
NDËRROI JETË NË NJU JORK SHEHRIJE(BICAJ) BLAKAJ

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
by dgreca

by dgreca

Opinion nga Ilir Levonja/ Florida/
Nga mesi i muajit maj 2017, pas gati tre muaj protestash, u mbyll e ashtuquajtura Çadra e lirisë. Kjo u kurorëzua me nj marrëveshje nate, për një bashkëqeverisje të gjerë duke i kthyer ata ministra në subjekt gallatash elktorale, si rasti asaj ministreshës që kërkonte kushte në një udhëtim në Prishtinë.
Qe marrëveshja më absurde duke dalur përfundimisht nga nervi demokrat, për shkak të natyrës radikale në kërkesa dhe në plotësimin pa asnjë kusht të tyre. Ajo që pak e shumë e shohim sot tek vervi studentor. Kjo tashmë përfshihet në të ashqujturën opozitarizmi i kulturuar a europian i Lulzim Bashës. Megjithëse kur shikon jelekverdhët e Francës këto ditë dimri, nuk e di se për cilën Europë flasin pushtuesit e sektit demokrat në vendin tonë. Qe një mbyllje kaq e squllët sa përfundimisht bindi edhe paqësorët më skeptikë të politikave të buta a të urta midis lidervë të të gjitha krahëve.
Bash atëherë kur po mendohej se këmbëngulja e kish ngritur vlagun, Luli e boshatisi karabinanë me një shtrëngim duarsh alla çunash lagjeje me Edi Ramën, duke u thënë demokratëve të dërrmuar se ishte i detyruar, i kishte bërë presion Amerika etj. Shkurt një humbje e madhe e cila e katandisi të djathtën në atë që është edhe sot, një tavolinë me pjata plot pilaf, paçe e fasule.
Nisur nga protestat e fundit, një emision i mbrëmshëm në topchanel, hidhte dritë mbi bordet e universiteteve që përfitonin dhe administronin fondet drejt për së drejti nga tarifat studentore. Kjo në kuptimin që, çfarë ata kishin, çfarë ata administronin ishin të ardhura kryekëput nga familjet shqiptare. Jo nga qeveria! Jo, jo, aspak… para familjarësh që buza e plasur e tyre e di se si i sigurojnë. Ishte një indicje e madhe për të dëshmuar qartë se sa e lartë është shkalla e korrupsionit në vendin tonë. Sidomos pas një oditimi me kamera të dokumentacionit të kontrave dhe projekteve financiare të këtyre viteve demokraci. Apo ajo shifra tjetër prej gjashtë milion euro për ca roje gjumashër e të zhubravitur bythësh nga karrika dhe lojrat elektronike. Ishte alarmante se kamionët me fonde ishin hedhur për meremetim zyrash, blerje makinash dhe shpërblime vjetore. Dhe asnjë kokërr leku për blerjen e bazës materiale a pajisjeve laboratorësh, indicje që konfirmojë ekzistencën dhe seriozitetin e një Universiteti. Rekordin e mbante Universiteti i Elbasanit… Megjithatë shumë nga e di se institucionet shqiptare në përgjithësi presin me sytë nga deti a qielli, për donacione nga vendet e rajonit dhe bota. Edhe kjo një kulturë vrastare kjo që të nxjerr sytë, një model që e ka përvetësuar Edi Rama kur provomon gjoja zhdukjen e mjerimit duke u ndërtuar nga një shtëpi robve të vithisur në katrahurën që ka gatuar soji i tij.
Atë çfarë tregonte ky emision i dokumetuar, opozita e ka bërë me kohë. Duke filluar nga vota e manipuluar, infiltrimi i krimit në kuvend, konçensionet banale dhe reformat mashtruese të qeverisë etj. Mirëpo mbeti në kuadër të denoncimit dhe aq. Megjithëse koha i ka dhënë mundësinë që tregojë rracën a sojin pa kompromis të të djathtit, prapë squllet me ca marrëveshje dhe ”europinizmin” e këtij holandezit fluturues, në pritje të mbarimit të mandatit të Edi Ramës. Dhe për më keq akoma, shet plotësisht vetveten bash në pikun e kufirit ligjor të djegjes së mandateve, duke u kthyer në kuvend e gjuan me vezë Edi Ramën veç për t’i hedhur hi syve demokratëve dhe protestës legjitime të brezit të humbur, minierës informale të shoqërisë shqiptare e cila po sakrifikon sa nuk ka vej më, veç për mandatin e Lulit dhe babës së tij Sali Berishës. Nxjerr një deputet të dhjamur, i cili krruajti xhepat, sa mezi gjeti një vezë për të gjujtuar një shënjestër që edhe sytë lidhur t’i kesh nuk mundesh të gabosh. E thënë më troç qe kjo shfaqja më pa vlerë e atij që mban emrin opozitar.
Një grup naivësh që para platformës studentore, para vendosmërisë për të mos negociouar të atyre të rinjëve shqiptarë, duken si kalamaj kopshti që nuk dinë se çfarë duan, çfarë kërkojnë…, a kush janë. E gjitha kjo nuk është asgjë tjetër por një nëpërkëmbje studentore, një suport për Ramën dhe shpurën e tij, një vazhdim i asaj marrëveshje dritë shkurtër të majit të vitit të kaluar, duke vazhduar ta transformojë hapësirën blu të qiellit të shpirtrave të lirë në ngjyrën e kuqe të të ashtuquajturës republika e re.
Sot demokratët duhet të kishin gjuajtur me mandate, jo me vezë. Duhet të burgoseshin rrugëve, jo në parlament. Duhet të mos negociojnë, jo të kërkonin radhën për të folur.
Nuk e bën. Ndaj lum vendi që u ka ju djemë e vajza studentë!
by dgreca
Ngjarjet e ditëve të fundit në lidhje me pengimin e përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar të përkujtojnë kohët e kaluara, ku ndalohej simboli kombëtar në sajë të një albanofobie e cila po rikthet përseri që është kundër barazisë qytetare dhe kombëtare të shqiptarëve dhe mos respektimit praktik të ligjeve që janë miratuar në në Mal të Zi kur janë në pyetje popujt pakicë në këtë mjedis multinacional.


Shkruan: Dr. Nail Draga/
Edhe pse me Kushtetutën e Malit të Zi neni 79 pika 2 si dhe me Ligjin për përdorimin e simboleve kombëtare neni 1, 2 dhe 3, është i lejuar përdorimi i simbolit kombëtar të popujve pakicë në Mal të Zi, ditëve të fundit në praktikë është paraqitur një albanofobi, pikërisht nga ata që duhet të mbrojnë qytetarët nga provokimet e ndryshme kur janë në pyetje të drejtat qytetare dhe nacionale.
Dhe pikërisht në ditën e festës kombëtare të shqiptarëve me 28 nëntor në Ulqin, në vend që festa e shqiptarëve të ndërohej duke vendosur flamuj kombëtar në qytet sikurse vitëve të mëparshme, ndodhi një incident i papritur me një qytetar i cili është ndaluar nga policia lokale me argumentin se në makinën e tij ka vendosur dy flamuj të vegjël kombëtar shqiptar. Arsyeja ishte se ai(S.V.)ka shpalosur flamurin e një shteti tjetër që është e ndaluar me ligj. Dhe personi në fjalë është procesuar dhe dërguar të gjykatësi për kundërvajtje, ku pritet ti jepet vendimi i denimit. Ishte ky rasti i parë deri më tash ku ka vepruar policia, nga miratimi i ligjit për simbole kombëtare nga viti 2000.
Një lajm i tillë për opinionin ishte befasi e papritur dhe e papranueshme, por nuk vonoi shumë dhe diçka e tillë u njoftua nga Malësia(4.12.2018). Mediat njohtuan se në fshatin Milesh, qytetari E.B. në kulmin e shtëpisë në ndërtim ka vendosur flamurin kombëtar shqiptar. Edhe ai është dërguar në polici, është procesuar si dhe i është marrë flamuri kombëtar si mjet delikti. Pritet vendimi i gjykatësit për masen e denimit. Dhe një veprim i tillë nga policia arsyetohet me Ligjin për qetësi e rend publik, neni 23(Sl.list CG, nr.64/11). Kemi të bëjmë me një ligj i cili nuk është harmonizuar me Ligjin për përdorimin e simboleve kombëtare(Sl.list RCG,nr.55./00), që paraqet dobësinë profesionale të hartuesve të tij, si dhe mos reagimin nga Ministria e drejtave të njeriut dhe të pakicave. Ndërsa duke pasur parasysh sindromin antishqiptar i trashëguar nga e kaluara nuk kemi si të mos dyshojmë se një veprim i tillë është bërë me qellim, duke i dhënë mundësi urdhërdhënësit që policia të veproj në terren në mënyrë utilitare sipas inercionit sikurse ishte rasti ditë më parë në Ulqin e Malësi.
Një rast i tillë të kujton vitin 1992, kur në Tuz Rrok Dushaj në promovimin e Lidhjes Liberale të Mal të Zi ka përdorur flamurin shqiptar dhe është denuar për kundërvajtje duke paguar gjoben në vlerë prej 3000 dinarë.
Në rastin konkret policët janë më së paku fajtorë, por përgjegjësia kyesore bie mbi urdhërdhënësite tyre, të cilët në rastin konkret mbajnë përgjegjësi për keqpërdorim të pozitës zyrtare ku ndaj tyre duhet të meren masa ndeshkuese, sepse veprimi i tyre është kundër barazisë qytetare e nacionale të pjesëtarëve të shqiptarëve në Mal të Zi.
Flamuri kombëtar shqiptar dhe jo flamuri i një shteti tjetër
Edhe pse për këtë rast ka pasur reagime nga disa subjektet politike shqiptare e jo nga ata të ashtuquajtura qytetare, është konstatim i përgjithshëm se rastet e tilla na rikthejnë në të kaluarën, në kohën kur flamuri kombëtar shqiptar ishte i ndaluar nga pushteti i kohës(1982-2000). Arsyetimi policor se kemi të bëjmë me simbolin e një shteti tjetër, është shpjegim demagogjik si në kohën e monizmit, duke harruar se jetojmë në pluralizëm. Një deklarim i tillë dëshmon se ata nuk kanë njohuri se është në funksion Ligji për përdorimin e simbolëve kombëtare, dhe se nuk dallojnë simbolin kombëtar me ate shtetëror duke dëshmuar injorancën e tyre, sepse shqiptarët kudo që janë kanë një simbol kombëtar pavarësisht së në cilët shtete jetojnë.
Kur shteti nuk nderon qytetarët e vet
Në një shtet demokratik qytetarët e tij janë të barabartë dhe si të tillë trajtohen nga institucionet shtetërore, jo vetëm me deklarata të rastit por me veprime konkrete duke zbatuar në praktikë barazinë qytetare dhe nacionale. Vetëm shtetet e pakonsoliduara dhe ato me paragjykime nga e kaluara moniste janë me komplekse dhe e kanë të vështirë të jenë në hap me kohën dhe demokracinë europiane. Madje ka edhe të tillë të cilët nuk realizojnë në praktikë as ligjet të cilët i miratojnë vet si dhe standardët ndërkombëtare kur janë në pyetje mjediset multinacionale, ku në këtë aspekt as Mali i Zi nuk bën përjashtim.
Veprimet e tilla policore, kur është ne pyetje simboli kombëtar nuk janë personale por ka të bëjë me të gjithë shqiptarët, andaj një veprim i tillë është goditje e të drejtave kolektive të shqiptarëve në Mal të Zi, që është në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe kundër barazisë qytetare dhe nacionale.
Nëse do të vazhdohet me këtë politikë diskriminuese ndaj simbolit tonë kombëtar nuk është çudi qe polici të ndalojë nëse do të hetojë simbolin kombëtar shqiptar në makinë, apo në rroba e gjetiu që do të ishte skandal me regji shtetërore.
Mbetet të shohim se çfarë ndryshimi në këtë aspekt(neni 23) do të ketë Ligji për qetësi e rend publik, kur është në pyetje përdorimi i simbolëve kombëtare për popujt pakicë në Mal të Zi, i cili bëhët me dije se do të jetë në procedur parlamentare deri në fund të këtij viti.
(Dhjetor, 2018)

(Fotokopje të vendimeve të denimeve ….)
by dgreca
-Koordinatori Hoti: Është obligim që diaspora të jetë pjesë e Programit Nacional për Rininë/

PRISHTINË, 20 Dhjetor 2018-Gazeta DIELLI/
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, i shoqëruar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e Kosovës në Londër, Heroina Telaku, ka zhvilluar takim zyrtar me udhëheqësit e shoqatave shqiptare dhe shkollave shqipe që veprojnë në Londër të Anglisë si “Kosova”, “Faik Konica”, “Qendra Shqiptare”, “Nena Terezë”, etj.
Hoti para tyre shpalosi Programin Nacional për Rininë i cili parasheh përfshirjen e nxënësve dhe studentëve shqiptarë të diasporës në garën e nivelit republikan.“Jam shumë i lumtur që para jush po prezantoj një program për rininë dhe një program që brenda tij parasheh edhe pjesëmarrjen e diasporës. I kemi përfshirë edhe nxënësit tuaj në program sepse mërgata ka një rëndësi të veçantë për vendin, sepse ju jeni pjesë e pandashme e atdheut. Nëpërmjet këtij programi presim që të rinjtë shqiptarë që jetojnë në Angli të vijnë në Kosovë për të garuar me bashkëmoshatarët e tyre. Ky program do t’u mundësojë atyre një komunikim më intenziv dhe atraktiv me atdheun në të gjitha garat që ata do të marrin pjesë”, tha koordinatori Hoti duke shtuar se Kosova e ka për obligim dhe është duke punuar në atë drejtim që diasporën të mbetet pjesë e pandashme e saj.
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport u premtoi shoqatave se do t’ua sjellë të përkthyera testet edhe në gjuhët në të cilat nxënësit e mërgatës e zhvillojnë mësimin.E përfaqësuesit e shoqatave shqiptare që veprojnë në Londër duke përgëzuar Koordinatorin Hoti për Programin, u shprehën të lumtur që fëmijët e diasporës do të përfshihen në Programin Nacional për Rininë. Ata theksuan se diaspora ka shumë talentë të cilët kanë nevojë për t’u nxitur për të marrë pjesë në gara dhe për ta dëshmuar veten, si dhe u shprehën të gatshëm që të ndihmojnë në implementimin e programit./b.j/
by dgreca
-Kryeministri Haradinaj në bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg: Kosova do të punojë ngushtë me NATO-n, për të përmbushur kapacitetet e plota operacionale të FSK-së në mandatin ushtarak, si dhe për angazhimin e përbashkët në ofrimin e sigurisë dhe mbrojtjes/

PRISHTINË, 19 Dhjetor 2018-Gazeta DIELLI/
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një bisedë miqësore telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Jens Stoltenberg.
Përmes kësaj bisede, kryeministri Haradinaj ka thënë se është i kënaqur me përkushtimin e NATO-s për të mbështetur Kosovën në tërësi dhe se e ka informuar Sekretarin Stoltenberg për miratimin e Ligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes, mandatimin ushtarak të FSK-së dhe shërbimin në FSK.
“Po ashtu, e informova për veprimin konkret të Qeverisë së Kosovës në themelimin e Komitetin Ndër-Ministror për Integrimet dhe Anëtarësimin në NATO, si një zhvillim konkret për afrimin e Kosovës me NATO-n”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
Ndër tjerash, kryeministri Haradinaj e ka garantuar Sekretarin Stoltenberg për transparencën e procesit të transicionit të FSK-së, duke shprehur vizionin e tij dhe të Qeverisë për thellimin e partneritetit me NATO-n, KFOR-in, NALT-in, Programin e Ndërveprimit të Zgjeruar dhe për gatishmërinë e trupave të FSK-së për të kontribuar në sigurinë rajonale dhe globale.
Kryeministri Haradinaj vlerësoi se Kosova do të punojë ngushtë me NATO-n, për të përmbushur kapacitetet e plota operacionale të FSK-së në mandatin ushtarak, si dhe për angazhimin e përbashkët në ofrimin e sigurisë dhe mbrojtjes./b.j/