• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AH, SIKUR TE KISHIN LINDE NE GJIROKASTER!

September 14, 2016 by dgreca

….NJË  “SHTËPI MUZE”  MODEL  PËR  ATDHETARËT  E  VERIUT…?

1-shkupShtëpia ku ka lindur Nene Tereza u shkatërrua nga tërmeti i rëndë i vitit 1963. Në këtë vend, sot qendron një pllakë përkujtimore në mbishkrimin e së cilës ndër të tjera thuhet: „Bota nuk është vetëm e uritur për bukë, por për dashuri“./

1-gjergj-fishta-800x425

                                                          SHTËPIA E AT GJERGJ FISHTËS, ZADRIMË 2016./

1-shtepia_e_enver_hoxhes

SHTËPIA KU KA LINDUR DIKTATORI ENVER HOXHA 2016…/

Nga Fritz Radovani/ Melbourne, Australi/

20 SHKURT 1946 …

■“… Kallxon nji zojë e cila, aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim përsonal të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me té kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!..” Simbas rrëfimit të grues, ambasatori diplomat i vjetër pan-serbian i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni endè gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë, duhet” – vazhdoi ai “si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” Shkruen At Daniel Gjeçaj O.F.M. tek libri “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944 – 1990” fq. 36, 1993.

***

2016…VAZHDON POROSIA…

■Na lajmëroni datën e ekzekutimit dhe vullnetin e tyre të fundit.

Ministri i Luftës dhe i Mbrojtjes Kombëtare

Gjeneral Kolonel Enver Hoxha d.v.

■Dëshira e tyre e fundit ishte:

■“Ah sikur… të kisha lindur në Gjirokastër!!!”

Filed Under: Featured, Komente Tagged With: Fritz radovani, nje shtepi model, per atdhetaret e Veriut

Kosova në axhendën evropiane…Do të vazhdojë të ketë përkrahjen e BE-së

September 13, 2016 by dgreca

 

2-mustafa-apostolova-Shefja e re e Zyrës së BE-së/Përfaqësuese e Posaçme e Bashkimit Evropian (PPBE) në Kosovë, Natalia Apostolova: Që nga viti 1999, tre miliardë dollarë të asistencës së BE-së në Kosovë. Duam ta sjellim MSA-në më afër njerëzve, për këtë kemi krijuar një instrument të ri të quajtur Axhenda Evropiane e Reformës. Për liberalizimin e vizave, BE-ja është shumë e vetëdijshme se sa i rëndësishëm është për Kosovën/

-Dimitris Avramopolous i ka deklaruar Minsitrit te Jashtem, kryediplomatit te Kosoves, z. Enver Hoxhaj, se beson që kilometri i fundit i Kosoves drejt Evropës pa viza nuk do të zgjasë edhe shumë/

PRISHTINË, 13 Shtator 2016-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Avancimi i rrugës evropiane të Kosovës është biseduar sot në një takim njoftues të kryeministrit Isa Mustafa me shefen e re të Zyrës së BE-së/Përfaqësuese e Posaçme e Bashkimit Evropian (PPBE) në Kosovë, Natalia Apostolova.

“Në takimin me kryeministrin e përsërita edhe një herë përcaktimin tonë të plotë që Kosova është lartë në axhendën evropiane dhe se Kosova do të vazhdojë të ketë përkrahjen e BE-së në rrugën e saj evropiane”, u shpreh ajo pas pritjes në kryeministri.

Apostolova tha se, Bashkimi Evropian është partneri, donatori dhe përkrahësi kryesor tregtar i Kosovës. “Që nga viti 1999 tashmë kemi shpenzuar 3 miliardë dollarë të asistencës së BE-së. Kemi krijuar vende pune, po e ndihmojmë ekonominë e vendit dhe po bëjmë gjithçka që qytetarët e Kosovës të jetojnë më mirë”, theksoi ajo.

Në të njëjtën kohë, vijoi Apostolova, i thashë kryeministrit se tash që Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) është nënshkruar, puna e vështirë fillon tani.

“Puna do të jetë shumë intensive. Bashkimi Evropian, Zyra e BE-së dhe PPBE do të ju qëndrojnë pranë për t’ju përkrahur në këtë rrugëtim shumë sfidues. I theksova kryeministrit që duam ta sjellim MSA-në më afër njerëzve. Për këtë ne kemi krijuar një instrument të ri të quajtur Axhenda Evropiane e Reformës. Shumë shpejtë do të kemi vizita në Kosovë nga Drejtori i Përgjithshëm Danielsson dhe Komisioneri Hahn për të shpjeguar iniciativat konkrete që rrjedhin nga kjo Axhendë e Reformave në mënyrë që të paraqesin idenë evropiane te qytetarët”, tha ajo.

Shefja e Zyrës së BE-së dhe Përfaqësuese e Posaçme e BE-së bëri të ditur se i ka thënë gjithashtu kryeministrit që janë të interesuar për zhvillimin e institucioneve në Kosovë dhe në këtë kontekst sidomos për shtyllën e qeverisjes së mirë.

“I kërkova kryeministrit të na njoftojë me masat konkrete që qeveria po ndërmerr në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit, sepse kjo është diçka ku Kosova ka hapësirë për përmirësim. Ne jemi këtu për ta ndihmuar qeverinë në këtë përpjekje”, theksoi përfaqësuesja e BE-së.

Apostolova tha se në takim me kryeministrin Mustafa kanë folur edhe për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, i cili është shumë i rëndësishëm. “Siç tha edhe kryeministri, ne jemi të interesuar shumë për intensifikimin e tij”, vijoi ajo.

Përfaqësuesja e BE-së tha se, u pajtuam me kryeministrin që të kemi takime të rregullta në mënyrë që zyrat tona të gjejnë mënyrat për të avancuar më tej axhendën evropiane të Kosovës.

“Për liberalizimin e vizave, theksova se BE-ja është shumë e vetëdijshme se sa i rëndësishëm është për Kosovën. Ne po punojmë shumë me Parlamentin Evropian dhe me shtetet anëtare për këtë çështje. Por, Kosova duhet gjithashtu të veprojë sa i përket demarkacionit të kufirit si dhe luftës kundër korrupsionit. Do të ndihmojmë kryeministrin dhe qeverinë në këtë përpjekje gjithashtu”, tha ajo.

Si PPBE, vijoi Apostolova, kam theksuar se të drejtat e njeriut, të drejtat e minoriteteve, shoqëria civile, të drejtat e grave dhe fëmijëve do të jenë prioriteti im. “Unë do të punoj ngushtë me kryeministrin dhe zyrën e tij në këto çështje, si dhe në luftën kundër terrorizmit i cili është një kërcënim për të gjithë ne”, tha përfaqësuesja e BE-së.

Apostolova në përfundim të fjalës e falënderoi shumë kryeministrin për këtë vizitë të parë duke u shprehur se pret që të kenë një bashkëpunim të dobishëm në të ardhmen.

Ndërsa, fillimisht tha se është e nderuar dhe me entuziazëm po e merrte detyrën e re si Shefe e Zyrës së BE-së dhe Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë.

“Po e them këtë duke e pasur në mendje përvojën time shtatë vjeçare në procesin negociator të vendit tim Bullgarisë me Bashkimin Evropian. Prandaj, ajo që i thashë kryeministrit është se e njoh shumë mirë se çfarë pune të vështirë keni para vetes por që unë jam shumë e gatshme të ju përkrah pa rezervë në këtë proces”, tha ajo.

Shefja e re e Zyrës së Bashkimit Evropian/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, me kombësi bullgare, takimin e parë njohës e ka zhvilluar me presidentin Hashim Thaçi, një ditë pasi mori detyrën në 1 shtator, kur në të njëjtën datë kanë marrë pozitat tre krerë të pranisë ndërkombëtare në Kosovë – edhe Shefja e re e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), grekja Alexandra Papadopoulou dhe komandanti i ri i KFOR-it, Gjeneral Majori italian, Giovanni Fungo.

DEKLARATA E PLOTË E KRYEMINISTRIT ISA MUSTAFA:Pata nderin të pres në takim njoftues znj. Natalia Apostolova, e cila tash e tutje do të jetë Shefe e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, si dhe Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë.

I dëshirova mirëseardhje dhe suksese në detyrën e saj e cila ka rëndësi për avancimin e shumë proceseve për Kosovën në Bashkimin Evropian.

Duke  pasur parasysh përvojën shumë të pasur të znj. Apostolova në kuadër të Bashkimit Evropian në Bullgari, por edhe përfaqësimit të saj në vendet e tjera mbi 25 vjet, besoj se ne do të vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyer dhe rezultativ që e kemi pasur edhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, në mënyrë që Kosova të gjejë vendin e vet dhe të intensifikohen edhe më tutje marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.

Gjatë takimit biseduam për proceset konkrete që kanë të bëjnë me avancimin e rrugës evropiane të Kosovës.

Biseduam për procesin e Stabilizim Asocimit,  proces i cili po tregohet i suksesshëm në Kosovë, por që dëshirojmë që edhe më tutje ta dinamizojmë dhe të implementojmë me sukses këtë marrëveshje.

Biseduam po ashtu për procesin e dialogut me Serbinë dhe përkushtimin e Kosovës për dialogun, por po ashtu theksova nevojën që Bashkimi Evropian të bëjë trysni mbi Serbinë, në mënyrë që të implementohen marrëveshjet e deritanishme të arritura, sepse ka zvarritje të këtyre marrëveshjeve, të cilat ndikojnë pastaj edhe në zvarritjen e proceseve europianizuese, për të cilat ne jemi të interesuar në mënyrë esenciale.

Biseduam po ashtu edhe për procesin e liberalizimit të vizave, si një proces shumë i rëndësishëm për ne. Theksova përkushtimin tonë që ne të përplotësojmë edhe kriterin e fundit, i cili ka mbetur, por po ashtu edhe falënderova për vendimin e LIBE-s, që me këtë të procedohet në Parlamentin Evropian, që është një besim për Kosovën, por po ashtu edhe për të gjithë atë që Kosova ka bërë deri më tani në plotësimin e të gjitha kritereve, të cilat kanë qenë shumë më shumë sesa kriteret që i kanë pasur vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian me të gjithë mekanizmat po përkrahë Kosovën, por ne po ashtu kërkojmë përkrahje edhe më të madhe rrugës integruese evropiane të Kosovës, pasi që konsideroj që Kosova dhe populli i saj meriton plotësisht një përkushtim më të madh që t’i bashkëngjitet familjes së madhe evropiane.

Ne jemi thellësisht të bindur se edhe Bashkimi Evropian ka nevojë për Kosovën dhe për potencialin e saj progresiv, human, ekonomik, politik dhe aspekte të tjera, që e pasurojnë atë.

Ne do të punojmë me përkushtim me znj. Apostolova dhe të gjithë përfaqësuesit tjerë të Bashkimit Evropian që Bashkimi Evropian kërkon prej nesh, për anëtarësimin tonë sa më parë në Bashkimin Evropian

Konsiderojmë që integrimet euroatlantike janë aspiratë jona, vizion, përkushtim dhe synim i padiskutueshëm i qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj.

Faleminderit znj. Apostolova, të uroj mirëseardhje dhe sukses në Kosovë.

***

TAKIMI I KOMISIONERIT  PER MIGRACION DHE PUNE, Z. AVRAMOPOLOUS  ME MINISTRIN E JASHTEM

eh_avramopolous

-Në takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, Komisioneri për Migracion dhe Punë të Brendshme të BE-së, Dimitris Avramopolous, ka deklaruar se beson që kilometri i fundit drejt Evropës pa viza nuk do të zgjasë edhe shumë/

Strasburg, 13 shtator 2016-Gazeta DIELLI/ Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar në Strasburg, Komisionerin për Migracion dhe Punë të Brendshme të BE-së, Dimitris Avramopolous me të cilin ka diskutuar për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.Në takim me Avramopolous, i cili është njëri prej mbështetësve kryesor të Kosovës në BE për heqjen e vizave, Hoxhaj e ka njoftuar me zhvillimet e brendshme dhe zotimin e Qeverisë së Kosovës për ti përmbushur obligimet e saj.Njëherësh, ministri Hoxhaj ka kërkuar edhe vendim pozitiv në javët që vijnë sapo të përmbushen këto kritere, thekson njoftimi i dërguar nga Strasburg.“Në takimin që kisha me Komisionerin Avramopolous dhe me shumë deputetë të tjerë të Parlamentit Evropian, kemi marrë një zotim të madhë dhe të plotë se qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza drejt Evropës në momentin kur i plotësojmë kriteret e fundit që kanë mbetur pa u plotësuar” ka thënë Hoxhaj.Nga ana e tij, Avramopolous ka deklaruar se beson që kilometri i fundit drejt Evropës pa viza nuk do të zgjasë edhe shumë.“Jam shumë i lumtur që e takoj sërish një mik të vjetër dhe të mirë, Enver Hoxhaj, ministrin e punëve të Jashtme të Kosovës. Ne zhvilluam një diskutim shumë të mirë, si gjithnjë. Edhe njëherë ritheksuam vullnetin tonë për të lëvizur përpara. E dini që në këto muajt e fundit, së bashku, Qeveria e Kosovës dhe Komisioni kanë punuar për ti tejkaluar pengesat e fundit që nuk janë arritur ende në mënyrë që të arrijmë atë moment ku qyetetarët e Kosovës ti gëzojnë të drejtat dhe ti gjejnë dyert e hapura për të lëvizur pa viza në Evropë. Ashtu siç e kam theksuar gjatë vizitës sime të fundit në Prishtinë, ne jemi në kilometrin e fundit. Ju siguroj që ky kilometër nuk do të zgjasë edhe më”, ka thënë Avramopolous pas takimit me Hoxhajn.

Në margjina të punimeve vjeshtore të Parlamentit Evropian në Strasburg, Hoxhaj ka takuar ndaras edhe eurodeputeten, Ulrike Lunacek, raportuesin në hije për Kosovën nga grupi S&D, Antonio Panzeri, udhëheqësin e Delegacionit për Kosovë dhe BeH, Tonino Picula, Kryetarin e grupit S&D, Gianni Pittella së bashku me Tanja Fajon, raportuesin për Kosovën, David McAllister dhe bashkëudhëheqësin e Komitetit për Politikë të Jashtme të PE, Elmar Brok.

Në këto takime, ministri Hoxhaj i ka njoftuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, raportin mes Kosovës dhe BE-së, si dhe për dialogun Kosovë Serbi. Po ashtu, ka kërkuar mbështetje për procesin e liberalizimit të vizave.Në ditën e parë të vizitës në Bruksel, Hoxhaj ka takuar Komisionierin Hahn, Shefen për Politikë të Jashtme, Mogherini dhe takime në NATO./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Apostolova, kosova, Mustafa, në axhendën evropiane, perkrahje BE

Shkolla shqipe në Fialdelfia hapi dyert për 12-in vit shkollor

September 13, 2016 by dgreca

SHKOLLA  SHQIPE “ GJUHA  JONE “ NE FILADELFIA  HAP DYERT  PER VITIN E  RI SHKOLLOR 2016-2017 /

Nga Tajar  Domi */

3-femije

4-grup

2-nxenesQendra Social-Kulturore e komunitetit shqiptar në qytetin historik të Filadelfias, këtë të dielë , “e prishi” qetësinë e pushimeve të verës , nga zërat e fëmijve e të prindërve të tyre, që i kishin sjellë këta fëmijë, për të mësuar gjuhën shqipe dhe kulturën e historinë tonë kombëtare, pranë shkollës shqipe “Gjuha Jonë ”. Atmosferë festive e gëzimi, dukej jo vetëm në ambjentet e shkollës, por edhe në fytyrat e nxënësve, dikush fare i vogël për tu regjistruar në klasë të parë, e të tjerë që vinin nga klasat e vitit të kaluar shkollor e që dëshironin ta vazhdonin shkollën, deri në klasën e pestë që është edhe klasa më e lartë që mund të ndiqet në këtë shkollë. Takime e shtrëngime të duarve të tyre të vogla, me shokët e shoqet e klasës, me mësueset e tyre që u kishin munguar për dy muajt e verës, por për të cilat kishin marre tufa lulesh për tua dhuruar në ditën e parë të shkollës. Nga ana tjetër, shikon prindër që nxitojnë duke mbushur formularin e regjistrimit në shkollë, pasi kanë lënë diçka për të bërë këtë ditë, gjatë kohës që fëmijtë ndjekin shkollën, për tu kthyer përsëri për ti marrë ata pas përfundimit të mësimit. Përpara derës dhe në hollin e ndërtesës, shikon shqetësimin e antarëve të kryesisë të shoqatës atdhetare-kulturore “Bijtë e Shqipes” për numrin e nxënësve që do të vijnë, dhe për të sistemuar gjithcka në vendin e vet. Llazari e Vlashi, me formularët e librat në duar, mundohen të ndihmojnë cilindo. Bujari i financës, mundohet të jetë i gatshëm për cdo gjë. Ndërsa, Hakiu, Bashkimi e Bujari tjetër, ndihmojnë mësueset duke orientuar nxënësit nëpër klasa.  Nga ana e tyre mësueset me përvojë, Rajmonda, Kozara, Irini dhe Adelina, duke mos e fshehur gëzimin që të jep dita e parë e shkollës, janë në shqetësimin e ardhjes të nxënësve të tyre. Në këtë atmosferë të krijuar, gradualisht nxënësit filluan të mbushin hapësirën e godinës, në ballin e së cilës brenda saj, flamuri ynë kombëtar i vendosur aty, i fton nxënësit të këndojnë hymnin e tij , sic bëjnë cdo ditë mësimi. Por sot , flamuri shndriste edhe më shumë. Ishte nje flamur i ri, të cilin e solli Milot Rukiqi, me origjinë nga Kosova. Arti, djali ë Milotit që do të vazhdojë klasën e dytë këtë vit, ishte mjaft i gëzuar, pasi për ditën e parë të shkollës e kishin shoqëruar, përvec babit, edhe gjyshi dhe xhaxhai Genci, të cilët kishin ardhë për qëndrim të përkohshëm këtu në Amerikë. Faleminderit familjes Rukiqi.

Kështu,pasi u urohet mirëseardhja nxënësve nga kryetari ë shoqatës, të vendosur përballë flamurit kombëtar, të gjithë të pranishmit, nxënës, prindër, mësuese e të tjerë, kënduan hymnin tonë kombëtar. Pas tij nxënësit shpërndahen nëpër klasa, ku mësueset ishin kujdesur që të kishin gjithëka gati dhe mësimi vazhdoi normalisht.

Shkolla shqipe “Gjuha Jonë ” hapi dyert 12 vite më parë, duke shtuar çdo vit numrin e nxënësve që e frekuentojnë atë, por duke rritur edhe cilësinë e mësimit dhe volumin e nxënies prej tyre. Gjatë kësaj kohe janë ulur në bankat e saj rreth 600 nxënës , që kanë marrë njohuritë e domosdoshme jo vetëm për gjuhën shqipe, por edhe për kulturën, traditën dhe historinë tonë kombëtare. Tashmë dihet, se një gjuhë e huaj më tepër, të hap një dritare në jetën tënde. Ndërsa gjuha e kombit tënd, të hap një derë që nuk mbyllet kurrë, për komunikimin me dheun dhe me njerëzit, në vendin e origjinës tënde, për mbajtjen gjallë të atdhedashurisë. Këtë , duket se një pjesë e mirë e bashkatdhetarëve tanë në Filadelfia, e ndjejnë në qenien e tyre dhe po bëjnë sakrificën e nevojshme për t’ju dhenë fëmijve të tyre këto njohuri të domosdoshme. Asgjë nuk është e lehtë, dhe nuk vjen pa sacrificë. Por për gjëra shumë të rëndësishme siç është të mësuarit e gjuhës shqipe, edhe sakrifica më të mëdha janë të domosdoshme.

Dita e parë e këtij viti shkollor ishte me më shumë nxënës se cdo vit tjetër. U regjistruan dhe nisen mësimet plot 34 nxënës ne klasa te ndryshme, ndërsa parashikojmë që ditët që vijnë të kemi mbi 60 . Vargjet plot emocion të poetit Vlashi Fili, të vendosur në njoftimin e fillimit të shkollës në FB e shoqatës “Bijtë e Shqipes”, me sa duket shërbyen edhe si thirrje e fëmijve për prindërit e tyre :

FLISNI SHQIP

Jam i vogël, jam fëmi
Kam nevojë për ndihmën tuaj
Që në fis, me njerëzit e mi
Të mos ndjehem si i huaj!!

Shokëve dua që t’u them
Kjo është gjuhë e nënës time
Dhe krenar për ju të jem
Për së gjalli e në kujtime.

Pra ju prindër, u kërkoj
Në shtëpi të flisni shqip
Që edhe unë ta mësoj
Ta mësoj e mos ta harroj.

Duke uruar nxënësve e prindërve bashkatdhetar te Filadelfias : “Gëzuar ditën e parë të shkollës shqipe”, nuk mund të lëmë pa përmendur për të disatën herë, mungesën e papërgjegjshmerinë e shtetit dhe të qeverisë shqiptare për të siguruar librat e nevojshme , shkollave shqipe në diasporë, sic është edhe shkolla “Gjuha Jonë ”. Si ka mundësi që këtu në këto shkolla bëhet punë vullnetare nga shumë e shumë bashkatdhetarë, ndërsa shteti ynë që e ka detyrim të paisë me libra ato, e te kujdest per problemet e diaspores vet, nuk e bën një gjë të tillë?

Kur do të marrë fund kjo?

*Kryetar i Shoqatës Atdhetare-Kulturore “Bijtë e Shqipes”

Filadelfia,
11Shtator    2016

Filed Under: Featured, Komunitet Tagged With: 12 vjet, filadelfia, Gjuha Jone, Shkolla shqipe, Tahir Domi

Delegacion nga Bashkia e Tiranës në Prishtinë

September 13, 2016 by dgreca

  • Shpend Ahmeti dhe Erion Veliaj diskutuan edhe për konkretizimin e unionit të bashkive/komunave kryesore shqiptare në rajon/

tirane-prishtine

tirane-prishtine-3

tirane-prishtine-5PRISHTINË, 13 Shtator 2016-Gazeta DIELLI/Komunën e Prishtinës e vizitoi sot një delegacion i Bashkisë së Tiranës, i udhëhequr nga Kryebashkiaku Erion Veliaj. Ata u pritën nga Kryetari Shpend Ahmeti, dhe përfaqësues të tjerë të kësaj Komunës së Prishtinës. Në këtë takim të parë të kësaj vizite dyditore, u diskutuan për projekte të përbashkëta si dhe u shkëmbyen përvoja nga të dy qytetet, meqë edhe problemet janë të ngjashme.

Ahmeti dhe Veliaj diskutuan edhe për konkretizimin e unionit të bashkive/komunave kryesore shqiptare në rajon. Ata u dakorduan që në fundjavën para Ditës së Pavarësisë, në datat 26 dhe 27 nëntor, të takohen në Tiranë me kryetarët e komunave si Tetova, Presheva e Ulqini, ku do të diskutojnë për tema konkrete që prekin direkt mënyrën e jetesës së qytetarëve nëpër këto komuna.

Delegacioni nga Bashkia e Tiranës do të qëndrojë për dy ditë në Prishtinë, ku do të merr pjesë nëpër aktivitete të ndryshme të kësaj komune, si dhe do të zhvillojë takime me drejtori të caktuara për të forcuar edhe më tepër bashkëpunimin në fusha konkrete./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: bashkia e Tiranes, delegacion, Erion Velija, ne Prishtine

Mitrush Kuteli, Shkrimtar e Atdhetar në shërbim të Kombit

September 13, 2016 by dgreca

NGA SADIK ELSHANI*/

*Me rastin e 13 Shtatorit, pervjetorit te 109 te Lindjes /

*“Kam punuar pa interes vetiak, bile kunder interesit vetiak. Nuk kam ndjekur kurre pasurimin tim…” 1-kuteli-letra

1-kuteli-1

1-kuteli-ditari

3-kuteli-nete

2-kuteli*Mitrush Kuteli, letra shkruar bashkeshortes se tij Efterpi)/

*Vete jetoi ne varferi, por kombit tone, letersise dhe kultures sone i ka lene trashegim thesare./

….Sot me 13 shtator eshte ditelindja e Dhimiter Paskos, me mire i njohur si Mitrush Kuteli. Ai eshte njeri nder shkrimtaret, perkthyesit, publicistet dhe financieret me te njohur shqiptare. Ai mbi te gjitha, shquhet si mjeshter i tregimit te shkurter dhe se bashku me Ernest Koliqin (1903 – 1975) eshte themelues i kesaj gjinie letrare ne letersine shqipe. Per motivet e tregimeve te tij u mbeshtet ne traditen e pasur te prozes popullore, legjendat, perrallat, rrefimet, baladat, sidomos ato nga jugu i Shqiperise. Populli, historia e tij me gjithe vuajtjet, sfidat dhe qendresen heroike nder shekuj, ishin muza e Mitrush Kutelit. Mitrush Kuteli shquhet per atdhetarizmin e tij ne jete dhe ne krijimtari, prandaj veprat e tij jane shume te fuqishme. Te kujtojme krijimet e tij poetike, “Poem Kosovar” e “Balte shqiptare”. “Poem Kosovar” eshte historia dhe qendresa e shqiptareve te Kosoves per mbrojtjen e qenjes dhe tokes se tyre, shprehur me vargje shume te fuqishme me plot ndjenja atdhedashurie, shkruar nga nje atdhetar i pashoq. Kuteli e shkroi kete poeme pasi ai e kishte vizituar Kosoven me 1943, tani te bashkuar me Dheun Meme pas nje sundimi 30 vjecar te eger serb.

Mitrush Kuteli lindi me 13 shtator te vitit 1907 ne Pogradec. Ne fillim te shekullit te 19-te familja e tij ishte shperngulur nga qyteti i Artes ne Malesine e Pogradecit. Babai i tij, Pandi, kishte emigruar ne Rumani ku punonte si rrobaqepes dhe bojaxhi. Atje ishte takuar me shume atdhetar shqiptare dhe kishte mesuar te shkruante shqip. Fshehurazi sillte libra shqip ne Shqiperi qe atehere ishte nen sundimin turk. Pas shpalljes se pavaresise se Shqiperise, babai i tij hapi nje librari me libra shqip dhe aty Mitrushi i ri u njoh me krijimet e Naimit, Cajupit, Gramenos, Lumo Skendos, etj. Shkollen fillore e kreu ne Pogradec me 1919, ndersa me 1921 Kuteli shkoi ne Selanik dhe u regjistrua ne Shkollen Tregtare Rumune. Ishte nje nga themeluesit dhe drejtuesit e Shoqerise “Konstandin Kristoforidhi” te nxenesve shqiptare qe ndiqnin shkollat e Selanikut. Ne vitin 1928 shkoi ne Rumani dhe u regjistrua ne Akademine e Shkencave te Larta Ekonomike. Ne te njejten kohe ai ndiqte edhe kurse te letersise, kritikes dhe folklorit. Lexonte frengjisht, rumanisht, italisht, latinisht e greqisht. U diplomua me 1931, ndersa me 1934 mori doktoraten ne shkencat bankare e monetare. Gjate qendrimit ne Rumani punoi edhe ni Ministrine e Financave dhe ka qene mjaft i angazhuar ne veprimtarite atdhetare e kulturore te bashkesise shqiptare te Rumanise. Ne vitin 1942, kohe mjaft e trazuar, u kthye ne Shqiperi dhe pas kapitullimit te Italise punoi ne Banken Kombetare te Shqiperise. Pastaj pati kundershtime me gjermanet dhe u largua ne zonat qe nuk kontrolloheshin prej tyre. Pas perfundimit te luftes dhe pas themelimit te bankes, emerohet anetar i keshillit te pare dhe drejtor i drejtorise qendrore. Gjate ushtrimit te kesaj detyre ai zbatoi disa nga operacionet me te rendesishme financiare te pasluftes, si: vulosjen e monedhave, emetimi i ceqeve monedhe per plotesimin e nevojave te para financiare. Me 1946 dha doreheqje pasi nuk pranoi kursin e kembimit te caktuar nga shteti shqiptar mes lekut dhe dinarit jugosllav. Po ashtu, ai kishte shprehur pakenaqesi per ripushtimin e Kosoves nga forcat jugosllave. Me 16 maj 1947 e arrestojne dhe e denojne si “Armik te popullit” me 5 vjet heqje lirie. Pas prishjes se marredhenieve me Jugosllavine, ate e lirojne me 1949 dhe pastaj punoi si perkthyes. Vdiq me 4 maj 1967. Mitrush Kuteli eshte autor i dhjeterra permbledhjeve me tregime, kritika e studime letrare. Ka perkthyer me mjeshteri vepra te klasikeve ruse e atyre boteror. Perkthimi i romanit “Shpirtera te vdekur” te Gogolit eshte nje perkthim mjeshteror e mjaft poetik.

E bera kete hyrje ndoshta pak si te gjate vetem per ata lexues te ketij shkrimi qe nuk kane patur rastin per te degjaur apo lexuar dicka me teper per figuren e Mitrush Kutelit. Por qellimi kryesor, ajo qe me ka nxitur per t’i thuruer keta rreshta eshte letra qe Kuteli i ka shkruar bashkeshortes se vet, Efterpi. Kjo leter nuk eshte vetem nje testament, por ne kete leter paraqiten qarte pikepamjet e tij per jeten, filozofia e tij jetesore, qendrmet e tij te larta morale, ndergjegja e larte dhe e paster. Shume eshte shkruar per Kutelin si letrar, shkrimtar e perkthyes, por pak eshte shkruar per te si atdhetar, si nepunes, shembelltyre e sherbestarit te shtetit e te popullit, njeri me vlera e parime te larta e te palekundshme njerezore– asnjehere i komprometuar. Ja si shprehet vete ne kete leter:

“Kam punuar pa interes vetiak, bile kunder interest vetiak. Nuk kam ndjekur kurre pasurimin tim, sepse ky pasurim mund te behej vetem me dy mjete: me vjedhje ( ka njemije e nje menyra vjedhjeje dhe une s’kam perdorur asnjeren) dhe me tratheti, duke u sherbyer te huajve per te grabitur vendin dhe duke marre para per kete sherbim. Zgjodha rrugen e kundert: luften kunder atyre qe donin te grabisnin, atyre qe grabisnin. Nuk i ndala dot te tera, jo se s’desha, jo se s’kisha interes, po s’munda. Kaq munda, kaq bera. Kunder grabitjeve italiane, kunder grabitjeve gjermane, kunder grabitjeve jugosllave. Nuk zgjodha kurre rrugen e rehatit vetiak, udhen urte e bute e lugen plolt… Si ish drejtor tri bankash (gjithnje i varfer) di se fitimi i vjeter nuk ngopet me fitim te ri, sic nuk ngopet deti me uje”. Pastaj vazhdon me disa porosi per femijet: “Femijet i porosit ta duan vendin dhe gjuhen tone gjer ne vuajtje. Te mos u shqare zemra kunder Shqiperise as kur do te vuajne pa faj. Atdheu eshte atdhe, bile atehere kur te vret”.

Keshtu veprojne atdhetaret e vertete. Keshtu veprojne ata qe e duan vendin, popullin e vet: sakrifikojne mireqenjen e tyre dhe nuk pasurohen ne kurriz te popullit te varfer. E sot udheheqesit tane, politikanet tane, ata qe jane ne krye te institucioneve tona, partive tona, e bejne te kunderten. Pozitat e tyre udheheqese  i shfrytezojne per t’u pasuruar ne menyre te paligjshme dhe per kete aspak nuk i bren nderrgjegja, sepse ata nuk kane nderrgjegje. Atyre u mungon atdhedashuria, perkushtimi, ndergjegja, vetedija kombetare. Joshjet dhe lakmite vetjake, vjedhjet, korrupsioni ua kane turbulluar mendjen ua kane verbuar syte. Do t’u kisha thene qe ta ndjekin shembullin e Mitrush Kutelit, pork am frike se nje pjese e mire e tyre nuk e dine se kush eshte ai.

Kjo leter eshte nje krijim i bukur, i fuqiushem i Mitrush Kutelit dhe duhet te lexohet ne oret e mesimit kur flitet per Mitrush Kutelin dhe mund t’u sherbeje nxenesve ne jeten e tyre si nje shembull se si duhet te veproje nje njeri ne jeten e tij private e publike. Mitrush Kuteli edhe pse kishte mundesi te pasurohej per vete, ai kurre nuk e beri kete. Jetoi ne varferi, vdiq ne varferi, por jetoi me nder e dinjitet dhe vdiq me nder e dinjitet – gjithmone me koken lart, edhe atehere kur shumica qe do te ndodheshin ne poziten e tij ndoshta do ta ulnin koken.

Prandaj, sot e pergjithmone ai do te mbetet nje figure e nderuar kombetare, jo vetem si letrar, por edhe si njeri atdhetar qe me tere qenjen e tij i sherbeu kombit dhe atdheut.Vete jetoi ne varferi, por kombit tone, letersise dhe kultures sone i ka lene trashegim thesare.

Philadelphi, 13 shtator, 2016.

*Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Filed Under: Featured, LETERSI Tagged With: Dr. Sadik Elshani, Mitrush Kuteli, shkrimtar atdhetar

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2496
  • 2497
  • 2498
  • 2499
  • 2500
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT