaj me publikun amerikan si dhe atë ndërkombëtar një nga tiparet më fisnike të kulturës Shqiptare, Besën, e cila na nderon të gjithëve ne. Prandaj, unë jam i shokuar dhe thellësisht i shqetësuar mbi përpjekjet e tanishme për të cilësuar qytetin Tuaj të bukur dhe historik të Tepelenës si një “Aushvic Shqiptar”. Natyrisht kjo është perspektiva e tij dhe ai ka të drejtë në opinionin e tij.

Enver -Hitler

Ajo ku gabon z. Dioguardi është se reagimi i tij ka qenë emocional dhe i përdorshëm nga ata që kanë dashur ta bëjnë palë në synimin e shtrembërimit të historisë, në  mbulimin e krimeve të regjimit të Enver Hoxhës. Mendoj se ky është këndvështrimi e perspektiva e Dioguardit dhe nuk duhet harruar se ai e ka me të dëgjuar, jo me të përjetuar, njohjen e ferrit komunist shqiptar. Ai ndoshta, nuk arrin ta kuptojë, edhe atë që thirrjet e shqiptarëve “Enver –Hitler në momentet e grahmës së diktaturës, nuk ishin vetëm një parullë për hir të rimës, a thjesht një krahasim, por një realitet në Shqipërinë Komuniste, ku në vend të vizës mund të vije kur të doje shenjën e barazimit.

Gjykoni nga këto kujtime të një ish të burgosure në atë kamp:  “Në atë vit i gjithë vendi u godit nga një epidemi shumë e rëndë gripi, që pati viktima të shumta, dhe mund të merren me mënd pasojat për Tepelenën, ku mungonte çdo lloj forme e ndihmës mjekësore, ku nuk kishte barna, ku ishte i ndaluar zjarri e vdisnin shumë, sidomos pleq e fëmijë. Mungesa e ushqimit, virusi që përhapej, të grumbulluarit në ato kazerma, na katandisën në skelete shëtitës; megjithatë duhet të ngriheshim çdo mëngjes e të shkonim në punë, kush mbeste në rrugë gjysmë i vdekur çohej në kamp nga dy shokë për krahu ose duke e mbajtur me radhë në kurriz. U sëmurën rëndë vjehrra dhe djali; për mrekulli i shpëtova ngjitjes së sëmundjes, kështu që mund t’u shërbeja kur kthehesha nga puna e gjatë natës. Filluan të përmirësohen sepse Zoti i madh vuri dorën e Tij, mbasi nuk kishim asnjë mjet me përjashtim të një barishteje që e mblidhja në mal, e zieja e me atë lëng të hidhur i jepja diçka të ngrohtë.” A ka Dante që të përshkruaj një ferr më të zi se ky ?

Hitleri apo Enveri: Kush ishte më i keqi?

Në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë, amerikanët u mësuan ta shihnin si Gjermaninë naziste ashtu edhe Bashkimin Sovjetik si të keqen më të madhe “ the great evil”. Hitleri ishte më i keq, sepse regjimi i tij përhapte tmerrin e pashembullt të Holokaustit, përpjekjen për të zhdukur një popull të tërë në baza racore. Megjithatë, Stalini ishte edhe më i keq, sepse regjimi i tij vrau shumë, shumë më tepër njerëz – dhjetëra miliona, si shpesh pohohej viktimat të pafundme të Gulagut  siberiane, ku çoheshin,  jo veç kundërshtarë politik e klasor, por edhe fshatarë të pasur kulakë. Për dekada, madje edhe sot, për të kuptuar ndjeshmërinë e SHBA ndaj nazizmit, mjafton të shohim kronikën e ditëve të fundit në TV  kur me porosi të Presidentit Donald Trump, agjencia e emigracionit dhe i kontrollit të doganave ICE, deportoi 95- vjeçarin me barelë Jakiw Palij nga shtëpia e tij në Queens, Nju Jork ,të hënën. Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë thonë se Palij shërbeu si roje e armatosur në një kamp vdekjeje në Poloninë e pushtuar nga nazistët dhe më vonë gënjeu zyrtarët amerikanë të emigracionit për rolin e tij në ato mizori kur hyri në Uashington pas luftës si emigrant.”

Ky mendim për dallimin në mes të dy regjimeve i parë në raportin, cilësia kundrejt sasisë – ka vendosur rregullat bazë për politikën e kujtesës në qëndrimin ndaj dy diktaturave. Madje edhe historianët e Holokaustit, përgjithësisht pranojnë se Stalini vrau më shumë njerëz, sesa Hitleri, duke u vënë nën presion më të madh, për të theksuar karakterin e veçantë cfarosësh  të Holokaustit, pasi kjo gjë e bënte regjimin nazist më të keq se ai stalinist, praktika e së cilit i zbatoi deri në ekstrem e përtej atij, Enveri i ynë. Mjafton të kujtojmë ateizmin shtetëror të pa arritur në asnjë vend komunist. Por ka edhe një dallim të madh përgjithësisht mes të dyja këtyre dy praktikave të dhunës. Nëse holokausti synonte të zhdukte një racë e të mbronte racën e vet ariane, komunizmi synonte të zhdukte një klasë të së njëjtit popull. Mësim që Enveri e çoi me vullnet deri në zgrip dhe jo pa sukses…

Diskutimi i numrave mund të na çojë në një fare indiference në përjetimin tonë për karakterin e tmerrshëm personal të çdo vrasjeje dhe tragjedinë e pakapërcyeshme të çdo vdekjeje. Ndërsa kushdo që ka humbur një të dashur, në çfarëdo kampi përqendrimi, si unë gjyshin, e di se dallimi midis zeros dhe njëshit është një pafundësi. Dhe nëse duket e vështirë për ta kuptuar këtë, po e njëjta gjë është e vërtetë edhe për dallimin në mes, për shembull, mes numrave 780,862 dhe 780,863, që është shifra më e saktë i të vrarëve në Treblinka. Numrat e mëdhenj janë të rëndësishëm, sepse ata janë një shumë e numrave të vegjël: domethënë, janë shuma e jetëve individuale të çmuara të humbura. Sot, pas tri dekadash kërkimesh në arkivat e Evropës Lindore, dhe në sajë të punës së studiuesve: gjermanë, rusë, izraelitë dhe dijetarëve të tjerë, ne mund ta zgjidhim çështjen e shifrave. Tani dimë se gjermanët vranë më shumë njerëz sesa sovjetikët dhe shqiptarët për 1000 frymë më shumë se këta të fundit. Këtu kjo çështja e cilësisë, bëhet disi më komplekse se sa ishte menduar më parë. Vrasjet masive në Bashkimin Sovjetik, apo në Shqipëri, ndonjëherë përfshinin motivime, kombëtare dhe etnike, dhe krahinore që mund të jenë disi dhe të krahasueshme me motivet naziste. P.sh, si shpjegohet që shumica e të burgosurve të Kampit të Tepelenës ishin nga Veriu i Shqipërisë dhe të besimit katolik?

Skena e historisë shqiptare të pas luftës së Dytë Botërore ishte një “carbon copy “ e historisë dhe histerisë së Stalinit. Dhe nuk ka historianë amatorë apo profesionistë, patriotë por të majtë, si miqtë e mi Auron Tare, apo historiani Pëllumb Xhufi, ky i fundit sa i thellë dhe patriot është në fushën e historisë së Mesjetës, aq i cektë dhe mbrojtës lokalist, se mos njolloset Tepelena e tij, duke u bërë kështu verbërisht në një mbrojtës dogmatik të fshehjes së realitetit të zymtë të një periudhe të errët të diktaturës së Enver Hoxhës. Ndaj nuk është në nderin e Xhufit e Milos qëllimisht, dhe as të Dioguardit pa qëllim me gjithë meritat që kanë, që mbrojnë apo të klasifikojnë për çdo motiv një çështje të pambrojtshme, terrorin e komunisteve shqiptarë dhe gjenocidin mbi baza të afërsisë biologjike të gjakut. Dukuri e cila edhe për shkak të traditës kanunore dhe klanore të një vendi të vogël si Shqipëria u çua në ekstrem. Marksi fliste për luftë ekonomike klasash dhe ajo u shndërrua në Shqipëri në luftë biologjike ndaj fisit, familjes, genit.

“Një fushë përqendrimi e pune të detyruar, një kamp, i populluar nga dymijë qenie njerëzore të ardhur, pothuajse të gjithë nga Veriu i Shqipërisë: pleq, gra, fëmijë, të shkulur në pak orë nga shtëpitë e tyre e të grumbulluar në pesë kazerma, shkuan Elena Merlika Kruja në një dëshmi nga kampi E të mendosh se atëherë e gjithë popullsia shqiptare nuk arrinte në një milion! Vendi i zgjedhur ishte llogaritur deri në hollësitë më të imta: një ultësirë e gjerë, gati si një fushë e vogël beteje, e rrethuar pikërisht nga kazerma, bazë prapavije e ushtarake për ushtrinë italiane gjatë luftës italo – greke në vitet e luftës së dytë botërore. Për rreth nuk shiheshin veç male, një erë e akullt gjatë dimrit na e bënte jetën të pamundur, tela me gjemba kudo, ndalim i rreptë për të ndezur zjarr për t’u ngrohur me rrezikun për të mbetur, të lidhur, gjithë natën jashtë në ngricë”.

Ndoshta kampi i Tepelenës nuk ishte ndërtuar qëllimisht për të zhdukur njerëz si “Aushvici” , por aty, pavarësisht se s’pati krematoriume  janë zhdukur njerëz të pafajshëm, gra, pleq, fëmijë, thjesht pse kishin lidhje, gjaku, fisi, geni me kundërshtarët e tyre politik.

Megjithatë pavarësisht motivit dhe mos njohjes së çështjes, apeli i Dioguardit, me dashje a  pa dashje, ku shkruan “Prandaj unë ju nxis, me autoritetin e Kryetarit te Bashkisë së Tepelenës të tërhiqni mbështetjen për memorialin Kompleks i cili në mënyrë të falsifikuar përshkruan “Memorialin e Kampit Shfarosës të Tepelenës”. Dhe, meqenëse Këshilli i qytetit tuaj ka kaluar një “rezolutë” mbi të ashtuquajturin “Memorial i Kampit të Shfarosjes të Tepelenës”, unë Ju nxis që zyrtarisht të anuloni një vendim të tillë dhe, në se do të ishte e nevojshme, të linit popullin e Tepelenës të vendosë nëpërmjet një referendumi lokal nëse një njollë e tillë e pashlyeshme do të vendosej në qytetin e tyre të bukur dhe historik.”, barazohet me qëndrimet e historianëve dogmatikë.

“Enver –Stalin, pionierët duan lirim!”

Mosnjohja nga ana e z. Dioguardi, nuk është argument justifikimi, siç thotë me të drejtë prof. Sami Rrepishti, , Ph.D ish i burgosun politik (1946-56).por indinjata e tij, sado e justifikuar, duket e tepruar “Kur shprehet :Letra ashte nji akt tradhtie te pabesueshme nga nji persone qe njeh mire situatën “. Por kjo është thellësisht e kuptueshme kur ai shkruan “Ne emën te nanës sime Hava Bushati-Repishti, te motres sime Hadije Repishti (14) dhe te vellaut te vogël Vehbi Repishti (11) denoj pa asnji mëshirë këtë akt skandaloz, ofendues, dhe nji thike mbas shpine per viktimat, shumica e te cileve kane qene femij te parritun akoma, dhe foshnje fare”.

Kush e ka jetuar, parë e dëgjuar ferrin që siç e përshkruhet në një dëshmi të një të mbijetuari në kampin famëkeq të Tepelenës që po e sjellim këtu :”Vetëm me 400 gramë bukë. Nuk vonoi shumë dhe ra tifo e dizenteri njëherësh. Filloi vdekja në seri. Ambulancë dhe ilaçe nuk kishte. Vend i izoluar, pyll, epidemi. Ishte krijuar një skuadër vetëm për të hapur varre. Ajo shkonte për të hapur 2-3 varre e pastaj lajmëroheshin që të hapnin edhe një tjetër, edhe një tjetër… Kishte raste, 5-6 varre në ditë”, e di se e vërteta duhet mbrojtur.

Ndërsa në një bisedë një i njohuri i im i arratisur nga Vermoshi. Z. Nikollë Hysa, më tregonte se vetëm nga fshati Vermoshi i Prekë Calit, kishte 65 familje të izoluara në këtë kamp fatkeq me tregonte histori sureale, makabre nga jeta në atë kamp. Të papërfytyrueshme. “Një grua kishte dy binjakë si drita. Nga kushte e këqija nga të ftohtit nga mos ushqimi i vdes një foshnjë. Gratë e varrosin atë jashtë në oborr. Të nesërmen në gjumë vdes vetë nëna, ndërsa binjaku i mbetur pinte gji nga nena e vdekur”. A ka tragjedi greke që mund ta përshkruaj këtë skenë? Apo skenën e nënës që e pat zhvarrosur tre herë foshnjën e saj nga varri, sa herë që rojet e ndryshonin kufirin e rrethimit të kampit. Pasi donte të linte një shenjë që nëse dilte një ditë nga ai ferr, të kishte mundësi ta gjente, ashtu si edhe e gjeti varrin vetëm pas viteve 90-të, pasi e kishte varrosur pas një peme. Por Nikolla tregon edhe një skenë paradoksale që siç duket çoi në mbylljen e kampit.” Ishte mësuar se kampin do ta vizitonin këshilltarët ushtarakë sovjetikë, thotë ai . Dikush i organizoi fëmijët dhe me të hyrë disa nga oficerët sovjetikë, fëmijët e uritur, të mjerë, të dërmuar thërritën në kor një lutje një thirrje për jetën për diktatorin që t’u shpëtonte shpirtrat: “Enver –Stalin, pionierët duan lirim!”

Thirrjet duket që prekën edhe vetë sovjetikët gjë që kuptuan se nxënësi Enveri ia kishte kaluar mjeshtrit Stalin, gjë që çoi më vonë, edhe në mbylljen e kampit. Dikush sot thotë se atje “nuk ka qenë edhe aq keq”, ndërsa një ndër pinjollët e ish-udhëheqjes komuniste, njëkohësisht edhe viktimë e saj, Bashkim Shehu, i biri i ish-Kryeministrit Mehmet Shehu, në një intervistë të kohëve të fundit do të shprehej se në atë kamp ishte më keq, se burgu ku ai kishte vuajtur dënimin dhe se vdekshmëria foshnjore ishte aq e lartë, saqë vetë ata që e kishin ngritur vendosën ta mbyllnin.

Holokaustin e filluan nazistët e përfunduan komunistët

Që prej debatit për kampin e Tepelenës, ky i fundit është kthyer në simbolin e vuajtjes çnjerëzore nën komunizëm. Për t’i dhënë më shumë dritë, jo vetëm këtij debati, por edhe persekutimit komunist në këtë zonë të Shqipërisë, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit organizoi në datën 20 gusht ekspozitën me titull “Persekutimi komunist në zonën e Tepelenës”. Ky shihet si një hap pozitiv. Por duhet bërë më shumë. E keqja është e njëjtë. por reagimi dhe qëndrimi është i ndryshëm. Ndërsa në SHBA një nazist dëbohet në barelë me gjithë moshën 95 vjeçare, edhe pranohet vetëm për motive morale nga Gjermania, edhe pse nuk kishte lindur në Gjermani por në Poloni, më thoni në Shqipëri se cilit, nga ish-funksionarët apo rojet e burgut të Tepelenës, i ka hyrë gjembi në këmbë.  Edhe pse vendet ish komuniste të BE-së kanë reaguar, Shqipëria do të ndahet e fundit nga e shkuara e saj komuniste.

Gjatë Presidencës hungareze të BE-së të vitit 2011, një nismë hungareze-lituaneze- polake rezultoi në marrjen e ministrive të drejtësisë nga BE-ja, duke pranuar një dokument që lidhet me kujtimin e regjimeve totalitare. Kjo ditë u shpall më 23 gusht. Që nga viti 2011, çdo vit një vend europian organizon një konferencë kushtuar Ditës Evropiane të Kujtimit. Dita Evropiane e Përkujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit, e njohur si Dita e Shiritit të Zi në disa vende, e cila është vërejtur më 23 gusht, është dita ndërkombëtare e përkujtimit për viktimat e ideologjive totalitare, veçanërisht regjimet totalitare komuniste, stalinizmin, nazizmin dhe fashizmin. Kjo datë u zgjodh në kujtim të Paktit Molotov-Ribbentrop, një nënshkrim pa agresion, i vitit 1939 midis BRSS-së dhe Gjermanisë naziste.

Atëherë duke u kthyer çështjes sonë. Kur në thelb të dy regjimet, si ai i së majtës ekstreme dhe te djathtës ekstreme takohen. Pasi nazizmi edhe në emër ishte Nacional Socializëm. Pra kur në thelb janë e njëjta e keqe. Pasi në praktikë duket se edhe holokaustin nazistët e filluan dhe komunistët e përfunduan. Pra meqë është e keqe e ngjashme, pse të mos e quajmë Kampin e Tepelenës, si Gulagu i Enver Hoxhës?  Në fund të fundit është një krahasim që është më afër realitetit politik dhe në këtë aspekt.

Por ka edhe për një arsye tjetër, ku ky krahasim çalon  në qëndrimin ndaj viktimave, se ishin po ata shqiptarët të Besës që ruajtën çifutët nga nazizmi, dhe këto me fakte, më të pabesët, që spiunuan po shqiptarët tek gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke i dërguar në Kampe Përqendrimi ku gjetën vdekjen, apo që spiunuan, vranë, torturuan, shkatërruan këdo që guxonte të mendonte ndryshe tek organet e diktaturës komuniste. edhe pse ishin të së njëjtës racë e gjak. Pse kur Partia zëvendësoi edhe Besën edhe zotin, kjo puna e Besës ndaj çifutëve duket si një mit, apo diçka tjetër ?

Por le t’i kthehemi edhe një herë letrës së Dioguardit, me gjithë rezervat, në fund të fundit duket se ka të drejtë në një gjë, siç thotë një proverb amerikan” The fastest way to kill something special, is to compare it to something else”.  ( Rruga më e shpejtë për të vrarë diçka të veçantë, është ta krahasosh atë me diçka tjetër.)

Ndaj jo AUSHVIC, por GULAG!

Filed Under: Politike Tagged With: jo Aushvic, Kampi i Tepelenes, por Gulag ?, Rafael Floqi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • …
  • 34
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT