
THANK YOU TO OUR COMMUNITY — TOGETHER, WE MADE A DIFFERENCE!
The Albanian Canadian Political Action Committee (ACPAC) extends its sincere gratitude to everyone who supported, volunteered, contributed, and stood alongside us throughout the 2026 municipal elections.
Your dedication, trust, and commitment have helped strengthen the voice of the Albanian community within Canada’s democratic system.
A SPECIAL ACKNOWLEDGMENT TO OUR COMMUNITY PARTNERS
We extend our heartfelt appreciation to the Albanian Mosque Board, Canadian-Albanian Chamber of Commerce, ACDA, the Albanian Community in Hamilton, and the Albanian Community in Kitchener, who stood shoulder to shoulder with ACPAC throughout this important journey.
Their cooperation, dedication, and unwavering support reflect our shared commitment to a greater cause: strengthening the integration, participation, and representation of the Albanian Canadian community in Canada’s political and democratic institutions.
Together, we have demonstrated that when Albanian organizations and communities unite around a common vision, we can build a stronger collective voice and create meaningful opportunities for our community to participate in shaping the decisions that affect our future.
We proudly celebrate the success of candidates supported by ACPAC, including:
Barry Vrbanovic – Mayor-elect of Kitchener
Shannon Weber – Mayor-elect of Waterloo
Two City Councillors in Toronto
Two City Councillors in Hamilton
One City Councillor in Waterloo
These achievements reflect the power of community engagement, cooperation, and collective action.
But our mission does not end on Election Day!
Democracy is not only about voting. It is about having a voice when decisions are made that shape our communities and our future.
ACPAC remains committed to building stronger relationships with elected officials, encouraging civic participation, and ensuring that the Albanian Canadian community is represented and heard at every level of government.
We invite all Albanian Canadians to join ACPAC, get involved, and help us build a stronger, more united, and more influential community.
Together, our voice is stronger. Together, we can make a difference!
Sincerely,
ACPAC – Albanian Canadian Political Action Committee
—————————-
ACPAC | ZGJEDHJET BASHKIAKE 2026
FALEMINDERIT KOMUNITETIT TONË — SË BASHKU BËMË NDRYSHIMIN!
Komiteti i Veprimit Politik Shqiptaro-Kanadez (ACPAC) shpreh mirënjohjen më të sinqertë për të gjithë ata që na mbështetën, kontribuan, punuan vullnetarisht dhe qëndruan përkrah nesh gjatë gjithë procesit të zgjedhjeve bashkiake të vitit 2026.
Përkushtimi, besimi dhe angazhimi juaj kanë ndihmuar në fuqizimin e zërit të komunitetit shqiptar në sistemin demokratik kanadez.
NJË MIRËNJOHJE E VEÇANTË PËR ORGANIZATAT DHE KOMUNITETET PARTNERE
Shprehim falënderimet dhe mirënjohjen tonë të veçantë për Bordin e Xhamisë Shqiptare, Dhoma e Tregtisë Shqiptaro-Kanadeze, ACDA, Komunitetin Shqiptar në Hamilton dhe Komunitetin Shqiptar në Kitchener, të cilët qëndruan krah për krah me ACPAC gjatë gjithë këtij rrugëtimi të rëndësishëm.
Bashkëpunimi, përkushtimi dhe mbështetja e tyre e vazhdueshme dëshmojnë angazhimin tonë të përbashkët për një qëllim madhor: fuqizimin e integrimit, pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të komunitetit shqiptaro-kanadez në jetën politike dhe në institucionet demokratike të Kanadasë.
Së bashku kemi dëshmuar se kur organizatat dhe komunitetet shqiptare bashkohen rreth një vizioni të përbashkët, mund të ndërtojmë një zë më të fuqishëm dhe të krijojmë mundësi reale që komuniteti ynë të jetë pjesëmarrës në vendimmarrjen që ndikon të ardhmen tonë.
Me krenari përshëndesim suksesin e kandidatëve të mbështetur nga ACPAC:
Barry Vrbanovic – Kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Kitchener-it
Shannon Weber – Kryetare e zgjedhur e Bashkisë së Waterloo-s
Dy këshilltarë bashkiakë në Toronto
Dy këshilltarë bashkiakë në Hamilton
Një këshilltar bashkiak në Waterloo
Këto arritje dëshmojnë fuqinë e bashkëpunimit, angazhimit qytetar dhe veprimit të përbashkët.
Por misioni ynë nuk përfundon ditën e zgjedhjeve!
Demokracia nuk është vetëm të votosh. Demokracia do të thotë të kesh zërin tënd edhe aty ku merren vendimet që ndikojnë komunitetin dhe të ardhmen tonë.
ACPAC do të vazhdojë të ndërtojë marrëdhënie me përfaqësuesit e zgjedhur, të nxisë pjesëmarrjen qytetare dhe të punojë që zëri i shqiptarëve të Kanadasë të dëgjohet dhe të përfaqësohet në çdo nivel të qeverisjes.
Ftojmë të gjithë shqiptarët e Kanadasë të bashkohen me ACPAC, të angazhohen dhe të kontribuojnë për një komunitet më të fortë, më të bashkuar dhe me më shumë ndikim.
Së bashku, zëri ynë është më i fortë. Së bashku, mund të bëjmë ndryshimin!
![]()
ACPAC – Albanian Canadian Political Action Committee