• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Beograd: “Ushtria dhe policia serbe – një grusht mjerim”

January 17, 2017 by dgreca

Provokimi me trenin ishte “budallallëk”, thuhet në Beograd. Mediat qeveritare thonë se vetëm politika e “urtë” e kryeministrit Vuçiq e ka evituar konfliktin e armatosur. Por të tjerët paralajmërojnë.

Vetë qeveria e ka kijuar krizën, sepse ajo është përgjegjëse për mbishkrimet dhe provokimet në trenin e nisur për Mitrovicë, thonë kundërshtarët e kryeministrit Aleksandar Vuçiq. Ndërsa tani kryeministri po përpiqet të paraqitet si paqëbërës, me deklaratat se e ka evituar konfliktin. Por mbështetësit e Vuçiqit thonë se “konfliktin e ka evituar politika paqësore dhe nervat e fuqishme të Vuçiqit“. Politikani i Rusisë Unike, Sergej Zheleznjak pohon madje se “duke i falënderuar kësaj politike të Vuçiqit, është evituar konflikti i armatosur në zemër të Evropës”.

A mund zjarrvënësi të jetë zjarrfikës?

Mrendoj se e gjitha ajo që po ndodhë mes Beogradit dhe Prishtinës është vetëm një vazhdimësi logjike e politikës së qeverisë serbe, e cila ka lidhje me zgjedhjet që po afrohen, thotë për DW Dragan Popoviq, kryetar i Qendrës për politikë praktike në Beograd. “Kjo është një politikë e cila po e shfrytëzon Kosovën dhe të gjitha që lidhen me Kosovën për t’i dërguar mesazhe opinionit të brendshëm dhe të jashtëm. Varësisht nga nevojat, dërgohen mesazhe ashpërsuese apo nënshkruhet ndonjë marrëveshje. Ndaj edhe kjo është një krizë artificiale e krijuar qëllimisht, që dëshmon se ne nuk kemi nisur procesin serioz të normalizimit të raporteve mes serbëve dhe shqiptarëve“.

Hauptsitz der Regierung in Serbien (DW/I. Petrovic)Qeveria serbe

Popoviq mendon se treni është përdorur për qëllime të brendshme dhe për të ngritur tensionet, sepse gazetat e Serbisë janë përplot me paralajmërime për konflikte dhe luftë. “Mediat qeveritare me ditë të tëra janë duke zhvilluar një fushatë jo normale, ku njerëzit përgatiten për njëfarë lufte dhe skenarë katastrofash. Ndaj edhe treni nuk mund të konsiderohet ndryshe por vetëm një budallallëk dhe provokim i panevojëshëm”

Kush ka fituar në Bruksel?

Kam përshtpjen se të dy palët po përpiqen të zhvendosin vëmendjen nga problemet e tyre të brendshme në Kosovë apo Serbi, thotë për DW Filip Shvarm, redaktor përgjegjës në revistën “Vreme”. “Ata po përpiqen që Marrëveshjen e Brukselit ta paraqesin si fitore të tyre. Ndaj tani kemi një situatë kur secila anë përpiqet ta prezantojë si fitore për vete atë që është nënshkruar në Bruksel. Në Ballkan kemi pra oligarki të cilat përfitojnë nga ashpërsimi i gjendjes dhe ngritja e tensioneve“.

Pushteti në Serbi ka dëshmuar edhe në këtë rast se vet krijon probleme, ndërsa pastaj paraqitet si “shpëtimtar”.  Në këtë mënyrë përpiqet të përfitojë edhe mbështetjen e Perëndimit. “Qeveria e tanishme paraqitet si faktor stabiliteti dhe paqe në Ballkan. Në fund të fundit, që nuk është e vërtetë. Qeveria po e shfrytëzon këtë paraqitje jashtë vendit për të shkelur lirinë e mendimit dhe të mediave në Serbi si dhe për shkatërrimin e institucioneve. Qeveria e Aleksandar Vuçiqit po prodhon pa ndërprerë kriza dhe më pas përpiqet t’i zgjidhë ato. Vuçiqi pohon se e ka evituar lu

DW 60 Jahre Kosovo Krieg serbische Panzer 29.10.1998 (Joel Robine/AFP/GettyImages)

ftën, ndërsa vet ai e ka dërguar trenin“, pohon Popoviq.

Serbët viktima më e madhe

Filip Shvarm pohon se kjo lojë me armë dhe kërcënimet e Beogradit kanë një karakter ritual, sepse “Serbia nuk ka potencial dhe dëshirë për një luftë të re”. “Ushtria dhe policia janë një grusht mjerim. Por pushteti po përpiqet që në këtë vit zgjedhor të futet me legjitimime nacionale dhe të paraqitet si mbrojtës universal i interesave të serbëve, por edhe si liderë rajonalë“.

Ndaj Dragan Popoviq pohon se “humbësi më i madh i këtyre krizave është qytetari serb dhe në veçanti serbët e Kosovës. Ata do të jenë viktimat e para në qoftë se situata del jashtë kontrollit. Ata janë një monedhë e qeverisë për kusur. Qeveria serbe po vazhdon strategjinë e krijimit të tensioneve dhe frikës në prag të zgjedhjeve“.

Filed Under: Analiza Tagged With: - një grusht mjerim", Beograd: "Ushtria dhe policia serbe

MAQEDONI-MËRGIMTARËT KËRKOJNË STABILITET DHE SIGURI

January 17, 2017 by dgreca

INTERESIMIN PËR TË INVESTUAR NË VENDLIDJE E FRENON SITUATA/

1 vjollcaNga Vjollca Sadiku/

-Shumë mërgimtare dibran nga SHBA – ja duan të investojnë në vendlindjen e tyre  Dibrën , por problemi qëndron tek pasiguria dhe mungesa e stabilitetit politik në vend , thotë Ibrahim Kolari investitori i parë nga SHBA në Dibër pas proceseve pluraliste .,,Ka shumë mërgimtarë dibran që do të investojnë në Dibrën e tyre por kërkojnë  garancë për investimet ,, të cilët tani mungojnë thotë Kolari.2 Ibrahim

Dibër , janar  2017– Pas proceveve pluraliste në vendin tonë , një pjesë e mërgatës  dibrane në SHBA, ka shprehë interesim për të investuar në  vendlinjde . Por edhe pse ka patur shumë paralajmërime numri i atyre që investuan në Dibër është shum i vogël. Si problem kryesor për frenimin e investimeve nga ana e mërgimtarëve paraqitet siguria për investimet dhe stabiliteti politik  i vendit .

Mërgimtari dibran  Ibrahim Kolari  i cili është  biznismen i suksesshëm edhe në SHBA ishte i pari që bëri investime në sferën e ndërtimtarisë në vendlindje . Ai në fillim të viteve të 2ooo- ta privatizoi ndërmarjen nëdrtimore shtetërore  ,,Korabi,, duke e regjitruar atë si ,,Korabi Redy Mix ,, . Meret me prodhimin moder të  betonit me një tekonogji më moderne , duke investuar për paisje të standardeve botërore, me prodhimtari ditore prej 15oo M3, dhe me Pompa miksi me lartësi prej 48 metrosh . Ai nga 3 të punësuar  ka rritur numrin në 13  dhe sot punon me sukses . Edhe pse ka një rritje të punës, ai thot se ka pengesë birokratike por problem për investime të reja është edhe situata e sigurisë dhe stabiliteti nëpërgjithsi. ,,Këtë e thonë edhe  biznismenë dibranë  në Amerië të cilët janë të gatshëm që të investojnë në Dibër dhe ti ndihmojnë edhe vendlindjes por edhe biznesit të tyre,, thot Ibrahim Kolari . Ka interesim për të investuar në shumë sfera por problemi i sigurise dhe stabilitetit është primar shton ai. ,,Kam bindjen se është një numër i madh i dibranëve që duan të investojnë parat e tyre në Dibër por jon në një situatë të këtillë,, thekson bashkëbiseduesi i jonë, i cili shpesh viziton vendlindjen dhe biznesin e tij .

Deri sot në Dibër kanë investuar edhe biznisment dibran nga Amerika , familja Rusi në sferën e shendetsisë , familja Dobrova në në industri dhe Kol qendër, dhe famija Sela poashtu në një Kol Qendër . Por nëse meret parasysht fuqija ekonimike e mërgimtarëve dibran këta janë pak investime me që edhe shum të tjerë presin kushte më të mira për investim në vendlindjen e vet .

Ibrahim Kolari i cili në SHBA ka migruar në vitin 1979 në Amerikë ka shum  sukses me bizneset e tij, thot se për nje kohë të shkurtër , ka mundur të hapë firmën APEC Roofing Corp në Brooklin , e cila tani po menaxhohet nga djali i tij Dritan Kolari e pastaj edhe ka hapur edhe kompani të tjera të cilët punojnë me sukses. Duke marë parasysht se Ibrahim Kolari përveç biznesit meret edhe me aktivitete kombëtare dhe humane nëpër shoqatat mbardibrane dhe mbarkombetare në SHBA, ai vlerson se mërgimtarët në Amerikë në çdo moment  duan që të investojnë . Ka investime por ata janë ti numrosh me gështinj shton Kolari . ,, Mërgimtarët mes të cilëve edhe unë vetë, pres më shum siguri dhe stabilitet por edhe ndryshimin e Ligjeve për të investuar në Maqedoni ,në këtë aspekt në Dibër thot Ibrahimi dhe shton se kjo duhet të ndodhë me qëllim që të ket një zhvillin të Dibrës, dhe të parandalohet mërgimi i të rrijnve të cilët edhe me diploma fakulteti braktisin vendlindjen me që skanë punë vite me rradhë.  Ai në SHBA është një ndër aktivistët më të denjtë dibran . Në vitin 1986 është një nga themeluesit të  shoqatës  Dibra Fond , kurse në vitin 1988 si nënkryetar i shoqatës dibrane  sëbashku me aktivistët e tjerë ndërton shkollën dhe xhaminë . Atë vit bëhet edhe antar i kryesisë të shoqatës Vatra , kurse në vitin 1994  bëhet antar i Ligës Shqiptaro –amerikane me kryetar Jozef Diogardi . Në vitin 1996 , me shokët themelon  Shoqatën atdhetare Dibra  me Kryetar Emin Cilvulin. Në 2002. Themelues i Keshilli shqiptaro Amerikan, me kryetar Sami Repishtin.. Kolari la qenë udhëheqës I shum aktiviteteve kombëtar dhe humanitare në interes të kombit dhe Dibrës, dhe ka dhanë përkrahje për punën e shoqatave dibrane .,, Në të gjithë shoqatat në Amerikë , vlersohet se dibranët në mërgim duhet të bëjnë më shum për vëllezërit e tyre në vendlndje . Por duhet ndryshuar shum çka në vend thot Kolari dhe shton se pikërisht për këtë ka qen kandidat për kryetar I Dibrës  në vitin 2o13 , dhe tani kandidat për deputet në Kuvendin e Maqedonisë I Aleancës për Shqiptarët.

Dibranet në SHBA , kanë dërgesa të majme për familjarët e tyre që jetojnë në vendlindje , me që në Dibër 1/3 e polullates jeton në varferi të skaljshme. Por shton Kolari, biznismenët nga mërgimi shum shpejt do të hapin biznese dhe vende pune në vendëlindje nëse  definitivisht në vend ka stabilitet dhe siguri për investime.

Filed Under: Emigracion Tagged With: i frenon, Ibrahim Kolari, investimet ne diaspore, situata ne maqedoni

Gjergj Kastrioti Skenderbeu i lavdise se perjetshme

January 17, 2017 by dgreca

1 SkenderbeuReflektim ne pervjetorin e vdekjes se Heroit tone Kombetar, Gjergj Kastriot – Skenderbeut (1405 – 17 janar, 1468)/

Nga Sadik Elshani*/1-Sadik-ElshaniMe 17 janar te vitit te larget 1468, Skenderbeu, Heroi yne Kombetar i mbylli syte pergjithmone per te kaluar ne boten e lavdise se perjetshme. Historia e nje vendi, kombi eshte jeteshkrimi, bemat e njerezve te tij te medhenj. Skenderbeu me bemat e tij e shkroi kapitullin me te ndritur, me te lavdishem te historise sone kombetare. U hapi shqiptareve dyert e historise boterore, i futi ne faqet me te lavdishme te saj. Nga largesia shumeshekullore, ne ate erresire shumeshekullore, Skenderbeu perhere i ndricoi rrugen popullit tone. Ishte dhe gjithmone mbeti ylli yne polar qe na orientonte, na drejtonte, na tregonte rrugen e drejte. U be flamur, burim frymezimi per te gjitha brezat e shqiptareve, misherim, personifikim i vlerave tona te larta kombetare e njerezore: trimerise, burrerise, nderit, beses. Skenderbeu simbolizon bashkimin kombetar, synimet e popullit tone per liri e pavaresi. Hapi i pare i rendesishem qe Skenderbeu ndermori pasi y kthye ne Kruje me 28 nentor te vitit 1443, ishte perpjekja e tijper t’i bere se bashku te gjithe princat shqiptare ne Kuvendin e Lezhes me 2 mars te vitit1444, i njohur ne histori si Beselidhja e Lezhes. Ai si nje strateg ushtarak i pashoq, nga me te medhenjte qe ka njohur historia e njerezimit, e dinte mire se bashkimi ben fuqine. Tani jane bere legjendare shtate thuprat e Skenderbeut. Pastaj lidhi aleanca me shume vendet tjera, fuqi te asaj kohe.

Per 25 vite Skenderbeu i beri balle the e shpartalloi ushtrine turke qe ishte shume here me e madhe dhe me e pajisur se ushtria e Skenderbeut. Por Skenderbeu me shkathtesite luftarake perdorte taktika, bente  manovrime qe i fuste ushtaret turq ne kurthe per t’i shpartalluar me lehte. Qendresa e Skenderbeut ne Shqiperi ia ndali hovin pushtues ushtrise otomane dhe ne njefare menyre e shpetoi qyteterimin europian.

Poetet dhe shkrimtaret e Periudhes se Rilindjes sone Kombetare e ngriten lart figuren e Skenderbeut per t’ia ngjalle ndjenjat atdhetare shqiptareve, per t’iu dhene zemer per ta ringjallur kohen e lavdishme te Skenderbeut, per t’u treguar shqiptareve se edhe pse jemi popull i vogel, mund ta clirojme dhe ta mbrojme vendin tone. Dikur kete e ka bere Skendrbeu. Edhe nga varri Skenderbeu u printe shqiptareve: “Nje ze i larte qe dolli nga varri i Skenderbeut/Kerkoni ju shqiptare lirine e Memedheut”.

Dita e kthimit te Skenderbeut ne Kruje me 28 nentor te vitit 1443 u be nje dite qe e pershkoi tere historine tone, dite qe perkon edhe me shpalljen e pavaresise se Shqiperise, pikerisht me 28 nentor te vitit 1912. Edhe zgjimi, ringjallja atdhetare e shqiptareve te Kosoves lidhet me emrin e Skenderbeut. Ishte pikerisht manifestimi madheshtor i shenimit te 500 vjetorit te vdekjes se Skendrbeut ne Kosove qe i dha hov levizjes per liri e pavaresi. Keto ngjarje po ndodhnin vetem dy vite pas renjes se Rankoviqit, ministrit famekeq te Puneve te Brendshme te Jugosllavise. Ate vit mori hov edhe botimi i nje vargu te veprave letrare e historike, nder te tjera: “Historia e Skenderbeut” e Marin Barletit, “Historia e Skenderbeut” e Nolit, “Bashkeluftetaret e Skenderbeut” e Ali Hashorves. Keto libra dhe shume te tjera ngjallnin ndjenjat, krenarine kombetare qe kulmuan me demonstratat e studenteve ne Prishtine ne nentor te viti 1968. Dhe 40 vite me vone, me 17 shkurt te vitit 2008 Kosova u shpall shtet i pavarur.

Nuk ka shembull ne historine e kombeve tjera (me ndonje perjashtim te rralle) qe nje figure si Skenderbeu qe ka gati 550 e vite qe nuk eshte ne kete bote e te jete mjaft i pranishem edhe sot ne jeten tone te perditshme. Skenderbeu me teper se nje emer, nje njeri, eshte nje vizion, eshte nje epoke. Skenderbeu nuk simbolizon vetem forcen e muskujve, por edhe mencurine, zgjaresine, urtesine, intelektin. Ishte nje figure interesante qe ka gezuar adhurimin e figuarave te njohura jo vetem te kohes se tij, por edhe koherave te mevonshme dhe vazhdon edhe ne ditet tona. Shkrimtare e filozofe i kushtuan vepra, poetet i thuren vjersha e poema, piktoret ia pikturonin portretin, kompozitoret I thuren vepra muzikore, opera (Vivaldi)

Ne Kohen e Skendrbeut ishte Europa ajo qe i kishte drejtuar syte kah Shqiperia, shpresat per mbriojtjen e saj i kishte mbeshtetur te Skenderbeu. Shqiperia e kohes se Skenderbeut i ofronte Europes vlera te larta morale, qendrese, mbrojtje. Edhe sot Shqiperia duhet te shkoje ne Europe duke i ofruar asja vlerat tona kombetare e njerezore dhe jo duke iu lutur, duke iu perkulur asaj. Kjo eshte ajo porosia e madhe e Periudhes se Lavdishme te Skenderbeut qe vjen ne ditet tona. Kur shqiptaret e ndjekin shembullin, rrugen e Skenderbeut, atehere jane ne rruge te drejte, rruge te mbare. Skenderbeu na ka treguar se edhe nje vend sado i vogel qofte, kur udhehiuqet nga nje udheheqes kembengules, largepames me dinjitet e karakter te forte, atehere edhe ai vend mund te behet nje vend i rendesishem qe gezon autoritet ne arenen nderkombetare.

Kur e shoh gjithe kete anarki, plogeshti qe i ka kapluar dy shtetet shqiptare, udheheqesit e pavendosur e te korruptuar, me vjen te bertas deri ne kup te qiellit: Zgjohu, o Gjergji yne! Ku je, o Skenderbe?

Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Filadelfia, 16 janar, 2017

 

Filed Under: Histori Tagged With: Gjergj Kastrioti, i lavdise se perjetshme, Sadik Elshani, Skenderbeu

Një portret i panjohur dhe i papritur i Skënderbeut

January 17, 2017 by dgreca

Me rastin e 549 vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, më 17 janar 1468./1 skenderbeu21 skenderbeu1 DonicaNga Fotaq Andrea/

Asnjëherë deri më sot, publiku artdashës shqiptar nuk ka parë një portret të tillë të Skënderbeut me simbolikë tepër të fuqishme: Heroi ynë kombëtar mban mbi krye përkrenaren e tij karakteristike me kokën e dhisë me brirë dhe, pikërisht mes brirëve, mban edhe kryqin e shenjtë të Jezusit, simbolin e krishtërimit, mjetin shpirtëror për shpëtimin e njerëzimit.

Na erdhi papritur ky portret i Gjergj Kastriotit si “dhuratë” e urim për Vitin e Ri nga i Përndrituri At Artur Liolin, kancelar i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, dhe po e botojmë sot, në këtë përvjetor të amshimit të Kryeheroit tonë, nderuar nga Vatikani me titullin e lartë “Mbrojtës i Krishtërimit – Atlet i Krishtit”. Në letrën shoqëruese që na e përcolli Znj. Neka Doko, konservatore e Bibliotekës Fan Noli në Boston, At Liolini na shkruante më 26 dhjetor 2016:

” I dashur dhe i nderuar Zoti Andrea,

Shpresoj se gëzoni stinën e shenjtë të Kërshdellave në lumturi dhe prisni Vitin e Ri me shëndet. Ju falënderoj nga zemra për studimin tuaj në veprën e gjerë dhe të larmishme për Gjergj Kastriotin ~ një dhuratë për bibliotekën tonë që na pasuron. Jemi tepër mirënjohës.

Për interesin tuaj, viteve të shkuara, gjeta një artikull në revistën The Blue Book Magazine. Fatkeqësisht, isha në moshën e re atëherë, e tani nuk gjej dot datën e publikimit, por besoj se ishte në vitet 1950-të. Megjithatë, mbajta në arkivin tim dy ilustrime të Skënderbeut – fragmente që shoqëronin artikullin në fjalë (shiko të bashkëngjiturat). Ilustruesi ishte John Richard Flanagan – lindur në Sydney, Australi, në vitin 1895. Jetoi në Sh.B.A. duke fituar emër të njohur si ilustrues në gazeta të ndryshme dhe ndërroi jetë në vitin 1964. Në qoftë se nuk i kini parë këto vepra të zhanrit popullor (ku heroi paraqitet me veshje folklorike), shpresoj se do t’i gjeni interesante.

Mbetem …etj.

Arthur Liolin, Boston”.

Bazuar në këto të dhëna të At Liolinit, i brumosur, siç shihet, që në moshë mjaft të re me ndjenja patriotike, i hymë hulumtimit dhe zbuluam se dy gravurat e John Richard Flanagan-it ilustronin shkrimin Scanderbeg – Forgotten Great Captain (Skënderbeu – kapiteni i madh i harruar) shkruar nga Colonel Charles A. King dhe botuar në revistën The Blue Book Magazine, vëll. 90, 6 prill 1950, f.52-58.

Në pritje për të pasur këto ditë në dorë revistën, po e përqendrojmë vëmendjen tek ky portret i panjohur i Skënderbeut. Vëmë re se disa elementë të veçantë dhe mjaft domethënës e tipizojnë bukur figurën e tij emblematike. Gravura na e paraqet kështu Kryetrimin shqiptar në moshën e tij më burrërore dhe fisnike, 50-60 vjeçare, me vështrim të ngulët, por të rreptë, drejt horizontit malor nga dyndeshin hordhitë barbare. Shfaqet i mendueshëm e i vëmendshëm, krejt i përqendruar, e mbi të gjitha, me qetësi shpirtërore, paepuri e epizëm. Një mjekër mesatare e dendur, e hijeshon bukur portretin, tek mban mbi krye helmetën legjendare të Pirro-Burrit, sunduar nga koka e dhisë së shenjtë Amaltea dhe nga ai kryq aq i veçantë që lartohet në ajri, që tejshpon qiejt dhe përndrit e mbron shpirtrat. Kemi këtu një simbolikë unikale apo sui generis, ku harmonizohen brirët e dhisë me kryqin, me këtë simbol të përbotshëm të krishterimi, duke na e shfaqur Skënderbeun si një trim dhe tribun popullor, në kuptimin më figurativ të shprehjes së vjetër dhe të bukur shqipe “burri ynë me brina”, siç shpjegon prof. Dhimitri Pilika në librin e tij të vyer për lexuesin shqiptar Pellazgët, origjina jonë e mohuar.

Nuk është rastësi, e aq më pak çudi, që edhe në portretin më të hershëm të Donika Kastriotit nga gjermani Johann Theodor de Bry (shek. XVI) e shohim bashkëshorten e Kryetrimit shqiptar me kryqin e krishterë në gjoks teksa mes zbukurimeve florale e bestiare të portretit të saj, dallojmë sërish dhinë Amaltea, si një simbolikë e përbashkët lashtësore e çiftit Kastrioti. Por, çka e bën edhe më interesant portretin e Skënderbeut tek Flanagan është shalli tipik rugovas që mbështjell helmetën kastriotase, dhe që të kujton në çast portretin e famshëm të Bajronit me veshjen karakteristike shqiptare sipas tablosë së shkëlqyer të Thomas Phillips. Po përse pikërisht ky shall tek ky portret i Skënderbeut, me atë rënie të lirë të njërit skaj mbi supin e Heroit? Nuk ka dyshim se Flanagan kërkon këtu ta bëjë sa më tipike dhe sa më shqiptare portretin e Heroit tonë Kombëtar. Dhe për këtë, ai e “huazon”, të themi, shallin nga veshja e hijshme e Bajronit me kostumin e tij të “bijve të shqipes”. Kësisoj, Flanagan përjetëson grafikisht, në mënyrë mjeshtërore, lavdinë epokale skënderbejane, ashtu si  Bajroni, që i përjetësoi dhe i vuri shqiptarët në piedestal të Historisë me penën e tij gjeniale të pavdekshme dhe që Kastriotin tonë e quajti aq bukur “ky Aleksandër i ri, ky princ i kohërave”‘.

Nuk kemi të bëjmë aspak këtu me një çallmë, apo me turbanin e gjerë oriental, lëkundur majë koke në shesh të betejës dhe që shpesh binte përdhe. Përkundrazi. Kemi të bëjmë në portretin tonë me atë shall historik të ravijëzuar (zadrimor), quajtur “shallia e kësulës” që mbante lidhur kësulën apo kapuçin e burrave të malësisë në Shqipëri të Veriut, Kosovë e Mal të Zi. Është sivëllai i brezit të lashtë “me rrema”, që qarkonte disa herë belin për të mbajtur armët dhe që u pasua nga silahu. Edhe vetë rënia e lirë e njërit skaj të shallit mbi sup të Heroit përbën dukshëm një simbol krenarie që valëvitej si flamur nga era kur Kryetrimi shqiptar kalëronte në shesh të betejës. Por, le të themi, që po ky shall kishte nga ana tjetër edhe funksion të thjeshtë “shamie” për të fshirë djersët në ballë a gushë apo, pse jo, edhe për të lidhur plagët e luftës dhe për të ndalur hemorragjitë. A nuk jepet shpesh në portrete Skënderbeu me një shami poshtë përkrenares apo kësulës së tij? Sidoqoftë, bukuria e lidhjes mbi përkrenare e këtij shalli i jep mjaft epizëm dhe romantizëm portretit tonë skënderbeian, vendosur artistikisht mbi një sfond kështjelle dhe malesh arbërore të pamposhtura.

Ilustrimi i dytë i Flanagan-it na e paraqet Skënderbeun në krejt madhështinë e tij fizike e luftarake, drejtpërdrejt në ndeshje të rrufeshme me osmanlinjtë, me atë goditje të tij proverbiale që çante më dysh një dem apo një njeri nga koka në këmbë, siç thotë Barleci, i cili, me veprën e tij madhore u bë burim frymëzimi për mjaft autorë dhe gravuristë të huaj të shekujve XVI-XVIII. Shohim në këtë gravurë një Skënderbe “furtunë” përpara një pashai turk të çarmatosur dhe të zënë në befasi, që mbron kryet për të shmangur goditjen fatale. Dhe në diçiturën bashkëshoqëruese të gravurës lëçisim: “Firuz Pasha, luftëtari më famshëm i ushtrisë turke u vra nga vetë Skënderbeu”. Manteli valëvitës mbi shpatullat e gjera të Heroit shqiptar e shfaq Skënderbeun si engjëll me krahë, si vetë Shën-Gjergjin, emrin e të cilit ai mbante. Dhe përsëri, përballë gjysmë hënës në përkrenaren osmane të mposhtur, shohim të shfaqet e të lartohet hijshëm kryqi i shenjtë i krishterimit mes brirëve të dhisë mbi përkrenaren kastriotine, simbolika më e fuqishme e Kryetrimit tonë me përmasë sa kombëtare dhe europiane, kur Ai, “Mbret i Shqipërisë e i Epirit” u bë njëkohësisht edhe Mbrojtësi i vetëm i Krishtërimit dhe i Europës për një çerek shekulli me radhë, duke ndalur përparimin e perandorisë osmane në dyert e Europës e të Italisë, të asaj perandorie që ishte superfuqia dhe tmerri i kohës.

Sot, në këtë përvjetor të vdekjes së Kryetrimit shqiptar, që shënon njëkohësisht pragun e pesë shekujve e gjysmë lavdie të amshimit të tij, kujtojmë forcën dhe mjeshtërinë e fjalës së Konicës për Heroin tonë Kombëtar, kur thoshte: “Skënderbeu është Rolani i Shqipërisë; për njëzet e shtatë vjet, ai i kundërvuri një qëndresë fitimtare islamizmit pushtues të egër; Ronsëvoja dhe Kruja janë dy tempuj në Europë që Krishtërimi mirënjohës lypset t’i nderojë me pelegrinazhe të përvitshme. Europa, në atë kohë, as që e kishte atë guxim bukurosh që po na tregon tani; thjesht emri i turqve u kallte datën europianëve më të guximshëm. Mbarë bota ishte e pranishme duke u dridhur në luftën që bënin shqiptarët – domethënë Evropa – kundër turqve; papa nxitoi t’i dërgonte Skënderbeut titullin e bujshëm Mbrojtës i Kryqit”.

Dhe teksa gjeniu shqiptar Konica qëndiste këto fjalë për Heroin tonë Kombëtar te revista Albania në korrik 1897, miku i tij i ngushtë gjeniu francez Apoliner, do shkruante vite më vonë (1917) me penë të fuqishme për lavdinë historike shqiptare: “Çështja shqiptare u duket diplomatëve që rregullojnë fatet e botës tepër e vogël në krahasim me çështjet tepër të mëdha që i detyrohen vëmendjes së Gjithësisë së tronditur. Diplomatët e mëdhenj ndoshta gabohen. Ndoshta krejt të habitur do venë një ditë në Janinë a Krujë, kryeqyteti i lashtë i Skënderbeut, të vendosin me dorën plot emocion themelet e një Europe të Re.”

Ja kush është lavdia shqiptare, ja kush është lavdia skënderbejane nën penën Konica-Apoliner, lavdi që lypset të gdhendet me germa të arta në një monument të përbashkët të këtyre dy gjenive të Letrave frënge e shqiptare, në një kohë kur kori shovinist greko-serb vazhdon provokimet e rënda  ndaj lirisë dhe sovranitetit të kombit shqiptar në Kosovën dhe Shqipërinë e martirizuar historikisht, por të  mëvetësuara dhe të pavarura përfundimisht në trojet e tyre të lashta iliro-arbërore.

Në përfundim, falënderojmë edhe një herë publikisht At Artur Liolinin për dhuratën e bukur që na ka bërë me këto dy gravura të Flanagan-it, duke i uruar lumturi e përherë shërbesë fisnike në Kryekishën “Shën Gjergji” të Bostonit, themeluar nga Fan S. Noli si domosdoshmëri historike për një Kishë ortodokse autoqefale shqiptare.

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: e i papritur, Fotaq Andrea, i Skenderbeut, Një portret i panjohur dh

Anton Çefa vjen në Sofrën e Diellit me Motive të bardha

January 17, 2017 by dgreca

Motive të bardha/1 anton-cefaNga Anton Çefa/

Flurore fjolla bore/

zbresin fushoreve./

Nji mori lulesh në xham/

sajojnë puthjet e bardha./

Dikush shpejton të hapë nji shteg

te rruga,/

nën derë të moshës nji plak/

struket n’mendim./

Fjollat e borës flurore/

ngadalë zbresin fushoreve./

*   *   *

Fije përrallash të bardha

e mallesh

bien,

e nji rënkim i heshtur

stiset diku larg

si nji laureshë

që shkepet nga kaçuba trembshëm.

 *   *   *

E varun në bardhësi

t’panjollë

rri pezull qenia ime

e dhimbja

e fjala

mbështillen me të bardhë.

 *   *   *

Ç’ u banë trumcakët ?

Ndër foletë,

mbi degët e plepave janë strukë

nën mbulesën e bardhë të borës.

 

Dhe ndër vargjet e mia  nxjerrin krenat,

këtu e ndjejnë veten ma ngrohtë.

 *   *   *1 floke boreBie borë

e lind nji fije të ngrohtë mendimi

herë – herë të hallakatun,

flauri e bëardhë,

ravgim i  paqtë prej qielli

si nji bekim i epërm

mbi shtrojet e dhimbjes sonë.  

Dimen

Dheun e mbulon

bardhësia e mendimeve të borës.

E flokët e saj

mbi shpirtin e qelqtë të dimnit

me mija forma

lulet i çelin të ngrita.

 

Andrra dridhshme

të ftohta

puçrrizen mbi gishtat e degëve

që presin pranverën.

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: Anton Cefa, Motive të bardha

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2261
  • 2262
  • 2263
  • 2264
  • 2265
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT