• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Regjistrimi i emigranteve, Opozita: Ligji cënon të drejtat e njeriut

February 8, 2016 by dgreca

Nga Arbi Fortuzi/. Pr/ligji për regjistrimin e adresave të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit është një detyrë patriotike, tha Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, teksa për opozitën është një tentativë manipulimi për zgjedhjet.
Por çështja e votimit të emigrantëve kryefjalë e debateve në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut, ku Ministri i Punëve të Brendshme prezantoi pr/ligjin për t’i ardhur në ndihmë emigrantëve.
Në nisje të punës së komisionit, deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi tha se drafti i paraqitur nga Ministria e Brendshme nuk duhet të shqyrtohet nga Komisioni në fjalë, por nga Komisioni posaçëm për reformën Zgjedhore.
Kjo, sipas Bylykbashit, pasi për ligji në mënyrë direkt ndikon në votimin e emigrantëve dhe i cënon të drejtën e votës atyre, ç’ka është dhe shkelje të drejtave të njeriut. “Ne nuk jemi që ky ligj mos të kalojë, por jo në këtë komision, pasi ligji cënon të drejtat e njeriut që lidhen me votën dhe ne kemi rënë dakord të reformojmë kodin zgjedhor dhe për këta arsye ky draft duhet të diskutohet në atë komision”, tha Bylykbashi.
Kërkesa u hodh poshtë nga deputetët e mazhorancës dhe Ministri Tahiri i cili mori fjalën për të prezantuar draftin në fjalë.
Në krye të fjalë së tij, Ministri i Punëve të Brendshme tha se ligji nuk ka lidhje me proçesin zgjedhor, por është një gur themeli, që në një të ardhme të votojnë edhe emigrantët. “Kjo është më pakta që mund të bëjmë. Ne sot nuk kemi asnjë informacion mbi numrin e tyre. Ne sot dimë që në Shqipëri janë regjistruar 4.2 milion banorë, një pjesë e mirë e të cilëve nuk e dimë nëse janë apo jo në Shqipëri. Ne dimë që nga viti 1990 deri më sot kanë lindur 250 mijë fëmijë shqiptarë jashtë vendit dhe vetëm kaq”, tha Tahiri, teksa shtoi se për këto shqiptarë nuk garantohet asnjë e drejtë, ç’ka tashmë me ligj do ti garantohet.
“Pra, në qoftë se deri më sot për votën e emigrantëve janë bërë fushata, deklarata politike konstante, janë angazhuar energji pafund nga shoqëria civile, partitë politike, e thuajse çdo mazhorancë, ky është projektligji i parë që shtron gurin e themelit për të shkuar deri atje. Që do të thotë: për të shkuar tek vota e emigrantëve, fillimisht duhet të dimë kush, sa dhe ku banojnë emigrantët tanë. Kështu e ka bërë gjithë bota, nuk është se po shpikim ne. Por nëse kjo ndodh apo jo, varet nga sistemi i reformës në sistemin zgjedhor”, tha Tahiri.
Ai gjithashtu tha se qëllimi ligjit është të hapi diapazonin e shërbimeve për emigrantët. “Ne duam të kthejmë mbrapsht borxhin historik që i kemi emigrantëve. Janë kontributorë të rëndësishëm në buxhetin e shtetit. Por, kur vjen puna tek të drejtat që iu kthejmë mbrapsht është shumë e rëndësishme që ne të bëjmë ç’është e mundur. Dhe kjo është barra e shtetit shqiptar: të bëjmë ç’është e mundur që emigrantët të mos vuajnë për shërbime. Rropaten dyerve të ambasadave, mbajnë radhë me turne, me orë të tëra, e fillojnë radhën në fundjavë për të kapur të hënën. Kjo e gjitha ndodh sepse ne nuk kemi zhvilluar asnjë mundësi për t’u shërbyer emigrantëve siç duhet, me dinjitet. Emigrantët meritojnë dinjitet! Dhe në qoftë se këtë dinjitet nuk ua garanton më së pari shteti shqiptar, është e kotë që ne të bëjmë nacionalistin kur shtete të tjera ua cenojnë dinjitetin shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë”, tha Tahiri, duke i hapur rrugën pyetjeve dhe debateve, të cilat zgjatën për më shumë se dy orë.
Partia Demokratike përmes deputetëve të saj, Oerd Bylykbashki, Eduard Halimi dhe Arben Ristani shprehën shqetësimin e tyre se ligji cënon të drejtën themelore të njeriut votën. Në argumentat e sjella nga të djathtët mbizotëronin dy element bazik se përse ky pr/ligj nuk mund të votohej. Sipas Bylykbashi, pr/ligji është në kundërshtim me kodin zgjedhor. “Nuk mund të votojmë një ligj, që i përjashton emigrantët nga vota. Këtë e them se, në kodin zgjedhor thuhet, që lista e zgjedhësve përcaktohet në bazë të vendbanimit brenda territorit Shqiptarë dhe në përkatësi me zonën zgjedhore. Pra, në rast se ky shqiptarë jeton jashtë vendit, automatikisht nuk ka zonë zgjedhore dhe për deduksion ky person eliminohet nga votimi dhe i shkelet e drejta”, tha Bylykbashi.Nga krahu tjetër, Deputeti i P_MG_1505D-së, Arben Ristani tha se vendosja e afateve, 3-6 muaj për regjistrim është një shkelje tjetër e të drejtave të njeriut. “Nuk ka qeveri në botë që kërcënon qytetarët e saj se po nuk u regjistrove nuk merr shërbimet dhe nuk ka kryeministër që ta pretendoj këtë, pasi nuk mund ti thuash asnëriu që ti je shqiptarë, por smund të marrësh shërbime nga vendi yt”, tha Ristani.

Ndërkohë, ish-Ministri Drejtësisë, Eduard Halimi shtoi se problem i qenësishëm i këtij i drafti është fakti se vetë Ministri nuk e ka të qartë se çfarë po bënë, pasi në letër shkruan diçka tjetër dhe në artikulim thotë diçka tjetër. “Në relacionin e bashkangjitur këtij drafti lexohet dhe është firmosur nga vetëm Ministri Tahiri se, ky pr/ligj ndihmon edhe në futjen e emigrantëve në procesin e votimit, ndërsa këtu ai tha se nuk lidhet me çështjen e votimit, por është një gur themeli, pra është kontradiktor dhe është e qartë, që gjithë ky draft, që futet me nxitim në rend të ditës, që sillet me nxitim për tu shqyrtuar dhe për të kaluar në senacën plenare fsheh pas dëshirën për të manipuluar listat zgjedhore dhe për këtë faktet janë të shumta”, tha Halimi, duke kujtuar listat zgjedhore në Durrës, Kavajë..etj.
“Ju dini fare mirë si u shtuan 2000 qytetarë në Durrës në kohën zgjedhjeve, disa jetonin në kontinenti e portit, disa në pallate të pabanueshme. E njëjta gjë ndodhi edhe në Kavajë. Ju e dini fare mirë se si shumë emigrantë edhe pse nuk ishin në vendin tonë votuan dhe kështu me radhë, pra ju këtë kërkoni. Dhe ju prap e dini se si prokuroria pasi i dërgova unë dokumentat që faktonin manipulimin fjeti mbi dosjet”, tha Halimi.
Në përgjigje të pretendimeve të deputetëve të opozitës, Ministri i Punëve të Brendshme tha se, lidhur me afatin (3 – 6 muaj), ai ka absolutisht lidhje me kohëzgjatjen minimale të deklarimit të banimit të përhershëm (rezidencës), për të shmangur eventualitetin kur qytetarë shqiptarë shkojnë jashtë Shqipërisë dhe detyrimin që kanë për t’u regjistruar.
“Ne themi se duhet të regjistrohen ata qytetarë shqiptarë që shkojnë më shumë jashtë Shqipërisë për kaq kohë që është minimumi. Kjo ndodh në të gjithë botën, është e detyrueshme, përndryshe do të hynim në një rreth vicioz të vetë deklarimit të qytetarëve sa herë dalin jashtë. Gjë që vende shumë të zhvilluara ne Europë e kanë: në qoftë se largohesh për një kohë minimum (që disa vende e kanë 1 muaj disa e kanë pak më shumë), ke detyrimin të shkosh në konsullatë dhe të deklarosh “Unë jam shtetas gjerman, kam ardhur në Shqipëri, do të jetoj këtu një muaj, dhe kjo është adresa ime”. E kanë me detyrim. Ne nuk po shkojmë deri këtu, pasi ky shtet nuk ka këllqe_MG_1494 ta bëjë ende. Nëse kjo punë do të kishte nisur 25, 20, 15 apo 10 vite me parë, do të vija me një ndryshim në ligj ku do të thoja: “Cilido shtetas shqiptar që del jashtë Shqipëri për më shumë se sa një muaj duhet të shkojë në ambasadë në shtetin ku do jetojë një muaj, dhe të thotë: “Unë jam Saimir Tahiri, do vij të jetojë këtu për një muaj, dhe kjo është adresa ime për shtetin tim në rast se duhet të më gjejë”. Ju e dini: kjo ka efekte në procesin gjyqësor, në sistemin fiskal, në sistemin e pasurisë së paluajtshme, dhe në tërësi në tregun e pasurisë. Kjo ka efekte të shumëfishta në marrëdhënien mes shtetit dhe qytetarit kudo ku është (rezident jashtë apo në vend)”, tha Tahiri.
Depuetetët e Partisë Socialiste, Ulsi Manja, Dashamir Peza, Pandeli Majko dhe relatori i çështjes, Bashkim Fino u shprehën se qeveria nuk mund të mos votoj një ligj, pasi opozita është e pasigurisë se çdo ndodhi. “Unë mund të bashkohem me opozitën dhe frikën e saj, por sndjehem aq i fortë sa ti them shqiptarëve që jetojnë jashtë, vazhdoni ju s’po ju regjistrojë, vijoni në të errësirë, jepni lekë, por skeni shërbime sepse opozita ka frikë se nuk e votoni atë. Jo, unë them ti regjistrojmë dhe këto ankesa shprehini në komisionin e reformës zgjedhore”, tha Peza. Në të njëjën linjë u shprehën dhe deputetët e tjerë të krahut të majtë.
Në fund, deputetët e mazhorancës votuan pr/ligjin dhe i hapin rrugë kalimit të tij në seancë plenare të enjten.

Filed Under: Emigracion Tagged With: e emigranteve, Opoziat kunder, Projektligji per regjistrimin

Reforma në drejtësi, Kukan dhe Fleckenstein nisin takimet në Tiranë

February 8, 2016 by dgreca

Tirane, 8 Shkurt 2016-Dy eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan kanë mbërritur sot në Tiranë ku kanë një agjendë të ngjeshur takimesh me krerët më të lartë të politikës shqiptare.
Flcekenstein dhe Kukan do të kenë në fokus të takimeve të tyre disa çështje të rëndësishme, para së gjithash implementimin e reformës në drejtësi. Pak para se të takohen me kryeministrin Edi Rama, eurodeputetët janë takuar me ambasadoren e BE-së në vendin tonë, Romana Vlahutin.
Ata kanë pranuar se takimet e tyre do të orientohen te reforma në drejtësi. “Është shënuar progres për reformën në drejtësi, por duhet të presim Komisionin e Venecias. Reforma në drejtësi do të jetë në fokus të takimeve tona. Vlerësojmë çfarë është bërë deri më sot”, ka deklaruar Fleckenstein.
Po ashtu eurodeputeti gjerman ka folur edhe për Byronë Kombëtare të Hetimit, duke theksuar se ajo “duhet të jetë e pavarur”.
Në orën 12: 00 dy eurodeputetët kanë takuar ambasadoren e BE, Romana Vlahutin, më pas do të takojnë në orën 14: 45 kryeministrin Edi Rama, në 15: 30 takimi me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta e më pas me liderin e opozitës Lulzim Basha.
Rreth orës 16 15 minuta doi të mbahet konferenca e përbashkët për shtyp mes rapotuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein me kreun e Kuvendit Ilir Meta.

Filed Under: Kronike Tagged With: Kukan dhe Fleckenstein, ne Tirane, nisin takimet

Mitrovica – komuna më e varfër në Kosovë

February 8, 2016 by dgreca

Mitrovica, dikur komuna më e zhvilluar industriale në Kosovë dhe me numrin më të madh të të punësuarve, sot është qyteti pothuajse më i goditur nga papunësia dhe varfëria.
Bazuar në marrëveshjet politike dhe procesin e decentralizimit, Mitrovica është ndarë në dy komuna – atë veriore, të banuar nga shumica serbe dhe Mitrovica jugore, e populluar nga shumica shqiptare.
Përderisa për pjesën veriore, nuk janë ofruar shënime nga autoritetet lokale, sipas të dhënave zyrtare të muajit dhjetor të vitit 2015, në pjesën jugore të komunës së Mitrovicës, afër 2000 familje me rreth 10 mijë anëtarë janë të përfshirë në skemat sociale, shifër kjo që e radhit në vendin e parë krahasuar me komunat tjera.
Kurse, punëkërkues të regjistruar llogariten të jenë mbi 6700 sosh.
Ndryshe, komuna e Mitrovicës (jugu) numëron mbi 72 mijë banorë me 46 vendbanime.
Se Mitrovica është me shkallën më të lartë të varfërisë, pajtohet edhe drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Mitrovicës, Miran Salihu.
“Shkalla e varfërisë ekstreme në Mitrovicë dallon nga qytetet tjera. Vetëm varfëria ekstreme mund të sillet deri në 18 për qind”, deklaron Salihu për Radion Evropa e Lirë.
Që nga vendosja e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, në qershor të vitit 1999, Mitrovica mbeti një prej komunave më të tensionuara duke u ndarë dy pjesë, atë jugore dhe veriore.
Problemet e vazhdueshme politike në këtë komunë, vlerësohen të jenë një prej arsyeve që kanë çuar edhe në ngecjen e zhvillimit ekonomik.
Por, ekspertët e ekonomisë fokusohen sidomos te shkalla e zhvillimit ekonomik si problemi kryesor pse mitrovicasit ballafaqohen më së shumti me probleme sociale.
Safet Gërxhaliu, kryetar në Odën Ekonomike të Kosovës, për Radion Evropa e Lirë, thotë se problem kryesor në këtë qytet mbetet politizimi.
Në këtë qytet, më shumë zhvillohet politikë se sa ekonomi, thotë Gërxhaliu, duke shtuar se në këtë kuadër mungon edhe një dialog i mirëfilltë ndërmjet komuniteteve.
Ai, madje, thekson se Oda Ekonomike ka rekomanduar që në qytetin e Mitrovicës, në lumin Ibër të krijohet një zonë ekonomike.
“Vetëm ekonomia dhe zhvillimi ekonomik mund të jetë mekanizimi kyç i përafrimit të interesave të të gjithëve që jetojnë në Mitrovicë dhe më gjerë. Ne, si Odë Ekonomike, kemi kërkuar që në Mitrovicë të zbatohet modeli i Traktatit të Romës, ku ekonomia dhe zhvillimi ekonomik i përafron kombet, i përafron interesat dhe të gjithë të mendojnë për ardhmërinë dhe jo për të kaluarën”, thekson Gërxhaliu.
Niveli i lartë i papunësisë dhe varfërisë, sipas Gërxhaliut, burimin e vet e ka te jofunksionaliteti dhe jofunksionimi me kapacitete të plota i kombinatit “Trepça”.
Kombinati metalurgjik “Trepça”, ishte i njohur në Kosovë në vazhdimësi si gjigant i zhvillimit ekonomik-industrial. Sektorët e këtij kombinati gjenden në pjesën veriore dhe atë jugore të qytetit të Mitrovicës.
Aty, para viteve ’90, kanë punuar 25 mijë veta, ndërkaq aktualisht, sipas shifrave zyrtare, ka rreth 1,435 punëtorë. Përderisa rreth 1200 veta, marrin pensione qoftë edhe të parakohshme.
“Ne jemi duke pasur kontakte të shumta me komunat dhe vërtet një ndër shkaktarët kyç pse jemi në këtë situatë, është procesi i privatizimit. Në këtë drejtim, nëse analizohet viti 1990 kur në Trepçë kanë qenë më tepër se 20 mijë të punësuar dhe sot kur në Trepçë nuk janë të punësuar as 1500 persona, është përgjigjja më e mirë se çka ka ndikuar në këtë varfëri apo gjendje të rëndë sociale dhe ekonomike në Mitrovicë”, potencon Gërxhaliu.
Komuna e Mitrovicës, përveçse është e pasur me minerale dhe xehe, është vend i pasur edhe me argjend dhe plumb.
Duke u bazuar në pasuritë e Kombinatit “Trepça”, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, gjatë fushatës parazgjedhore, kishte premtuar se do të gjeneronte mijëra vende pune duke ulur kështu papunësinë dhe varfërinë.(Nadie Ahmeti)

Filed Under: Analiza Tagged With: komuna me e varfer, Mitrovica, Nadie Ahmeti

KOSOVE-Takimi i liderëve te presidentja, përfundon pa marrëveshje

February 8, 2016 by dgreca

Takimi i liderëve të partive politike në pushtet dhe në opozitë në Kosovë, i cili është organizuar me ftesën e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka përfunduar pa ndonjë rezultat që do të shënonte përparim në drejtim të daljes nga kriza politike në vend.
Në takim me presidenten Jahjaga kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hashim Thaçi, zëvendëskryeministër dhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, si dhe lideri i partisë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ftesës së presidentes Jahjaga nuk i janë përgjigjur kryetarët e dy partive tjera opozitare, Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Fatmir Limaj nga partia Nisma.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është përqendruar më shumë në çështjet e tjera, sesa ato që kanë të bëjnë me gjetjen e ndonjë zgjidhje politike.
Ai ka ftuar opozitën që ta ndalë dhunën, në mënyrë që vendi të mund të ecë përpara me zbatimin e rekomandimeve evropiane, në lidhje me liberalizimin e vizave dhe implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.
Në asnjë rast, Mustafa nuk ka folur për ndonjë ofertë që mund t’i bëhet opozitës në lidhje me tejkalimin e gjendjes së krijuar.
“Kërkuam që të hiqet dorë nga dhuna, sepse me dhunë nuk mund të zgjidhen problemet në Republikën e Kosovës, as me gaz lotsjellës në Kuvend dhe as me shishe të molotovit dhe me përdorim të mjeteve të tjera të dhunshme ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Kemi nevojë të punojmë bashkërisht për zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asoocim”, ka thënë Mustafa.
Ndërkaq, kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, ka thënë pas takimit që forcat politike në pushtet dhe opozitë duhet t’i tejkalojnë dallimet që i kanë, për hir të interesit shtetëror të Kosovës.
Sipas Thaçit, përfaqësuesi i opozitës në këtë takim, Ramush Haradinaj, nuk i ka ngritur fare si shqetësim temat që më së shumti përplasën skenën politike muajt e fundit, siç është çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe ajo e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Thaçi ka thënë se Haradinaj më shumë ishte i përqendruar në çështjen e marrjes së pushtetit.
“Ne kemi propozuar që, së paku, Aleanca (për Ardhmërinë e Kosovës) të marrë pjesë në komisionet e përbashkëta për shkruarjen e statutit të këtij Asociacioni, bashkërisht, që do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.”
“Në të njëjtën kohë, të marrë pjesë edhe në një komision kombëtardhe ndërkombëtar, që do të formohet nga presidentja e vendit, për demarkacionin, në mënyrë që ta japë kontributin e vet. Ndërsa, çështjet tjera le të diskutohen në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Sa i përket zgjedhjes së presidentit,Thaçi ka ripërsëritur se do të respektohet afati ligjor dhe procedurat kushtetuese. Kjo ka lënë të nënkuptohet që koalicioni qeverisës ka mbetur tek qëndrimi i mëhershëm që për këtë post, kandidat i vetëm të mbetet vet Hashim Thaçi, përkundër kundërshtimeve nga opozita.
Ndërkohë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili doli i pari nga takimi, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të shpërndahet, dhe rrjedhimisht të shpallet edhe data e zgjedhjeve.
Gjithashtu, ai është zotuar se opozita do të mbetet e bashkuar, duke thënë se nuk ka ndryshime, si dhe duke nënvizuar se me 17 shkurt do të protestohet nga opozita, me kërkesën që qeveria aktuale të japë dorëheqje.
“Kam kërkuar që menjëherë të shpërndahet parlamenti dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, si e vetmja mundësi për të dalë nga kriza. Po ashtu, kam kërkuar që presidenti të zgjidhet me votë të drejtpërdrejtë.
“Me këtë ardhje në takim, unë e kam shprehur vullnetin tonë të mirë, për të ndihmuar për të dalë nga kriza aktuale. U kam dhënë edhe propozimin. Shpresoj që këta që ishin vendim marrës ose që ishin prezent, do të reflektojnë. Opozita mbetet e bashkuar. Shihemi me 17 shkurt. Aleanca është e vendosur që ta ndihmojë kundërshtimin e mëtejmë të degradimit të shtetit”, ka thënë Haradinaj.
Takimi i thirrur nga presidentja Jahjagaështë thëne se ka si qëllim gjetjen e një zgjidhjeje politike, në mënyrë që Kuvendi t’i kthehet normalitetit, pas bllokimit të punës nga ana e opozitës.
Po ashtu, funksionalizimi i plotë i Kuvendit në këtë fazë, shihet si jetik për Kosovën, ngaqë brenda një muaji, ky institucion duhet të zgjedh presidentin e ri të Kosovës. Në të kundërtën, vendi do të zhytej në një krizë të thellë institucionale e politike.
Në takimin e së hënës, në Zyrën e Presidentes, ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie.
Roli i faktorit ndërkombëtar, sidomos atij amerikan, ishte përcaktues edhe në momentin e lidhjes së koalicionit aktual qeverisës ndërmjet PDK-së dhe LDK-së.(Kortezi:Bekim Bislimi- Europa e Lire)

Filed Under: Politike Tagged With: Jahjaga, KOSOVE-Takimi i liderëve, Pa marrëveshje, perfundon, te presidentja

MËRGATA-NJË ZË I ËMBËL MBI QIELLIN SKANDINAV

February 8, 2016 by dgreca

Nga Sokol Demaku/
Foto:Nga studio e Radio Diturisë, radios shqipe në mërgatën shqiptare në Suedi/
Historiku i Radio-Diturisë fillon, së pari, me shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës në 17 shkiurt 2008. Pikërisht kjo datë shënon dhe përurimin dhe emisionin e parë të Radio Diturisë, nga studio në qytetin Borås të suedisë së largët në veriun e Europës.. Radio- Dituria është dëshmitare, por edhe protagoniste e shumë manifestimeve, ngjarjeve kulturore, të mërgatës shqiptare në Skandinavi por edhe më gjerë. Është redaksia e saj, e gjitha e pasionuar, ata njerëz guximtarë e profesionistë, të dashuruar pas radios dhe magjepsjes së saj. Ata sot bëjnë Radio Diturinë, tempullin e kulturës, gjuhës dhe traditës shqiptare në mërgatë.
Është kënaqësi të jesh në mesin e këtyre mërgimtarëve të Radio Diturisë, mërgimatrë të cilët adhurojnë dhe kultivojnë gjuhën shqipe, traditën edhe kulturën shqiptare. Ata thonë se janë kudo, ku flitet shqip; zëri i tyre është në çdo vatër shqiptare në Skanidnavi por edhe në vendlindje në Kosovë e shqipëri, në çdo pjesë të rruzllit ku flitet dhe shkruhet shqip, pa marrë parasysh kohën as vendin, se ku jetojnë shqiptarët. Pra, edhe ne jemi aty me zërin dhe informacionet tona për shqipëtarët e për gjuhën dhe kulturën shqiptaret, në përgjithësi, thonë me entuziazëm sajusit e programeve të kësaj radioje në mërgatë e cila k¨åetu e tetë vite informon me mjaft sukses opinionin shqiptarë për të arriturat e mërgatës shqiptare në botë. Zëri ynë është në qiellin skandinavian, në ballkan, në përendim, në Amerikën e largët, në australi, është aty ku duhet të jetë me informacione për shqiptarët: Shqipërinë, Kosovën dhe kosovarët, por edhe për trojet tjera shqiptare, si dhe emigrantët tanë nëpër botë.
Gazetari Bahtir Latifi, me zërin e tij radiofonik dhe të ëmbël, i jep ngjyrën dhe tonin e duhur emisionit të saj, ”Në valët e Radio Diturisë nga studio në Borås”. Përmes këtij programi, dëgjuesit marrin informata të hollësishme për punën dhe veprimtarinë e bashkëkombësve, në shtetin suedez, shoqatave kulturore e sportive. Ështe kjo një kënaqësi për ne, që të jemi këtu dhe të paraqesim të arriturat e shqiptar\ëve në Suedinë e largët thonë anëtarët e redaksisë së kësaj radio këtu në qyutetin Borås të Suedisë, në qytetine textilit, në quytetine kulturës dhe tradiutës suedeze. Pastaj Bahtir Latifi, thotë se një program i tillë ka vlertë, ka përspektin edhe në të ardhmen me punën e palodhshme të anëtareve të redaksisë të cilët çdo ditë sjellin risi dhe të reja nga jeta e mërgatës shqiptare për tyë informuar dëgjuesin anë e kand botës më të arriturat tona.

Është kënaqësi të jesh në mesin e miqëve, të cilët adhurojnë dhe kultivojnë gjuhën shqipe, traditën edhe kulturën shqiptare, ashtu sikur edhe ata të jenë shqiptar. E ndiejmë edhe ne, thonë anëtarët e redaksisë shqipe të Radio Diturisë, se dhe ne duhet të punojmë në pasurimin dhe kultivimin e gjuhës shqipe, e cila na jep virtytet shqiptare, e kultvojmë atë dhe e pasurojmë të folmen tonë, për çdo ditë. Ne jemi kudo, ku flitet shqip. Pra, zëri ynë është në çdo vatër, aty ku flitet dhe shkruhet shqip, aty ku frymon shqip pa marrë parasysh kufijtë e vendin, se ku jetojnë shqiptarët. Ne jemi aty përherë me zërin dhe informacionet tona për Shqipërinë dhe për shqiptarët, në përgjithësi, pra tani edhe për Kosovën shtet. Zëri ynë është në qiellin ballkanik, është ay ku duhet të jetë me informacione për shqiptarët, por edhe për trojet tjera shqiptare, si dhe për shqiptarët emigrantë nëpër botë. Ne jemi të lumtur, që kemi një bashkepunim me shqiptarët, si në Shqipëri, Kosovë ashtu edhe në diasporë”. Kështu shprehen me sinqeritet punonjësit e redaksisë se radio Diturisë studjo në Borås.
Tani, në këtë kohë bashkëkohore është edhe një mundësi tjetër komunikimi: Është faqja e Radio Diturisë në Internet, ku nga aty si e cekem edhe me heret zeri i saj i ëmbel mund të jehoi në të katër anët e rruzullit tokësor dhe të përcillet e dëgjohet nga shqiptarët në botë.
Me këtë program, mërgimatrët do të ken mundësinë për një kontakt me vendlindjen, me atdheun, me të afërmit me tema të ndryshme: nga shoqëria, ekologjia, arsimi, jeta dhe familja, sporti, kultura dhe muzika.
Radioja, tashmë, bëri hapin e parë në zhvillimin e saj të bashkëpnumit më radio tjera nga vende të ndryshme të botës dhe ata në redaksi thonë se janë shumë, shumë të kenaqurë në këtë drejtm sepse kanë arritur të krijojnë një rrjetë bashkepunimi më shumë radio me ze e renome si në sqhipëri me Radio Tiranën, Radio Kukesin, Radio Athinën programin në gjuhën shqipe dhe Radio Bullgarin redaksinë e programeve në shqip, që kjo për këta mërgimtar ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe.
Pra, me potencialin e vet krijues dhe me mundësitë teknike, Radio dituria ka mundësi të paraqesë një produkt mjaft më vlerë ,kulturor për mërgatën shqiptare, në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare tek mërgimtarët tanë por ajo në veçanti tek fëmijët e lindurë në mërgatë. Me këtë arritje, Radio Dituria do mbush misionin e saj shoqëror dhe human, me prezencën e saj gjithnjë e më të madhe në tërë botën shqiptare.
Degjuam eshe këtë thenjë nga këta entuziastë të fjalës së ëmbel shqipe“Jemi ne, kudo që të ndodheni ju: nga Jugu e deri në Veri, nga Lindja në Përendim dhe nga Suedia e deri në Kosovë e Shqipëri” .
Ju mudn të na percillni ne në suedi thonë këta në redaksi në valët 92,5 Mhz, cdo të mërkurë nga ora 18:00 deri në 19;00 sepse ne jemi e vetmja radio në mërgatë e cila transmeton programin e saj në radio valë, por si cekem edhe me parë në të katër anët e rruzullit tokëso mund të na përcillni edhe në internet përmes lidhjes sonë të internetit nga studio e Radio Borås http://borasnarradio.se/player/

Filed Under: Mergata Tagged With: MBI QIELLIN, MËRGATA-NJË ZË I ËMBËL, SKANDINAV, Sokol Demaku

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3112
  • 3113
  • 3114
  • 3115
  • 3116
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT