
…. për të shijuar spektaklin fluturues të “Blue Angels” & “Thunderbirds” /
Përgatiti: Dalip Greca/

NYC harroi ditën e djeshme, me 28 prill, distancimin social, ku me qindra qytetarë, gati preknin njëri tjetrin në supe, për t’u mrekulluar me spektaklin e qiellit, ku “Blue Angels “ –Ëngjëjt blu, dhe Thunderbirds ( zogjtë e vetimës) krijuan tablo të mrekullushme në qiell. I gjithë ky spektakël i dedikohej punëtorëve të vijës së parë të frontit të betejës kundër COVID-19.

Fotografitë e marra nga i gjithë rajoni tregojnë turma të mëdha të mbledhura së bashku në parqet ujore dhe vendet në New York dhe New Jersey, me sy nga qeilli për të shijuar e fotografuar pamjet.Zyrtarët lokalë nuk mundën të bënin asgjë për t’i penguar që të mos shkelnin distancat.

Ishte thjesht e vështirë, për t’i penguar që të mos grumbulloheshin, tha kryetari i bashkisë në Weehawken, NJ ,Richard Turner.

Turner komentoi se ai dhe stafi ishte përpjekur që të bënte të pamundurën për të minimizuar pasojat, duke mbyllur rrugë, duke dërguar mesazhe alarmi telefonik për banorët, madje edhe policia u përpoq të bënte detyrën, por asnjëjra nga këto masa nuk funksionuan.
Skena të ngjashme u raportuan në pesë bashkitë, ku qindra qytetarë u mblodhën për të ndjekur spektaklin e fluturimit në kundërshtim me rregullat e distancimit shoqëror të koronavirusit.
- Unë nuk shqetësohem për këtë grumbullim, është shprehur Arthur Moss, 41 vjeç, i cili po e shijonte shfaqjen me miqtë në Parkun Shtetëror Gantry Plaza në Long Island City. E përbashkëta e turmave: qytetarët harruan distancimin social dhe urdhresat e buvernatorëve e kryebashkiakëve dhe shijuan koncertet e Angels Blue dhe Thunderbirds, që fluturuan mbi New Jersy, New York, Pennsylvania…
Për ta shijuar spektaklin kishin ardhë edhe nga shtete të tjerë të largët, të cilët kanë qenë edhe në vitet e shkuara pjesë e turmave që i ndjekin këto spektakle të mrekullueshëm.
I tillë ishte qytetari Moss, cili kishte ardhë nga New Orleans, i cili u tha gazetarëve: Është një ditë e bukur dhe unë po e shijoj. Nuk kam maskë se nuk e dija urdhërin e këtushëm të guvernatorit. Kam ardhë nga New Orleans sepse kam parë gjithmonë spektaklin e Engjëve të Kaltër. Unë jam këtu për të mbështetur njerëzit e vijës së parë.
Një vendase, që e identifikoi veten si Margaret Ann, tha se ajo provoi të respektonte distancimin shoqëror, por e gjeti gati të pamundur,njerzit shtyheshin pranë njeri tjetrit.
Demonstrimi fluturues 40-minutësh mbi Manhattan, Long Island dhe New Jersy, ishte më shumë se sa një spektakël, ku qytetarët harruan rrezikun prej Koronavirusit.
Avionët u pilotuan rreth George Washington Bridge, që bashkon New Jersy-in me New Yokun, aty rreth mesditës të ditës së Martë, pastaj përshkuan hapsirat mbi Newark(NJ), duke iu drejtuar më pas hapsirave qiellore mbi rrokaqiejtë e Manhattan-it të Poshtëm, Brooklyn dhe Queens. Pas kësaj, ata fluturuan në Long Island Sound, duke u vërtitur në rrethin e Westchester County, para se të fluturonin në drejtim të jugut drejt Pensilvanisë.
Thunderbirds u themeluan në vitin 1953, dhe Engjëjt e Kaltër në 1946, në vazhdën e Luftës së Dytë Botërore.
28 PRILLI, BETEJA NË SHIFRA
28 Prilli nuk ishte ditë e shifrave të ulta për SHBA. U rrit numri i të vdekurëve me më shumë se 1 mijë krahasuar me një ditë më parë, duke regjistruar 2 mijë e 470 viktima, ndërkohë që të infektuarit e rinj u raportuan 25 mijë e 409, duke e çuar numrin e përgjithshëm 1 milion 35 mijë e 396.Edhe New York-u shënoi rreth 150 viktima më shumë se një ditë më parë me rreth 521 të vdekur, ndërsa numri ditor i të infektuarve për shtetin ishte 2 mijë e 330, duke e çuar numrin e të përgjithshëm, në mbi 300 mijë e 334. New Jersy shënoi shifrën më të lartë të javës së fundit me 398 të vdekur, me 2 mijë e 668 të infektuar të rinj, duke e ngjitur shifrën e përgjithshëm të infektuarëve në 113 mijë e 856 deri mbrëmjen e së martës. Michigani është shteti i tretë me më shumë viktima. Të Martë shënoi 160 të vdekur me numër të përgjitshëm 3 mijë e 567 viktima, Massachusetts kishte 150 të vdekur, me numër të përgjithshëm 3 mijë e 153, Illinoisi shënoi 142 viktima të martën, Pannyslavania 200 viktima, California 86, Florida 83, Lousiana 61, Coonecticuat 77, Mariland 71, Ohio 46, Indiana 60, Viginia 34, Gerogia 31, Washingtoni 21, Colorado 30 etj…
New York 28 Prill 2020