• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Musine Kokalari, disidentja qe nuk u dorezua kurre

February 12, 2016 by dgreca

Nga Megi Zonja/ Musine Kokalari lindi më 10 shkurt të vitit 1917, në Adale, të Turqisë ndersa në vitin 1921, familja e saj u kthye në Shqipëri dhe u vendos në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore. Nëntë vjet më vonë, familja Kokalari do te vendosej në Tiranë . Në vitin 1937, ajo mbaroi shkollën e mesme “Nëna Mbretëreshë” dhe më pas shkoi për studime në Universitetin e Romës, në Itali, të cilin e mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1941. Librin e parë “Seç më thotë nëna plakë”, Musine Kokalari e botoi në vitin 1939. Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari së bashku dhe me disa shokë të tjerë formuan Partinë Socialdemokrate. Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”. Në vitin 1944, ajo botoi librin e dytë “Rreth vatrës”, ndërsa më 12 nëntor të po këtij viti u pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Katër ditë më vonë e arrestuan dhe Musinenë, të cilën e mbajtën 17 ditë në burg. Në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”. Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit, e gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie. Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen, ku dhe doli në pension me gjysmë page. Në vitin 1981, sëmuret nga sëmundja e kancerit, që dy vjet më pas do ta largonte përgjithmonë nga jeta. Në vitin 1993, Presidenti i Republikës i asaj kohe, Sali Berisha i dha pas vdekjes medaljen “Martir i Demokracisë”.

Historia e dhimbshme e jetës së disidentes së burgosur e internuar nga diktatura

Thëniet e saj ishin akuzat e një shpirti të pamposhtur rilindës që sfidonte vdekjen. “Unë s´jam fajtore. S´jam komuniste dhe ky s’mund të quhet faj. Ju fituat në zgjedhje, por në burg nuk duhet të jem…. Unë jam nxënëse e Sami Frashërit. Me mua ju doni të dënoni Rilindjen”. Pas këtyre fjalëve, ajo nuk mund t’i shpëtonte dënimit të sistemit të Enver Hoxhës, edhe pse ky i fundit e njihte mirë familjen intelektuale dhe patriotike të Kokalarëve nga Gjirokastra. Madje, Hoxha kishte lidhje gjaku me Musinenë, por ai nuk e kurseu as atë, pasi kishte pushkatuar pa gjyq dy vëllezërit e saj, në nëntor të vitit 1944. Sistemi i kaluar kishte dhe një inat tjetër me Musinenë. Fakti që ajo kishte krijuar së bashku me Skënder Muçon, Partinë Socialdemokrate, në vitin 1943, nuk mund të anashkalohej nga sistemi një partiak i Hoxhes. Pas Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria po vihej nën diktaturë, si kundërveprim i kësaj të fundit u themelua më 6 nëntor të vitit 1946, në Tiranë, grupimi i parë opozitar antikomunist “Bashkimi Demokratik Shqiptar”, një aleancë e Partisë Socialdemokrate, kryesuar nga Musine Kokalari, me Frontin e kokalari3Rezistencës, drejtuar nga Sami Qeribashi dhe me Grupin Monarkist, të drejtuar nga Qenam Dibra.
Musineja u bashkua me disidentët e tjerë të opozitës, e cila sipas ideve të saj, do të ishte ilegale dhe do të luftonte me mjete demokratike për një Shqipëri ndryshe. Ajo nuk mund të pranonte diktaturë, ndaj dhe i shfaqi hapur bindjet politike, por në të njëjtën kohë dhe diktatura nuk mund ta pranonte Musinenë, ndaj e goditi për vdekje. Në hetuesi dhe në gjyq, Musine Kokalari do të depononte: “Mbas Mbledhjes së Mukjes, kam marrë pjesë në Ballin Kombëtar si socialdemokrate dhe kam qenë përgjegjëse e gazetës ‘Zëri i Lirisë’, ku kam botuar artikuj ku flitet për çështjen e Kosovës në bazë të Kartës së Atlantikut. Kriteri për të luftuar ishte jo për qëllimin e përfitimit të disa klikave, por për demokratizimin e vendit”.

Çastet e fundit të jetës

Në dorëshkrimin “Mbi jetën time”, Musineja shkruan: “Komunistët më varrosën për së gjalli, se nuk iu kërkova falje në gjyq për aktivitetin tim. Dhe pse do të kërkoja falje?…. Unë s´jam fajtore…”.
Në një seancë gjyqi, ndërsa dikush thirri se ajo duhet të dënohej me vdekje në litar, dhe kryetari Frederik Nosi, e pyeti se a e dëgjonte atë që kërkonte populli, Musineja me qetësi iu përgjigj: “Nesër këtë do të thonë edhe për ju”. Musineja nuk pranoi avokat. Ajo bëri një apologji të shkëlqyer që jep qartë edhe në qëndrimin e saj prej politikaneje, demokrate, konseguente dhe e papërlyer. Gjyqi komunist e dënoi me 20 vjet heqje lirie, me humbjen e të gjitha të drejtave civile dhe konfiskim të pasurisë. Pasi kreu 16 vjet nga dënimi i saj, Musinenë e internuan në Rrëshen, ku për 22 vjet punoi në bujqësi dhe ndërtim, si punëtore llaçi, e përgjuar ditë e natë nga Sigurimi i Shtetit. Pas punës, ajo shëtiste vetëm, por dhe shkonte në vendin e saj të preferuar, bibliotekën e qytetit, ku gjente miqtë e saj të vërtetë, librat. E dërmuar nga vuajtjet dhe e raskapitur nga punët e rënda, Musineja u sëmur nga kanceri.
“Ç´fat tragjik, shkruan ajo. Më doli edhe sëmundja kundër. Të paktën të kisha pak qetësi në vitet e fundit të jetës sime”.
E shtruar në spitalin onkologjik, ajo shkruan: “Këtu kuptova një gjë. Për mua jo vetëm që nuk interesohen, por kanë qejf të më zvarritin. Dhe vetë kontrollet e këtyre muajve s´kanë gjë tjetër veçse fjalë të kota. Sipas rregullave, unë duhet të isha operuar këtu e gjashtë muaj më parë. Ç´do të ngjasë?”. “ Ketu njoha kulturën demokratike, njoha tragjedinë e përmbysjeve të mëdha revolucionare. Njoha një gjyq special. Njoha 16 vjet burg dhe 22 vjet internim me përplasje andej-këndej.
Njoha punën e punëtorit me normë individe, njoha punën e krahut me normë kolektive në bujqësi e ndërtim. Njoha vetminë e vetëkërkuar, shoqërinë e rastit në burg dhe gjithë ndryshimet që pasojnë kokalari2nga ky tërmet i pandërprerë për të konsoliduar diktaturën e proletariatit. Nganjëherë them me vete se nuk fitova gjë që mbeta gjallë. Kam 38 vjet që nuk e di ç´domethënë familje.
Ndoshta do të ishte mirë të kisha mbyllur sytë njëherë e përgjithmonë. Kështu merrnin fund edhe vuajtjet, me gjithë gjendjen tragjike. Kjo do të ishte një gjë shumë e mirë. Nëse vdes, në valixhen e vogël kam disa sende me vlerë etnografike për Muzeun e Gjirokastrës. Ato pak kursime dhe gjithçka tjetër le të hyjnë në fondin e shtypit që duhet të krijohet për punëtorin e krahut, i cili është i domosdoshëm, që të demokratizohet puna e krahut dhe të kultivohet punëtori i thjeshtë”.
Falë ditëve që erdhën u mundësua të thuhet e vërteta për personalitete të tillë si Musine Kokalari. Diktatura e burgosi, e internoi, e vdiq, por nuk e varrosi dot. Ajo i mbeti gjallë popullit dhe atdheut, një dritë e pashuar e kulturës shqiptare. Nga piedestali ku e vendosi koha, ajo vazhdon të thotë : “Besa, shpresa, dashuria, ato pra na lartësojnë. Përçarja dhe marrëzia na poshtërojnë dhe na mjerojnë”.(ATSH)

Filed Under: ESSE Tagged With: disidentja qe nuk u dorezua kurre, Musine Kokalari

Kerry: Diplomats agree to ‘full cessation of hostilities’ in Syria within 1 week

February 12, 2016 by dgreca

Major world powers agreed on a deal to put a cessation of hostilities in place in Syria and expand the delivery of humanitarian aid to civilians. There was also a call for ceasefire talks to resume as soon as possible.US Secretary of State John Kerry and Russian Foreign Minister Sergei Lavrov announced the agreement in Munich early on Friday, raising hopes that a diplomatic breakthrough could provide humanitarian relief to Syrians and lead to a pause in fighting.
In an agreement that Kerry described as “ambitious,” the United States and Russia alongside more than a dozen other world powers agreed to a “cessation of hostilities” within a week and the acceleration and expansion of humanitarian aid to areas besieged by both regime and rebel forces.
The test is now to implement an agreement on paper into reality on the ground, Kerry said.Speaking with Lavrov and UN envoy Staffan de Mistura, Kerry said all countries involved in the talks had agreed political talks between the regime and opposition needed to restart as soon as possible.
Those nascent peace talks broke down nearly as soon as they started early last week over preconditions set by the opposition, including the end of Russian bombing, humanitarian access and release of prisoners.
Since the collapse of talks, regime forces, backed by Russia airstrikes, have made significant gains on the battlefield in Aleppo city and the northern countryside.
Despite an apparent agreement between Russia and the United States, questions remain over the implementation and timing of Friday’s deal.
That was made clear by Lavrov, who rather than setting a date for implementation spoke of establishing “modalities” to cease hostilities and allow humanitarian aid within a week.
Lavrov said the opposition had been unconstructive and that there should be no preconditions to revive talks with the regime.
He added that a broad spectrum of Syrian opposition should attend talks. Russia had previously criticized the exclusion of some opposition groups and the Kurds from peace talks.
Russia and Syria have also had issue with the presence of some Saudi Arabian and Turkish backed rebel groups, which they describe as terrorists. The issue of who is a terrorist in addition to “Islamic State” and the al-Qaeda affiliated al-Nusra Front remains unresolved.
Lavrov said Russia’s air campaign in support of the regime would continue against terrorist groups.
Present at the Munich talks, German Foreign Minister Frank-Walter Steinmeier said the true test of the deal to end violence in Syria would come over the next few days.
“We will only be able to see whether this was a breakthrough in a few days,” he told reporters.
(Reuters, AFP, DPA, AP)

Filed Under: Komente Tagged With: diplomats agree, Kerry, Syria

Russian Media See NATO ‘Beachhead’ Near Russia’s Borders

February 12, 2016 by dgreca

By Tom Balmforth/
Foto: NATO Secretary-General Jens Stoltenberg speaks to reporters in Brussels about the alliance’s plans to bolster its eastern flank./
MOSCOW — NATO’s insistence that it is a defensive alliance has always received short shrift in Russia. So when the alliance approved plans to deter Russian aggression by bolstering its eastern flank, the icy reaction of the Russian media came as no surprise.
The tone of the outrage varied greatly, but the opposition was largely uniform across mainstream TV, radio, and print media after NATO chief Jens Stoltenberg announced that a multinational NATO force will be rotated through the countries of Eastern Europe to deter Russian aggression.
Pro-Kremlin news and commentary website Vzglyad cast the plans as the building blocks of a NATO “beachhead” on Russia’s doorstep that would “fracture the foundations” of European security.
Vzglyad characterized NATO’s announcement of rotations and regular exercises — rather than a permanent base — as a “sneaky” way to get around a promise, in the 1997 NATO-Russia Founding Act, to defend itself without “additional permanent stationing of substantial combat forces” near Russia “in the current and foreseeable security environment.” 
“The tactic of ‘getting around’ rather than once and for all tearing up [the Founding Act] is most likely being conducted because of pressure from a range of Western European countries, primarily Germany, which are not interested in unnecessarily provoking a Russian response,” Vzglyad wrote.
The tone on TV, radio, and social media was more vitriolic.
And state TV tried to turn NATO’s assurances that it poses no threat to Russia on their head, calling any notion of Russian aggression a “myth.”
 
“The NATO secretary-general is in no hurry to ease relations,” watchers of the Vesti evening news program were told on February 10, not long after Stoltenberg spoke. “On the contrary, while frightening the world about the myth of Russian aggression, he intends to increase the military presence in Eastern Europe.”
The number of troops to be involved in the NATO exercises will be decided at an alliance summit in Warsaw in June. The plans may help allay fears, particularly among NATO’s easternmost member states, sparked by Russia’s 2014 takeover of Crimea and its backing for separatists in a conflict that has killed more than 9,000 people in eastern Ukraine. Russia denies it has sent regular troops into eastern Ukraine, despite mounting evidence.
Aleksei Pushkov, head of the Foreign Affairs Committee in the State Duma, the lower house of the Russian parliament, took the idea of NATO promulgating the “myth” of a Russian threat to social media.
“The NATO secretary-general says that the alliance is not going to fight [Islamic State]. Understood. That’s not NATO’s role. Its main task is confrontation with Russia amid commotion over the Russian threat.”
Russian Foreign Ministry spokeswoman Maria Zakharova opined that Brussels had dreamed up the Russian threat to make itself feel better after proving unable to resist Islamist militants on the continent.
“Take a look at the terrorist attacks in Paris, for instance. Did NATO fall on the grenade to protect everyone from the terrorists? No, of course not, because it is not capable of this,” Zakharova said in comments carried by the Moskovsky Komsomolets newspaper on February 10.
Newspapers including the popular tabloid Komsomolskaya Pravda latched onto a comment from Ruslan Balbek, a member of the Russian-imposed government of Crimea, who said NATO’s deployment plans were a blatant psychological test of Russia’s resilience.
“NATO has dropped its sheep’s clothing and intends to rattle the saber. But nobody has ever succeeded in scaring Russia, and nobody will ever succeed,” he said.
Igor Korotchenko, the pro-Kremlin editor in chief of National Defense magazine, hit the airwaves to accuse NATO of gearing up for war on Russia.
He told Vesti FM listeners that NATO is “working on real plans to conduct military action against Russia in the European theater of military activity.”
“This would seem completely unthinkable in the context of the 21st century, in the context of a global world. But unfortunately this is the reality. And we need to take these realities into account,” Korotchenko said.
He was clear on how the Kremlin should respond.
“We must understand that the only guarantee that the U.S. and NATO plans do not become reality is an increase in the readiness of the armed forces, the work of the military industrial complex, and of course the development of our strategic nuclear forces that are the guarantee against large-scale aggression against our country.”

Filed Under: Analiza Tagged With: Borders, Near Russia’s, Russian Media See NATO 'Beachhead'

Të akuzuarit në rastin e Kumanovës deklarohen të pafajshëm

February 12, 2016 by dgreca

Ne Foto:Shkup – Seanca gjyqësore për rastin Kumanova, 11 shkurt 2016/
Nga Zërijeta Hajro Jajaga/
Në Gjykatën Themelore të Shkupit, të enjten ka vazhduar procesi gjyqësor kundër 29 personave, të dyshuar si pjesëmarrës të një grupi të armatosur, të cilët, sipas Kodit Penal të Maqedonisë ngarkohen me veprat penale “organizim terrorist”.
Veprat penale për të cilat akuzohen, ata dyshohet se i kanë kryer gjatë përleshjeve të armatosura që ndodhën në Kumanovë, më 9 dhe 10 maj, të vitit të kaluar.
Përderisa në seancën e së martës, prokurori i rastit Kumanova e kishte lexuar aktakuzën, të enjten, të akuzuarit janë deklaruarnë lidhje me pretendimin e prokurorisë, dhe kanë treguar versionin e tyre të ngjarjes në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
Të gjithë të akuzuarit në rastin e Kumanovës janë shprehur të pafajshëm, përballë akuzave me të cilat ngarkohen.
I pari nga të akuzuarit, që është deklaruar para trupit gjykues, është shtetasi i Kosovës, Rufki Dogani.
Ai, mes tjerash, para trupit gjykues është shprehur se Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj janë vrarë nga policia maqedonase, pasi që janë dorëzuar. Kjo, sipas tij, ka ndodhur për qëllime politike dhe me qëllim që të fshihet e vërteta që qëndron pas ngjarjeve në Kumanovë. Ai ka theksuar se edhe tre shokë të tjerë të tij: Valin Kabashi, Sami Kastrioti dhe një i tretë, të cilit nuk ia ka përmendur emrin, janë ekzekutuar, pasi i janë dorëzuar policisë maqedonase.
Ndërsa Nasuf Beqiri, nga fshati Haraçinë i Shkupit, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të kyçen në zbardhjen e rastit, sepse, sipas tij, ai dhe shokët e tij nuk janë terroristë dhe aspak nuk kanë të bëjnë me terrorizmin.
“Edhe një fëmijë 2 vjeçar e di se ne kemi qenë të shfrytëzuar për qëllime politike, prandaj nuk e pranojmë fajin dhe kërkojmë drejtësi”, është shprehur para trupit gjykues, Nasuf Beqiri .
Edhe Valdet Zekaj ka kërkuar që “t`i hapet rrugë së vërtetës”.
Ndërkaq Fadil Zejnullahu, i cili vjen nga Lagja e Trimave në Kumanovë, edhe para trupit gjykues është shprehur me ironi se kërkon që t’i bëhet një kontroll mjekësore, se mos është vallë i çmendur, sepse siç ka theksuar ai, asnjë njeri normal nuk planifikon akte terroriste aty ku e ka tërë familjen.
“Si mendoni ju, unë afër familjes time do të kryeja akt terrorizmi?! Cili njeri normal do të bënte një akt të tillë?”, është shprehur i akuzuari, Fadil Zejnullahu.
Avokatët mbrojtës edhe të enjten kanë hedhur poshtë veprën për të cilën ngarkohen të akuzuarit, duke theksuar se ky rast më së paku ka të bëjë me veprën terrorizëm, për të cilën ngarkohen 29 të akuzuarit.
“Në fjalën hyrëse shprehëm qëndrimin dhe argumentet tona kundër akuzës të cilën e ka ngritur prokuroria, për krim të organizuar, e cila me çdo kusht tenton në termin terrorizëm, për të cilin [term] ne nuk shohim elemente që të akuzohen këta djem”, ka theksuar, pas përfundimit të seancës gjyqësore të së enjtes, Mefail Asllani, avokati i disa prej të akuzuarve.
Seanca është mbajtur nën masa të shtuara të forcave policore, të cilët kanë qëndruar para objektit të gjykatës, por edhe në pikat kryesore të qytetit të Shkupit.
Në ditën e parë të seancës gjyqësore, të mbajtur të martën, organi i akuzës ka thënë se në bazë të dëshmive që i posedojnë, gjatë procesit gjyqësor do të dëshmohet se të akuzuarit për rastin e Kumanovës, me paramendim kanë kryer veprën për të cilën ngarkohen.
Ndërkaq familjarët e të akuzuarve, të cilët edhe të enjten prisnin para gjykatës së Shkupit, kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen e shëndetësore tëtë afërmeve të tyre.
Besnik Kabashi, babai i Betim Kabashit, ka theksuar se djali i tij vuan nga një sëmundje kronike, por gjerë më tani ai nuk ka mundur që të marrë një pasqyrë mjekësore për gjendjen e tij.
“Me anë të avokatit, dy herë kemi kërkuar që të bëhen analizat e gjakut, që të shohim si e ka gjendjen shëndetësore djali ynë, por kurrfarë përgjigje nuk kemi marrë. Unë jam edhe në OSBE në Prishtinë për t`i njoftuar me rastin në fjalë dhe apeloj dhe kërkoj nga të gjitha ambasadat e vendeve të BE-së dhe SHBA-së, të cilat kanë ndikim në Qeverinë e Maqedonisë, që të shkojnë t’i vizitojnë të burgosurit tonë, për t’u njohur me gjendjen e tyre fizike dhe psikike”, apelon Besnik Kabashi, babai i Betim Kabashit.
Familjarët e të burgosurve për rastin e Kumanovës të enjten gjithashtu kanë kërkuar ndihmë financiare për mbrojtjen juridike të të afërmve të tyre. Ata madje kanë hapur një fond për mbrojtjen juridike të të akuzuarve, për ngjarjen e 9 dhe 10 majit, në Lagjen e Trimave në Kumanovë, por, siç thonë, gjërë më tani nuk kanë marrë asnjë ndihmë.
Lidhur me këtë rast, deri në fund të muajit mars janë caktuar të mbahen edhe tetë seanca të tjera gjyqësore.

Filed Under: Kronike Tagged With: Gjyqi i te akuzuareve, Kumanove, Zërijeta Hajro Jajaga

PJESMARRJA NE FESTIMIN E PAVARESISE SE KOSOVES ESHTE OBLIGIM PER CDO VATRAN

February 11, 2016 by dgreca

VATRA DHE BASHKËSIA SHQIPTARE KREMTOJNË PAVARËSINË E KOSOVËS/
Njoftohet Komuniteti Shqiptar në Nju Jork dhe rrethina se me 14 Shkurt 2016, Ditën e Dielë,duke filluar
nga mesdita, ora 12-5. pm, VATRA dhe BASHKËSIA SHQIPTARE organizojnë Festimin tradicional të Pavarësisë së Kosovës. Të pranishëm, mes komunitetit shqiptar, në këtë festim do të jenë Komunitetet
Fetare dhe Diplomatët Shqiptarë.
Festa organizohet në MAESTRO’S RESTORANT.
1703 Bronxdale Ave, Bronx, NY 10462
– Konsulli i Republikës së Kosovës z. Ylber KRYEZIU do të mbajë fjalën përshëndetse me rastin e 8 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
– Moderatore: Aida GASHI
Krahas argëtimit muzikor, kwngwve dhe valleve nwn drejtimin e DJ Bendis MANI, do të ketë ushqime dhe pije pa kufizim.
Të rriturit: $ 60.00
Fëmijët deri në 12 Vjeç- $20.00
Mund të rezervoni biletat në nurmat e telefonave të anëtarëve të Komisionit të festës.
KOMISIONI ORGANIZATOR
1- Kryetar:   Pashko Camaj-516- 902-0588
2-Zv/kryetar: Saimir Dashi,  cel :347-401-8519.
3-Anëtar: Marjan Cubi,  cel:914-316-0045.
4-Anëtar:         Hakik Mena,   cel:201-993-0833
5-Anëtar:         Isuf Rexhaj,     cel:917-626-5782
6-Anëtar:         Fuat Mamo,    cel:201-893-6776
7-Anëtare:       Arjana Elezi     cel:917-445-4126
8-Anëtar:         Fitim Krasniqi,  cel:347-755-1486.

SHENIM: Ju mund te njoftoni edhe ne zyren e Vatres: 718- 365-6852 ose I telefononi editori ne tel 917-254-6103 ose porositni ne Email: gazetadielli@gmail.com

Filed Under: Vatra Tagged With: Festa e Pavaresise se Kosoves, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3098
  • 3099
  • 3100
  • 3101
  • 3102
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT