Nga Nue Oroshi/Gjermani/* Sodë me 4 Shtator 2016 , u bë shenjtërimi i Gonxhe Bojaxhiu, e njohur me emrin Nëna Tereza. Vajza e atdhetarit Kolë Bojagjiu i cili kur i ndimoj kryengritësit, shqiptarë që ta marrin Shkupin në vitin 1912, atëherë i kishte dy vjet jetë. Babai Kola ishte një atdhetarë dhe humanist i madh. Ai me të gjitha përpjekjet e ndimoj pavarsinë e Shqipërisë Etnike derisa u helmua nga sërbet, në mënyrë misterioze vetëm e vetëm se mbronte tokat shqiptare. Në Shkup Kryengritësit u priten prej popullsie me entuziazëm të madh. Komiteti shqiptar i Shkupit me grupin muzikore të Klubit të Katolikëve në krye u duel para tue kendue kangën “Zgjidhni shqiptar Bajrakun, tesh nluft buria na thrret -Me derdhë për dhe tonë gjakun -Tesh pushka po na flet. Grupi muzikore e Klubit Katolik në Shkup përbehej nga anëtarët Ton Mazi, Vanq Filibeja, Gasper Mazi, Pal Gashi, Lazer Qeta, Gjon D. Fanda, Palokë Berisha, Zef Kllanxha, Luigj Kabashi, Simon Shenkolli, Zef Shiroka, Luigj Naraqi, Ton Shiroka, Luigj Berisha, Kol Bojaxhiju, Kol Mar Toqi, Luigj Luka, Gjon M.Babaqi, Ton Bytyqi, Mati Shahta, Loro Gazuli, Shtjefen Paloka dhe Gjon Shenkolli. Është për të cekur këtu se pjesëmarrës dhe themelues i këti grupi muzikore ishte Kol Bojagjiu, babai i shenjtëreshës Shqiptare Gongje Bojagjiu (Nëna Tereze), vlen të theksohet në këtë rast, se Kol Bojagjiu jo vetëm që ishte anëtar i këti grupi muzikore Katolik Shqiptar, por ai ka dhënë një kontribut të çmuar edhe në financimin e kryengitjes gjithëshqiptare për marrjen e Shkupit. Duke e trashëguar humanizmin, zemërgjërsinë dhe traditat shqiptare Gonxhja e vogël e mori rrugën për t’i shërbyer të varfërve, të pastreherve dhe njerzve që ishin në fund të jetës së tyre. Ajo më punën, zgjuarsinë, humanizmin dhe traditën shqiptare, me përkushtim ndihmoj të varfërit ku bëri që e gjithë bota ta thërriste nënë.
Nuk janë të rastësishme as vargjet e një poeti shqiptar ku thotë: ’’Unë që as zjarrit nuk i druhem para teje në dy gjunj ulem’’. Në këtë rast dua të falëndëroj publikisht dy biografët shqiptarë të Nënë Terezës dr.Don Lush Gjergji dhe Don Pren Kolen të cilët me veprat e tyre e bënë të njohur Nënë Terezën edhe në botën shqiptare, sepse shqiptarët pak e njihnin Nënë Terezën deri më rënjen e murit të hekurt komunistë. Një punë të madhe e bëri edhe piktori i njohur Agron Bytyqi i cili ndër të parët piktor shqiptarë e pikturoj portretin e Nënë Terezës dhe ishte i mishëruar pa masë në punën dhe humanizmin e saj. Shenjtërimi i Nënë Terezës tregoj qartë se populli shqiptarë nëpër shekuj ka dhënë atdhetarët, idealistat, humanistat dhe shenjëterit e tyre.
Familja e Gongje Bojaxhiu ëshët një sinonim i Shqipërisë Etnike sepse kjo familje jetoj e punoj në kater qendra të Shqipërisë Etnike në Prizren,Shkup, Shkoder, dhe Tiranë, në rrethana jo edhe aq të lehta. Sodë në Vatikan morën pjesë të gjithë shqiptarët pa dallime feje, krahine apo ideje, në këtë shenjtërim të madh ndërsa ne të tjerët që nuk mundemi me marrë pjesë aty po punojmë që t’i shenjtërojmë heronjët e Shqipërisë Etnike, që në zemrat e tyre e kishin humanizmin dhe atdhedashurinë. Natyrishtë se sodë munguanë edhe ata ata të cilët ësht dashturë të jenë porë që nukë janë më në kët jetë, duke filluarë nga Presidenti Historik i Kosovës prof.dr.Ibrahim Rugova, Ipeshkvët e Kosovës Imzot Nik Prela dhe Dom Mark Sopi, Monsinjor Dom Damjan Kurti, dhe shumë përkrahës të tjerë. Aty morën pjesë edhe shumë politikanë që se kanë pasur vendin aty por që aksidentalishtë gjindenë sod në krye të institucioneve shqiptare. Në rendinë e parë ësht dashurë të vendoseshin nënat e moshuara shqiptare të cilat me nje sakrificë të madhe sollën në jet nga pes deri ne dhjetë fëmijë dhe për ti rriturë hoqën të zit e ullirit.
Sidoqoftë Gonxhja jonë që nga sodë do të jetë edhe zyrtarisht shenjtëresh. Sido që të jetë në kët shenjtërim u dëshmua qartë se pjesa dërmuese e popullitë shqiptarë i takonë orjentimit perendimorë, pavarsisht krahine, feje apo ideje. Sod në kët ditë poeti do të thoshte “Ditë e bukur dhe me diell”, “shkelqen kombi e ndriqon moti” “Nën Tereza e Kastrioti”, “këta jan më të mëdhenjët shqiptar”, “që i njeh gjithë bota mbarë”. Prandaji në kët ditë të madhe urime shqiptarë kudo që gjindeni. Urime Shqipëri Etnike se për ty u flijue babai i Nënë Terezës Kolë Bojagjiu e Gonxhja ia mbajti me nderë emrin babait Kolës, si dhe i dha nderë mbarë Shqipërisë Etnike.
Kiel 04.09.2016
- Autori i portretit: Agron Bytyqi