Ne Foto: Profesor Ahmet Gashi, në shkollën e vajzave në Tiranë në vitin 1935 /
(vijim nga Dielli on line, 18 Janar 2013)/
Shtetet shoviniste ballkanike fqinjë, Serbia, Greqia, Bullgaria ( e cila fitoi pavarësinë e plotë më 1909 pa luftë e pa konferencë ndërkombëtare, sepse konsiderohej çeshtje e brendëshme e Turqisë, pasi kishte fituar autonominë me luftën ruso turke më 1878), Mali i Zi, bënë një lidhje të fshehtë që në vitin 1904 për copëtimin e katër vilajeteve shqiptare ndërmjet tyre.Ndërsa shtetet evropiane, sidomos Rusia dheFrancai konsideronin vilajetet shqiptare me popullsi kryesisht myslimane si shtojcë e Turqisë, prandaj nuk e përkrahën Lidhjen Shqiptare të Prizrenit me 1878-1881, as kryengritjet e viteve 1908-1912.
Në fakt, shqiptarët s’kishin të bënin fare me perandorinë osmane, ndonse kishin përqafuar fenë islame , madje ata kishin luftuar kundër saj më shumë se shtetet e tjera ballkanike me popullsi kryesisht të krishterë gjatë 500 vjetëve. Këte Evropa e shihte por s’donte ta kuptonte. Kombet e tjera ballkanike deri në atë kohë e kishin fituar pavarësinë e tyre nga osmanët kush me luftë e kush pa luftë, por gjithnjë nën përkrahjen e shteteve të mëdha të Evropës.
Shqiptarët janë mbase i vetmi komb që kurrë s’e ka vënë fenë në plan të parë, por kombësinë. Ndërmjet feve në Shqipëri ka ekzistuar gjithnjë mirëkuptim dhe solidaritet, gjë që ndodh rrallë në botë.
Kur turqit u detyruan t’ua njohin autonominë shqiptarëve, shtetet ballkanike i shpallën luftë Turqisë duke pasur frikë se kjo autonomi do të pranohej ngaAustriaqë kishte interesa në Shqipëri. Pra, lufta ballkanike kishte karakter pushtues dhe jo çlirues ne Ballkan. Gjatë pushtetit monist edhe historigrafia jonë gabimisht e ka konsideruar Luftën ballkanike , sipas Leninit, si luftë të drejtë.
Kryengritësit shqiptarë u detyruan kështu që t’i kthejnë grykët e pushkëve të tyre kundër ushtarëve shovinistë ballkanas, për të mbrojtur trojet e tyre amtare nga një pushtim i ri më gjaksor e më barbar. Sulmi i befasishëm nga të gjitha anët, synimi i shovinistëve për ta shfarosur popullsinë civile, për t’i djegur shtëpitë dhe shkretuar tokat, i detyroi shumë shqiptarë të shpërnguleshin me dhunë në Turqi , në vendin që ata vetë e kishin luftuar një muaj më parë. Një luftë e ashpër u zhvillua në vilajetin e Kosovës. Ushtria serbe në tre formacione të mëdha , e armatosur mirë e drejtuar nga oficerë ruse, sulmoi Luginën e Preshevës, Kumanovën, Gollakun, Llapin dhe Grykën e Ibrit- Mitrovicën, ndërsa Mali i Zi- Plavën e Gucinë.
Shtabi i kryengritësve lëshoi kushtrimin për ta mbrojtur me gjak vatanin, që sapo e kishin çliruar nga pushtuesi shumëshekullor osman, në kushtet kur shumica e luftëtarëve ishin shpërndarë nëpër shtëpitë e veta.
Hasan Prishtina shkoi në Prepollac, Idriz seferi në Sfircë, Isa Boletini në Grykën e lumit Ibër, në Mitrovicë, Bajram Curri në Plavë e Guci.
Heroizmi i luftëtarëve shqiptarë në të katër frontet e reja ishte i pashoq, por pabarazia në numër, në armatim i detyroi ata të tërhiqen . Udhëheqësit porositën që të vijonte lufta guerile me grupe të vogla kudo në fshatra e qytete, ta godisnin armikun në befasi ditën e natën, kudo që të ishte ai.
Edhe lumjanët nën udhëheqjen e Islam Spahisë, bënë një punë të madhe në pengimin e armatave serbe në Lumë, Has, Opojë e Dibër, Rrafsh i Dukagjinit. Në Kullën e Lumës u vranë 12 mijë serbë. Të tjerët u tërhoqën në Prizren dhe asnjë gjeneral serb s’guxonte të merrte komandën e të sulmonte Lumën. Këte krahinë ata e nënshtruan duke e shkretuar, më vonë , pasi u erdhën përforcime të shumta ngaSerbia.
Në këte kohë Ismail Qemali mendonte të organizonte një kuvend mbarëkombëtar në Durrës. Për këte, ai kishte njoftuar Hasan Prishtinën me një telegram të veçantë. Njëkohësisht ai kishte ndërmarrë një udhëtim nëpër Evropë dhe kontaktonte diplomatë dhe qeveritarë të Evropës duke ua bërë të njohur atyre çeshtjen shqiptare. Por vetëm Austro-Hungaria e kuptoi dhe i premtoi ndihmën e saj. Isa Boletini, pasi u tërhoq nga beteja në Mitrovicë, u nis për në Durrës bashkë më 300 luftëtarë të vet, ndërsa Hasan Prishtinën serbët që e mbanin nën vëzhgim, e arrestuan dhe e burgosën në burgun e kalasë në Beograd. Idriz Seferi dhe Bajram Curri vijuan luftën guerilje kundër pushtuesve të rinj.
e bazonim në faktin se ne kishim luftuar në shekuj për liri dhe në luftën ballkanike ishim deklaruar asnjanës. Megjithatë, ne iu përgjigjëm synimeve aneksioniste shoviniste të shteteve fqinjë, duke luftuar me çdo sakrificë derisa u bindëm se nuk mund të vazhdonim dot më rezistencën. Erdhëm, pra, në Vlorën heroike me shpresa të mëdha se dikur do të ktheheshim në Kosovën kreshnike. Kemi vuajtur 2000 vjet nga romakët, Bizanti, osmanët. Por dëmin më të madh na e bënë sllavët që erdhën nga malet Urale (e më pas atoKarpate) dhe zunë tokat tona dikur me sipërfaqe 250 000 km2 në tërë Dalmacinë e Ballkanin Perëndimor. Ndodhi e keqja më e madhe , asimilimi nga sllavët i shumicës se popullsisë iliro-shqiptare të këtyre trojeve, duke përfshirë edhe Nemanjët që u bënë më të këqinj se vetë sllavët pushtues”
Ardhja në Vlorë.
Gjatë rrugës për në Vlorë hasëm vështirësi të panumurta, por që nuk ishin asgjë në krahasim me vuejtjet e popullit tonë në Kosovë për shkak të pushtimit serb. Lamë pas vetëm tym e flakë në fshatrat e Kosovës, sidomos buzë rrugëve ku kalonte ushtria barbare serbe, që digjte shtëpitë, por edhe pushkatonte njerëzit që kapte në to, pa dallim moshe e seksi.
Në fshatin Grackë pranë Prishtinës në rrugën për në Prizren, buzë lumit Sitnicë, psh u dogjën të gjitha shtëpitë, u therën me bajoneta të gjithe banorët (ka shpëtue vetëm një fëmijë i lidhur në një djep të përmbysur , i shpëtuar nga rrethi i djepit pa u mbytur. Pas largimit të ushtarëve, erdhën fshatarë nga fshatrat e largëta dhe e gjetën atë fëmijë. Madje një dajë i nënës sime, Arifi, e ka marrë në fshatin Llugaxhi, e ka rritë e ka quejtë Sait, e ka shkollue. Në vitin 1943-1944, ndërsa unë u emërova drejtor i gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, Saiti ishte sekretari i shkollës.
Sa e sa fshatarë të tillë kemi parë rrugës për në Vlorë. Edhe në Rrafshin e Dukagjinit ku kish hyrë ushtria malazeze, kishin ndodhur po ato krime. Madje malazezt kishin shkuar më larg. Në Pejë me rrethina, në Plavë e Guci, malazezt i mblidhnin shqiptarët në shesh dhe i detyronin të kthenin fenë dhe kombësinë , përndryshe i pushkatonin në vend.
Shumë shqiptarë pranuan vdekjen por jo të ndërronin fenë e kombësinë. Ata u pushkatuan pa mëshirë në sytë e familjeve të tyre, të gjithë meshkuj 16 vjeç e lart në rresht të lidhur njëri me tjetrin.
Kjo masakër zgjati dhjetë ditë që populli i kujton “10 ditët e kiametit”. Oficeri malazez që e kreu këte krim të padëgjuar në histori, quhej Savë dhe populli e mbiquajti “Savë batarja” (batare –pushkatim), sepse i pushkatonte shqiptarët e lidhur, me dorën e vet gjakatare.
Pas më shumë se një muaji, arritëm në Vlorën heroike, diku nga marsi 1913. Këtu takuam të rinjtë vendas si dhe Isa Boletinin, Luigj Gurakuqin, Bedri Pejanin, Sali Gjukën e shumë të tjerë. Një gëzim të papërshkruar ndjemë, kur pamë të valëvitet i lirë flamuri ynë kombëtar, për të cilin kishim luftuar aq shumë me pushkë e me penë. Por gëzimi ynë nuk zgjati shumë. Atëkohë u njoftuam për vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër në fund të vitit 1912 e në vijim ku ishin caktuar kufijtë e shtetit të ri shqiptar. Me këmbënguljen e Rusisë, Francës dhe Britanisë, Konferenca krijoi një minishtet me 28 mijë km2 në vend të 92 mijë km2 që përfshinin të katër vilajetet shqiptare, pra, këputi nga trojet tona 2/3 duke ua dhënë si shpërblim ato Serbisë, Greqisë e Malit të Zi. Këto të fundit u zgjeruan në masën deri 60 % në kurriz të tokave shqiptare.
Kërkova të takohesha me kryetarin e qeverisë së parë shqiptare, Ismail Qemalin, të cilin e kisha njohur që në Stamboll, si student që isha, duke kryer porositë që më jepte edhe ai për çeshtjen kombëtare. Ai më priti me dashamirësi, i gëzuar që sidoqoftë shtetet e mëdha njohën një shtet shqiptar më në fund, dhe njëkohësisht i pikëlluar që në këte shtet ishin përjashtuar më shumë se gjysma e tokave dhe e kombit tonë të shumëvuajtur.
Pasi më bëri një sërë pyetjesh për gjendjen në Kosovë, tha:- Ahmet, megjithatë ne nuk duhet ta humbim asnjëhere shpresën por duhet të punojmë se liria nuk vjen vetë; hë për hë detyra jonë e të gjithëve është ta mëkëmbim këte shtet të ri shqiptar, që t’i japim të kuptojë Evropës që ne dimë të formojmë shtet e të vetëqeverisemi. Kam menduar që ju, bashkë me zotin Jani Minga të organizoni arsimin, që është baza e një shteti , pasi ju keni shumë përvojë e dituni në këte fushë.
Pranova me shumë dëshirë këte detyrë të rëndësishme. Me këte rast, u njoha edhe z. Minga, madje u bëmë miq të ngushtë. Ai ishte një njeri i ditur, me përvojë në fushën e arsimit, por edhe organizator e drejtues i zoti. Në fillim, ne punonim vetëm në Vlorë e Fier, pasi gjetkë ishin ushtritë pushtuese armike: në jug – grekët, në veri e në lindje – serbët e malazezt, ndërsa në Shqipërinë e Mesme kishte ende kaos, pasi disa fanatikë me në krye myftiun e Tiranës jo vetëm që nuk e njihnin qeverinë e Vlorës, por më pas organizuan një kryengritje të armatosur me Haxhi Qamilin etj, duke kërkuar përsëri babën ( sulltanin) dhe sundimin turk. Në Vlorë e Fier ngritëm disa shkolla, ndonse kishim mangësi në mësues. Më vonë Ismail beu më thirri përsëri dhe më njoftoi emërimin tim si mësues në Elbasan, gjë që më gëzoi pa masë, sepse përputhej edhe me dëshirën time.
Prej kohësh , sipas porosisë së Hasan Prishtinës, unë ëndërroja të përgatisja mësues për Kosovën. E kjo mundësi m’u dha duke shërbyer në Elbasan, ku ishte hapur Shkolla e parë pedagogjike, Normalja.
Kështu në shtator 1913 nisa punën si mësues në shkollën qendrore të Elbasanit e më vonë në Normalen e famshme, si drejtor i shkollës qytetëse.
( siç shkruan gazeta RILINDJA e shtatorit 1997, në këte shkollë Ahmet Gashi ndihmoi që të përgatiteshin me dhjetra mësues për Kosovën që u bënë shumë shpejt pishtarë të arsimit për Shqipëri e Kosovë- G.D.)
(Marre nga libri-PROFESOR AHMET GASHI, “MËSUES I POPULLIT” RILINDASI I FUNDIT – Vijon)