Nga Ahmet ZANI/Lënia ne harrese të plotë e baneses ku ka jetuar kolosit i letrave shqipe “At Gjergj Fishta” e cila është kthyer në një gërmadhë, ka bërë që ish Pergjegjësi i Kultures Kombëtare në Lezhë Paulin Zefi tu dërgojë një leter të hapur krerëve më të lartë të shtetit Shqiptar. Nëpëmjet kësaj letre Historiani Paulin Zefi ju kërkon ndërhyrje të menjëhershme organzive shtetërore që tju hapin rruge projektit të restaurimit të shtëpisë së Fishtes, pasi sipas tijë është e papranueshme harresa që i është bërë këtij njeriu të madh të kombit shiqiptar. Leter e hapur drejtuar shkelqesise së tijë, Presidenti i Republikes së Shqiperise Bujar Nishani, Kryeministrit të Shqipërise Edi Rama, Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe Ministres së Kultures Mirela Kumbaro. “Jam i detyruar që të kërkoj ndihmen tuaj në lidhje me një çështje delikate e cila mbart një rëndësi shumë të veçantë me përmasa mbarëkombetare që konkretisht ka të bëjë me valorizimin e figures emblematike të të madhit”At Gjergj Fishta” ndaj të cilit çdo shqiptar e ka si obligim moral për të kontribuar edhe duke tejkaluar mundesitë e tijë. Po ju drejtohem për ndihmë ne emrin e të gjithë adhuruesve të profetit të Kombit tonë dhe gjithashtu,në emrin e çdo shqiptari të vërtetë për të cilin Shqipëria dhe Shqiptaret perfaqesojnë gjithçka. Varri i të përjetshmit “AtGjergj Fishta” brenda Kishes Françeskane renkon krejtësisht i zbrazur nga eshtrat e tijë të cilat ose janë hedhur në lumin Buna ose prehen dhunshem diku tek selvia nr.4. pas Kishes Mortore tek varrezat e Rrmajit. Shtëpia ku jetuar Fishta ka kaluar ne mbrojtje paraprake me dt.07.05.1991 dhe është shpallur si monument-kulture i kategorise së II-te. Braktisja afatgjate e kësaj shtëpie,mungesa e plotë e ndërhyrjeve restauruese për mirëmbajtjen e sajë të vazhdueshme dhe shumë faktorë të tjerë, kanë shkaktuar amortizimin e sajë të tejskajshem, prandaj ka disa vite që rrezikon shembjen e sajë të plotë ku gjendja fizike e këtij objekti është jashtezakonisht alarmante.Amortizimi i kësaj shtëpie ka ardhur si rezultat i braktisjes dhe i pamundesive financiare nga ana e pronareve të sajë por sidomos nga neglizhenca totale e institucioneve shteterore kompetente që nga viti 1991 e deri më sot. Gjithsesi shpresoj dhe besoj që këto detaje të turpshme të mbeten prapa në kohë dhe nëpërmjet ndërhyrjes tuaj konkrete, duhet që të materializohet me çdo kusht një ndërhyrje sa më emergjente për konsolidimin dhe restaurimin e plotë të këtij objekti i cili perfaqeson dëshminë e vetme materiale nga jeta e të pazevendesueshmit”At.Gjergj Fishta”.Nëqoftëse Ministria e Kultures do të justifikohet për mungesë fondesh,dua tju bëj me dije se tashmë i gjithë opinioni publik shqiptar është i mireinformuar mbi faktin se donatori nga Kosova Sabri Maxhuni Novosella ka rreth dy vite që po pret miratimin e lejes nga ana e IMK e MK por deri më sot e vetmja pergjigje që ka marrë është kundershtimi i projektit të cilin une e kam paraqitur në rrugë zyrtare por edhe personalisht. Përballë këtij fakti dominon heshtja e të gjitha institucioneve përkatëse dhe neglizhenca totale e cila nuk justifikohet dot, me asnje lloj alibie të mundeshme.Ministria e Kultures dhe Instituti i Monumenteve të Kultures nuk duhet që të shqetësohen për këtë praktike ligjore nëse duan që të justifikohen në lidhje me pamundesine financiare pasi nëqoftëse bëhet e mundur sa më shpejt që të finalizohet një marreveshje për shpronesimin e pronareve duke e vleresuar këtë prone në bazë të çmimeve të tregut,atëhere edhe për shumen në fjalëqë do të vendoset nga IMK pas negociatave me pronaret duke e kaluar 100% si pronë shteterore,une ju garantoj që mundem të siguroj edhe shumen financiare respektive, falë donacioneve të sigurta që do të na grumbulloheshin falë kontributeve nga Diaspora Shqiptare në Britanine e Madhe,SH.B.A,Itali,vendet e Benelux-it(Belgjike-Hollande-
Prezantohen historia e shkollave shqiptaro-amerikane, 1891-1933
*Një aktivitet me vlera të gjithanëshme në festën e arësimit shqiptar/
*Ekspozita do qëndrojë e hapur nga data 7 deri më 11 mars 2016, nga ora 10 deri 17.00. /
Nga Shefqet Kërcelli/
Në kuadrin e 125 vjetorit të hapjes së Shkollës së Vashave në Korcë, në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar, u prezantuan shkollat shqiptaro-amerikane, 1891-1933, në një ekspozitë të pasur me foto, literature e dokumenta, shumica e të cilave publikohen për herë të parë. Ekspozita është frut i një pune disa vjecare plot pasion, profesionalizëm e përkushtim nga Qëndra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë, ndihmuar nga Instituti për studime shqiptare dhe protestante, {Institute for Albanian&Protestant studies}, Muzeu Historik Kombëtar, Arkivi Qëndror i shtetit dhe Biblioteka Kombëtare ,Tiranë. Zoti Shpëtim Sala, Kryetar i Qendrës Mbarëkombëtare të Koleksionistëve shqiptarë, njëherësh dhe një nga protoganistët dhe organizatorët e kësaj ekspozite interesante, na shpjegon punën plot pasion, durim e këmbëngulje, të koleksionistëve shqiptarë e miqve të tyre për prezantimin e shkollave shqiptaro-amerikane në fillesat e tyre. Një punë vullnetare, plot seriozitet, e pasur me botime dhe burime arkivore që vlerëson kontributet e shtetit amerikan, komunitetit shqiptaro-amerikan, Bordit Amerikan të Misioneve, Kryqit të Kuq të të rinjve amerikanë, organizatave humanitare dhe personaliteteve amerikane që kanë punuar e jetuar në Shqipëri. E pra, vetëm pak vite mbas hapjes së shkollës së parë shqipe, më 7 mars 1887, ishin këta pionierë të dijes e dashamirës të popullit shqiptar që hapën shkollën e vashave. Në vijim u pasuan shkolla të tjera të niveleve të ndryshme, paralel me ecurinë e shtetit shqiptar. Është fakt që deri tani në një farë mase historiografia shqiptare e ka anashkaluar punën që kanë bërë këta pionierë të arësimit shqiptar bashkë me kolegët shqiptarë, në arësimimin dhe ndërgjegjsimin e popullit tonë. Mos harrojmë se këtë e kanë bërë në kushtet e obskurantizmit e kushteve mjerane ku jetonte populli ynë, në emër të dijes, arësimit e zhvillimit të tij. I gjeta disa nga organizatorët e kësaj ekspozite duke sistemuar me merak materialet e fundit. Kështu zoti Shpëtim po sistemonte disa sende të ruajtura nga shkolla teknike “Harry Fullc”, ndërsa zoti David Hosaflook, po vendoste në një tavolinë xhami disa botime të këtyre shkollave në vitet ’20. Këto libra kanë historinë e tyre të botimit e të ruajtjes. Shkolla “Harry Fullc” ka pasur shtypshkronjën e vet, por dhe shqiptarët i kanë ruajtur në sëndykë, fshehurazi, një pjesë të këtyre librave, për ti nxjerrë ata në dritë këto ditë marsi. Ndërkohë zonja Lumturi Ristvani, arkiviste, po përpiqej ti gjente vend të përshtatshëm një libri për shkollën bujqësore, Mali i Robit, Kavajë, dhuruar enkas për ekspozitën nga zoti Edi Sedja, babai i të cilit, Myslim Sedja, mbasi përfundoi studimet në këtë shkollë dha një kontribut të rëndësishëm për arësimimin e edukimin e të rinjve kavajas. Në fakt ekspozita nga pasuria dhe shumëllojshmëria e materialeve e kalonte cakun e një ekspozite. Ajo shumë mirë mund të shndrrohej në një muzeum të përhershëm në një nga institucionet tona arësimore, që bart trashëgëminë e shkollave shqiptaro-amerikane. Në eksponatet e saj gjeje thesare të këtyre shkollave, të paraqitura me thjeshtësi, kulturë e disajn koherent me ambientin. Krahas botimeve e fotove origjinale të skanuara e printuara me kujdes ishin ekspozuar historikë të shkurtër të shkollave dhe drejtuesve të tyre, dëftesa, fletore, blloqe shënimesh, literaturë studimore mbi historikun e këtyre shkollave, bankë, sende dhe mjete mësimore, etj. Pra, për herë të pare, jepet në format të plotë historiku i këtyre shkollave , në të gjithë dimesionet e realitetin që i ka karakterizuar, bashkë me vështirësitë e shumta. E shkëputa zotin Shpëtim disa minuta, për të më shpjeguar dicka rreth konceptimit të këtij minimuzeumi. Në të është pasqyruar gjerësisht veprimtaria e shkollave shqiptaro-amerikane, drejtuesve, personelit e nxënsve të tyre. Janë të ekspozuar Bordi Amerikan i Misioneve, {ABCFM}, kontributi i tij në hapjen e shkollave të para shqipe, Kontributi i Kryqit të Kuq të të rinjve amerikanë në hapjen e shkollave shqipe, Shkolla e vashave në Korcë, hapur në vitin 1891, Shkolla qytetase në Korcë, hapur nga cifti Kenedi, Shkolla teknike në Tiranë, hapur nga Harry Fullc, në vitin 1921, Instituti “Kyria”, në Kodër Kamëz, hapur në vitin 1922 nga zonja P.Qiriazi, Instituti bujqësor Shqiptaro-amerikan në Malin e Robit {Kavajë}, hapur nga T.Erikson në vitin 1926, sheshi i lodrave në Durrës, 1920, etj. Aktiviteti i misionarëve amerikanë të bamirësisë dhe arësimit u shtri në gjithë qytetet e vendit, nga Shkodra në Tiranë, nga Durrësi në Kavajë, nga Vlora në Korcë. Gjithkund ndihej dora e këtyre njerzve përtej oqeanit për të ndihmuar shqiptarët në rrugën e tyre të arësimimit e dijes. Jo vetëm kaq, vijon në shpjegimin e tij zoti Sala, por duhet evidentuar programi, kurikulat, baza didaktike dhe praktike e këtyre shkollave e kolegjeve, bazuar në modelin amerikan, e cila shënonte një standart të lartë për kohën, ndërsa në Ballkan ishin më të mirat. Kuadrot dhe personeli që shërbenin në këto institucione silleshin si vëllëzër me komunitetin dhe refletonin dije e kulturë dhe në mënyrën e jetësës. Ndërkohë nxënësit që përfunduan këto shkolla shërbyen në cdo sektor e fushë të shtetit shqiptar. Nuk mund të përfytyrohet sot kontributi, roli dhe shembulli i këtyre djemve dhe vajzave të edukuar nga personeli shqiptaro-amerikan në prosperioritetin e Shqipërisë së asaj kohe, ku mbretëronte varfëria, injoranca, analfabetizmi dhe epidemitë. Ishin këta të rinj që në një farë mase morën përsipër fatet e vendit, në zhvillimin e arësimimin e tij, por dhe organizimin e strukturave shtetërore, në saje të shpirtit praktik e nivelit teorik të përfituar. Nga këto shkolla dolën dhe drejtues të Luftës NACL, por që ndihmuan dhe në rimëkëmbjen e Shqipërisë së pasluftës, në sajë të njohurive profesionale e menaxhuese të fituara në shkollat shqiptaro-amerikane. Si studjues i detarisë shqiptare, kam hasur dhe një fakt interesant, detarët dhe drejtuesit më të mirë të anijeve, porteve e kantiereve detare kanë dalë nga këto shkolla. Më vonë politeknikumi ‘7 nëntori” trashëgoi metodat e mësimdhënies dhe nivelin profesional të shkollës “Harry Fullc”. Këtë më thoshte sa herë që e takoja, inxhinjeri dhe drejtuesi i kompletuar, i ndjeri Feruz Mata. Por, ndërsa me zotin Shpëtim, bisedojmë për vlerat e këtyre shkollave në ecurinë e shtetit shqiptar, zoti Edi Sedja, evidenton një fakt tjetër. Mbas clirimit të vendit, nxënësit e këtyre shkollave u bënë pjesë e diskriminimit dhe represionit komunist. Duke i etiketuar e përbaltur me epitete të ndryshme, apo spiunë të amerikanëve, dhjetra prej tyre provuan burgjet dhe torturat e diktaturës komuniste, thotë zoti Sedja, ku një nga ta ka qenë dhe baba im. U harrua, nëvleftësua dhe anatemua puna e këtyre njerzve në dobi të shtetit e popullit shqiptar. Ndërsa fati i personelit të këtyre shkollave e misioneve dihet, u dëbuan me forcë nga Shqipëria, si të padëshërueshëm për shtetin komunist. Kjo ekspozitë që rrezaton dritë, njohuri e dashuri për arësimin dhe pionierët e saj, përkon dhe me ditën e mësuesve shqiptarë, ndaj i ka dhënë gjallëri të vecantë hollit të Muzeut Kombëtar, duke i sjellë në vemendjen e opinionit tonë publik këto onstitucione.
Në përfundim mund të themi se, eskpozita ka një mision e qëllim të madh për të memorizuar vlerat dhe kontributin e shkollave shqiptaro-amerikane në zhvillimin e shoqërisë shqiptare, arësimimin dhe kultivimin e dijes, sjelljes dhe edukatës qytetare. Këto vlera janë mohuar e anatemuar sistematikisht nga diktatura. Personeli dhe nxënësit e këtyre shkollave janë përndjekur dhe denigruar nga sistemi komunist, duke i etiketuar ata “borgjezë”, spiunë të amerikanëve, tradhëtarë, etj. Ndërsa nga faktet, shembujt, studimet dhe puna e kryer në dobi të vendit, ata janë vlerë kombëtare, profesionistë të zotë e pasuri e pazvëndësueshme. Ekspozita është një homazh për gjithë personelin që mësoi, punoi dhe u edukua në këto shkolla. Nderim dhe respekt për gjithë personelin e shkollave shqiptaro-amerikanea! Gjithashtu nga kjo ekspozitë shohim se shkollat amerikane në Shqipëri kanë një traditë të vjetër, një trashëgëmi e cila legjitimon ngritjen e institucioneve të tilla arësimore në vendin tonë, të cilat ende nuk e kanë kapur trendin e viteve ’30. Sot është një gjë pozitive që qindra të rinj shqiptarë po studjojnë në kolegjet dhe universitetet e SHBA, të cilët do jenë në gjendje të ringjallin atë punë të mrekullueshme e titanike që u bë në këto shkolla për arësimimin dhe përgatitjen e një gjenerate shqiptarësh. Mendoj se historia e këtyre shkollave, veprimtaria e pjesmarrësve dhe trupës pedagogjike, pionierëve të saj, mund të përmblidhet në një libër të vecantë në 1 ose 2 vëllime. Urimet më të mira për organizatorët dhe protogonistët e kësaj ekspozite në këto ditë festash për arësimin shqiptar!
Sqarim: Ekspozita do qëndrojë e hapur nga data 7 deri më 11 mars 2016, nga ora 10 deri 17.00.