• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRANËT E FLORIDËS “NDEZËN” VATRËN E GJUHËS SHQIPE NË TAMPA

September 5, 2016 by dgreca

Edhe një Nënë amerikane solli vajzën e saj në shkollën shqipe, që të mësojë gjuhën e bukur shqipe/

NGA FADIL SHEHU/Florida/

Me Datë 3 Shtator 2016 në qytetin e Clearwater të Floridës, në prani të mjaft  prindërve dhe nxënësve shqiptarë, të ardhur nga qytetet e zonës së Tampa Bay, Palm Harbor, Pinellas Park, Largo, Clearwater dhe Saint Petersburg, u organizua një event  mbreslënës dhe mjafte sinjifikativ, ai i hapjes së shkollës shqipe falas nën inciativën e degës së  Vatrës në  Tampa, me moton “Përse o Mami Shqip s’më Flet”. Ky ishte një përurim i organizuar nëpërmjet një pune këmbëgulse, efikase e frutdhënëse nga ana e drejtuesve të degës Vatra Tampa si, kryetari Tasim Ruko, arkëtari Jason Sulisufaj, sektretarja Zamira Rubjeka, nën- kryetari Isuf Spahiaj, anëtarët e bordit dhe vatranët Greta Monty, Arian Kushta, Piro Poloska, Lulëzim Nurkaj, Eduard Suçaj, mësuesit Yllka Bejo dhe Martin Marra dhe dashamirësit Lander Lena, Fadil Neziri, Hasan Rubjeka, Filip Naçi , Loni Liti etj. Nga qendra e Vatrës në NY u nisën për këtë shkollë materialet e para shkollore duke përfshirë Abetaren e njësuar dhe fletët e punës. Qendra Vatra NY është në pritje të furnizimt të plotë nga Bashkia  e qytetit të Kamzës dhe Konsullatës së Kosoves në USA për dekimin dhe kontributin. Me ndjenjë gëzimi e krenarie, me buzëqeshje  endur në fytyrë si tufa lulesh të bukura në duart  e nxënësve, që do ulen në bankat e kësaj shkolle ,ku banderola me mbishkrimin mjaft domethënës “Mirë se erdhët nxënës të dashur”,e bënin më festiv ambientin përreth. Shumë kush nga të pranishmit, e cilësonin këtë event si tepër të veçantë dhe mbresëlënës për vatranët dhe komunitetin shqiptar të Floridas, edhe për faktin se ata ndiheshin dy herë të gëzuar; e para çelja e shkollës shqipe dhe e dyta krenaria e ligjshme që u jepte shenjtërimi i Nënë Terezës,  kësaj figure të shquar shqiptare, ikona e humanizmit me vlerë  botërore. Kjo ditë ishte e bukur ,kur sapo ka nisur trokun e vet, stina e bukur e Vjeshtës,përkon me cicërimat e gëzuara të fëmijëve,të cilët ende pa zënë mirë vendet e tyre në tavolinat e studimit, nisin e tregohen tepër kureshtarë, teksa prekin e shfletojnë  për herë të parë faqet e Abetares,librin e gjuhës,librat për kulturën, punën, dhe kohën e lirë,si dhe mjafte revista dhe libra te shkruar nga shkrimtarë të njohur shqiptar. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kur mes emocioneve të lindura në këto moment , Z. Tasim Ruko, kryetar i degës Vatra Tampa Bay,do të shprehej se:”Sot kemi ndezur në vatrën tonë një zjarr, i cili na obligon edhe më shumë,për ta mbajtur përherë të ndezur,sepse është zjarri që do na ngrohë të gjithëve ne emigrantëve mbarë shqiptarë”.Ndërsa pedagogja e njohur në Pinellas County, Yllka Bejo e cila prej trembëdhjet vjetësh vazhdon të jap mësim në Shkollë të Mesme dhe me ekperiencë prej 37 vjetësh në mësimdhënie,  mori fjalën ku shprehu një kënaqësi, që shkolla u hap në prag të kanonizimit të Nënë Terezës, që ka qenë dhe mbetet idhulli i saj. Zj. Bejo është një mësuese patriote që dot’i kushtojë kohë dhe punë për mësimdhënien me parimin “Çfarë të bëjë unë për Kombin, jo çfarë të bëjë Kombi për mua”. Zj. Bejo ishte rrethuar me fjalë mirënjohjeje,  respekt nga  të gjithë ata që e kanë uruar drejtpërsëdrejtë, telefonatave dhe mesazheve të shumta,do të falenderonte të gjithë prindërit e nxënësve dhe vatranët,duke thënë se :”çdo fjalë dhe urim I tyre janë motiv frymëzimi ku gjuha shqipe, është një dhuratë e vyer,që unë I jap brezave shqiptare këtu në Florida. Ju falenderoj të gjithëve ju që keni ardhur nga disa qytete dhe keni sjellë këtu fëmijët tuaj, të cilët nesër do të jenë e ardhmja jonë.Padyshim se edhe shenjtërimi në këtë ditë I Nënë Terezës ,na ka bekuar dhe ne.”  Nën- kryetari I degës Z. Isuf Spahiaj nga Drenica e Kosovës dhe një kontribus aktiv prej 10 vjetësh në komunitet, përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe uroi një vit shkollor të mbarë mësuesve dhe nxënësve. Z. Spahiaj u shpreh se gjuha shqipe bashkon shqiptarët pa dallim feje krahine dhe ideje drejt një Shqipërie të Madhe.

Sekretarja e Vatra Tampa përfitoi nga rasti të falenderonte sponsorët si Z. Ed Suçaj, që bëri të mundur uniformat kuq e zi të fëmijve, Zj. Greta Monty që ofroi falas microphonë dhe speaker dhe sponsor të tjerë si Z. Piro Poloska, Z. Jason Sulisufay, Z. Tasim Ruko and  Z. Arian Kushta.(Lexoje te plote ne Diellin e printuar)

Filed Under: Featured, Vatra Tagged With: Fadil Shehu, ne Tampa, qe u ndez, Vatra

O ZOT, MËSOJUA MË SHUMË DASHURINË..!

September 5, 2016 by dgreca

NGA ILIR ÇUMANI/

1 vatikan

2 VatikanSot është një ditë e shënuar jo vetëm për të gjithë shqiptarët, por për mbarë njerëzimin. Është dita e shejntërimit të Nënë Terezës.

Sot, e gjithë bota drejtoi sytë, mëndjen dhe zemrën aty, në ceremoninë e shejntërimit në Vatikan. Aty ishin shumë shqiptarë…

Sot, kryeqendra e katoliçizmit botëror u pushtua me orë të tëra nga pjesa më e mirë dhe më krenare e shqiptarisë.

Atje në sheshin “Shën Pjetër”, nuk munguan shumë prej protagonistëve të jetës politike shqiptare nga të gjitha krahët. Mes tyre edhe mëkatarë, por edhe të mbijetuar nga rregjimi i kaluar që me blasfeminë e zhytur në injorancën e verbër deri në agoni të plotë të rregjimit që lamë pas, e gjuajtën shejntërinë në gjallje të saj…

Sot, me praninë e tyre në këtë ceremoni, të krekosur, me veshje firmato dhe me lukun hipokrit, ata guxuan të vjedhin sado pak nga lavdia e shejntërimit të saj në këtë ditë, dhe mirë bënë.

Mbase, po të ishte gjallë Nënë Tereza, me zemërgjerësinë dhe bujarinë që e karakterizonte, do ti falte 1000 herë këta mëkatarë.

Ajo do t’jua jepte e para shansin për ti mbajtur pranë saj, me qëllim që të pendohen dhe të reflektojnë me shpresën për të kthyer sytë, mendjen dhe zemrën nga Zoti.

Pastaj do t’ju linte porosinë e njohur këtyre politikanëve mëkatarë të cilët e kanë lexuar dhe rilexuar sa e sa herë në librat e saj të shejntë, mbase të ulur edhe në poltronat e avionave carter apo në zyrat luksoze, por që për fat të keq ende nuk e kanë përvetësuar në kulturën, bindjen dhe vetëdijen e tyre humane e politike për shkak se janë marrë më shumë me veten, se me popullin që kanë drejtuar.

Ndaj Shën Tereza edhe atje ku ajo ndodhet, vazhdon dhe do të vazhdoj pa u lodhur  me mençurinë dhe urtinë e saj apostolike  ti apeloj  shkaktarët e vërtetë të varfërisë duke i kujtuar se:

“Nëse nganjëherë të varfërit vuajnë nga uria, kjo nuk do të thotë që Zoti nuk kujdeset për ta, por që unë dhe ju nuk kemi dhënë, pasi nuk kemi qenë një instrument dashurie në duart e Tij për t’u çuar atyre bukën dhe veshjen e nevojshme, pasi nuk e kemi dalluar Zotin kur ka ardhur sërish, i veshur në mënyrë mjerane nën petkun e njeriut të uritur, të njeriut të vetmuar, të fëmijës pa shtëpi dhe në kërkim të një strehe.

Jetojmë në një botë që vuan nga uria. Jo vetëm nga uria për një copë bukë. Por edhe nga uria për dashuri. Ka njerëz, të cilët ndihen të padëshiruar, të papërfillur, të harruar, të lënë pas dore. Ndërkaq ne jemi tepër të zënë, aq sa nuk kemi kohë t’i buzëqeshim njëri – tjetrit…”

E nëse ata nuk do ta dëgjojnë zërin e saj duke bërë një vesh shurdh e një sy qorr, atëherë Shën Tereza do të vazhdoj sërish të lutet e të lutet pa fund, duke thënë:

O Zot, mësojua më shumë Dashurinë..!

Tiranë, e Diel, 04 Shator, 2016

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: DASHURINË..!, Ilir Cumani, MËSOJUA MË SHUMË, O Zot

SHQIPTARO-AMERIKANET E WASHINGTONIT NDERUAN NENEN TEREZE

September 5, 2016 by dgreca

 

2 medalioni N terezes                                                                                                                                             Kisha Katolike shpalli shenjtore Nene Terezen te dielen me 4 Shtator.

3 nena tereze
Gonxhja shqiptare qe rembeu vemendjen e botes por jo te Shqiperise per dekada  të tëra , ka ndryshuar boten. Nisur nga dashuria per Zotin ajo iu sherbeu te varferve te me te varferve, duke u kujdesur per këdo që kishte  afër. Urdheri qe ajo themeloi “Misionaret e Dashurise ” vazhdon te jete sot I forte dhe terheqes me rreth 4500 Motra kontemplative dhe aktive duke ju sherbyer me nevojtareve dhe duke sherbyer me buzëweshje, pa u ankuar e pa u lodhur!
Per te nderuar vepren e Nene Terezes dhe per të  festuar 5 Shtatorin,  Diten e festês së Shenjtores Shqiptare,  ky komunitet I misionareve te saj ne Uashington DC mbajti nje Meshe ne mengjesin e SE Shtuned me 3 Shtator dhe pastaj iu sherbye ushqim e iu be shoqeri te pastreheve dhe nevojtareve te tjere ne kete  zone. Shume
Shqiptaro Amerikane ne Uashington DC, brenda nje kohe te shkurter, u organizuan dhe  iu bashkangjiten ketyre aktiviteteve  per te nderuar motren e gjakut Shenjtoren Tereza te Kalkutes me rastin e shenjterimit.
Merrnin pjese gjithashtu  Ambasadorja e Kosoves be DC Vlora Çitaku, diplomatet shqiptare Mamica Toska, Daniela Nesho, Atasheu policor Artan Didi , Diplomatet Frymezim Isufaj  dhe Ron Kryeziu .
Shqiptaret bene dhurata financiare dhe materiale per qendren e murgeshave per to ndihmuar ato sadopak ne misionin e tyre qe eshte vazhdim I asaj qe filloi Nene Tereza.
Ishte bukur te shihje bashkeatfhetare te çdo Moshe dhe deshire mire per te ndihmuar.  Ngjyrat kuqezi dukeshin qarte dhe buzeqeshja ne fytyrat e çdo kujt ishte teper e dukshme. Nënë Tereza, shenjtorja shqiptare, lutu per ne!  Gezuar Festen ! U befte Festen kombetare Dita e Nene Terezes!
Korrespondenti i Diellit

Filed Under: Featured, Vatra Tagged With: nderim, Nene Tereza, Shqiptaret e Washingtonit

Shenjtërimi i Nën Terezës

September 4, 2016 by dgreca

Nga Nue Oroshi/Gjermani/* Sodë me 4 Shtator 2016 , u bë shenjtërimi i Gonxhe Bojaxhiu, e njohur me emrin Nëna Tereza. Vajza e atdhetarit  Kolë  Bojagjiu i cili kur i ndimoj kryengritësit, shqiptarë që ta marrin Shkupin në vitin 1912, atëherë i kishte dy vjet jetë. Babai Kola ishte një atdhetarë dhe humanist i madh. Ai me të gjitha përpjekjet e ndimoj pavarsinë e Shqipërisë Etnike derisa u helmua nga sërbet, në mënyrë misterioze vetëm e vetëm se mbronte tokat shqiptare. Në Shkup Kryengritësit u priten prej popullsie me entuziazëm të madh. Komiteti shqiptar i Shkupit me grupin muzikore të Klubit të Katolikëve në krye u duel para tue kendue kangën “Zgjidhni shqiptar Bajrakun,  tesh nluft buria na thrret -Me derdhë për dhe tonë gjakun -Tesh pushka po na flet. Grupi muzikore e Klubit Katolik në Shkup përbehej nga anëtarët Ton Mazi,  Vanq Filibeja,  Gasper Mazi,  Pal Gashi,  Lazer Qeta,  Gjon D. Fanda,  Palokë Berisha,  Zef Kllanxha,  Luigj Kabashi,  Simon Shenkolli,  Zef Shiroka,  Luigj Naraqi,  Ton Shiroka,  Luigj Berisha,  Kol Bojaxhiju,  Kol Mar Toqi,  Luigj Luka,  Gjon M.Babaqi,  Ton Bytyqi,  Mati Shahta,  Loro Gazuli,  Shtjefen Paloka dhe Gjon Shenkolli. Është për të cekur këtu se pjesëmarrës dhe themelues i këti grupi muzikore ishte  Kol Bojagjiu,  babai i shenjtëreshës Shqiptare Gongje Bojagjiu (Nëna Tereze),  vlen të theksohet në këtë rast,  se Kol Bojagjiu jo vetëm që ishte anëtar i këti grupi muzikore Katolik Shqiptar,  por ai ka dhënë një kontribut të çmuar edhe në financimin e kryengitjes gjithëshqiptare për marrjen e Shkupit. Duke e trashëguar humanizmin, zemërgjërsinë dhe traditat shqiptare Gonxhja e vogël e mori rrugën për t’i shërbyer të varfërve, të pastreherve dhe njerzve që ishin në fund të jetës së tyre. Ajo më punën, zgjuarsinë, humanizmin  dhe traditën shqiptare, me përkushtim ndihmoj të varfërit ku bëri që e gjithë bota ta thërriste nënë.
Nuk janë të rastësishme as vargjet e një poeti shqiptar ku thotë: ’’Unë që as zjarrit nuk i druhem para teje në dy gjunj ulem’’. Në këtë rast dua të falëndëroj publikisht dy biografët shqiptarë të Nënë Terezës dr.Don Lush Gjergji dhe Don Pren Kolen të cilët me veprat e tyre e bënë të njohur Nënë Terezën edhe në botën shqiptare, sepse shqiptarët pak e njihnin Nënë Terezën deri më rënjen e murit të hekurt komunistë. Një punë të madhe e bëri edhe piktori i njohur Agron Bytyqi i cili ndër të parët piktor shqiptarë e pikturoj portretin e Nënë Terezës dhe ishte i mishëruar pa masë në punën dhe humanizmin e saj. Shenjtërimi i Nënë Terezës tregoj qartë se populli shqiptarë nëpër shekuj ka dhënë atdhetarët, idealistat, humanistat dhe shenjëterit e tyre.
Familja e Gongje Bojaxhiu ëshët një sinonim i Shqipërisë Etnike sepse kjo familje jetoj e punoj në kater qendra të Shqipërisë Etnike në Prizren,Shkup, Shkoder, dhe Tiranë, në rrethana jo edhe aq të lehta. Sodë në Vatikan morën pjesë të gjithë shqiptarët pa dallime feje, krahine apo ideje, në këtë shenjtërim të madh  ndërsa ne të tjerët që  nuk mundemi me marrë pjesë aty po punojmë që t’i shenjtërojmë heronjët e Shqipërisë Etnike, që në zemrat e tyre e kishin humanizmin dhe atdhedashurinë.  Natyrishtë se sodë munguanë edhe ata ata të cilët ësht dashturë të jenë porë që nukë janë më në kët jetë, duke filluarë nga Presidenti Historik i Kosovës prof.dr.Ibrahim Rugova, Ipeshkvët e Kosovës Imzot Nik Prela dhe Dom Mark Sopi, Monsinjor Dom Damjan Kurti, dhe shumë përkrahës të tjerë. Aty morën pjesë edhe shumë politikanë që se kanë pasur vendin aty por që aksidentalishtë gjindenë sod në krye të institucioneve shqiptare. Në rendinë e parë ësht dashurë të vendoseshin nënat e moshuara shqiptare të cilat me nje sakrificë të madhe sollën në jet nga pes deri ne dhjetë fëmijë dhe për ti rriturë hoqën të zit e ullirit.

Sidoqoftë  Gonxhja jonë që nga sodë do të jetë edhe zyrtarisht shenjtëresh. Sido që të jetë në kët shenjtërim u dëshmua qartë se pjesa dërmuese e popullitë shqiptarë i takonë orjentimit perendimorë, pavarsisht krahine, feje apo ideje. Sod në kët ditë poeti do të thoshte “Ditë e bukur dhe me diell”, “shkelqen kombi e ndriqon moti” “Nën Tereza e Kastrioti”, “këta jan më të mëdhenjët shqiptar”,  “që i njeh gjithë bota mbarë”. Prandaji  në kët ditë të madhe urime shqiptarë kudo që gjindeni. Urime Shqipëri  Etnike se për ty u flijue babai i Nënë Terezës  Kolë Bojagjiu e Gonxhja ia mbajti me nderë emrin babait Kolës, si dhe i dha nderë mbarë Shqipërisë Etnike.
Kiel 04.09.2016

  • Autori i portretit: Agron Bytyqi

Filed Under: Komente Tagged With: Nue Oroshi, Shenjtërimi i Nën Terezës

PASSHENJTERIMI- A do te behen me te mire politikanet, shtetaret, kuvendaret tane?

September 4, 2016 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Hose Maria Bergolio, i nohur si Papa Francesco, i 266-te i Selise se Shenjte, nuk do harrohet kurre per ne shqiptaret. Dhente Zoti qe ata pjesmarres aty, t’i kene pasur te mprehura majat e lapsave. Kjo dite e sotshme eshte vertete per tu mbajtur mend. Po keshtu edhe ky njeri. Nje i tille qe shkeli mermerin e Vatikanit me kepucet e Buenos Airesit. Thjesht per tu ndjere prane shumices globale qe bie ndesh me luksin e shtepise se tij. Ky burre nga Argjentina, ose jugu i skajshem, zgjodhi me doren e Zotit ne grigjen e shqiptareve nje prej tyre. Pa diskutim ate qe nga syte e te te mjereve shihej si nje engjull. Ndersa nga syte e te te nginjurve, si model per demagogjine e radhes ne fushaten politike po te radhes. Dhe ata (te mjeret) nuk jane pak ne kete glob qe sot e ka mbytur, ngrohja globale, droga dhe arratia njerezore. Deshira per te ikur. Ne fakt, e perditshmja serish, si te thuash po u ben nje padrejtesi. Qofte dhe me laurimin e saj. Pra shenjtit te tyre. Postera apo banera dixhitale qarkullojne kudo me buzeqeshjen e shenjtores. Aq te shumte sa do ta trishtonin edhe vet ate ne gjallje. Ndofta gezimi legjitim do te ishte me i drejte ndryshe. Pa karrike te radhes se pare. Por batalionet e shenjtit nuk e kane kete mundesi penguese. Ata jane te nenshtruar te ndjejne mungesen e saj. Te qajne dhe te qeshin kohesisht. Te gezohen si femije. Te falin urie. Kurse karrikeparet, priviligjenin qe te luajne me emrin e shenjtit…, ashtu si me rruzat ne perin e tespieve.

Bota e saj ishte nje fushe veprimtarie mes mizerjes, kockamaneve, te rrezuarve pertoke dhe te pashpreseve.

Ndofta ne keto dite horeje shqiptaresh, shqiptaret duhet kishin arsyen me madhore qe t’i nxirrnin me shqelma perjashta keta te radhes se pare. Por nuk e bene.

Nga ana tjeter mijra pyetje naive me bluajne koken:A do ndikohen per mire shqiptaret nga ky shenjterim i bijes se saj?

Sidomos shqiptaret shtetare. Ne raport me njeri-tjetrin. Me veten, me vendin. Per tu bere model per njerezimin kudo?

A do zhvillohet ndryshe e nesermja politike e Kuvendit te tyre?

Ku gjuha e komunikimit, e pritje percjelljes se njeri-tjetrit, e vleresimit te shoqi-shoqit, do jete si gjuha e shenjtit qe tashme kane?

A do t’i fusin shkopinje nen rrota shoku-shokut. Me imponime politike doganash. Me modelet e luftes se ashper dhe demagogjine e foltoreve. Me dy kombetare, me pese shtete?

Me yshtjen e tendencave gjoja nacionale? Atdhedashurie, por ama ndaj nje atdheu imagjinar?

A do ta permiresojne mireqenien e tyre?

A do ta permiresojne infrastrukturen e se perditshmes? Ato rruget ne lagjet. Apo rrethinat? Ku jeton e verteta e njerzve pa deshire per te ndrequr, meremetuar, mirembajtur?

A do ta japin Vetveten aq kollajllisht ne nje te thjeshte, vote?

A do te thone me, ata jane qener te gjithe? Njeri me mut se tjetri?

A do te jene me perpara…, me shume qytetare shqiptare se sa “démokrate”, “socialiste”, “komuniste”, etj?

A do vazhdojne te prodhojne intelektuale me shumice, shkenctare, humaniste, profesora, doktora, juriste,arsimtare e artiste…, permes selive due teseres se partive? Se sa permes legjislacionit sekulär, te shtetit perendimor?

A do vazhdojne te prodhojne misionare fetare me lemoshat qofte nga Orienti a Perendimi?

A do fillojne ta jetojne besimin me menyren shqiptare…, si shqiptare? Si race e bukur? Si race e vjeter?

A do ndergjegjesohen se ne kete shekull te ri…, ricklimi, qofte i mbetjeve, qofte i drejtuesve politike e shtetare, eshte prioritet dhe domosdoshmeri kohore?

A do ta kuptojne me ne fund…, se mundesia qe i jepni nje individi, per t’ju drejtuar. Nuk eshte rast kultural per te pasuruar ate the sojin e tij. Por rast kultural i ndreqjes se te perditshmes tuaj. I ardhmerise se femijeve tuaj.

A do ta kuptojne me ne fund se kur flitet per investime me parate e shtetit. Flitet per parate tuaja. Dhe se ju keni te drejten e plote te vetqeverisjes dhe pjesmarrjes.

A do ta gjykojme drejte e gjakftohte vetveten?

A do ta bejme kete ndonje dite?

Jane shume, shume hamendesime…..

….A do ta kuptojme me ne fund se, modelet, shembujt si ky i shenjtit tone. Nuk jane me per tu mburrur. Por thjesht, per t’i ndjekur.

Dhe Zoti mos vonofte e te na fusi ne udhen e duhur.

Filed Under: Opinion Tagged With: : Politikanët, Ilir Levonja, kuvendaret tane, Pashenjterimi, shtetaret

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2514
  • 2515
  • 2516
  • 2517
  • 2518
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Posta nga Haga – Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung, 12.04.2026
  • Bedri Dedja (20 nëntor 1930 – 13 prill 2004)
  • Aty ku historia nuk lexohet, por përjetohet…
  • Pafajësia kolektive…
  • Diaspora shqiptare në botë: Nga “Të ndërtojmë Amerikën” tek “Të ndërtojmë Shqipërinë”
  • Noli dhe Konica në dritën e “Diellit”
  • Personalitete kombëtare në New York nderuan jetën dhe veprën e Eliot Engel
  • Shtypi shqiptar në vitet e fundit të sundimit osman
  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT