• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gjenerali dhe karkalecat

April 23, 2017 by dgreca

Sulmet plot urrejtje te Halil Matoshit ndaj shkrimtarit Ismail Kadare dhe vepres se tij, jane te pabaza, te pakuptimta dhe nuk i sherbejne askujt/

2Sadik-Elshani

Nga Sadik Elshani*/Filadelfia/ USA/

Keto dite Halil Matoshi ne gazeten “Koha ditore” botoi shkrimin me titull: “Kadare – ky racist etnocentrik!”, ku vjell vrer, hedh gure e dru  kunder shkrimtarit tone me te shquar dhe vepres se tij, pikerisht romanit shume te njohur, “Gjenerali i ushtrise se vdekur”. Ky nuk eshte nje shkrim, kritike letrare apo studim, por eshte nje shkrim i mjegullueshem me plot urrejtje ndaj shkrimtarit dhe vepres ne fjale. Ndoshta nuk ia vlen qe dikush t’i pergjigjet zotit Matoshi, sepse shkrimi i tij eshte nen çdo nivel, por koheve te fundit jane duke u ngritur zera edhe kunder Skenderbeut, Shen Terezes, Ismail Kadarese dhe disa figurave tona te shquara. Prandaj, keta persona qe po mundohen t’i mohojne vlerat tona, duhet t’i degjojne edhe mendimet e te tjereve. Figurat e lartpermendura nuk kane nevoje per mbrojtjen e askujt, sepse ato i mbron vepra e tyre qe i ka bere dhe do t’i beje balle gjykimit dhe stuhive shekullore. Veprat e cfaredo lemie nuk kane nevoje te mbrohen, sepse ato mbrohen nga  vlerat e veta. Por fjala eshte, se perse te leshohemi ne nivele te tilla te uleta, t’i mohojme figurat tona te ndritura, vlerat tona kombetare, kur kemi mjaft çeshtje te tjera te rendesishme me te cilat duhet te merren politikanet, intelektualet, gazetaret, publicistet tane, etj.

Siç duket, zoti Matoshi pas “zbulimit” te “kombit kosovar”, tani po mundohet te na bjnd se edhe veprat e Ismail Kadarese nuk kane kurrefare vlere, madje sipas tij, ato na qenkan edhe te demshme per lexuesin shqiptar. Personat qe mundohen t’i baltosin figurat dhe veprat qe kane vlera, e tregojne haptas nivelin e tyre intelektual dhe problemin qe ata kane me perceptimin korrekt te realitetit. Ne shkrimin e tij, nder te tjera, zoti Matoshi shkruan: “Ismail Kadare, ndonese stilist i madh eshte shnderruar ne mit nga elitat komuniste shqiptare ne Shqiperi dhe po ashtu ne Kosove, pra gjithandej ku flitet gjuha shqipe…Porse shqetesues eshte fakti se Kadare lexohet ne menyren me jokritike, pikerisht ne Kosove.”  Thuase Kosova nuk paska shqetesime te tjera me te cilat duhet te merremi. Prandaj, zoti Matoshi na sygjeron qe veprat e Kadarese duhet te lexohen vetem me syzat e tij te erreta. Pohimi i zotit Matoshi per Ismail Kadarene nuk eshte korrekt, sepse vepra e tij eshte e perkthyer ne mbi 40 gjuhe te botes, lexohet dhe vleresohet ne te kater anet e rruzullit tokesor nga nje armate e tere lexuesish te te gjitha racave, moshave, gjendjes ekonomike, pikepamjeve dhe bindjeve politike. Pra, ka kohe qe vepra e Ismail Kadarese i ka kaluar kufijt e Shqiperise dhe botes shqiptare. Ajo tani eshte bere pjese perberese e letersise se bukur boterore.

Kur ne gjysmen e dyte te shekullit XX, gati per 50 vite Shqiperia komuniste u vetizolua, i shkeputi gati te gjitha lidhjet me boten e jashtme, ishte pikerisht shkrimtari Ismail Kadare, talenti dhe vepra e te cilit po i paraqiste botes nje Shqiperi tjeter, po i paraqiste botes vlerat, historine, traditat, kulturen tone kombetare – vlerat mbi kundervlerat. Ismail Kadare eshte shkrimtari yne me i madh, me me nam ne arenen ndrkombetrae dhe ze nje vend te rendesishem e te nderuar ne letersine boterore, si njeri nder shkrimtaret me ineresant e me te talentuar te kohes sone. Prandaj, ai eshte shkrimtari me i perkthyer shqiptar. Ai kete nam e arriti me romanet e tij te nje cilesie te rralle artistike, temat ineresante e te qelluara dhe stilin e tij krejt original. Me te drejte ate e quajne ambassador i letersise, kultures shqiptare dhe vlerave tona kombetare. Vepra e tij u prit me habi dhe nje interesim te jashtezakonshem, sepse askush nuk e kishte paramenduar se nga Shqiperia e vogel dhe e izoluar, mund te vinte nje shkrimtar i madh i kalibrit te Ismail Kadarese. Kadare ne veprat e tij trajton çeshtje kyçe, jetike, qenesore (ekzistenciale), traditat e pasura e fisnike dhe te perditshmen e popullit shqiptar, por njeherit duke e ngritur me nje mjeshteri te rralle artistike, me njohuri te thella intelektuale e filozofike edhe ne planin nderkombetar – u jep atyre edhe permasat e pertgjithshme (universale). Sjell dçka te re, diçka magjepse e te mistershme. Gogoli, Kafka, Buzati, Oruelli, Markezi jane gershetuar mire, jane shkrire e bere nje ne laboratorin, boten krijuese te Ismail Kadarese, per te krijuar diçka origjinale.

Meqenese teme e shkrimit te zotit Matoshi eshte romani “Gjenerali i ushtrise se vdekur”, po i them disa fjale si lexues, sepse buken e gojes nuk e fitoj nga kritika letrare. Me romanin e tij te pare te botuar, “Gjenerali i ushtrise se vdekur”, Kadare terhoqi vemendjen e kritikeve me talentin, stilin e tij – ne menyre origjinale i qaset trajtimit te luftes, kesaj dukurie shoqerore mjaft te nderlikuar, ketij absurdi njerezor qe sjell shkaterrimin individual (psiqik e material), sjell tragjedine kolektive (kombetare). Kadare ne kete rast niset nga pasojat, pra eshte shtjellim, nje vizion paqesor i luftes, por ne te vertete eshte me i tmerrshem se vete lufta. Lufta ka kohe qe ka mbaruar, por njerezit veshtire mund ta harrojne ate, ajo ka lene gjurma te pashlyeshme ne psiken e njerezve (episodi i plakes Nice). Ai deperton thelle ne etiken e popullit shqiptar, duke e njohur mire modestine e psikologjine e tij. Shqiptari i shtyre nga instikti, nga dashuria per atdheun, mbrojtja e te cilit eshte nderi me i madh i tij – ne lufte ai eshte i eger e i pameshirshem (episodi i malesorit Nike Martini). Ndersa ne jete shqiptari eshte bujar, mikprites e punetor. Humanizmi, vlerat e larta njerezore te tij duken me se miri kur pas kapitullimit te Italise, shqiptaret nuk i vrisnin ushtaret italiane, por i mbronin, i strehonin ata nga asgjesimi gjerman – viktima e mbronte pushtuesin e deri pak casteve nga aleati i tij i deri pak çasteve me pare. Rast ky i rralle, ndoshta edhe i veçante ne historine e njerezimit. Ketu shkrimtari me mjeshteri e ka future ditarin e nje ushtari Italian si nje deshmi te drejtperdrejte dhe njeheresh per te futur diçka te bute, humane, ne kete tregim te tmerrshem. Romani ka porosi te thelle humane dhe kundermilitariste – prodhimi, pasojat e vetme te luftes jane kockat dhe tragjedite njerezore. Ky roman i botuar ne Paris me 1970, ne perkthimin mjeshteror te Jusuf Vrionit, hapi rrugen per popullaritetin e Ismail Kadarese ne France e me vone edhe ne arenen nderkombetare.

Ne shumicen e veprave te tij, Kadare ka si subjekt Shqiperine, historine e te gjitha koherave dhe te tanishmen e saj, boten shqiptare, perpjekjet e shqiptareve per liri e pavaresi, per mbijetese. Kadare me mire se cilido shkrimtar tjeter shqiptar ka arritur te bashkerendoje bukur karakterin kombetar me ate univezal. Si shkrimtar i pajisur me nje horizont te gjre njohurish, me gjenialitetin e tij krijues i shpalosi botes diçka te re e jo aq te njohur, ne menyre poetike e artistike ia shpalosi Shqiperine, duke deshmuar se edhe populli yne ka vlera dhe ne jemi pjese e pandare e qyteterimit europian e boteror. Deri ne rrezimin e diktatures, bota e jashtme ka mesuar me shume per Shqiperine nga romanet e Ismail Kadarese sesa nga ndonje burim tjeter. Prandaj, eshte e natyrshme qe vepra e tij ka zgjuar interesimin dhe gezon adhurimin e lexuesve, kritikeve e studiusve te shumte te letersise. Kadare eshte mjeshter i perkryer i fjales se shkruar. Ai ka sjellur nje fryme te re shprehese, duke futur metoda e modele te reja ne ndertimin strukturor te romanit shqiptar, duke futur ne letersine shqipe anen psikologjike te personazheve ne menyre te theksuar. Ismail Kadare eshte nje shkrimtar i madh ne te gjitha kuptimet e mundshme te kesaj shprehjeje: perveç se eshte poet e prozator, ai eshte edhe eseist, mendimtar, studiues i letersise dhe intelektual i rralle. Eshte mjaft i angazhuar per ceshtjet madhore te kombit tone, per te perparuar procest demokratike ne Shqiperi. Po ashtu, ai eshte i angazhuar ne rrjedhat e zhvillimeve, sfidave bashkekohore nderkombetare. Famen dhe autoritetin e tij nderrkombetar e vuri ne sherbim te mbrojtjes se te drejtave te shqiptareve ne trojet e tyre dhe zgjidhjes se çeshtjes se Kosoves qe perfundoi me Kosoven shtet i pavarur.

Se bashku me Kadarene ne arenen nderkombetare u popullarizua dhe u afirmua letersia shqiptare ne pergjithesi, u zgjua interesimi edhe per veprat e shkrimtareve tjere shqiptare. Per veprat e Ismail Kadarese jane shkruar me qindra reçensione, kritika e studime letrare, te cilat e radhisin ate si njerin nder shkrimtaret me te shquar, me te talentuar e me ineresant te kohes sone. Nje vleresim pak te pazakonshem, por shume domethenes, ia ka bere vepres se Kadarese nje studiuse e re maqedonase, Nina Sabolik: “Une duhet ta urrej Ismail Kadarene. Duhet ta urrej, sepse une jam maqedonase, kurse ai eshte shqiptar, ndersa dy popujt tane kane qene armiq per shekuj me radhe dhe kane luftuar mes tyre jo me larg se nje dekade me pare”. Pasi permend edhe disa shkaqe tjera se pse ajo duhet ta urreje Kadarene, ajo vazhdon: “E megjitghate, pasi kam lexuar romanet dhe shkrimet e tij, jo vetem qe une nuk e urrej ate, por dua qe ta shpalle si kandidat per Çmimin Nobel per Letersi 2013”. Kjo eshte ajo porosia sublime, forca e veprave te Kadarese, artit te tij qe shemb paragjykime shekullore, nderton ura miqesi ne mes te popujve. Fale talentit te tij te jashtezakonshem dhe fames ndeerkombetare, ai arriti t’i mbijetoje diktatures komuniste. Deshmi e cilesise se lart te krijimtarise se tij, jane edhe çmimet e dekorimet e shumta prestigjioze nderkombetare (jo te elites komuniste shqiptare), perfshire ketu edhe dekoraten me te larte te shtetit francez: Komandant i Legjionit te Nderit. Edhe vete nga afer e kam perjetuar sesi lexuesi i huaj i pelqente romanet e Ismail Kadarese. Ne fund te viteve te 70-ta dhe ne fillim te viteve te 80-ta te shekullit te kaluar kam qene pjesemarres ne nje kurs veror te gjuhes franceze dhe here pas here profesoreve te mi u dhuroja romanet e Kadarse te perkthyer ne gjuhen frenge. Qe te gjithe e shprehnin adhurimin, vleresimet me te larta per Kadarene dhe romanet e tij, e shihnin ate si nje kandidat potencial per Çmimin Nobel. Ata nuk ishin elita komuniste shqiptare, por ishin elita kulturore e Frances, profesore te universiteve prestigjioze: Sorbones, Heidelbergut, Kolumbias (Nju Jork), etj.

Pra, studiusja maqedonase me shkrimin e saj e pranon se ajo duhet ta urreje Kadarene, por ja qe nuk e urren. Ndersa Halil Matoshi nuk ka kurrefare arsye qe ta urreje Kadarene, por ja qe e urren me gjithe shpirt. Ç’t’i themi kesaj?! Urrejtja, sikurse ideologjia, t’i verbon syte, ta turbullon mendjen ta bllokon trurin, arsyen. Ismail Kadare eshte shkrimtar, por eshte edhe njeri. Dhe si çdo njeri tjeter edhe ai nganjehere gabon, por kjo nuk do te thote se per disa imtesira tani ne duhet ta hedhim poshte, sikurse te mos ekzistonte fare, sikur te mos e kishte krijuar vepren qe ka krijuar. Qenje njerezore te pagabueshme, te perkryer, nuk ka. Vepra e Ismail Kadarese eshte nje thesar kombetar dhe per kete çdo shqiptar duhet ta ndieje veten krenar. Skendrbeu, Shen Tereza, Ismail Kadare perbejne nje trini (treshe) qe i ben nder kombit tone, e larteson kombin tone, secili ne menyren dhe madheshtine gjegjese: Ate qe Skenderbeu e beri me shpate, Shen Tereza e beri me urate, ndersa Ismail Kadare eshte duke e bere me pene e art.

Zoiti Matoshi ka çdo te drejte qe t’i shprehe mendimet, pikepamjet e veta, por nuk ka nevoje te behet me katolik se Papa, me Don Kishot se Don Kishoti. Mos t’i bejme dem vetes sone, sepse te tjeret jane duke na bere mjaft. T’i nderojme ata qe jane duke i bere nder kombit tone, qe jane duke i dhene nje emer te mire kombit tone. Koha eshte vleresuesja me e mire, dhe vepra e Kadarese eshte duke u perballuar mire me kohen, po i qendron kohes.

Philadelphia, 22 prill, 2017

Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Filed Under: Opinion Tagged With: dhe karkalecat, Gjenerali, Sadik Elshani

Shqiptarët, autoktonë, me të vjetrit në Ballkan

April 23, 2017 by dgreca

*Cvijiqi: Peshterasit janë të gjatë,vitalë,elastikë,syshqiponjë,të sojit të bukur…!/

*Në librin e tij, studimet antropogjeografike Cvijiqi trajton aspekte të rëndësishme të marrëdhënieve mes mjedisit gjeografik me kulturën shpirtërore dhe materiale në Ballkan. Cvijiqi, në vitin 1905 ishte një nga profesorët e parë të rregullt në Universitetin e Beogradit. Në analizat shkencore që u ka bërë veprave të Cvijiq-it, Akademik H. Islami vjen në përfundim se Cvijiqi “ishte joobjektiv, spekulant e konstruktues i konkluzioneve, shovinist e hegjemon”./

Burra te fisit ShalaNga Ismet Azizi/Ndër studiuesit më të dalluar në shkencën sllave, i cili ka dhënë një kontribut të dalluar antropogjeografike ka ardhur në përfundim se popullsia shqiptare është me origjinë iliro-pellazge dhe është një ndër popujt indoevropianë më të vjetër e autokton në Ballkan. Në konstatim të këtillë kanë ardhur edhe autorë të tjerë sllavë, të cilët do t’i përmendim më vonë.

Megjithatë, konstatimet e këtilla nuk kanë qenë në interes të politikës sllave, posaçërisht të asaj serbomadhe. Borgjezia serbe e kohës së Cvijiq-it, ka udhëhequr një politikë kryekëput ekspansioniste-gllabitqare. Qëllimi i saj, duke u dhënë rëndësi faktorëve natyrorë, ka qenë që t’i okupojë ato vende, të cilat mundësojnë dalje në det dhe që kanë rëndësi gjeostrategjike. Për të arritur këtë qëllim është dashur në fillim vendi të çlirohet nga okupuesi osman, e pastaj sa më tepër që është e mundur të marrin vend nga trojet e popujve të tjerë. Në mënyrë që të arrihej objektivi i caktuar i qeverisë serbe, më vonë edhe asaj jugosllave, para dhe pas LDB-së, duhej t’i vinin në ndihmë edhe punëtorët e shkencës, në krye me Akademinë e Shkencave.

Pikërisht, për këtë qëllim, Cvijiqi me mbështetësit e tij të kohës dhe pasuesit e mëvonshëm, duke harruar atë që kanë konstatuar më parë, filluan të plasojnë teza të reja për çështjen shqiptare të paqëndrueshme në fushën shkencore, që u kanë shërbyer interesave të politikës shtetërore gllabitqare. Këto teza të Cvijiq-it gjejnë mbështetje edhe në kohët e mëvonshme nga autorët sllavë.

Shkolla gjeografike e drejtimit antropogjeografik, të cilën e themeloi Jovan Cvijiqi, dallohej me dy cilësi: e para, mbështetet në sqarimet parciale dhe në shtrembërimin e fakteve, që flasin për autoktoninë e shqiptarëve, dhe, e dyta, ka pasur qëllime kryekëput politike.

Në analizat shkencore që u ka bërë veprave të Cvijiq-it, ky studiues i dalluar në fushën shkencore vjen në përfundime mjaft korrekte. Në interpretimet e informacioneve dhe të dhënave nga terreni, Cvijiqi “ishte joobjektiv, spekulant e konstruktues i konkluzioneve, shovinist e hegjemon”, nënvizon Akademik Hivzi Islami.

Në vijim po japim pjesë të shkrimeve të autorit në fjalë, të cilat kanë të bëjnë me mjedisin, gjegjësisht, Sanxhakun, ku takohen popullsia sllave dhe shqiptare. Në aspektin gjeografik, fiset më të forta etnografike të Gadishullit Ballkanik[1] janë: banorët e Kodrave të Malit të Zi, pjesët e Hercegovinës, Peshterit dhe viset e Shqipërisë veriore. Banorët e këtyre trevave i kanë ruajtur formën e vjetër të vëllazërisë fisnore, gjinive-fiseve dhe organizimin e tyre. Këta, kryesisht, janë shumë të gjatë, vitalë, elastikë dhe kurrsesi të trashë, fytyrë me plot shprehje, syshqiponjë, të sojit të bukur/racës, në Gadishullin Ballkanik: të gjithë edhe shqiptarët myslimanë, siç i quan ai arbanasët muhamedanë.

Në jetën e përditshme janë shumë të përmbajtur, në të shumtën e rasteve nuk konsumojnë asnjë lloj pije alkoolike, ndërsa duhan dhe kafe shumë rrallë. Pothuajse nuk ka individ me të meta fizike, të degjeneruar siç thotë ai. Ata e kanë ruajtur moralin e fortë malor, shpesh me veçori bujare, me ndjenja të thella për bashkësinë familjare dhe flijimin, e cila nuk mungon as pranë viktimave më të çmuara. Nga këto veçori rrjedhin veçori të shumta etnografike dhe antropogjeografike. Këto veçori janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me kulturën dhe zakonet e popujve bizantinë dhe cincarë. Për arbanasët (shqiptarët) toskë në jug, thotë se kanë shumë tipare bizantine dhe cincare, pak edhe në dukje janë të tillë.

Në pjesët veri-perëndimore të viseve të Serbisë[2] blegëtorët i quajnë “Arnautin”, por ky është emri që nuk tregon njeriun e pasur me bagëti, por tani njerëzit e këtyre rajoneve, gjegjësisht, banorët e Sjenicës dhe Peshterasit i quajnë arnautë (shqiptarë). Ndërsa, banorët e trevës së Novi Pazarit dhe të Senicës, të cilët, në masë të madhe i kanë banuar trevat e Stari Vllahut dhe Shumadinë, thuhet se kanë ardhur nga Arnautllaku (Shqipëria). Shumë fshtara në Shumadinë e ulët quhen treva të arnautëve (shqiptarëve), siç janë: Rogaci, Babana etj. Mandej, edhe Uzhiqasët, të cilët kanë zbritur për të jetuar në Jadar dhe Maçvë. Njerëzit e atyre vendeve i kanë quajtur arnautë (shqiptarë). Banorët e Kragujevcit, të cilët kanë ardhur nga trevat e Rashkës (Sanxhakut) i kanë quajtur arnautë (shqiptarë).

Në Serbinë lindore nuk është emri i pazakontë arnautë, dhe është i lidhur me imigrantët nga rrethina e Rashkës (Sanxhakut), ku janë në numër të madh. Kështu, lagjet e fshatrave i kanë quajtur  lagje arnaute, ndërsa lumi që kalon nëpër qytetin e vogël të Bolevacit quhet Arnaut, siç kemi rastin edhe me shumë vorbulla. Shumica e të ardhurëve në Serbi[3], nëpër qytetza, ku janë përqëndruar Cincarët, rryma më e madhe për nga numri i të ardhurëve janë nga Hercegovina, Kodrat e Malit të Zi, trevës së Novi Pazarit, Bosnjës, kryesisht, në Shumadi, por ka edhe arbanasë (shqiptarë).

Në Sanxhakun e Novi Pazarit[4] në mesin e të ardhurëve, në trevën e Sanxhakut ka Vasojeviq, dhe një numër i madh i fisit Kuç, sidomos përgjatë luginës së lumit Lim. Cvijiq në veprën e tij, përveç tjerash shkruan:“Procese të rëndësishme etnografike kanë ndodhur në ato vise ku janë takuar popujt sllavë dhe ai shqiptar në Mal të Zi.[5] Arbanasët janë serbizuar edhe në Mal të Zi. Të origjinës së tillë janë një pjesë e fisit Kuç dhe Piper, përveç asaj Vasojevićqët janë zgjeruar në kurriz të klimentëve. Të njohura janë traditat gojore të origjinës së përbashkët të Vasojeviqëve, Piperëve dhe Ozriniqëve me Hotin dhe Krasniqin[6] dhe afërsitë në mes tyre. Për fiset në Mal të Zi, thuhet se i kanë asimiluar popullsinë e vjetër në Bukumir, Kriçke dhe Potarje, dhe në mesin e tyre edhe fiset fqinje shqiptare”.

[1] Јован Цвијић – Антропогеографски проблеми Балканског полуострва,  faqe 30, 31

[2] Po aty, faqe 137

[3] Po aty, faqe 187

[4] Po aty, faqe 194

[5] Po aty, faqe 6

[6]  Po aty, faqe 222

Filed Under: Histori Tagged With: Cvijiqi, Ismet Azizi, Peshterasit, syshqiponjë

SHSHA në Çikago:Boshti pansllavistë sërish me skenarët kundër shqiptarëve

April 22, 2017 by dgreca

Nga Skënder Karaçica/

Sikundër në shekullin e kaluar,sërish boshti pansllavistë edhe në fillim të këtij shekulli të prirë nga Rusia dhe të rreshtuar me Serbinë,Maqedoninë dhe Greqinë janë bashkuar në aleancën e njohur kundër popullit shqiptar në hapësirën e vet etnike në Ballkan.Kështu e nisë reagimin SHSHA në Çikago kundër deklaratës skandaloze të kryeministrit teknik të Maqedonisë,Emil Dimitriev,të cilin e pengon programi kombëtar për të ardhmen e popullit shqiptar në principet e vlerave univesale të demokracisë,të lirisë dhe të participimit me popujt liridashës të Evropës dhe SHBA-së.

Duhet të theksojmë me argumentin e fortë historik se shqiptarët si popull i lashtë dhe me një qytetërim të pranuar nga të tjerët në botë,kanë të drejtën në kohën e këtyre integrimeve globale,që të përcaktojnë fatin dhe tël ardhmen e vet kombëtare,pa cenuar askënd rreth e qarkë kufinjve shqiptaro-shqiptar në këtë pjesë të Evropës.Edi Rama dhe Tirana zyrtare e ka të drejtën e ligjshme të flasë dhe të projektoj programet kombëtare për popullin shqiptar në Ballkan,duke mos harruar as popullin shqiptar në Maqedoni,që sot e këtu përbën bashkësinë e dytë të shumicës dhe,mjerisht me statutin e ,,ligjeve,,të këtij vendi të pakicës kombëtare dhe jo shtetformues(!),thuhet në përgjigjën e SHSHA-së në Çikago për kryeministrin Emil Dimitriev në Shkup(jo Skopje).
Nuk ka Evropë të bashkuar pa zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare në Ballkan,ritheksojnë shqiptaro-amerikanët në Çikago,duke ia kujtuar kryeministrit teknik Dimitriev se popullin shqiptar në hapsirën e vet etnike në Maqedoni tash e një shekull,pushtetet e deritashme e kanë denigruar dhe e kanë lënë në margjinat e kohës si tepricë e kohës me ,,kriteret,, e masës për lirinë,demokracinë dhe të drejtën për jetë e punë në këtë vend multietnik.Në këtë rrjedhë të kohës,thekson SHSHA-ja se kyreminstri teknik i qeverisë së Maqedonisë ka harruar se nuk ka mandat dhe as të drejtën të flasë kundër Edi Ramës dhe Tiranës zyrtare,ndonëse qeveria shqiptare dhe Shqipëria përmes Kushtetutës e ka për detyrë të kohës të flasë dhe të shtrojë projektet madhore kombëtare për popullin shqiptar.Nuk e kemi të qartë pse kaq shumë sllavo-maqedonasit flasin me gjuhën e boshtit pansllavistë për ,,Shqipërinë e Madhe,,?
Ka ardhur koha që boshti pansllavistë të heqë dorë nga çështja shqiptare në Ballkan,ndonëse ata ishin shkaktarët që popullin shqiptar me padrejtësitë historike i lanë të shpërndarë nëpër vendet e fqinjve tanë grabitqarë të tokave shqiptare,kështu i thotë SHSHA kryeministrit maqedonas në Shkup.Populli shqiptar do të gjykojë programet antishqiptare të këtij boshti famëkeq dhe nuk ka askush të drejtë të pengojë projektin për të ardhmen kombëtare të popullit shqiptar në hapësirën evropiane të bashkuar aq më pak vetë Maqedonia që ndaj tyre po sillet si njerkë e keqe,thonë nga Çikago.
 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Boshti pansllavist, Kombi Shqiptar, Skender Karacica

Kryqi i Kuq shqiptar, trajnim dhe konkurs për ndihmën e parë

April 22, 2017 by dgreca

Ekipet fituese të takimit u shpallën: Tirana, Elbasani, Librazhdi, Durrësi dhe Korça./

2 KryqiIMG_06001 Kryqi kuq

Shefqet Kërcelli/ Durrës/Durrës 22 Prill 2017- Sot paradite në mjediset e shëtitores Taulantia, Kryqi i Kuq shqiptar organizoi një trajnim për dhënien e ndihmës së parë gjatë aksidenteve të ndryshme. Në këtë aktivitet morrën pjesë dhjetra të rinj e të reja nga të  qytetet e vendit. Ky trajnim teoriko-praktik i gërshetuar me elementë të shumtë të ndihmës së parë tërhoqi vëmendjen e qyetarëve durrsakë dhe vizitorëve të shumtë që po kalonin në shëtitoren kryesore të qytetit.

Zonja Luljeta Hidi, Koordinatore e Programit Shërbimi Trajnimit për Ndihmën e Parë tek Kryqi i Kuq Shqiptar na sqaron për qëllimin dhe fazat e zhvillimit të këtij aktiviteti mbarë kombëtar. E kontaktuar nga ana jonë ajo na shpjegon se, “Të gjithë dëshirojmë të ndihmojmë dhe të na ndihmojnë në vështirësi e tragjedi, por në se për këtë ndihmë nuk kemi menduar e mësuar si jepet më përpara, para nesh do të shfaqet paniku dhe vetë tragjedia.

Prandaj Kryqi i Kuq Shqiptar dhe Gjysmë Hëna e Kuqe, prej vitesh është i angazhuar dhe luan rol të rëndësishëm në sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit në përhapjen e njohurive të ndihmës së parë. Objektivi kryesor i Konkursit Kombëtar të Ndihmës së Parë është që në çdo situatë, të jemi të gatshëm dhe të aftë për të larguar rrezikun me qëllim që të shpëtojnë jetë njerëzish.

Në 39 degë e Kryqit të Kuq Shqiptar zhvillohen takime në nivel degësh, më pas zhvillohen tre takime rajonale: Shkodër, Durrës dhe Fier. Ekipet më të mira që do të konkurrojnë në fazën finale, që do të zhvillohet në datën 8 Maj, Ditë Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Organizimi i këtij aktiviteti-konkurrues realizohet sipas të njëjtit standard që ndjek dhe Konkursi Evropian i Ndihmës së Parë. Për këtë konkurrim janë përgatitur “stacione simulimi” të aksidenteve të ndryshme, ku vullnetarët do të demonstrojnë dhënien e ndihmës së parë për personat e aksidentuar.

Ndihma e parë duhet të konsiderohet, jo si një alternativë për të ndërhyrë në shërbimin e urgjencave, por si një hap i parë jetësor për të ofruar një ndërhyrje të shpejtë dhe efektive. “Ndihma e parë e parë shpëton jetë”! Kjo është dhe moto e këtij aktiviteti të rëndësishëm.

Në fund mes entuziazmit dhe ovacioneve të pjesmarrësve u shpallën  ekipet fituese të takimit të sotëm respektivisht: Tirana, Elbasani, Librazhdi, Durrësi dhe Korça.

Filed Under: Sociale Tagged With: Konkurs, Kryqi i Kuq, ndihma e pare, Shefqet Kercelli, trajnim

Kosova shënon Ditën Ndërkombëtare të Planetit Tokë

April 22, 2017 by dgreca

-Ministria e Mjedisit me aktivitete të ndryshme e shënoi Ditën e Tokës/ 

1 Dita e Tokes-Edhe organizata PEN dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim aksion kundër ndotjes së ajrit/

PRISHTINË, 22 Prill 2017-Gazeta DIELLI/ Sot edhe në Kosovë, sikurse edhe në mbarë botën, u shënua 22 Prilli – Dita Ndërkombëtare e Planetit Tokë. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkë organizim me Forcën e Sigurisë së Kosvës, Fakultetin e Shkencave Matematikoro-Natyrore, organizatat joqeveritare mjedisore, dhe institucionet tjera relevante, shënoi këtë ditë me aktivitete të ndryshme.
 Ideja për Ditën e Tokës është zhvilluar që nga viti 1962. Senatori Gaylord Nelson, pas shumë përpjekjeve dhe takimeve, arriti që idenë për Ditën e Tokës, si çështje mjedisore, ta fusë në programin politik. Qëllimi i kësaj date mbetet mbrojtja e planetit Tokë dhe të gjitha resurseve të saj nga ndotja. Shënimi i kësaj ditës së planetit Tokë, është një lëvizje e cila angazhohet për përfshirjen e të gjithëve në mbrojtje të Tokës. Kjo është një ditë që shërben për të dhënë alarmin për dëmet që njerëzimi i shkakton pyjeve, lumenjve, tokës dhe pasurive të tjera të natyrës dhe të reflektoj e sensibilizohet për të ndalur shkatërrimin e mëtejshëm të saj. Pikërisht me këtë datë shumë qytetarë, fëmijë, të rinj e të moshuar kudo në botë ndajnë pak kohë për të mbjellë një pemë, pastruar një territor publik, përuruar një lulishte apo për të marrë pjesë në evente që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin qytetar ndaj çështjeve mjedisore. Pra qëllimi i kësaj dite është angazhimi i të gjithë njerëzve anë e mbanë botës në mbrojte të Tokës. 
Manifestimi qendror u mbajt në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Ferat Shala, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, ka theksuar se kjo ditë konsiderohet si dita e angazhimit shtesë ndaj problemeve kryesore që lidhen me degradimin e tokës, si rezultat i braktisjes, keqpërdorimit dhe shfrytëzimit jo racional të resurseve natyrore të saj. Shkatërrimi i tokës jo vetëm në vendin tonë, por edhe në shumë vende tjera të botës konsiderohet si çështje me prioritet të lartë shtetëror. Janë bërë investime të rëndësishme për mbrojtjen e tokës së Kosovës, por mbetet akoma shumë punë për të bërë në mbrojtjen e saj nga shpyllëzimi, erozioni dhe ndërtimet e shumta.
Ministri Shala ndër të tjera theksoi se zakonisht kjo ditë shfrytëzohet për të organizuar aktivitete që kanë për qëllim që të sensibilizojë opinion e gjerë për probleme dhe çështje mjedisore që kanë ndikime negative në të ardhmen e planetit tokë. Shumica e këtyre çështjeve ndërlidhen me mbi shfrytëzimin apo keqpërdorimin e resurseve natyrore apo edhe me shkarkimet e dëmshme të ndotësve në ajër, ujë dhe tokë.
Me këtë rast ministri Shala ftoi që të bëhemi pjesë e iniciativave dhe aktiviteteve që kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit apo të jepet kontributi i duhur duke u kujdesur për mjedisin ose duke ndërmarrë aktivitete që kanë për synim përmirësimin e gjendjes së mjedisit.
Nga Ministria u bë edhe ndarja e mirënjohjeve për kontributin e dhënë në implementimin e aktiviteteve me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Tokës. Nga nxënësit e dy shkollave të Prishtinës (“Shkolla e Gjelbër” dhe “Shkolla Model”) u ekspozuan edhe vizatimet e nxënësve, aktivitete këto që kanë për synim ngritjen e vetëdijesimit publik në ruajtjen e mjedisit ku jetojmë dhe veprojmë.
Organizata PEN dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim, organizuan sot aksionin kundër ndotjes së ajrit në sheshin Nënë Tereza të Prishtinës.
PEN – Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim – SFCK, me mbështetje nga Komisioni Evropian, kanë ftuar të gjithë njerëzit, të rinjtë, fëmijët dhe prindërit, që të bashkohen për të ngritur zërin ndaj ndotjes së ajrit në Prishtinë.
Në këtë veprimtari iu bë thirrje institucioneve përgjegjëse, veçanërisht Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor si dhe Agjencionin për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, që të punojnë në mënyrë sistematike, pavarësisht stinëve dhe niveleve të ndotjes, në marrjen e masave gjatë periudhave kur ndotja e ajrit fillon të rritet, si dhe të vazhdojnë të publikojnë të dhanat për ndotjen e ajrit edhe gjatë stinës së pranverës dhe verës.
Njoftimi i dërguar thekson se,  “Making Sense” është një projekt inovativ, i mbështetur nga Komisioni Evropian dhe zhvillohet paralelisht në Belgjikë, Spanjë, Skoci, Holandë dhe Kosovë.
Ky projekt në Kosovë implementohet nga PEN (Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë) dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim. Qëllimi i projektit është aftësimi i qytetarëve që të monitorojnë vetë gjendjen e mjedisit të tyre, të krijojnë kampanja mobilizuese, dhe së bashku me akterë kryesorë të synojnë ndryshime pozitive në fushën e mjedisit në Kosovë./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Ditën Ndërkombëtare, Kosova shenon, të Planetit Tokë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2055
  • 2056
  • 2057
  • 2058
  • 2059
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT