• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kantautor u bë në perëndim

September 3, 2017 by dgreca

1 KantautorNGA GËZIM LLOJDIA */

Në alkiminë e gjuhëve, stilet dhe formulat letrare bashkëjetojnë. Sentencë e kohëve të sotme.Kantautori dhe bërësi i teksteve të këngëve V.Koçiraj ka ditur që me format letrare e muzikore të ndërtoje një emër në shtetin fqinjë. Historia e emigrantëve shqiptarë ngjason si dy pika uji. Vladimir, shkurt Ladi, ose ironia e Miguel Angel Garcia se kronikat e mis aventurës për një flokëverdhë me sy blu, papritmas u bën ‘ të zinj ‘, me flokë të dredhur dhe mospërfillje, që tregon kohën dhe hapësirën kur u dyndën emigrantët në shtetin me formën e çizmes. Dhe ende këndvështrimet në realitetin ‘të ditës sonë mbetën në histori,ditë-ikjet e tyre, Vladimiri i gomave ‘ që do të shqiptohet i ikuri nëpër stere me goma, pra nga vendkalimet nga Shqipëria në Itali. Ideja për t’u larguar nga Shqipëria, thotë Ladi , më lindi në muajt e fundit të vitit 1990 dhe në fakt para se të merrja rrugën për në Itali, natën e fundit të vitit mora atë të Greqise, ku qëndrova pak më shumë se 20 ditë. Nga fundi i janarit të vitit 1991 u riktheva në Shqipëri dhe zbulova se disa prej anijeve të peshkimit kishin filluar të largoheshin nga Vlora drejt brigjeve italiane.Ai sinqerisht përshkon kështu, aventurën e tij:”Anija ishte një anije peshkimi e Sarandës, e cila nuk ishte për në Itali por thjesht ishte ankoruar disa qindra metra pranë molit. Në qytetin e Himarës nuk kishte ngelur këmbë njeriu, kishin ikur të gjithë në Greqi. Mes njerëzve të grumbulluar pranë molit ndodheshin disa peshkatarë dhe detarë nga Vlora. Nuk kishim me çfarë të shkonim tek anija e ankoruar në ujë pak më tutje. Diku në një rrugë aty afër ishte i parkuar dhe i braktisur një kamion të cilit i premë një gomë dhe i morëm kamerdaren. E frymë dhe mbi të hipën tre detarë vlonjatë të armatosur të cilët gjetën në gjumë ekuipazhin e anijes nga Saranda. Morën anijen dhe e afruan në mol ku hipëm të gjithë. U nisëm nga ora 4 e mëngjesit, ishte e premte 8 mars 1991.Një pyetja ime për fëmijërin e tij,gjen një përgjigje të thjeshtë: si në fshatë.

Ladi shprehet:Në hyrje të portit të Brindisit na doli përpara për të na ndaluar një nga ato anijet gjigante që të fuste frikën. Nga bordi i saj mes të tjerëve ishte dikush që fliste me megafon dhe na urdhëronte të ktheheshim mbrapa duke na thënë: “Tornate indietro! Brindisi è pieno”.Në qershor të 1991-shit filloi të bëhej shpërndarja në gjithë Piemonten. Në fillim të korrikut unë bashkë me 6 të tjerë u transferuam në Bra, një qytet i vogël në provincën e Cuneos me gati 30 mijë banorë. Muajin e parë ishin nën kujdesin e komunës, pastaj gjithsecili për vete. Unë ngaqë flisja italisht e kisha pak më të lehtë se të tjerët. Brenda atij muaji gjeta tri vende pune, për vete dhe për 2 të tjerë. Shumë shpejt u sistemuam të gjithë. Flinim në një hyrje të vogël, të përbërë nga një dhomë dhe një banjë, ofruar kjo nga një prift, Don Lino. Krevatet ishin ato model ushtarak.Unë gjeta punë në një kompleks të madh që prodhonte pllaka dhe pajisje sanitare, të tjerët të gjithë në ndërtim, përveç njërit që nisi punë si pjatalarës në një restorant luksoz. Kohë më vonë duhej të lironim hyrjen e ofruar nga Don Lino pa ditur se ku do të shkonim dhe pa pasur asnjë mbështetje, nga askush. Unë bashkë me një tjetër gjetëm sistemim në një manastir ku studionin një grup djemsh nga e gjithë Italia për t’u bërë priftërinj. Dhoma ku duhet të flinim ishte shumë e pistë dhe e lartë gati 6-7 metra, plot me merimanga në tavan. Për të rrëzuar merimangat që aty duhej t’i qëllonim me llastiqe. Në fund të një korridori të gjate ishte ajo që ne përdornim si kuzhinë. Vendosëm një bombulë gazi dhe një nga ato gjysmë sobat, që funksiononte një ditë po e një ditë jo. Gatuanim rrallë, më shumë hanim bukë me gjalpë, domate dhe kuti peshku (tono). Me rubinetin e ujit të ngrohtë të kuzhinës lidhëm një tub gome që përdornim si dush.Me familjen lidheshim nëpërmjet letrave që unë ruaj edhe sot diku në një sirtar…Ky rrëfim është një pjesë e vogël e jetës sime, në ditët e para dhe të vështira të emigrimit. Shumë kujtime të tjera i mbaj në zemër dhe ndoshta një ditë do t’i tregoj në një libër.Tanimë kanë kaluar 25 vjet. E gjatë gjithë kësaj kohe kam përjetuar edhe momente të tjera me të vërtetë shumë të vështira.

Shtruar,Ladi më rrëfen:Kam pasur dhuntin e të shkruarit. Që kur? Nga kohët e vegjëlisë.Kam marrë pjesë në një konkurs për poezinë.Radio e vetme kombëtare,Radio Tirana, ka recituar poezinë time.I kushtohej Vlorës.Vargjet , që shkrova ishin thëllim.Në të vërtetë ngjizeshin në brendi, të brendisë.Thosha kështu:” Brigjet të mbajnë ngrohtë/mes gjirrit të tyre/dhe të dhurojnë/prej tyre,c’kanë/Adriatiku i lashtë/ujë të kristaltë./Cdo mëngjes fytyrën të lante/ dhe ti zbukurohesh/si gjimnaziste capkëne/ me sy të kaltër dhe flokë kacurrel/nga netët baluket të mbajnë/copëza hëne/nga ditët – sytë ke mbuluar me diell”.

Viti 1991, në veri të Italisë, në kufi të Francës.Cuneo,quhej katundi.Zhvillohej për vit një konkurs, që orgnizohej në tre krahina të Italisë Veriore.Duke marrë shkas nga ky konkurim shkruajta një tekst kënge për nënën. Nënës sime i kam dedikuar një këngë, që titullohet: “Më fal o nënë!” kënduar si në shqip dhe në italisht, për të cilën në festivale dhe konkurse të ndryshme jam vlerësuar me disa çmime.Historia e këtij teksti dhe kënge mbetet e veçantë për mua.Kur emigrova në’ 91,nëna më vdiq por unë nuk dija gjë.Shkrova këngën, 2 muaj pasi shpirti i saj kishte shtegëtuar drejt qiellit, mësova lajmin e trishtë.Një redaktor lokal quhej B.Konteramo më njohu me një grup muzikantësh vendas ,tre vetë ishte grupi, bënin këngë.Ju shpreha idenë time për ta kthyer tekstin në këngë.E bëmë këngë dhe hymë në konkurrim.Mora cmimin e tretë për tekstin.Cmimi special.E gjithë kënga ishte në gjuhën italiane.Këtë këngë, një këngëtar italian Gigi Molino e ka kënduar në shqip.Është këngëtari i parë italian, që mori pjesë në Top-Festë dhe këndoi shqip.Viti 2005.Sepse dihet kahu i kundërtë.D.m.th shqiptarët, që këndojnë italisht në mjaftë kompeticione.”Libera di Sicilia” më ka kushtuar një faqe të tërë .Është një gazetë.Si ka mundësi një shqipëtar, shkruan poezi italisht?
Vidoklipi i fundit:”Nëse nuk punon për vendin tënd”
Historia ime i ka të gjitha brenda: vuajtjen, trishtimin, gëzimin, arsyen, qëllimin, mundimin, bukurinë e rrëfimit. Historia ime është ajo e gjithë shqiptarëve që morën rrugën e kurbetit. Duket sikur është e ngjashme me të tjerat, por kur e dëgjon me vëmendje kupton ,që kjo histori më përket vetëm mua.Kanë kaluar 25 vjet dhe unë përjetoj ato momente sikur të kenë ndodhur dje.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Gezim Llojdia, Kantautori Vladimir

HARAÇI I BASHKËSISË ISLAME NË PLAVË GUCI

September 2, 2017 by dgreca

1 Plave GuciNGA ESAD GJONBALAJ/

Kësaj vere ne vendlindje përpos rasteve te gëzimit e te qenurit në vendlindje pata rastin te marr pjesë edhe në disa raste mortore. Nga takimet me bashkëvendësit dhe pjesëmarrësit në këto raste mortore dhe në komunikim te ndërsjelltë kuptova për ballafaqimet ne raste te kësaj natyre. Bashkësia Islame e Plave Gucisë sikur kushtimisht ua zënin priten atyre qe ballafaqoheshin me humbjen e ma te dashurve te tyre. Rast konkret dhe ne komunikim me bashkëvendësin tonë zt.Naser Bajram Ulaj kuptova se me rastin e vdekjes se nënës se tij Xhemiles, Bashkësia Islame e Plavë Gucisë i kishin kërkuar qe zt. Naseri te paguante anëtarësinë për 25 vitet e shkuara ne shume totale 500 euro, plus 130 euro shërbim i hoxhëve te varri dhe 100 euro për hoxhënicen. Ne komunikim te ndërsjelltë zt Naser Ulaj me pjesëtarët e bashkësisë Islame te Plave Gucisë ,  ua bën me dije atyre se mund te bënte zgjidhje alternative duke ftuar hoxhallarë nga Kosova, njeri nga hoxhallarët e Plave-Gucisë e kërcënon Naserin duke I thënë se nëse bën një veprim te tillë ne do vijmë me “Maric”(automjet i UDB-se kohës se Jugosllavisë) për ti arrestuar hoxhallarët nga Kosova ne ceremoninë e varrimit. Duke ditur se rastet e vdekjes janë momente te rënda për çdo familjar, dhe duke llogaritur ne bujarinë dhe fisnikërinë tonë si komb heshtim, thuajse asgjë nuk flasim për hirë te modestisë dhe kodit te pa shkruar “mos fol”,  dua te shtjellojë një problematikë qe çdo njëri nga ne e kemi për hise. Po te njëjtin rast gjatë ditëve te fundit kishte edhe zt. Binak Ulaj, atij i kushtëzohet pagesa e anëtarësisë në shumë prej 1200 euro nëse dëshiron qe në ceremoninë e varrimit te merrnin pjesë hoxhallarët me ritualet e tyre fetare. Na vije mire qe zt.Binaku si atdhetar i përkushtuar qe është refuzoj një kushtëzim te tillë dhe te pa pranueshëm te Bashkësisë Islame te Plavë Gucisë dhe bëri zgjidhje alternative. Këto sjellje te Bashkësisë Islame te Plavë Gucisë janë ne veçanti te theksuara ndaj mërgimtarëve dhe atyre qe nuk jetojnë ne Plavë e Guci. Kushtëzimet me pagesa te anëtarësive për Bashkësinë Islame për 20-30-40 vite është abuzim dhe haraç i llojit te vet. Vlerësoj se ne vuthjanet dhe shqiptarët e Plavë Gucisë por edhe te tjeret duhet te kemi një qëndrim te përbashkët dhe unik rreth kësaj mënyre abuzive te Bashkësisë Islame te Plavë Gucisë. Bashkësia Islame e Plavë Gucisë është përfituese edhe e fondeve të shtetit të Malit të Zi që ndanë për këto institucione fetare. Shtrohet pyetja nëse Bashkësia Islame po kërkon te paguhet anëtarësia edhe neve bëjmë një pyetje te thjeshtë çka investoj Bashkësia Islame ne objektet fetare ne vuthaj ndonjëherë . Përgjigjeja është e qartë ZERO, atëherë vallë për çka i kërkojnë mjetet ne raste vdekjeje të ma te dashurve tanë? Duke u nisur nga parimi im qe nuk preferoj te merrem me çështje dhe tema fetare, megjithatë konsideroj se kjo mënyrë e sjelljes se Bashkësisë Islame te Plavë Gucisë është më shumë se anëtarësi: HARAC ne raste shumë te ndieshme ne familjet tona. Duke ditur se aspekti fetar është ne baza vullnetar dhe i pa imponime, atëherë vallë si është e mundur te kushtëzohet pjesëmarrja e hoxhallarëve me një anëtarësi te prerë dhe te pa bazë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Esad Gjonbalaj, HARAÇI I BASHKËSISË ISLAME, ne Plave-Guci

PERKUJTIMI I VIKTIMAVE TE KOMUNIZMIT DHE NAZIZMIT

September 2, 2017 by dgreca

VATRA NE WASHINGTON, NE PERKUJTIMIN E VIKTIMAVE TE KOMUNIZMIT & NAZIZMIT/

1 Gjoni Viktim komunizFederata PanShqiptare e Amerikës VATRA – Dega Washington DC – Pjesë e Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit dhe Nazizmit/2 Stalin1

Me 23 Gusht 2017 Fondacioni i Viktimave te Komunizmit ne Washington DC kujtoji diten e “Kordeles Se Zeze”. Ne kete dite 78 vjet me pare me 23 Gusht 1939 Gjermania Naziste e Adolf Hitlerit dhe Bashkimit Sovjetik i Stalinit nenshkruan paktin e mos sulmit te njohur si pakti i Molotov (Ministri i Jashtem Sovjetik) – Ribbentrop (Ministri i Jashtem Nazist).

Nepermjet ketij pakti te dy skizofrenet sadiste te idelogjive barabare ndane zonat e tyre te influences ku Bashkimi Sovjetik gllaberoi Estonine, Letonine, gjysmen e Polonise, nje pjese te Rumanise dhe Finalnden ndersa Gjermania Naziste Lituanine, Polonine Perndimore dhe pjesen tjeter te Evropes Lindore. Ky pakt ishte nje marreveshje 10 vjecare mes ketyre dy ideologjive vrasese. Ky pakt do krijonte kushtet e pershtatmshme per fillimin e Luftes se Dyte Boterore qe do ti shkatonte botes 50 milion viktima.

1 J V Stalin

Vetem nje jave pas nenshkrimit te Paktit Ribbentrop-Molotov me 1 Shtator 1939 qe eshte dhe fillimi zyrtar i Luftes se Dyte boterore trupat naziste pushtuan pjesen perndimore te Polonise. Nderkohe me 16 Shtator 1939, 33 divisione sovjetike me mesatarisht 600 mijet trupa te udhehequra nga gjenerali Kliment Voroshilov filluan pushtimin e pjeses lindore te Polonise. Ne perendim trupat naziste do te fillonin masakrimin e popullsise hebreje ndersa ne lindje te Polonise trupat sovjetike do te pushkatonin mijera oficere te ushtrise polake dhe klerike si dhe do te dergonin mijera polake ne kampet e perqendrimit ne Siberi nga ky nuk do ktheheshin me kurre.

Dita e “Kordeles se Zeze” u kujtua ne emer te gjithe atyre qe humben jeten gjate nazismit dhe komunizmit nga Fondacioni i Viktimave te Komunizmit ne Washington DC ne menyre qe historia barabare e ketyre ideologjive te mos perseritet kurre me.

Ne kete takim qe u zhvillua tek momunementi i Viktimave te Komunizmit ne kryeqytetin amerikan merrnin pjese, Ambasadori i Republikes Ceke ne Washington D.C. Z.Hynek Komincek, Ambasadori i Hungarise ne Washington DC Z. Réka Szemerkényi, Ambasadori i Bullgarise Z.Tihomir Stoytchev, Ambasdori i Lituanise Z. Tihomir Stoytchev, Federata Pan-Shqiptare e Amerikes VATRA Dega Washington DC, e perfaqesuar nga kryetari i kesaj Dege Armin Zotaj, Ish-Kryetari i VATRES Dr. Gjon Buçaj, anetari i Keshillit Drejtues se VATRES Eduard Buçaj si dhe perfaqesuese te Viktimave te Komunizmit nga vendet e Europes Lindore. Ambasada Shqiptare nuk kishte asnje perfaqesues ne kete eveniment

Tre mesime ndalin nga ky pakt shkaterrimtar theksoi ne fjalen e ti Ambasadorit i Cekise Z.Hynek Komincek :

1. Diktaturat kane me shume gjera qe i bashkojne se sa i ndajne.

2. Sistemet demokratike duhet te qendrojne te bashkuara ndaj diktaturave dhe te mos te dorezohen asnjehere ndaj presionit te tyre.

3. Cdo ideologji diktatoriale duhet luftuar drejt e ne sy me force dhe asnjehere nuk duhet toleruar.

Nderkohe ne Evrope me 23 Gusht 2017 tete vende anetare te Bashkimit Europian: Estonia, Letonia, Lithuania, Polonia, Kroacia, Slovakia, Hungaria, dhe Cekia bene nje deklarate perbashket per shtyp ku theksuan dhe kerkuan fillimin e hetimeve te krimeve te bera nga regjiment komuniste ne Evrope me te njejtin intesitet dhe masa per krimet e nazisteve gjermane pas Luftes se dyte boterore. (http://news.err.ee/614567/eight-eu-members-make-joint-statement-concerning- victims-of-communism)

Perkujtimi i viktimave te ideologjive te terrorit te asaj naziste dhe komuniste eshte e domosdoshme per ti treguar brezave te ardhshme jo vetem barbarine e ketyre ideologjive por dhe nevojshmeri qe keto ideologji te mos perseriten kurre me.

VATRA
Dega Washington D.C.

Filed Under: Featured Tagged With: Armin Zoto, Dega e Vatres, Ne Washington, perkujtimi i viktimave

HISTORIA DHE SIMBOLET TONA KOMBËTARE, TË PAPREKSHËM

September 2, 2017 by dgreca

21277769_10211973821215154_917012060_o1 Flamuri shqiptar1 nene Tereza shenjte

HISTORIA JONË DHE SIMBOLET TONA KOMBËTARE JANË TË PAPREKSHME, TË  PATJETËRSUESHME,  DHE I PËRKASIN TË GJITHË SHQIPTARËVE PA DALLIM FEJE/

1 Kola_AzetaShkruan: Dr. Azeta Kola/SHBA/

Judaismi, Kristianizmi dhe Islami janë tri fetë Perëndimore, të cilat lindën në botën e pasur Mesdhetare në të cilën Shqipëria bën pjesë. Ndër këto, Krishterimi, dmth feja Katolike si feja më e hershme që u përhap në Mesdheun Lindor (pas paganizmit që në shekullin e parë të erës sonë) u fut herët në tokat e saj dhe Islami erdhi shumë më vonë me pushtimet Otomane në Balkanin Perëndimor (shekulli i katërmbëdhjetë). Tokat shqiptare për shekuj me rradhë janë gjendur në mes të feve të Krishtera (Katolicizmit dhe fesë së Krishterë-Ortodoksë) dhe fesë Islame. Pra nuk është aspak një koincidencë e rastit që populli shqiptar ka besimtarë te këtyre tri feve sot e kësaj dite.

Shqipëria moderne është shtet i pavarur e laik me një kushtetutë e cila garanton këtë pavarësi dhe laicitet. Po ashtu, kushtetuta e shtetit shqiptar garanton edhe lirinë fetare të gjithë qytetarëve të saj, të cilat ishin mohuar nga diktatura komuniste për një gjysëm shekulli. Duke u nisur nga kjo garanci ligjore, është e papranueshme që gjatë faljes së Bajramit, statuja e Skënderbeut u mbulua në qendër të Tiranës me tabela absurde një ditë më parë.

Simbolet tona kombëtare si Gjergj Kastrioti apo Nënë Tereza, Ismail Qemali apo Fan Noli, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Avni Rrustemi, Papa Kristo Negovani, Shtjefën Gjeçovi e Luigj Gurakuqi (si dhe shumë e shumë të tjerë qe u vranë e helmuan përgjatë historisë sepse punuan për çështjen Shqiptare) i përkasin të gjithë shqiptarëve, pa dallim feje. Ato janë burim krenarie kombëtare, janë shembuj të sakrificës, atdhedashurisë, dhe ndërgjegjes kombëtare të cilat sot më shumë se kurrë na duhen për të rikujtuar e ringjallur ato ndjenja patriotike të cilat duket se janë në krizë të thellë në gjirin e shqiptarëve e në mes të kryeqytetit.

Nëse sot besimtarët myslimanë ndjehen te fyer nga figura e Gjergj Kastriotit i cili mbrojti identitetin tonë të krishterë dhe lirinë e tokave shqiptare, ata duhet të kërkojnë thellë në vetvete arësyen përse ndjehen kështu. Ekziston nje çoroditje mendore dhe morale e proporcjoneve gjigande midis shqiptarëve sot, e cila është krijuar qëllimisht për të mbjellë pakënaqësi dhe përçarje. Mediat, televizioni, librat si dhe mbledhjet publike kanë lejuar një degjenerim të kualitetit të lajmeve të cilat vërshojnë të pa filtruara dhe të cilat keqinformojnë e helmojnë publikun shqiptar çdo ditë. Për shembull, historiani Turk, Talha Uğurluel, agjenda anti-shqiptare e të cilit është e qartë, arriti të shtrembërojë historinë dhe të fyejë hapur heroin tonë kombëtar ditën me diell, pa i hyrë asnjë gjemb në këmbë. (Intervista në Telegrafi.com publikuar 04/07/2016 gjendet në këtë link http://telegrafi.com/historiani-turk-skenderbeu-nuk-beri-lufte-por-plackitje-video/)

Zoti Uğurluel e cilësoi Gjergj Kastriotin tradhëtar, sepse sipas pseudo-historianit, ai “nuk bëri luftë, por plaçkitje, terror mbi gra, fëmijë dhe pleq të pambrojtur.” Këto opinione absurde të lejuara nga entet tona shtetërore dhe të publikuara në shtypin shqiptar kanë ndikuar në krijimin e një opinioni kryekëput të gabuar ndër besimtarët shqiptarë të fesë Islame. Ky misinformim i mbështetur në nxirjen e asaj që është e bardhë, dmth të fakteve historike, mund të shërbejë për të filluar e kuptuar përse komuniteti Mysliman shqiptar (jo pjesa e shëndoshë e tij, jam e sigurtë) e sheh statujën e prijësit të krishterë në mes të Tiranës si ofendim. Më falni, por si historjane më duhet të ndërhyj e te ngre zërin në mënyrë që të bëj të qartë se në historinë e vërtetë, të mbrosh tokat e gjyshërve e stërgjysherve të tu nga okupimi i një force të huaj nuk quhet tradhëti në asnjë pjesë të rruzullit tokësor, dhe nga asnjë njeri me ose pa diplomë universiteti. Çdokush me mendje të shëndoshë e pranon se të luftosh për të mbrojtur çfarë është e jotja, është e drejtë e pamohueshme, heroizëm, e integritet. Në të kundërt, historia e vërtetë dhe e patjetërsueshme na rrëfen se ishin ekspeditat ndëshkimore dhe masakrat e panumërta të hordhive otomane në tokat shqiptare ato që vranë, prenë, dogjën, përdhunuan, skllavëruan e çvendosën me qindra e mijëra shqiptarë ndër shekuj, dhe të cilët e shndërruan përbërjen kulturore e fetare të tokave tona. Megjithë këtë dramë kombëtare dhe njerëzore, ne shqiptarët ditëm të ruajmë karakterin tonë shqiptar ndër shekuj, karakter i cili është sot në pikëpyetje. Paradoksi i historisë sonë, dmth gjeneza e Krishterë dhe konvertimi në fenë e pushtuesit otoman nuk duhet të fyejë askënd sot në shekullin e njëzetenjë kur flitet për integrim të Shqipërisë në EU. Ai duhet te nxisë respekt dhe jo mungesë të tij, dashamirësi e jo përçarje, zgjidhje te mençur te dilemës historike te shqiptarët e të tri besimeve fetare.

Mbulimi i statujës, ky veprim i mendjeve të shkurtra e të influencuara negativisht dhe të keqinformuara nga ana intelektuale e fetare, jo vetëm që lëndon identitetin tonë shqiptar, mohon historinë tonë, dhe na bën qesharakë në sytë e të huajve, por edhe bie ndesh me tolerancën fetare me të cilën Shqipëria dhe shqiptarët mburren nëpër botë. Nëse ne vetë si shqiptarë do të lejojmë të kalojnë si normale akte të tilla përçudnimi të historisë sonë, mungese të hapur tolerance me rrënjë në injorancë dhe dogmë fetare, si dhe papërgjegjësi të theksuar nga ana e qeverisë lokale dhe shtetërore, atëhere rrezikojmë pa diskutim që të hyjmë në një qorrsokak nga i cili dalim vetëm me vëllavrasje dhe humbje te identitetit si komb i pavarur. Jo më kot rilindasit tanë te shquar në shekullin e nëntëmbëdhjetë luftuan për bashkim mbarëkombëtar me anë të ringjalljes së vetëdijes kombëtare dhe ruajtjes së gjuhës e traditave tona të lashta. Për ta “Feja e Shqiptarit asht Shqiptaria.” A nuk tingëllojnë aktuale vargjet e Vaso Pashë Shkodranit sot?

O Moj Shqypni 

“…çonju, o shqyptarë, prej gjumit çonju,

të gjithë si vllazën në nji besë shtrëngonju

dhe mos shikoni kisha e xhamia,

feja e shqyptarit asht Shqyptaria…”

 

Filed Under: Politike Tagged With: Dr. Azeta Kola, HISTORIA DHE SIMBOLET TONA KOMBËTARE, TË PAPREKSHËM

Nga Historia e Amerikes-Kur goditej Hollivudi…

September 2, 2017 by dgreca

1-albana

Nga Albana M Lifschin*/11951852_10207381016114437_2867689528239001232_nNga fundi i vitit 1950, publiku amerikan i trëmbej kaq shumë rrezikut komunist sa 68% e tij kërkonte që partia komuniste në Amerikë të dilte jashtë ligjit. Kishte mjaft njerëz që mendonin se komunistët kishin kohë që kishin depërtuar në shoqërinë amerikane si pasojë e influencës së Bashkimit Sovjetik. Ata sillnin si shëmbull numrin e atyre që ishin arrestuar e dënuar si spiunë të tij, siç ishte rasti i çiftit Rosenberg. Ata që guxonin të mbronin viktimat akuzoheshin si komunistë apo simpatizantë të komunistëve. Në 20 shkurt 1950 Senator Xho Makarti (Joe McCarthy) kishte mbajtur fjalimin e tij në senatin amerikan për rrezikun komunist që kishte depërtuar në SHBA duke tërhequr vëmëndjen e gjithë kombit. Senatori deklaronte se demokratët dhe komunistët kanë aq shumë pikpamje të ngjashme në mes tyre, saqë demokratët duhet ta quajnë veten e tyre “komikrats.” Ngjarje shqetësuese qe publikimi nga stafi i Makartit i një fotografie ku dukej senatori demokrat Millard Tydings(Tajdings) duke folur me ish liderin e partisë komuniste amerikane Earl Browder. Fotografia në fakt qe një kompozim mekanik i dy fotografive të veçanta duke krijuar një imazh të rremë.

11217964_10207381016754453_3912535116494648575_nMegjithëse ne të kishte një shënim me gërma të vockla ku thuhej se qe një kompozim, shumë njerëz të ndikuar nga përshtypja e parë që linte ajo, e morën M.Tajdings për simpatizant të komunistëve gjë që ndikoi në humbjen e tij në zgjedhje. Me ndihmën e shefit të të FBI, Edgar Huver, një nga njerëzit më të fuqishëm e më të frikshëm të kohës, Makarthi vazhdoi gjuetinë e tij në të gjitha sferat shoqërore. Sa më shumë rritej frika, aq më shumë rriteshin edhe pasuesit e tij.Ndërkohë në shënjestrën e Makarthit u vu Hollivudi. Ai deklaroi se në Hollivud kishte më shumë se dy mijë skenaristë, aktorë, regjizorë e producentë komunistë. Sulmi nisi sëpari nga skenaristët, të cilët mendohej se kishin futur ide propogandistike komuniste në skenarët e tyre. Qe hedhur mendimi që presidenti Ruzvelt kishte inkurajuar filmat pro-sovjetik gjatë luftës, dhe megjithë se kjo nuk u vërtetua, presioni i përdorur bëri që krijuesë të njohur të kohës të linin Hollivudin.Filloi mbajtja eseancave të tëra të dëgjimit me qëllim çrrenjosjen e komunistëve nga Hollivudi. Ishte e mjaftueshme që dikush të thirrej për t’u pyetur nga komisioni hetimor dhe emri i tij të publikohej në listën e zezë. Metodat e tij u quajtën Makartizëm.

1 histori hollPranonin apo jo anëtarësinë e tyre, ata përfundonin në listën e zezë.Lista e zezë përfshinte gjithë emrat e artistëve të dyshimtë. E përpiluar nga agjentët e FBI, lista e zezë praktikisht ndalonte bizneset për të punësuar personat e dyshimtë që kishin emrat në të. Duke patur frikë se filmi apo programi televiziv mund të bojkotohesh nga publiku, bisnesmenët e drejtuesit e kësaj industrie kontrollonin vazhdimisht listën e zezë para se të merrnin në punë artistët apo pranonin skenaret. Mbi 200 prej tyre humbën vendet e punës në Hollivud. E ashtuquajtura “Dhjeteshshja e Hollivudit” një regjisor( Eduard Dymyryk) dhe 9 skenaristë (John Howard Law son, Dalton Trumbo, Alvah Bessie, Albert Maltz, Samuel Ornintz, Herbert Biberman, Adrian Scott, Ring Lardner, Jr., and Lester Cole)refuzuan t’u përgjigjeshin pyetjeve duke përdorur amendamentin e 5të të kushtetutes amerikane. Megjithatë kjo nuk i shpëtoi nga burgu, me përjashtim të regjisorit i cili më pas bashkëpunoi me komisionin hetimor. Pati artistë që refuzuan të bënin punën e spiunit duke rrezikuar jetën e karrierën e të tjerëve. Autorja dhe skenaristja e njohur e kohës Lillian Hellman deklaroi se” nuk do të rrezikonte as sot, as në të ardhmen njerëz të cilët ishin plotësisht të pafajshëm, me qëllim për të shpëtuar veten e saj. “Kjo do të ishte e pandershme dhe çnjerzore” tha ajo. Nga qendrimi saj i guximshëm Hellman u shqua në mes të tjerëve. Hellman ishte skenaristja më e famshme e shek.të XX . Ajo u bë ikonë për gratë e gjeneratës së saj në lëvizjen feministe të viteve 1970.Bertold Brehti kur u thirr për të dëshmuar para komisionit deklaroi se ai nuk ishte komunist, dhe pas kësaj e la menjëherë Hollivudin dhe u kthye në Gjermani( lindore). Dosja qe mbushur plot edhe për Çarli Çaplinin. Ai u detyrua të largohej nga Amerika dhe kthimi iu ndalua, si simpatizant i komunisteve. Dhe kjo ndodhte pasi ai kishte realizuar filmin” Diktatori i Madh”.
Aktorë te njohur liberalë si Robert Redfort, Xhek Lemon e Gregori Pek u kritikuan ashpër pse kishin marrë pjesë në një festival filmi në Kubë . Aktores Vanesa Redgrejv iu sabotuan kontratat dhe projektet dhe u kërcënua me bojkot nga zionistët. E vetmja mënyrë nëpërmjet së cilës artistët mund të lanin veten e tyre ishte të jepnin emrat e kolegëve të tyre, të spiunonin.
Pati edhe nga ata që u thyen para presionit të makartizmit dhe spiunuan kolegët e tyre. I tillë qe shembulli i regjisorit me kariere brilante, Ilia Kazan,(Shumë nga ju e njihni nëpërmjet filmit ‘America, America”(1963), “Viva Zapata” (1952) etj. Ai dha emrat e 8 vetëve miqte të tij që sëbashku kishin qenë anëtarë të partisë komuniste amerikane në vitet 30. Akti i Ilia Kazanit nuk u harrua kurrë, dhe jo vetëm nga ata që u dënuan për shkak të tij. Mjaft artistë të Hollivudit edhe sot e kësaj dite e kujtojnë me dëshpërim e indinjatë atë kohë, kur ata e kolegët e tyre mbetën pa punë. Disa arritën në vetëvrasje, e disa të tjerë u detyruan të largoheshin përgjithmonë nga Amerika. Kujtimi i hidhur i asaj kohe në historinë e Amerikës ende i ndjek deri në ditët tona.Kariera dhe emri i Ilia Kazanit u njollos përjetësisht nga vendimi i tij. Ndaj në 21 mars 1999, kur regjisori Ilia Kazan u nderua me “ Lifetime Achievement Award”, Hollivudi kaloi një tronditje të re nga rikujtimi i asaj kohe,dhe njerëzit u ndanë sërish në dysh. 500 vetë protestuan kundër cmimit duke mbajtur në duar pankarta me thëniet “Lista e zezë nuk mbulohet me gëlqere”. Norma Barzman, Lee Grant, Jules Dassin, Walter Bernstein, dhe të gjithë viktimat e listës së zezë nuk mund ta falnin Ilia Kazanin për atë që bëri. Barzmani komentoi se ‘cmimi i sukseseve të tij ishte shkatërrimi i jetës së të tjerëve’.
Në mbrojtje të Ilia Kazanit doli Artur Miller, duke çgënjyer shumëkend. Artur Miller ishte një nga heronjtë e asaj kohe që doli kundër Makartit. Ndryshe nga Ilia Kazani , Milleri refuzoi të jepte emrat e “bashkëudhëtarëve” të vet, siç i quajti ai kolegët e Hollivudit. Për qëndrimin e tij ai u dënua me burg. Megjithatë Miller mendonte që Ilia Kazan duhej nderuar për punën e kontributin e tij. Në gazetën “The guardian” ai shkroi se mendimi dhe ndjenjat e asaj kohe për të nuk kishin ndryshuar, por përsëri ‘Ilia Kazan ka bërë një punë të jashtëzakonshme në teatër dhe në film që meriton t’i vlerësohet”.
Në kohën e tyre ata kishin bashkëpunuar ngushtë, Milleri si skenarist dhe Kazani si regjisori i skenarëve të tij. Ata ishin miq,si vëllezër, por kur Kazan tradhëtoi koleget,miqësia e tyre u prish. Ata nuk i folën njeri-tjerit për 10 vjet. Edhe më pas miqësia e tyre nuk u riparua më . Ata “dialoguan” në mes tyre nëpërmjet filmave të realizuar më pas ku shprehën qëndrimet e tyre të kundërta. Ndërsa Ilia Kazani e justifikonte rolin e informatorit në filmin e tij ”On the Waterfront”, Artur Miller e dënonte atë tek “A View from the Bridge”.
Artur Miller dhe Elia Kazan nuk u kthyen dot më kurrë tek miqësia e ngushtë që kishin me njeri- tjetrin në fund të viteve 40-e fillimi i viteve 50-të. Miller, që kishte vuajtuar shumë, doli si një shembull i guximit ndaj Red Scare (Panikut të kuq) dhe ndër vite fitoi aureolën e një shejti. Ndërsa Ilia Kazan u përkufizua si ‘njeriu në anën tjetër të spektrit’.
*Bruklin, NY , Gusht 2015-E dergoi autorja. Per te paren here u botua ne Illyria

Filed Under: Histori Tagged With: Albana M. Lifschin, Kur goditej Hollivudi...

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1814
  • 1815
  • 1816
  • 1817
  • 1818
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT