• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DEBATI PJESË E KULTURËS POLITIKE

April 12, 2018 by dgreca

Ne shoqëritë e mirëfillta demokratike hapja e debatit qytetar dhe intelektual është dukuri normale  sepse  eliminohen dilemat ne lidhje mbi qeverisjen,  proceset politike dhe bartësit e tyre ku mediat  luajnë rolin parësor  sepse mundësohet pjesëmarrje e drejtëpërdrejtë e përfaqësuesve të pushtetit, subjektëve politike por edhe  e qytetarëve ne lidhje mbi çështjet e tyre preokupuese  ne mjedisin përkatës.

Nail_Draga

Shkruan: Dr. Nail  Draga/Ulqin/

Duke marrë parasysh së në monizëm nuk ka ekzistuar mundësia e shprehjes së mendimit të lirë,  më të drejtë është pritur që në pluralizëm  të bëhët avancimi i vlerave,  përmes debatit si metodë e verifikuar në botën demokratike. Por, në mungesë të qasjes serioze ne lidhje mbi ketë çështje, se sa të mediave   për ne shqiptarët në Mal të Zi një dukuri e tillë ende  është për tu dëshiruar, që është dëshmi e mungesës së  kulturës politike në përgjithësi. Nuk ka dilemë se  një vendnumrim i tillë nuk është në favor të subjektëve politike në veçanti dhe të shqiptarëve në përgjithësi, sepse permes debatit prezentohen në mënyrë transparente vlerat e dobësitë e përgjithshme të cilat janë të pranishme ne mjedisin tonë.

Mediat dhe debati

Ne lidhje mbi ketë çështje nuk ka dilemë së vendin kryesor e luajnë mediat, e ate kryesisht mediat elektronike, edhe pse mediat e shkruara nuk duhet nënçmuar. Por, jemi dëshmitarë se media elektronike shtetërore(TVMZ) për shqiptarët është e pranishme vetëm ne fushatat parazgjedhore. Gjatë kësaj kohe shqiptarët përmes subjektëve politike janë të pranishëm ku prezentojnë programin e tyre partiak, duke iu ofruar  të dhëna qytetarëve, gjegjësisht elektoratit të tyre votues. Një veprim i tillë është  bërë dukuri normale, por shqiptarët kanë nevojë që të jenë të pranishëm ne ekranin e televizorit edhe pas zgjedhjeve, ashtu sikurse edhe qytetarët tjerë në Mal të Zi. Andaj, është e nevojshme që debati  të jetë i pranishëm ne vazhdimësi, qoftë ne ekranin e TVMZ por edhe ne televizionet private(TV BOIN,TVTEUTA).

Sepse, duke organizuar emisione të  ndryshme opinioni i gjerë do të kishte mundësi të informohej detalisht ne lidhje mbi rrjedhat aktuale dhe çështjet preokupuese të shqiptarëve në mjediset ku jetojnë e veprojnë si popullsi autoktone ne gjashtë komuna në Mal të Zi, por edhe çështje të tjera në nivel të vendit.

Debate jo vetëm në fushatë parazgjedhore

 Por, deri më tash  nuk kemi informacion se  udhëheqja e TVMZ  ka shprehur gadishmëri që në ekranin e këti mediumi të ekzistojnë emisione te veçanta debatuese te paktën një herë në muaj edhe për shqiptarët, ashtu sikurse organizojnë në gjuhën malazeze për popullatën sllavishtfolëse. Një veprim i tillë dëshmon në mënyrë transparente  se nuk kemi të bëjmë me një medium të hapur, ne rastin konkret edhe për ne shqiptarët, edhe pse ne kuadër të tij ekziston redaksia në gjuhën shqipe. Ne ketë aspekt duhet te jemi këmbëngulës, sepse një kërkesë e tillë është legjitime, por duhet gjetur forma se si ajo të realizohet, sepse shqiptarët kanë nevojë të debatojnë për çështje të ndryshme qoftë ne mes vete por edhe më të tjerët gjegjësisht përfaqësuesit e pushtetit për të avancuar pozitën dhe statusin e tyre në ketë mjedis.Nga mungesa e debatit të tillë popullatës malazeze dhe të tjerëve në Mal të Zi nuk iu janë të  njohur  kërkesat e vazhdueshme të shqiptarëve në këtë mjedis, për avancimin e pozitës dhe të statusit të tyre në Mal të Zi. Nuk mjaftojnë të dhënat informative vetëm gjatë fushatave zgjedhore, sepse problemet janë të vazhdueshme, dhe si të tillë mbesin edhe pas zgjedhjeve. Edhe pse pushteti qendror në marrëveshje me subjektet politike shqiptare ka  trajtuar kërkesat e shqiptarëve, ne këtë aspekt është punuar shumë pak, sepse pritshmëria ka qenë më e madhe. Në lidhje me këtë çështje përgjegjësia kryesore bie mbi pushtetin qendror, por nuk mund të amnistohen as subjektet politike të shqiptarëve të cilët duhet të jenë me këmbëngulës për arritjen e objektivave programore, para elektoratit votues.

Përgjegjësia dhe spekulimet

 Organizimi i debateve më pjesëmarrjen e përfaqësuesve të subjekteve politike është obligim për subjektet përkatëse, duke dëshmuar përgjegjësi para elektoratit votues në veçanti e qytetarëve në përgjithësi. Vetëm në këtë formë te debatit do të ofroheshin të dhëna transparente në lidhje me funksionimin e pushtetit qendror e ati  lokal, mundësitë dhe pengesat ne realizimin e programeve përkatëse. Paraqitja e dëshmive publike përmes fakteve konkrete do të eliminonte dilemat  dhe spekulimet për përgjegjësinë e indvideve në kohën përkatëse.Pikërisht ne lidhje më këto çështje  mediat kanë rol të veçantë, sepse në këtë formë punohet kudo në botën demokratike.

Një formë e tillë prezantimit të çështjeve do të dëshmonte përgjegjësinë dhe profesionalizmin e kuadrave në resoret përkatës, sepse përgjegjësia duhet të jetë personale e jo kolektive. Nuk ka dilemë se  qytetarët e kanë të nevojshme të njihen publikisht për shumë çështje të (mos)funksionimit të pushteit lokal të Ulqinit i cili ballafaqohet  me ngecje dhe  pengesa të vazhdueshme duke kriuar dilema të cilat në shumë raste marrin përmasa të spekulimeve.

 

(Prill 2018)

Filed Under: Analiza Tagged With: DEBATI PJESË, DR. NAIL DRAGA, E KULTURËS POLITIKE

Fol Hapur- Kosovë-Serbi, dialogu për njohje reciproke

April 12, 2018 by dgreca

Kryeministri Ramush Haradinaj duke folur për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel tha se duhet të kalojmë në fazën finale, e që është njohja reciproke mes dy vendeve. “Faza finale është vullnet politik i vendimmarrësve të mëdhenj dhe për këtë fazë edhe presidenti Trump dhe kancelarja Merkel, kryeministrja May dhe presidenti Macron, duhet të gjejnë kohë të merren me Kosovën”, theksoi ai/

1 haradinaj hapur fol

HARADINAJ: -Po përballemi me realitetin dhe nuk po i ikim atij/

PRISHTINË, 12 Prill 2018-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në diskutimin “Fol Hapur”, organizuar nga Lëvizja FOL, në të cilin ka shpalosur objektivat qeverisëse, duke thënë se Qeveria që udhëheq ka filluar pas një procesi zgjedhor, që ka ardhur si rezultat i ndarjes politike të partnerëve të mëhershëm dhe zgjedhjeve që janë mbajtur.

Kryeministri Haradinaj, theksoi se formimi i kësaj qeverie nuk ka qenë proces i lehtë. “Nga marrja e përgjegjësive si qeverisje, kemi qenë të interesuar në agjendat kyçe, e këto ndahen në dy: rendi dhe ligji; dhe ekonomia, por, poashtu kujdes i kemi kushtuar edhe shëndetësisë, arsimit e me radhë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se preokupim i vazhdueshëm ka qenë edhe pozita rajonale dhe ndërkombëtare e vendit tonë.Me këtë rast, kryeministri Haradinaj veçoi të arritura, duke theksuar se Qeveria që ai drejton edhe sot është mjaftë e sfiduar, për shkak të proceseve qeverisëse në vend.
“E mira e gjithë kësaj, është se po përballemi me realitetin dhe nuk po i ikim atij, nuk po i zgjedhim vetëm temat e lehta dhe të mira, por të gjitha ato që i ka Kosova, duke i trajtuar me respekt”, tha kryeministri Haradinaj.Në këtë diskutim, kryeministri ka folur edhe për çështjen e dialogut me Serbinë, Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, formimin e ushtrisë së Kosovës, luftimin e korrupsionit, çështjen e njohjeve të Kosovës, por edhe për zhvillimet e fundit lidhur me arrestimin e zyrtarit serb, Marko Gjuriq, deportimin e shtetasve turq, si dhe tema të tjera me rëndësi.

 Duke folur për dialogun, kryeministri tha se duhet të kalojmë në fazën finale, e që është njohja reciproke mes dy vendeve. “Faza finale është vullnet politik i vendimmarrësve të mëdhenj dhe për këtë fazë edhe presidenti Trump dhe kancelarja Merkel, kryeministrja May dhe presidenti Macron, duhet të gjejnë kohë të merren me Kosovën”, ka thënë kryeministri Haradinaj.Lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, kryeministri u shpreh se ky është një proces serioz që është nisur, i bazuar në obligimet që ka Kosova, dhe e gjitha që ndërtohet si statut i Asociacionit, duhet të verifikohet në Gjykatë Kushtetuese.Në interesimin e mediave lidhur me luftën kundër korrupsionit, kryeministri Haradinaj tha se çështja e luftës kundër korrupsionit, është çështje e këtij vendi, e kësaj shoqërie dhe në çdo etapë të avancimit tonë drejt BE-së, tema e korrupsionit do të jetë çdo herë e më e nxehtë dhe do të jetë proces që kurrë nuk ndalet.I pyetur për formimin e ushtrisë, kryeministri Haradinaj tha se formimi i ushtrisë së Kosovës, nuk është pjesë e marrëveshjes me Listën Serbe. “Kosova e ka një opsion, që është ligji, një ndryshim në bazë të ligjit dhe duhet ta konsumojë arritjen që të gjitha palët të sigurohen që Kosova është e gatshme, që përmes ndryshimeve kushtetuese, të arrihet dalja për këtë temë”, tha kryeministri Haradinaj.Në fund të këtij debati, kryeministri Haradinaj tha se zgjidhja e temave të rënda, të vështira, të temave që kërkojnë shumë energji, i bën fitues të gjithë. “Nuk do të humb dikush nëse zgjidhim tema që kanë pritur me vjet. Nuk ka spektër politik që nuk fiton nesër”, tha kryeministri Haradinaj, duke siguruar të gjithë që do të punojë për një Kosovë më të mirë./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: dialogu, Kosove-Serbi, për njohje reciproke, Ramush Haradinaj

Lista Serbe edhe në pushtet, edhe në opozitë!…

April 12, 2018 by dgreca

-Qeveria e Kosovës zhvillon mbledhjen e 40-të, të tretën pa 3 ministrat e Listës Serbe/
1 Qeveria-Kosove.jpg
-Shtypi i Kosovës: Lista Serbe edhe në pushtet, edhe në opozitë!/

KUJTESE -Në 2015-tën, përfaqësuesit e Listës Serbe në Kuvend dhe në qeverinë e Kosovës bojkotonin rreth tre muaj/

 PRISHTINË, 12 Prill  2018-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj zhvilloi pasditen e djeshme mbledhjen e 40-të, të tretën pas largimit të deklaruar të Listës Serbe, të përfaqësuar nga tre ministra, një prej tyre edhe zëvendëskryeministër.Kryeministri Haradinaj duke iu përgjigjur interesimit të medias tha se, dorëheqjen e Listës Serbe të prezantuar formalisht në një takim të qeverisë nuk e ka pranuar.“Kam kërkuar një dialog, të cilin ata e kanë pranuar. Jemi në dialog e sipër, mirëpo ende s’ka dhënë rezultat konkret”, deklaroi ai pas mbledhjes së qeverisë së Kosovës. “Mospranimi i dorëheqjes ka pasuar vazhdimin e një komunikimi me ta dhe mundësinë që kohë pas kohe të jenë në detyrë, mirëpo formalisht nuk janë kthyer në qeveri ende”, vijoi kryeministri Haradinaj.Lista Serbe me grup parlamentar prej 10 deputetësh në Kuvendin 120 anëtarësh nga fundi i marsit ka deklaruar largimin nga koalicioni qeverisës që kishte 62 deputetë, ndërsa tre ministrat e saj thonë se janë “në dorëheqje” dhe nuk marrin pjesë në mbledhje të qeverisë së Kosovës.Nw 29 mars 2018 në mbledhjen e qeverisë së Kosovës u pa largimi nga ajo i Listës Serbe, i deklaruar pas arrestimit të hënën e 26 marsit në veri të Mitrovicës të zyrtarit të qeverisë së Sebisë, Marko Gjuriç, që kishte kaluar kufirin jashtëligjshëm dhe pa respektuar marrëveshjet e dialogut Prishtinë-Beograd në Bruksel. Nga tre ministrat serb në qeverinë e Kosovës, në mbledhje kishte ardhur vetëm  minisitri për Kthim dhe Komunitete , edhe zëvendëskryeministër, Dalibor Jevtiç, të cilit kryeministri Ramush Haradinaj ia dha fjalën e kërkuar para se të fillohet me axhendën e paraparë 19 pikëshe, e cila u votua e plotësuar edhe për një para të parës.Përfaqësuesi i Listës Serbe, Jevtiç u largua nga mbledhja e qeverisë së Kosovës pasi mbajti fjalën e tij dhe lidhur me të dëgjoi deklarimet e kryeministrit Haradinaj e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj.

Më pas mbledhja e qeverisë së Kosovës vazhdoi pa asnjërin nga tre ministrat e Listës Serbe.Zëvendëskryeministri e ministri Dalibor Jevtiç duke iu drejtuar me fjalën e tij qeverisë së Kosovës lidhur me ngjarjet e zhvilluara në Mitrovicë, ku u arrestua shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, u shpreh se, “rasti nuk i ka kontribuar paqes dhe gatishmërisë për bashkëpunim”.

 “Qëndrimi i Listës Serbe për të vazhduar qëndrimin dhe bashkëpunimin në institucionet e Kosovës është që të hetohet rasti i ndërhyrjes së policisë në Mitrovicë, krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe bashkëpunimi i sinqertë më të gjitha institucionet”, tha Jevtiç.Kryeministri Ramush Haradinaj vlerësoi se çështjet e ngritura nga zëvendëskryeministri Jevtiç do të diskutohen në qeveri dhe institucionet tjera dhe  kërkoi largpamësi në të mirë të paqes dhe bashkëpunimit në Kosovë. Kryeministri apeloi për angazhim të tejkalimit të situatës së krijuar dhe shprehu qëndrimin se intervenimi policor nuk ka qenë i drejtuar kundër asnjë komuniteti. “Kosova mbetet e vendosur dhe e përkushtuar për vazhdimin e dialogut”, tha kryeministri Haradinaj.Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj gjithashtu  apeloi që të mos keqpërdoret rasti, i cili nuk ishte i drejtuar në asnjë rrethanë kundër ndonjë komuniteti.

“Kosova ka një rend kushtetues dhe juridik, i cili duhet të respektohet nga të gjithë”, tha ai.

Edhe në Bruksel, vijoi Hoxhaj, në procesin e dialogut është arritur marrëveshje për kushtet dhe mënyrën e realizimit të vizitave reciproke të zyrtarëve qeveritar nga të dyja vendet.

“Dua të theksoj se edhe ngjarjet e djeshme në Mitrovicën veriore janë të papranueshme”, tha zëvendëskryeministri Hoxhaj.

Vite më parë, në 2015-tën, përfaqësuesit e Listës Serbe në Kuvend dhe në qeverinë e Kosovës bojkotonin rreth tre muaj, prej 3 shkurtit, kur  kryeministri Kosovar atëherë Isa Mustafa shkarkoi ministrin serb për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jablanoviç, pasi deklarata e tij ku protestueset në Gjakovë, familjare të personave të zhdukur gjatë luftës, i kishte quajtur “egërsira” shkaktoi shumë reagime dhe protesta, madje edhe të dhunëshme.

“Lista Serbe edhe në pushtet, edhe në opozitë!”, është një kryetitull balline në shtypin e sotëm të Kosovës.

Gazeta Zëri shkruan se, ministrat nga Lista Serbe në Qeverinë e Kosovës po vazhdojnë t’i kryejnë detyrat e tyre, ndërkohë që deputetët e këtij subjekti politik kanë kaluar në ulëset e opozitës. Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk i ka pranuar dorëheqjet e ministrave serbë dhe se pret kthimin e plotë të Listës Serbe në pushtet.

Ani pse Lista Serbe ka deklaruar se është larguar nga koalicioni qeverisës dhe që nga ajo kohë deputetët serbë janë radhitur në ulëset e opozitës në Kuvend, ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës janë duke e kryer detyrën e tyre, megjithëse nuk po marrin pjesë në mbledhjet e ekzekutivit.

Kështu zëvendëskryeministri dhe ministri për Kthim e Komunitete Dalibor Jevtiq, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Ivan Teodosijeviq, dhe Nenad Rikalo ministër i Bujqësisë, i Pylltarisë dhe i Zhvillimit Rural, po vazhdojnë të kryejnë detyrën në këto dikastere qeveritare, shkruan më tutje gazeta.Kjo është konfirmuar dje nga kryeministri Ramush Haradinaj, i cili tha se ministrit serbë vazhdojnë të qëndrojnë në krye të detyrës pasi ai nuk e ka pranuar dorëheqjen e tyre.Kurse njohësit e çështjeve politike këtë veprim të Listës Serbe e shohin si një lëvizje strategjike në këmbim të plotësimit të kushteve.Ata thonë se Lista Serbe në këtë mënyrë po i shfrytëzon pozitat udhëheqëse në Qeveri, ndërkohë që në Kuvend koalicioni qeverisës s’mund të llogarisë në votat e tyre.

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, Lista Serbe, qeveria e Kosoves

Shqipëri, tension në parlament

April 12, 2018 by dgreca

* Byroja e Kuvendit përjashton deputetët e opozitës dhe ministrin Bushati/

1 Rama dhe mielli i Kuksit

Në Shqipëri seanca e sotme e parlamenti u zhvillua mes tensioneve të forta në sallë. Deputetët e opozitës bllokuan foltoren duke kërkuar përjashtimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa më pas disa prej tyre hodhën miell, vezë e shishe uji në drejtim të tij. I ulur në krah të kreu të qeverisë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u kundërpërgjigj duke hedhur dhe ai ujë drejt deputetëve të opozitës./

Qese me miell, vezë, e sende të ndryshme dhe shishet me ujë mbizotëruan sot në sallën e parlamentit ku sërish seanca u zhvilluan thuajse në një koas të plotë.

Opozita e bëri të qartë që në fillim qëndrimin e saj, ndërsa kryetari demokrat Lulzim Bashan në përfundim të fjalës së tij kërkoi përjashtimin e kryeministrit Edi Rama, për shkak të “fjalorit fyes nga qytetarëve” në seancën e shkuar duke paralajmëruar se “nuk ka për të pasur procedim normal të kësaj seance pa larguar njeriun që ka fyer si askush tjetër shqiptarët. Ai do të largohet, ai do të mbajë përgjegjësi për këtë fyerje, për krimet dhe grabitjet që i ka bërë vendit”.

Opozita javën e shkuar bëri kërkesë zyrtare për përjashtimin e kryeministrit, por ajo u hodh poshtë nga Byroja e parlamentit. Kryetari i parlamentit ndërhyri disa herë duke i kujtuar zotit Basha se ishte në shkelje të rregullores së parlamentit. Ky ishte momenti i ndërprerjes së parë të seancës. Rifillimi i saj e gjeti sërish opozitën të grumbulluar rreth foltores duke hedhur thirrje kundër kryeministrit dhe duke kërkuar lirimin e 11 qytetarëve nga Kukësi, të mbajtur në arrest me burg për shkak të ngjarjeve të dhunshme të 10 ditëve më parë në Rrugën e Kombit, gjatë protestës kundër tarifës së parashikuar për kalimin në aksin rrugor që çon drejt Kosovës.

Reagimet u ashpërsuan, ndërsa disa prej deputëtevë të opozitës, lëshuan qese me miell drejt kryeministrit Rama. Pas miellit do të vinte radha e sendeve të tjera apo dhe shisheve të ujit. Kryeministri Rama nuk reagoi dhe qëndroi pa lëvizur në vendin e tij. Në krah, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nuk e shmangu dot kundërpërgjigjen, duke hedhur ujë drejt deputetëve të opozitës.

Më vonë përmes një statusi në Facebook ai u shpreh i keqardhur “për reagimin instinktiv ndaj agresionit të ulët me miell, vezë e të tjera mjete rrethanore, nga grupi i pushtuesve të dhunshëm të foltores së Kuvendit, pa llogaritur lumin e të sharave vulgare”, shkruajti zoti Bushati duke i kërkuar ndjesë qtetarëve që nuk arriti të ruajë “gjakftohtësinë në ato kushte krejt të papranueshme për çdo mjedis publik, e lere më pastaj për një parlament demokratik”, u shpreh zoti Bushati.(VOA)

***

Byroja përjashton deputetët e opozitës dhe ministrin Bushati/

Byroja e Kuvendit ka vendosur të përjashtojë 6 deputetë të opozitës dhe ministrin  e Jashtëm Ditmir Bushati.

Byroja ka vendosur përjashtimin për 10 ditë të deputetëve, Edi Paloka dhe Ervin Salianji, Flamur Noka, Klevis Balliu, Endrit Brahimllari, Keidi Mehmetaj.

Pas mbledhjes së Byrosë, deputeti demokrat, Edi Paloka, tha se vendimi pritej, ndërsa shtoi se kryeministri nuk përjashtohet edhe pse ka ofenduar popullin duke e krahasuar me organin gjenital.

Paloka: Vendimi që pritej. U dënuan deputetët e opozitës, megjithëse ishin atje sot thjesht në një reagim krejt normal në mbrojtje të qytetarëve të burgosur të Kukësit që edhe vet Rama i ka shpallur të pafajshëm dhe në mbështetjen e kërkesës sonë logjike për përjashtimin e një kryeministri që ka fyer popullin e tij. Një kryeministër që krahason popullin e tij me organin gjenital të mashkullit ndodh vetëm në Shqipëri. Nuk ka ndodhur edhe me politikanin më bastard.

Ishim në mbështetje të qytetarëve kuksianë që mbrojtën të drejtën e tyre, në një Parlament ky sot pritej që të vinte Saimir Tahiri për të mbrojtur mandatin e tij, një ministër i akuzuar jo vetëm nga opozita por edhe institucione ndërkombëtare si njeriu që ka ndjekur strategjinë e Ramës për kanabizimin e Shqipërisë dhe njeriu që Rama e vendosi në krye të trafikut të drogës në Shqipëri.

Komisioni hetimor do të vazhdojë punën normalisht, derisa sa t’i dalë në krye. Në një qeveri që mbron Saimir Tahiri dhe dënon qytetarët që proteston për bukën e gojës, këto janë çështje që i zgjidh jo më parlamenti, që sot është një Parlament privat i Edi Ramës dhe do të trajtohet si i tillë. Të jeni të bindur që Rama nuk ka marrë asgjë që meriton.

Unë i kam thënë pa mikrofon se ky duhet të jetë kryeministri më guximtar. Duhet të kesh guxim të marrë që vazhdon të sillesh në këtë mënyrë kur është një popull i tërë që të urren.

 

 

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Ministri Bushati, Perjashtohen 6 deputete te opozites, shqiperi, tension në parlament

Eighteen years after the end of the wars in the Balkans the vast majority of perpetrators have not been brought to justice

April 12, 2018 by dgreca

By Atifete JAHJAGA/

2 ahtifete

Ambasador Sahatçiu,/

Anna Du Leillo,/

Professor Williams,/

Dear Members of Diaspora/

Good evening everyone,/

Thank  you so  much for  coming out,  I am pleased  to see so many  of you joining us  tonight.

First  of all,  please allow  me thank ambassador  Sahatçiu as well as Anna  di Leillo for helping organize  this event which seeks to raise  the awareness about an issue that  is very dear to my heart——the issue  of the survivors of sexual violence during  the war in Kosovo.

Sexual violence is one  of the most silenced weapons  of war that has affected the lives  of innocent peoples not only in Kosovo  but also around the world.

Indeed,  it’s an issue  that our society  faces and around which  we continue to seek the  answer: who is going to take  responsibility for these dreadful  crimes?

Sexual  violence  was used as  tool of war during  the war in Kosovo against  an estimated number of 20,000  women and men—— aimed  at the ethnic  cleansing of Albanians,  and with the  purpose  of undoing  the social fabric  of our society, destroying  lives, and making war never – ending  for so many in our society.

Nearly  twenty thousand  innocent citizens  carry the scars of  the heinous acts of  sexual abuse committed    by the Serbian forces, who  turned the victims’ bodies into  a battlefield for political gains.

I  heard  stories  of women  who witnessed  their daughters  being raped, beaten,  tortured in front of them, stories  of women sexually abused in unspeakable  ways in front of their husbands, fathers,  in front of the whole village. Stories of young  children who have not survived the inhumane acts. Stories  of women who lost their families to the shame of this crime,  women and young girls left behind with the stain of shame engraved  deep in their bodies.

Eighteen  years after  the end of the  wars in the Balkans  the vast majority of perpetrators  have not been brought to justice.

As  we moved  on to rebuild  our future upon  the rubbles of destruction  and immense human suffering,  struggling with the many challenges  of building a peaceful, stable and secure  country, we left the victims of this terrible  crime in the mercy of no one.

While  most war  rapists still  run free, thousands  of victims live in isolation- imprisoned  by shame, stigma, discrimination and fear.

War  rape victims  in Kosovo had  to live under such  conditions for many years  after the war- –silenced by  our society neglected by the system.

In  the first days of my mandate as the President of Kosovo, I went to meet a group of women, survivors of sexual violence during the war. I  witnessed first-hand that the war for them had still not ended.

Witnessing  the discouraging environment the survivors of sexual violence were living in, I decided to act!  After a thorough analysis of my legal and constitutional powers as president and after meetings with several activists who had raised their voice for justice and recognition of the survivors,  in March of 2014, I initiated the establishment of the National Council on Survivors of Sexual Violence.

The Council was the first institutional response to a problem that had been kept under the wraps for so many years. It broke the taboo, and war rape became a topic publically discussed across Kosovo.

I proudly remember the first day of the National Council since it marked the first time that we as institutions of Kosovo and as a society  expressed our staunch commitment to break the taboo, to fight the stigma still surrounding the survivors and to work tirelessly to treat them as we had done with all other categories of war, with respect and dignity honoring their sacrifice.

On June 12th, 2015, on Kosovo Liberation Day,  Prishtina became the center of efforts to uphold the rights of survivors of sexual violence during the war, through the artistic installation “Thinking of you”, of the artist Alketa Xhafa-Mripa and producer Anna Di Lellio, when the green field of the Prishtina Stadium was covered by five thousand skirts and dresses, which spoke loudly of the inhumane acts committed towards the women of our country, and raised the awareness to recognize and punish this war crime.

As I walked through the stadium that day, through the thousands of dresses I came across two skirts which carried two heartbreaking messages, in one of them it was written: “I have a bitter experience” while in the other it said: “this skirt has a closed history from the spring of 1998”.

Today those skirts are still hung in the walls of the Office of the President of Kosovo toremind us of the sacrifice of thousands of women and men, and foremost to remind us of our obligation to treat them with dignity.

Today the survivors have won their legal recognition, we have broken the taboo—they have even found  the support of friends from around the world, of people like you who are listening to their voices and supporting their plea for justice.

Dear ladies and gentlemen,

In these years I have heard stories of women whose dreams of becoming mothers never came true when they lost their unborn child due to inhumane act of violence committed upon them, and many other stories of unspeakable torture as a result of this war crime.

Yet, in all of these stories I also witnessed the courage of young girls and women who despite everything, have found the strength to rebuild their lives, to take care of their children and families, to fight every day with the horrors they have lived and who never give up. ——-Women who encourage each other to survive and and see each other as they are– the heroines of our society.

It  is their  strength and  their courage which  gives me hope that their  pledge for national and international  recognition of the crime, their pledge  for justice, and their pledge for a life  in peace will be heard.

We still have a long way to go to offer them the justice they deserve.

+ As Ambassador Sahatqija mentioned, Ks continues to be excluded from the yearly UNSG report on sexual violence, preventing us from international recognition of this crime—and contributing to the prevailing culture of impunity.

Yet, now more than ever, we are determined to uphold our institutional and social obligations and seek justice for all survivors.

Dear ladies and gentlemen,

I can  say loud  and clear that  it is not only the  victims who pay the price  of the injustices inflicted upon  them by this weapon of war but it  is the whole society which suffers.

We can put a stop to this tool of war which is everyday destroying lives in different corners of the world, destroying the fabrics of our societies— but we need to act together and join our efforts.

I would like to once again express my gratitude to Ambasador Sahatciu and Producer Anna Di Lelio for organizing this event, and all of you who have come to offer your support in this quest for peace and justice for the survivors.

We cannot change their painful past but we can make sure to offer them justice. Foremost we can make sure to end sexual violence in conflict once and for all. Let us all join this cause and protect our humanity.

Thank you!

 

 

Filed Under: Politike Tagged With: Atifete JAHJAGA.Sexual violence

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1458
  • 1459
  • 1460
  • 1461
  • 1462
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT