• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2021

NIKOLLA IVANAJ: SHQIPËRIA NUK PRANON TË JETË KARREM PËR NXITJEN E TRAZIRAVE…

January 25, 2021 by dgreca

-Nikollë Ivanaj,fjalimi i tij në Romë 26 Janar 1911 në prag të kryengritjeve të Malësisë-/

–  Libri“An Albanian Revival”, një dokument i një rëndësie të veçantë historike./

                 
– “Shqipëria nuk duhet dhe nuk dëshiron të jetë një karrem për nxitjen e trazirave dhe të luftërave, asgjë më të mirë ajo  nuk dëshiron veçse, drejtësia të kryhet me ndershmëri dhe me këte ajo kufizohet në kërkesat e veta,që përmblidhen në Pavarësinë e saj..”…N.Ivanaj, Romë –

Nga Pertefe Leka-Sot ne DIELLI – Fjalimi i Nikollë Ivanajt, mbajtur me 26 Janar të vitit 1911, në Romë, në prag të pavarësisë, është një  panoramë  e ngjarjeve më të rendësishme  historike  të Shqipërisë .Kopja origjinale  e fjalimit e shkruar Italisht, është gjetur  nga interesim I Zonjës Drita Ivanaj në “Museo del  Risorgimento “në Milano. Me vullnetin e mirë të Dr.Anton B.Fistani,(1944-2020 ) është përkthyer  në gjuhën shqipe dhe  është shoqëruar me spjegime  shumë të arsyeshme të studiusit, për  të mos krijuar  insinuata, për disa mendime të Ivanajt.Drita Ivanaj, presidente e “Fondacionit Martin e Mirash Ivanaj” e  botoi  librin duke përfshirë në të,  fjalimin original shkruar në itaisht  me parathënie të Prof. Teresio Trinchieri dhe përkthimin në shqip.Libri doli në dritë,kur  Kosova po tërhiqte vëmendjen e opinionit ndërkombëtar, (1999,)Ashtu siç veproi dhe paraardhësi i saj I cili e mbajti fjalimin në prag të kryengritjes 1911..titulluar “Nella ripresa della Rivolucione Albanese”   ( “Në prag  të rifillimit të Revolucionit  Shqiptar” )

Botimi  i  librit  “An Albanian  Revival”  u bë i mundur për publikun në N.Y. në ditën e Flamurit, 28 Nëntor 1999, me një parathanie  nga Drita Ivanaj, dedikuar paraardhësve të saj,  shkruar në anglisht dhe përkthyer nga  gazetarja Rafaela Prifti.  Me shumë interes është parathënia e botimit original(italisht)  nga Prof.Teresio Trinchieri  I cili jep vleresimet e duhura, duke e quajtur fjalimin e Nikollë Ivanaj Beu si “Programin minimal të Partisë Kombëtare Shqiptare….Ai minimum garancish janë absolutisht të domosdoshme për Shqipërinë e cila në këte menyrë mundet, ashtu si kombet e tjera të qytetëruara të zhvillojë energjitë e veta të mrekullueshme e  të marrë pjesë drejtë mirëqenies që sjell qytetërimi”. Po aty ka përfshirë edhe disa të dhëna për. biografinë e Nikollë Ivanaj Beu……….”.Nikollë Ivanaj i përkushtoi të gjithë qenien e vet idealit të  lirisë, që ndizte flakë zemrën e shpirtin e tij rinor.”Prof.T.Trinchieri  

        Është e vërtetë së gjithë jeta e N.Ivanajt  ishte shtegtim. Ai ishte një udhëtar që vraponte  nepër Shqipëri Veri e Jug.Ishte  një Maratonomak që  nuk ndalesh, nëpër Ballkan e ne Europë  deri në Amerikë .Ku shkonte  në  konferenca a metingje, tregonte  vuajtjet e popullit të vet ndër shekuj. Me  flakadanin në dorë lajmëronte së po afrohet Liria e një populli luftarak në vendin e vet mijëra vjeçar  e për këte duhesh   zgjuar opinioni ndërkombëtar:  së Shqipëria nuk është një “shprehje gjeografike” por aty  jeton një populli  liridashës me gjuhen më të vjetër  në botë.. Prandaj në kritikën e tij, Mitrush Kuteli, për Librin e Nikollë Ivanajt “Historia e Shqipniës së Re “  shkruante  :“ titulli më I përshtatshëm I librës do të kish qenë  nëntitulli I sotmë “Vuajtjet dhe pësimet e mija për Shqipni”. Edhe pse përpjekjet e këtij luftëtari, për kombin e bashkuar nuk reshtën asnjëherë  dhe në vazhdimësi ,Ai e la porosinë e çmuar se:

 “Lufta do të përfundojë vetëm kur Shqipëria të administrohet nga zyrtarë shqiptarë,të arsimuar  në gjuhën e vet dhe të lirë në zhvillimin e vet drejt kulturës kombëtare.”N.Ivanaj

Nikollë Ivanaj (1879-1951) ,ishte një  personalitet i shquar i kombit shqiptar,atdhetar demokrat,udheheqës politik  i devotshëm,publicist,revolucionar i paepur  por ishte edhe një ideolog, I cili nën ndikimin e ideve të Giuzzeppe Mazzinit, bënte pjesë  në organizatën  ilegale italiane,”Risorgimento”.

Fisi  Ivanaj ishte i përmendur si një çerdhe lutëtarësh atdhetar ,nga “Bëkajt e Trieshit”. Ai së bashku me Martin e Mirash Ivanaj, të një trungu, vazhduan rrugën e të parëve të tyre, që u sakrifikuan në luftën  për liri, deri në perfaqësim,në Lidhjen e Prizrenit”. Këte e dëshmon me një foto  M.Kuteli ku  shkruan: “Kapedani Lek Ivani Ivanaj,babai i Nikollës,kryelidhur me shami,me kobure në brez,e dorën në kobure….

Dimë nga historianët se  Lekë Ivanaj ishte pjesëmarrës  në  “Lidhjen e Prizrenit “      Me  4 Prill 1880 krerët e maleve  në marrëveshje  me degën  e Lidhjes së Prizrenit në Shkodër  i drejtuan ambasadorëve të fuqive të mëdha ( Austro- Hungari,Francë,Angli,Itali, një protestë për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga Mali i Zi. Midis nënshkrimeve ishte edhe i Lekë Ivanajt, si anëtar i saj, të cilin  për  këte aktivitet, malazezët e vranë tradhtisht  në Shkodër. 

N.Ivanaj i  lindur në Grudë, në tokë shqiptare, kufi me Malin e Zi, por i rritur në Podgoricë dhe i shkolluar në Beograd,Vjenë,Zagreb..i jepte shumë rendësi  arsimimit, zhvillimit kulturor  dhe nxiste  rrugën e ngritjes së ndërgjegjes kombëtare  nëpërmjet  një shkollë laike. Kështu u bë një publicist i levizjes sonë revolucionare  dhe i zhvillimit kulturor  për të  ecur si  popujt e Evropës së qytetëruar. Duke u bashkuar edhe me intelektualët e shquar  të kësaj levizje, në organizimin e kryengritjes së Malësisë së Madhe” me  Risto Siliqin,Hilë Mosin, L.Gurakuqin …..Ata u njësuan  me kryengritësit  dhe strategët e kësaj levizje si Ded Gjoça Luli dhe  burrat e malësisë të cilët   ngritën flamurin në Deçiq  6 Prill 1911. Fitore  që  shtroi  rrugën  për kerkesat e autonomisë me frymën e të gjitha trevave shqiptare në Kuvendin e Greçës 10-23 Qershor 1911, ku mori jetë programi politik i pavarësisë.

          Me lëvizjet e shumta që bënte, Ivanaj në prag të kryengritjes  së Malësisë Madhe,     nepër gjithë Shqipërinë  veri e jug, shikonte  edhe vatrat e tjera të ndezura  për t’u bashkuar në një revoltë  të përgjithshme.Ai gjithashtu. ishte I ngarkuar nga komiteti i Korfuzit (i krijuar nga I.Qemali ) së bashku me Themistokli Germenin që vepronte në jug  edhe në Çamëri me Musa Demin ,Muharram Rushitin, të  vepronin  edhe jashtë Shqipërisë për krijimin e komiteteve të fshehta, Bullgari,Rumani,Itali.    Prandaj  me veprimet e tij brenda dhe jashtë Shqipërisë, konsiderohet, ambasador i kryengritësve shqiptarë në rrethet  politike Evropiane.

N.Ivanaj, Ishte prezent në  mitingje e konferenca të organizuara në Romë,Paris,Londër,Boston,duke i sjellë shërbime të çmuara kauzës së lirisë të popullit shqiptar.

Si lider i levizjes Nacionale Shqiptare  bënte takime  me militantë të levizjeve revolucionare të Ballkanit dhe të Evropës.

Ashtu si Pashko Vasa  e Dervish Hima ….. edhe N.Ivanaj  u përpoqën të  implementojnë  në Shqipëri idetë revolucionare  të Giuzzeppe Mazzinit e Garibaldit.Ato ide ishin shumë të rendesishme për Shqipërinë e asaj kohe  për zgjimin e ndërgjegjes kombëtare, sidomos në aspektin religjios.Megjithëse  ishte çështje delikate për Shqipërinë e asaj kohe të përhapeshin  ide revolucionare, kur  predikonin në tre religjione  te ndryshme.

Apeli i maxinianit Pashko Vaso se “Feja e shqiptarit ,asht Shqyptaria” nuk gjeti ndonjë kundërshtim nga tre religjionet,por  shkonte në të njëjtën linjë  me religjionin e Ri .Duke ditur së si armiqtë tanë po e përdornin  fenë për përçarje, Po përmend një thënie të  predikuesit fetar atdhetar, dijetar i shquar i letrave ,Atë Anton Harapi “I vetmi religjion i shqiptarit janë niesit kombtare”……”Po ka edhe një tjetër mënyrë  së si mund rrnojmë  në paqë  nierz me besime të ndryshme, Kjo asht toleranca  shtetërore -politike “Patër Anton Harapi 

I ushqyer me këto ide,N.Ivanaj,  që në vitin 1905 bënte pjesë në  këte  lëvizje të re,”Risorgimento”.

Me këte formim, që në vitin 1905-1908,boton në Raguzë,Trieste e Romë gazetën “Shpnesa e Shqypnisë” me suport   të Albert Gjikës (anëtar i familjes së nderuar Gjika dhe pretendent  për  fronin shqiptar) 

Kjo u pasua  me fjalimin e zjarrtë që mbajti  në Romë   me 26 Janar  1911 përpara Shoqatës së Shtypit Italian që mbetet edhe sot, një dokument  i një rendësie të veçantë  historike.Audienca  prej me shumë se 2000 dëgjuesish, magjepsi auditorin, nga oratoria e tij, që të nxiste për aksione konkrete. Një  thirrje në prag të kryengritjeve të mëdha  dhe  të një aktiviteti të dendur diplomatik para pavarësisë 1912:

“Po ju sjell te ju,o njerës të lirë,jehonën e thirrjeve  kryengritëse  të Atdheut tim të robëruar, zërin e tërë një populli,që kërkon solidaritet  nga një populli  I cili e di ç’është skllavëria  dhe shtypja politike.”…..E tashti po ju  tregoj  kushtet tona të sotme …….së shqiptarët në Shek.X X po luftojnë  kundër tiranisë së shemtuar turke  me pushkë,shumica e të cilave janë me mbushje nga  mbrapa të porositura ndër kovaçë-hekurishtesh….siç më  tregoi para pak ditësh Mehmet Shpendi ,njeri nga krerët e fiseve të Shalës……shkëputur nga fjalimi .N.I.                                                               Fill pas këtij  aktiviteti  po në muajin Janar  1911, pa humbur kohë niset  nga Roma në Bari të Italisë ku me nismën  e tij u  krijua atje një komitet I kryengritjes “Pro Albania” rreth të cilit u bashkuan elementët përparimtarë  Arbëresh, midis tyre shumë deputet ,studentë,punëtorë,të cilët shprehen dëshirën për të marrë pjesë në ekspeditën e vullnetarëve të cilën do ta drejtonte djali i G.Garibaldi, Ricciotti  Garibaldi, I cili  e quajti aksionin , detyrë , ashtu siç vepronte edhe  babai i tij . Qeveria italiane nuk ishte e interesuar  të ndihmonte Shqipërinë, kishte synime  të tjera, kështu e ndaloi, këtë  mision  të vinte në ndihmë te  kryengritësve. ( N.Ivanaj  i dinte planet e grabitqarëve fqinj, martesa e Viktor Emanuelit të tretë me Princeshen  e Malit të Zi, Jelena Petroviç 1896,nuk ishte thjeshtë  martesë,  kishin edhe qellime tjera,ndarjen e Shqipërisë dhe koha e ka provuar….)Prandaj për Ivanajn,   ngritja e  komiteteve  jashtë perandorisë  ishte e domosdoshme , e shikonte se nuk kishte ndihmë tjetër, përveç së nga vetë shqiptarët,  brenda e jashtë që duhet ta zgjidhnin problemin e pavarësisë. Këto komitete kishin  për qellim që të tërhiqnin vemendjen e fuqive të mëdha rreth kërkesave të Shqipërisë për Autonomi.

Një punë të madhe  në dobi të Pavarësisë  1912  kanë bërë patriotët shqiptarë  e arbëreshë në Itali e gjetkë ,si vullnetarët e Vatrës  nga Amerika, që tërhoqën opinionin  publik  përparimtarë dhe zgjuan një valë  të fuqishme solidariteti.

Për këto përpjekje, brenda dhe jashtë Shqipërisë u denuan  shumë patriotë si në Shqipëri  dhe  shumë aktivistë  shqiptarë, u dëbuan nga toka Italiane, ndër to edhe N.Ivanaj. Botimi I titulluar “Rebelët shqiptarë .Mospërfillje  Italiane “ Romë 10 Maj  1911, raportonte  qëndrimin e qeverisë Italiane që e përzuri  patriotin  e mirënjohur  Nikollë Ivanaj Bëj, gje që provokoi  një protestë  të madhe në komunitetin shqiptar në Itali.

Me ndihmën e Partisë Republikane,N.Ivanaj,shkoi në Francë  duke marrë një letër rekomandimi,për Amilkar Ciprianin (1844-1918), revolucionar i njohur Italian,emigrant politik në Paris, shok armësh me Garibaldin dhe me shumë Arbëresh  patriot.

Në Paris pati rastin që  të takohej me Leninin i cili më vonë ,denoncioi Traktatin e Fshehtë të Londres, në mes fuqive të Antantës dhe qeverisë italiane për copëtimin e Shqipërisë  ndërmjet Serbisë,Italisë,dhe Malit të Zi,si dhe likujdimin e Pavarësisë së këtij vendi. Nikollë Ivanaj e përdori këte fakt  me 1920,duke iu drejtuar Presidentit Amerikan,Wilson…me lutje  që të ushtrojë autoritetin e tij  për të larguar nga shteti ynë qellimet  grabitqare dhe marrëveshjet  e fshehta që kundërshtojnë pavarësinë tonë popullore…….

 Me 1912  N.Ivanaj merr pjesë  në një Konferencë  të rëndësishme në Sofje, si misionar  për komitetet Maqedonase (shkoi atje me funksionin e sekretarit  të  zgjedhur nga një konferencë e rendesishme në Prishtinë)Pyetjes që i bënë atje – A kishte mosmarrëveshje mes shefave shqiptarë — Ai përgjigjet : Shqiptarët nuk janë të ndarë nga parimet, por nga oportunizmi .Ata janë të bashkuar me pasion  të idealit të vetëm për pavarësi., hamendja e tyre e përbashkët u thotë që të moderojnë  kërkesat e tyre për momentin  për t’ i bërë Ata të realizueshme .Kjo arësye praktike  është veçanërisht e dukshme  në mesin e shefave të  moshuar si Isa Boletini , I cili kombinon  instinktin e tij  thellësisht politik me njohurinë e  madhe që ka ndaj turqve. “.                                           \

Duke i vertetuar  auditorit  së  ëndrra  kombëtare e patriotve shqiptarë të rinj apo të vjetër është plotësisht e afirmuar.Kështu  kjo  figurë  u bë e njohur edhe nga  shtypi huaj .

Gazeta franceze  “La Temps”  me 21 Gusht 1912 publikon  deklaratën e patriotit shqiptar  nga Tuzi, Nikollë Ivanaj, duke parashtruar dy qellime kryesore : Aktivizimin e ndërgjegjës kombëtare  në mes të popullit 2- paraqitjen e problemit  Shqiptar përpara Europës me rrugë diplomatike…….”Turqit  nuk mund té na marrin më tri gjera: Ndërgjegjen, Zemrën dhe Armët tona!   (dokument i përkthyer nga Aurenc Bebja )

Me 27 Shkurt -6   Mars  1913 ,merr pjesë në një Kongres Shqiptarësh,organizuar nga Faik Konica e Sotir Kolea  me suport te autoriteteve austriake,”Kongresi Shqiptar  i Triestës”ku  u diskutuan për:

1- Njohjen politike dhe ekonomike të Pavarësisë  së Shqipërisë drejtuar fuqive të mëdha .

2-Kufijtë e ardhshëm të Shqipërisë.

3- Diskutimin  rreth Princit.

4- Mbeshtetjen e popullsisë aromune  jasht kufijëve që të  inkludohet në shtetin shqiptar.Këtë eveniment  të rëndësishëm dhe Personalitetin.  e N. Ivanajt,e ka  paraqitur në librin e Tij, “Shpnesa e Shcypeniis” Paolo Muner, simbol i shqiptarizmës, (P. Muner  Gazetar , publicist,studiues i historisë së Shqipërisë ,Oficer I Forcave Detare Italiane,  Shef i Forcave Detare  pranë Delegacionit të Eksperteve  Italianë 2001-2003  në Tiranë ,”Shpnesa e Shcypeniis” (Shqipëtar të Trieshtit) Botuar nga Botimet Jozef Durrës 2014..)

Me 1915 N.Ivanaj, ishte organizator i klubit ” Lidhja Kombëtare” në Shkodër.

Po këte vit, me 29 Mars  botoi në Shkodër  numrin e parë të gazetës  së përjavshme “Lidhja Kombëtare”,   organ i klubit  me të njëjtin emër.   Fletorja që dilte  në shqip, pjesërisht edhe në frëngjisht trajtonte çështje politike, shoqërore dhe  kulturore.Gazeta  ishte në përkrahje të vetëqeverimit  shqiptar dhe në mbrojtje të drejtave të popullit tonë. Në Janar  të vitit 1919 publikon  gazetën “ Koha e Re “. në Shkodër .  Vdekja e parakohëshme e Ismail Qemalit e tronditi thellësisht dhe në gazetën  e sapo publikuar shkruan me pikëllim për humbjen e një burrështeti që i duhej  Shqipërisë më shumë së kurrë . “Na mbërrijti  lajmi i  zi  si korbi, i ftohtë si skulli e I mprehtë si shpata  e mejdanit; Vdiq Ismail Qemali i Vlorës ……Historia e Shqipërisë  së re, në kohën e vet do të flasë  më gjerë e gjatë  për këte burrë  të shkëlqyeshëm të Atdheut tonë …….Ne, sot i lutemi shpirtit  që të na ndihmojë  në këte kohë të vështirë e kritike , ku na lypsej  ende  trupi e mendja e tij, më tepër së kurrë deri më sot. Gazeta “Koha e Re”doli në Janar të vitit 1919 në kohën kur  po negocioheshin kushtet e Paqës dhe po ribënin hartat  e Europës ,në Konf. e Paqës në Paris .Kjo gazetë ishte një kujtesë për fuqitë e mëdha se Shqipëria nuk duhej harruar. Me 1919  shkoi pranë Konferencës se Paqës në Paris si  delegat  i “Partisë Politike ”  Shqiptaro-Amerikane nga diaspora e Sh.B.A.ve .Letra e parë që N.Ivanaj  i dërgon Kristo Dakos,President i Partisë Politike Shqiptare në  Boston shkruhet:  Njoftoni kompetentët  se çështja e Pavarësisë  së Shqipërisë  është çështje e ekzistimit e popullit shqiptar…..Aneksimi i Vlorës  dhe ndarja e Gjirokastrës dhe Korçës e “vrasin” ekzistencën shtetërore  dhe nacionale të Shqipërisë.Populli Shqiptar nuk duhet të lejojë ta komandojë  as Italia,  as Greqia,   dhe as cilido mandat  tjetër kushdo qoftë.  Italia nuk ka vend  në Vlorë …( Poezinë Vlona ia kushton këtyre ngjarjeve:Në zjarm e në gjak, sot po vlon Vlona// Në kambë  asht çue e gjithë Shqipnija // Nuk e lëshojmë, thotë asht e jona // Pa dekë  për të gjithë Burrnija // N. Ivanaj )

N.Ivanaj. Po në një letër tjetër drejtuar K.Dakos  me nje shkrim të shkurtër ….”Bindeni koloninë tonë që populli shqiptar  nuk  mund  të presë  kurrfarë të mirash  nga Italia,derisa ajo të heqë dorë  nga qëllimet e saj okupuese  në Ballkan”.

Në letrën drejtuar Presidentit Amerikan (1913-1921) Thomas Woodrow Wilson,me 2 Prill 1920 shkruan:Në kohën  kur Konferenca e Paqës në Paris  përfundon punimet e saj, unë apeloj  në Presidentin e Sh.B.A. ve  në të mirë të popullit shqiptar,përfaqësues i të cilit jam, në të drejtat e mija të njeriut  dhe në principe që përfshihen  në 14 pika të Presidentit Wilson, duke e lutur që të largojë nga shteti ynë  të gjitha qëllimet që shkojnë në dëm të integritetit të tij politik dhe shtetëror…….shqiptarë nuk mund t’ia lëshojnë shtetin e vet kërkesave të Italisë e Greqisë  dhe as nuk mund të pranojmë që në Ballkan të instalohet një fuqi e huaj.( Revanshin Grek për  tokat  shqiptare  i shpreh në vargjet: “Po ,Shpresoj ,së as ti Greqi //Qellimet. s’ ke me i a mbërri//Së Epiri asht i yni //Do të jenë së  bashku me Shqiptari// N.I.)

Me 1923 N.Ivanaj së bashku me kushuririn e vet,Mirash Ivanaj ( I njohur si reformator I Arsimit Shqiptar )publikoi në Shkodër  gazetën “Bashkimi ”  dhe  gazetën javore “Republika ” …Ata ishin të bindur  se fusha më e përshtatshme  për të dhënë kontributin e  tyre  për zhvillimin, përparimin dhe emancipimin  e bashkësisë shqiptare,  ishte publicistika, ku mund të shfaqeshin lirshëm  pikëpamjet e tyre politiko -shoqërore.Peshën më të madhe në këte gazetë  e mbante  Mirash Ivanaj.Përveç  artikujve problemor të kohës,bënte punët si redaktor,  korrektor e deri radhitës në shtypshkronjë .Shumica e artikujve ishin shkruar nga Vëllezërit Martin e Mirash dhe Nikollë Ivanaj.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore N.Ivanaj  botoi librin  autobiografik “Historia e Shqipërisë  së Re “, “Vuajtjet  e veprimet  e mija “në dy pjesë me 1943  pjesën e parë dhe pjesën e dytë 1945.    Këte libër me autografin e autorit e ruante me kujdes  vjehrri im I nderuar, Avokat Rakip Leka si dhuratë nga  vetë Nikolla. Kur rrinin  bashkë kishin çfarë të tregonin për ngjarjet e jetuara  sidomos për Ismail Qemalin. Av. leka  ruante në memorie  ngjarje nga jeta e I. Qemalit në Turqi , kur  Ai ishte student i jurisprudencës në Universitetin e Stambollit .Në atë kohë I. Qemali  ishte deputet i  opozitës liberale në Parlamentin Turk dhe mbronte me zjarr të drejtat e shqiptarëve sidomos   për alfabetin shqip. I Riu R.Leka, . ishte  një ndër firmëtarët e parë në telegramin e protestës për mbrojtjen e  alfabetit te gjuhës shqipe i vendosur me 1908 dhe i kundërshtuar nga Xhon-turqit që ishin pro alfabetit Arab. Telegramin e gjejmë të shkruar të gazeta “Tan”27 janar 1910 nga shoqata e studentëve të Stambollit.

Ashtu edhe në  telegramin  tjetër  që ia dërguan kryetarit të parlamentit Turk për të protestuar  ndaj incidentit që I ndodhi       Ismail Qemalit me 21 shkurt 1911, kur Ai ishte deputet i Sanxhakut të Beratit.Kjo ngjarje u bë e njohur  nga telegrami që  iu dërgua gjithë shtypit të Stambollit, deputetëve, klubeve shqiptare  nga studentet Universitarë  si Rakip Leka , Mustafa Kruja, ……ku shprehnin indinjatën …” Një shuplakë për deputetin shqiptarë,është një shuplakë për tërë kombin “….E gjithë kjo  sepse I.Qemali iu kundërvu  nga foltorja turqëve të rinj, që ishin  në parliament. Ata  po  mohonin  premtimet  që kishin  dhënë  sipas kushtetutës së re. Kjo  revoltë  bëri   që  edhe deputetët e tjerë  shqiptarë  të largoheshin  nga parlamenti në shenj proteste.Ngjarja më interesante  që Av. leka  tregonte për I. Qemalin  ishte qendrimi i babait tij ,Ibrahim Leka Borshi I cili kur  ishte qark -komandant i Lushnjës kishte marrë urdhër  nga Janina të arrestonte Ismail Qemalin në kohën, kur do  të kalonte nga Lushnja për  në Vlorë . Ibrahim Leka , Lajmëroi Nebi Sefa Lushnja(  firmëtari i Pavarësisë) që të vepronte sa më parë  në mënyrë që. Ismail Beu  me shoqëruesit e tij  të ndërronte  destinacionin nga Lushnja në një rrugë tjetër dytësore  për të kryer Misionin e rendësishëm në Vlorë, që e realizoi pa asnjë incident  nga kjo mbrojtje.Ndërsa N. Ivanaj rrëfente për merakun që kishte I. Qemali  për rrezikun e politikës së fanatizmit fetar të zbatuar nga Xhon -Turqit, që I. Qemali e denocioi me forcë kur ishte në Itali. Qellime ishte për  t’i futur shqiptarët  në luftë ndërmjet vedit,——  zhdukjen   e Malësorëve me të gjitha mundësitë dhe zëvendësimin me emigrantë nga Bosnja …. gjë që e vazhduan fqinjët tanë Serb ,Grek e Malazez  dhe s’po ndalesh ……Këto të vërteta historike  po i zbulojnë historianët  e ndershëm  dhe me shume kembëngulje gazetari i guximshëm ,Marin Mema në emisionin “Rrënjët Shqiptare”. Kështu publicistika e N.Ivanajt do të ndihmojë sado pak në këte drejtim.      

                 Mitrush Kuteli duke analizuar librin e N.Ivanajt “Historia e Shqypnisë Re” shkruan:”Mendimet dhe ngjarjet janë shprehur çiltazi,-troç,si thonë durrsakët-dhe në një stil energjik,si vetëm ata të Shkodrës mund ta shkruajnë.N.Ivanaj shkruan ashtu si flet.Pra shkruan mirë……Është veprimi I një njeriu  që breth shtet më shtet. për një ide të tijnë,tani I pritur mirë ,pastaj I nxjerrë me polici,po  gjithmonë I palodhur “maniak” për mbesimet e veta .Një njeri ky, N.Ivanaj  insistent e persistent I cili sa po I nxjerrë nga një kufi  vjen e hyn nga tjetra  për t’u nxjerrë prap me daulle. Gjithmonë në luftë ,gjithmonë në opozitë ..si ndënë Zogun edhe ndënë Duçen-sepse u pat internuar .I ngjan shpirtërisht atij Nikolla Naços të Rumanisë(Nikoll për Nikoll..) edhe ay  po aqë I përvojtur ,për gjith atë ideal.”

Viti i fundit i jetës tij kurorëzohet më botimin e librit,   “lulet e Pasosme “, që ka bërë vlerësimet e duhura   studiusi Sinan Gashi, për  Nikollë Ivanajn, si Poet Lirik   në poezinë patriotike dhe të dashurisë.Ndër të tjera thekson studiusi për  Poetin së  për çdo poezi shenonte datën e krijimit dhe vendin ku e kishte shkruar. Kështu  shtrirja gjeografike e krijimeve të tij përfshinte  më shumë së 30 vende…….Nga  titujt  e poezive :”Kosova”,” Bashkimi i Shkodrës me Atëdhe “ Vlona “ “Malësia e Madhe”, “ Udhëtimi – mërgim”. “Flamur”  …………dhe  nga vargjet “ Flamur i kuq ,me Shqype  të  zezë, //Hidhur madheshtuer n’erë të dlirë!//Flamur i shenjtë,që zemrën m’ke ndezë //.  Hidhu përpjetë në Shqypëni  të lirë”. …….. njohim   së çfarë rrihte në zemren e një Atdhetari luftëtar, siç ishte N. Ivanaj. Le të jetë një udhërrëfyes edhe për brezin  e  ri sot që të shpalosin  dijet e tyre,energjite pozitive , duke u plotësuar  me eksperiencat e  njerëzve më të suksesshëm të historisë sonë  dhe të botës  për të bashkuar shqiptarinë dhe për të lulëzuar  Mëmëdheun Etnik. 

Filed Under: ESSE Tagged With: Nikolla Ivanaj, Pertefe Leka

NJË LETËR E PA NJOHUR E HYSNI LEPENICËS DHE PERSONALITETET QË LIDHEN ME KËTË LETËR

January 25, 2021 by dgreca

Sotir Peci, shoku veteran i vuajtjeve e mundimeve për kaq kohë në tokat e huaja...Hysni Lepenica /

Nga Enver MEMISHAJ/

Poeti, përkthyesi dhe studjuesi Agim Xh. Dëshnica me banim ne Boston, Ma,  SHBA, me fisnikërinë që e karakterizon më njohu me një letër që Hysni Lepenica ia dërgonte babait të tij, patriotit Xhevdet Dishnica, më 7 prill 1940, nxjerrë nga arkivi i babait tij. Kjo letër, e pa njohur nga ana ime, nuk është përfshire në tre vëllime, që unë kam botur për vendin që zë në historinë e popullit shqiptar Hysni Lepenica.   

Hysni Lepenica (1900- 1943) ishte luftëtar trim në Luftën e Vlorës më 1920, komandant dhe udhëheqës i rendësishëm i Luftës Antifashiste, firmëtar i Marrëveshjes së Mukjes, 1 – 2 gusht 1943, anëtar i “Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë”, komitet që doli nga kjo Marrëveshje, Komandant i Përgjithshëm i Fuqive të Ballit Kombëtar, Dëshmor i Atdheut, dekoruar pas vitit 1990 nga presidenti Sali Berisha, presidenti Alfred Moisiu dhe së fundi nga presidenti Bujar Nishani ”Nder i Kombit Shqiptar” ( Enver Memishaj – Lepenica “Hysni Lepenica…” në tre vëllime; Gazeta “Telegraf”, Tiranë, dt. 28.5.2019, f.14 – 15)

Xhevdet Dishnica lindi në vitin 1896 në Berat dhe u nda nga jeta në vitin 1972 ne Tiranë. 

Ai kishte hyrë në jetën politiko-shoqërore shqiptare që në moshën 19 vjeçare, në vitin 1915, kur qe kthyer mësues në qytetin e lindjes pas mbarimit të liceut të Manastritit dhe Normales së Elbasanit. 

Në vitin 1919, në një demonstratë, nga ballkoni  i bashkisë së Fierit me guxim iu drejtua pushtuesit italian me thirrje: “Na lironi atdheun, lironi Vlorën kreshnike”. 

Në vitin 1920, përkrah 500 luftëtarëve berates mori pjesë në Luftën e Vlorës kundër pushtuesit Italian. 

Më tutje ai do të ishte bashkëluftëtar i Avni Rustemit, Llazar Fundos, Halim Xhelos e Riza Cerovës  dhe u zgjodh kryetar i degës “Bashkimi” të Beratit. 

Nga shtypi i kohës mësojmë rolin e madh që ka luajtur Xhevdet Dishnica në udhëheqje të kësaj shoqërie: ”Sot në ora 3 u mbajt këtu në Berat një miting prej 5000 vetash. E para për të kundërshtuar mizoritë serbo-greke në Kosovë e Çamëri…” (Gazeta ”Bashkimi”, Tiranë dt. 29.8.1924)

Në mbështetje të ideve që u hodhën në këtë miting djalëria intelektuale e Vlorës, Fierit dhe Beratit shtuan presionin ndaj qeverisë së Fan Nolit: ”Mbasi Serbia po ther vëllezërit kosovarë djalëria intelektuale e Vlorës, Fierit dhe Beratit i kërkojnë governës kombëtare të protestojë në Lidhjen e Kombeve. Për djalërinë vlonjate Uan Filipi, për djalërinë e Fierit Zoi Xoxa, për djalërinë e Beratit Xhevdet Dishnica” (Gazeta ”Bashkimi”, Tiranë dt. 29.8.1924)

Në udhëheqje të shoqërisë “Bashkimi” Xhevdet Dishnica mori pjesë aktive në Revolucionin e Qershorti të vitit 1924 dhe në ditët e pazarit ai mbante konferenca para popullit dhe bënte thirrje për përkrahje të qeverisë së Fan Nolit. Me dështimin e revolucionit të qershorit pas një muaj maleve mundi të arratisej jashtë shtetit. U anëtarsua në KONARE dhe botoi artikuj në gazetën “Liria Kombëtare”.

U kthye në atdhe në vitin 1939, pas 15 vjetësh mërgimi. Mori pjesë aktive në Lëvizjen Antifashiste  dhe në vitin 1943 megjithëse në moshë të madhe doli partizan dhe luftoi me armë në dorë kundër pushtuesve nazi-fashist. (Esat Dishnica, gazeta “Bashkimi”, Tiranë dt. 12.8.1981, f. 3)

Me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare Këshilli i Bashkisë Berat i ka dhënë Xhevdet Dishnicës titullin: “Nderi i Qytetit”, me motivacion : “Për kontribut të shquar atdhetar dhe patriotik  në shtetformimin dhe shpalljen e Pavaresisë si një shtet i lirë dhe sovran, për sakrificën humane, intelektuale dhe qytetare në mbrojtje të vlerave më të mira morale dhe shoqërore të qytetit tonë dhe mbajtjen lart të emrit shqiptar dhe krenarise kombetare”. (Vendim i Këshillit Bashkiak Berat nr. 42 date 130.10.2012)

Letra (me shkrim dore në 4 faqe) që Hysni Lepenica, ish prefekt i Matit, i dërgon Xhevdet Dishnicës, bën fjalë për shqetësimin miqësor e shoqëror të Hysniut dhe Xhevdetit për fejesën e Uan Filipit (1901-1948) me vajzën e patriotit të shquar Sotir Peçi (1873-1932).

Kjo  letër ka rëndësi historike për ngjarjet që trajton, në kohën e pushtimit italian dhe personazhet historik që citohen e përmenden në këtë letër, prandaj po e botojmë më poshtë:

                                                                                                                           Burrel 7.IV.940

I dashur Xhevdet,

Kam ditë që mora letrën tëndë. Nuk t’u përgjegja menjëherë për shkak të dëshirave të flisja njëherë vetë me Uanin dhe për këtë qëllim i shkrova të vinte këtu. Mirëpo ai s’mund të vi se nuk i japin leje dhe unë gjithashtu veç kësaj kam dhe fëmijën vetëm këtu.

Megjiëkëtë përsa më shkruan nuk më duket një çështje pa rëndësi, për shumë arsye, sado që unë vajzën nuk e njoh, emri i saj meriton çdo respekt dhe gjith kujdesin tim. Në këtë mënyrë ju siguroj edhe për ndjenjat dhe mendimin e shokut tonë, Uanit.

Për sa i përket sjelljes dhe cilësirave të dhëndurit të ardhshëm si dhe pajtimit të natyrave të tyre u takon t’i peshoni juve që i njihni të dy. Unë u vë parpara vetëm një konditë, që është gjendja ekonomike e Uanit dhe dy motrave gati për t’u martuar me 10.000 franga ar boxh, akoma në Bankën Kombëtare Vlorë që rrjedhin nga martesa e motrës së tretë bërë në dimrin e kaluar.

2.

Diçka më shkruaje se shokët mendojnë të nxjerrin nga ana e qeveris 200 napolona për vajzën e Sotir Pecit. Sot qeveria po jep Zef Doçit e Hakik Menës me shokë të internuar politik për ushqimin e fëmijve nga 200 e 300 napolona. Kësaj here pra, për Sotir Pecin i njohur brenda dhe jashtë Shqipëris, mund të japë më tepër dhe është me vend e i ka hije qeveris, dhe unë kam bindje se po të parashtrohet mirë çështja, qeveria ka për të bërë një ndihmesë të meritueshme. 

Merru vesh mirë me shokët që duan të interesohen për shokë, dhe t’i vihen punës që t’i kërrejnë një pajë të meritueshme vajzës së S. Pecit.      

3. 

Jo 200 napolona, se kjo do të ishte qesharake, mbasi sot me 200 napolona nuk mund të ndërtohet e stoliset asnjë kasolle me kashtë, por të kërkojnë ndo 20 mijë frënga ar dhe fundi, të mos pranojnë nëqoftë se u japin më pak se 10 mijë frënga ar. 

Në rast se shokët mund t’i sigurojnë vajzës të paktën 10 mijë franga ar unë mund t’u ap pohimin e Uanit për të cilin jam i sigurt që s’ka asnjë kundërshtim, veç pa qënies në gjendje financiare nuk i përballon dot këto halle.

Kështu pra, shokve shumë të fala dhe përpiqi me e përgatit pajën, se janë të dy të varfër dhe për çdo gjë tjetër le ta kenë ndërgjegjen të qetë se e kanë përmbush plotësisht detyrën kundrjet shokut veteran të vuajtjeve e mundimeve për kaq kohë në tokat e huaja. 

4.

Shkruajmë mua në qoftë se puna mund të rregullohet për sa u mbetet shokëve, që unë të mbaroj pastaj për sa i takon Uanit, të cilin po marr përsipër.

                                    Të përqafoj

                                    Yti Hysni Lepenica

                                                               *        *        *

Letra e Hysni Lepenicës është nderim dhe vlerësim i lartë për patriotët, si rasti Sotir Pecit për të cilin Hysni Lepenica thotë: “Le ta kenë ndërgjegjen të qetë se e kanë përmbush plotësisht detyrën kundrjet shokut veteran të vuajtjeve e mundimeve për kaq kohë në tokat e huaja”. 

Korespodenca ndërmjet dy patriotëve është  shprehje e humanizmit, respektit dhe besnikërisë ndaj shokëve të idealit, ajo tregon jo vetëm shqetësimin miqësor të autorit por veçanërisht shqetësimin atdhetar për t’u qëndruar pranë dhe ndihmuar atdhetarët dhe fëmijët e tyre, sepse ata kishin shkrirë jetën për interesa të popullit të tyre si Sotir Peci, Uan Filipi, Xhevdet Dishnica etj.

Emri i saj, shkruan H. Lepenica për vajzën e Sotir Pecit, “meriton çdo respekt dhe gjith kujdesin tim”, çka do të thotë vlerësim i lartë për atdhetarin e shquar Sotir Peci dhe besnikërinë e detyrimin që ndien H. Lepenica për t’i ardhur në ndihmë vajzës së mikut dhe shokut të idealit. 

Në letrën e H. Lepenicës duket shqetësimi për mikun e shokun e idealit, Uan Filipin, që ta martojë por edhe t’i zgjedhë nusen, sipas personalitetit e vlerave qytetare e atdhetare të tij.  Në këtë letër si Hysni Lepenica ashtu edhe Xhevdet Dishnica na paraqiten si njerës fisnikë të preokupuar  dhe angazhuar  për shoqërinë dhe miqësinë, për t’i ndihmuar e përkrahuar ata.  

Në këtë angazhim të Dishnicës dhe Lepenicës del përpara një vështirësi e madhe, vështirësia ekonomike e personazheve që citohen në atë letër. Vështirësi që nuk u zgjidhën e për pasojë patrioti Uan Filipi nuk u martua dhe kaloi në amëshim beqar, ndërsa motrat e tij u martuan dhe u bënë me fëmijë, çka tregon shpirtin e tij fisnik e bujar duke sakrifikuar lumturinë e tij për familjen, motrat e tij.

                                                 *        *        *

Kush është Sotir Peçi (1873-1932)
Hysni Lepenica thotë për Pecin: “Shokut veteran të vuajtjeve e mundimeve për kaq kohë në tokat e huaja”. 

Ndërsa Kuteli e përcjell vdekjen e Peçit me këto fjalë: “Tani trupi i tij i rraskapitur prej dyzet vjet si  veteran, shlodhet në tokën e zhuritur të Atdheut, të cilin e pat dashuruar aq bujarisht… se virtytet e tij patën qenë regëtimat e mësë kthjelltës shqiptarizëm. Ky apostull i shndërritshëm që shqipëzoi shqipen dhe kombësoj kombin, kalon nga jeta në jetë…”
Sotir Peçi lindi në Dardhë të Korçës në vitin 1873. Më 1906 Peçi botoi gazetën “Kombi”, gazeta me më shumë lexues, sepse delte në Boston, ku po dyndej një turmë e madhe mërgimtarësh. Ishte meritë e veçantë e Peçit tërheqja në gazetë dhe përfshirja në lëvizjen kombëtare e Fan Nolit. Dyshja Peçi-Noli, “Kombi” dhe shoqatat e shumta të shqiptarëve të Amerikës, patën një rol të dorës së parë në përgatitjen e ditës së Pavarësisë. 

Në vitin 1908, në Kongresin e Manastirit Peçi ishte delegat i shqiptarëve të Amerikës dhe i kolonisë së Bukureshtit. Rrjedhat e patriotizmit do ta rrëmbenin për ta lënë përfundimisht në mëmëdhe.
Veprimtaria pedagogjike e Peçit, zë fill në shtator 1909 në trupën mësimore të shkollës së parë, Normales së Elbasanit, ku jepte lëndët e Shkencave të Natyrës dhe mbaron me detyrën e Ministrit të Arsimit, në qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjes. 

Në vitet 1914 – 1918, Peçi strehohet në Shkodër, ku bashkë me patriotë vendas të prirë nga Nikollë Ivanaj, krijojnë organizatën “Krahu Kombëtar” që në ato vite, pati një rol tepër të madh. 

Në shkurt 1919, qeveria e Durrësit e emëroi Peçin drejtor të arsimit për Tiranën. Po atë muaj, një dërgatë amerikane e kryesuar nga konsulli Jozef Haven, kërkon takime me patriotë shqiptarë për të krijuar një ide sa më të saktë për të ardhmen e Shqipërisë. Një nga figurat kryesore që takoi ishte Sotir Peçi. 

Sotir Peci ishte nënkryetar i komisionit që mblodhi dhe organizoi Kongresin e Lushnjës.

Qeveria e dalë nga Kongresi historik i Lushnjes, duke njohur vlerat e Peçit, e futi në kabinetin qeveritar si Ministër të Arsimit. Ishte 47 vjeç dhe mbarte mbi supe jo vetëm përvojë, por mbi të gjitha një figurë të pastër morale. 

Në vitet që pasuan, Peçin e gjejmë deputet, ministër dhe njërin nga 4 anëtarët e Këshillit të Lartë, apo regjentë siç quheshin.
Gjatë viteve  1925- 1932, i dënuar fillimisht me vdekje në mungesë dhe i falur më pas, Peçi mbeti një emigrant politik, fillimisht në Itali dhe më pas në Greqi! Megjithëse iu bënë oferta për ofiqe e shpërblime, ai mbeti kokëfortë siç qe në bindjet e veta. 

I sëmurë e pa mjete financiare për t’u kuruar, i varfër, pa mbushur të 60-të vitet, mbylli sytë në Follorinë më 10 prill 1932. U varros në Korçë, me nderime të mëdha zyrtare, mbi shtratin e një topi. 

Patrioti i shquar Sotir Peci, përveç vajzës që përmëndet në letrën e Hysni Lepenicës kishte dhe një djalë Gaqo Peci që kishte lindur në vitin 1920. Kreu Liceun e Korçës, pastaj studimet e larta në Institutin Pedagogjik në Tiranë. Punoi si mësues i gjuhës frënge deri në ditën e arrestimit, në vitin  1976. Më 10 qershor 1977, me vendim nr. 118, Gjykata e Korçës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. U lirua në vitin 1982.

E patën arrestuar për të shtuar terrorin dhe për t’ju treguar të gjithëve që asnjë nuk mund t’i shpëtonte “tehut të mprehtë të shpatës së Diktaturës së Proletariatit”, e as mësuesi i shquar 60-vjeçar pjesëmarrës në Luftën e Dytë në anën e fituesve, pasardhësi i atyre që kishin bërë Shqipërinë. Të katër të akuzuarit në grupin e Gaq Pecit morën dënime të rënda dhe vetëm Gaqoja doli i gjallë nga burgu. 

*

Uan Filipi (1901-1948), lindi në Mbrostar të Fierit në vitin 1901. Babanë e tij bashkëkohësit e quanin Tod Shqiptari, për shkak të përpjekjeve të tij në lëvizjet patriotike kundër pushtuesit të huaj. Uan Filipi u brumos nga prindërit me idenë e një Shqipërie të lirë, pa pushtues, pa bejlerë e pa agallarë.

Ai ishte një politikan dhe luftëtar i çështjes kombëtare, me mendime e bindje të majta. Fillimisht militoi në grupet fillestare komuniste. U dënua me vdekje në kryengritjen e Fierit në vitin 1935 dhe pas dajles nga burgu, në vitin 1938, ai militoi në Grupin Komunist “Zjarri” dhe më pas në Ballin Kombëtar, duke qenë në vijën e parë të luftës kundër pushtuesit të huaj. Në tetor të vitit 1943, ishte një nga themeluesit e Partinë Socialdemokrate.

Uan Filipi si politikan dhe veprimtar shoqëror i kaloi vetdijshëm kufijtë e një politikani të thjeshtë dhe u bë udhëheqës i masave popullore.Veprimtaria e tij nuk kishte vetëm konture politike, por kryesisht atdhetare. Arsyet se përse Uan Filipi është përmendur fare pak dihen. Ato janë politike, pra s’kanë të bëjnë me të vërtetën dhe historinë.

Uan Filipi u arrestua nga komunistët më 24 tetor të vitit 1947. U akuzua se “ka qenë iniciator i formimit të Komitetit Qëndror të Ballit Kombëtar që kishte si qëllim rrëzimin e pushtetit popullor. Lidhje me të arratisurit brenda dhe jashtë Shqipërisë”. Gjykata e Lartë Ushtarake me vendim nr. 25 dt. 22.1.1948, pas tre muaj tortura çnjerzore, në hetuesi, e dënoi me vdekje dhe e pushkatuan.

(Shih për më shumë: Enver lepenica “Uan Filipi, politikan dhe luftëtar i çështjes kombëtare”, Tiranë 2019)

*

Zef Doçi e Hakik Mena ishin të internuar dhe qeveia fashiste apo kolaboracioniste u paguante nga 200 napolona fëmijëve me që prindi nuk kontriubonte për famijlen sepse ishte i internuar. Tani lexuesi të bëjë vetë krahasimin me trajtimin e të internuarve që bëri Enver Hoxha për gati 50 vjet. 

Zef Doçi ka lindur në Fushe Lure të Dibrës. Kulla 3 Kateshe e Zef Doçi është një monument i trashëgimisë kulturore, i llojit “Arkitekture”, i miratuar me numër  47 dt. 27.07.2006.

Hakik Mena është nga Dibra. Atë e gjejmë pjesmarrës në Kuvendi i Arrasit, 13 gusht 1920.

Ramiz Daci, më 7 gusht 1920, ishte në Arras dhe organizoi një miting me pjesëmarrjen e mbi 3000 vetave (pari e hali), ku shprehën krenarinë për Luftën e Vlorës kundër italianëve dhe shprehën gatishmërinë për të mbrojtur me të gjitha mjete tokat e atdheun e tyre.

Figura e politikanit dhe luftëtarit Uan Filipi në librin e studiuesit Enver  Memishaj - Bota Sot
VOAL

Xhevdet Dishnica                Hysni Lepenica                      Uan Filipi

undefined

Sotir Peci

Sotir Peçi (portrait).jpg
LeterNga Hysni Lepenica- faqja- 1 1940
Nga Hysni Lepenica- f
Scan_20201016 (2)

Filed Under: Politike Tagged With: Agim Deshnica, Enver Lepenica, HYSNI LEPENICA, Letra e Panjohur, Sotir peci

AGIM NEBI, MJESHTRI I ARTIT SHQIPTAR NË ITALI

January 25, 2021 by dgreca

Artisti i shquar i arteve figurative Agim Nebi “Mjeshtër i Madh” tregon për Diellin e Vatrës New York jetën e tij artistike, vlerësimet, peshën e artit dhe fuqinë e gjinisë së mozaikut në zhvillimin e shoqërisë, në një rrëfim ekskluziv dhënë gazetarit Sokol Paja.  

MOZAIKU SHQIPTAR NË QYTETET ITALIANE

Artisti Agim Nebi u zhvendos në Itali në vitin 94, i ftuar si specialist mozaiku ku fillimisht i kërkuan të krijojë dhe realizojë mozaikë për të zbukuruar një kishë në qytetin e Napolit dhe pastaj aktiviteti artistik mori vrull në të gjithë territorin italian me shumë vepra artistike, në mozaikë dhe në teknikat e tjera të artit figurativ (piktura në vaj, afresqe) etj. Disa nga këto vepra artistike janë vendosur në ambiente të rëndësishme të disa qyteteve italiane si për shembull mozaiku i dedikuar “fire fighters” të qytetit të Pizës, mozaiku i dedikuar Rajonit të Puglia-s dhe vendosur në Fiera del Levante në Bari. Një tjetër mozaik i dedikuar miqësisë dhe vëllazërisë midis dy popujve fqinje (Itali-Shqipëri) me titullin “Vetem deti midis nesh – Solo mare tra di noi”, e konsideruar nga italianët si “Sintesi perfetta per significare l’integracione tra i due popoli, italiano e albanese” që ka frymëzuar disa institucione, shkolla e shoqata italiane ta shfrytëzojnë titullin e imazhin e veprës si simbol të forcimit të marrëdhënieve midis dy vendeve Italisë dhe Shqipërisë. “Vetem deti midis nesh” është një titull shumë domethënës që ka frymëzuar edhe një shoqatë Italo-shqiptare që ka marrë këtë emër në nder të marrëdhënieve të bukura që janë krijuar ndër vite midis dy shteteve mike, fqinje dhe aleate. Një tjetër mozaik është vendosur në qendrën italiane të bashkëpumimit midis qytetit të Barit dhe të Tiranës, inauguruar personalisht në Tiranë, nga presidenti i Rajonit Puglia, Z. Michele Emiliano. Një tjetër kryevepër e mjeshtrit Agim Nebi është Mozaiku i Nënë Terezës që ndodhet në Sheshin me të njëjtin emër në qytetin e vogël të Toritto-s, ku familja Nebi jeton prej vitesh, dhe që e ka nderuar artistin e veçantë shqiptar me titullin “Qytetar Nderi”. 

MOZAIKU, NJË PASION I VEÇANTË

Mjeshtri Agim Nebi rrëfen për Diellin e Vatrës dashurinë e veçantë dhe stilin unik në punimin e mozaikëve. Artisti Nebi zbulon karakteristikat që ka gjinia e mozaikut në komunikim me shoqërinë. Sipas mjeshtrit Agim Nebi marrëdhënia e veçantë me mozaikun ka lindur si nevojë për tu shprehur dhe për të komunikuar direkt me shoqërinë dhe me ballafaqimet bashkëkohore të artit ndërkombëtar. Sipas mjeshtrit Nebi mozaikun e lëvroi për të dalë nga metodat klasike të ekspozitave dhe për të shijuar artin, bëri që në vitet 80 të realizonte një sërë veprash monumentale artistike dhe arkitekturore në Shqipëri. Sipas mjeshtrit Agim Nebi, arti shqiptar pas luftës u politizua dhe mori drejtim rus pasi artistët tanë më të mëdhenj të kohës kishin studiuar në Rusi dhe ata sollën një model rus. Sipas Nebit komunizmi e penalizoi artin shqiptar duke e bombarduar me ideologji komuniste dhe nuk e lejoi artin figurativ e artistët shqiptarë që të njiheshin me artin ndërkombëtar. Sipas z.Nebi arti shqiptar në 50 vitet e fundit u politizua shumë. Arti mori shembullin e realizmit të artit socialist rus. Në komunizëm sipas z.Nebi arti mori formën e enës ku u zhvillua. Pas shëmbjes së komunizmit sipas mjeshtrit Nebi, me ndryshimet politike, ekonomike e sociale, vëmendja dhe interesi për artin u mënjanua. Shoqëria dhe shteti shqiptar duke nënvlerësuar artin dhe duke u përqëndruar e gjithë veporimtaria publike te akonomia dhe politika, ç’orientoi artistët dhe dëmtoi artin në përgjithësi. Sipas mjeshtrit Agim Nebi shpresojmë që me rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë e shqiptarëve do të kthehet vëmendja e shoqërisë dhe institucioneve tek arti dhe tek kultura e vendit tonë të cilat janë dokumenti kryesor i identifikimit dhe identitetit të një kombi. 

KUSH ËSHTË PIKTORI MOZAICIST AGIM NEBI

Piktori mozaicist Agim Nebi lindi në Korçë më 30 nëntor 1950. Mbaron studimet në Institutin Artistik “Jordan  Nisja” në Tiranë, dhe  konsiderohet si talent i spikatur duke i  akorduar nga Ministria e Kulturës së asokohe profesor personal me një program të specializuar për 4 vjet. Nga vitet 1972-1977 ndjek studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë në degën e pikturës monumentale. Me iniciativën e tij e në mënyrë autodidakte mbron diplomën me gjininë e mozaikut, (lëndë që asokohe mungonte në programin e fakultetit). Vlerësohet me maksimumin e votave. Mjeshtri Agim Nebi është autor i disa veprave më të rëndësishme të historisë së Shqiperisë në mozaik. Në vitin 1994 shkon në Itali bashkë me familjen. Gjatë viteve të qëndrimit në Itali ka realizuar një sërë veprash monumentale të montuara në vënde të rëndesishme të shoqërisë, të kulturës e asaj fetare italiane. Sot jeton në Toritto, provincë e Barit. Ka ilustruar një sërë librash për të rritur e për fëmijë në Shqipëri. Ka restauruar disa monumente të rëndësishme si Mozaikët e Apollonisë, Mozaikët e Linit etj. Ka marrë pjesë dy herë në “Fiera del Levante” në Itali, (me ekspozita personale) ku ka përfaqësuar Shqipërinë me veprat e tij. Në Itali ka hapur disa ekspozita personale me teknika të ndryshme të artit. Në vitin 2013 shpallet Qytetar Nderi në Komunen e Toritto ku edhe jeton me familjen. Aktualisht  në Toritto  punojnë në studion e tyre familjare bashkë me djalin Tani e Rudi, të cilët kanë trashëguar venën aristike të të atit dhe ndjekur gjurmët e tij. E bija Arianita është mjeke kirurge në një nga spitalet më të rëndësishme të qytetit të Barit. Në veprimtarinë artistike të “Mjeshtrit të Madh” Agim Nebi, një kontribut të veçantë ka dhënë edhe piktorja Aferdita Nebi (Jahja) bashkëshortja e tij të cilën Agimi e konsideron si bashkëautore për të gjitha veprat dhe arritjet e tyre. 

MJESHTRI AGIM NEBI NË POEZINË E XHEVAHIR SPAHIUT

TEMPULLI

Agimit, artist i mozaikut

Një i marrë çapitet fillikat nëpër mjegull.

Brenda vetes mbart një tempull.

Pa peshë.

Pa formë.

Rreh ta nxjerrë në dritë të diellit.

Muret ngrihen dhe shemben;

nën gishtërinj

kullon gjaku i heshtur i zemrës.

Si copëra ylberësh të thyer

mbi gurët e vdekur shfaqen gurët e gjallë.

Ylli i mbrëmjes

pa fjalë

përkulet mbi tempull.

Një i marrë çapitet fillikat nëpër mjegull. 

(Marrë nga vëllimi me poezi “FERRPARAJSA” 1994)

DEKORIMI SI “MJESHTËR I MADH” NGA PRESIDENTI I REPUBLIKËS

Artisti i shquar i arteve figurative Agim Nebi u dekorua prej Presidentit Meta më 3 Dhjetor 2020 me Titullin “Mjeshtër i Madh”. Kreu i Shtetit e çmoi artistin Nebi me motivacionin: “Për kontributet e shquara në lartësimin përmes veprave artistike të imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit. Në vlerësim të reflektimit dhe përçimit të vlerave më të mira artistike dhe të qytetarisë si dhe shembullit të tij të rrallë si mozaicist, që vazhdon të frymëzojë brezat e rinj”. Zoti Agim Nebi njihet si mjeshtër i mozaikut por ka shkëlqyer në të gjitha gjinitë e artit që ka lëvruar. Veprat e tij kanë një frymë të fortë patriotizmi dhe tema heroike. Firmën e mjeshtrit Agim Nebi mbajnë Mozaiku ‘Shqipëria’; në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar, ‘Jehona e Skënderbeut’ në Muzeun e Tropojës; ‘Flamuri’ në vendvarrimin e Skënderbeut në Lezhë; ‘Mësuesi i Popullit Petro Nini Luarasi mes nxënësve dhe luftëtarëve’ në Muzeun Ersekë; ‘Masakra e Borovës’ në Borovë; ‘Liria’ në Akademinë e Arteve, ‘Festa e Grurit’ në Hotel Tirana International, ‘Studentët’ në Fasadën e Universitetit Bujqësor të Tiranës, ‘Motive Baritore’ në Hotel Turizmi në Rrëshen, ‘Barinjtë’ në Muzeun e Skraparit, ‘Fëmijët’ në Pallatin e Kulturës Ersekë e shumë kryevepra të tjera që e bëjnë Agim Nebin një mjeshtër të kulturës me përmasa europiane. Krijimet e mjeshtrit Agim Nebi kanë të veçantë hijeshinë, brishtësinë, përdorimi i gurëve natyral, individualiteti i portreteve, bukuria e veshjeve në mozaikë dhe stilin original të të krijuarit. Me veprimtarinë artistike jashtë Shqipërisë mjeshtri Agim Nebi është një ambasador i çmuar i artit dhe identitetit kombëtar shqiptar. 

Filed Under: Featured Tagged With: Agim Nebi, Mjeshtri I Artit

Mësim për herë tjetër

January 25, 2021 by dgreca

Astrit Lulushi

Nga Astrit LULUSHI/

Në mos gjë tjetër, çdo komb ka një qëllim edhe kur s’e sheh qartë ose nuk e përcakton dot. Megjithatë, qëllimi është si sekreti i simbolit ‘V’, që do të thotë ‘Vazhdim’, por ne e lexojmë ‘Victory’, shenjë e fitores; dhe gëzimi na shkon kot.
Njeriu asnjëherë nuk është i kënaqur me arritjet e veta; Natyra, Perëndia a kushdo qoftë, flet në kohëra të ndryshme me mënyra të ndryshme për parët, për profetët, të cilët shumë herë tregojnë në shumë forma të ndryshme, duke parashtruar pak nga pak planet e tyre, duke provuar kotësinë e famës dhe fuqisë.
Përtëritja vjen dhe shkon, por toka mbetet përgjithmonë. Dielli lind e perëndon, ndërsa del i pikturuar përsëri atje ku u ngrit. Era fryn jug-veri, këtu-atje, përpara-prapa, e duke u sjellur rrotull. Dhe i njëjti fat i kap njerëzit, të mençurit e të budallepsurit e mjerë; mendja e urtë dhe mendja boshe gjithashtu vdesin të dyja njësoj.
Njerëzit nuk janë më të mirë se kafshët; marrin frymë në të njëjtin ajër dhe vdesin njësoj. Të gjithë shkojnë në një vend, mbulohen në pluhurin nga kanë ardhur dhe pluhur bëhen. Çfarëdo që bën Natyra a Zoti është përfundimtare; fjala nuk thyhet; vetëm fjalia kundër një vepre të keqe nuk është përfundimtare. 
Historia është grumbull rrënojash a kujtese e fituesit, fuqisë dhe qëllimit. Dhiata e vjetër është themeli i kulturës laike dhe fetare, krishtere e islame. Aty tregohet për kohërat kur të gjithë njerëzit kishin vetëm një Zot. Më vonë mbretërit krijuan zotër të tjerë dhe harruan se ishin zgjedhur për t’u kujdesur për njerëzit dhe jo për t’u pasuruar në kurriz të tyre dhe idhullizuar veten, ose për të pasur sa më shumë servilë a skllevër.
Kombi është si bari; gjithë lavdia është si lulja; bari thahet, lulja bie; kështu, për të mos humbur, fillimisht, herën tjetër, mbille farën thellë në zemër, pa dyshim, pa dualitete, nëse ke për qëllim, që barin ta shohësh gjithmonë me lule, të gjelbër.

Filed Under: Politike Tagged With: Astrit Lulushi, Mesim per here tjeter

“Një jetë…disa Histori “-DR.ANNA KOHEN

January 24, 2021 by dgreca

Marjana Bulku:Doktoreshë Anna  kohen , jeta juaj ka kaluar përmes Shqipërisë, çfarë ka mbetur e paharruar  në kujtesën tuaj nga ai vend ?
Ana Kohen :Unë kam lindur edhe jam rritur në Shqipëri .Kujtimet  më  të bukura janë ato të fëmijërisë, jeta jone si jehudi  në Vlore, shoqet dhe shokët e shkollës së mesme. Por vetëm  kur u largova nga ai vend kuptova se zemrën time unë e lashë në Shqipëri.Si pa kuptuar ai vend kuptova se kishte  qenë dashuria ime e parë e cila nuk harrohet   dot kurrë edhe sot e kësaj dite.
Marjana Bulku :Gjuha shqipe mbeti kaq e gjallë dhe e pastër  tek ju? Si ia dolët të mos e harroni atë as në Amerikë?
Në fakt gjuhën shqipe e kisha harruar sepse gjithmonë flisnim greqisht në familje dhe siç dihet familja është baza e çdo lloj zhvillimi dhe kultivimi gjuhësorKur u ktheva në Shqipëri pas shumë vitesh , pata rastin të jepja leksione në degën  e stomatologjisë  të Universitetit të Tiranes . Aty e ndjeva të nevojshme  që të kisha ndihmën e një përkthyesi nga greqishtja.Në vitin 1990-të  pas  shumë përpjekjesh arrita të sjell në Amerikë gjithë familjen time prej 37 vetash të cilët jetonin ende në Shqipëri . Duke komunikuar me ta  fillova  ta  ripërdor edhe ta përmirësoj  dukshëm   përdorimin  e gjuhës shqipe .Më vonë  , pasi u zgjodha   kryetare e AAWO Motrat qiriazi, fillova ta përdor  më lirshëm gjuhën shqipe kuptohet nga takimet e shumta me shqiptarët .
Marjana Bulku :Ju i doni shqiptarët , e keni vërtetuar këtë me vepra , pse i do  shqiptarët kaq shumë Ana Kohen?!
Ana Kohen :Prindërit  e mi  kishin ardhur nga Janina e Greqisë në Vlorë  . Gjate luftës  ata u strehuan  në Fshatin Trevllazer ku arritën  që të mos zbulohen dhe arrestohen  nga nazistët gjermanë.Këtë fat nuk e pati familja e mamasë  time e cila jetonte në Janinë të Greqisë , ata për fat të keq u shfarosën në Kampet e Përqëndrimit.Kjo e ka dhe shpjegimin e pyetjes tuaj brenda , prandaj unë nuk kam se si të mos i dua shqiptarët në sajë të të cilëve ne ekzistojmë .
Marjana Bulku :Doktoreshë, humanistë , aktiviste në jetën e komunitetit shqiptaro-amerikan çfarë tjetër do ta bëjë të paharruar për ne shqoptarët Ana Kohenin? 
Ana Kohen: Unë i dua njerëzit prandaj dhe trajtoj të gjithë njerezit me respek dhe dashuri , kjo është shkak pse unë jam mjeke në profesion ose ndoshta edhe pasojë e profesionit .
Marjana Bulku:Motrat Qiriazi , Nju Jorku, Florida , projekte të shumta me në qendër familjen, gruan ,fëmijën, çfarë e ushqen kaq fort humanizmin tuaj; profesioni , apo shpirti juaj tërësisht human?
Ana Kohen:Nuk ka qene e lehtë  per mua që të drejtoj organizaten “Motrat Qiriazi “ për më shumë se  25 -vjet . Vetë  historia e familjes time më ka mësuar që ta vlerësoj humanizmin edhe gjithmonë të përpiqemi  të ndihmojmë njerëzit  në nevoje .Që kur isha e vogël  gjithmonë i kam ndihmuar shokët  dhe shoqet   e shkollës  . Mbaj mend një herë kur duke dashur ta ndihmoj me çdo kusht një shok të klasës  i tregova në provimin e frengjishtes. Si pasojë  mësuesi më nxorrri jashtë  nga klasa .Ky konsiderohej një turp për një studente të shkëlqyer .Dëshira për t’ju shërbyer  njerëzve Ishte një nga arsyet kryesore në zgjedhjen e profesionit tim.
Edhe unë kam kaluar  një periudhë  të vështirë në vitet e para të emigracionit. Kêshtu  i kuptoja vështirësitë që kalonin shqiptaret pasi kisha kaluar edhe vetë nëpër to.Nuk mohoj që edhe familja ime ishte një shembull për mua , historitë e saj natyrshëm na kishin imponuar modelin e vet.
Marjana Bulku:Modeli juaj njerëzor, profesional dhe estetik  ka frymëzuar kaq shumë miqtë sidomos ato që ju njohin nga afër , çfarë mesazhi ke për ata që pak ju njohin dhe duan të ndjekun udhën tuaj altruiste?
Sa herë  të keni mundësi  ndani njohuritë  tuaja me të tjerët!Dhuroni sipas mundësisë tek organizatat që ndihmojmë  komunitetin tuaj por edhe njerëz të tjerë në nevojë .Gjithmonë përpiquni të ndihmoni njëri-tjetrin edhe jo të armiqsoheni . Trajtoje me dashuri jo vetëm mikun por edhe armikun. Tregoju që ti ke një zemër më të madhe se ata që nuk të duan, apo të kanë zili.  Vitet kalojnë  shpejt e kur të plakesh dhe ta pyesesh vehten: Çfarë kam bërë  unë në jeten time…(?!) do të ndjehesh mirë kur din se i ke dashur edhe i ke ndihmuar gjithë njerëzit , përndryshe  do ndjehesh shumë keq. Por do jetë  vonë.
Marjana Bulku : Si ndjehet Ana Kohen gjyshe , na përshkruaj një ditë nga jeta juaj brenda asaj që konsiderohet e paprekshmja Mbretëri ; Familja ? 
Unë jam bërë gjyshe në moshë të re nga fëmijët e burrit .Fëmijët tanë na kanë  dhuruar dy nipa dhe një mbesë  Vajza jeton në Florida shumë afër nesh  duke na dhënë kënaqësi  që ta kemi gjithmonë pranë mbesën e ta shijojmë rritjen e saj. Alana më kujton veten  time kur isha femijë  dhe rrija gjithë ditën  pas gjyshes time e ajo kujdesej  për mua me aq shumë ashuri . Ajo përpiqet të më imitojë   dhe e quan veten  Mini NonaGjyshi shkon  në ballkon  edhe pi cigare Ajo e din që unë shqetësohem më shikon  dhe  më pyet: -“Where is Papu? Let me go and check on him.
Oh, Papu you are smoking. Please stop , is not good for you.
Than she comes back inside and tell me. Nona, Papu is smoking and he does not listen to me. 
I will become a dr like  nona, but Papu are you going to be alive when I finish school?”
Kur unë sëmuren ndonjëherë , ajo shqetesohet edhe me një pamje serioze më pyet:Nona, when are you going to die? Well I don’t know, only god knows.Oh, but after that the only thing left is for you to go to heaven correct?Yes.Ne të dyja kuptohemi me sy , ajo din të dallojë kur diçka nuk shkon ,marrdhënia ime me Alanën plotëson kohën kur unë rrisja time bijë, midis karrierës profesionale dhe angazhimeve ne humbasim kohën më të artë të jetës atë të rritjes së fëmijëve.Megjithatë unë dua të pohoj që kam punuar shumë për të qenë mama, bashkëshorte , grua në karrierë në të njejtën kohë dhe gjithmonë pyes veten :-A ia kam dalë ?!

Filed Under: Histori Tagged With: Dr. Anna Kohen, Marjana Bulku

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • …
  • 39
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT