• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GRATË SULIOTE,KËTO HEROINA SHQIPTARE ME FUND TRAGJIK

August 15, 2017 by dgreca

LE PETIT PARISIEN (1885) : TRIMËRESHA MOSCHO TSAVELLAS (MOSKO XHAVELLA) DHE GRATË SULIOTE, KËTO HEROINA SHQIPTARE ME NJË FUND TRAGJIK/

Nga Aurenc Bebja #, Francë – 15 Gusht 2017/

Gazeta franceze, « Le Petit Parisien », ka botuar, me 6 tetor 1885, në faqen n°2, një shkrim që trajton rolin e grave në luftë dhe mban titullin « Les femmes soldats – Gratë ushtare ».

Francezja rrëfen se gratë suliote kanë frymëzuar edhe ato të Rumelisë për të luftuar kundër turqve. Ajo vë në dukje trimërinë e sulioteve dhe nuk harron të theksojë origjinë e tyre shqiptare.

Në vijim, rrëfimi i plotë i gazetës, sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

1 sul

« …Me padyshim se gratë e Rumelisë janë kujtuar për rolin e lavdishëm që kanë lujatur gratë e vendeve fqinje më pak se para njëqind viteve.

Këto gra ishin Suliotet.

Suliotët ishin shqiptarë që u tërhoqën në male bashkë me bagëtitë e tyre dhe formuan një Republikë të vogël. Numri i tyre ishte rreth shtatë mijë. Në 1789 dhe 1790, ata u ngritën kundër turqve, të cilët dëshironin t’i nënshtronin sërish.Gratë Suliote ndoqën burrat në luftë ; ato u sillnin atyre ushqim, municione, dhe, nëse ishte e nevojshme, luftonin me ta. Njëra nga ato, Moscho Tsavellas (Mosko Xhavella), gruaja e njërit prej udhëheqësve kryesorë (e ka fjalën për Lambros Tsavellas – Llambro Xhavellën), çau me sopatë tri arka plot me fishekë, mbushi përparësen e saj, mori pushkën dhe u vërsul përballë turqve*, e mbështetur nga një batalion i shoqeve të saj. Të inkurajuar nga vrulli i tyre,  katërqind Suliotë nxituan bashkë me to mbi armikun, i cili u tërhoq, duke lënë më shumë se tre mijë të vdekur në fushë.

Në 1800, Turqit dëshiruan të merrnin hak. Për fat të keq, kësaj here pati tradhtarë midis suliotëve, dy tipa të mjerueshëm shitën vendin e tyre, dhe, nëpërmjet tyre, turqit kapërcyen pengesat. Lufta zgjati me ditë të tëra.

Gratë, të cilat rezistonin, u masakruan masivisht, dhe ato që mundën të largoheshin, njëqind e gjashtëdhjetë, u ngjitën në majat e shkëmbinjëve, prej të cilëve u hodhën në humnerë me fëmijët e tyre. »

* kanë luftuar përballë trupave të Ali Pashë Tepelenës (i urdhëruar nga Sulltani për këto sulme).

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: Aurel Bebja, GRATË SULIOTE, KËTO HEROINA SHQIPTARE, Le Petit Parisien, ME FUND TRAGJIK

Huffington Post për vizitën e senatorëve amerikanë

August 15, 2017 by dgreca

Gazeta “Huffington Post” e datës 14 gusht 2017, i ka kushtuar një shkrim të vecantë vizitës së katër senatorëve amerikanë në shqipëri.Midis të tjerave HP shkruan:

Një delegacion senatorësh amerikanë ka udhëtuar drejt Tiranës këto ditë, për t’u takuar me udhëheqësen e opozitës iraniane, Maryam Rajavi, që kryeson Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit.
Senatorët Roy Blunt, John Cornyn dhe Thom Tillis kanë takuar edhe anëtarë të organizatës së popullit muxhahedin të Iranit në Tiranë. Organizata, Këshilli Kombëtar i Rezistencës, është një koalicion politik që kërkon ndryshim regjimi në Iran dhe konsiderohet si kërcënimi kryesor për mullahët e Teheranit.
“Senatorët, – citon “Huffington Post” një deklaratë të Këshillit Kombëtar të Rezistencës, – përgëzuan për zhvendosjen e sigurtë të të gjithë banorëve të kampit të lirisë jashtë Irakut dhe i uruan atyre sukses në betejën për demokraci dhe të drejtat e njeriut në Iran”.
Vetë opozitarja Rajavi shprehu mirënjohje për përpjekjet e palodhura të Senatit amerikan për mbrojtjen e mijëra opozitarëve dhe zhvendosjen e sigurtë të tyre në Shqipëri. Liderja e opozitës iraniane i ka falënderuar senatorët për ndihmën që kanë dhënë ShBA-të për zhvendosjen e sigurt të këtij grupimi në Tiranë. Po ashtu shtohet se Maryam Rajavi falenderoi Senatin amerikan, veçanërisht senatorin Blunt, lidhur me mbrojtjen e mijëra anëtarëve të MEK-ut në kampin “Liberty”, Irak. Delegacioni i Senatit u takua edhe me një numër anëtarësh të MEK-ut, si dhe me dëshmitarë e viktima të mizorive të regjimit iranian në Iran dhe kampeve “Ashraf” dhe “Lirisë”. “Senatori Blunt, – nënvizon gazeta, – ka qenë mes disa udhëheqësve amerikanë, që dënuan rolin destruktiv të Iranit në Irak”.
Duke e cilësuar Teheranin si pjesë të problemit që po destabilizon Bagdadin dhe të gjithë vendin, Blunt ju bashkua nismës për transferimin urgjent të opozitarëve iranianë që mbaheshin në një ish-bazë ushtarake amerikane të njohur si Kampi Liria, afër kryeqytetit irakian.
Pas shumë vështirësish, opozitarët u transferuan jashtë Irakut, në një numër vendesh europiane, por pjesa më e madhe u vendosën në Shqipëri. Vizita e fundit e senatorëve vjen në një kohë kur Uashingtoni ka vendosur sanksione të reja mbi Iranin, për mbështetjen nga ana e tij të terrorizmit dhe shkeljen e të drejtave të njeriut. Ajo, sipas analistëve, i dërgon një sinjal të fortë Teheranit për mënyrën sesi opozita po fiton terren.Katër senatorët amerikanë Roy Blunt, John Cornyn, Tom Cotton dhe Thom Tillis të cilët kanë zhvilluar një vizitë në Shqipëri veç bisedave me krerët e politikës shqiptare kanë zhvilluar dhe një takim me lideren e opozitës iraniane, Mary-am Rajavi, që drejton Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit, (KKRI). Duke zbardhur bisedën e zhvilluar mes senatorëve dhe përfaqsuesve të opozitës iraniane,  “Huffington Post” e ka konsideruar këtë vizitë, një takim të rëndësishëm që paralajmëron sanksione të tjera për Iranin. {SH.K}.

Filed Under: Analiza Tagged With: e senatorëve amerikanë, Huffington Post për vizitën, Shefqet Kercelli

SHBA, KOSOVA, SHQIPERIA DHE LIRITE FETARE

August 15, 2017 by dgreca

SHBA: Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa kundër radikalizimit të ndërlidhur me religjion /

*Shqiperia është shtet neutral në çështjet e besimit, njeh barazinë dhe pavarësinë e grupeve fetare dhe ndalon diskriminimin në baza fetare./

3FA756D4-D135-48DB-B40C-9A6E7C129FE5_w1023_r1_s“Kushtetuta e Kosovës e ndalon diskriminim religjioz dhe mundëson liri të fesë”, shkruan në fillim të kapitullit për Kosovën në Raportin Ndërkombëtar të Lirive Fetare për vitin 2016 të Departamentit amerikan të Shtetit, i cili është publikuar sot.

Mëtutje theksohet se “legjislacioni nuk lejon që grupet fetare të regjistrohen si entitete juridike, duke krijuar pengesa për ato në kryerjen e punëve të tyre. Qeveria e ka miratuar, ndërsa në Parlament është shqyrtuar, por nuk është votuar për propozimligjin, me të cilin do të lejohej regjistrimi i grupeve fetare si entitete juridike, në mënyrë që ato të mund të ushtronin aktivitet dhe çështje juridike me shtetin dhe entitetet private”.

Në këtë kuadër, në raport thuhet se “Komuna e Prishtinës, duke e cituar mungesën e lejes së ndërtimit, i ka ndalur murgjit ortodoksë serbë nga pastrimi dhe riparimi i dritave në Kishën e Shpëtimtarit, e cila ende është e papërfunduar, pasi vandalët ia kishin vënë zjarrin”.

“Qeveria e Kosovës kishte punuar me Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) për ta luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe e ka dënuar vandalizmin në vendet religjioze”, thekson raporti i Departementit amerikan të Shtetit në kapitullin për Kosovën.“Protestuesit kanë hedhur gurë dhe kokteje molotovi kundër pjesëmarrësve të disa ngjarjeve me pelegrinë ortodoksë serbë. Në një incident, protestuesit etnikë shqiptarë kanë hedhur gurë dhe i kanë parandaluar pelegrinët ortodoksë serbë nga pjesëmarrja në një manifestim në Mushitisht. Në disa raste, vandalët i kanë dëmtuar pasuritë religjioze të Kishës Ortodokse Serbe, përkundër mbrojtjes nga ana e Qeverisë. Një serb entik e ka dëmtuar një xhami myslimane”, shkruan në raport dhe theksohet se “përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara shpeshherë janë takuar me zyrtarët qeveritarë për të kërkuar tolerancë fetare, kalim të legjislacionit për lejimin e institucioneve fetare për të fituar status juridik dhe për implementim të plotë të legjislacionit, që i mbronë vendet fetare dhe për të diskutuar për përpjekjet për zgjidhjen e kontesteve të pasurisë fetare”.

“Ambasada është angazhuar me komunitetet religjioze për të diskutuar për qasje në varrezat për protestantët dhe ishte kosponzore e një konference për rolin e femrave në dialogun ndërfetar dhe kundërshtimin e esktremizmit të dhunshëm”.Në pjesën e raportit “Praktikat qeveritare”, theksohet se Qeveria e Kosovës “ka ndërmarrë hapa për kundërshtimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm të ndërlidhur me religjion”.Sipas komuniteteve të religjionit, “Qeveria ka vazhduar t’i përgjigjet dhunës dhe vandalizmit në shoqëri, kundër disa komuniteteve religjioze pakicë”.

Nga ky raport i gjatë, veçojmë edhe rastin ku theksohet se “më 26 korrik prokurorët e kanë akuzuar klerikun iranian, Hasan Azari Bejandi, për pastrim të parave nëpërmjet një organizate joqeveritare nominale, që ai e operonte”.Autoritetet thanë se Bejandi ishte shef i Fondacionit “Kuran” në Kosovë, ku përfshiheshin pesë organizata shiite, të cilat ai i drejtonte në Kosovë, me lidhje në Iran.

Policia e Kosovës, shkruan më tutje në raport, nuk e ka arrrestuar Bejadin, pasi ai ishte larguar nga vendi më 28 korrik. Menjëherë pas kësaj, Qeveria e Kosovës i ka mbyllur të pesë organizatat.Në pjesën e raportit për Shqipërinë, theksohet se Kushtetuta e këtij vendi garanton liri të religjionit dhe ndërgjegjes.“Qeveria i ka legalizuar 137 xhami gjatë vitit, në krahasim me gjashtë sosh para një viti”, theksohet në raport dhe shtohet se “grupet fetare kanë raportuar një lloj të progresit në qindra kërkesa ndaj Qeverisë për kthim të pasurisë së konfiskuar gjatë periudhës komuniste”.“Këshilli ndërfetar, që konsiderohej të funksiononte si forum i liderëve të komuniteteve religjioze të vendit, për të diskutuar për shqetësimet e përbashkëta, nuk është takuar, siç kishte ndodhur në vitet e kaluara”, thekson raporti dhe shton se “Papa Françesk e ka mbajtur një audiencë në Romë me liderin e komunitetit global të bektashinjëve, me seli në Tiranë, që ishte audienca e parë e këtillë për ndonjë lider fetar nga vendi me Papën”.

***

Shqipëri

Raporti vë në pah se kushtetuta e Shqipërisë garanton lirinë e besimit. Ajo përcakton se nuk ka një fe zyrtare, thotë se shteti është neutral në çështjet e besimit, njeh barazinë dhe pavarësinë e grupeve fetare dhe ndalon diskriminimin në baza fetare.

Megjithëse raporti flet me nota pozitive për harmoninë fetare në Shqipëri dhe qëndrimin e qeverisë ndaj besimeve të ndryshme, ai vë në dukje se është shënuar pak përparim lidhur me kthimin e pronave të institucioneve fetare. Qeveria ka trajtuar kërkesat e grupeve tradicionale fetare lidhur me kthimin e pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist, megjithatë shumë raste mbeten ende të pazgjidhura.

Qeveria, thuhet në raport, ka legalizuar 137 xhami, krahasuar me 6 syresh një vit më parë. Shumica e tyre ishin ndërtuar pa leje gjatë viteve të 90-ta. Kryeministri ka shpallur një projekt sprovë që përfshinë 10 shkolla me synimin për nxitjen e tolerancës fetare në shkollat e mesme si mjet për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Por, ai ka theksuar se nisma e tij nuk do të ndikojë mbi sistemin arsimor sekular të vendit.

Raporti thekson se Këshilli Ndërfetar që duhej të vepronte si një forum i udhëheqësve të komuniteteve fetare ku do të diskutoheshin shqetësimet e përbashkëta, nuk është mbledhur sikurse një vit me herët. Papa Françesku priti në Romë kreun e rendit Bektashi të Shqipërisë, që është pritja e parë e një udhëheqësit fetar tek Papa.

Raporti thekson se zyrtarët e ambasadës amerikane kanë vazhdar të nxisin zgjidhjen e çështjes së pronave, kanë zgjeruar projektet për kultivimin e diversitetit fetar dhe kanë punuar me komunitetet fetare dhe organizatat joqeveritare, për të shkurajuar ekstremizmin e dhunshëm të lidhur me besimin si dhe për të nxitur tolerancën fetare.

Raporti vë në pah se disa politikanë kanë vazhduar të kritikojnë Arqipeshkopin e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë për lidhjet me qeverinë greke.

Më 12 nëntor, Myftiu i madh Skender Bruçaj, udhëheqës i Bashkësisë Islame, mirëpriti ekipin izraelit të futbollit që po luante me Shqipërinë, duke vënë theksin tek toleranca dhe harmonia fetare ne vend.

***

 

Filed Under: Featured Tagged With: DHE LIRITE FETARE, kosova, SHBA

Gjithnjë e më shumë po zhytemi në baltën e imoralitetit ?!

August 15, 2017 by dgreca

Parlamenti francez para disa kohe e ka pru ligjin për moralitetin politik, ku politikanet , ministratë dhe vendimarrësit e ndryshem  lokal, iu është ndaluar  punësimi e familjarëve  të ngushtë. Nese ndodhë ta bëjnë këtë punë rrezikohen që të marrin deri  në   tre vjet burgim./

1 skender Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI/Një shoqëri e cila karakterizohet më moral politik, bën përpjekje që amoralitetin politik ta sjellë në suaza të normalitetit. Në Kosovë kësaj çështje të rëndësishme nuk po i kushtohet rëndësi . Thuhet së çdo popull e ka udhëheqjën çfarë edhe e meriton.Dhe ,dorën në zëmër kësaj nuk ke cka i shton as nuk ke çka i mungon.Ne demokraci pushteti është vullnet i shumicës.Nese shumica zgjedhin një pushtet e kan bërë atë punë  duke menduar së një pushtet I tillë iu hyn në funksion dhe i realizon kërkesat e sovranit. Po mos të ishte kështu do të votohej një pushtet i dytë apo jo? Kjo vlenë edhe për Kosovën.Prej fillimit të viteve të 2000 –ta në pushtet pak a shumë kemi pasur njerëz të  filozofisë  së njejtë  politike.Platformat politike ishin gadi të njejta, pa programe afatgjata qeveritare  të zhvillimit ekonomik të vendit. Gadi 20 vite po kalojnë e vendi  nuk ka arritur shkallë të duhur të stabilitetit politik dhe stabilitet ekonomik. Përkundrazi kemi stagnacion të të gjitha proceseve . Tranzicioni i ka kaluar tashmë të gjitha përmasat e normalës. Kan marr hov dukuritë negative e veqmas kriminaliteti politik dhe kriminaliteti ekonomik , si dhe korrupcioni endemic.Kosova po bëhët gjithnjë e më shumë problem demografik , po bëhët shtet I pa përspektivë për të jetuar. Krejt këto na janë bërë stil i jetës.Çka po ndodhë këtu në Kosovë?Një llojë paradoksi. Këtyre njerëzve deri vonë u është aplauduar , u janë thurrur lavde, I kan votuar parreshtur , duke qenë kështu të lumtur , duke instaluar logjikën së pushtetet dhe njerëzit në krye mos të ndrrrohen ! Çka të thuhet ? Sipas kësaj logjike , populli I këtij vendi e ka pushtetin të cilin edhe e meriton. Logjika tjetër flet së populli nuk ka pasur shumë kujdes për të ardhmen e vet.

Parlamenti francez para disa kohe e ka pru ligjin për moralitetin politik, ku politikanet , ministratë dhe vendimarrësit e ndryshem  lokal, iu është ndaluar  punësimi e familjarëve  të ngushtë. Nese ndodhë ta bëjnë këtë punë rrezikohen që të marrin deri  në   tre vjet burgim. Tek ne sjellja  e ligjit të tillë mund të bëhët vetëm në  rast të ndryshimeve radikale  , kur ndryshohet ambijenti në të cilin nuk do të kishim një filozofi politike,  e cila thirret gjoja në mbrojtje te interesave nacionale, e në fakt kemi kriminalitet dhe korrupcion të të gjitha llojeve .Deri sa kemi vëtem deklarativisht të pranishem dhe jo edhe të zbatueshem moralin politik, endrrat tona do të mbeten të zbrazeta.Ne gjithnjë e më shumë po zhytemi në baltën e imoralitetit .Kësaj fryme bukur shumë janë duke i fry edhe mediat të cilat do të ishte dashur që temës së moralit ti kushtojnë rëndësi të veqantë. Morali dhe përgjegjësia politike në Kosovë janë në shkallën më të ulët, nuk përkojnë më rregullat demokratike të sjelljës dhe të veprimit.Politikanët tanë kan zgjedhur modelin e keq të pasurimit në menyrë shumë të paligjshme  .Kjo është sjellja dhe veprimi më imoral i mundshem për një shoqëri e cila pretendon të jetë demokratike.Sa e sa miliona euro kan humbur pa gjurmë , dhe ekzitojnë edhe faktët që janë zhvatur nga njerëzit e pa përgjegjshem dhe të amoral politikë ? Si është kjo e mundur e pak kush të përgjigjet për veprime të tilla kriminale ?Thjesht , përgjegjësia dhe morali politik shumë po na mungojnë. Për atë edhe gjendja shoqërore është jashtë suazave të normalitetit. Në një shoqëri e cila karakterizohet më moral politik ,shteti I merre të gjitha masat e duhura kunder veprimve amorale .Të tillat veprime sigurisht së ndëshkohen edhe rënd penalisht. Kjo elitë politike po vjedh dhe plaqkitë deri sa ta zbrazin  kacën shtetërore,  dhe të mirat tjera shoqërore. Kjo që po ndodhë në Kosovë më hajni masovike është jo civilizuese .Mungon  kontrolli për faktin , së ata  janë ngritur  mbi ligjin .Kësaj klase politike në pushtet po i mungon kodeksi moral , nuk po dojnë më jetu ndershem , nuk po janë të interesuar të kuptojnë së shteti është mbi të gjitha. Kosova ka rënë në duar të kapadaive politikë të cilët moralin e kan të dorës së dytë apo fare nuk  ekziston per ta…

Filed Under: Komente Tagged With: Gjithnjë e më shumë po zhytemi, në baltën e imoralitetit ?!, Skender Mulliqi

DIASPORA VOTON-UDHEZUES

August 15, 2017 by dgreca

Cilat janë kushtet që diaspora duhet të plotësojë për të votuar në zgjedhjet lokale?/

Vota e Diasporës 2017

Në kuadër të përgatitjeve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjet për organizimin e zgjedhjeve lokale 2017, mërgimtarët e Kosovës të cilët jetojnë jashtë vendit mund ta  shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar për kryetarë të komunave dhe për asamble komunale.
Që diaspora të votojë në këto zgjedhje, janë disa kushte që duhet plotësuar dhe duhet respektuar afati kohor për aplikim. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se Periudha e Aplikimit për Regjistrim për Votim jashtë Kosovës ka filluar më 18 korrik dhe përfundon më 23 gusht.
Deri në mbylljen e afatit për aplikim për regjistrim, pjesëtarët nga diaspora duhet të dërgojnë dokumentet e nevojshme dhe formularin për regjistrim. Në infografikën e mëposhtme, e përgatitur nga OJQ Germin, shfaqen të dhënat e detajuara se si mund të votojë një pjesëtar nga diaspora për zgjedhjet lokale 2017.

www.diasporaflet.org | www.germin.org | www.kosovodiaspora.org

Filed Under: Emigracion Tagged With: Diaspora Voton, udhezues

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1849
  • 1850
  • 1851
  • 1852
  • 1853
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT