• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SI PO BЁHET REPUBLIKA ҪEKE ZVICRA INDUSTRIALE E EVROPЁS

February 27, 2018 by dgreca

1Elisabetta BurbaShkruar nga Elisabetta Burba/ Panorama(IT)

Vendi me treguesin mё tё ulёt tё papunёsisё n’Evropё, pa euro, me PPI qё rritet me 4,5 %, njё borxh publik nёn 40 % dhe njё inflaksion prej 2,4%. Jo, nuk ёshtё Zvicra. Po flasim pёr Republikёn Ҫeke, shtet I Mitteleuropёs qё deri mё 1989 ishte mbas Perdes sё hekurt, e qё tani po kalon njё “çast Kaçurrelash t’artё”, siç ka shkruar manaxherja e JPMorgan, Diana Amoa, duke i u referuar ekonomisё sё saj prrallore.

Nuk ka asgjё pёr t’u habitur nё tё vёrtetё. Edhe se pёrceptohet ende sot si njё Vend i Evropёs lindore qё arrin nderin e kronikёs vetёm kur zgjedh njё president (siç ndodh kёto ditё), pёr njёmijё vite ajo ka patur njё vend qёndror nё jetёn e kontinentit tonё. “Nё vitet Njёzetё, nё kohёt e republikёs sё Parё, Ҫekosllovakia ishte njёri nga 10 Vendet mё tё industrializuara tё botёs” kujton Matteo Mariani, sekretar i pёrgjithshёm i Dhomёs sё tregёtisё italo-çeke. Njё trashёgimi qё, mbas Revolucionit tё kadifenjtё tё vitit 1989 (dhe ndarjes nga Sllovakia mё 1992), e ka bёrё tё kthehet  nё shkёlqimin e vjetёr.

Me njё fuqi puntore tё pёrbёrё nga 5,3 milion njerёz, Republika çeke ёshtё Vendi evropian me pёrqindjen mё tё lartё tё puntorёve tё pёrdorur nё industri. Ёshtё njё e dhёnё qё, megjithё pёrmasat e vogla (ka 10,6 milion banorё), e ka kthyer nё Mekёn e investitorёve ndёrkombёtare : 80 % e PPI pёrbёhet nga eksportet. Nё vend tё parё ёshtё sektori i automobilёve. Nё Republikёn çeke janё tё pranishёm tre prodhues automobilёsh : vendёsja Škoda (grupi Volgswagen), koreania Hyundai dhe njё joint-venture ndёrmjet japonezes Toyota dhe francezeve Peugeot e Citroёn. Jo vetёm. Bmw sapo ka njoftuar se po ndёrton njё impiant pёr tё vёnё nё provё makinat pa shofer nё Sokolov, dy orё e gjysmё nga shtabi i pёrgjithshёm nё Munih tё Bavarisё. Dhe nuk mungojnё bashkatdhetarёt tanё. “Kёtu janё 1000-1500 ndёrmarrje italiane dhe nuk ka asnjё qё tё mos shkojё mirё” thotё ambasadori Aldo Amati. “Nё fushёn industriale Republika çeke po kthehet nё njё pikёmbёshtetje ndёrkombёtare” shpjegon Giuseppe Giordo, manaxheri italian i Finmekanikёs dhe nёnkryetar i Aero Vodochody, dymijё punonjёs, ndёrmarrja kryesore aeronautike nё Evropёn qёndrore.

Republika çeke po kthehet nё njё lloj Zvicre industriale. E vendosur gjatё vijёs sё kufirit mes botёs sllave e gjermane, ёshtё njё Shtet jastёk qё ka ditur tё pёrfitojё edhe nga periudha e saj mё e errёt, komunizmi. “Ky ёshtё i pari popull sllav nё Perёndim. Dhe  pёrzjerja mes trashёgimisё mitteleuropiane dhe asaj komuniste i jep aftёsinё t’i flasё si Lindjes ashtu edhe Perёndimit” vazhdon Mariani i Dhomёs sё tregёtisё.

Njё aftёsi sinteze e mishёruar nga parabola e Marek Dospivёs, njё sipёrmarrёs qё me shokun e tij tё fёmijёrisё, sllovakun Jarosllav Hašcak, kontrollon gati 90 pёrqind tё grupit Penta Investments. E themeluar mё 1994 nga pesё shokё (prej kёsaj edhe emri Penta), ёshtё njё shoqёri e specializuar nё investimet financiare nё kohё tё gjata. Dospiva, njё zotёri me trup atleti me kёmishё tё bardhё, por pa kravatё, e pret Panoramёn nё shtabin e tij tё pёrgjithshёm, nё qendёr tё Pragёs. Ёshtё ndёrtuar nё vendin ku ngrihej, para shёmbjes, redaksia e Rude Pravo, gazeta zyrtare e Partisё komuniste tё Ҫekosllovakisё. Duke lёnё mёnjanё ironinё e historisё, tempulli i Dospivёs ёshtё nё katin e fundit tё njё ndёrthurje xhami e betoni, pёrballё tё cilit po ngrihet njё ndёrtesё  e firmosur nga arkitektja yjore Zaha Hadid (e vdekur dy vite mё parё). Me njё buzёqeshje ngjitёse Dospiva kujton fillimet e tij : “Mbas diplomёs nё Drejtёsi kёtu nё Pragё, vendosa tё bёhem diplomat : nё thelb pёr tё mundur tё udhёtonja. Mё 1987 u pranova nё Universitetin shtetёror tё Moskёs pёr Marrёdhёnie ndёrkombёtare, Harvardi i bllokut tё Lindjes. Kёtu njoha ortakun e tanishёm, Jarosllavin. Me qё nё gjimnaz kisha studjuar japonisht, mё 1990 mё dёrguan tё mёsoja gjuhёn kineze nё Universitetin e Pekinit, i vetmi i njohur nga Sh.B.A. Jarosllavi mё ndoqi vitin tjetёr. Mё 1993 u diplomuam nё Moskё”

Me kthimin nё Pragё, dy shokёt vendosёn tё shfrytёzojnё fatin qё jepte rёnia e komunizmit. Dhe e bёnё nё mёnyrё shumё krijuese. N’ato kohё tё vёshtira kёngёtari mё i njohur çek, Karel Gott, i paraqitej publikut me njё xhaketё mёndafshi, njё gjё elegante tё paarritёshme qё e kishte blerё nё Perёndim. Nё trurin e dy tё rinjve nё ngjitje shkrepёtiu njё ide : mёndafshi baraz Kinё. “Babai im na huajti paratё pёr tё paguar kamionin e parё me xhaketa kineze, tё ngjajshme me atё tё Karel Gottit. Siguruam 1000 % fitim. Mbas njё viti tё konteinerit fituam 100 mijё dollarёt e parё. Qё aty rrugёtimi qe nё tё tatёpjetё : me ndihmёn e njё shoku qё punonte nё bankё investuan nё Bursё me instrumente mjaft tё guximёshme. Pёrfundimi : nё dy tre vjet ato 100 mijё dollarё ishin bёrё milionё e milionё. Nё moshёn 30 vjeç zotёronja disa milionё dollarё”.

Tani qё ёshtё 48 vjeç ёshtё nё krye tё njё perandorie me njё rreth biznesesh prej 5,6 miliard dollarёsh. Ёshtё i pranishёm nё dhjetё Vende evropiane, 35 mijё vartёs, punon nё sektorё tё ndryshёm : nga ai farmaceutik, tek ai i banesave, nga mediat nё manifakturё. Por krenaria e tij ёshtё ndёrmarrja aeronautike Aero, qё nё njёqind vitet e historisё sё saj, ka ndёrtuar 11 mijё aeroplanё dhe tani po nxjerr njё model tё ri : aeroplanin pёr tё stёrvitur pilotёt ushtarakё L-39NG. Por veprimtaria e tij mё fitimprurёse ёshtё zinxhiri i farmacive Dr. Max : zotёron gati dymijё nё gjashtё Vende evropiane, me 12 mijё vartёs e njё biznes prej mё shumё se 2,3 miliard dollarё.Nёnkryetar i grupit ёshtё njё tjetёr italian, Leonardo Ferrandino, 47 vjeç. “Mbas Sllovakisё, Polonisё, Serbisё e Rumanisё kemi zbarkuar nё Itali. Deri tani kemi 36 punonjёs nё katёr pikat e shitjes, por kёtё vit llogarisim tё invesojmё 50 milion euro”

Gjithёnjё nё zgrip mes Lindjes e Perёndimit : grupi Penta sikurse e gjithё Republika çeke. Nё rastin e votimit tё parё tё zgjedhjeve presidenciale, mё 14 janar New York Times ka titulluar kёshtu : “ Nё votimet çeke, njё zgjedhje pёr t’u pjerrur nga Lindja apo nga Perёndimi”. Milos Zeman, presidenti nё fuqi, qё do tё kёrkojё rivotimin nё balotazhin e 26 e 27 janarit (Zeman fitoi me rreth 56 % tё votave. Shёnimi i pёrkthyesit), ёshtё njё populist pranё Kinёs dhe nё marrёdhёnie tё mira me Vladimir Putin. E sfidon ish rektori i Akademisё sё shkencave çeke, Jiri Drahos, qё paraqitet si mbrojtёs i vlerave demokratike dhe i qytetёrimit. Por politikani qё tёrheq mё shumё vёmёndjet ёshtё Andrej Babiš, kryeministri i diskutueshёm dhe i shkarkuar mё 16 janar (ёshtё nёn hetim pёr parregullsi nё pёrdorimin e ndihmesave tё BE). I dyti njeri mё i pasur i Vendit, mё 2012 Babiš themeloi partinё antisistem Ano (Po, pёr tё qёnё mё mirё) qё, nё zgjedhjet parlamentare tё vitit 2017, mori 30 % tё votave. Pёr kёtё arsye, edhe se ёshtё i shkarkuar, mbetet vendimtar pёr drejtpeshimet e Vendit. Por a ёshtё vёrtetё Trump-i vёndas, siç e pёrcaktojnё ? “Jo, Trump-i ёshtё mё i marrё” pёrgjigjet Martin Weiss, analisti politik i sё pёrjavёshmes Echo. “Do t’a krahasonja mё shumё me Silvio Berluskonin : si ai (nё ndryshim nga Trump-i) ёshtё njё sipёrmarrёs pragmatik qё nuk nxit urrejtjen pёr grupe tё tёra njerёzish“. Edhe ambasadori Amati jep nje hapje besueshmёrie kundrejt Babišit : “Kujdes mos e shtyni nё njё qoshe, duke e nxitur tё marrё qёndrime shumё kombёtariste dhe sovraniste”. Megjithatё, edhe se nuk i pёlqejnё institucionet e bashkёsisё, ёshtё e vёshtirё qё Babiši tё pёrfundojё nё njё rravgim shumё populist. Edhe sepse nuk i leverdis, duke parё interesat e mёdha qё ka nё Gjermani, ku ka investuar nё toka bujqёsore”.

BE mbetet mortja e çekёve, edhe se kanё pёrfituar bollshёm nga fondet evropiane. Tani nuk duan tё dijnё mbi planin e shpёrndarjes sё mёrgimtarёve, qё megjithatё parashikon pritjen e rreth njёmijё vetёve. “Mё mirё tё heqim dorё nga financimet evropiane se tё fusim mёrgimtarёt tek ne”, ka gёrthitur presidenti Zeman. E ardhur nga Lindja skajore, era e populizmit ka filluar tё fryjё edhe nё Republikёn çeke, qё rrezikon “ tё rrёshqasё nё drejtimin e Hungarisё e tё Polonisё”, po tё pёrdorim fjalёt e Jiri Pehe, ish kёshilltar politik i Vaclav Havelit.

Por nёse Vendi merr kёtё rravgim, a nuk ёshtё rreziku qё tё ndikohet edhe rritja ekonomike? “Sigurisht” i pёrgjigjet Panoramёs drejtuesi i partisё sё piratёve, Ivan Banoš, ndёrsa nё zyrёn e tij nё Parlament pregatitet tё shkojё nё njё drekё tё organizuar nё ambasadёn italiane. “Nacionalisti polak Jaroslav Kaczynski dhe kryeministri hungarez Viktor Orbán nuk pёrfaqёsojnё ideologjinё nga e cila duhet tё frymёzohet Republika çeke”.  Pirati, qё vetёquhet njё liberal europeist kritik, megjithatё mbron Vendin e vet : “Pёr temёn e emigrantёve qeveria ka bёrё detyrёn e saj : ka çuar ushtarё dhe ndihma. Tani pёrparёsia ёshtё tё pengohet hyrja nё zonёn Schengen e njerёzve tё paidentifikueshёm”.

Pёr biznesmenёt  problemi i vёrtetё ёshtё mangёsia e fuqisё puntore. Njё gjё paradoksale pёr njё Vend qё nuk don emigrantё. Nё zonёn e Pragёs treguesi i papunёsisё ёshtё baraz me zero” shpjegon Giuseppe Giordo. Sfida e vёrtetё ёshtё  tё punёsosh e tё arrish t’a mbash personelin nё ndёrmarrje. Ja sepse njё nga levat mё tё mёdha ёshtё shtimi i rrogave, qё janё shumё mё t’ulta se nё Itali”. Vёrteton ambasadori Amati : “Kuadri makroekonomik ёshtё ngjyrё trёndafili. Megjithatё ka mbytje strukturore : vartёsi nga ekonomia gjermane, e tepruar sidomos nё sektorin automobilistik e tё makinerive, mungesё tё theksuar tё fuqisё puntore, qё ndalon rritjen e mёtejshme”. Jo mё kot, sipёrmarrja bergamaske Brembo, e specializuar pёr impiantet e frenimit u shtrёngua tё shpёrngulё nё Poloni disa linja prodhimi nga Republika Ҫeke. ( Marrё nga “PANORAMA” 18 janar 2018 – E pёrktheu Eugjen Merlika)

Filed Under: Politike Tagged With: E EVROPЁS, REPUBLIKA ҪEKE ZVICRA INDUSTRIALE, SI PO BЁHET

SHPRESA DHE ZHGЁNJIME

February 27, 2018 by dgreca

1-Eugjen-Merlika-225x300Nga Eugjen Merlika / Duke lexuar artikullin “A po bёhet Republika Ҫeke Zvicra industriale e Evropёs” ndihet njё farё shprese, por edhe njё zhgёnjim qё tё pushton vevetiu. Shpresa lind nga mёnyra se si gazetarja italiane Burba paraqet pёrparimin ekonomik tё njё shteti qё, deri tridhjet vite mё parё, ashtu si Shqipёria, bёnte pjesё nё botёn e Lindjes komuniste, por qё sot ecёn me ritme mё tё shpejta se vetё Vendet e zhvilluara perёndimore. Njё angёshti pushton zemrёn kur mёndja shkon vetvetiu nё njё krahasim tё thjeshtё mes gjёndjes sё sotme tё Shqipёrisё e simotrave tё saj komuniste, kryesisht Republikёs Ҫeke, Hungarisё e Polonisё.

Gazetarja italiane, nё shkrimin e saj objektiv jep njё tabllo me ngjyra tё ndezura tё realitetit tё Republikёs Ҫeke e tё rezultateve tё saj makroekonomikё, pёr t’u pasur zili edhe nga Vendet mё tё zhvilluara tё botёs. Ajo tabllo bёhet tёrthorazi njё shtytje e fuqishme pёr tё na treguar se cila mund tё jetё e ardhmja nё teori e Shqipёrisё nё gjirin e Bashkёsisё evropiane. Rezultatet e shkёlqyera ekonomike t’atij shteti i kushtohen jo vetёm trashёgimisё historike e aftёsive tё popullit tё tij nё plotёsimin e kёrkesave tё njё pune sistematike, tё pёrkushtuar, serioze e me rendimentin e duhur, por edhe pranisё nё Bashkimin evropian e politikёs strategjike tё kёtij tё fundit nё drejtim tё solidaritetit e ndihmёs sё Vendeve mё tё prapambetura.

Njё nga faktorёt e prekshёm tё kёtij zhvillimi dhe njё nga shtytёsit mё tё fuqishёm tё tij, ёshtё prania nё sasi tё madhe e cilёsi tё klasit tё parё tё kapitalit tё huaj, tё madh, tё mesёm apo edhe tё vogёl nё ekonominё e Vendit. Mjafton tё kujtohet prania e prodhuesve tё mёdhenj botёrorё tё automobilёve si Skoda – Volswagen, Huyndai, Toyota, Peugeot e Citroen, veç ndёrmarrjeve tё tjera industriale, mes tё cilave 1000 – 1500 vetёm italiane. Tё gjitha kёto vёrtetojnё se atje shteti ka funksionuar duke i dhёnё sigurinё e duhur kapitalit, nёpёrmjet strategjive tё drejta e politikave tё pёrshtatёshme me normat ndёrkombёtare, sidomos pёrsa i pёrket respektimit tё pronёs e ligjёshmёrisё.

Fatkeqёsisht, nuk ka ndodhur kёshtu nё vendin tonё ku ende, mbas gati mё shumё se njё tё katёrt shekulli, problemi i pronave mbetet i pazgjidhur, madje me masat e fundit tё qeverisё shtyhet pёr nё kalendat greke. Bёjnё pёrjashtim “pronat e reja”, nё njё pjesё dёrmuese tё tyre, frut i veprimeve tё paligjёshme e korruptive. Duke u kthyer mbrapa me mendim del se nё vitet e para 90 kemi patur diçka tё pёrbashkёt me Republikёn Ҫeke, fatkeqёsisht nё kah negativ. Kanё qenё piramidat financiare, qё patёn pёr “mision”, ashtu si kanabisi i viteve tё fundit, tё bindin shqiptarёt se pasuria mund tё vijё edhe nga qielli, sepse kishte ardhur “koha pёr t’u pasuruar” pa mund, mbasi kёtё tё fundit e kishim derdhur me tё tepёr nё kohёn e Enver Hoxhёs. Piramidat lulёzuan edhe nё Ҫeki, por ndёrsa atje problemi u zgjidh me njё marrёveshje politike Shumicё – Opozitё, tek ne u desh tё kryhej njё “kryengritje” haxhiqamiliste, qё e ktheu Vendin vite mbrapa, sa i pёrket zhvillimit dhe dhjetёvjeçarё mbrapa, sa i pёrket besueshmёrisё nё seriozitetin e tij.

Nё fillim tё viteve 90, megjithё prapambetjen strukturore tё ekonomisё sё saj tё dёshtuar, Shqipёria jepte shpresa tё mёdha, nё sajё tё njё sёrё faktorёsh, potencialisht t’aftё pёr tё futur Vendin nё rrugёn e zhvillimit, si pasuritё nёntokёsore, klima mesdhetare me diell, e favorshme pёr bujqёsinё, mosha e re e popullsisё, prirja proevropiane e pjesёs mё tё mirё tё shoqёrisё, pozita gjeografike, fuqia energjitike ujore, etj.Tё gjitha kёto dhunti duhej tё gjenin njё mbёshtetje tё pёrshtatёshme nga njё shtet qё duhej tё reformohej me shpejtёsi nё mendёsinё e tij, pёr t’i hapur “oreksin” kapitalit tё huaj qё tё investonte masivisht nё Shqipёri. Fatkeqёsisht, nё sajё tё mendёsisё komuniste tё trashёguar e tё personifikuar nga pasardhёsit e regjimit, tё mungesёs sё ideve e vullnetit pёr tё krijuar bazёn e zhvillimit, nuk u bё asgjё. Kapitali i huaj erdhi me pikatore dhe ai qё erdhi ishte me shumё pikёpyetje, bujqёsia u la nё mёshirёn e fatit e tё veprimit spontan tё secilit, pasuritё nёntokёsore nuk u shfrytёzuan si duhet nёpёrmjet konçesionesh tepёr tё dyshimtё e zhvillimi mori vetёm formёn e ndёrtimeve, nё tё cilёt u luajtёn interesa tё mёdha tё cilёt u ndihmuan me tё tepёr, duke shkelur normat parake urbanistike e tё mbrojtjes sё mjedisit.

Pёrfundimet janё dramatike, sa i pёrket zhvillimit ekonomik, nivelit tё jetesёs sё pjesёs mё tё madhe tё popullsisё, punёsimit, ligjёshmёrisё, perspektivёs sё brezit t’ardhshёm. Ata bёhen ende mё dramatike kur vihen pёrballё pёrvojave si ajo e Republikёs Ҫeke, apo Vendeve tё tjera ish komuniste, tё cilёt duhet tё jenё objekt i krahasimit me objektivat tonё.

Nё kёta çaste politike, kur para nesh shtrohet me forcё nevoja e plotёsimit tё disa kushteve pёr tё filluar bisedimet pёr hyrjen nё BE, bёhet detyrim pёr klasёn politike tё hedhё poshtё çdo ngurim a mёdyshje nё sendёrtimin e atyre masave ligjore, juridike e politike qё, nё Bruksel e nё kanceleritё e vendeve tё ndryshme, quhen tё domosdoshme. E lidhur me ato masa mbetet, nё mёnyrё tё pazgjidhёshme, lufta kundёr kriminalitetit e korrupsionit, sidomos nё nivelet e larta tё shtetit dhe institucioneve tё tij. Duke gjykuar nga majat e ajsbergut tё atyre dukurive qё po dalin nё dritё ditёt e fundit mbi abuzimin e pushteteve tё ndryshme, tё lidhur me njёri tjetrin, si ai i tokave nё bregdet, dilet nё pёrfundimin se rruga e shёndoshjes sё sёmundjes nuk ёshtё aspak e lehtё dhe paraqet njё problematikё mjaft tё ndёrlikuar. Prandaj reforma nё drejtёsi dhe Vettingu, marrin njё rёndёsi tё posaçme aktualisht pёr tё dhёnё shpresёn se ёshtё ndёrruar kursi i deritashёm. Por edhe kjo ёshtё e paracaktuar tё quhet njё utopi, nёse do tё jetё vetёm shprehje e vullnetit tё klasёs politike, e cila ёshtё pёrgjegjёse nё tё mirё e nё tё keq, pёr gjendjen e Vendit dhe qё, nёpёrmjet trukesh e padish tё ndёrsjellta nё gjirin e saj, pёrbёn mё shumё problemin se sa zgjidhjen e tij.

Por neve duhet tё jemi tё vetёdijshёm se e vetmja rrugё e mёnyrё pёr tё dalё nga mbrapambetja e madhe nё tё cilёn jemi, ёshtё hyrja nё BE dhe çfarёdo çmimi pёr t’u paguar nё privilegje tё ligjёshme apo tё jashtёligjёshme tё “fatlumёve” tё shoqёrisё sonё, nuk mund tё mos paguhet, sepse e ardhmja e Vendit tonё ёshtё pёrmbi gjithshka.

Shkurt 2018

Filed Under: Opinion Tagged With: Eugjen Merlika, SHPRESA DHE ZHGЁNJIME

ELEGJI PËR MIKUN GEZIM QENDRO

February 27, 2018 by dgreca

1 gezim Qendr

Miku ynë i shtrenjtê, i ditur, studiues i nivelit Europian, autor librash me vlerë, aq sa të veçantë, po aq dhe me kumte të gjithëkohshëm, kritik i shkëlqyer arti, estet, zbulues, kurator ekspozitash brenda dhe jashtë vendit dhe albumeve të cilësisë siperane, por dhe përkthyes skrupuloz, mjeshtër aq sa i ngjyrës, edhe i fjalës, i neologjizmave të saj, profesor universitar në Tirane dhe në Prishtinë, i palodhur, me master në Hollande, i doktoruar në France, në Paris VIII, ku dhe ka botuar libra të shkruar drejt e në frengjisht, i pasionuar pas punës dhe serioz si rrallëkush, larg së rëndontës, kërkues dhe krijues i së bukurës, i së mençurës, me miq të shumtë, takimet me Gëzimin ishin siç ka dhe emrin, e takonim me Artēn e Tij, bashkēshort të devotshmëm, me Gean e tyre, prind të dashur, magjepsës Gëzimi për ato që tregonte… burrë i hijshëm, i gjatë, me leshrat që po i zbardheshin si me fije drite, artist sapo ta shikoje, ashtu dhe mbetet kudo, në rruge, në auditore, studio, në shtëpi, mes miqve, besnik i rrallë, klasik, modern, i natyrshëm, i vertetë, të tjerat janë të pavërteta, ai s’iken dot, shkoi sot në Qiell, e di ai pse, se kë do të takonte a që të shplodhej pak, se kjo jetë shpesh të dërrmon me mosmëshirshmërinë e saj, me të rëndomtën si sëmundja që t’u vërsul, por që ti, Gëzim, me punën dhe veten, për këdo që të njihte e të lexonte, jetës i jepje kuptim, arsye, çmoje kohën dhe koha të ka thesar të paçmuar…
Me dashuri, Visar dhe Eda Zhiti

Filed Under: ESSE Tagged With: ELEGJI PËR MIKUN, GEZIM QENDRO, Visar & Eda Zhiti

“Ndërtim paqe, do të thotë të ndërtosh gjatë”

February 27, 2018 by dgreca

1 Lunacek copyUlrike Lunacek, Esse,  “Ndërtim paqe, do të thotë të ndërtosh gjatë”/

Ulrike Lunacek   “Frieden Bauen heißt weit bauen“/

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë/

Promovimi u shoqërua me podium diskutimin me temë: Nga Brukseli në Kosovë dhe anasjelltas: Rruga e Kosovës drejt BE, bisedë rreth strategjisë së re për Ballkanin Perëndimor: Wolfgang Petritsch, ish-emisar i BE-së për Kosovën dhe Vedran Dzihic, ekspert për Ballkanin, autorja e librit Ulrike Lunacek, deputete në Parlamentin Evropian. Diskutimi u drejtua nga Karin Strobl, gazetare e njohur austriake dhe përfaqësuese për media e Partisë së të Gjelbërve në Parlament.
Në rrethanat festive të 10-të vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në Shtëpinë e Bashkimit Europian  në Vjenë, u bë promovimi i librit nga ish zëvendësja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek. Organizuar nga Parlamenti Europian dhe Komisariati Europian. Deputetja  Ulrike Lunacek është nga radhët e të gjelbërve në Austri, deputete në Parlamentin Evropian e caktuar si raportuese për Kosovën për tetë vjet radhazi. Ajo nga gjithë puna e saj rreth Kosovës nga detyra e raportueses, shkruan ese e ndërtuar mbi brumin e përpjekjeve programore të BE, Bruksel-Kosovë dhe anasjelltas.

Salla e njohur për publikun vendor ishte e mbushur si rrallë më parë nga diplomat, shkrimtarë, veprimtarë, studentë nga shumë kombe, mes tyre shumë shqiptarë. Ishin dhe  përfaqësuesit e ambasadave të Shqipërisë she Kosovës.
Ulrke Lunacek në fjalën e saj uroj për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës duke vazhduar me prezantimin e librit i përgatitur nga Wolfgang Machreich. Libri ndahet në 11 kapituj që nga viti 2010 me kapitullin “Vera Schatzi 2010” dhe duke përfunduar me “Tetë vjet raportuese në Parlamentin Europian për Kosovë”. “Më 17 shkurt të këtij muaji festohet 10-të vjetori i Republikës së Kosovës. Një rast për mua si raportuese shumëvjeçare e Parlamentit Europian për Kosovën të bëjë një bilance ngase dhjetë vjet nga deklarimi i pavarësisë përparimi në vet vendin dhe në rrugë drejtë anëtarësimit në Unionin Europian nuk janë zhvilluar sa u prit dhe u dëshirua në vitin 2008. Ky libër flet shkoqur për gabimet, dështimet dhe gafat trashanike të politikës kosovare të shkaktuara nga shumë faktorë të brendshëm e të jashtëm… Ky libër tenton që në çdo kapitull të bëjë një hark prej politikës deri te qytetarët, gratë, burrat, fëmijët, për hir dhe në dobi të të cilave u munduan të gjitha programet, marrëveshjet, nismat, raportet, rezolutat etj.  që përmblidhen me termin “politika gjeruese e Unionit Europian” Mes tjerash  Lunacek shkruan: Jam plot besim se ky libër ofron argumente të mira  për një vazhdim të intensivuar të rrugës së anëtarësimit të këtij shteti më të ri europian.  Strategjia më e re e UE e paraqitur në shkurt të këtij viti është e nevojshme për të sinjalizuar: Kosova dhe shtete të Ballkanit Perëndimor janë një pjesë e rëndësishme e këtij kontinenti tonë.. Vetëm me zgjerimin e Unioonit Europian me të gjitha shtetet pasardhëse të Jugosllavisë dhe Shqipërinë koncepti europian për paqe do të jetë i plotësuar edhe për këtë pjesë të kontinentit”
Veçojmë njërën nga pyetjet në diskutim rreth deklaratës së zv.kancelarit Streche nga partia djathtiste, Partia e Lirisë së Austrisë (FPÖ)

Karin Strobl: Z. Petritsch, Si e vlerësoni ju deklaratat e fundi të Zëvendëskancelarit Strache? E shihni ju si qëndrim austriak në marrëdhënie të jashtme apo rreth Ballkanit Perëndimor, respektivisht zmbrapsje nga Strategjia për Ballkanin?

 

W.Petritsch: Unë me të vërtetë nuk mund të mendoj diçka të tillë. Natyrisht, kjo deklaratë është turp për Austrinë si njëri nga anëtarët më të lartë në qeveri bën deklarata të tilla.  Kjo shkatërron, ju e dini këtë dhe unë nisur nga kjo kam reaguar në forma të ndryshme, dje kam telefonuar në Bruksel: Po, në rregull,  ata dhe duhet të jenë ndonjëherë pjesë e regjimit, aty ne shohim një parti e cila tani është në qeveri, dhe këtë Republikë të Austrisë e vë në pikëpyetje. Gjithashtu Unionin Europian e vë në pikëpyetje. Ne jemi, sigurisht, pjesë përbërëse e përbashkët e Unionit Europian.

Në diskutime u tha se Unioni Europian aty ku lenë zbrazësi po rritet ndikimi nga jashtë Unionit, këtu është i shprehur ndikimi rus, kinez dhe ai arab. Investimet ruse, kineze e arabe në Serbi dhe disa vende nga Ballkani Perëndimor kanë qëllime në ndikimet strategjikë, veçanërisht të Rusisë e cila vendosmërisht e kundërshton forcimin e Unionin Europian me vende tjera, tenton ta pengon anëtarësimin në NATO të vendeve të Ballkant Perëndimor, ku si shembull ishte Mali i Zi, anëtarësimi i tij u tentua të pengohet nga çarqet ruso-serbe. Në diskutim u tha, se  strategjia rreth Ballkanit Perendimor duhet të jetë e qartë, e përgatitur mirë dhe me vendosmëri në formën e barabartë për të gjitha shtetet e rajonit. Ballkani Perëndimor e plotëson Unionin Europian, si pjesë natyrore e tij.
Ulrike Lunacek, U lind në Krems/Donau, Austri e Ulët. Zëvendëskryetare në Parlamentin Europian,  ku është tani e nëntë vjet deputete e të gjelbërve dhe raportuese për Kosovën. Flet disa gjuhë, kreu shumë detyra me rëndësi shoqërore duke filluar nga mësuese në Vjenë, zhurnalistë, deputete, kandidate kryesore e Partisë së Gjelbërve në Austri në zgjedhjet e vitit të kaluar deri në Autore e lirë.
Është i njohur qëndrimi i saj parimor rreth problemeve rreth Kosovës, kjo e ka ngritur imazhin e saj tek të gjithë shqiptarët kudo dhe tani flitet për njërin nga personalitet mike e Kosovës. Respekti për te do jeton gjeneratave.

Filed Under: ESSE Tagged With: esse, Hazir Mehmeti, Ulrike Lunacek

NUSJA ÇAME ME BRESHËRI PLUMBASH

February 27, 2018 by dgreca

Vullnet Mato/

1 Bonata 2 (Një tmerr i treguar prej saj, tetos time.)/

Zervistët lanë tre kufomat në dhomë dhe nxorën nusen e re te dera. Oficeri mjekrosh, që quhej Zafir, një dyzetvjeçar me dy dhëmbët e parë të mbirë larg njëri-tjetrit,  drejtoi automatikun te gjoksi i nuses dhe i tha asaj me sintaksën e tij të pistë:

– Do pranosh të të palloj pa britma e klithma si mace e egër, apo të të vras një herë, pastaj të ta bëj atë punë?…

E tronditur nga lemeria e vrasjes së burrit dhe dy prindërve të tij, ajo nuk arri të hapte gojën.

-Fol, se njësoj është për ty, unë  prapë do të të q… siç ua kam bërë dhe të tjerave, kur kanë qenë akoma të ngrohta!…

Bonatës i shkuan të dridhur   a dhe vështroi me frikë automatikun e tij. Por befas u mahnit aq shumë, sa nuk po u besonte syve. Arma kishte të gdhendur te kondaku i drunjtë emrin e Izetit të saj, i cili e kish dorëzuar në këshill që t’u tregonin grekëve besën, të mos bëhej luftë. Pasi kishin premtuar se qetësinë do ta ruante ushtria, të mos prekej njeri “as me një lule”. Por këta paskëshin marrë armët e besës, për të vrarë pabesisht çamët… Papritmas ai automatik i të shoqit të vrarë, sikur të kishte magnetin e shpirtit të tij, ia fshiu frikën çuditërisht, aq sa të mos mendonte fare për turpërimin e saj.

– Fol, se nuk kam kohë të merrem me ty, do ta pranosh pallën vetë, apo jo! – i briti fort oficer Zafiri, duke ia ngjeshur tytën në mes të dy gjinjve.

– Po. – pranoi ajo ftohtë, me sytë te kondaku i automatikut.

– Endaksi, embros, shkojmë, ta bëj me nge poshtë në konak, që të mos i kem përpara syve këto kërmat këtu sipër.

Ata zbritën shkallët me nxitim dy e nga dy, teksa Zafiri shtrëngonte krahun e Bonatën vogëlushe, duke e tërhequr pas vetes me forcë.

Hynë nënvete, në konakun e zjarrit, ku në të dy anët e oxhakut ishin shtruar dy shilte të pambukta. Oficeri e çoi nusen e re te shiltja e krahut të majtë, ku ishin mbështetur pas murit dy jastëkë me thekë të qëndisur. Në shilten tjetër u ul këmbëkryq, me automatikun mes këmbëve, zervisti i vjetër që i kish kaluar të pesëdhjetat. Kurse zervisti i ri,  me utomatikun në dorë, priste radhën, mbi një baule të madhe prej druri, përballë derës, pasi i kish vënë rezen prej hekuri.

– Ç’bel që paska, alvanisa e mutit, një të rrokur dore! – u habit djaloshi zervist, duke vështruar mesin e hollë që i dukej nuses nën bluzën e bardhë sipër tumaneve dhe e pyeti :

-Sa vjeç je ?

-Njëzetë. – shqiptoi ajo me dridhje buzë.

-Sa ditë ke martuar ?- e pyeti mjekrosh Zafiri me kureshtje.

-Pardje.-tha ajo me zë të mekur.

-Eh, ta shihte këtë gazelë Napolon Zerva ynë, do prishej që në këmbë e do i rrinte përsipër një javë të tërë, sa t’i uleshin nja tre kile dhjamë nga fuçia e barkut! – qeshi zervisti i ri, i ulur te baulja.

– Do ia shpiem peshqesh, kur të mbarojmë punë vetë, – i ktheu oficer Zafiri, – Ta pallojë dhe ai që kjo qumështore e bukur të pjellë një Napolon të vogël, po nuk i zuri sot fara jonë.

-Po të më pyesin mua, këto çamet e bukura nuk duhet t’i vrasim, po t’i lëmë me barrë, të na zbukurojnë racën greke.- tha zervisti i ulur te baulja. –Ato nuset dhe vajzat që i mbyllën shokët tanë në xhami, me kopenë e grave për t’i ndërzyer me radhë, kot u ngjitën shkallëve, ku del hoxha të këndojë dhe u hodhën nga minarja sot në mëngjes…

 – Siç duket, deshën të imitojnë gratë suljote që u hodhën nga shkëmbi në kohën Pashait, – shtoi zervisti i vjetër. Kjo nuse qenka e zgjuar që pranoi jetën, përpara  asaj plaçkës që ka në mes të shalëve.

Oficer Zafiri, me një të tërhequr fort të dorës i shqeu Bonatës kopsat e gjoksit dhe ia nxori gjinjtë përjashta.

– Shikoni more, ç’sisë paska, tamam si dy shegë në degë me gjithë sumbullat e luleve…

Zervistët e tjerë shqyen sytë epshorë.

-Mbase ai gomari yt nuk arriti të të prishte, nga frika që krisën pushkët në fshat !- e pyeti  oficer Zafiri.

Bonata heshti sikur ta kishin futur në tabut.

– Fol !- klithi Zafiri, – Të ka prishur apo jo?

-Jo, – u gjegj kot ajo me gjysmë zëri.

– Do të prish unë tani! – tha oficer Zafiri me kënaqësi, duke zbërthyer menjëherë rripin dhe lëshoi përtokë pantallonat ushtarake, teksa iu duk organi mashkullor që ia kishte ngritur këmishën përpjetë.

Zervisti i ri te baulja qeshi fort, pa ia hequr sytë gjoksit të bardhë të nuses që ngjante si dy toptha hasude taze.

– Moooore, po ti, agapitemu, e paske sa një pallë gomari!… – u habit zervisti i vjetër. – Kështu si ti duhet të jenë të terë oficerët grekë, jo vetëm trima, po edhe pallosh për gratë e armiqve tanë. Pa hë shpejt, se dua të shoh si do e durojë kjo mëshqerra e njomë tërë atë hu gardhi!

Mjekrosh Zafiri gazmoi, duke vështruar një çast me mburrje organin e tij dhe i tha, duke përplasur gjuhën në hapësirën mes dy dhëmbëve të parë :

-Shikomë, se kur t’ia hipi, do kthej prapanicën nga ti, të më shohësh edhe koqet, i kam në terezi, apo njërën më poshtë e tjetrën më lart.

– Ashtu, more palikaris, ashtu do më ngrihet edhe mua, me këtë Greta Garbo nga të filmave…

Oficer Zafiri me organin në dorë si kobure të drejtuar nga Bonata, e urdhëroi me padurim:

– Shpejt, zgjidh ushkurin e tumaneve, se të tjerat t’i shqyej unë! 

 Bonata filloi të zgjidh ushkurin, teksa në një fragment të sekondës, bishti i syrit i rrëshqiti padashur te automatiku i Izetit varur në murin aty pranë, të cilin ia kish mësuar si i hiqej siguresa dhe si shkrehej këmbëza, një ditë para se ta dorëzonte, kur u kthye nga Gallatai, ku kishin dalë gjithë trimat të mbronin fshatin. Ajo menjëherë lëshoi tumanet te këmbët me patiqet e nusërisë dhe vetëtimthi, sa hap e mbyll sytë, rrëmbeu automatikun nga gozhda.

Një batare e tmerrshme dhe krejt e papritur nga asnjëri prej tyre, ushtoi shurdhueshëm në të gjithë konakun e zjarrit…

Pastaj për pak çaste ra shurdhëria e vdekjes. Kur tymi i barutit të dalë prej dhjetëra gëzhojave u ngrit në tavan, sytë e Bonatës mundën të dallojnë organin mashkullor të Zafirit,  shqyer nga plumbat, si një copë zorrë kau që pikonte gjak, mbi kofshët e trupit të tij të plandosur. Dhe pak më tej dy zervistët e tjerë të rënë mbi njëri tjetrin, pa arritur të ngrinin drejt saj tytat e armëve të tyre.

Bonata ndjeu pështirosje nga gjithë ai gjak grek që kish njomur dysheme dhe kishte spërkatur muret e shtëpisë çame. Asaj i erdhi për të vjellë. Lidhi tumanet dhe shkoi me vrap, hapi baulen, ku kish ca rroba të veta dhe mori aty cipunin e zi. U mbështoll me të bashkë me automatikun e Izetit. Shkoi te dera dhe mbajti vesh… Rreth e qark ushtonin armët nëpër shtëpi të tjera, ku zervistët e tërbuar po korrnin pa mëshirë burra, gra të pabindura, fëmijë dhe pleq, për të boshatisur fshatin.

Në një cep të gardhit ishte shtrirë i gjakosur qeni i madh i shtëpisë, të cilin ata e kishin vrarë që në të lehurat e para, kur sapo kishin ardhur. Bonata rrëshqiti me kujdes si hije në muzgun që krijonte tenda e hardhisë sipër shkallëve dhe hyri në odë. Izeti kish rënë përmbys sikur flinte mbi pellgun e gjakut. Kurse i ati dhe e ëma e tij, të shtrirë mbi dyshemenë me dërrasa, mbaheshin ende me duart shtrënguar te njëri-tjetri, sikur po i luteshin zotit për paqe njerëzore.

Bonata e ktheu Izetin drejt dhe e puthi në buzët e ftohta duke i pëshpëritur:

-Xhani im, s’na lanë zagarët ta gëzonim zoinë bashkë, po hakën tënde ta mora unë!… – pastaj duke nxituar me lot në sy, mori jorganët mbi sepete dhe i mbuloi të tre, sikur flinin. 

Zbriti shkallët me kujdes, duke u dridhur nga frika, se mos shfaqeshin zervistë të tjerë diku afër. Kapërceu gardhin e përkulur deri afër tokës, me automatikun që i pengonte ecjen, derisa hyri në kopshtin e mbjellë me misër dhe me fshesë. Më tej zbriti në përroin e errësuar nga muzgu i pasdites. Nëpër pellgje aty këtu shquheshin kufoma fshatarësh me kokë të prera. Fshati qënkish kthyer i gjithi në kasaphanë.

Ajo mori rrugën e vetme, por e trimëruar nga prania shpirtërore e Izetit te supi. Kaloi nëpër rrethinat anash Filatit, Smartës, Sajadhës dhe natën vonë doli në Qafëbotë të Konispolit. Aty dëgjoi nga një bari, që shqeu sytë mbi automatikun dhe guximin e saj, se në atë vend kishin kaluar gjatë ditës, disa qindra çamë të mërguar. U ndal një copë herë, sa për t’u çlodhur dhe për të mbushur gjoksin me ajër Shqipërie. 

Filed Under: LETERSI Tagged With: BRESHËRI PLUMBASH, NUSJA ÇAME ME, Vullnet Mato

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1525
  • 1526
  • 1527
  • 1528
  • 1529
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT