• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2026

NËNAT SHQIPTARE — DRITË E PASHUAR

March 8, 2026 by s p

Alketa Burimi Kapaj/

Në historinë e një kombi, rrënjët nuk ruhen vetëm nga luftërat apo nga lavdia e burrave, por nga duart e heshtura që rrisin jetën — nga nënat. Ato janë burimi i parë i gjuhës, i dashurisë dhe i kujtesës. Në zemrën e tyre lind fjala e parë, formohet ndërgjegjja dhe mbillet ndjenja e përkatësisë, Në dashurinë e tyre të pakushtëzuar dhe në sakrificën që i ka shoqëruar ndër shekuj, nënat shqiptare kanë qenë gjithmonë drita që nuk shuhet në vatrat tona. Veçanërisht në diasporë, nëna bëhet ura që lidh brezin e ri me atdheun. Ajo ruan gjuhën në shtëpi, traditën në zemër dhe kujtesën në shpirt. Kjo poezi, e shkruar me rastin e 8 Marsit, është një homazh për nënën shqiptare — si burim i jetës, si dritë e përhershme dhe si themel i identitetit që kalon nga brezi në brez.

Nënat Shqiptare – Dritë e Pashuar

O nënat shqiptare, si ju nuk ka,

heroina të heshtura, fisnike, krenare.

Në zemrën tuaj rreh një diell i rrallë,

që botën me dritën tuaj e mbani gjallë.

Dashuria juaj s’ka fund as kufij,

përqafon çdo dhimbje, shuan trishtim.

Në çdo rrahje zemre me ne udhëton,

në çdo hap me shpirtin tonë frymon.

Mençuria juaj si flakë vezullon,

si hëna e argjendtë që terrin shkrin

dhe natën ndriçon.

Bukuria juaj s’shuhet nga stuhitë,

stolisur me dritë nga shekujt e lashtësisë.

Bujaria juaj s’ka cak, as kufij —

“Plot kemi,” thoni me zemrën e dlirë.

Sofra shqiptare kurrë nuk shteron,

bekuar nga Zoti çdo vatër gëzon.

Sakrificat tuaja — lumenj që vërshojnë,

por ju i sfidoni, i duroni, i kapërceni.

Të palëkundura si lisat qëndroni,

dhe me buzëqeshjen tuaj,

si dielli i mëngjesit,

jetën tonë e zbukuroni.

O nënat shqiptare, si ju nuk ka,

jeni stolia e kësaj toke, lavdia që s’ra.

Lum kush ju ka, o dritë e pashuar —

thesar i çmuar në çdo vatër i uruar.

Qofshi të lumtura në jetë e në mot,

si dielli e paçi jetën, me shpirtin plot.

Alketa Burimi Kapaj është autore dhe poete shqiptare që jeton në Florida, e angazhuar në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë përmes krijimtarisë së saj letrare dhe punës në Shkollën Shqipe Naples.

Filed Under: Fejton

“Shqiptarja”, botim shoqëror, kulturor dhe ekonomik, organ i Shoqërisë Gruaja Shqiptare

March 8, 2026 by s p

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë/

📌 Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave 🌸, përkujtojmë përmes koleksionit të shtypit periodik të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë🇦🇱 një nga periodikët më të veçantë të fillim shekullit XX në artikulimin publik të rolit të gruas në shoqërinë shqiptare 📰.

📖 Materiali në foto është revista Shqiptarja, një botim shoqëror, kulturor dhe ekonomik në gjuhën shqipe🗣️, organ i Shoqërisë Gruaja Shqiptare, e drejtuar nga intelektualja Emine Toptani ✍🏻.

✨ Në faqet e saj trajtoheshin çështje të arsimit📝, kulturës, emancipimit dhe pjesëmarrjes së gruas shqiptare në jetën shoqërore, duke dëshmuar përpjekjet e para për ta bërë zërin e saj pjesë të debatit publik.

🌸 Këta periodikë na rikujtojnë se përparimi shoqëror ndërtohet mbi zërat që guxuan të shkruajnë✍🏻, të mendojnë💭 dhe të veprojnë për një shoqëri më të barabartë🟰.

“Nuk do tē kemi kurrë një racë burrash të naltë, gjersa nuk do të kemi një racë të grave të lira – të mëmavet të lira”.

Filed Under: Politike

Roli i gruas në shoqërinë e sotme

March 8, 2026 by s p

Nga Eneida Jaçaj/Nju Jork/

Festa e 8 Marsit nuk është thjesht një ditë kur gratë gjejnë kohë për t’u shkëputur nga realiteti i përditshmërisë së tyre, për t’u mbledhur së bashku, për të biseduar dhe për t’u argëtuar për disa orë. Nuk është thjesht një ditë kur vallëzohet, kur tingujt e muzikës i mbajnë larg për disa minuta nga problemet, peripecitë dhe sakrificat e jetës. Nuk është vetëm një moment për t’i shpëtuar përkohësisht detyrave si nëna dhe gra, për të gjetur pak kohë për veten, e më pas tik-taku i orës t’i rikthejë sërish në rutinën e përditshme. Në kohën e komunizmit në Shqipëri, 8 Marsi festohej kryesisht si dita e nënës dhe kishte një ideologji tjetër, ku theksoheshin sakrificat e nënave në rritjen e fëmijëve dhe kontributi i tyre në punën për shtetin. Ndërsa sot, në mbarë botën, kjo ditë festohet si International Women’s Day dhe përfaqëson një koncept më të gjerë dhe më modern.

8 Marsi simbolizon emancipimin e gruas në shoqëri, zhvillimin e saj personal dhe profesional, dëgjimin e zërit të saj në vendime të rëndësishme publike, rritjen në karrierë dhe ekuilibrin mes jetës profesionale dhe detyrave familjare. Ai përfaqëson gjithashtu të drejtat dhe liritë e gruas në shoqëri dhe respektimin e zërit të saj në vendimmarrje. Një grua e pavarur, e arsimuar dhe e investuar në dije dhe karrierë, zëri i së cilës dëgjohet në familje dhe në shoqëri, është një arritje e madhe për njerëzimin. Forca e saj në edukim dhe kulturë fillon që në djep, kur ajo rrit dhe edukon fëmijët e saj, duke i dhënë shoqërisë një të ardhme më të ndritur.

Në këto dekada duhet theksuar se është arritur shumë për fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri. Krahasuar me 30 vite më parë, gruaja sot ka një peshë shumë më të madhe në jetën publike. Ajo është zhvilluar në karrierë dhe merr pjesë në institucione të rëndësishme publike, në politikë, në biznes dhe në sipërmarrje të ndryshme. Përveç detyrave familjare ndaj fëmijëve dhe bashkëshortit, gratë sot arrijnë të gjejnë kohë për t’u zhvilluar profesionalisht dhe për të qenë të suksesshme në profesionet e tyre. Edhe pse ende duhet punuar shumë për të drejtat dhe liritë e grave, sidomos në zonat rurale dhe jo vetëm, ku në shumicën e rasteve, gruaja është e shtypur, skllave e punës dhe mungesës së fjalës së lirë, ku shumë gra përballen me dhunën dhe madje shumë prej tyre fatkeqësisht nuk jetojnë më midis nesh, mund të themi me bindje dhe krenari se sot gruaja është më e pavarur dhe, në shumë raste, shumë e suksesshme krahasuar me dekada më parë.

Gruaja sot është politikane, drejtuese shteti, lidere institucionesh të rëndësishme, drejtuese mediash, biznesmene dhe profesioniste në fusha të ndryshme. Ajo është gjithashtu një psikologe në familje, pasi di të komunikojë me fëmijët e saj, t’i edukojë me vetëbesim, t’i mësojë të rriten pa frikë dhe të jenë të guximshëm në vendimet e tyre. Sepse njeriu mëson nga gabimet dhe bëhet një version më i mirë i vetes së tij.

Roli i gruas në arsim dhe dije

Përveç rolit në familje dhe në punë, gruaja ka një rol të pazëvendësueshëm edhe në edukimin dhe zhvillimin e dijes në shoqëri. Si mësuese, pedagoge, shkencëtare apo studiuese, ajo kontribuon në formimin e brezave të rinj dhe në ndërtimin e një shoqërie më të arsimuar dhe më të drejtë. Investimi i gruas në dije dhe arsim nuk është vetëm zhvillim personal, por një investim për të ardhmen e gjithë shoqërisë.

Roli i gruas në shoqëri përfaqëson forcë, guxim, dije, arsim dhe vetëbesim. Kur fëmijët rriten brenda vlerave të lirisë, përkushtimit, drejtësisë dhe respektit, ata bëhen qytetarë të denjë për shoqërinë. Fatmirësisht, sot në Shqipëri dhe në mbarë botën kemi shumë gra të njohura që janë bërë simbol i emancipimit dhe fuqizimit të gruas në shoqëri. Duke filluar nga Rosa Luxemburg, që është simbol i 8 Marsit, aktiviste marksiste, mbështeste fuqimisht të drejtat e grave dhe barazinë sociale. Aktiviteti i saj me lëvizjen punëtore evropiane lidhet me frymën e 8 Marsit, si ditë për emancipimin e grave; e duke vazhduar me figura të ditëve të sotme, si Angela Merkel, ish-kancelare e Gjermanisë, Kamala Harris në USA, apo aktivistja për të drejtat e vajzave, Malala Yousafzai, kanë treguar se gratë mund të arrijnë majat e suksesit dhe të ndikojnë në zhvillimin e shoqërisë.

Edhe kombi shqiptar ka dhënë figura të jashtëzakonshme si Mother Teresa, simbol i humanizmit në mbarë botën, apo lidere të rëndësishme politike, si Vjosa Osmani. Këto gra janë shembull frymëzimi për brezat e rinj dhe dëshmi se fuqia, mençuria dhe përkushtimi i gruas janë thelbësore për përparimin e shoqërisë. Një shoqëri që respekton dhe fuqizon gruan është një shoqëri që ndërton të ardhmen e saj mbi dije, barazi dhe zhvillim. Sepse aty ku gruaja ka zë, ka drejtësi; aty ku gruaja ka mundësi, ka përparim për gjithë shoqërinë.

Filed Under: ESSE

Dita Ndërkombëtare e Gruas: Top 100 Femrat Shqiptare të Vitit 2026

March 8, 2026 by s p

Dua Lipa mbetet femra shqiptare më e kërkuar, më e ndjekur dhe më me ndikim në botë.

  • Dua Lipa renditet e para me 88.7 milionë ndjekës në Instagram, 11.2 milionë në TikTok dhe 49 milionë kërkime në Google.
  • Katër vendet e para i mbajnë këngëtaret globale shqiptare: Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora dhe Ava Max.
  • Në top 10 renditen gjithashtu Nëna Terezë (#5), Era Istrefi (#6), Mira Murati (#7), Loredana Zefi, Eliza Dushku dhe sipërmarrësja Krissy Cela. Pak më poshtë gjejmë kampionet olimpike Majlinda Kelmendi e Distria Krasniqi, dhe dizajneren Nensi Dojaka.

Më 8 Mars festohet Dita Ndërkombëtare e Gruas. Me këtë rast, dua.com hulumtoi mbi 500 femra shqiptare nga e gjithë bota, duke analizuar kërkime në Google, ndjekës në Instagram e TikTok, si dhe arritje ndërkombëtare. Nga këto, u përzgjodhën 100 femrat më të suksesshme shqiptare për vitin 2026.

Femrat shqiptare janë prezente në çdo fushë – nga çmimet Grammy e Nobel, te medaljet olimpike, festivalet e Cannes-it dhe rolet në Hollywood. Si nga diaspora ashtu edhe nga vendlindja, ato përfaqësojnë Kosovën dhe Shqipërinë në skenën botërore.

Në vijim rendisim 100 femrat më të suksesshme shqiptare sipas kategorive.

Muzikë

Dua Lipa është e para në këtë kategori dhe në gjithë listën – fituese e çmimit Grammy, me mbi 88 milionë ndjekës në Instagram. Pas saj: Bebe Rexha, Rita Ora dhe Ava Max, kjo e fundit me hitin “Sweet but Psycho” që arriti #1 në 22 shtete.

Loredana Zefi ka ndërtuar karrierë të fortë në Austri, Zvicër dhe Gjermani, ndërsa Era Istrefi këndoi himnin e FIFA World Cup 2018. Nga ana klasike, Ermonela Jaho u cilësua nga The Economist si “sopranoja më e admiruar në botë”, dhe Inva Mula i dha zërin Divës në filmin “The Fifth Element”.

Film & TV

Eliza Dushku kryeson kategorinë – e njohur për rolet në “Buffy” dhe “Dollhouse”, ajo renditet #9 në listën e përgjithshme. Masiela Lusha e dyta, e njohur si Carmen në “George Lopez”. Arta Dobroshi ka përfaqësuar kinemanë shqiptare në Cannes dhe festivale të tjera.

Blerta Basholli fitoi tre çmime në Sundance me filmin “Hive”, ndërsa Yllka Gashi u nominua për Oscar. Nga ekrani shqiptar, Alketa Vejsiu dhe Arbana Osmani mbeten ndër prezantueset më të njohura.

Sport

Kosovare Asllani renditet e para në këtë kategori – me 205 ndeshje për kombëtaren suedeze, ajo është sportistja shqiptare më e njohur globalisht. Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e parë olimpike të Kosovës në 2016, Distria Krasniqi mori medaljen e arit në 2020 dhe argjendin në 2024, ndërsa Nora Gjakova shtoi edhe një medalje ari. Lara Colturi, skitarja 18-vjeçare, po ngjitet shpejt në radhët botërore. Laura Fazliu fitoi medaljen e bronzit olimpik në Paris 2024.


Politikë & Histori

Nëna Terezë, fituese e Nobelit për Paqe, renditet #5 në listën e përgjithshme. Vjosa Osmani, Presidentja e Kosovës, dhe ish-presidentja Atifete Jahjaga hapën rrugë për një gjeneratë të re liderësh femra. Nga historia, Mbretëresha Teuta mbetet simbol i rezistencës ilire ndaj Romës. Vlora Çitaku dhe Donika Gërvalla përfaqësojnë zërin diplomatik shqiptar në arenën ndërkombëtare.


Modë & Modelim

Nensi Dojaka, fituese e çmimit LVMH 2021, renditet e para në kategorinë Modë & Modelim. Teuta Matoshi është bërë virale me fustanët e saj, ndërsa Emina Cunmulaj ka modeluar për Vogue dhe Elle dhe shërben si Konsulle Nderi e Shqipërisë në Florida. Angela Martini përfaqësoi Shqipërinë në Miss Universe 2010, Almeda Abazi ka arritur famë si modele dhe aktore në Turqi, dhe Rina Lipa po ndërton karrierën e saj si modele ndërkombëtare.


Influencer

Melimtx kryeson këtë kategori me 3.1 milionë ndjekës në TikTok me famën e saj sidomos në vendet gjermanofolëse. Brisida ka 2.3 milionë në TikTok, ndërsa Luana Vjollca mbetet njëra prej figurave më të njohura në ekranin shqiptar. Eva Murati, prezentuesja e UEFA Champions League, Ori Nebijaj, Valeria Aliti dhe Eni Koçi janë gjithashtu në listë.

Biznes & Akademi

Mira Murati, ish-CTO e OpenAI, renditet #7 në listën e përgjithshme. Krissy Cela, e listuar në Forbes 30 Under 30, ka ndërtuar biznesin e fitnesit EvolveYou me mbi $34 milionë të ardhura. Lea Ypi, profesoreshë në LSE, shkroi librin “Free” që u përkthye në mbi 30 gjuhë. Laura Mersini-Houghton njihet për teoritë e saj mbi multiversin, ndërsa Luljeta Lleshanaku është ndër shkrimtaret shqiptare më të lexuara jashtë vendit.

Metodologjia e Hulumtimit

Nga 300 milion të dhëna dhe mbi 500 nominime fillestare, u përzgjodhën 100 femrat shqiptare me prezencën më të lartë publike nga e gjithë bota, të ndara në 15+ kategori. Për bazë të rankimit u morën kërkimet në Google, ndjekësit në Instagram dhe ndjekësit në TikTok. Gjithashtu është krijuar edhe një vlerësim “Ambassador” të bazuar në çmime, tituj, rekorde dhe përfaqësime ndërkombëtare.

  • Google 40% – # kërkimet vjetore
  • Instagram 25% – # ndjekësve në Instagram
  • TikTok 15% – # ndjekësve në TikTok
  • Ambasadore 15% – sukseset dhe arritjet (çmime, tituj, rekorde)
  • Prania Online 5% – Prezenca në Social Media & Google

Vlerësimi i Ambasadores siguron që figurat historike, shkencëtare dhe sportive pa prani në rrjetet sociale të vlerësohen sipas arritjeve të tyre. Të dhënat u analizuan nga ekipa e dua.com në Shkurt 2026.

TOP 20

#EmriInstagramGoogleTikTok
1Dua Lipa88.7M49,199,98811.2M
2Bebe Rexha12.0M4,416,0008.5M
3Rita Ora16.0M6,600,0003.1M
4Ava Max3.0M5,400,0002.9M
5Nëna Terezë—6,600,000—
6Era Istrefi1.0M397,2002.2M
7Mira Murati—2,412,000—
8Loredana Zefi3.0M217,2002.4M
9Eliza Dushku748.0K5,400,00050.0K
10Krissy Cela3.1M217,2001.2M
11Kosovare Asllani341.0K486,00059.0K
12Majlinda Kelmendi1.0K22,800—
13Distria Krasniqi14.0K15,600—
14Nensi Dojaka391.0K79,200—
15Ermonela Jaho37.0K79,200—
16Eleni Foureira1.0M177,600498.5K
17Masiela Lusha116.0K2,412,00050.4K
18Inva Mula15.0K97,200—
19Luiza Gega24.0K15,600—
20Vjosa Osmani209.0K217,200—

Filed Under: Kulture

Komisioni Përgatitor i Kuvendit të Vatrës zhvilloi mbledhjen përgatitore të Kuvendit të 25 Prillit 2026

March 7, 2026 by s p

Komisioni Përgatitor i Kuvendit të Vatrës zhvilloi mbledhjen e radhës në Selinë Qendrore duke analizuar të dhënat e dërguara nga degët mbi anëtarësinë dhe listëpagesat. Në mbledhjen e komisionit mori pjesë Mondi Rakaj -Kryetar (Online), Bashkim Musabelliu – Nënkryetar, Mirela Kanini – Sekretare (Online), Ilir Cubi – Anëtar dhe Anton Raja – Anëtar. Komisioni çmon dhe vlerëson punën e kryetarëve të degëve, korrektesën, profesionalizmin, angazhimin e tyre patriotik, punën e shkëlqyer atdhetare dhe detyrën vatrane për të plotësuar kushtet e pjesëmarrjes në Kuvend. Degëve që kanë disa mangësi iu lanë 1 javë afat shtesë për të bërë plotësimet e fundit për Kuvendin e Federatës Vatra që zhvillohet në New York më 25 Prill 2026.

Filed Under: Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “VATRA” dënon ashpër deklaratën antishqiptare të ministres serbe Snežana Paunović
  • 𝟰𝟵 𝘃𝗶𝘁𝗲 𝗻𝗴𝗮 𝗽𝘂𝘀𝗵𝗸𝗮𝘁𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗺𝗮𝗿𝘁𝗶𝗿𝗲𝘃𝗲 𝘁𝗲 𝗱𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝗰𝗶𝘀𝗲, 𝗽𝗼𝗲𝘁𝗲𝘃𝗲 𝗩𝗶𝗹𝘀𝗼𝗻 𝗕𝗹𝗹𝗼𝘀𝗵𝗺𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗚𝗲𝗻𝗰 𝗟𝗲𝗸𝗮
  • Kasëm Trebeshina – jeta dhe përmasat letrare
  • RIVALITETI ITALO – JUGOSLLAV DHE BANKA SHQIPTARE
  • Bashkimi Evropian dhe mbrojtja e Ukrainës
  • Shqipëria natyrale në shekullin e ri: Një komb, dy shtete, një vizion historik
  • GJON MILI: BOTA E FЁMIJЁVE – NJЁ PENG PASIONI E DASHURIE
  • Kur lumenjtë shiten me copa: Anatomia e një modeli zhvillimi që varfëron natyrën dhe shoqërinë
  • SHQIPTARËT – LIDHJET E HERSHME ME PERËNDIMIN
  • OPERACIONI I REBELIT HAXHI QAMILI NË VERI TË SHQIPËRISË SIPAS NJË DËSHMIE TË RUAJTUR NË ARKIVIN QENDROR TË SHTETIT
  • Toka shqiptare nuk është thjesht mall: midis investimit të huaj dhe mbrojtjes së sovranitetit kombëtar
  • Princi  i gojëtarisë dhe mbledhësi i thesareve të Malësisë…
  • 80 vite nga vrasja e profesor Ymer Berishës 1912-1946
  • Arti si një shije e fituar përtej kufijve të logjikës
  • Serbia, përgjegjëse për krimet dhe dhunën ndaj shqiptarëve 1877–1999: nga dëbimet e Sanxhakut të Nishit te krimet e luftës në Kosovë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT