• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2021

ME DALLDISJE NUK FSHIHET SHËMTIA POLITIKE

January 31, 2021 by dgreca

Kuadrot e shtresuara në sistemin e dhunës politike e shtetërore të komunizmit sllav, me një lëvizje prej akrobatit politik, u shëndrruan në patriot e demokrat shqiptar, të cilët tash e sa vjet pas pavarësisë faliten e mbajnë leksione për çështjen shqiptare e shtetërore në Republikës së Kosovës.

Shkruan:  Ismail Gashi-SLLOVIA

Shtresimi politik i një kategorie shqiptarësh të niveleve e mjediseve të ndryshme në Kosovë, në sisetmin politik komunist sllav të ish-Jugosllavisë 1945-1990, ku gjatë ishin zëri, ishin mendimi, ishin kërbaqi, ishin syri e veshi i atij sistemi komunist, Praktikisht të tillë I shërbyen besnikrisht sundueve komunist sllave, vetëm për të keqën shqiptare dhe për ndjekjen e gjitha vlerave materile e shpirterore të identitetit e perkatsisë etinke shqiptare, por asnjëherë, e për asnjë arsye e çështje dhe për të tjerët-joshqiptarët. Këto kuadro u ndërtuan, u formuan dhe u përgatitën që nga pas Luftës Necional Çlirimitare, ku shqiptarët, jonatyrshëm ishin në bashkëluftim me okupuesit e deri atëhershëm, të cilë shqipëtarëve ju kishin mbush mandjen, se pasluftës larine do ta gëzojnë të barabart me gjithë popujt të tjerë. Këto ishte rrjedha nga premtimet pozitive gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo u kuptua kështu nga shqiptarët si në Shqipëri, ashtu edhe në trojet tjera etnike të Jugosllavisë mbretërore SKS. Shqiptarët luftuan  bashkë me popujt të tjerë për çlirim nga fashizmi. Fashizmi, Nazizmi e Komunizmi  ishin bimë të liga e pjellës së  keqe dalur në këtë kohë 1941-1945. Fashizmi frynte traditen kombëtare të popujve që e krijuan. Ndërsa komunizmi ishte një ideologji politike edhe më e keqe e me shëmti, që në emër të një barazie njerëzore e kombëtare, luftonte gjitha vlerat e lavdishme pozitive historike, shpirtërore e materiale të popujve, traditen e tyre historike deri edhe besimet fetare. Me një fjalë, komunizmi xhvishte njeriun, deri në shkallën e një proletari delirant e një trupi inert, pa gjak e pa pasuri materiale e pa ndjenja e dashuri ndaj atdheut, popullit dhe vlerave kombëtare.

Shqiptarët, përkundër robërisë sllave që nga 1912, e cila ju kishte shkaktuar  dëmtime të mëdha kombëtare, materiale e shpirtërore në Jugosllavinë mbretërore, prap u renditën në luftë bashk me sllavët. Krahu komunist përfshiu, mashtroi ose detyroi që, shqiptarët të angazhohen në rradhët e tyre, edhe pse jashtë përcaktimit të qenies së tyre kombëtare. Ata u angazhuan me shpresë, se pas luftës, do të realizojnë premtimet e të drejtës kombëtare e historike. Edhe pse, deri në Luftën e Dytë Botërore ishin të robëruar, po nga këta popuj sllav, ata të bashkuar me robëruesit vazhduan luftën kundër një pushtuesi tjetër, fashizmit. Shqiptarët, duke mendura se më këtë luftë “çlirimtare”, vërtet do dalin triumfues, ju bashkuan LNÇ, si në Kosovë edhe në trojet tjera etnike, jashtë Shqipërisë Londinëze, në Pollog e Kumanovë, Ulqin,Tivar, Plavë e Guci. e Luginë të Preshevës. Por, nga fashizmi i megaloidesë grake, më së keqi pësuan shqiptarët në Qameri. Ne këtu do prekim  vetëm shtresimet politike të shqiptarëve në Kosovë e troje tjera etnike shqiptare në ish-Jugosllavi, të cilat pas përfundimit të LNÇ, mbetën përseri në përbërje të okupuesit historik, në shtetin politik komunist Jugosllav. Pa synuar të prekim shumë nga ngjarjet gjatë kohës së LNÇ në Kosovë, edhe pse kishte ngjarje të rëndësisë së veçantë, si  Kuvendi i Bujanit. Rasti i emblemës tipike të shqiptarit Shaban Polluzhësh që nuk e mashtruan as gradat e as postet e premtuara, ta largojnë nga mbrojtja e popullit të vet. Shqiptarët praktikisht u mashtruan, se pas përfundimit të luftës së përbashkët me popujt të tjetër të mbretërisë SKS, jo natyrshëm mund të kuptohet se, po nga këta okupues të deriatëhershëm do të fitojnë të drejtën për vetëvendosje e ndarje teritoresh sipas përkatësisë etnike apo bashkim me shtetin shqiptar, nga ishte ndarë padrejtësisht me 1913 në Londër. Përkundazi, shqiptarët me të përfundur të luftës së Dytë Botërore 1945 humbën gjitha premtimet, Kosova dhe vise tjera shqiptare mbeten, prap nën sundim sllavë. Shqiptarët, tani u kategorizuan për kombësi qellimisht që me kushtetutë të ish-Jugosllavise, nuk mund te kerkojne vetëvendosje, ndarje e shtet ne vedi, Nuk u kategorizuan ne Komb, qe kushtetutshmerisht I taklun shtetësimi. Andaj shqiptarët, per të mbetur kombësi, në Jugosllavinë komuniste i coptuan në 4 pjesë të njësive federale Jugosllave. Kosova, mbeti në robërinë sërbe, të cilës me veprime delirante, ju ndërrua edhe emërtimi nga Kosovë në Kosmet, ose Kosovë e Metohi, term të cilin, jashtë të drejtës kushtetuese, edhe sot e përdorë fryma nacionaliste sërbe. Kosovës në sistemin komunist ju dha status injorant të kufizuar juridik si, provicë, krahinë dhe gjithmonë pa të drejtë vetëvendosjeje. Gjatë sundimit komunist ndaj shqiptarëve u organizuan shumë procese të tmerrshme e ndjekje politike, nga të cilat shumë atdhetarë shqiptarë ishin të mbikqyrur nga sistemi, ndiqeshin e përndiqeshin, e shumica prej tyre u denuan me dhjetra vite burgim, e u trajtuan temrrshëm në burgjet sllave. Sistemi komunist në shumë mjedise shqipëtare, mbyllte shkollat e posahapura shqipe, me motivacion të mungesës së kuadrit mësimdhënës. Madje, ky sisitem komunist shkollën shqipe e hapi, edhe pse fashizmi priu për të drejtën e mësimit shqip, në shumë mjedise e vendbanime shqiptare, por vetëm nivelin fillor katërklasësh, e jo tetëklasëshe, me këtë shkëputej hallkësh, pamundësonte të rinjve shqiptarë vazhdimësinë në shkollim të matejm fillor dhe të mesëm. Në nivelet politike e qeveritar, kuadrot shqiptare në qeverinë e titos, deri me 1966, nuk kishin asnjë pozitë, e as të drejtë përfaqësimi, as në nevel të Republikës së Sërbisë, pjesë e të cilës ishtë, e as në nivel të Federatës Jugosllave. Përgjithsisht shqiptarët u trajtuan sipas 24 Projekteve sërbe, që nga “Naqertanija” e Grashaninit, e projeti i të “famshmit”  Qubrilloviq, të cilin titoja e rizbatoi edhe me 1958. Si edhe projetin e Andriqit, fatkeqësisht nobelist për letërsi, ku planifikohej pastrimin etnike të viseve shqiptare, deri te Memorandumi i ASHAS, SANU-së të 1986. Në vitin 1948 jugosllavët shkëpusin marrëdhëniet me Shqiperinë, shqiptarëve të okupuar në Jugosllavi, me ligje diskriminuaese ju kofizohen gjitha të drejtat në identitetin kombëtar, ju ndalohet flamuri kombëtar, ju kufizohet e drejta në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në adminsitratë. Në procesin mësimor, kufizohen lëndët mësimore që kishin përmbajtje kombëtare, si historia, mësimi i kufizuar i letërsisë shqiptare nga autorët e traditës, gjeografia kombëtare, lënda e edakatës muzikore me përmbajtje kombëtare dhe nga edukata figurative. Këto diskiminime në sistemin shkollor, mbikëqyreshin nga shteti dhe përcilleshin me presione e ndjekje politike të mësimdhënësve shqiptarë. Dimrin mes vitit 1955-1856, shteti Jugosllave qe organizuar Aksioni për Mbledhjen e Armëve, kur u rrahen, u mbyten dhe u dëbuan mija shqiptare të Kosovës. Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, gjate viteve 1950-1966 vetëm sa u thellua. Administrimi sërb, organizoi ndjekjen dhe arrestimin e shqiptareve, Po mos të ishin, kohërat, peronalitet dhe ngjarje nga e kaluara e lavdishme historike, e atdhetarë të dalluar të vëprimtarisë ilegale shqiptare, në këto rrethana të rënda okupimi, si Kadri Halimi, Ali Aliu, Patriku e frymëzuesi i atdhetarisë Adem Demaçi, unifikuesi e Haroi Metush Krasniqi, Osman Dumoshi, e qindra e mija veprimtarë të ilegalës shqiptare, dhuna slave me veçntinë karakteristike të veprimit antikombëtar të kuadrove shqiptare në sherbim të saj, edhe kjo hapësirë shqiptare do të fanitej, si dikur Jabllanica e Kosanica, apo më vonë Qameria. Këto kuadro shqiptare, jo se nuk sakrifikuan asgjë për popullin e vet, por me verpimet e tyre e damtuan dhe dëshmonin edhe urrejtje ndaj vlerave pozitive dhe traditës së lavdishme historik Kështu, dhuna sllave vazhdoi deri kur, përkundër vështërsive politike e shtetërore, filloi formimi e rinisë shkollore, studentore e klasa intelektuale, Pas 1966, ndodhi një shpërthekim i dhunës gjenocidale dhe nisi lëvizja e kuadrove universitare, intelektuale, ndodhi njësimi i gjuhës standarde, erdhën grupe artistike e letrare nga Shqiperia në Kosovë, ngritet vetëdija kombëtare në nivelin e masës rinore studentore e intelektuale. Më 6 tëtor 1968 në kryeqytetin e gjithë shqiptarëve në Prizren, shpërtheu revolta për të drejtat e kërkesa politike e kombëtare të studentëve, të cilat më 27 Nëntor të 1968, përfshin gjithë Kosovën dhe më vonë  edhe viset tjera shqiptare, si në Tetovën  dhe Ulqinin. Vetëm atëherë sistemi komunist Jugosllav i shqetësuar nga këto demonstrate shqiptare, mori në shqyrtim dhe pranoi, kërkesat e studentëve shqiptarë, lejoi përdorimin e Flamurit dhe Himinit kombëtar, që për 20 vjet as nuk kërkohej nga udhëheqësitë shqiptarë, e as nuk lejohej nga komunistët sërbë. Barazoi përdorimin e gjuhës shqipe në administratë dhe në proporcion me strukturën kombëtare. Pranoi hapjen e paraleleve dhe numrin e nxënësve në gjitha nivele e shkollimit. Këmbngulja e studentëve të 1968, detyroi sistemin komunist sllav, që në Kosovë të hap Universitetin më 1970, dhe nga pozita juridike e statutit, Kosovës ju pranua Kushtetuta dhe përfaqësimi i Kosovës në nivele jashtë Kosovës, në Sërbi dhe Federatën Jugosllave. Por, kërkesa për Republikën e Kosovës dhe e drejta për vetëvendosje, sikur u inskenua me disa plotësime të drejtash kushtetuese dhe u shtye deri në kërkesat madhore të Demonstratave të Pranëverës së Madhe Kosovare të 1981. të cilat sipas disa udhëheqësve komunist shqiptar, Këto Demonstrata rrënuan gjithçka ishte arritur deri atëherë. Me Pranverën e Madhe 1981, praktikisht filloi rrënimin e komunizmit dhe rrugëtimi për sovranitet e pavarësi të Republikës së Kosovës. Protestat e Minatorëve dhe ato gjithëpopullore të 1989, paraprjnë formmimit të LDK, Lëvizje, e cila përkundër dhunës konsolidoi veprimin politik e institucional shqiptar, dhe filloi procesin demokratik për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Në vazhdim doli  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1997, veprimi i saj politik e ushtarak, në aleancë me NATO-në, kurorizoi me fitore dhe çlirim monumental  të Kosovës, më 10 qershorit 1999 dhe shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosove më 17 shkurt 2008.

 Për të gjitha këto padrejtësi kombëtare që përjetuan shqiptarët, qevritarët shqiptarë, që ishin sistemuar në shërbim të këtij sistemi totalitar komunist, nuk bënë as minimumin e përpjekejes e sakrificës. Madje, asnjëri nga shumë personalitete politike e shoqërore, shqiptare, në asnjë nivel e forum politik e shtetërore që ishin, nuk bënë asnjë tentim apo përballje të sacrificës minimale kundërshtimi e kërkese për mbrojtjen e të drejtave shqiptare. Pas zhvillimit të gjithë këtyre ngjarjeve e përpjekjeve sakrifikuese dhe realizimit të disa nga kërkesat e studentëve, peronalitetet shqiptare, krekoseshin atëherë dhe faliten edhe sot, se gjithë këto të arritura janë meritë dhe kontribut i tyre. Në krahun e politikës e shtetit komunist, ishin renditur dhe shërbenin verbërisht kuadro shqiptare të egërsuara ndaj vlerave shpirterore e materiale shqiptare. Egërsisht e me besnikri të verbërt i shërbenin armikut, duke ndjekur e malltretuar bijt më të mirë të popullit shqiptarë. Mes tyre kishte udhëheqës që, ndëshkonin egër çdo ecje afirmative shqiptare, duke denuar bartësit e ilegalës kombëtare. Ky “shpetim”, mbetja në robrinë komuniste sërbe, sipas disa intelektualëve, është meritë e komunsitëve titist, Fadil Hoxha, të cilit edhe sot, për “kontributin që ka dhënë në të mirën e Kosovës”, kërkohet ti ngritet përmendore, Mehmet Hoxha, Ali Shukriu e Sinan Hasani, Kolë Shiroka, Xhavit Nimani, Veli Deva, Mehmet Maliqi e Xhevdet Hamzës, dhe pasardhësve të tyre Mahmut Bakalli e Azem Vllasi, i  cili, ato vite me injorancë delirante ndërroi identitetin kombëtar, andej, tash nuk e ka vështirë të ndërron përcaktimin politik,  Por, të tillë ishin edhe shumë kuadro politike e shtetërore të sistemuara në gjithë përbërjen e në gjitha verpimtaritë nivelet e mjediset e Kosovës. Nga të cilët shumë nga kjo kategori ishin në strukturuara në nivele komunale të Kosovës. Këta “udhëheqës”, gjatë gjithë kerierës së tyre të shërbimt të verbërt politik e “qeveritare”, kurrën e kurrës, nuk u dëgjuan, se në ndonjë rast, moment, mejdis apo nivel politik e qeveritar, ta kenë ngritur zërin, e të dalin në mbrojtje të  shqiptarëve apo trojeve shqiptare. Mbi 20 vjet, jo vetëm që heshtën, por edhe kundërshtuan dhe denuan çdo tentim apo kërkesë për përdorimin e simboleve kombëtare, Kurrën e kurrës, asnjë strukturë e nivel politik, këto kuandro shqiptare, nuk ngriten zërin, Pse shqiptarët po likuidohen me procese gjuqësore e burgosje të pa bazuara. Nuk doli asnjë politikan a qeveritar shqiptarë në mbrojtje të demonstratave e kërkesave politike e kombëtare të 1968, Përkundrazi qortuan dhe me  fjalor banal deri te “bira e minit 300 grosh”, kërcnuan ngjarjet që thyen atë pamje false të liberalizimit komunist jugosllav. Kurrën e kurrës, nuk kanë reagua e kundërshtua plaçkitjen e vlerave materiale të Kosovës dhe shqiptarëve. Kurrën e kurrës, nuk kanë kundërshtua, Pse shqiptaret po shpërgulen nga trojet e tyre etnike, Kurrën e Kurrës nuk janë kundërvua. Pse shqiptart po rrahen, po mbyten e po ndiqen nga vatrat e tyre për pushkën që nuk e kishin. Pse kurrën e kurrës këto kuadro udhëheqëse e politike shqiptare, nuk folën në logari të mbrojtjës së një grupi, individi apo një verpimi të arsyeshëm të ilegalës shqiptare, apo për ndonjë interesi të Kosovës e shqiptarëve. Pse këta “qeveritar”që edhe sot fatkeqësisht kokorizen, thuaja çdo ditë i shohim dhe i dëgjojmë në media elektronike dhe të shkruara, se ata ishin të vlefshëm dhe lozen rol e kryen detyra të mëdha kombëtare, si ishin të ditur siç dalin edhe sot,  shumë të “dobishëm” për popullin e tyre. Madje, për ata populli shqiptar atëherë,“paska bë be në krye të tyre”. Shih për këtë, edhe sot, më shumë se një dekade lirie në Republikën e Kosovës, këta lider komunist  krekosën, duke fryer noçkën me “krenari” se udhëqësit e tashëm, që njëherit janë çlirimtarët e këtij populli të ndjekur e kësaj toke të djegur, mu nga padronët e këtyre “qeveritarëve” komunist sllavë, nuk janë të nivelit meritor me kohën dhe ngjarjet për Kosovën dhe shqiptarët. Keta “qeveritarë” komunist tash, sa të trimëruar dhe të azdisur, sepse askush nuk hapi as bisedë, për gjitha këto dëmtime shpirtërore e materiale që, këta i shkaktuan për më shumë se pesë dekada popullit shqiptar gjatë “qeverisjes“ e shërbimit të tyre të verbërt në sistemin komunist sllavë. Nuk i mori kush as në bisedë, pse lejuat dhe ndihmuat okupuesit sërbë plaçkitjen e vlerave materiale të kësaj toke, atëherë dyfish të robëruar, nga komunizmi pushtues dhe okupatori sllav. Pse juve, kurrën e kurrës nuk ju dëgjua zëri, së paku, se ishit aty, ku vendosej dhe merreshin qëndrime antishqiptare. Po ku ishit ju, kur Sërbia kryente krime antinjerëzore gjenocidale e bënte pastrim etink të trojeve shqiptare. Ku ishit ju, apo edhe ju me shërbimet tuaja ndihmonit që, të kryheshin veprime të madh të kriminalitetit ekonomik në këtë hapësirë shqiptare mbi këtë popull. 

Ka edhe shumë Pse-ja të tjera që juve duhet, jo vetëm të ju thuhen, por edhe të kërkohet përgjigje. Koha do ju lëkund ndërgjegjën, pa kërkua ndëshkim, por historia dhe populli nuk fal askënd nga mallkimi, Por, as edhe nga ndëshkimi.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ismail Gashi, Shemtia politike

Kusuret e një Redaktori

January 31, 2021 by dgreca

Tregim humoristik nga Naum R. Prifti/

Kurrë s’e kam ndjerë veten më ngushtë sesa kur redaksia më ngarkoi t’i përgjigjem një bashkëpunëtori se i ishte rrëzuar shkrimi në kolegjium.  Për mua, kolegjiumi i redaksisë do kish bërë dy punë të mira përnjëherësh po t’ia kishte pranuar shkrimin. E para, autorit do t’i bëhej qejfi dhe e dyta, nuk do më kish futur mua në siklet. Sipas kolegjiumit shkrimi ishte shumë i dobët, por thanë ata “politika e revistës për të mos larguar bashkëpunëtorët na bën të kërkojmë nga ty të tregosh takt me autorin.”

Tregimi ishte shumë i dobët dhe mund të them se i përshtatej shprehja që thonë disa “për tokë”. Mirëpo bashkëpunëtori e ka dërguar si kryevepër dhe në vend të vërejtjeve pret falënderime, si edhe lekët e honorarit. Autori erdhi në redaksi, me hap të vendosur dhe i qeshur. Meqë revista është organ humoristik, eqeshura supozohet se është forma e pranuar e hyrjes. Ai u takua me ‘udhëheqjen’ dhe pasi shkëmbeu përshendetjet e mirësjelljes pyeti për fatin e dorëshkrimit, dhe ashtu si pritej e dërguan tek unë. 

“Për këtë bisedo me filanin se ka mbajtur edhe shënime.”

Unë u ngrita në këmbë duke e ftuar të ulej në kolltuk për të qenë sa më rehat. Të dy i ndoqëm rregullat e etiketës reciproke “Si jini me shëndet e si kini shkuar me punë?” por vetëm për të shtyrë për fare pak minuta pyetjen e pashmagshme:

-More si u bë puna e atij shkrimit tim?

Pas një psherëtime të lehtë e cila mund të transkriptohej me fjalët “S’bën fare”, nisa t’i përmbahem porosisë të bëj vërejtje me takt. Por ende pa folur më kap keqardhje për të. “Sikur të mos ia kishin rrëzuar shkrimin, por t’i kishin bërë disa vërejtje do qe gjysma e së keqes.” 

-Mirë do ketë dalë se e unë e shkruajta me qejf, – thotë ai si për të më shtyrë të flas.

-Çka, – i them, – po kolegjiumi ka ca vërejtje. 

E ndjeva se nuk thashë dicka me takt por fjalët nuk i ktheja dot mbrapsht. Prita një hop për reagimin. 

-Vërejte? Pse ç’ka të keqe aty? – thotë ai ndësa balli i rrudhet e vrenjtet. Ndaj kësaj reagimi fizik, unë bëra një tërheqhe të lehtë thuajse me humor.

-Po ti mos ki frikë nga vërejtjet, qëndro si burrë! 

-Jo mor frikë s’kam unë. Vazhdo ti… – më inkurajoi por nga shprehja dukej se nuk mirëpriste kritikë.

-Epo ti e di se nuk ka të pagabueshëm apo jo?… hë.

Me cepin e buzës, ai bëri një tentativë miratimi por shprehja e fytyrës ishte përsëri e zymtë.

-More më thuaj shqip, bën shkrimi im apo jo? – pyeti i nxehur. 

Një zë përbrenda më thotë: “S’bën një lek, o vëlla!” Tundimi më shtynte t’i thosha se ky mund të cilësohet si shkrimi më i keq qysh nga koha kur është shkruar gjuha shqipe.” Por mua më kishin besuar t’ia komunikoja këtë me takt.

– Po si të të them dhe unë. Kolegjiumi thotë se është ca i dobët artistikisht…

-Lëre kolegjiumin. Ti a e ke lexuar vetë? – më thotë pa pritur.

Kjo ishte pyetje që nuk e prisja. 

-Si s’e kam lexuar! – ia ktheva pak i inatosur që më pyeti.

-Po ty si tu duk?

-Si të të them… s’ka humor…dhe revista…

-Ky shkrim s’ka humor? – u hodh ai.- Kur e kam shkruar kam qeshur me vete si budalla…. sa edhe gruaja më tha ç’ke që qesh…

“Gruas sate i thuaj të vijë në kolegjium,” desha t’i thosha.

Ai u ngrit më këmbë dhe më afrohet me një propozim të çuditshëm.

-Ja ta lexojmë së bashku… Ta shikojmë ku s’i pëlqen kolegjiumit. 

Pa më dhënë kohë të përgjigjem, ai nisi të lexojë: “Lumi kishte sjellë turbullira, gurë e kërcunj dhe Loni kishte qejf të peshkonte në ujërat e trubullta.” Pse pa humor është kjo?

Aty për aty edhe mendimet e mia nisën të turbullohen. Por mu duk se gjeta një shteg dalje. Revista kishte botuar dy tregime të tij pasi ishin redaktuar me themel dhe kishin kaluar me zor pragun e miratimit nga kolegjiumi.

-More ti na ke dërguar shkrime të tjera të bukura dhe ato janë pëlqyer shumë. Duket këtë radhë je nxituar… ke punuar me ngutje, dhe je rrëmbyer…

-E kam punuar ca shpejt po tregimi ka dalë i mirë, dhe ma kanë pëlqyer shumë.

-Por jo shefat e satirës dhe të humorit që janë këtu, – ia ktheva unë me sa takt që munda. 

-Jo vërtet mos bëj shaka, – kundërpërgjigjet ai. – Ku janë të metat, m’i thuaj konkretisht…

-Po ja ky paragrafi, këtu në faqen e dytë s’merret vesh fare… 

Atëherë isha unë që i lexova atij sikur të ishim në kurs shkolle.

-Si s’merret vesh? Kjo është thënë tërthorazi që merr rryshfet. E kuptove?

-E kuptova tashti që ma the ti, po kush do t’ua thotë 8000 lexuesve të revistës? – e pyeta me kujdes. 

– Mirë, e heqim fare këtë paragraf meqë nuk u kuptoka…

Ai e rrethoi paragrafin me lapsin që e kishte gati në dorë. 

-A e di me sa qejf e kam shkruar…?

-Por ja që nuk kuptohet as humori, as ngjarja..

-Lëre më thotë i nxehur, se e marr dhe e botoj gjetkë kështu siç është.

-Atë desha të të thosha edhe unë, – i përgjigjem i çliruar që ai gjeti një zgjidhje të pranushme për të dy palët.

-Merre dhe botoje, i thashë. – Për inat të këtyre të kolegjiumit të revistës…

-Ashtu do bëj, – thotë ai i vendosur.

Dhe doli nga zyra me tregimin në sqetull. Kisha arritur ta mbroja dinjitetin e revistës dhe ta zbrapsjabashkëpunëtorin me takt. Tani kusuret do binin mbi supet e një redaktori tjetër. Të gjithë kolegët e profesionit e dinë mirë sesa e vështirë është të shqitësh nga redaksia autorë që mungesën e talentit e kompensojnë me një lloj kokëfortësie të lakmueshme. 

Nuk kaloi shumë kohë dhe e pashë duke hyrë në ndërtesën e revistës. 

– E solla tregimin, – ishin fjalët e para të tij.

Unë mbeta i bukosur por ai vazhdoi me të vetën.

– Çdo redaktor që e lexoi tha se është shumë humoristik dhe se duhet ta sjell te “Hosteni”. Ta lashë në zyrë. Nesër do të vij të flasim për botimin, – më njoftoi dhe më përshëndeti.

Mu kujtua një thënie e vjetër e Linkolnit se takti është zotësia për ta përshkruar dikë ashtu siç i duket vetja. Nuk e di nëse e kisha zhgënjyer Linkolnin por kolegjiumit të revistës do t’i duhet të gjej dikë tjetër që ka më shumë takt se mua për tu marrë me autorë si ai.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Kusuret e një Redaktori, Naum Prifti

SHPËTIMI I SHTETIT TË KOSOVËS

January 30, 2021 by dgreca

– Serbia duhet bombarduar për ta njohur Republiken e Kosovës/

Shkruan: MA. AGIM ALIÇKAJ/

AMERIKA KY VEND I BEKUAR /

 Fati dhe ekzistenca e Kosovës dhe kombit shqiptar është e lidhur ngushtë me Amerikën për shumë arsye. Evropa nuk ka as kaqik as vullnet për ta kundërshtuar ekspansionizmin ruso-serb në Ballkan. Vetëm rezistenca e popullit shqiptar me përkrahjen e Amerikës e ndalon turrin e Serbisë dhe Rusisë. Interesat strategjike amerikane përputhen plotësisht me interesat strategjike shqiptare. Pa Amerikën nuk mund të zgjidhet konflikti i Kosovës me Serbinë.

         Ngjarjet e fundit në Amerikë, pas zgjedhjeve të 6 Nëntorit ishin brengosëse. Por sistemi demokratik dhe kushtetuta qindvjeçare e treguan vitalitetin, superioritetitin dhe qëndrueshmërinë e vet. Partia Republikane e çon vendin përpara, ndërsa ajo Demokratike e bënë më human. Votuesit e edukuar amerikanë i ndryshojnë pushtetarët sipas nevojës, çdo 4 apo 8 vjet. Vetëm në raste kur një administratë tregon suksese të jashtëzakonshme, shumë rrallë, ndodhë t’i vazhdohet mandati i tretë. Askush nuk mund të bëhet mbret në Amerikë. 

Ish-Presidenti Trump kishte të mirat dhe të këqijat e veta. I humbi zgjedhjet për shkak të sjelljeve të ulëta, egos së sëmur, arrogancës së pakontrolluar dhe nënçmimit të kundërshtarëve, të ndihmuar edhe nga virusi kinez Covid-19. Humbja dhe ikja e tij e turpshme është leksion për të tjerët që mund të mendojnë dhe veprojnë si ai në vende demokratike.

         Me rrëzimin e Trump populli amerikan e shpëtoi Kosovën nga shkatërrimi. Serbia investoi shumë në te dhe dështoi keq kësaj radhe, është në vajtim e sipër me shpresë të kotë se ai do të kthehet. Votat e serbo-amerikanëve nuk e ndihmuan dot. Ambasadori arrogant jodemokratik Grenell ishte pro-serb i dokumentuar. Ai e mori haptas anën e serbëve, e organizoi rrëzimin e Qeverisë Kurti dhe rrënimin e demokracisë në Kosovë. Marrëveshja e Washingtonit ishte një maskaradë për interesa të kampanjës zgjedhore të presidentit Trump, e nënshkruar çuditërisht në tri letra të veçanta. Si mund të realizohet një marrëveshje mes kriminelit dhe viktimës, kur krimineli vazhdon të sillet armiqësisht dhe as që e pranon krimin? Si mund të bëhet normalizim ekonomik me Serbinë kur ajo nuk e pranon Kosoven si subjekt të barabartë? Si mund të bëhet marrëveshje me një të sëmurë psiçik  siç është Serbia.

         Vetëm njohja e pavarësisë së Kosovës  nga Izraeli ishte e mirë, edhe pse edhe ajo u bë më shumë për interesa të kampanjës zgjedhore dhe mashtrimit të palës kosovare. Kosova me të drejtë e priste një çasje konstruktive nga një shtet demokratik pro-amerikan siç është Izraeli. Pjesa tjetër e kësaj marrëveshje të rrezikshme duhet të shkojë poshtë bashkë me Grenell. Me te duhet të shkojnë edhe politikanët e korruptuar të Kosovës dhe Shqipërisë që punuan me direktiva nga ai dhe Vuçiq, kundër interesave kombëtare shqiptare dhe amerikane. Ata nuk duhet të votohen kurrsesi në zgjedhjet e 14 Shkurtit dhe të 25 Prillit. Pa njohje të pavarësisë së Kosovës, nuk do të ketë kurrëfarë stabilizimi as ekonomik dhe as politik.

         Zgjedhja e presidentit Biden është shpresë për shpëtimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës. Ai e njeh mirë çështjen e konfliktit me Serbinë, i kupton manipulimet serbe dhe ishte ndër përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës në Washington në 30 vitet e fundit. Tashti Kosova mund të marrë frymë më lirisht dhe i ka rrugët e hapura. Por duhet theksuar dhe përsëritur, Biden dhe askush tjetër nuk mund t’i kryej punët tona. Shqiptarët mos të presin se Biden do të del me parullën “Poshtë Serbia, rroftë Kosova”!  Çdo gjë fillon dhe varet nga ne, me qeverisje të re, të pakorruptuar dhe dëshmi se dijmë ta ndërtojmë shtetin. 

         Sekretari i sapoemruar i shtetit amerikan, Anthony Blinken, duke u përgjigjur në një pyetje, e lavdëroi nismën e ish-ambasadorit Grenell për dialogun Kosovë-Serbi. Është naivitet të mendohet se gjatë proçesit të aprovimit të tij në Senatin amerikan, ai do të dilte kundër çfarëdo dialogu apo marrëveshjeje paqësore. Prandaj, kjo deklaratë e tij nuk ka rëndësi dhe përkrahësit e saj kot lavdërohen. Realiteti është se zoti Blinken do ta analizoi dhe vlerësoi këtë marrëveshje në detyrë e sipër, kur t’i vijë koha. Me rëndësi është fakti se me administratën e Presidentit Biden duhet punuar dhe informuar duke paraqitur fakte për marrëveshjen e keqe dhe sjelljen e përherëshme destruktive të palës serbe. Serbia nuk flen dhe nuk ndalet, është duke u përpjekur të depërtojë edhe në administraten Biden. Ne e kemi më të lehtë. E vërteta dhe e drejta është në anën tonë.

                        SERBIA KJO SHTRIGË E VJETER

         “Nuk e njohim kurrë pavarësinë e shtetit të rrejshëm të Kosovës dhe Metohisë” e thonë haptas dhe me arrogancë shovenistët e tërbuar anti-shqiptar në krye me Vuçiq . Serbia është një shtrigë e vjetër që nuk ka ndryshuar fare që nga koha e Millosheviqit. Ajo vazhdon ta destabilizojë Evropën. Veprimet  armiqësore ndaj shtetit të Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar nuk kanë të ndalur. Pse të ndalen?! Qeveritarët e Kosovës dhe Shqipërisë ju përulen, politikanët evropian po i përkëdhelin, e kanë mirë me Rusinë dhe Kinën, gati na morën edhe Amerikën! 

Na vranë e na prenë me shekuj, shkaktuan gjenocid në fund të shekullit XX dhe lejohen të sillen si viktimë! 

         Duhet të jetë e qartë për të gjithë se kriminelët e kuptojnë vetëm gjuhën e forcës dhe presionit të vërtetë. Politika e evropiane e ledhatimit të serbëve dhe ajo kosovare e nënshtrimit ndaj tyre ka dështuar. Problemi është në Serbi jo në Kosovë dhe vetëm aty mund të zgjidhet. Serbët janë të sëmurë psiqikisht nga urrejtja për shqiptarët. Evropa duhet të investojë në shërimin e tyre. Përfundimisht, serbëve dhe përkrahësve të tyre ju duhet ndalur turri, ju duhen thyer dhëmbët që të mos kafshojnë më. 

Ata duhen bombarduar me vota. Çdo votë për Vetëvendosjen dhe listen Guxo është bombë për krye  të një shovenisti serb, duke filluar nga Vuçiq. Krijimi i një qeverie të fortë me përkrahje të madhe nga populli i Kosovës e mundëson zhdukjen e Serbisë nga Kosova.  

                     VOTA PËR NDRYSHIME SHPRESË PËR KOSOVËN

         Populli shumicë  i Kosovës është i lodhur nga rrenat e mëdha, mashtrimet dhe dështimet e deritanishme, është i zemeruar nga padrejtësitë nga të gjitha anët. Kërkon ndryshime. Ndryshimet mund të vijnë vetëm me zonjën Vjosa Osmani dhe zotin Albin Kurti.  Qeveria Kurti u rrëzua padrejtësisht, në mënyrë jodemokratike, nga politikanë të këqinj. Nuk ju dha mundësia ta tregojë veten me qeverisje, në të mirë të shtetit. Populli dëshiron t’i provojë, nuk ka çka humbë, më keq nuk ka si bëhet.

         Partitë e korruptuara politike që qeverisën me Kosovën deri tashti duhet t’i shohin dështimet e tyre, të kuptojnë se ju ka kaluar koha. E kanë humbur besimin e popullit dhe ju duhet punë e madhe për ta fituar prapë. Duhet të ndryshojnë, t’i largojnë politikanët e vjetër e të korruptuar, të bëhen opozitë konstruktive, të bashkëpunojnë me pozitën në luftën politike dhe propagandistike kundër armikut serb, të ofrojnë programe alternative reale për zhvillim dhe forcim të shtetit. Vetëm kështu mund të shpresojnë për konsideratë të popullit në zgjedhjet e mëvonëshme.  Shteti ka nevojë për një opozitë të fortë konstruktive, e cila e kontrollon pozitën dhe ja merr qeverisjen nëse punon keq. Sharjet, fyerjet dhe dezinformatat kundër Albinit dhe Vjosës nuk ju ndihmojnë politikanëve të këqinj për të mbetur në pushtet. 

         Sidomos janë neveritëse sjelljet e gardës së vjetër-sundimtare të LDK-së, kundër zonjës Osmani. E akuzojnë se e ka tradhëtuar partinë! Harrojnë se populli (përfshirë shumicën e anëtarëve dhe përkrahësve të LDK-së burimore) e sheh dhe e kupton realitetin. Vjosa, me qëndrimet e veta, ishte gjithmonë në shërbim të interesave të Kosovës. Partia është grupim i individëve me pikëpamje të afërta në luftë demokratike për pushtet. Partia nuk është as nënë, as baba, as komb, as atdhe. Pikëpamjet politike dhe interesat mund të ndryshojnë dhe partia mund të ndryshohet. Kjo quhet, demokraci. Prandaj nuk mund të bëhet fjalë për tradhëti ndaj partisë. Fundja, janë sundimtarët e LDK-së ata që i tradhëtuan vlerat e Lëvizjes demokratike të Ibrahim Rugovës, e tradhëtuan shtetin e Kosovës, duke u bërë pjesëmarrës në hajni dhe kapje të shtetit, duke ju nënshtruar shovenistëve serb dhe përkrahësve të tyre Grenell dhe Lajçak. Pallavrat e tyre se ata janë ruajtësit, ndërsa Albini me Vjosën prishësit e miqësisë me Amerikën, nuk i ha askush. Nuk ruhet miqësia duke e shitur vendin për interesa personale. Duhet shpresuar se kuadrot e reja, të shkolluara dhe të afta të LDK-së do të jenë në gjendje ta marrin kontrollin dhe ta kthejnë këtë parti nga e mbara.

         Akuzat e kundërshtarëve të zotit Kurti dhe përkrahësve të tyre në shtypin shqiptar  janë të çuditshme dhe kontraverse, shumë prej tyre të pabaza dhe  pavlerë. Veprimet dhe aktiviteti i tij në të kaluarën duhet parë në kontekstin e kohës, jo të projektohen në të sotmen sipas nevojës. Si çdo individ dhe lider politik tjetër, gjatë formimit, ai i kishte gabimet e veta. Por, Albini kurrë nuk e tradhëtoi çështjen kombëtare. Punë e madhe se ishte kundër marrëveshjes së Rambujesë dhe planit të Ahtisarit. Marrëveshja e Rambujesë ishte katastrofale për Kosovën edhe pse, në rrethana të ballafaqimit me gjenocidin serb, duhej të nënshkruhej. Fatëbardhësisht, nuk e pranoi krimineli Millosheviq, i tërbuar dhe i verbëruar nga urrejtja për shqiptarët. Po ta nënshkruante ai, Kosova do të bëhej përgjithmonë pjesë e Serbisë. Plani i Ahtisarit nuk ishte i mirë për Kosovën, por ishte e vetmja mundësi për të siguruar përkrahjen e Amerikës, Evropës dhe shteteve tjera botërore për një pavarësi të mangët. Kjo marrëveshje dhe politikanët e këqinj e kanë sjellë Kosovën para shkatërrimit. Prandaj, duhen ndryshuar sa më parë. Mbi të gjitha, është qesharak pretendimi se Albini është në të njejtën kohë revolucionar marksist-leninist dhe përkrahës i ekstremizmit fetar. Këto nuk shkojnë bashkë. Gati asnjë lider politik nuk është imun ndaj tendencës për autokratizëm dhe sundim mbi tjerët. Këtë punë e rregullon vetëm demokracia.

         Bojkotimi i zgjedhjeve nuk është kategori demokratike. Është dështim i cili e rrezikon popullin dhe funksionimin e shtetit. Vetëvendosja duhet të vazhdojë luftën për pushtet vetëm me mjete demokratike, edhe nëse nuk çertifikohet Albini. Me përkrahjen masovike gjithëpopullore, ardhja e tij në pushtet është e pashmangshme. “Vox populi vox Dei” thotë fjala e urtë latine. Edhe presidenti i Kosovës do të duhej të zgjidhej me votë direkte nga populli, jo me manipulime partiake. 

         Vjosen dhe Albinin nuk i lidhin qëndrimet partiake, të djathta apo të majta. Ata i lidhë guximi, trimëria, mençuria, edukata familjare, përgaditja shkollore, aftësia profesionale, luftimi i korrupsionit dhe mbi të gjitha atdhedashuria. Ata treguan se nuk i nënshtrohen askujt kur është në pyetje interesi kombëtar. Do të ishte shumë më e lehtë për ta sikur t’i nënshtroheshin presionit Grenell se sa ta kundërshtonin. Ata nuk kanë kurrëfarë nevoje t’i nënshtrohen as njëri tjetrit. Secili i ka vlerat e veta. Në këtë moment ata janë ndryshimi, janë shpresa për shpëtim, ndërtim dhe forcim të shtetit të Kosovës. Bashkimi i listës Guxo me Vetëvendosjen ishte veprim shumë i mençur dhe shpresëdhënës për fitore. Vetëm me lider të  fortë dhe shtet të fortë vjen koha kur Serbia do ta njohë Republikën e Kosovës nga zori dhe Evropa do ta pranojë në union nga qejfi.

              BASHKIMI KOMBËTAR SYNIM I ZEMRAVE SHQIPTARE

         Çdo komb ka dëshirë të jetë sa më i madh dhe sa më i fortë. Secili komb i ndarë e synon bashkimin. Bashkimi bënë fuqinë. Është normale dhe madhore dëshira, synimi dhe përpjekja për bashkim, që buron nga zemrat patriotike dhe mendjet e ndritura shqiptare gjatë gjithë historisë sonë kombëtare. Është e pafalshme për klasën politike dhe të tjerët që e lejuan propagandën serbe ta dikton dhe kontrollon axhendën e kërkesave tona, ta helmojë dhe frikësojë mendjen tonë dhe ta manipulojnë opinionin  ndërkombëtarë. Serbëve ju lejohet të sillen në mënyrë destruktive dhe armiqësore. Shqiptarët duhet të mendojë mirë a i aprovojnë ndërkombëtarët dhe a i pëlqejnë serbët kërkesat e tyre. Këto qëndrime e kanë kaluar kufirin e absurditetit. 

         Serbia na paska të drejtë ta bëjë Kosovën me kushtetutë pjesë të Serbisë, kurse Kosova nuk bën ta refuzojë asociacionin e komunave serbe! Emisari evropian Lajçak kërkon me arrogancë që Prishtina ta ndërrojë kushtetutën për t’ja bërë qejfin Beogradit! Na qenka e barabartë vrasja e disa qindra serbëve, shumica policë dhe ushtarë okupatorë, me vrasjen e dhjetra mijërave shqiptarëve, shumica civil të paarmatosur. Serbia na paska të drejtë të kërkojë të drejta për serbët në Kosovë ndërsa Kosova nuk bën as t’i përmendi të drejtat e shqiptarëve në Serbi! Me marrëveshjen e Washingtonit, barazohet e drejta e Kosovës për të kërkuar njohje, me atë serbe për t’i bllokuar ato. Kjo quhet marrëveshje historike nga disa politikan! Pra, na qenka njësoj e drejta e shqiptarëve për të ekzistuar me dëshiren serbe për t’i shuar! Ka mbetur të na thonë: “Hej shqiptarë, mos merrni frymë se po idhnohet Serbia dhe nuk vjen në bisedime!”

 Shembull i veprimit dhe luftimit të Serbisë me fakte dhe mjete demokratike është parlamentari shqiptar në kuvendin serb, patrioti trim dhe i menqur, i nderuari Shaip Kamberi.

         E njejta gjë vlen edhe për barazimin e konceptit të Serbisë së madhe me atë të Shqipërisë së madhe. E vërteta është se nuk ka projekt për Shqipëri të Madhe. Po të kishte, do të duhej të përfshinte plane të qarta dhe përpjekje për kthim të tokave të humbura shqiptare  të Nishit, Toplicës, Sanxhakut, gjysmës së Maqedonisë, gjysmës së Malit të Zi dhe të Çamërisë dhe pastrimin e tyre nga banorët e sotëm joshqiptar. Projekti për Serbi të madhe ekziston dhe është në veprim e sipër me qindra vjet. Për te ka fakte, dhe dokumente të pafund. Për te Serbia i zhvilloi katër luftëra të padrejta dhe të tmerrshme. Dëshira legjitime e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë nuk është kërkesë për Shqipëri të madhe dhe nuk duhet të frikësohemi nga ajo.

         Pyetja është se a mund dhe si të realizohet. Me reagimin si komb në mbrojtje të Kosovës në vitin 1999, populli shqiptar i Shqipërisë dhe të gjitha Trojeve tona, në mënyrë madhështore, e tregoi vullnetin për bashkim kombëtar. Problemi qëndron te klasa e korruptuar sunduese dhe frika e tyre nga humbja e kontrollit dhe vjedhjes së popullit, secili në pjesën e vet. Ata më lehtë bashkohen me Serbinë edhe me dreqin se sa me njëri tjetrin. Shpresa e vetme është rrëzimi i tyre, sëpari në Kosovë me 14 Shkurt, pastaj në Shqipëri dhe troje të tjera. Bashkimi ekonomik, kulturor dhe shpirtëror, ndërtimi i dy shteteve të forta me perspektivë evropiane, sigurimi dhe përforcimi i të drejtave kombëtare të shqiptarëve në të gjitha trojet tona është real dhe i mundshëm. Nëse sillemi dhe veprojmë të gjithë bashkë si komb, fitorja jonë mbi shtetin primitiv serb dhe të gjithë armiqët tjerë është e sigurt.

PS 1: Nuk i takoj asnjë partie politike në Kosovë por nuk jam i paanshëm. Anoj dhe i përkrahë vetëm ata që punojnë në të mirë të kombit, që interesat kombëtare i qesin mbi interesa personale, klanore dhe partiake. Për ata që kan qëndrime të kundërta-konsideratë dhe respekt; për ata që gënjejnë, mashtrojnë dhe nënçmojnë-përçmim; për ata që shajnë dhe ofendojnë-injorim; për ata që i shkelin interesat kombëtare-indinjatë, urrejtje dhe luftë e pakompromis demokratike. 

PS 2: Jam në pritje të telefonatës nga zonja Valdete Daka për të ma lejuar të drejtën time për të votuar.

*Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe i Këshillit të Vatrës.

Filed Under: Opinion Tagged With: Agim Aliçkaj, Shpetim I I Kosoves, Shtetit

FBI, detaje të reja rreth bombave artizanale që u gjetën më 6 janar në Uashington

January 30, 2021 by dgreca

Nga Associated Press/Zeri i Amerikes/

Zyrtarët federalë bënë të ditur të premten se dy bombat artizanale, të cilat u gjetën në zyrat e komiteteve kombëtare republikane e demokrate, pak përpara se mijëra protestues pro ish-Presidentit Trump të sulmonin Kapitolin, ishin vendosur aty në fakt një natë më parë. 

FBI-ja tha se nga hetimi kishin dalë informacione të reja, siç ishte ai se pajisjet shpërthyese ishin vendosur jashtë dy ndërtesave mes orës 7:30 dhe 8:30 pasdite më 5 janar, një natë para trazirave. Ato u pikasën nga strukturat e zbatimit të ligjit vetëm të nesërmen.

Nuk është e qartë nëse kjo do të thotë që bombat artizanale nuk kishin lidhje me sulmin e dhunshëm të 6 janarit apo ishin pjesë e planit për sulm të dhunshëm. Të dyja godinat ndodhen disa ndërtesa larg Kapitolit.

Incidenti ka qenë tejet shqetësues për strukturat e zbatimit e ligjit ndërsa zyrtarët po forcojnë përgatitjet mbi sigurinë përpara gjyqit në Senat ndaj ish-Presidentit Donald Trump, të akuzuar për nxitje të sulmit të dhunshëm të 6 janarit. Për javë të tëra hetuesit kanë qenë të shqetësuar rreth potencialit për sulme ndaj atyre që i quajnë “shënjestër e butë” në kryeqytetin e vendit. Një “shënjestër e butë” është një person apo objekt lehtësisht i arritshëm për publikun e gjerë dhe relativisht i pambrojtur. 

Policia e Kapitolit, agjentët e FBI-së dhe Byroja e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve u thirrën në zyrën e Komitetit Kombëtar Republikan rreth orës 12:45 të mëngjesit më 6 janar. Rreth 30 minuta më vonë, ndërsa agjentët dhe teknikët e bombave ishin ende duke zhvillar hetime aty, një telefonatë tjetër njoftoi për një pajisje të dytë shpërthyese të ngjashme, të gjetur në selinë e Komitetit Kombëtar Demokratik, që ndodhet aty pranë.

Dy zyrtarë të zbatimit të ligjit në dijeni të çështjes i thanë “Associated Press”, se të dyja pajisjet shpërthyese ishin shumë të ngjashme, e të dyja ishin rreth 30 cm të gjata me kapakë fundorë dhe instalime elektrike që dukeshin se ishin bashkangjitur në një kohëmatës. Po sipas tyre ekspertët po shqyrtojnë pajisjet dhe përbërësit e tyre për të përcaktuar përbërjet specifike brenda bombave artizanale, por të dyja duket se përmbajnë një pluhur të panjohur dhe disa metale.

Zyrtarët folën për AP-në në kushte anonimiteti.

FBI-ja publikoi të premten fotografi shtesë të pajisjeve shpërthyese, përfshirë një fotografi që tregonte një nga pajisjet e vendosura nën një shkurre. Zyrtarët gjithashtu kanë rritur shpërblimin lidhur me këtë çështje në 100,000 dollarë.

Steven D’Antuono, ndihmësi i drejtorit të zyrës së FBI-së për Uashingtonin, tha në fillim të kësaj jave se gjetja e personit që vendosi bombat artizanale ishte një përparësi kryesore për agjentët federalë. Zyrtarët kanë publikuar vetëm imazhe të kamerave të vëzhgimit rreth atij që mund të jetë potencialish i dyshuari për vendosjen e bombave.

Të premten FBI-ja tha se personi kishte veshur një bluzë gri me kapuç, maskë dhe atlete Nike “Air Max Speed Turf” në ngjyrë të verdhë, të zezë dhe gri si dhe mbante një çantë shpine.

Filed Under: Featured Tagged With: 6 Janar, Bombat artizanale, FBI

PANDEMIA GLOBALE, PSE NDODHI KATASTROFA NË LOMBARDI?

January 30, 2021 by dgreca

Dr. Adela Sulejmani bashkëthemeluese e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Itali, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, pjesëmarrjen si kërkuese shkencore në një studim të zhvilluar në Spitalin e Desios, Lombardi dhe i shpjegon gazetarit të “Diellit” Sokol Paja, arsyet se pse Lombardia në Itali ishte ndër vendet më të goditura në botë nga pandemia globale COVID-19.

NJË STUDIM MBI KATASTROFËN NË LOMBARDI

Në Mars 2020, në kohën kur Italia ishte vendi i dytë më i prekur nga COVID-19 në të gjithë botën, në Spitalin e Desios, Lombardi u realizua një studim që përfshiu 175 pacientë COVID-19 të hospitalizuar. Në atë periudhë, kishte shumë pak të dhëna mbi COVID-19 ndërkohë që rastet rriteshin në mënyrë eksponeciale dhe numri i  personave që humbën jetën ishte në nivele shumë të larta. Rastet e COVID-19 në këtë studim ishin me  së shumti raste të rënda dhe karakterizoheshin nga pacientë të moshuar me më shumë se një sëmundje bashkëshoqëruese. Objektivi i këtij studimi ishte të vlerësonte ndërlidhjen midis gjendjes klinike të pacientëve, të dhënave laboratorike dhe radiografike në momentin e pranimit në Urgjencë, me rrezikun për prognozë të pafavorshme (humbje jete). Subjektet që nuk kërkonin shtrim në spital ose që u  transferuan në spitale të tjera u përjashtuan nga studimi. Pacientët u  ndanë në dy grupe në bazë të gravitetit të sëmundjes: në gjendje jo të rëndë (37  pacientë) dhe të rëndë (138 pacientë). Studimi u aprovua nga Komiteti Etik i Istituto Nazionale Malattie Lazaro Spallanzani, Romë.

KARAKTERISTIKAT DEMOGRAFIKE DHE KLINIKE TË PACIENTËVE

Mosha mesatare e pacientëve në studim ishte 71 vjeç nga të cilët 105 (60%) ishin mbi moshën  65vjeç. Shtatëdhjetë përqind e pacientëve ishin meshkuj dhe 30% femra. Shtatëdhjetë e nëntë përqind e tyre paraqisnin një ose më shumë sëmundje shoqëruese.  Simptomat më të shpeshta të paraqitjes në urgjencë ishin vështirësia në frymëmarrje, ethe dhe kollë. Pothuajse gjysma e  pacientëve nuk kishin temperaturë; duke treguar se kjo shenjë mund të mos jetë tipar i  fazes së hershme të sëmundjes. Nga 175 pacientë, 23% u shtruan në terapi intensive. Gjashtëdhjetë e  dy pacientë humbën jetën  gjatë shtrimit në spital dhe 61 prej tyre ishin në gjendje të rëndë.  Pacientët në grupin e jo të mbijetuarve ishin më të moshuar (80 ndaj 62 vjeç)  dhe kishin më shumë sëmundje bashkëshoqëruese (93% kundrejt 73%) në veçanti,  sëmundje kardiovaskulare dhe diabet. Gjithashtu kishin saturim më të ulët të oksigjenit në gjak (86 ndaj 92 %) dhe PaO2 / FIO2 (206 kundrejt 307). Një përqindje më e lartë e të mbijetuarve, kishin bërë një trajtim me  antibiotikë para mbërritjes në urgjencë (41 kundrejt 19%). Sëmundjet,  siç janë sëmundjet kardiovaskulare dhe  diabeti, ishin të shoqëruara me një rritje 2.8 herë dhe 3.9  të rrezikut për prognozë të pafavorshme, përkatësisht.  Të dhënat nga ky studim konfirmojnë që vdekshmëria ishte rreth 20 herë më e lartë në pacientët mbi moshën 65 vjeç. Inflamacioni kronik si  dhe kapaciteti i ulur për të kompensuar hipoksinë mund të jetë një shpjegim i mundshëm. Rreth 23%  e popullsisë italiane është mbi 65 vjeç dhe COVID-19  paraqet një kërcënim serioz kryesisht për këtë grup moshë. Shumica e pacientëve që ishin në gjendje të rëndë ose që humben jetën vuanin nga sëmundje kardiovaskulare, diabet dhe tumore.

TË DHËNAT LABORATORIKE TË STUDIMIT

Analizat e gjakut treguan leukocitozë (rritja e rruzave të bardha në gjak) në 18% dhe leukopeni (uljae rruzave të bardha në gjak) në 14% të rasteve. Më shumë se gjysma e pacientëve paraqisninlimfocitopeni (ulja e limfociteve) dhe 20% trombocitopeni (ulja e pllakëzave të gjakut). Pacientët qëhumbën jetën kishin nivele të hemoglobinës më të ulta në krahasim me të mbijetuarit. Gjithashtu,leukocitoza dhe limfocitopenia ishin më të shpeshta. Treguesit e keq funksionimit të veshkave (kreatinina dhe urea), të inflamacionit (PCR dhe PCT) dhe treguesit e koagulimit (aPTT, INR dheD-Dimer), ishin më të larta tek pacientët që humbën jetën. Gjithashtu paraqitën nivele të larta të kreatininëkinazës (CK)  dhe troponinës. Pacientët në këtë studim   zakonisht  paraqitnin nivele normale të prokalcitoninës, ndërsa rezultatet e proteinës C-reaktive ishin gjithmonë të larta, duke sugjeruar që këto indekse inflamatore janë të rëndësishme gjatë proçesit të diagnozës diferenciale të një rasti të dyshuar COVID-19. U vu re se kreatinina e lartë (dëmtim akut i veshkave), faktorë të pavarur të rrezikut dhe nivelet e CK ishin të lidhura duke i bërë këto të dhëna thelbësore për identifikimin në kohë të pacientëve me rrezik më të lartë për rezultate negative.

PACIENTËT ME PNEUMONI BILATERALE

Shumica e rasteve COVID-19 nuk zhvillojnë pneumoni. Radiografia mund të jetë normale në rastet me COVID-19, veçanërisht në fazat e hershme të sëmundjes. Përfshirja bilaterale e mushkërive është e zakonshme tek të sëmurët rëndë dhe sidomos në fazat e avancuara të sëmundjes. Në studimin tonë, vetëm shtatë   pacientë nuk paraqitën ndonjë ndryshim në   radiografinë e mushkërive. 64% e pacientëve paraqisnin pneumoni bilaterale, me një prevalencë më të lartë nëgrupin e pacientëve në gjendje të rëndë dhe 21% pneumoni të njëanshme. Ky studim tregoi se humbja e jetës ishte më e lartë në pacientët e moshuar dhe në gjendje të rëndë, me prekje të funksionit të mushkërive dhe që paraqisnin vlerat e kreatininës dhe kreatinëkinazës mbi normë gjatë  pranimit në Urgjencë. Të dhënat e mësipërme mund të kontribuojnë për të identifikuar herët faktorët e rrezikut për një prognozë të pafavorshme, dhe për të zgjedhur menaxhimin më të përshtatshëm për pacientët.

FAKTORËT QË ÇUAN NË KOLAPS SISTEMIN

Sistemi shëndetesor në Itali e gjeti veten të papërgatitur për t’u përballur me pandeminë COVID-19. Lombardia ishte vatra e parë e emergjencës COVID-19 në Itali, dhe e dyta në të gjithë botën, pas Kinës. Për shkak të numrit të limituar të stafit shëndetësor, të shtretërve dhe aparaturave  mjekësore, Lombardia pati vështirësi për të përballuar rritjen eksponenciale të rasteve COVID-19. Shumë spitale organizuan reparte të veçanta për pacientët COVID-19 duke forcuar masat mbrojtëse. I gjithë stafi shëndetësor u përball me sfida dhe sakrifica të mëdha. Shume kolegë u infektuan dhe shumë të tjerë humbën jetën në këtë pandemi. Në Mars, në Itali pati hezitime dhe skepticizëm në lidhje me gravitetin e këtij virusi pavarësisht se shumë komitete shkencore kishin  paralajmëruar për një gjendje të jashtëzakoshme. U desh kohë që të vendosej karantina totale, të bëhej gjurmimi i kontakteve dhe të vendosej detyrimi mbi maskat, ndërkohë që numri i rasteve rritej.

VAKSINAT SHËNOJNË FILLIMIN E FUNDIT TË PANDEMISË

Ka qenë një vit i vështirë për të gjithë me humbje njerëzore, me frikë, izolim dhe në shumë raste pa fuqi për të ndryshuar situatën. Prodhimi dhe miratimi i vaksinave të sigurta dhe efektive ndaj  COVID-19, në dispozicion për njerëzit në të gjithë botën është një arritje vërtet e  jashtëzakonshme,  duke ofruar shpresë se fundi i kësaj pandemie është afër. Vaksinat e  aprovuara kanë kaluar të tre fazat e studimit klinik,  dhe efektet anësore më të shpeshta të raportuara nuk kanë qenë të rënda. Madje edhe reaksionet alergjike, të cilat janë shumë të rralla,  mund të kontrollohen në mënyrë ambulatoriale, siç ndodh me vaksinat e tjera. Italia ka filluar ‘fazën e parë’ të fushatës të vaksinimit, me injeksionet e para në 27 Dhjetor, 2020. Vaksinimi nuk është i detyrueshëm në Itali, por është fortësisht i rekomandueshem dhe ofrohet falas. Kjo faze synon të vaksinojë 5 përqind të popullsisë së përgjithshme dhe synon vaksinimin e  stafit shëndetësor të vijës së parë, azilet dhe personat e moshuar mbi 80 vjeç. Pjesëmarrja shumë e  lartë e stafit shëndetësor në këtë fushatë vaksinimi, është dëshmia më e  vërtetë për të hedhur poshtë të gjitha teoritë konspirative dhe keqinformimet mbi efektet e vaksinave. Personalisht, e  kam bërë dozën e pare të vaksinës në datën 8 janar dhe dozën e dytë në datën 29 janar. Përveç se një dhimbje të moderuar në vendin e injeksionit, që zgjati vetëm një ditë, nuk pata asnjë efekt tjetër anësor dhe asnjë shqetësim. Vaksinimi është një akt i përgjegjësisë qytetare, i  dashurisë për jetën dhe për të tjerët dhe shpresoj që do të jemi të shumtë ne që besojmë te shkenca dhe që  do të vaksinohemi. 

Filed Under: Sociale Tagged With: Dr. Adela Sulejmani, Sokol Paja

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 39
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT