• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kuvendi i Kosovës-Gazi lotsjellës ndërpret për herë të dytë seancën

February 26, 2016 by dgreca

-Para votimit për Presidentin e Republikës. Gjithësej 11 deputetë opozitarë, një herë 6 e së dyti 5, përjashtohen nga pjesëmarrja në seancën e sotme/

*Kuvendi i Kosovës, nis votimi për President të Republikës/

* Pëplasje me molotov e gaz lotsjellës jashtë Kuvendit/

* Policia sekuestron municione luftarake ne sheshe e rruge/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 26 Shkurt 2016/Me perocedurat para votimit të fshehtë, caktimin e komisionit, rinisi seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për Presidentin e Republikës, pas ndërprerjes nga gazi lotsjellës i opozitës dhe pushimit më shumë se 10 minutat e paralajmëruar. Gjatë kësaj kohe u bë ventilimi i sallës plenare të Kuvendit, ku vazhdoi seanca, por përsëri u hodh gaz lotsjellës dhe u ndërpre për “pushim 10 minuta” dhe u ftua një takim i Kryesisë me shefat e grupeve parlamentare.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli kërkoi largimin e 6 deputetëve opozitarë  të përjashtuar nga seanca e sotme, por nuk ndodhi kjo derisa në këto momente këta dhe 5 deputetë të tjerë opozitarë të përjashtuar po largohen nga sigurimi – Policia edhe me dhunë nga salla plenare.

Pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, zyrtarisht u njoftua se në mbështetje të nenit 67.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 41, paragrafi 3, pika c. të Rregullores së Kuvendit, lidhur me sjelljen dhe veprimet e disa deputetëve të opozitës, në seancën plenare me 26 shkurt 2016, të cilët penguan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës: Ismail Kurteshi, Pal Lekaj, Teutë Haxhiu, Time Kadriaj, Bali Muharremaj dhe Faton Topalli, të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 26 shkurt 2016, për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre, e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, përfundon njoftimi zyrtar i Kuvendit.Ndërkohë, pas ndërprerjes së dytë me gaz lotsjellës, largohen nga pjesëmarrja në seancën e sotme edhe pesë deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës.Njoftimi zyrtar thekson se, pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, në mbështetje të nenit 67.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 41, paragrafi 3, pika c. të Rregullores së Kuvendit, lidhur me sjelljen dhe veprimet e disa deputetëve të opozitës, në seancën plenare me 26 shkurt 2016, të cilët penguan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Visar Ymeri, Mytaher Haskuka, dhe Salih Salihu, të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 26 shkurt 2016, për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, përfundon njoftimi i dytë nga Kuvendi.

Në fletëvotim janë dy kandidatë për Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e Rafet Rama. Rreth Kuvendit në sheshe po proteston opozita e bashkuar.

Për zgjedhjen e Presidentit të Republikës në Kuvendin e Kosovës, në votimin e parë e të dytë duhen dy të tretat e votave, së paku 80 nga gjithësej 120 deputetët, e në votimin e tretë së paku një më shumë se gjysma – 61.

Gjatë pushimit, deputeti Bali Muharremaj i AAK deklaroi se ai ka hedhur gazin lotsjellës sot në sallën e Kuvendit të Kosovës e jo Teuta Haxhiu poashtu e AAK. Pas kësaj deklarate ai derisa ishte para medias u mor në shoqërim nga Policia e Kosovës.

***

Kosovë-Lajmi nga ora 17:00: Pëplasje me molotov e gaz lotsjellës jashtë Kuvendit

Përplasje jashtë Kuvendit të Kosovës që rreth orës 17:00, protestuesit gjuajnë koktej molotovi drejt Policisë, e cila po ua kthem me gaz lotsjellës e topa uji, derisa brenda në sallën plenare po votohet për Presidentin e Republikës.

***

Kuvendi i Kosovës, nis votimi për President të Republikës

-Vazhdimi pasi gazi lotsjellës ndërpreu për herë të dytë seancën. Gjithësej 11 deputetë opozitarë, një herë 6 e së dyti 5, përjashtohen nga pjesëmarrja në seancën e sotme/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 26 Shkurt 2016/ Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kososovës pas ndërprerjes së dytë me gazin lotsjellës të opozitës vazhdoi me caktimin e Komisionit Zgjedhor për votimin e Presidentit të Republikës. Në komision Ilir Deda përfaqëson opozitën. Ndërkohë që në Kuvend, në sallën plenare, vazhduan ende përplasjet mes pak deputetëve të opozitës të mbatur pa u përjashtuar dhe sigurimit. Duket se kishte përpjekje për të hedhur gaz lotsjellës për herë të tretë, por deputetët opozitarë u penguan.

Votimi i fshehtë sapo filloi në raundin e parë, në fletëvotim janë dy kandidatë për Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e Rafet Rama. Rreth Kuvendit në sheshe po proteston opozita e bashkuar.

Për zgjedhjen e Presidentit të Republikës në Kuvendin e Kosovës, në votimin e parë e të dytë duhen dy të tretat e votave, së paku 80 nga gjithësej 120 deputetët, e në votimin e tretë së paku një më shumë se gjysma – 61.

 Me perocedurat para votimit të fshehtë, caktimin e komisionit, rinisi seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për Presidentin e Republikës, pas ndërprerjes së parë nga gazi lotsjellës i opozitës dhe pushimit më shumë se 10 minutat e paralajmëruar. Gjatë kësaj kohe u bë ventilimi i sallës plenare të Kuvendit, ku vazhdoi seanca, por përsëri u hodh gaz lotsjellës dhe u ndërpre për “pushim 10 minuta” dhe u ftua një takim i Kryesisë me shefat e grupeve parlamentare.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli kërkoi largimin e 6 deputetëve opozitarë  të përjashtuar nga seanca e sotme, por nuk ndodhi kjo derisa në këto momente këta dhe 5 deputetë të tjerë opozitarë të përjashtuar po largohen nga sigurimi – Policia edhe me dhunë nga salla plenare.

Pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, zyrtarisht u njoftua se në mbështetje të nenit 67.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 41, paragrafi 3, pika c. të Rregullores së Kuvendit, lidhur me sjelljen dhe veprimet e disa deputetëve të opozitës, në seancën plenare me 26 shkurt 2016, të cilët penguan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës: Ismail Kurteshi, Pal Lekaj, Teutë Haxhiu, Time Kadriaj, Bali Muharremaj dhe Faton Topalli, të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 26 shkurt 2016, për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre, e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, përfundon njoftimi zyrtar i Kuvendit.

Ndërkohë, pas ndërprerjes së dytë me gaz lotsjellës, largohen nga pjesëmarrja në seancën e sotme edhe pesë deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës.

Njoftimi zyrtar thekson se, pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, në mbështetje të nenit 67.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 41, paragrafi 3, pika c. të Rregullores së Kuvendit, lidhur me sjelljen dhe veprimet e disa deputetëve të opozitës, në seancën plenare me 26 shkurt 2016, të cilët penguan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Visar Ymeri, Mytaher Haskuka, dhe Salih Salihu, të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 26 shkurt 2016, për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, përfundon njoftimi i dytë nga Kuvendi.

Gjatë pushimit, deputeti Bali Muharremaj i AAK deklaroi se ai ka hedhur gazin lotsjellës sot në sallën e Kuvendit të Kosovës e jo Teuta Haxhiu poashtu e AAK. Pas kësaj deklarate ai derisa ishte para medias u mor në shoqërim nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosoves INFORMACION PËR MEDIA –Shtesë

 Prishtinë, 26 shkurt 2015, ora 21:00

Referuar informacioneve të pranuara nga tereni është verifikuar se tri lokacionet ku janë gjetur dhe konfiskuar nga policia sasia e mjeteve të dyshuara, (6) çanta me (39) shishe koktej molotovi dhe (38) copë shishe me ngjyrë janë;

  • Sheshi Adem Jashari – ( janë hedhur koktej molotovi drejt zyrtarëve policor dhe objektit të kuvendit të RKS-se, si dhe janë konfiskuar sasi të koktej molotovit).
  • Rruga “Ilir Konushevci” te shtëpia e Kryeministrit të Kosovës – (është sulmuar me koktej molotovi hyrja e shtëpisë së kryeministrit të RKS-se, si dhe në afërsi të sajë janë konfiskuar një koktej molotovi i pashpërthyer dhe dy të tjerë të shpërthyera).
  • Sheshi Skënderbeu – (brenda në tenda janë konfiskuar koktej molotovi, shishe me ngjyrë dhe sprej).

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Gaz Lotsjelles, Kuvendi, Kuvendi i Kosovës-Gazi lotsjellës ndërpret, për herë të dytë, seancën

Gazi lotsjellës i opozitës ndërpret seancën për Presidentin

February 26, 2016 by dgreca

Gazi lotsjellës i hedhur nga opozita ndërpret seancën e Kuvendit të Kosovës për Presidentin, para se të niset me procedurat e votimit.Kryeparlametari Kadri Veseli tha pak më parë  se në seancën e Kuvendit të Kosovës për Presidentin e Republikës që po vazhdon janë edhe dy deputetë të paraqitur për diskutim Ganimete Musliu (e PDK) dhe Pal Lekaj (i AAK). Deputeja Musliu paralajmëroi festën për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa deputeti Lekaj tha se qeveria, kryeministri dhe zëvendësi i tij, kanë shkelur Kushtetutën.  Ndërkohë u paralajmërua se fjalën do ta ketë edhe deputeti i LDK, Sabri Hamiti.Nënkryetari i Kuvendit, deputeti Hamiti, përkujtoi se Kuvendi “kaherë nuk ka pasur debat” dhe tha se “ka dalë të thotë një deklarëtë të shkurtë, një fjali…”, por opozita hedhi gaz lotësjellës dhe ndërpreu seancën, para procedurave të votimit. Pas këtij zhvillimi u dha “pauzë 10 minuta”, ndërsa në sallë u pa një deputet me probleme shëndetësore pas gazit lotsjellës.

Filed Under: Kronike Tagged With: Gazi lotsjellës, nderpret zgjedhjene persidentit

NGA DEBATI NË KUVENDIN E KOSOVËS-OPOZITA, JO PRESIDENT, POR PARLAMENT TE RI

February 26, 2016 by dgreca

Seanca e Kuvendit të Kosovës për Presidentin e Republikës pas pauzës që zgjati më shumë se që u dha 15 minuta  vazhdoi me paraqitjen e raportit të Komisionit për verifikimin, sipas të cilit  u konstatua se të dy kandidatët Thaçi e Rama i plotësojnë kushtet për t’u zgjedhur.Grupet parlamentare të pozitës nuk morën fjalën, ndërsa në emër të grupit parlamentar të VV fjalën e mori kryetari i këtij subjekti, Visar Ymeri, i cili theksoi kundërshtimin e opozitës së bashkuar. Kundërshtimin në emër të grupit parlamentar të subjektit të dytë opozitar, AAK e shprehu deputetja Donika Kadaj Bujupi. Kundërshtimin e vazhdoi në emër të grupit parlamentar Nisma, subjektit të tretë të opozitës së bashkuar, deputeti Zafir Berisha, i cili ftoi të dëgjohen thirrjet e protestuesëve rreth këtij Kuvendi. Lista Serbe nuk  deshi të marrë fjalën.

Deputetja e LDK, Melihate Tërmkolli, replikoi me opozitën, e iu kundërpërgjigj Daut Haradinaj i AAK. Shefi i grupit parlamentar të PDK, Adem Grabovci, vazhdoi me replikën duke u shprehur se këtu në institucione mbrohen interest e Kosovës.

Grupi parlamentar Gjashtë Plus i komuniteteve pakicë nuk deshi ta marrë fjalën, dhe seanca vijoi me debat, në të cilin fjala iu dha deputetetit të VV Ismail Kurteshi, i cili kundërshtoi zgjedhjen e Presidentit dhe ftoi të mos votohet.

Në vazhdim fjalën e mori Fatmir Limaj, kryetar i Nismës, i cili tha “jemi sot në një situatë krize të thellë politike, të shkaktuar nga qeveria dhe sot Kuvendi është para sfidës ta nxjerrë vendin nga kriza duke e cuar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme” me mosvotimin e Presidentit.

Deputetja Time Kadrijaj e AAK ritheksoi kundërshtimin e partisë së saj dhe të opozitës së bashkuar, e cila tha se “më e nevojshme për Kosovën sot është moszgjedhja e Presidentit”.

Deputeti Rexhep Selimi i VV tha se i drejtohej nga foltorja e Kuvendit edhe me zërin e masës protestuese rreth Kuvendit  dhe kërkoi që “fjalën e vet ta thonë edhe deputetët që janë votuar nga ajo masë kundërshtimi”.

Deputeti Enver Hoti i Nismës në kundërshtimin e tij theksoi asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe  demarkacionin e kufirit me Malin e Zi e zgjidhja tha është të refuzohet zgjedhja e Presidentit.

Ilir Deda i VV nuk e deshti fjalën, ndërsa Teuta Haxhiu e AAK tha se kandidati për president  nuk është person unifikues, ndërsa përkujtoi edhe mospranimin në UNESCO.

Deputeti i VV, Albin Kurti, tha se “Kosova sot nuk ka nevojë për një president të ri nga ky Kuvend i vjetër i gazit, ka nevojë për zgjedhje parlamentare e Kuvend të ri, e pastaj për President të ri, qeveri të re”.

Filed Under: Komente Tagged With: Debati ne KUvend, presidenti

KOMUNITETI SHQIPTAR NE SHBA, HOMAZHE PRANE ARKIVOLIT TE FATBARDH KUPI

February 26, 2016 by dgreca

Gjate pasdites se djeshme, e Enjete 25 Shkurt 2016, Komuniteti shqiptar ne Nju Jork kreu per pese ore homazhe prane arkivolit te atdhetarit Fatbardh Kupi. Kishin ardhe per te ngushelluar familjen dhe miqte personalitete te diaspores, organizata dhe qytetare te shumte. Bashkatdhetaret erdhen jo vetem nga Nju Jorku, por edhe nga Ohajo, Kenektikat, Nju Xhersi, e shtete te tjere.

Arkivoli me trupin e te ndjerit ishte vendose ne nje nga sallat e Shtepise mortore Schwartz Brothers-Jeffer Memorial Chapel ne Queens, new York.

Nje grup i Vatres i perbere nga Kryetari Gjon Bucaj, zv/kreyetaret Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati, nga Lek Mirakaj, Musli Mulosmanaj, Zef Balaj, Sejdi Bitici, Zef Perndocaj,Sejdi Hysenaj,Uke Gjonbalaj dhe editori I Diellit Dalip Greca, u shprehen ngushellime familjes. Dr. Bucaj ngushelloi ne emer te Vatres, ndersa Asllan Bushati vleresoi kontributin e familjes Kupi ne sherbim te Shqiperise, ceshtjes Kombetare. Po ashtu biznesmeni dhe veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar ne SHBA, Harry Bajraktari ngushelloi familjen Kupi.

Nderkohe qe Legalistet e deges se Amerikes me kryetarin Hakik Mena, qendruan per gjate gjithe kohes me familjen Kupi.

I ndjeri Fatbardh Kupi nderroi jete te Martën me  23 Shkurt 2016, rreth orës 4 e 30, në North Shore Hospital – Long Island, NY.

Homazhet do te vazhdojne edhe sot, e premte-26 Shkurt 2016, nga ora 4 pm deri en Oren 9 pm ne Shtepine mortore Schwartz Brothers-Jeffer Memorial Chapel ne Queens, new York, qe ndodhet ne adresen;

114-03 Queens Blvd Forest Hills NY 11375

Telefoni: 718-263-7600

Varrimi I te ndjerit Fatbardh Kupi do te behet Diten e Shtune, ne oren 11.00. I ndjeri do te varroset në Maple Grove Cemetery në Kew Gardens Queens, New York, në adresën:

14 Kew Gardens Road Kew Gardens Queens, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: homazhe, komuniteti shqiptar, pranë varrit, te Ftabardh Kupit

Liria dhe Besimi Kundër Mureve

February 26, 2016 by dgreca

Nga Alfons Grishaj/

Zogjtë nuk kanë mure, nuk kanë kufi, nuk kanë dilema. Ata janë të lirë të ulen në tokë, të këndojnë në pemë, të fluturojnë, pra të gëzojnë hapësirën e pafund si asnjë qenie tjetër. Njeriu me xhelozinë që e karakterizon nuk mjaftohet me praninë dhe bukurinë e tyre, me muzikën natyrale, por ka dëshirë t’i izolojë nëpër kafaze (burgje),  t’i shfrytëzojë në mënyrë origjinale çfarë tregon traditën e sojit të tij. Ai, pra njeriu, pretendon që përveç zogjve dhe kafshëve të kufizojë lirinë e vetvetes.

Shën Françesku i Asizit, fliste me zogjtë, kafshët dhe me peshqit. Kur fliste me zogjtë, Ai u drejtohej më fjalët: “Vëllezër e motra”. Zogjtë e dëgjonin me ëndje dhe kënaqeshin me praninë e Tij, duke e rrethuar  dhe i zbritur mbi  krahë, prehër e kudo mbi trupin e Shenjtit.  Të njëjtën gjë bënte me kafshët, biles  një herë, Ai bindi ujkun që të sillej si njeri (Tranzicioni i shpirtit…). Ujku kishte sjellë shumë telashe në zonën e Gubbios. Shenjti shkoi në atë zonë dhe në prani të një mase populli i doli para kafshës së egërsuar duke bërë shenjën e kryqit! Shën Françesku do t’i drejtohej me këto fjalë: “Hajde tek unë vëlla ujk. Në emër të Zotit dhe Jezu Krishtit, të urdhëroj, mos lëndo   askënd më”!  Atë moment, ujku i egërsuar, pasi dëgjoi fjalët e Shenjtit, u zbut dhe u shtri buzë këmbëve të Tij. Shën Francesku bëri pakt me popullin e Gubbios, që ujkun ta ushqenin shtëpi për shtëpi me rrallë. Ujku u ushqye nga banorët e Gubbios deri sa vdiq…

Megjithëse kanë kaluar pothuajse 790 vjet, kur Shën Françesku i tregoi botës se frymorët kanë një krijues dhe para krijuesit çdo frymor është i barabartë. Njeriu shpesh herë i kalon kufinjtë, tregohet super frymor,  dhe pse jo,  “pretendon” për fronin e Zotit!

E kam thënë dhe më parë se  fjala e Tomas Hobs, është aktuale dhe sot, “Njeriu është ujk për njeriun”, paçka që Shën Françeskun, ukjun e bëri me arsye për të bashkëpunuar me njeriun-ujk.

Pas 790 vitesh, shfaqet një tjetër Françesk, jo shenjt, por Papë. Ai nuk e gëzon dhuntinë të flasë me zogjtë, me peshqit dhe kafshët, por flet si mos më mirë me njeriun e për njeriun… Ai është brum i përdheshëm siç ishte dhe Shën Françesku i Asizit. Papa i sotëm  shkon tek të varfërit tek të burgosurit. Predikon për një botë sa më pak të varfër, të mos ketë luftra, të mos ketë urrejtje ndërfetare dhe etnike, paqe e dashuri midis njerëzve. Papa Françesku, duke njohur historinë e emrit të tij, është i përkushtuar në ekstrem për fatet e njeriut. Ai, kur dëgjoi teorinë e Donald Trump për të ngritur mure …,  u shpreh: “Kristianët nuk ngrejnë mure”!

Reagimi i Atit të Shenjtë pati një jehonë të madhe në opionionin botëror. Por, disa media shpesh degjenerojnë për interesa që vetë ato nuk i shpjegojnë dot. Në emër të “profesionalizmit mediatik”, një pjesë e shtypit u përpoq të fuste opinionin botëror nën grackën e sofizmave. Ky kah mediatik e komentoi Papën si Socialist, dhe Donald Trump si kundërshtarin e tij, duke harruar besimi në Zotin tek Amerikanët është parësor në gjthçka, dhe reflektohet gjithandej përfshi edhe dollarin, ku shkruhet: “In God We Trust”. Donald Trump, do të shprehej se Papa Françesku është “Great Guy”. Gjithashtu Trump nuk i kurseu kritikat ndaj medias. Shqetësimi i Tramp është një hallkë e zinxhirit të kohës dhe jo Eureka! Po,  për çfarë shqetësohet Papa Françesku dhe pse ai është kundra mureve midis shteteve?! A nuk ishte një mur i tillë që ndante Gjermaninë përgjysëm? Papa Voitila dhe Presidenti Regan, punuan për ta rrënuar atë mur që populli gjerman të bashkohej dhe të gëzonte të drejtat e veta. Atëherë, përse duhen të ngrihen mure të tilla sërish, dhe sidomos kur mendohet se më tepër popull latin ndodhet brenda Amerikës se jashtë saj?

Mure! Në shekullin XXI mure?! Enver Hoxha kishte bërë një mur të madh për t’u mbrojtur nga “armiqtë” e jashtëm, por realisht, ai, ngriti një burg të madh për popullin e vet. Absurditeti, apo paradoksi  është manteli i të dobtit, kurse zgjuarsia dhe racionaliteti  është fraku i njeriut të fortë.

Tramp, mendon të ngrejë një mur që me kalimin e kohës mbase do ta quaj një mendim të shpejtuar, Po, shembulli i kombit tonë ekziston realisht. A nuk është një mur i tillë që ndan popullin shqiptar midis Tiranës dhe Prishtinës?

Budallenjtë, dhe dashakëqinjtë do të pyesi: “ku është muri që nuk e shohim?”. Po zotërinj! Është muri i njeriut, që ngre mure dhe brenda këtyre mureve, muros frymë njerëzish si inkuizitori Tomas de Torquemada …

Papa Françesku, me frymën e Zotit dhe ndihmën e Shën Françeskut të Asizit, duhet të prononcohet hapur dhe për popullin shqiptar të ndarë në dy pjesë. Liria dhe besimi duhet të jetë kundër mureve dhe “muret” duhen të jenë të barabarta për çdo vend. Raporti i lirisë në krahasim me raportet e tjera është më i larti dhe më i çmuari. Për njeriun, muri është si shall i metaltë rreth qafës dhe perde e errët …

Shpresoj se zëri i të vërtetës do ta zgjojë qenien e njeriut si mision për të rifituar qëllimin dhe jo rastësinë, për të rifituar barazinë frymore dhe jo ngurtësinë materiale. Siguria dhe paqja vjen prej frymës dhe jo prej gurit-murë.

Shpendi është sinonimi i lirisë, prandaj  Shën Françesku shkonte midis tyre dhe fliste me ta… Ndjekja e shembullit të shpendëve do ta çlironte njeriun përgjithmonë prej ngurtësisë së objektit të rrethuar…

 

Filed Under: ESSE Tagged With: alfons Grishaj, Kundër Mureve, Liria dhe Besimi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3051
  • 3052
  • 3053
  • 3054
  • 3055
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT