• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2022

NJË ҀERTIFIKATË PËR POLITIKANËT

July 6, 2022 by s p

Shqiprim Pula/

Para disa ditëve, një shok i imi, më tregoi se kishte qenë tek mjeku specialist i syve (oftamologu), për të marrë një raport mjekësor që të ripërtërijë lejen e vozitjes. Pra, të pajisesh me raport mjekësor që të vozisësh një mjet motorik. Në fakt, kjo, më nxiti të mendoj më thellësisht lidhur me politikanët tanë; dhe më lindi pyetja a do duhej të pajiseshin me raport mjekësor psikiatrik apo neurologjik, politikanët tanë para se të ulen në karrigen drejtuese e merrnin udhëheqje ekzekutive?, disa mund të thonin PO e disa të tjerë JO!.

Kaluan mbi dy dekada vite, që nga paslufta, dhe ne vazhdojmë të sakrifikojmë për JU, duke pritur se po ndryshoni e po e bëni më të mirën për vendin e qytetarët, por jo, ju të papërgjegjëshmit, vazhduat t’a shkatronit ardhëmërinë e vendit për shkak të barkut tuaj të urritur e mendjeve tuaja joracionale e edhe të sëmura. Vitet nëpër të cilat kemi kaluar, kemi parë, dëgjuar e përjetuar lloj-lloj skandalesh si rezultat i paaftësive profesionale dhe vendim-marrjeve kriminale, të këtij apo atij kryetari, të këtij apo atij udhëheqësi institucional. Të gjithë neve, n’a kujtohen mega skandalet që lidheshin me privatizimet; infrastrukturën rrugore; hidrocentralet; vjedhjet në institucione publike; tenderomaninë e deri tek idetë mbi territoret!. E, për të vazhduar me fjalorin ofendues e deningrues, egocentrik e emocional, të përgjithësuar e paragjykues, që e dëgjonim dhe dëgjojmë ҁdo ditë. Për rrjedhojë, në mungesë të një jete normale qytetarët tanë ҁdo ditë ikin nga vendlindjet e tyre sepse pasojat janë afatgjate e nga më të ndryshmet…stagnim ekonomik, ngadalësim reformash në të gjitha dikasteret, për një jetë normale për gjithë, sepse, në politikë hyni gjithëkush e shumëkush, e siҁ thoshte shkrimtari Ali Asllani “hanin e pinin, rëmbenin, mbushnin xhepa e arka, të pabrekë i gjeti dreka, e milioner i zuni darka”!. Ata, që të vetmin profesion kishin “politikën”, me barkun e urritur dhe mendjen e sëmurë, të gjendur në karrigen vendim-marrëse si politikanë, i bënë dëmin vendit. Prandaj, për t’a shpëtuar vendin dhe ardhëmërinë, kryetarë e udhëheqës institucional, para marrjes së detyrës duhet t’i kryejnë kontrollet mjekësore, që të konstatohet, që ata, janë mirë e të aftë, mendërisht e emocionalisht, për të udhëheq me shtetin. Ti politikan, përmes vendim-marrjes tënde, që bënë normativën për një shofer veture t’a bëj kontrollën mjekësore me detyrim; po ti, ti pse nuk kontrollohesh përderisa mban në dorë fatet tona?!

Është shkruar për Adorlf Hitler se kishte patur probleme shëndetësore mendore, i cili niste fronte lufte, e dëmtoheshin fate miliona njerëzish. Poashtu, është shkruar edhe për Slobodan Milosevic e Radovan Karagjic të cilët kishin probleme shëndetësore mendore, të cilët shkaktuan krime kundër njerëzimit e gjenocid. Madje, kur lexon histori politike botërore, has në diktatorë e sundimtarë që kanë sunduar nëpër botë, e që kanë patur probleme shëndetësore mendore që e kanë zhytur botën në gjak.

Kudo e kurdo, që flitet për pluralizmin e demokracinë, për reforma tek pushteti ekzekutiv e gjyqësor si nevojë e kohës; për dekriminalizim tek cilindo dikaster, ajo ҁfarë poashtu duhet, është që mjekët specialist të psikiatrisë e neurologjisë t’u krijohet status ligjor, që me detyrim krerët partiakë e institucional, t’i kontrollojnë e reduktojnë ata me insinuata keqbërëse apo plangprishësat, që po i’a marrin frymën kombit e shtetit. Meqë, e normuar kërkesa për raport mjekësor për lejen e vozitjes, pse të mos e normojmë edhe kërkesën për kontroll mjekësor për krerët institucional e vendim-marrës, të cilët vendosin për fatet e qytetarëve. Tek ne, e në mes nesh, duhet të kultivohet kultura e të bërit politikë me ndjesinë e atdhedashurisë e vetkorigjimit.

Filed Under: ESSE Tagged With: shqiprim pula

Tufë me poezi: Për ty Kosovë

July 6, 2022 by s p

Viron Kona

C:\Users\viron\Desktop\vironietyde.jpg

Si feniksi i legjendave u ringjalle! 

Dëshiroj të të shpreh disa fjalë të ngrohta zemre,

Të ndiej gjakun e heronjve që në trup të vërshon,

Të puth brazdat në ballin e gjakosur nga plumbat, 

Të ledhatoj trupin tënd të plagosur që fërgëllon.

Të ndiej në çdo pore të trupit tim, e jona Kosovë,

Të shoh përherë në ëndrra, o fisnike famëmadhe, 

Të përfytyroj nëpër kroje, qumësht zane duke pirë,

Ngazëllehem! Si feniksi i legjendave ti u ringjalle!

            Luftëtarëve të UÇK-së

Hodhët pushkët supeve u bëtë flakadan, 

Me valë vetëtimash ju goditët mizorinë,

Heroizmi juaj rindezi ëndrrat çlirimtare,

Me flamuj kuqezi, përuruat lirinë!

                Në ditën e dëshmorëve

Lule t`freskëta pranvere sjellin nënat dhe fëmijët,

Shqipet përshkojnë qiellin,burrat shkrehin pushkë,

Krojet e ndalin rrjedhjen, flladet valëvitin flamujt,

Malësori thërret legjendat, ngre këngë me lahutë.

              Presidenti  Bill Klinton

Thuhet se ish testament nga Zhorzh Uashingtoni,

Të mbështetej e të ndihmohej populli i Kosovës,

E bëri vepër atë amanet të shenjtë, Bill Klintoni, 

Bashkë me Kosovën,mbrojti qytetërimin e  botës. 

Ai u shfaq liridashës dhe human si Nëna Terezë,

Kreu misionin që me ankth e priste bota mbarë,

Përcolli mesazhin: njerëzimi s`duhej t`tolerojë,

Gjenocidin mesjetarë dhe skllavërimin barbarë!

Të falënderojmë nga zemra, o presidenti Klinton,

Do t`mbahesh mend si një lider që vure drejtësi,

Ne shqiptarët do të t`jemi në shekuj mirënjohës,

Sepse na qëndrove pranë, kur kërkonim liri.

               Për ty Kosovë! 

Hordhitë barbare t`kanë dhunuar pareshtur,

Janë vërsulur mbi ty me pabesi dhe egërsi,

Kënga jote e lirisë asnjëherë s`ka heshtur,

O hyjnesha jonë e ëmbël,e lashta Dardani!

Klithmat tona për liri janë përhapur në glob,

Jetën ne ia kemi falur këtij dheu të shenjtë,

Gjaku ynë ka vërshuar lumë nëpër shekuj,

Për ty, Kosova jonë e shtrenjtë!

N`truallin tënd çdo gur e shkëmb – lapidarë, 

Çdo grimcë dheu nxjerr gjak ende t`patharë,  

Çdo dëshmor – kushtrim për mijëra luftëtarë,

Mijëra Shota e Azem, mijëra Adem Jasharë…

Kosovë: dheu, klithma, geni i pastër shqiptar, 

Me emrin tënd ne lindim, jetojmë  e vdesim,

Amanetin e vyer të lirisë të t`parëve dardanë,

E kemi besë e flamur e në breza e përcjellim…

Filed Under: LETERSI Tagged With: Viron Kona

SERBËT NGA TURMA TË MJERIMIT NË SHTET-KAMPION TË SHOVINIZMIT

July 6, 2022 by s p

“Në ndihmë të serbëve që kerkojnë djepin dhe shpergajt, dhe ideatorëve e adhuruesve të Ballkanit të Hapur…”. 

NGA  NDUE  BACAJ  

Ka rreth 13 – shekuj që ne shqiptarët u detyruam që si fqinjë të “parë” të kemi në veri e verilindje shtetin e importuar dhunshëm nga Uralet dhe Karpatet e akullta, me emrin e vonshëm Serbi. Mjerisht ka pa kaq kohë (rreth 1300 vite) që ne autoktonet Iliro-Shqiptar nuk kemi mundur të jetojmë “një ditë” të mirë me serbet si fqinjë që nuk mundemi ti ndryshojmë.. Mjerisht Europa Plakë gjatë shekujve jo vetëm nuk frenoi grykësinë e perhershme të ketyre banorëve të rinjë të Ballkanit , por jo rrallë i “pagëzoi” si qytetarë të vjetër të Kontinentit, madje duke u dhënë pasaportën e të “drejtave” për t’u bërë shtet me prirje të përhershme zgjerimi në territore e njerëz; ku në shumicën e rasteve këto binin mbi shpinën e Ilirisë e më vonë Shqipërisë Etnike… Madje Rusia (duke prfituar nga dobësitë e Europës) vëllezrit e vet të “tretur”, sllavët e Jugut i pagëzoi jo vetëm si shtet, por si “koburen” e saj që “shtinte” në çdo moment ndaj qytetërimit e përparimit të racës sonë Iliro-Europerendimore . Europa në vend që të ndalonte ndërtimin e kësaj “kobureje” gjigande Ruse shpesh luajti rolin e konstruktorit “modern”, që jo pak kjo “krijesë” përbindëshe ka qëlluar edhe mbi vetë Europën e qytetërimin e saj. Padyshim rastet janë të shumta e kobëndjellëse, që nga mesjeta e hershme e deri në ditët e sotme, ku çmimin më të lartë e paguam ne shqiptarët, por edhe vetë Europianët, të cilët veçanërisht në vitin e zi 1999 panë me sytë e tyre se çfarë krimesh monstruoze janë në gjendje të bëjnë sllavët e “vjetër” me Ideologjinë e re, me çetnikun “modern” Millosheviç, e ndihmësat e tij (që janë edhe sot në politiken e “re të Serbisë) Ivica Daçiq e Aleksander Vuçiq  që ende nuk duan as sot të pranojnë si fqinje Kosoven e martirizuar (po nga ata..serbet).

KOSOVA E SOTME , DJEPI I FISIT ILIR TË DARDANËVE AUTOKTON E DHE JO I ARDHACAKEVE TË VONË SLLAV…

Gjeografi dhe historian i njohur i lashtesisë Straboni (lindi në vitin 63 para Krishtit dhe vdiq në vitin 20 mbas Krishtit), në vepren e tij “Geographica” (Gjeografia) të perbërë prej 17 librash, në librin e tij të VII, kur shkruan për fiset Ilire , i kushton një rëndësi të madhe fisit Ilir të Dardanëve. Nga ky liber mesojmë per jeten dhe luftrat e Dardanëve me në krye mbretin e tyre më të famshem Monunin (shek.II para Krishtit) e tjere , por mbi të gjitha mesojmë per shtrirjen teritoriale të ketij fisi të lashtë Ilir. Nga ky liber i shkruar rreth njëzet shekuj më parë citoj: “…Pas bregdetit të Ardianëve (edhe ky fis injohur Ilir) dhe plerejve , vjen gjiri i Rizonit dhe qyteti (ilir) Rizon, si dhe qytete të tjera të vogla. Vjen edhe lumi Dril , i cili më thellë nga lindja arrinë deri në Dardani. Dardania kufizohet me fiset maqedonase dhe paione ,nga ana e jugut sikunder edhe me autariatet e dasaretet (edhe keto fise ilire)..dardanë janë edhe galabrët…Dardanë nuk e lënë menjëanë edhe muziken , por perkundrazi perdorin fyej e vegla me kordha …”. Edhe nga autoret e tjer antik ,para dhe pas Strabonit mesohet shumë edhe per luften e qendresen e Dardanëve dhe shtrirjen e fiseve ilire. Për të mos u zgjatur shumë mendova ti referohem shkrimtarit dhe peshkopit të njohur Ambrozi-t i cili kishte lindur në vitin 340 (pas lindjes Krishtit) në Trir të Gjermanisë dhe kishte sherbyer per shumë vite në viset ilire si peshkop. Nga librat e Ambrozi-t mesojme shumë edhe per jeten civile dhe atë fetare të Ilirëve. Kesaj radhe mendoca të citoj vetem një fragment nga libri III (Epistolae ,letrat),ku shkruhet : “ Koka e Ilirikut nuk mund të jetë tjetër , perveçse qyteti Sirm , dhe unë jamë peshkopi i ketij qyteti”…. Historiani i madh bizantin , i njohur si Prokopi i Çezaresë (i lindur në Çezare të Palestines,fundi i shek.V- fillimi i shek.VI ,pas Krishtit),bashkohes i perandorit të njohur me origjinë ilire JUSTINIANIT, në librin e tij të VII do të shkruante : “Në vitet 549 -550 (mbas Krishtit) Skllavenë (Sllavët) ,… kaluan per herë të parë lumen Ister…Komandanti i ushtrisë romake në Iliri dhe Thraki hyri në luftë të ashper me ketë ushtri dhe megjithëse ajo ishte e ndarë në dy pjesë , romaket u thyen per shkak të sulmit të tyre të papritur , disa prej tyre u vranë , disa të tjerë iken në rremujë…Skllavenët i vunë perpara …pas kesaj ata filluan të grabisin pa frikë të gjitha keto vende , në Thraki, edhe në Iliri…Në keto kohë një turmë e madhe Skllavenë (Sllavesh) u derdh në Iliri dhe beri atje tmerre të paparashikuara… Në kohen e kesaj dyndje grabitqare …Skllavenët u kthyen me gjithë palçken në vendin e tyre…Ndersa ushtria (romake) me urdher të perandorit u ndalua në Iliri , afer qytetit Ulpiana..(libri IV).(Qyteti liro-Dradan i Ulpianes ,sot ndodhet ne fokusin e arkeologeve ,afer Prishtines, N.B.). Perandori Ilir , Justiniani në keto kohë e shikoi vehten disi i “dobtë” ne organizimet ushtarake ,dhe per ketë nisi një punë të madhe ndertuese e rindertues të qyteteve dhe kështjellave , veçanarisht në trojet Ilire. Per keto vepra Historiani bashkohes i Justinianit, Prokopit të Çezaresë, ne librin e tij De Edificis (Mbi ndertimnet, libri IV), shkruan : “..Unë do ta filloj nga atdheu i perandorit…diku tek Dardanet europian të cilet jetojnë pertej kufijeve të Epidamnasve pranë forteses Bederiana ,gjendet një fshat me emrin Tauris ,ku ka lindur perandori Justinian, themeluesi i perandorisë boterore. Ai e rrethoi ketë në një kohë të shkurter me një mur në një formë katrori dhe ngriti kater kulla , në të kater qoshet , prej të cilave mori emrin Tetrapyrg (katerkullash) , ai themeloi ketu një qytet madheshtor me emrin Justiniana Prima (Justiniana e parë)… Ka pasur në Dardani , që prej koheve të lashta një qytet që quhej Ulpiana ,muret e ketij (që ishin duke rënë) i rindertoi që të gjitha . Dhe pasi e stolisi me madheshti dhe i dha bukurinë e sotme (shek.VI mbas Krrishtit N.B.) , i vuri emrin Justiniana Sekunda (Justiniana e dytë). Ai themeloi edhe një qytet tjeter fqinjë që e quajti Justinopol , me emrin e ungjit të tij. Ai ndertoi muret e Sardikes , Naisopolit (Nishi vendlindja e Konstandinit të Madh N.B.), të Germanës dhe të të Pantalisë… Justiniani rinderoti edhe në Epirin e Ri dhe të Vjeter të Ilirëve , si qytetet Nikopol , Fotikë dhe të quajturen Foinike…”. Territoret që përbëjnë (ish) Jugosllavinë e shekullit XX, para çfaqjes së Serbëve , (paraardhësve të tyre Skllavenëve gjysma e dytë e shek.VI , por ende të pa vednosur si banorë), në këto rajone, banoheshin qysh prej kohësh që s’mbahen mend nga Pellazgët (paraardhesit e Ilireve)… Në luginat e Vardarit të Epërm dhe të Drinit të Bardhë, në Fushën e Kosifopedionit ose të Shkupit dhe në rajonin Nishit shtrihej fisi i njohur ,Dardanët … Të gjitha këto popullsi siç thotë Plini ishin Autoktonë Ilire.. Perseri nga Plini Secundi , autor i Historisë së Natyres (i lindur ne Itali në vitin 23 ose 24 pas Krishtit) mesojmë se lumenjët e permendur që vinin nga Dardania janë (ishin) : Margu ,Pingu , Timahu nga Rodopi , Oesku nga Hemi , Uti , Asami , Jeteri. Iliria në gjerësinë më të madhe ka treqindë e njezetë e pesëmijë hapa, ndersa gjatësia e saj që nga lumi Arsia deri te lumi Drin arrinë në tetëqindë mijë hapa…”(libri III). Me një perllogaritje të thjeshtë ,duke e numruar hapin me rreth 80 cm nga keto dhëna shtrirje të Ilirisë (megjithse jo të plota , pasi keto të dhëna janë pa Epirin..) ,ne na del se Iliria e asaj kohe kishte një siperfaqe rreth 170 mijë kilometra kateror.

NË “KËRKIM” TË DJEPIT TË SEBËVE. 

Emri SERB me të cilet njohim skllavenët e “djeshem” apo trashigimtarë e tyre sllavët e “sotem”, nuk ishte i perdorshëm asnjëherë si emer njeriu. Rrënja serb del në polonisht dhe rusisht , paserb , pasierb = djali gjetur , paseirbica = bijë e gjetur. (Konstandin Jirecek ,Historia e Serbëve ,pjesa e parë ,fq.99). Pra siç shihet vetë emri që ka marrë ky popull që ka ardhur vonë në trojet e gadishullit Ilirik (Ballkanit sotem) ,i pershtatet rrugëtimit të tij nga Uralet e Karpatet ,deri sa ka gjetur ,apo është gjetur në ketë vend të ri që ka ngulur per të banuar …

Historia e serbëve , para ardhjes së tyre në gadishullin e Ballkanit , është e perzier me atë të sllavëve të tjerë pergjithësisht. Në fillim ata jetonin të gjithë me emra të ndryshem në veriperendim të Karpateve , në luginat e Vistulës , Pripetit dhe të Dniestrit të eperm ,duke pasur në veri të tyre edhe popullsi të tjera ; stergjyshët e popujve baltë ,që gjithashtu ishin farefisi më i afërt , të tillë si lituanët , letonët e tjer , në lindje kishin popuj me prejardhje fine , dhe në juglindje popuj të ndryshem që banonin në stepat e gjera të Skitisë. Vetëm në shekullin e VI-të serbët shfaqen në jug të Danubit. Natyrisht ,vershimi i tyre e shtyu një pjesë të popullsive Ilire ose shqiptare autoktone drejt jugut , por një pjesë e vogël megjithatë u detyrua të strehohej në fillim nëpër male dhe vetem me kohë ajo zbriti pak nga pak drejt fushave , ku ishte shtrirë pushtuesi dhe në gjirin e të cilit do të shkrihej…(Robert d’Angeli ,ENIGMA ,fq.242-243).

Poeti kombëtar At Gjergj Fishta ,në “Iliaden” shqiptare (Lahuten e Malesisë) na ka lënë disa vargje brilante ,nga të cilat serbet e sotem që humbin kohen kot duke u munduar të gjejnë djepin e tyre në trojet Ilire të Dardanisë së moçme apo Kosoves së sotme ,kanë mundesi të orientohen per të gjetur (lehtesisht) djepin e tyre së bashku edhe me shpergaj atje ku i kanë lënë para 13-14 shekujsh në Urale…citoj:

Ene breshtet t’Kapitolit

Dalë nuk kisht’ e murrtë ulkonja ,

Per me i dhanun sisë Romolit ,

Mbasi shembë kjo per dhe Troja;

E atje larg , po kah Urali ,

Neper ato breshta të larta,

Sillej shkaju si shkërbe mali,

Tue kerkue per molla t’tharta ,

Kur n’keto vise të Ballkanit

Të parët tonë Pelazgtë e motit

Gjanë e gjallë kullotshin planit ,

Qetë i ngitshin n’fushë të Zotit.

Kishin ligje e frone të mbara ,

E gjatë shtegut të qytetrimit ,

Ishin shty ata larg perpara….(Lahuta e Malesisë ,fq.105).

 Ndersa një ndër njohesit më të mire të historisë së serbëve ,Konstandin Jireçek ,shkruan : “Në veri të stepës ,shtrihet nga Karpatet deri në Urale , një zone e madhe pyjore. Në gjysmen lindore të kesaj zone pyjore ishin vendosur finët ,të cilet fillimisht shtriheshin drejt jug-perendimit , por u sprapsen ngadalë në drejtim të veriut nga arierët ,një dëshmi e fqinjësisë së lashtë sot janë elementet Iranianë dhe lituanë në gjuhet e volgafinëve . Në gjysmen perendimore në thellësi të vendit pyjor, në hapsiren e madhe midis stepës pontike dhe detit të lindjes jetonin dy popuj… lituanezët dhe sllavët. Lituanezet dikur një popull i madh , janë paksuar qysh nga mesjeta. Sllavet vendbanimet e të cilëve janë më të lashta sipas të gjitha gjasave, ishin vendosur në jug dhe në jug-perendim të fiseve lituaneze…Perballë dallimit të rendesishem midis gjuhëve të veçanta lituane ose gjermanike , të bie në sy se gjuhet sllave deri në njëfarë mase janë shumë më pranë njëra-tjetres… (Historia e serbëve ,pj.parë ,fq.87-88). Po nga ky burim mesojmë per luftrat qe janë berë në mes romakeve per mbrojtjen e Sirmiumit dhe Singidunumit (Beogradit te sotem) të fortifikuar ,dhe avarëve e skllavenëve e tjer që e sulmonin (në vitet 572-591 mbas Krishtit). Per keto luftra shkruan bashkohesi sirian, Johanes , ipeshkëvi i Ephesos , dikur favorit i Justinianit si misionar ndër mbetjet e paganëve në Azinë e Vogël (Turqinë e sotme)…Nga ky autor ndër të tjera citoj : “Populli i mallkuar i sllavëve “ e ka shkretuar të gjithë vendin deri në rrethinat e Kostandinopojës.. (Kostandin Jirecek po aty fq.113-114). ..Sllavët kur erdhën në Ballkan ende nuk e njihnin besimin kristian. Ata vazhduan të ishin Pagan, kur me sa duket ajo i “ndihmonte” që të ishin kaq barbarë që Historiani  Ë. Temperly tek libri “Historia e Serbisë” shkruan si vijon: “Sllavët nuk erdhën në Ballakn ,(shek.VI), si një ushtri Invaduese që mund të luftohej me armë, por si një masë njerëzish kundër të cilëve nuk kishte asnjë fuqi që mund të qëndronte. Ishte një gjë e lehtë me shfarosë individë ose grupe të tërë ndër invaduesit sllavë, por ishte e pamundur me ndalua dyndjet e tyre, ku numri ishte aq i madh sa zinte vendin e vetive luftarake”… Pas një farë “Qetësie” të vendosur nga Bizanti, popullsia sllave filloi të përqafonte krishtërimin, madje vetë Bizanti i kërkoi Papës së Romës të dërgonte priftërinj për të pagëzuar popullsitë sllave, fillimisht Kroatët e Sllovenët që u bënë e mbetën përgjithësisht Katolikë, ndërsa Serbët u pagëzuan të fundit, ku dalëngadalë bënë pjesë në kishën Ortodokse që janë edhe sot. Përqafimi i Kristianizmit nga popujt sllavë ka ndodhur rreth vitit 879… Por edhe në këto vite vazhdonin të vinin sllavë të rinj të cilët forconin ngulmimet e “Vjetra”, por krijonin edhe të reja, ku një rol negativ luajti Perandoria e Bizantit e cila tashmë funksiononte më shumë formalisht se sa realisht. Pushtimet Bullgare të shekujve X-XI-të ishin tepër të dëmshme për shqiptarët, por edhe të favorshme për ardhacakët sllavë, aq sa po nën vasalitetin e Bizantit serbët ishin fuqizuar duke ngritur shtetin e Rashës ku në krye kishin Zhupanin e madh Stefan Nemaja që “mbretëroi” rreth 30 vjet (1165 – 1195). Pas vitit 1205 kur Perandoria e Bizantit thuajse kishte rënë plotësisht mbi truallin e Kosovës, filluan vërshimet sllave ku kulmi arriti në vitet 1330 – 1355 kur sundoi Car Stefan Dushani i cili kishte ngritur perandorinë më mizore të kohës ku viktimat në njerëz e treva i përkisnin thuajse tërë Ballkanit, por mbi të gjitha zemrës së Shqiptarisë Kosovës, mbi të cilën ranë mizoritë e tjetërsimit me dhunë e gjak të fesë Katolike në Ortodokse, si dhe shkatërrimin e pashoq të kishave e manastireve Katolike duke i kthyer ato në të besimit të dhunshëm Sllavo – Ortodoks, madje duke bërë edhe ndryshimin e emërtimeve të fshatarëve, lokaliteteve e qyteteve të tjera në emërtime Sllave, gjë që edhe sot pas rreth shtatë shekujsh e vuajmë ne shqiptarët. Për fat të mirë kjo mizori nuk zgjati veçse 25 vjet pasi Stefan Dushani vdiq e bashkë me këtë edhe mbretëria e tij famëkeqe, pas kësaj pati një rigjallërim të Principatave Shqiptare të Balshajve, por kjo nuk zgjati shumë se mbi Ballkan e Europë filluan të duken përsëri Re të Zeza që paralajmëronin një shtrëngatë që rrezikonte të shkatërronte gjithshka e gjithë popujt e rajonit, qoftë edhe fqinjët tanë të dhunshëm Sllavët. Këto Re të Zeza ishin hordhitë e Perandorisë Turko-Osmane që tashmë kishte filluar të pushtonte e shkatërronte gjithshka. Për t’i bërë ballë këtij tmerri thuajse pa fund, popujt e Ballkanit u “Bashkuan” e organizuan në aleancën e tyre që arriti kulmin në betejën e famshme të Fushë – Kosovës në vitin fatkeq të 1389. Padyshim rolin parësor e luajtën të parët tanë së bashku me Serbët, Rumunët, Bullgarët e të tjerë Ballkanas, por gjithsesi kjo luftë kundër Perandorisë Osmane përfundoi në disfavorin e aleancës antiosmane, por edhe ajo pati martirët e saj që në shumicë ishin Shqiptarë, madje edhe kryeheroi që arriti të vrasë vetë Sulltani Muratin me emrin d.m.th. Mirash Kopili, që dalëngadalë historianët Serb e Sllavë i deformuan emrin në Millosh Kopiliqi me qëllimin e vetëm për ta quajtur këtë hero me origjinë sllave, madje historia serbe edhe sot ka deformuar e fallsifikuar këtë betejë tejet  heroike ndonëse të humbur, madje fallsifikimi i historisë ka arritur deri aty sa që Kosovën ta quajë Stara Serbia, pra Serbia e Vjetër. (Gjithsesi në kushtet aktuale të shekullit 21-të, ky problem shpresojmë se është duke u tejkaluar…). Pas betejës së Fushë – Kosovës, serbët thuajse u dorëzuan ku kulmi arrin kur bijën e knjaz Llazarit (Hrebeljanoviçit që u vra në betejë me 1389), Oliveren ia dhanë për grua Sulltan Bajazitit…(Kostandin Jirecek, Historia e Serbëve ,pj.dytë ,fq.153). Pas pushtimeve Osmane, Gjergj Brankoviçi i dha për grua Sulltan Muratit të dytë vajzën e tij, madje vetë Sulltan Murati i dytë ishte nip i një princeshe serbe. Kur Skënderbeu donte t’i shkonte në ndihmë Huniadit të Hungarisë me 1448 (kundër Turqve), Gjergj Brankoviçi, duke qenë mik i turqve nuk lejoi që ushtria e Skënderbeut të kalonte nëpër Serbi. Gjithsesi me 1521 perandoria turke arriti kulmin e saj, e po në këtë vit pushtoi edhe Beogradin e me radhë fqinjët tanë.   Pas kësaj periudhe sundimi Osman ku edhe shteti i Rashës nën këmbët e perandorisë turko-osmane erdhën vitet 1690 e 1737, kur prandori Leopold mori në mbrojtje këta Serb duke u garantuar lirinë e fesë. Në këtë kohë formohet bërthama e një borgjezie të vogël serbe me disa intelektualë, tregtarë e oficerë që formuan liceun serb të Karlovacit me 1790, ndërsa me 1791 doli gazeta e parë serbisht në Vjenë. Megjithë këtë orvatjet e hierarkisë Hungareze për të tërhequr ortodoksët serb në krahun e vet dështuan. Rusia në vijim të patronazhit të saj ndaj ortodoksisë serbe, në vitin 1726 Pjettri i Madh, hapi një shkollë fillore që mësonte liturgjinë kishtare në gjuhën ruse, ndërsa në vitin 1733 u botuan libra për shkollat fillore, si dhe u dërguan disa njerëz të fesë të kryenin studimet në Rusi. (Historia e Ballkanit nga Xh. Kastelan). Qendra e Serbëve në shekullin e XVIII-të ishte Smederevo në pashallekun e Beogradit, ku popullsia e pashallekut vlerësohej në rreth 400 mijë banorë dhe përqendrohej në zonën e Shumadijes, ku veprimtaria kryesore ishte rritja e derrave. Beogradi në vetvehte në atë kohë ishte një qytet modest me disa mijëra banorë, ku pasi në vitin 1756 u prish Patrikana e Pejës, për serbët kjo Patrikanë u vendos në Beograd. Kontributin më të madh në fushën e kulturës serbe e ka dhënë Dosidej Obradoviç (1744 – 1811) i cili në vitin 1789 deri me 1802 u bë murg dhe qëndroi në Vjenë prej ku inkurajonte serbët për t’u hedhur në kryengritje. Nga viti 1806 deri sa vdiq me 1811 u kthye në Serbi dhe ishte mësuesi i fëmijëve të Karogjorgjeviçit. Gjatë kësaj kohe ai predikonte bashkimin e sllavëve të jugut nga Dalmacia, Bosnja, Sllovenia e Serbia pamvarësisht nga besimet e ndryshme që kishin përqafuar gjatë shekujve, madje ai njihet si themeluesi i letërsisë moderne serbe. Kryengritjet serbe kundër turqve kishin filluar që në shkurt të vitit 1804 me kryetar Karagjorgjin i dalë nga një familje e varfër pa arsim prej Shumadije (ku merreshin me rritjen e derrave). Politikani serb Dimitrie Tucoviq me librin e tij “Serbia dhe Shqipëria” shënon se një pjesë e fisit të Kelmendit u vendos në Rudnikun tonë dhe dha shumë njerëz të revolucionit popullor të vitit 1804..Madje shumë studiues pajtohen se prijësi i atij revolucioni i pari i dinastisë së Karagjorgjeviçëve, Karagjorgje Petroviç është me origjinë shqiptare (gjegjësisht nga Pjetrajt e “Katundit të Kastratit”). Në këtë revolucion prijësi serb Karagjorgji organizoi luftën çlirimitare nga turqit, ku në fakt në vitin 1804 kërkoi ndihmën e Austrisë por nuk e gjeti, por menjëherë atij i erdhi në ndihmë Rusia e cila e mbështeti me ndihma financiare e diplomatike. Por me 1805 ushtria Osmane e mundi Karagjorgjin momentalisht, i cili me përpjekje të jashtëzakonshme arriti që me 30 nëntor 1806 të marrë Beogradin, ku edhe filloi organizimi i vërtetë i shtetit serb. Me 1807 Serbia e Rusia nënshkruan një konventë e cila paraqiste pranimin e protektoratit të Rusisë ndaj Serbisë, ku pas kësaj Rusia dërgon pranë Karagjorgjit përfaqësuesin e Carit, Kostandin Rodofnikin me origjinë greke. Me 1808 Karagjorgji e shpalli vehten “Udhëheqës suprem i serbëve brez pas brezi”. Pas kësaj greko – rusi Kostandin krijoi një opozitë kundër Karagjorgjit, i cili si kundërpërgjigje u drejtua nga Austria. Me 1812 Rusia i trembej Napoleonit e për këtë bëri një paqe të fshehtë me Turqinë në Bukuresht, ku pranohej një autonomi e brendëshme serbe nën varësinë e Stambollit. Këtë marrëveshje serbët nuk e dinin prandaj ata vazhduan të luftonin, kundër Reshit Pashës që Stambolli e dërgoi si Guvernator të Beogradit. Madje Karagjorgji luftoi në krye të 41 mijë ushtarëve, por u thye, ndihma ruse ishte thuajse zero, ajo vetëm u hapi kufijtë ushtarëve të shpartalluar që u detyruan të largohen nga Beogradi, dhe ushtarët e ikur u kthyen shumica vetëm me 1813 kur u shpall amnestia. Me 11 prill 1815 filloi kryengritja tjetër serbe, por me një prijës të ri Mihal Obranoviçin të lindur me 1780 po në Shumadije në një familje të thjeshtë. Kur lufta u ndez, kryengritësit shtinë në dorë disa qytete dhe i kërkuan ndihmë Austrisë, ndërsa Rusisë jo, pasi nuk harronin braktisjen e madhe të 1812. Kur porta e lartë drejtoi ushtri të mëdha ndaj kryengritjeve të Obranoviçit, ky i fundit hyri në bisedime me turqit, madje me sukses pasi arriti të ndihej si prijësi i serbëve dhe arriti të ngrinte një shtet disi autonom serb. Me 1817 Karagjorgjeviçi i kërkoi bashkëpunim Obrenoviçit për kryengritje antiosmane tashmë me ndihmën e Rusisë, por ishte tepër vonë pasi Obrenoviçi kishte aleancë me turqit e për këtë i preu kokën Karagjorgjit duke ia dërguar në Stamboll. Këtë bashkëpunim të Obrenoviçit me Stambollin e demostroi edhe në luftën Ruso –Turke të vitit 1828, madje në disa dokumenta serbe flitet se Obranoviçi kishte blerë tek Stambolli titullin dhe autonominë me 500 mijë piastra argjendi në dorë tek vetë sulltani. Me 1830 ky prijës serb mori nga porta e lartë titullin e Princit trashëgimtar të Serbisë, ku pashai i Beogradit mbeti thuajse një kukull, ku nuk kishte asnjë të drejtë të ndërhynte në qeverisje e në gjykatat serbe. Pra ky ishte një sukses i vetë Obrenoviçit i cili krijoi shtetin autonom Serb në protektoratin Osman. Në maj të vitit 1833 Serbisë iu njohën kufinjtë nga 24 mijë km2 në 37 mijë km2 të cilat mbetën të pandryshuara deri në Kongresin e Berlinit me 1878. Ky udhëheqës serb u quajt edhe si Milloshi i Madh në historinë serbe, i cili në vitin 1831 ia lëshoi fronin djalit të tij Milanit. Me 1837 u krijua partia Konstitucionaliste me në krye Thoma Pershiç. Pas vdekjes së Milanit me 1860 në fron hipi i biri Mihajllo, në mbrojtje të të cilit ishte tashmmë partia Konservatore e Ilia Garshaninit i ardhur nga oborri i rus, gjë që shënon rikthimin e fuqishëm të influencave ruse në Serbi, ndërsa partia tjetër thuajse mbeti në hije. Në vitin 1878 Kongresi i Berlinit nën trysninë e Rusisë i dha Serbisë trevat me shumicë shqiptare të Krushumilias, Leskovacit, Vranjan dhe Nishin… Shqiptarët protestuan por kush ti ndihmonte, pasi edhe Porta e Lartë ishte në shtratin e lëngimit.  Mihajllo në vitin 1868 u vra, në vend të tij u vendos i biri Milani i cili me 1882 u bë mbret, ndërsa në vitin 1888 ai abdikoi fronin në favor të djalit të tij 13 vjeçar Aleksandrit të cilin në vitin 1903 e vranë për t’u hapur rrugë Karagjorgjeviçëve, ku u vendos mbret Pjetër Karagjorgji në moshën 59 vjeçare i martuar me bijën e princit të Malit të Zi, Nikollës, kjo bënte më të mundshëm atë bashkim të Malit të Zi (provincës) me Serbinë e cila donte Malin e Zi si portë dalje në detin Adriatik, pse jo pas kësaj ishte dora e Rusisë e cila këtë portë në Adriatik e konsideronte jetëdhënëse, madje për këtë ata kishin krijuar idenë e “Serbisë së Madhe”, “Nacertanie”. Tashmë rusët po të jetonin vetëm një grusht ortodoksësh serbë në një trevë shqiptare ata do të pertendonin se ky vend është serb, e për këtë në vitet 1880 filloi të vlonte ideja se Fush–Kosova e Sanxhaku i Novi Pazarit duhej t’i jepeshin Serbisë se këtu gjoja është Serbia e vjetër, për këtë në vitin 1903 Edith Durhami shkruan: “… Pasi i vizitova këto zona unë pashë se shqiptarët janë shumë më tepër në numër se serbët, të cilët janë të pakët në Fushë – Kosovë dhe Snaxhakun e Novi Pazarit”. Gjithsesi Novi Pazari (Pazari i Ri) pas kësaj iu dha Serbisë, ndërsa Fushë – Kosova e Kosova ka kaluar tërë dramën e njohur deri në ditët tona. Padyshim politika më kriminale ndaj shqiptarëve i përket kohës kur Nikolla Pashiq (1845 –1926) ishte kryeministër i Serbisë. Në vitin 1913 Konferenca e Londrës e la Kosovën me rrethinat tërësisht shqiptare nën sundimin serb, madje ajo konferencë arriti ta mbidyfishojë sipërfaqen e shtetit serb, duke bërë që të shkatërrohen qindra qytete, lokalitete e fshatra shqiptarë, si dhe të derdhet lumë gjaku i pafajshëm i popullsisë autoktone, që kishin të vetmin “faj” se ishin shqiptarë e zoti i kishte falë në këto troje, që kërkonin t’i mbronin nga pushtuesit serb. Numri i viktimave ishte tepër i madhe , por duhet të cilësoj se këto përpjekje grabitqare ishin prezente edhe në vitin 1915 (në kohen e traktatit të fshehtë të Londres) , në konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919 – 1920 ku Pashiqi famëkeq kërkoi suprimimin e thuajse krejt Shqipërisë Veriore në favor të Malit të Zi e Serbisë ku në krah kishte si gjithnjë Rusinë, por edhe Francën e Anglinë. E nëse nuk u realizua ky kob plotësisht kjo është meritë jo vetëm e shqiptarëve, por mbi të gjitha e ish presidentit amerikan Wudro Uillson. Luftërat me këtë fqinjë janë nga më të tmerrshmet e të shumtat, ku nga këto po cilësoj atë të vitit 1912, sipas shkrimit të vetë  një prej politikanëve e historianëve më në zë serb Dimitrie Tucovië, i cili në librin e tij “Serbia e Shqipëria” nënvizon, Politikën shoviniste të Pashiqit që arriti të pushtojë Shqipërinë deri në Durrës në vitin 1912, përveç viktimave nga shqiptarët flet për rreth 5000 të vrarë serb, dhe për një betejë në Berdicë (Shkodër) u vranë vetëm këtu 1300 oficerë e ushtarë serb, dikush për këtë duhet të përgjigjet, ndonëse ka prapavijë ruse, shkruan Tucoviq, por pas gjysmë viti uri, vuajtje, flijim, dekadencë, mbeturinat e ushtrisë serbe u kthyen mbrapa, duke lënë në Shqipëri 5000 varre ushtarësh dhe urrejtjen e përgjithshme të popullsisë shqiptare… Soldatska (ushtria) serbe bëri pluhur e hi katundet shqiptare dhe ktheu në kremator barbar popullsinë e tyre ku dogji të gjallë me qindra gra e fëmijë… Vlenë të nëvizohet se në vitin 1937 nga akademiku kriminel serb Vasa Çubrilloviç u publikua promemorja e titulluar “Nxjerrja e shqiptarëve jashtë” , ku kjo promemorje perbën një nga kulmet e “ideologjisë së spastrimit etnik” .( Mirko Grmek , Mark Gjidara dhe neven Simac , Spastrimi Etnik ,dokumente historike mbi një ideologji serbe, fq.127). Por Akademia serbe vazhdimisht ka prodhuar promemorje e programe kriminale per debimin e shqiptareve nga trojet e tyre , si ato të vitit 1981 e 1989 e vijim ,ku frymezuesit e ketyre krimeve janë të shumtë dhe me grada e tituj profesor dhe akademik, dy nga të cilet po i “cilësoi”: Së pari Dobrica Qosiqin nga i cili po kujtoj thënien e tij: “ Të gënjesh per Serbinë është patriotizem”, apo Ljuba Tadiçi , i cili kundershtonte pacifistet e paktë serb që ishin kunder luftes në vitet millosheviçjane , kur deklaronte , (duke bertitur me gishtat në veshë) : “Pacifizmi është bash vetë Tradhtia “ (Mirko Grmek , Mark Gjidara dhe neven Simac , Spastrimi Etnik ,dokumente historike mbi një ideologji serbe, fq.282-283). Keto promemorje kriminale do ti sherbenin si frymëzim dhe “si program pune” Millosheviçit e ushtrisë tij në krimet kunder banoreve autokton të Kosoves që nga viti 1989 ,deri në kulmin e ketyre krimeve serbe në vitin 1999 , kur Europa e Bota Perendimore , vendosen të ndalin ketë makineri gjakatare , duke e dëbuar perfundimisht nga trojet e pushtuara të Kosoves shqiptare prej rreth një shekulli…

Por deri atëherë nga trojet e Kosovës ishin larguar ndër vite nga terrori serb :

Në vitin 1878 –  60 mijë banorë, në vitet 1912 – 1914 –  240 mijë banorë. Në vitin 1919 – 1940 –  215 mijë banorë, në vitet 1952 – 1965 –  450 mijë banorë, ose më saktë deri në vitin 1965 gjithsej 965. 581 banorë të cilët në shumicë kanë ikur në Turqi, Shqipëri dhe vende të tjera perëndimore, ku kjo shifër është vetëm ajsbergu i shifrave zyrtare që jepte pushteti i kolonizatorëve serb. Por largimi i  shqiptarëve të Kosovës nuk u ndal ketu ai vijoj edhe pas ketij viti,e veçanarisht pas memorandumit të Akademisë Serbe të vitit 1981 , kur studentet e universitetit të Prishtines filluan protestat me kërkesën maksimale “Kosova Republikë”, per të vazhduar me ato të viteve 1989 deri në vitin 1999, kur u larguannga Kosova rreth një milion shqiptarë nga tmerret e makinerisë kriminale të komunisto-fashistit Millosheviç… Pasi kjo makineri lufte e genocidi u ndalua nga Europa e Bota me në krye Ameriken dhe luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, atëherë pjesa më e madhe e shqiptarëve të Kosoves u rikthyen në trojet e tyre etnike , ndersa deri atëherë  rreth 15 mijë shqiptar  ishin burgosur e vrarë nga makineria ushtarake shtetrore serbe , ku  një pjesë e të cilëve nuk janë kthyer deri sot as të vdekur për tu prehur në token nanë të Kosovës… (Me ketë rast vlen për t’u kujtuar edhe viti i zi 1945 kur komunistët serbo-sllav kishin instaluar  pushtetin e tyre në Jugosllavi e Shqipëri dhe vranë e masakruan rreth 5 mijë shqiptarë të  Kosovës në bashkëpunim me sllavo-komunistët shqiptarë, e cila  në histori si masakra e Tivarit). Gjithsesi për ta mbyllur këtë shkrim jo të plotë për fqinjën tonë të përgjakur, Serbinë,  po citoj edhe një herë vetë politikanin dhe shkrimtarin Tucoviq në librin “Serbia e Shqipëria” i cili në faqen 98 shkruan: “Sot u bë rrezik tepër i madh të predikosh nevojën e bashkëpunimit me shqiptarët. Shtypi serb duke u përpjekur të justifikojë më kot politikën e mbrapshtë, trilloi për shqiptarët një kështjellë të rreme dhe tendencioze, kurse politika pushtuese serbe me metodat e saj barbare i mbushi shqiptarët me një urrejtje të thellë ndaj nesh. Urrejtja e këtillë nuk ka ekzistuar që moti… Mirëpo të gjitha gjasat për një politikë miqësore u shkatërruan kësaj here shumë më tepër prej çdo kontakt me përfaqësuesit e popullit shqiptar dhe e hodhi këtë në urrjetje të tmerrshme kundër çdo gjëje që është serbe.”… Mjerisht kjo që shkruan Tucoviqi, edhe sot pas mbi një shekulli tingëllon aktuale, por jo për fajin tonë, por të politikës shoviniste serbomadhe dhe për fajin e atyre që e zgjeruan shtetin serb nga 24 mijë km2 që ishte me 1833 kur i njohën kufinjtë, në rreth 88 mijë km2 që është sot , ku të paktën 34 mijë km2 janë tokë të grabitura vetem nga Shqipëria Etnike… Sot kohrat kanë ndryshuar , Kosova djepi i fisit Ilir të Dardanëve është e pavarur dhe ka fituar lirinë pas rreth një shekulli pushtimi mizor të Serbisë .Por kjo liri nuk është ende e plotë pasi mjaft troje e vise të tjera të Shqiperisë Etnike lëngojnë nën pushtimin e fqinjëve , si Ilirida nën Maqedoni , Çamëria nën Greqi , Sanxhaku ,Metvegja , Bujanovski e tjer nën Serbi e deri Gjysma e Malesisë Madhe , Plava ,Gusia , Ulqini e më gjërë nën Malin e Zi. Por perveç kesaj duhet të forcohet autoriteti i shtetit të Kosoves duke u thënë ndal beg se ka handek , udheheqesve të Serbisë që shpesh kërkojnë “livallisin” nëper trojet e Kosoves , duke i quajtur keto troje etnike shqiptare si djepi i Serbisë , kur në fakt këto troje janë “varri” akoma i hapur i krimeve të Serbeve e Serbisë, që ndër shekuj u bënë nga turma të mjerimit në shtet kampion të shovinizmit…

VOO: Ky shkrim i imi nuk ka për qellim t’u prishin qjefin as ideatorëve dhe as adhuruesve të “Ballkanit të Hapur”, që për mua “Ballkani i Hapur” është “Vorri i Hapur” i shqiptarëve…

BIBLIOGRAFI:

1.Iliret dhe Iliria te Autorët Antikë ,Akademia e Shkencave të Shqiperisë, Instituti i Arkeologjisë , fq.309 . Pergatitur nga Selim islami (redaktor pergjegjes) , Frano Prendi ,Hasan Ceka ,Skender Anamali (Botimet Toena ,Tiranë 2002).

2.Konstandin Jirecek , Historia e Serbëve ,pjesa e pare, Stepia botuese “55” ,Tiranë 2010

3.Konstandin Jirecek , Historia e Serbëve ,pjesa e dytë           “                                 “

4.Robert d’Angeli ENIGMA (botime Toena)

5.Historia e Shqiperisë ,perg Akademia e shkencave të Shqiperise (Vll.I, II, III, IV).

6.Dr.Blerim Çela , Shqiptarët ndër Shekij ,Shtepia botuese KOHA ,Tiranë 2001.

7.Aleksander Stipçeviq ,ILIRËT ,historia ,jeta ,kultura ,simbolet e kultit ,botime Toena ,Tiranë 2002.

8.Zhan Klod Faveirial ,Historia (më e vjeter) e Shqiperisë ,fq.282 ,Plejad ,Tiranë 2004.

9.Dimitroje Tucoviq ,”Serbia e Shqiperia”

10.Serge Metais , Histori e Shqiptarëve , nga Ilirët deri te pavaresia e Kosovës , Tiranë 2006.

11.Spastrimi Etnik ,dokumente historike mbi një ideologji serbe, mbledhur , perkthyer dhe komentuar nga Mirko Grmek , Mark Gjidara dhe Neven Simac. Shtepia botuese “55” ,tiranë 2002.

Filed Under: Histori Tagged With: Ndue Bacaj

PUSHTIMI RUS I UKRAINËS E KA BËRË PËRFUNDIMISHT NATO-N SHUMË HERË MË TË FORTË, MË TË BASHKUAR DHE MË VENDOSUR

July 6, 2022 by s p

PhD Dritan Demiraj/

Samiti i NATO-s në Madrid përfundoi në datat 28-30 qershor dhe është e qartë tashmë se misioni i ri strategjik i SHBA-ve është mbrojtja e Europës, ndërkohë që pas pushtimit të Ukrainës sheshi tjetër i luftës mund të jetë Europa.

Ndërkohë që lufta në Ukrainë prej katër muajsh po intensifikohet gjithmonë dhe më shumë, ky konflikt ka treguar se kjo luftë është siguria e vetme për ndalimin e pushtimit rus drejt vendeve të Bashkimit Europian në përgjithësi dhe veçanërisht ndaj tre vendeve Baltike dhe Polonisë.

Në gjykimin tim, Europa nuk ka asnjë opsion tjetër, por thjesht dhe vetëm të përgatitet për një konflikt të mundshëm në të ardhmen e afërt. Ky është njëkohësisht edhe vlerësimi i fundit i SHBA-ve, të cilat kanë vendosur më të fund që të shtojnë ndjeshëm prezencën e tyre ushtarake në Europë.

Në shtesë të SHBA-ve, edhe Gjermania e Britania e Madhe kanë vendosur që të shtojnë prezencën e tyre ushtarake në Europë, duke forcuar më tej Krahun Lindor të NATO-s.

Presidenti Amerikan Joe Biden gjatë Samitit deklaroi se: “Ne jemi më të vendosur se kurrë që të zbatojnë artikullin 5, i cili nënkupton që sulmi mbi një vend është sulm mbi të gjithë aleancën. Ne jemi të vendosur të mbrojmë çdo inch të territorit të NATO-s. Së bashku me 29 aleatët e tjerë, jemi të gashtëm t’i përgjigjemi kërcënimeve nga të gjitha drejtimet përmes gjithë territorit tonë në tokë, det dhe në ajër”.

Dy konluzimet kryesore të Samitit të NATOs ishin se:

1. Putinit nuk mund t’i besohet.

2. Aleatët e SHBA-ve në Europë ndihen të kërcënuar dhe për këtë qëllim

Presidenti Biden ka urdhëruar që të mobilizojë edhe më tej ushtrinë Amerikane.

Kjo nënkupton që shumë shpejt, një kontrigjent më i madh Amerikan do të dislokohet në Europë. Ku do të dislokohen konkretisht këto forca?

Një brigadë e përforcuar Amerikane do të stacionohet menjëherë në Rumani në përbërje të së cilët do të jenë 2000 trupa amerikane, në shtesë të tashmë edhe 3000 trupave të tjera që janë të stacionuara që përpara pushtimit në këtë vend. SHBA-të do të dislokojnë në Britaninë e Madhe 2 skuadrone të avionëve F-35, në Spanjë do të dislokojnë dy destrojerë shtesë ndërkohë që edhe katër Destrojerë të tjerë Amerikanë janë në gatishmëri të plotë të stacionuara që më parë në Spanjë. Në shtesë sa më lartë, SHBA-të do të dislokojnë disa njësi shtesë të raketave më të sofistikuara për mbrojtjen kundër-ajrore në Gjermani dhe në Itali

Dislokimi më i madh i ushtrisë Amerikane do të realizohet në Poloni, ku për herë të parë SHBA-të do të vendosin një komandë të përhershme operacionale, Komandën e Korpusit të 5-të Ushtrisë Amerikane, e cila është një forcë e drejtëpërdrejtë luftimi me pajisjet më moderne të saj.

Në ditët e sotme, SHBA-të kanë më shumë se 100.000 trupa të dislokuara, ndërkohë që përpara pushtimit rus të Ukrainës kishin rreth 80.000 të tilla. Pa pushtimit, menjëherë SHBA-të dërguan edhe 20.000 trupa shtesë luftimi.

Ndërkohë edhe Britania e Madhe dhe Gjermania kanë vendosur të shtojnë numrin e trupave ushtarake. Britania do të dërgojë edhe 1000 trupa shtesë në Estoni, ndërkohë që ka të dislokuara edhe 2000 të tilla në vend. Dy skuadrone avionësh sulmi së bashku me aeroplanmbajtësen “Queen Elisabetë” janë në gatishmëri të plotë. Gjermania do të urdhërojnë dërgimin e një brigade luftimi në Lituani.

Pra, për herë të parë NATO po zhvendoset në një lëvizje e cila konsiderohet si ‘agresive’.

Fronti Lindor i NATO-s sot përbëhet nga tetë vende: Estonia, Latvia, Lituania, Polonia, Sllovakia, Hungaria, Rumania dhe Bullgaria, të cilat janë vendet që mund të përballen drejtëpërdrejtë nëse kon+ikti përshkallëzohet më tej.

Konkretisht sot në Estoni ndodhen 2200 trupa në NATO-s dhe 10.500 të ushtrisë së saj, në Poloni gjenden 3481 ushtarë të NATO-s dhe 58.432 të saj. Në të gjithë Frontin Lindor të NATO-s sot gjenden 324.000 ushtarë të SHBA- ve dhe të tetë vendeve të NATO-s. Në këto momente kërkesës për t’ju bashkuar NATO-s i janë shtuar edhe Finlanda dhe Suedia.

Sipas Vladimir Putin-it, “Lëvizjet e fundit të NATO-s, janë lëvizje të cilat tregojnë ambicje imperiale”. Në lidhje me anëtarësimin e Finlandës dhe të Suedisë në NATO, ai deklaroi se: “Ne nuk kemi asnjë problem me zgjerimin e NATO-s, por në rast se ata dislokojnë infrastrukturë ushtarake në Finlandë e Suedi, edhe ne do të reagojmë ndryshe duke dislokuar armët tona”.

Çfarë nënkupton kjo?

Kjo nënkupton se në të ardhmen Rusia do të dislokojë në këtë front armët më moderne të saj nukleare, avionët strategjikë, sistemet e raketave supersonike, sistemet më moderne të mbrojtjes kundërajrore S-400, S-500, S-550, nëndetëset më moderne, do të ndërtojë baza të reja ushtarake por jo vetëm.

Si përfundim, një gjë është e qartë.

Vërtet ky pushtim ka shkaktuar vdekjen e mijëra qytetarëve dhe ushtarëve të pafajshëm të Ukrainës, ka shkatërruar infrastrukturën e saj në më shumë se 35 për qind të vendit, por e ka bërë përfundimisht NATO-n shumë herë më të fortë, më të bashkuar dhe më vendosur.

Filed Under: Analiza Tagged With: Dritan demiraj

NËNËLOKJA SHQIPËRI, KORRUPSIONI DHE TRANZICIONI DEMON-KRATIK KORRUPTIV

July 5, 2022 by s p

Prof. Dr. Tritan Kalo/

Që nga 31.03.1991 dhe përgjatë tërë kohës së TRANZICIONIT DEMON-KRATIK….Kryefjala e veprimeve demon-kratizuese në Shqipëri nga zgjedhjet e para pluraliste e deri më sot është KORRUPSIONI….Pa filimin e “KORRJES në nivelet e larta të politikbërësve dhe shkaktarëve të kësaj dukurie vrastare” për të ardhmen e NËNË LOKES SHQIPËRI, shumë vështirë do të vijojmë t’a kemi….DREJTËSIA jonë ende mbetet e shumëinfluencuar prej këtyre PUSHT-SHTETARËVE qofshin ata të spektrit të djathtë apo të majtë të politikës….KORRUPSIONI dhe të KORRUPTUARIT nuk kanë ngjyrime politike, ato janë mavi, blu, rozë apo të kuqe….Në shoqërinë tonë të zbehur ndërkohë nga virtutet dhe të mbingopur nga veset TURP është të kesh TURP….NDERSHMËRISË dhe IDEALIZMIT të shumë shqiptarëve, ua shkelin syrin vilat lluksoze të të korruptuarve, të cilat kanë mbirë kudo nëpër Shqipëri: në Gjirin e Lalëzit, përeth TEG-ut, në Prezë, në

Priskë apo në Surrel, në Qerret, në Rradhimë, në Orikum, në Dhërmi, në Himarë, në Borsh, në Ksamil, në Razëm, etj….Te ne kudo dhe për çdo ditë korrupsioni shfaqet haptazi pa më të voglën drojë, dhe ai i bën karshillëk pikërisht PUNËS, PROFESIONALIZMIT dhe PËRKUSHTIMIT të dhjetra-mijra shqiptarëve, që pritën t’u ktheheshin pronat e të parëve të tyre, APO që pritën të mernin pjesën e merituar nga kontributi i punës së tyre 45 vjeçare, gjatë proçeseve të privatizimit të pasurive publike të kryera pas 31 marsit 1991, por sidomos pas 23 marsit 1992….”KACIDHJARËT ISH-BREKËGRISUR”, të cilët morën e vijojnë të marin pothuajse gjithshka nga pasuritë mbi dhe nën-tokësore të TROJEVE ARBËRORE, nuku po shfaqin asnjë shenjë nginjeje… A ka shëmbull të dytë në historinë botërore, që një vend të shitet për 1 euro (“Shqipëria një euro” -SB), apo të “Konçensionëzojë gjithshka (ER)”, përfshirë edhe objektet e Trashëgimisë Historiko-Kulturore (Butrintin)….A Ka praktikë të dytë në ish-Bllokun Komunist të Europës Lindore, që tokat të ndahen me një Ligj famë dhe bëmëkeq si ai 7501, duke privuar prej kësaj ndarje ish-pronarët e një pjese të tyre, ose ata/ato që nuk i punonin këto toka në momentin e ndarjes, edhe pse ndoshta për dhjetra vite më parë ata/ato kishin kontribuar në hapjen, bonifikimin apo në punimin prodhimtar të tyre….Në duart e kujt ranë Hidroçentralet e Ulzës e Shkopetit, apo Bistrica 1 e 2, të ndërtuara me punën dhe kontributin e të gjithë shqiptarëve, si dhe të rikonstruktuara pas viteve 2000 me paratë e po shqiptarëve, të një kompanie turke “KURUM”….Po nafta, kromi, bakri, hekur-nikeli, polimetalet, cilët i shfrytëzojnë dhe prosperohen prej tyre….Nafta e Shpiragut e zbuluar nga SHELL, do të shfrytëzohet në të ardhmen për të rritur mbrothësimin e shqiptarëve, apo të zotëruesve të kësaj multinacionaleje?!?!….Jo më kot Faik Konica “i ndante shqiptarët në dy grupe: në atdhetarë dhe në zuzarë”, pa përdorur ndonjë ngjyrim përkatësije partiake midis këtyre dy grupimeve…..Pa i korigjuar BËMAT 31 vjeçare të zhagitjes demon-kratike, pa ndëshkuar shkaktarët e kësaj katrahure dhe pa sekuestruar pasuritë e tundëshme dhe të patundëshme të këtyre zuzarëve, SHQIPËRIA do të vijoj të VIDHET, të ZBRAZET dhe të VARFËROHET dita-ditës…..HAPINI SYTË dhe NDRINI MËNDJEN ju Bashkëkombasit e mi për të kërkuar e për të mbrojtur të drejtat tuaja, si dhe të mundësoni mbrothësimin tuaj “aty ku u ka lerë koka”, para se të vijoni të merni udhët e thejqafjes pa kthim….Më pak militantizëm apo delezim partiak….SHQIPËRIA ishte, është dhe do të mbetet e SHQIPTARËVE…..Together forever.

Filed Under: Sociale Tagged With: Tritan Kalo

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • …
  • 50
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT