• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2023

ELBASANI ËSHTË PASURIA JONË E MADHE

April 15, 2023 by s p

Luçiano Boçi/

“Elbasan Pazar” është një frazë, e cila përtej tingullit oriental, përfaqëson në historinë e mesjetës së vonë një prej gjurmëve më perëndimore në ekonominë e Mesdheut. Në tregjet vibruese të Levantit – prej Shamit në Kajro e deri në Stamboll, prej Thrakie gjer tutje në Epir apo dhe më tej në ultësirat e gjelbra të Mbretërisë së Napolit, Elbasan Pazar nënkuptonte një treg ku çmimi ishte përcaktuar dhe nuk mund të lëvizej.

Kur tregtarët thërrisnin “Elbasan Pazar” – ata në fakt shpallnin më shumë sesa një kufi të pandryshueshëm çmimi. Ata bënin me dije seriozitetin më të lartë si operatorë tregu dhe qëndrimin më të pacënueshëm në raport me dinjitetin e atij që ka punuar, ka derdhur djersë dhe tani nuk pranon asgjë më pak sesa kërkon fraza “Elbasan Pazar”.

Kjo qasje metodologjike e kthjellët në tregti ishte një parashtrim i mrekullueshëm i markës territoriale përmbledhur në një frazë që lartësonte origjinën dhe përçonte pozicionimin më të lartë të mundshëm të markës së produktit.

Kjo fizionomi psikologjike e sjelljes në treg më vonë u bë përmasë përkufizuese e mënyrës së shkëmbimeve tregetare që Europa perëndimore adoptoi. Përballë një mendësie lindore që njihte “allishverish”-in si princip dhe “pazarin” tundues tërhiq-e-lësho si mekanizëm bindës, “Elbasan Pazar” u bë modeli i tregtisë dinjitoze. Këta njerëz e dinin pa asnjë mëdyshje vlerën e mallit të tyre, vlerën e punës së tyre dhe cilësinë e saj.

Sot është e natyrshme të dëgjosh për marka kombëtare si produktet e industrisë gjermane apo japoneze. Këto prurje të vona në tablonë tregtaree të botës kanë pasur një pararendës shumë të denjë: Elbasanin!

Elbasan Pazar u certifikua si frazë në një qytet, i cili në shek. 17 kishte 900 dyqane dhe 30 shoqata artizanësh (esnafë).

Synimi im për t’i rikthyer Elbasanit këtë markë të mrekullueshme territoriale, të origjinës së kontrolluar dhe të mbrojtur – është pjesë e vizionit për të fuqizuar punën e mijëra vetëve që angazhohen sot në prodhimin e një numri produktesh, të cilat duhen ripozicionuar në treg shumë më lart, shumë më bindshëm dhe me një emër që meriton çdo respekt.

Njëherësh, unë e di se ky qytet është në gjendje të kthejë edhe njëherë plot shkëlqim traditën e artizanatit dhe kulturën e produktit të cilësisë më të lartë, të aftë për të shkelur krenarisht në çdo panair botëror siç ka bërë qysh në vitin 1311.

Turizmi tregtar është në shtëpinë e vet në Elbasan. Ne do ta ndërtojmë Bezistanin sërish – tashmë më të bukur dhe të ripërtërirë, duke ringjallur plotazi po ashtu krejt hartën e kujtimeve të qytetit për t’i dhënë atij identitetin që meritojnë monumentet e pavdekshëm të dinjitetit njerëzor.

Në këtë përpjekje – muret janë gjëja më e lehtë për të ndërtuar. Njeriu vjen i pari!

Filed Under: Histori Tagged With: luciano boci

Alb

April 15, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Gjurmo gjuhën për shkuar tek origjina. Pelazgët Albanë ishin ndër popujt e parë. Ata u shpërndanë, duke përhapur racën në thuajse gjithë botën. Ishin racë hyjnore, me origjinë në qiell, thonë disa, duke sjellë dëshmi durimin që kanë për të pritur dhe mbetjet e gjuhës së tyre.

Në Fjalori latin, artikulli Alb zë një vend të veçantë.

Alba – gur i çmuar i bardhë, i qartë, shqip, agim, zbardhet dita – është fjalë pellazge e fjalorit latin.

Albus ishte qyteti mëmë e Romës, ndërtuar nga Ascanius, i biri i Eneas. Liqeni dhe mali shkëmbor aty pranë u quajtën Alban e Albanus. Qyteti u shkatërrua nga Tullus, mbreti i tretë i Romës, dhe nuk u rindërtua kurrë më.

Emër i disa qyteteve të tjera si, Alba Fucentia (Pafaj), në veri-perëndim të Lacus Fucinus, në kufijtë e Marsit, tani Colle di Albe.

Alba Pompeia, në Liguria, në lumin Tanarus; Alba Helvia ose Alba Helvorum, në Gallia Narbonensis, tani Viviers.

Alba, emri i një mbreti në Alba Longa; Alba, lumë në Spanjë.

Albis, albus, e bardha e vezës.

Albana , një rrugë që të çon në Capua; Albania, vendi Shqipëri pranë Italisë. Krahinë në bregun e Detit Kaspik, tani Dagestan dhe Lesghistan.

Alban quhej miku i sinqertë (i bardhë, i pastër), që i përkiste vendit përtej “mare Albanum”

Mbi majën e malit Alban qëndronte tempulli i Juppiterit, deri ku shtrihej një rrugë e shtruar, ende pjesërisht ekzistuese, për procesionet festive në festat e latinëve (feriae Latinae), si dhe për gjeneralët romakë.

Lapis Albanus, ishte një lloj guri i latuar nga mali Alba, quhej shpesh “Albanae columnae”.

Albo, vetëm në arkitekturë, ka të bëjë me zbardhjen e mureve, nga vjen albarium opus, ose al-barium, llaç i bardhë, i përbërë nga gëlqere, gips dhe pak rërë të imët lumi, me të cilin mbuloheshin muret dhe bëheshin të bardha; gjithashtu, me trajtën albaris, quhej ai që bënte llaç, një suvaxhi, nga albus, i veshur me të bardha: Në lojërat circeneze, njëra skuadër, e cila ishte e veshur me të bardha, quhej albati (të bardhët). Shprehja, “albente caelo”, u përdor për herë të parë në prozë nga Sisenna, për shfaqjen e dritës së ditës. “Albescente” ose “albesia”, ishte një mburojë e madhe e përdorur nga Albensët, që quheshin ‘popull i racës marsiane’.

Albion ishte një emër i lashtë për Britaninë. Albis, një lumë i Gjermanisë, tani Elba.

Foto: insajderi.com

Filed Under: Fejton Tagged With: Astrit Lulushi

Kur kritikët e referencave përkojnë me armiqësinë dhe kundërshtarët historikë

April 15, 2023 by s p

Aleksandër Çipa/

Idealistët e skajeve të atdheut vuajnë sinqeritetin e dashurisë së tyre për identitetin dhe simbolet kombëtare. “Filozofët” e metropoleve, duke qenë kundër miteve dhe idhujve, shembin pikat mbajtëse të ndërgjegjes atdhedashëse e kombdashëse. Për popujt e mëdhenj, kjo nuk është dramë, por një optikë dhe diversitet për lëvizje prosperuese të shoqërisë së tyre kombëtare. Për popujt dhe kombet e vegjël, kjo është dramë, jo sepse cënohen mitet, por përdhosen referencat.

Një popull i vogël pa të tilla referenca, mbetet, ose më saktë lihet, në varfërinë e referencave të veta, thahet dhe vdes se mbetet pa ushqim trashëgues të vetes.

Për këtë arsye, predikuesit e diversitetit brendashqiptar, për mitizimin ose jo të personazheve më identifikuese kombëtare apo të simboleve tona, në tërësinë e tyre, mund të konsiderohen si keqndikues dhe cënues të “ushqimit të vetëm” për ndërgjegjen, trashëgiminë dhe substancën kombëtare.

Këta cënues të këtij imazhi dhe kritikët e panegociueshëm për shkak se shfaqen si anti- idhuj dhe antimit, në të vërtetë përkojnë padashur me tangenten e kundërshtarëve tanë, kryesisht fqinjë dhe historikë.

Këto kategori të ndryshme, përkojnë në pikëtakime si nihilistë dhe injorues të asaj çka trashëgohet prej genit dhe historisë shqiptare. Zelli e skeptikëve tanë përkon me këmbënguljen dhe kapacitetin kapërcyes të fqinjëve për përvetësim dhe shpesh vënie në dyshim të trashëgimisë dhe identitetit etnik, për shkak të përkatësive entitare të kryesimboleve tona historike dhe shpirtërore.

A nuk ndodh kjo me Skënderbeun, Nënë Terezën, Naim Frashërin, Gjergj Fishtën, Ismail Kadarenë etj., etj?!?!

Mbajtja dhe trashëgimi i këtyre referencave, qoftë edhe në kuadër të imazhit, na bën një shoqëri dhe komb me kapacitete gjeneruese në fushë të identitetit dhe përkatësisë kombëtare. Kësi referencash na duhen dhe lipset t’i lartojmë, për të ushqyer e brumosur gjeneratat tona,( brenda atdheut, trojeve dhe nëpër botë), me ndërgjegjen dhe identitetin tonë kombëtar.

Kombet dhe shoqëritë e vogla nuk mund të sillen dhe aq më tepër të trajtojnë këtë nevojë në njëjtësinë diversitare dhe debatuese si kombet dhe shoqëritë e mëdha. Rreziku ekzistencial është përherë në fuqi për të vegjëlit.

Rreziku i madh, aq më tepër ai shfarrosës, si mësim të parë ka porosinë e filozofit antik: Duaj e respekto vetveten, të ekzistosh!

Apo jo, zoti kontrapedal?!?!

Filed Under: ESSE Tagged With: aleksander Cipa

OPOZITA, E VETMJA SHPRESË PËR SHQIPËRINË

April 15, 2023 by s p

Sokol Paja/

Opozita në Shqipëri sot përfaqëson të vetmen shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët përballë qeverisjes më të keqe në 3 dekada tranzicion. Vota për opozitën më 14 maj, është votë për lirinë, për pluralizmin, për demokracinë, për të ardhmen, për Shqipërinë. Vota për opozitën është një goditje përfundimtare dhe ndëshkim i merituar ndaj rilindasve për korrupsionin qeveritar, nepotizmin, krimin shtetëror, babëzinë, vjedhjet e hajdutërinë, monizmin institucional, monizmin mediatik, uzurpimin e kontrollin e të gjitha qelizave shtetërore prej neodiktatorit Edi Rama dhe sektit të tij rilindas.

Kryeministri më i papërgjegjshëm dhe më i dëmshëm në historinë moderne të shtetit shqiptar, prej 10 vitesh është kthyer në makthin e çdo shqiptari të ndershëm e të pamundur. Sekti Rama në krye të ushtrisë grabitqare rilindase, është fajtor i përjetshëm për dëbimin e rreth 1 milion shqiptarëve nga Shqipëria. Genocid i organizuar shtetëror, fatal për kombin shqiptar. Për 10 vjet përzuri dhe zhduku 1/3 e popullsisë së Shqipërisë dhe çdo votë për kandidatët e majtë më 14 maj, përkthehet në shpopullim dhe shfarosje të shqiptarëve të mbetur në Shqipëri.

Kandidatët e opozitës “Bashkë Fitojmë” përfaqësojnë vlera të larta morale, profesionale, shoqërore e qytetare, intelektualë e profesionistë të shkëlqyer në fushat përkatëse. Kandidatët e qeverisë, si “derra të k’naqun” Migjenianë, përfaqësojnë abuzime të tmerrshme me fondet publike, lejet e ndërtimit, borxhin deri në faliment dhe keqmenaxhimin fatal të aseteve, pushtetit publik e politik. Kandidatë opozitarë si Prof. Luçiano Boçi, Igli Cara, Prof.Ledina Alolli, Bardh Spahia, Dr. Pashk Gjoni, Belind Këlliçi, Hysni Sharra etj përfaqësojnë modelin më të shkëlqyer të qytetarit e profesionistit, përballë kalbësirave moniste të Partisë Socialiste. Edhe pse Rama qeveris i vetëm prej 10 vitesh, Shqipëria gjendet në udhëkryq. Çdo ditë që kalon vendi gjendet më afër humnerës.

Kryeministri Rama i vuri Shqipërisë njollën e zezë të turpit të skandaleve të njëpasnjëshme. Qasja e Ramës ndaj të varfërve, ndaj biznesit, ndaj shtresave sociale të shoqërisë, thjeshtë e neveritshme deri në qiell. Është tmerrësisht e dhimbshme ta shohësh sesi është katandisur sot Shqipëria. Rama dhe sekti rilindas, si gjakpirës të pamëshirshëm e lugetër të pangopur e shkretuan Shqipërinë. Plagët e Atdheut kullojnë gjak.

Vjedhjet, abuzimet dhe keqqeverisja, humbjet seriale në Gjykatën e Arbitrazhit, rritja ekstreme e borxhit publik po çojnë Shqipërinë në prag falimenti shtetëror. Rama dhe sekti i tij i babëzisë e tritolit nuk ka çfarë u ofron më shqiptarëve. Ata duhet të largohen menjëherë, duhet të zhduken përgjithmonë.

Vota në mbështetje të opozitës është votë për shpëtimin e Shqipërisë. Çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot duhet të bashkohet sot me opozitën për të çliruar Shqipërinë e shqiptarët prej pushtuesve neokomunistë rilindas. Sot, nesër do jetë shumë vonë…

Filed Under: Opinion Tagged With: Sokol Paja

Shkrimet e lashta

April 14, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Bota i detyrohet deshifrimit nga Champollion të shkrimeve të hershme egjiptiane, së bashku me punën e të gjithë studiuesve që pasuan. Pa ato përpjekje, dorëshkrimet e lashta do të mbeteshin të pa pakuptueshëm ose nuk do të ishin asgjë më shumë se artifakte që nga fillimi i qytetërimit – mbushur me faqe simbolesh, kuptimi i të cilëve do të mbetej i panjohur – do t’i kishin grabitur botës një thesar të madh.

Egjiptologjia êshtë nënprodukt i pushtimit Napoleonik. Kur korsikani i madh udhëhoqi ekspeditën e tij franceze në Egjipt në 1798, ai mori me vete një numër akademikësh dhe inxhinierësh për të eksploruar dhe hartuar terrenin, duke hapur rrugën për disa studiues të interesuar për Egjiptin për hir të një kuptimi më të mirë të historisë. Ishte ky grup studiuesish që i zbuloi për herë të parë botës moderne tempujt e mrekullueshëm të Luksorit dhe Karnakut; dhe përshkrimi i përpunuar i Egjiptit që ata përgatitën për Akademinë Franceze në 1809 ishte momenti i parë historik në studimin shkencor të këtij qytetërimi madhështor e të harruar.

Megjithatë, për shumë vite, ata nuk ishin në gjendje të lexonin mbishkrimet madhështore që mbijetonin në monumente. Tipike për temperamentin shkencor ishte përkushtimi me të cilin Champollion, një nga këta dijetarë, u aplikua për deshifrimin e hieroglifeve misterioze. Më në fund ai gjeti një obelisk me “gdhendje të shenjta” në gjuhë egjiptiane, por që mbante në bazë një mbishkrim greqisht që tregonte se shkrimi kishte të bënte me Ptolemeun dhe Kleopatrën. Duke marrë me mend se dy nga hieroglifët, të përsëritur shpesh me një kartushë mbretërore të bashkangjitur, ishin emrat e këtyre sundimtarëve, ai bëri paraprakisht (në 1822) njëmbëdhjetë shkronja egjiptiane; kjo ishte prova e parë e botës sot që Egjipti i lashtë kishte një alfabet. Pastaj ai e aplikoi këtë alfabet në një pllakë të madhe prej guri të zi që trupat e Napoleonit kishin gjetur pranë grykës së Rozetës së Nilit. Ky “Gur i Rozetës” përmbante një mbishkrim në tre gjuhë: e para në hieroglifë, e dyta në “demotike” (shkrimi popullor i egjiptianëve) dhe i treti në greqisht. Me njohuritë e tij të greqishtes dhe njëmbëdhjetë shkronjat e bëra nga obelisku, Champollion, pas më shumë se njëzet vjet pune, deshifroi të gjithë mbishkrimin, zbuloi të gjithë alfabetin egjiptian dhe hapi rrugën për rimëkëmbjen e një bote të humbur mahnitëse. Puna e Champollion ishte një nga majat në historinë e historisë. Aftësia për të përkthyer mbishkrime të panumërta të gjetura në muret e monumenteve, tempujve, varreve dhe dokumenteve antike ka dhënë njohuri befasuese në lidhje me qytetërimin e Egjiptianëve të Lashtë dhe më tej, deri në Sumer. Bota tani i hedhë sytë nga qielli për të gjetur shpjegim për gjithçka të lashtë në Tokë.

Foto: Tv Klan

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT