• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NË KOPSHTET E VATIKANIT, ÇASTE PRANË PAPËS SË NDERIT…

April 16, 2018 by dgreca

– Emocion në ditëlindjen e Tij të 91-të, 16 Prill /

1Kujtim i bukur1 largimi1 Me Papen e Nderit ne mes.

nga Visar Zhiti/

Ç’kopshte të mrekullueshëm brenda mureve në Vatikan, aq sa na duket se jemi futur në një ëndërr! Nga lart rrjedhin ujvara qiellore, nga ato me misterin e dritës tjetër. Po dhe një qetësi mërmëritëse që sikur ia zbulojmë kumtin te udhët mes blerimeve, aq ndjellëse, për të ecur sa më paqësisht, tani e gjithmonë, në dashuri.Gjethnajë dhe bar gjallërues, cicërima të kristalta dhe frushullima flatrash. Jo, nuk janë vetëm zogjtë, por dhe engjëjt, kështu na duket.Pasditja sikur merrte frymë me mushkritë e “Shpellës së Lourdes-it”, që na shfaqet befas fare pranë. Dhe na kap një ndjesi përlehtësimi dhe përhapjeje, sikur nuk kemi kufizime, jo vetëm ndaj njëri-tjetrit, dhe ndihemi frymë gjithandej.

I shtrëngova dorën sime shoqeje. Sikur mernim nga drithmat e njëri-tjetrit kështu. Para nesh, e ndienim, rendëte djali ynë, i padukshëm, ja, ja, i pashë një pjezës flatre, kjo pendë prej tyre ra… Andej duhej të shkonim.

Tej pjerrinave të edenta pemët presin si meshtarë të lumtur. Dhe ja, lule të tjera që sendërtojnë me ngjyrat e tyre çaste të tjera mrekullie. Emblema papnore. Prej lulesh dhe ajo në sheshin qendror aty. Nga shatërvanët hovnin ujra si bekime të kthjellta.

Kupola e mermertë e Bazilikës së Shën Pjetrit vezullon e madhërishme dhe nuk kuptohet ku mbaron ajo dhe ku fillon qielli. Një përzierje mistike me retë anash si të ishin një grup me Mikelanxhelo. Poshtë nëpër nikie statuja biblike… ja, ja, ati yt. Pranë është stacioni i trenit të Vatikanit, që sikur sjell dëshira dhe pak më tej Gjykata, jo, jo e gjyqit të fundit, dhe burgu, shpesh e më shpesh bosh, por ndodh të bujtë ndokush, ngjarje e rrallë, do ta kenë lajmin patjetër gazetat. Ime shoqe ma shtrëngon dorën prapë. Buzëqesha trishtueshëm.

Madona që na mirëpresin. Ja, Zoja e Këshillit të Mirë, që është dhe Pajtorja e shqiptarëve, shkodrania. Dhe drurë biblikë, të mbjellë nga personalitete të larta të botës, presidentë, kryeministra… edhe ty ta paranuan kërkesën që si titullar i ambasadës, por dhe si bashkatdhetar i Shenjtes Nënë Tereza, – po nëpërmendja, – që me rastin e kanonizimit të saj, në jubileun e marrëdhënieve mes dy shteteve tona, të sillje një ulli nga vendi yt, të mbillej këtu. Ia thashë Kryeminsitrit. Prita…

Mure të tjera kështjellore, heliodromi i vogël, livadhe me gëmushat si qingja, pylli natyral, një shenjtërore e mermertë, kthesat si ngazëllime mahnitjesh, kështu më erdhi t’i krahasoj, stola të drunjtë, të rrallë, rojat që të përshëndesnin të parët, Radio-Televizionit i Vatikanit, dielli që vazhdonte dhe derdhte ar.     Me siguri po afroheshim. Pashë kolonat e Akademisë. Përballë, pas degëve të pemëve, sërisht dritare, mbase ato të Arkivit Sekret a të Bibliotekës së vjetër Apostolike. Se ishte bërë dhe një e re, por ajo ishte pesë kate nën tokë, e bunkertë. Ku ishin letrat e Gjergj Kastrioti – Skënderbeut, po librat shqip?

Mes qiparisave, tej në thellësi, vegim që afrohej, nuk po u besonim syve, në këmbë, me të bardha si i statujtë, ai, Papa i Nderit, Bendedikti XVI.

Në kohën pas lutjeve të pasdites po na priste aty. Nuk mund të iknim pa e parë, pa i puthur dorën. S’po duronim sa të mbërrinim dhe një si lulnajë emocionesh po binte mbi supet tona. Ndjemë se shtangëm, nuk po ecnim ne, por pllaja mitike, sikur afrohej ajo, me Papën e Nderit në krye, ende larg, rrezëllitës. Po na aviteshin qiparisat. Një vezullim. Mbase i kryqit të argjendë që i varej në gjoks Atit të Shenjtë, Ratzinger. Wow!- do ia bënte djali ynë.

Po aty, në krah, si i veshur me natë, sekretari i tij i veçantë, arqipeshkvi Georg Gänswein, njëherësh dhe Prefekt i Pallatit Pontefik të Vatikanit. Në këmbë dhe ai. Ruba e zezë i derdhej hijshëm deri në fund. Vetëm koletoja si një tufë rrezesh zbardhëllente.

Dy gjermanë, besëtarë të një miqësie apostolike, magjepsës. Të dy pa kësula mbi krye. Flokë e bardhë të Ratzinger-it si fllad. Si muzg të Gänswaein-it. Ndalëm para tyre. U përkulëm. Arqipeshkvi, gjithë përzemërsi buzëqeshëse, na paraqiti te Papa i Nderit, që na përgëzoi për ardhjen. Sa zë të ngrohtë kishte, me pak si ngjirje si të marrë katakombeve, andej nga varret biblike.

I thamë se është lumturi të takosh Shenjtërinë e Tij. Vuri buzën në gaz si me druajtje. Dhëmbshurisht. Ime shoqe i dhuroi një stola të kuqe, si gjaku i martirëve të kishës tonë, 38 prej të cilëve sapo ishin lumturuar dhe stola ishte punuar nga gra shqiptare të Veriut, këto po shpjegonte ime shoqe, kur Imzot Gänzwein ndërhyri entuziast:

– Paskeni ardhur me dhurata, faleminderit.

Atij i kisha dhënë ditë më parë një bibël të vjetër dy shekullore në gjermanisht, ma solli studiuesi nga Kosova Bejtullah Destani, s’e di ku e kishte gjetur. Dhe Gënswein ma ktheu duke më dhuruar “gemelli” embelematike manshetash.    Heshtje. Heshtje folëse. – …dhe të kanë dënuar për poezi, s’mund të besohet… – tha Ati i Shenjtë duke më parë me sytë tejpërshkues si të një ikone. U trondita, ai e dinte, pra, se me kë ishte takuar. Kishte shkruar poezi dhe vetë në rininë e hershme. Kishte parë dhe Luftën e Dytë botërore si nxënës dhe i kishte ikur asaj, “dezertoi”. Gjithsesi dënohesh dhe për poezi dhe Papa thotë “e pa besueshme”, me qëllim që e tillë duhet të jetë, të mos ndodhë më. Kurrë. Ndërsa fliste, po e vështroja me adhurim. Te sytë kishte rrathë të lehtë, pakëz të fryrë, mbase pagjumësia, lutjet e leximet natën. Ashtu i mpakur nën pallton e bardhë e të gjatë, ku renditeshin kopsat, edhe ato të bardha si varg i argjendë yjesh, shtati sikur nuk ia pengonte shpirtin që të shtjellej edhe më, i përforcuar si me një si ethe përvëluese të ftohtë duke na dhënë dhe neve përreth forcë enigmatike. Filozof i Zotit, yll në teologji, shkruanin për të dhe “bashkë me Lessing, Kant dhe Beethhoven janë përfaqësuesit e fundit të gjenisë gjermane”, fat të jesh pranë tij, thoshin.

Ula kryet, nuk e vështroja dot. Pashë nga këmbët që Papa i Nderit tani mbante sandale murgu. Ne të tjerët ishim me këpucë të zeza.

Eda kërkoi leje për të bërë ndonjë foto. Imzot Gänswein u tregua i gatshëm, e mori ai aparatin. Pas nesh ishte muri i mbushur me bimë kacavjerrëse. Më shkrepi t’i kërkoj Papës një autograf mbi librin e tij “Deus Caritas Est”… Më dridhen duart, tha shenjtërisht, kur të shkoj në shtëpi do ta shkruaj…

Dhe do na e dërgonin bashkë me librin e tij më të fundit “Ultime conversazioni” dhe me dy kartolina brenda. Ja ç’kishte shkruar: “Con la mia benedizione. Benedetto XVI”. Po dhe atje në kopshtet parajsore të Vatikanit u lut për mbrojtjen tonë. Amen!

Në ballinën e pasme të librit më tërhoqi citati i tij: “Kurrë nuk e kam përftuar pushtetin si një pozicion force, por gjithnjë si përgjegjësi, si një detyrë të rëndës e të vështirë. Një detyrë që të shtrëngon çdo ditë  dhe të kërkon: a ishe në atë lartësi?”

Dhe tërheqja e Tij ishte po në atë lartësi, gjest historik për një papë, që ndryshoi rrënjësisht “ministrimin pjetrin” duke rifutur, krahas dimesionit njerëzor, edhe atë spiritual të origjinave. Iki se jam lodhur, të vijë ai që mund të bëjë më shumë. Dhe Papa i Nderit na mëson se nuk mund të japësh dorëheqjen në ditë të vështira e krizash, që t’u shmanesh detyrave, jo, por mund të ikësh, kur gjendjen e lë mirë që të bëhet më e mirë.

Shikoja nga Papa dhe mbushesha me një lloj përdëllimi të tjetërsojtë, të ngjashëm me ato kur je para një kryqi të bukur. Vetmia e tij, pa vetmi. Kam Zotin, thotë. I mbyllur pa mbyllje. Është bota që s’e lë. Herë pas here i shkon pasardhësi, Papa Françesku, përqafohen, shkëlqejnë dhe kokë më kokë një Zot e di se ç’bisedojë, për një jetë pa luftra e uri, por të begatë të mbarë njerëzimit, me paqe, dashuri e hirin e Hyut. Dhe përkushtimi i tyre, siperan e i përulur, është dritë shpresëdhënëse, udhërrëfyese.

Kishim parë në Pallatin Papal në Castel Gandolfo, në muzeun vatikanas divanin ku rrinin dy papët. Janë të shenjta miqësia, bashkëpunimi e vazhdimi. Fjala ka nevojë për frymëzim, thotë Ratzinger. Dhe Vepra e tij vlerësohet si themel në doktrinën e besimit për mijëvjeçarin e tretë.

Shkronjat në autografin e Tij e jepin dridhjen, që jo, nuk ishte vetëm e dorës. Gishtrinjtë e bardhë, të hollë e të gjatë të tij më ishin dukur sikur pikonin muzikë. Na kishin thënë të njohur se ai është dhe pianist i shkëlqyer, i apasionuar pas Mozartit.

Dhe po ata na kishin treguar gjatë një darke në Selinë e Shenjtë një thënie të Papës së Nderit, lakonike, përmbledhëse, se, kur kishte rënë njëherë fjala që dhe vëllai i tij, klerik dhe ai, i binte pianos a ndokush tjetër, s’kishte rëndësi dhe Ratzinger ishte përgjigjur: “Po, ashtu i duket”, – dhe kishin buzëqeshur përreth,

Më bëri përshtypje, merrte më forcë qortuese se kishte dalë nga goja e atij që njihet si “bashkëpunëtor i të vërtetës”, guximtar i fjalës. Dukja sot është bërë një dukuri e padurueshme, po mendoja. Ashtu na duket, kjo është çështja. Sa shumë pësohet nga ata njerëz, qofshin dhe vëllezër apo dhe vetja, që u duket sikur dinë të bëjnë atë që pikërisht nuk munden, veç e tjetërsojnë dhe bëhen shkak prapsish të rënda, jo veç në arte e letërsi, por dhe në veprimtari të ndryshme shoqërore e politikë duke i kthyer ato shpesh në të kundër të vetvetes, fare brutalisht.

Poezia në kryq, m’u fanit, si Krishti, me dy hajdutë anash dhe turma që bërtiste: kryqëzojeni!… dhe këtë bërtimë ta quash poezi? Kjo po bëhet…

Po më vinte rëndë që e kapa veten duke përsiatur kësisojshëm, kur isha kaq pranë së shenjtës, me një Papë që dhe tërheqjen e kishte bërë shenjtërisht dhe që po më dukej se më shumë se sa toka, tani po e ndillte Qielli i pafund. Ai Qiell ku ne kishim sytë, sepse të rënë në tragjedinë tonë si në një hum(b)nerë, vetëm lart mund të shikonim…

Dhe ne nuk duruam pa e përqafuar Lartësinë e Tij të Shenjtë. Si për ta mbajtur sa më shumë pranë vetes. Kështu dhe Ai, na u duk. Pastaj, po kaq njëlloj, dhe me Imzot Gänswein. Mirënjohës, i mërmëritëm,  që na i dha këtë mundësi, të një takimi që ndoshta vetëm një herë në jetë na ndodh.

Pastaj erdhi një makinë e bardhë, e xhamtë. Papa Mobile. Qerre moderne e apostujve, e vikarit të madh. Ndali pranë nesh. Papën Ratzinger e ndihmoi për të hipur në të Imzot Gänswein. Dhe askush tjetër. Ne s’guxuam të lëviznin, por zgjatëm krahë të padukshëm dëshirash.

Papa vështroi nga ne qiellërisht. Kryqi i argjendë mbi gjoksin e pakët vezulloi sërisht si në fillim. Na e bëri me dorë, ndërsa Monsinjori buzëqeshte. Aq tërësore ishte ajo buzëqeshje, sa dukej sikur shkonte dhe te gjërat përreth.

Makina e bardhë zbriti pa u ndjerë në rrugën me drurët e lartë cedër anash dhe mori për nga Manastiri “Mater Ecclesiae”, mes blerimeve, ku banonte Papa. Zhurma e lehtë e një porte do të ishte e fundit. Dhe dielli gjithë urtësi të perëndishme treti nga ana tjetër e qiellit, ku nuk shihej, nga rifillonte një botë e dimensioneve të tjera, mbase ajo e amshueshmërisë.

Po kërkonim nëpër Qiell se mos pikasnim ndonjë flatër, atë të djalit tonë, që na paraprinte. Kishim mbetur ashtu në këmbë, të mahnitur. S’di se sa kohë, deri më tani…

Filed Under: Featured Tagged With: ne Kopshtet e Vatikanit, Prane Papes se Nderit, Visar Zhiti

SOT- DEBAT NE VATER: DEMOKRACIA NUK PRET

April 16, 2018 by dgreca

2 ElezBiberaj

TE PRANISHEM DR. ELEZ BIBERAJ DHE GAZETARI FRANK SHKRELI, AUTOR I LIBRIT”DEMOKRACIA NUK PRET”-/

1 ok Frank shkreli

Njoftohet komuniteti Shqiptar se të Shtunën, dt. 21 Prill 2018, Ora 11.00, në selinë e Vatrës, organizohet bashkëbisedimi “DEMOKRACIA NUK PRET”. I pranishëm autori i librit “DEMOKRACIA NUK PRET” , ish drejtori i Divizionit të Euro-Azisë në “Zërin e Amerikës”, z. Frank SHKRELI, folës: Drejtor aktual i Divizionit të Euro-Azisë të Zërit të Amerikës Dr. Elez Biberaj, Ish gazetari  i Zërit të Amerikës  Idriz Lamaj.  Seanca drejtohet nga Kryetari i Organizatës Pan-Shqiptare Vatra, z. Dritan Mishto dhe nga Kryeredaktroi i gazetës Dielli, z. Dalip Greca.

Përshëndetje të veçanta me këtë rast nga Prof. Sami Repishti, Profesor Nick Pano, Profesor Thanas Gjika dhe Akademik Jusuf Buxhovi, ndër të tjerë.  Pritet të marrë pjesë edhe Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Dr. Halim Kosova.

Nuk është thjesht një promovim, por një bashkëbisedim për fatet e Demokracisë Shqiptare dhe kontributin e Diaspores.  Bëhuni pjesë e debatit duke ardhur në këtë veprimtari të veçantë.  E para e këtij lloji.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Demo0kracia nuk pret, Dr. Elez Biberaj, Frank shkreli

After Syria strikes, time to renew diplomacy

April 16, 2018 by dgreca

By David L. Phillips/

1 siria

Wreckage of the Scientific Studies and Research Centre (SSRC) compound north of Damascus, a target of the missile strikes. Photo: Louai Beshara/AFP/Getty Images/

In response to the recent chlorine bomb attacks in Douma, President Trump ordered missile strikes on three facilities used by Syrian President Bashar al-Assad’s regime to produce and store chemical weapons. Rather than destroy Syria’s extensive chemical weapons infrastructure, Trump sought to demonstrate international resolve and deter future use.

Yes, but: These were limited and surgical strikes at the insistence of cautious Pentagon planners, including Defense Secretary James Mattis. Strikes did not target Assad’s broader war-making capability or seek to advance the goal of regime change. They also avoided Russian and Iranian casualties, which could have escalated the conflict.

What’s next: The U.S. and its allies will hit more targets with greater firepower if Assad uses chemical weapons again, but it is still unclear whether the strikes were an impulsive response or part of a larger strategy to end Syria’s civil war.

The bottom line: The Trump administration should renew its diplomacy, backed by a credible threat of force. Secretary of State designate Mike Pompeo can engage Russia, Iran and Turkey in U.S.–led mediation through a “contact group” of stakeholders that complements UN efforts. Syria’s grinding civil war will continue without greater U.S. engagement.

David L. Phillips is director of the Program on Peace-building and Rights at Columbia University and a former senior adviser to both the UN Secretariat and the U.S. Department of State.

 

Filed Under: Editorial Tagged With: Aftter Syria strikes, David L Phillips

Albanologu Stadtmüller shkroi për hulumtime në historinë e hershme të mendimit shqiptar

April 16, 2018 by dgreca

1-Gezim-Llojdia-240x300

Nga Gëzim Llojdia*/

  1.Albanologët e famshëm./

1 gerog Stadtmueller

Ndër ata albanologë  të famshëm  gjëndet i renditur  Georg Stadtmüller edhe pse më pikpamje naziste ai shkruajti për shqiptarët.Johann Erich Thunmann në shekullin e 18 ndoshta ishte albanologu i parë.  Më vonë në Gustav Meyer, shqiptarët ishin pjesë e familjes indo-europiane.

Në shekullin e 20-të, studimet e tilla u thelluan nga Norbert Jokl, Milan Šufflay, dhe Franz Nopcsa nga Felső-Szilvás, si dhe Karl Reinhold dhe Eqrem Çabej.Studimet e Albanologjisë u mbështetën institucionalisht në Shqipëri në vitin 1940 me hapjen e Institutit Mbretëror të Studimeve Shqiptare, i cili i kishte paraprirë Akademisë e Shkencave të Shqipërisë, e hapur në vitin 1972. Ndërkohë, gjatë viteve 1960, Instituti Albanologjik i Prishtinës i rindërtuar kështu në Kosovë, pjesë e Jugosllavisë.  Instituti doli nga bërthama e saj gjetur në vitin 1953. Lista me emrat e albanologeve të famshëm është e tillë:”

.Johann Erich Thunmann (1746–1778).Johann Georg von Hahn (1811–1869). Girolamo De Rada(1814–1903). Demetrio Camarda(1821–1882).Vinkentij Makušev(1837–1883).Gustav Meyer (1850–1900).Ludëig von Thallóczy(1854–1916).Theodor Ippen (1861–1935).Edith Durham (1863–1944).Carl Patsch (1865–1945).Nicolae Iorga (1871–1940).Gjergj Pekmezi (1872–1938).Norbert Jokl (1877–1942).Franz Nopcsa von Felső-Szilvás (1877–1933).Milan von Šufflay(1879–1931).Marie Amelie von Godin (1882–1956.)Maximilian Lambertz(1882–1963).Margaret Hasluck(1885–1948).Giuseppe Valentini(1900–1979).Carlo Tagliavini (1903–1982).Stuart Edëard Mann (1905–1986).Eqrem Çabej (1908–1980).Namik Resuli (1908–1985).Georg Stadtmüller(1909–1985).Eric P. Hamp (1920).Shaban Demiraj(1920–2014).Martin Camaj (1925–1992).Aleksandar Stipčević(1930–2015).Ëilfried Fiedler (1933).Xhevat Lloshi ( 1937).Peter Schubert (1938–2003.Robert Elsie.Vladimir Orel (1952–2007).Michael Schmidt-Neke (1956).Marko Snoj ( 1959).Joachim Matzinger ( 1968).Lucia NadinMatteo Mandalà.Evelyn Noygue.

  1. Kartë identiteti:Georg Stadtmüller (1909–1985).

Lindur më 17 mars 1909, Bürstadt, Kreis Bergstraße, Rajoni i Qeverisë së Darmstautit, Hessen.

Vdiq:01 nëntor 1985 në Mynih, Bavaria e Epërme,Gjermani.Urdhri i Meritave të Bavarisë, Kryqi i Urdhrit të Rendit të Meritës së Republikës Federale të Gjermanisë, Kryqi i Zyrtarit të Urdhrit të Meritave të Republikës Federale të Gjermanisë.Parti politike:Partia Naziste,Bashkimi Kristian Social i Bavarisë.

  • 3. Georg Stadtmüller si një historian gjerman dhe bizantin
    Georg Stadtmüller (, 17 mars 1909 -, 1 nëntor 1985) ishte historian gjerman dhe albanolog.Ai studioi historinë gjermane, filologjinë dhe historinë klasike dhe orientale në Freiburg në periudhën 1927-1931. Ai ishte president i Departamentit të Historisë në Universitetin e Mynihut, specialist për historinë e Orientit Europian dhe historinë e shqiptarëve.Në punën e tij të vitit 1942 ai botoi tezën e debatueshme në të cilën ai gjurmon origjinën e shqiptarëve në rajonin  ku ndërkaq ai bashkëpunoi Stavro Skendi mbështetën pohimin e diskutueshëm rreth grupeve kripto-fetare, që ekzistojnë në Ballkan në të gjitha vendet ku popullsia u konvertua në Islam.Burime të tjera e citojnë biografinë e tij duke thënë:”:ishte Ai ishte profesor në Universitetin e Leipzig dhe Universitetin Ludvig-Maksimilian të Mynihut.
    4.Hulumtime rreth historisë së hershme shqiptare) botimi i parë i të cilit u bë në Budapest 42, ndërsa botimi i dytë i zgjeruar doli në Ëiesbaden 66 .
    Georg Stadtmüller (është autor i librit Forschungen zur albanischen Frühgeschichte (Hulumtime rreth historisë së hershme shqiptare) botimi i parë i të cilit u bë në Budapest më 1942, ndërsa botimi i dytë i zgjeruar doli në Ëiesbaden më1966  . Ky hulumtim vlen akoma si studimi më i thukët rreth origjinës dhe historisë së kryehershme shqiptare.
    Disa të dhëna më të hollsishme rreth jetes dhe punës së këtij albanologu:Georg Stadtmüller ishte me origjinë katolike. Babai i tij ishte një mbikëqyrës hekurudhor në Deutsche Reichsbahn. Nga viti 1918 deri në vitin 1927 ai ndoqi Kolegjin e Vjetër Elektoral të Bensheimut. Nga viti 1927 deri më 1931, Stadtmüller ka studiuar filologji klasike dhe orientale, si dhe historinë në universitetet e Freiburgut dhe Mynihut. Në vitin 1931, shteti u dorëzua. Një vit më vonë, ai ishte me Franz Dölger në Mynih me një punë në Michael Choniates si Dr. Phil. PhD. Më pas, ai punoi në Bibliotekën Shtetërore të Bavarisë në Mynih, ku përfundoi “Studienreferendar” dhe “Bibliotheksassessorexamen”. Në vitin 1934 ai ishte asistent i Hermann Aubin në Breslau. Në vitin 1936 u botua edhe punimi  i tij për historinë bizantine dhe të Evropës Juglindore, me një vepër mbi historinë e hershme shqiptare.
    Nga viti 1935 deri në vitin 1938 ai ishte drejtues i bibliotekës në Institutin Breslau të Evropës Lindore dhe prej vitit 1937 ishte pedagog në Universitetin e Breslaut. Në vitin 1938 u bë profesor i jashtëzakonshëm për historinë dhe kulturën e Evropës Juglindore në Universitetin e Leipzigut dhe nënkryetar i Institutit të Evropës Juglindore. Në Leipzig ai themeloi Leipziger Vierteljahreschrift für Südosteuropa, të cilin ai e publikoi më pas. Nga vitete  1934 deri më 1944 von Stadtmüller publikoi katër libra dhe 49 ese. Ata janë pothuajse pa koncesione ndaj ideologjisë naziste.
    5.Stadtmüller si përkthyes i ushtrisë naziste
    Stadtmüller ishte një anëtar i Stahlhelms, SA, NSV, NSLB dhe u bë anëtar i NSDAP. Që nga viti 1941 ai u konsiderua politikisht jo i besueshëm. prandaj ai humbi pozitat e tij në vitin 1943 dhe ishte nga qershori i vitit 1943 deri në fund të luftës si përkthyes personal për gjuhet moderne greke dhe italiane nga Luftëaffe per Ushtritë e Ëehrmacht në Greqinë jugore. Në vitin 1945, si një mason i lirë, ai ra në radhët e luftës britanike. Nga qershori 1945 deri në janar të vitit 1946 ai u mbajt në kampin e internimit amerikan në Ludëigsburg.
    6.Në vitin 1947, Stadtmüller këshilloi mbrojtjen në gjyqin e Nurembergut kundër gjeneralëve juglindorë
    Ai ishte mësues për historinë dhe latinishten. Në vitin 1947, Stadtmüller këshilloi mbrojtjen në gjyqin e Nurembergut kundër gjeneralëve juglindorë. Në vitin 1950 u bë profesor nderi i Historisë Krahasuese në Universitetin e Mynihut dhe në vitin 1954 si profesor i jashtëzakonshëm. Nga 1958 deri në pensionimin e tij në vitin 1974, ai mësoi në Universitetin e Mynihut si një profesor i plotë për historinë e Evropës Lindore dhe Juglindore. Nga 1960 deri më 1963, Stadtmüller arriti Hans Koch si Drejtor i Institutit të Munihut për Evropën Lindore. Më pas themeloi Institutin Shqiptar dhe drejtoi atë deri në vitin 1976. Nga 1968 deri në 1979 ai ishte kreu i Institutit Hungarez Mynih, i cili kishte ekzistuar që nga viti 1962. Nga viti 1971 deri më 1972, Stadtmüller ishte gjithashtu rektor i Kolegjit të Politikës në Mynih. Në 1950, Stadtmüller themeloi Saeculum tremujore. Ai themeloi gjithashtu Libri vjetor Hungarez, Studia Hungarica dhe Studimet Shqiptare në 1969. Nga 1960 deri më 1965 ai ishte redaktor i Vjetareve për Historinë e Evropës Lindore. Në 1974 Stadtmüller ishte emeritus. Si një mësues akademik, a. shtatë habilitations. Studentët akademikë të Stadtmüller janë Peter Bartl, Horst Glassl, Gerhard Grimm, Edgar Hösch dhe Ekkehard Völkl. Hulumtimi i tij përqendrohet në historinë e Evropës Juglindore dhe Evropës Lindore.
    7.Stadtmüller, Pas Luftës së Dytë Botërore
    Pas Luftës së Dytë Botërore, Stadtmüller u përfshi politikisht në veprimtarinë mbresëlënëse të krahut të djathtë dhe Abendliche Akademie. Nga 1957 deri më 1965 ai ishte anëtar i CSU. Nga 1966 ai ishte kryetar i fondacionit gjerman, por ai dha dorëheqjen nga zyra e tij pas ndryshimeve me drejtorin menaxhues Kurt Ziesel në vitin 1968.  Stadtmüller ishte një prej nënshkruesve të Manifestit të Heidelbergut në vitin 1981.Nga puna e botuar për herë të parë në 1942 hulumtime në historinë e hershme të mendimit shqiptar ishte gradualisht se “populli shqiptar një popull i vjetër mes masave të romanizimit të përgjithshëm u shfaq në antikitetin e  të vontë . Kjo pikëpamje u mohua sërish në vitin 1994 nga puna e Gottfried Schram në fillimet e krishtërimit shqiptar. Për hulumtimin e tij, Stadtmüller u nderua me nderime të shumta shkencore dhe anëtarësime. Stadtmüller u emërua në Komitetin Juglindor të Akademisë Gjermane në Mynih në vitin 1939.  Revista “Saeculum” i dedikoi themeluesit të saj 1969 në ditëlindjen e tyre të 60-të në vitin 1969.  Në vitin 1973 ai ishte një anëtar i asociuar i Seksionit Historik benediktine të  Akademisë Bavareze, në vitin 1973, ai u nderua me Urdhërin e Meritës Bavarian dhe në vitin 1976, Kryqi Federal i Merit  të klasës 1. Në vitin 1979, Stadtmüller mori doktoratën e nderit ligjore nga Universiteti i Lirë i Munihut të Mynihut.Ai ishte i martuar dhe kishte dy djem dhe një vajzë.Vitet e fundit të jetës  e fundit ai i ka jetuar në Iggstetten, një pjesë e Marktëinzer, në rrethin e Deggendorf. Pas vdekjes së tij, u varros në varrezat e Abbey Benediktine të Niederaltaich. Prona e tij është e vendosur në St Bavarez.Disa nga punimet e tij janë:Michael Choniates, Metropolit i Athinës (rreth 1138-ca 1222) (= Orientalia christiana, vëllimi 91). Romë, 1934.Historia e Evropës Juglindore. Botimi i dytë, i shtrirë me një parathënie dhe literaturë plotësuese, rishtypja e pandryshuar e edicionit të parë të vitit 1950. Oldenbourg, Mynih 1976, ISBN 3-486-46342-X.Evropa në rrugën drejt ndarjes së madhe të kishës 1054 (= Instituti për Historinë Evropiane Mainz, vëllimi 29). Steiner, Ëiesbaden 1960.Hulumtime mbi Historinë e Hershme Shqiptare (= Studime Shqiptare, Vol. 2). 2., edicioni i zgjeruar, Harrassoëitz, Ëiesbaden 1966.
    Historia e fuqisë së Habsburgëve. (= Kohlhammer-Urban-Taschenbücher, vëllimi 91). Kohlhammer, Stuttgart 1966
    Historia e Abbey of Niederaltaich 741-1971. Ëinfried-Ëerk et al., Augsburg et al. 1971.
    *Studiues

Filed Under: Histori Tagged With: albanologu Stadtmuller, Gezim Llojdia, shqiptaret

Shfaqja, Dukja dhe Thelbi

April 16, 2018 by dgreca

1 andon Deda 2

Nga Andon Dede, Nju York/

Kështu, të vendosura së bashku, ato na kujtojnë disa kategori filosofike, si pasojë e përdorimit figurativ të kuptimeve bazë: dy të parat kanë të bëjnë me paraqitjen e jashtëme të sendeve dhe fenomeneve, kurse e treta shpreh anën e brendëshme, të domosdoshmen, të qëndrueshmen e tyre. Ato janë në një lidhje dialektike dhe secila mbart një lloj informacioni rreth tjetrës, por kurrsesi nuk janë e njëjta gjë. Detyra e çdo studjuesi, analisti, gazetari apo dhe e çdo njeriu të zakonshëm është që, për të dhënë vlerësimin për diçka, duhet të njohë më parë thelbin, vlerën e vërtetë të një fenomeni, sendi apo personi, ndryshe do të gabojë në marrëdhëniet që do të ndërtojë me ta apo dhe në veprimtarinë e tij të përditëshme. Si e tillë, njohja e thelbit përbën një domosdoshmëri për të shmangur shtrëmbërimet apo interpretimet e gabuara subjektive, qofshin ato të qëllimta apo jo. Dhe diçka tjetër: të mos ngatërrojmë shfaqjen me dukjen që shpesh i marrim për të njëjtën gjë. Jo, ato nuk janë sinonime. Ndërsa shfaqja është pasojë direkte e thelbit, dukja është paraqitje e njëanshme dhe e qëllimshme, për të lënë një përshtypje apo për të krijuar një ide tek të tjerët.

Por unë as që kisha ndër mend të merresha me trajtimin filosofik të tyre, por e bëra këtë hyrje për të qartësuar gjthë sa do të shtjelloj më poshtë.

Gjatë Diktaturës që kaluam, në atë varfëri të skajshme, amvisat tona, si gjithë gratë e botës, kishin dëshirën e natyrshme njerëzore, që të paraqiteshin sa më mirë para mysafirëve të mundshëm, por mundësitë financjare i kishin aq të pakta. Dhe si e kishin zgjidhur këtë kontradiktë, fare të thjeshtë, por tepër të dhimbshme? Kursenin me sa mundnin, deri edhe në ushqimin e përditshëm, për të krijuar fondin e nevojshëm që të blinin një dhomë pritjeje: disa kolltuqe, një tavolinë mesi, një bufe e ndonjë pajisje tjetër. Kam njohur tërë ato gra, duke filluar nga koleget e punës, fqinjet e lagjes apo dhe miq e të afërm të tjerë, që kanë zbatuar formulën e mësipërme: krijonin atë dekor në dhomën e pritjes ndërsa mjediset e tjera linin aq shumë për të dëshëruar, jo se nuk donin, por nuk mundnin. Të tjerë, burra e gra qofshin, ç’nuk bënin për të pasur një veshje sado pak normale, të paktën për festa e sebepe të rastit…Por, të mos biem në mëkat: sakrifica e tyre s’kishte asgjë të përbashkët me snobizmin e sotëm, por qe një përpjekje e ndershme dhe e dhimbëshme për dinjitet. Të paktën të mos ngjallnin keqardhje tek të tjerët se mëshira të vret!

Mu kujtua kjo dukuri tek dëgjoj përditë deklaratat e kryeqeveritarit të vendit dhe megafonëve të tjerë të tij, për sukseset dhe arritjet e kësaj maxhorance, paçka se treguesit social-ekonomikë, jo vetëm nga opozita dhe një pjesë e analistëve që nuk iu bëjnë iso qeveritarëve, por dhe nga institucionet më serioze e autoritare ndërkombëtare. Kur ua përmend këto fakte e të dhëna, ata të përmendin të ashtuquajtuën “rilindje urbane”, qendrat  apo “dhomat e pritjes” së qyteteve, nisur me Tiranën. Unë nuk jam në gjendje të them se sa e si janë ndryshuar apo “rilindur” ato, në të mirë të qytetarëve, por një gjë e them me siguri të plotë: sikur ç’të jetë bërë me to e në to, nuk e përligjin atë gjendje të mjerueshme të shumicës dërrmuese të popullit që mezi ngrys ditët, javët e muajt e vitit. Vetëm pak ditë më parë, Banka Botërore e renditi Shqipërinë me nivelin më të lartë të varfërisë në rajon, ku, një e treta e popullsisë jeton me më pak se pesë dollarë në ditë. Edhe më dramatike paraqitet gjendja në fshat. “Dhe s’ka si të ndodhë ndryshe, – sqaron një specialist i çështjeve sociale, – përderisa qeveria do të vazhdojë të investojë për fasada e shatërvane dhe jo për ata sektorë që ndikojnë direkt në mirëqënien e popullit”.  “Asnjë   investim serioz nga buxheti i shtetit, por thjesht makiazh dhe buzëkuq fasadash, shatërvanesh e palmash”, – pohon një tjetër.

Por ne nuk kemi nevojë që dhe për varfërinë të na sqarojnë të huajt, kur populli vetë, me përjashtime të pakta, përballet me të kudo e përditë. Për këtë është shkruar e folur aq shumë sa do të qe humbje kohe të zgjatemi më tej. Mjafton të kujtojmë ngjarjet e fundit në Kukës, grevat e naftëtarëve në Fier e Ballsh apo të minatorëve të Bulqizës, protestat e banorëve të Shkodrës, Lezhës e më tej që, pa likujduar pasojat e përmbytjeve të kaluara iu shtuan edhe ato të këtij viti…

Për ta mbyllur: ndërsa të parët meritojnë respekt në sakrificat që bënin për sadopak dinjitet, pushtet-mbajtësit e sotëm, me atë që kanë në krye, duke u përpjekur të na mbushin mendjen për të kundërtën e gjendjes reale, nuk meritojnë veçse përbuzje e neveri.

Nju York, 15 prill 2018.

Filed Under: Analiza Tagged With: Andon Dede, Dukja dhe Thelbi, Shfaqja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1453
  • 1454
  • 1455
  • 1456
  • 1457
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT