• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Sejdiu: Dialog, për të kapërcyer këtë situatë të vështirësuar në vend

February 8, 2016 by dgreca

– Presidenti i Kosovës në vitet 2006 – 2010, Fatmir Sejdiu në takim sot me Ṡtefan Fὕle-/
PRISHTINË, 8 Shkurt 2016/ Presidenti i Republikës së Kosovës në vitet 2006 – 2010 Prof.Dr. Fatmir Sejdiu takoj sot Ish Komisionerin e Lartë të BE për Zgjerim dhe tani i Ngarkuar Special i Republikës Çeke për Ballkanin Perëndimor , Ṡtefan Fὕle. Në këtë takim që u organizua në mengjesin e përbashkët në Hotelin Swiss Diamond, u bisedua për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë lidhur me situatën aktuale, përkatësisht krizën politike në vend.
Presidenti Sejdiu, krahas falënderimit që i shprehu Fὕle për rolin e tij në mbështetje për Kosovën, si në kohën e mandatit në institucionet e BE –së, ashtu edhe tani si i Ngarkuar Special, nënvizoi disa elemente të rëndësishme si qasje për të dalur nga kjo situatë me përkushtim të veçantë për nevojën e dialogut midis institucioneve dhe gjithë faktorëve politikw të vendit për të kapërcyer këtë situatë të vështirësuar në vend.
Njoftimi i dërguar thekson se, Presidenti Sejdiu, po kështu potencoi vullnetin e përgjithshëm të qytetarëve për përshpejtimin e proceseve integruese të Kosovës si dhe zhvillimin më të shpejtuar ekonomik të tij.
Nga ana e tij, Ṡtefan Fὕle vlerësoi rezultatet që ka arritur Kosova nga shpallja e pavarësisë e gjer tani, por edhe ngecjet e evidencuara me vullnet që ato të kapërcehen më shpejt, duke shprehur kështu gadishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar Kosovën.
Në takim u bisedua edhe për procesin e dialogut në Bruksel dhe për nevojen ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore me Serbinë, sikur me gjithë vendet e tjera të kësaj pjese të Evropës.
Në takim ishte edhe ambasadori i Republikës Çeke në Kosovë, Ivo Ṡilhavẏ./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Fatmir Sejdiu, Ṡtefan Fὕle-, takim

Drejtoria e re e Planifikimit në kryeqytet

February 8, 2016 by dgreca

Shkruan: arch. Ylber Vokshi -Ylli/
Lajm i mirë i fillim-vitit 2016 pa dyshim është ai që me një vendim të kryetarit të kryeqytetit, i nënshkruar me 29 Janar, tre sektorë që funksiononin në kuadër të drejtorive, janë shndërruar në drejtori të reja. Nga Drejtoria e Urbanizmit e Planifikimit, është themeluar Drejtoria e Planifikimit (Drejtoria për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm), si një domosdoshmëri e kamotshme e cila ma në fund po realizohet.
Duke u nisur nga vëllimi i madh dhe kompleks i problematikës urbane në kryeqytet, si komuna me numrin ma të madh të banorëve në Kosovë, krijimi i kësaj drejtorie të re u imponua pasi ishte e pa mundu që i tërë vëllimi i madh i punëve hapësinore dhe urbane të zhvillohet në kuadër të një drejtorie. Të vetëdijshëm për këtë, hapi i ndërmarr është i qëlluar, dobi-dhënës, efektet e të cilit shumë shpejt do të vërehen, në të ardhmen e afërme, nëse fillohet të punohet me përkushtim profesional. Prishtina posaçërisht në vitet e pas luftës, ka përjetuar një degradim urban dhe rural të pa parë në regjion, si rezultat i sjelljeve tona që nuk përkasin as me rregullat morale të një shoqërie e për ato profesionale as që duhet diskutuar.
Ishte e domosdoshme ndërprerja e ndërtimeve pa leje e cila u arrit pas 14 vite me sakrifica të mëdha nga qeverisja aktuale e Prishtinës. Por a është e mjaftueshme kjo me siguri se jo, duke marrë parasysh se në cilën gjendje ishte sektori i urbanizmit për shumë vite, dhe se si ishte lejuar me u punuar dhe me ndërtuar në Prishtinë. Në këto vite ishte ferr i vërtetë, për ata të cilët e njihnin problematikën hapësinore dhe urbane, se çka ndodhte me hapësirën urbane të kryeqytetit dhe vendbanimeve tjera në Kosovë. Kjo qasje ndaj problematikës urbane, tërësisht e gabuar, ka filluar dhe do ti hakmerret Prishtinës në të ardhmen, që po rezulton me kualitetin e ulët të jetës urbane në kryeqytet dhe shumë probleme tjera funksionale urbane.
Natyrisht jeta vazhdon,duhemi sanuar situatën e krijuar urbane në kryeqytet, e kjo do të merr kohën e çmueshme të cilën ne e kemi me “bollëk”. Pos angazhimit të profesionistëve të vërtetë,pagave të dinjitetshme,punës permanente,angazhimit të bashkëpunëtorëve të jashtëm profesional të fushave adekuate,nevojitet përkrahja e tërë spektrit politik komunal. Planifikimi hapësinor dhe urban duhet trajtuar drejtë si një disiplinë multi-sektoriale, atëherë edhe sukseset nuk do të mungojnë. Për këtë formimi i Drejtorisë për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm shumë shpejtë do ta arsyeton vet-veten.
Duhet të jetë një institucion kompetent i cili duhet të iu paraprij të gjitha ndodhive hapësinore dhe urbane në komunën e Prishtinës. Sigurimi i të dhënave reale hapësinore dhe urbane,analizat e indikatorëve,hulumtimet,përgatitja e konkurseve lokale apo ndërkombëtare si dhe përcjellja permanente e ndodhive në hapësirën komunale dhe inovacioneve në botë,duhej të ishin detyra parësore. Kryesore duhet të ishte realizimi i dokumenteve hapësinore komunale,si detyrat kryesore të drejtorisë së re.
Nuk duhet pasur pritje dhe rezultate të menjëhershme,e tërë ajo çka ka ndodhur posaçërisht me hapësirën urbane të kryeqytetit në këto vite nuk mundet të korrigjohet me “shkop magjik”. Domosdo duhet të ketë edhe intervenime të vështira urbane, që nënkupton edhe krijimin e pa kënaqësive të momentit, për disa që kanë ndërtuar pa respektuar asnjë ligj ndërtimi dhe planifikimi si dhe institucionet shtetëror.
Bazamenti kryesor i përgatitjes së dokumenteve hapësinore të kryeqytetit duhet të punohet duke u bazuar në të dhënat hapësinore dhe urbane faktike. Saktësia e të dhënave hapësinore,caktimi real i kufijve të ri të kryeqytetit i bazuar në të dhënat kadastrale (numri i parcelave). Këto elemente kryesore do të mundësonin të definohen zgjidhjet dhe aktivitetet urbane saktësisht, atëherë do të kemi rezultate të kapshme dhe funksionale,ku do të vinte në shprehje edhe kreativiteti artistik i përpiluesve të dokumenteve. Kjo punë merr kohë,angazhim gjithëpërfshirës i të gjithë pjesëmarrësve në proces. Dokumente hapësinore konvencionale të punuara deri me tani kanë mangësi elementare dhe janë treguar të pa zbatueshëm.
Ka shumë çështje të cilat nuk janë kërkuar as në dokumentet ekzistuese hapësinore dhe urbane të komunës,të aprovuara formalisht në vitin 2013,të cilat duhet korrigjuar dhe plotësuar. Si shembull konkret është çështja e rehabilitimeve urbane të cilat janë zhvilluar jashtë kornizave institucionale për fajin tonë. Është kjo një sferë veprimi e cila nëse studiohet dhe analizohet ,do të ishte burim i madh i kapaciteteve të reja ndërtimore në zonat urbane ekzistuese. Njëjtë është edhe trajtimi dhe analiza e kërkesave reale për kapacitetet e objekteve fetare (sakrale) në tërë komunën,e kjo mundëson të bëhen gabime të dëmshme, lojëra të ndyta manipuluese,të pa qëndrueshme në aspektin urban.
Gjatë këtyre viteve janë përpiluar shumë plane rregulluese urbane , aspak të bazuara në të dhëna reale, duke mos përfillur ligjin, standardet ndërkombëtare për ndërtimet, rehabilitimet apo zgjerimet urbane. Janë shpenzuar mjete të konsiderueshme material,e keqja ma e madhe e tyre ishte ajo se ishin tërësisht të pa zbatueshëm në teren. Është ky edhe një nga shkaqet që kemi pasur shumë ndërtime pa leje në Prishtinë. Qëllimi duhej të ishte të punohet sipas atyre dokumenteve por realiteti ishte i kundërt,me pasoja të mëdha,në shumë raste të pa riparueshme.
Me një punë permanente, të bazuar në ligjet e Planifikimit dhe Ndërtimit, kjo drejtori do të fillon të stabilizon situatën e vështirë hapësinore dhe urbane në komunë,kryeqytet të krijuar nga vetë ne. Të aplikoi planifikimin strategjik hapësinorë e jo si deri me tani planifikimin konvencional hapësinor i cili është i tejkaluar sot,i përket të kaluarës.
Sfidë kryesore do ta ketë përgatitjen dhe përpilimin e dokumenteve të reja hapësinore, sipas Ligjit të ri të Planifikimit Hapësinor nr 04/L-174 të vitit 2013,pasi ka ndryshime substanciale nga mënyra e deri tanishme e përpilimit të këtyre dokumenteve, edhe në nivelin lokal.
Uroj që do të ketë përkrahjen politike dhe institucionale,pa marrë parasysh se kush do ta udhëheq kryeqytetin në të ardhmen,pasi ky duhet të ishte interes madhor i të gjithë neve që jetojmë,punojmë dhe veprojmë në kryeqytetin e Kosovës.

*Autori është ish-Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK)

Filed Under: Analiza Tagged With: arc. Ylber Vokshi Ylli, Drejtoria e re e Planifikimit, në kryeqytet

DEFEKTET SHOQËRORE NË KOHËN E PLURALIZMIT

February 8, 2016 by dgreca

Dr. Nail Draga*/
Në periudhën njezetë e pesë vjeçare nga autorët shqiptarë në Mal të Zi janë botuar libra me vlerë nga profile të ndryshme shkencore, letrare, artistike e publicistike. Eshtë kjo koha me e frytshme nga ky dimension nga fakti, se nuk ekzistojnë me paragjykimet dhe pengesat sikurse ishte situata në sistemin monist.
Në gamën e gjerë të autorëve kohë më parë opinionit iu paraqit edhe Shaban Peraj me librin publicistik VITET HUMBURA. Libri në fjalë paraqet një përmbledhje me artikuj, komente, opinione dhe intervista të cilat janë botuar ne mediat e ndryshme të shkruara në hapësirën etnogjeografike shqiptare gjatë periudhës kohore dhjetëvjeçare. Libri është konceptuar në atë mënyrë duke e ndarë në disa pjesë, duke filluar me shtypin shqiptar e vazhduar më pas me vështrime, opinione, kulturë, arsim dhe përfunduar me intervista.
Duke lexuar këtë libër del qartë se autori ndaj çështjeve të ndryshme shoqërore nuk ka qendruar imun, por përmes artikujve dhe komenteve ka shprehur pikëpamjet e tia, ne lidhje me raportët e subjekteve politike me pushtetin, ne aspektin lokal e shtetëror. Eshtë kjo periudha kohore prej një çerek shekulli, e mjaftueshme për analiza shumëdimensionale, ku autori preokupim ka pozitën dhe statusin e shqiptarëve në Mal të Zi.
Një veprim i tillë ka qenë i arsyeshëm, sepse autori ndonse i formuar në profilin arsimor ka punuar shumë vite si pedagog përkatësisht mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe, gazetarinë përkatësisht publicistikën e ka pasur pasion. Madje në ketë fushë viteve të fundit ka punuar deri sa doli në pension në Radio Ulqin. Eshtë pikërisht kjo koha kur autori i është qasur kësaj çështje jo vetëm me pasion por edhe me profesionalizëm duke ofruar të dhëna me interes varësisht prej temave të cilat i ka trajtuar gjatë këtyre viteve.
Nuk ka dilemë se të gjithë ata të cilët do ta lexojnë ketë libër shumë çka do ta kenë më të qartë, për periudhën e kaluar nga miratimi i pluralizmit e deri në ditët tona, qe ka të bëjë kryesisht me mozaikun politik ku marrin pjesë edhe shqiptarët në Mal të Zi. Andaj ky botim paraqet edhe një kujtesë për ngjarjet e zhvilluara gjatë këtyre viteve. sepse kemi të bëjmë për një periudhë kohore te mjaftueshme për analiza të ndryshme, ku ajo politike është në rend të parë. Po ashtu nuk mungojnë komentet për ngjarjet e ndryshme në Kosovë e Shqipëri, duke trajtuar dimensionin mbarëkombëtar të çështjes shqiptare në hapësirën etnogjeografike shqiptare.
Madje kjo kohë ka qenë e mjaftueshme për të krijuar profilin përkatës për çdo subjekt politik, apo person i cili ka qenë i angazhuar në politikë gjatë këtyre viteve. Eshtë evidente se në mungesë së përvojës politike, shqiptarët në pluralizëm u kyçen fillimisht me konceptin e idealizmit, por me kalimin e kohës ndryshoj dukshëm një qasje e tillë. Fillimisht, pothuaj të gjithë të bashkuar duke përkrahur subjektin e parë politik, me kalimin e kohës nga monizmi brenda shqiptar u kalu në fazën e pluralizmit brenda shqiptarëve në Mal të Zi, çka ndikoj në copëzimin e skenës politike shqiptare. Ishte kjo koha e formimit te shumë subjekteve politike me prefiksin nacional, qe nuk ishte në interes të popullatës shqiptare ne këtë mjedis, që u dëshmua në zgjedhjet lokale dhe ato shtetërore.
Eshtë kjo periudha me transparente për shqiptarët, ku subjektet politike, perkatësisht lideret e tyre për shumë çështje thelbesore nuk arriten të gjejnë konsenzusin e domosdoshëm. Një veprim i tillë nuk ka dilemë se ka qenë i motivuar nga interesat personale, klanore e ato partiake, qe u dëshmua në koalicionet para e poszgjedhore qe ishte në dëm të interesave dhe të kauzës shqiptare në Mal të Zi.
Titulli i librit VITET E HUMBURA, flet mjaft për kohën e cila ka qenë e tillë për autorin e këtij libri, por nuk dyshoj se e tillë ka qenë edhe për të gjith ne. Sepse autori çështjet përkatëse nuk i trajton ne aspektin personal, por ka qenë i preokupuar për pozitën dhe statusin e shqiptarëve në ketë mjedis, në nivelin lokal dhe ate shtetëror.Eshtë pra pikërisht, ndjenja e përgjegjësisë e cila fatkeqsisht si kategori morale është zbehur dukshëm duke u bërë nocion i huaj, që në mënyrë transparente dëshmohet në keto vite të pluralizmit.
Ne këtë aspekt përjashtim bëjnë disa individ, qe me keqardhje themi se janë të pakët të cilët meritojnë respektin e veçantë, por të gjithë jemi dëshmitarë se dominojnë antivlerat, si ne dimensionin lokal, shtetëror dhe regjional. Andaj e them pa hezitim se pas krizës politike e ekonomike, ajo morale është me tragjike, sepse për të riparuar ketë gjendje duhen dekada të tëra!
Libri VITET E HUMBURA, me çështjet e trajtuara, qasjen dhe analizën e autorit, paraqet një kontribut më vlerë në publicistikën analitike tek ne dhe më gjerë.Te gjithë ata te cilet në të ardhmen do të trajtojnë çështjet përkatëse nga kjo periudhë kohore e pluralizmit, patjetër duhet ta kenë si referencë edhe këtë botim.Duke e marrë parasysh se është nder librat e rrallë e kësaj natyre tek ne, ai është i mirë se ardhur jo vetëm për një profil të veçantë lexuesish, por edhe për opinion e gjerë.

*Shaban Peraj, VITET E HUMBURA, Ulqin 2015- (Fjala e mbajtur me rastin e përurimit të librit me 4 shkurt 2016)

Filed Under: Komente, LETERSI Tagged With: DR. NAIL DRAGA, Shaban Peraj, Vitet e Humbura

Kosovë- Jepni shans dialogut

February 7, 2016 by dgreca

Foto Gazeta DIELLI – Behlul Jashari: Prishtina, Sheshi Skenderbeu/
-Lëvizje drejt takimit të përbashkët të liderëve të maxhorancës e opozitës te Presidentja e Republikës/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË,7 Shkurt 2016/ Jepni shans dialogut, përgjigjuni pozitivisht ftesës së Presidentes është thirrja drejtuar të gjitha subjekteve politike kosovare nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në një deklaratë sot ku thekson se nga afër ka përcjellë të gjitha zhvillimet në vend karshi krizës politike që tashmë po hyn në muajin e gjashtë të saj. “Funksionimi i plotë i institucioneve, veçanërisht i Kuvendit, është vitale për funksionimin e tërësishëm të shtetit. Përgjatë kësaj periudhe, vazhdimisht kemi bërë thirrje ndaj partive politike parlamentare, që të përdorin dialogun si mjet të vetëm për zgjidhjen e mospajtimeve politike. Në këtë frymë, kemi përkrahur çdo iniciativë institucionale për dalje nga gjendja e tanishme e krizës dhe hapjes rrugë zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve”, shprehet KDI.
Sipas parimeve të ndarjes së pushtetit, vijon deklarata, Kushtetuta obligon kreun e shtetit të garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve shtetërore. “Duke qenë se Presidenti përfaqëson unitetin e popullit, KDI përkrah iniciativën e Presidentes Jahjaga për dialog ndërpartiak, dhe inkurajon liderët e gjitha subjekteve politike që t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së saj”, thekson deklarata.
Më tej Instituti Demokratik i Kosovës thekson:Ne u rikujtojmë partive politike dhe udhëheqësve politikë e institucional që:
Të jenë të vetëdijshëm për sfidat me të cilat si shoqëri, si subjekte politike dhe institucione shtetërore jemi ballafaquar në vitin e fundit, të përkushtohen që bashkërisht t’i adresojnë këto sfida, në mënyrë që të mos përbëjnë kërcënim për shtetin dhe mirëqenien e qytetarëve.
Të njohin faktin se shteti ynë është ndërtuar mbi bazën e të drejtave dhe lirive qytetare, me mundin dhe jetën e shumë prej tyre, pa harruar as përkushtimin e miqve tanë ndërkombëtarë që të garantojnë një shtet me vlera demokratike, prandaj të përkushtohen që këto obligime kushtetuese t’i adresojnë përmes dialogut politik gjithëpërfshirës.
Të jenë të vendosur për të dhënë kontributin e tyre në ndërtimin e një shoqërie të lirë nga dhuna, frika, urrejtja, korrupsioni, dhe të jenë të përkushtuar për ndërtimin e një shteti dhe shoqërie e cila garanton sundimin e ligjit, lirisë së mendimit e të lëvizjes, transparencës, mirëqeverisjes, prosperitet, zhvillim, dinjitet dhe barazisë për të gjithë.
Të pajtohen të punojnë së bashku për t’i dhënë fund polarizimit politik, duke përdorur dialogun politik si themelin e demokracisë.
Të garantojnë se do të respektojnë dhe do të marrim në përgjegjësi të gjitha obligimet kushtetuese e shtetërore, të cila janë rezultat i aspiratave të qytetarëve tanë dhe mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë, për të forcuar funksionalitetin shtetëror me vlera të integrimeve properëndimore.
Të jenë vizionarë për të treguar rrugën e funksionimit të shtetit mbi bazën e dialogut për vendimet e mëdha nacionale, në përputhje me frymën dhe rendin kushtetues të Kosovës, përfundon deklarata e Institutit Demokratik të Kosovës.
Liderët e dy partive më të mëdha të maxhorancës së koalicionit qeverisës, i LDK – kryeministri Isa Mustafa dhe i PDK – zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, gjatë një konference për shtyp dje pas takimeve me përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së kanë shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë dhe për të biseduar për tejkalimin e situatës në takimin e përbashkët me opizitën të ftuar për nesër nga Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga.
“Ne, njëherësh i bëjmë ftesë edhe liderëve të opozitës që ata të jenë aty, sepse ne jemi që të gjitha çështjet t’i zgjidhim me dialog, me bisedë, në bazë të argumenteve dhe assesi që zgjidhjet të bëhen përmes dhunës”, tha kryeministri Mustafa.
“Duke konfirmuar përgjigjen pozitive, në të njëjtën kohë ftojmë edhe liderët opozitarë që t’i përgjigjen ftesës pozitivisht, t’i bashkëngjiten dialogut”, tha zëvendëskryeministri Thaçi.
Nga opozita në Kosovë duket se lëvizet nga pozicioni i “ngrirë” drejt takimit të përbashkët me maxhorancën në tryezën e Presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga, e cila për në mëngjesin e të hënës i ka ftuar të gjitha subjektet politike parlamentare “për të diskutuar tejkalimin e gjendjes së krijuar në vend”. Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është deklaruar se lideri i saj, Ramush Haradinaj, është pro mbajtjes së këtij takimi, ndërsa sot pritet një vendim nëse do shkoj vetëm apo do shkoj opozita si e bashkuar.
Ky është një zhvillim i ri, pas takimit të djeshëm të liderëve të tre partive opozitare, derisa situata e “ngrirë” e Kuvendit të Kosovës me bllokime nga opozita, edhe me hedhje gazi lotsjellës në sallën e seancave plenare e jashtë saj, që prej fundverës 2015 vazhdon edhe këtë dimër dhe drejt pranverës, e gjatë kësaj periudhe ftesa më e re e presidentes së Republikës është përpjekja e tretë për t’i ulur në një tryezë pozitën dhe opozitën, por dy herët e kaluara ka zhvilluar vetëm takime të veçanta.
Opozita, e cila ka kërkesë edhe zgjedhjet e parakohëshme, ka ritheksuar se “thirrja eventuale e seancave plenare nuk i kontribuon zgjidhjes së krizës politike”, ndërsa ka paralajmëruar protestën e ardhëshme për në ditën e festës së 8 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës -17 shkurt, në Prishtinë.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, dialogu, hapni rruge, kosova

Studjuesi britanik Malcolm: në Ballkan tekstet shkollore ndikojne tek politikat nacionaliste

February 7, 2016 by dgreca

Në një bisedë në misionin diplomatik të Kosovës, në Londër, në prag të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, historiani dhe studiuesi i njohur britanik, Sir Noel Malcolm deklaroi se, Ballkani ka ende probleme me tekstet shkollore të historisë, pasi ato e pasqyrojnë të kaluarën ashtu siç dëshiron politika nacionaliste, pro një gjë e këtillë nuk është e shëndetshme për të ardhmen e popujve të rajonit. Në takimin ku merrnin pjesë ish-diplomatë britanikë, deputetë shqiptarë dhe miq të Shqipërisë dhe Kosovës në Londër, Sir Malcolm, duke folur për politikën e jashtme britanike për Ballkanin deri në kohën e Milosheviçit, theksoi se duhej vërtetuar që përkrahja britanike për Serbinë ishte ndërtuar mbi gënjeshtrat, që kishin sajuar historianët serbë dhe politika serbe. Sir Noel Malcolm, hulumtues i lartë shkencor në Universitetin e Oxfordit dhe anëtar i Akademisë Shkencore Britanike, ka folur edhe për punën e tij të historianit, e cila në botë vlerësohet maksimalisht e për të cilën në vitin 2014, Mbretëresha Elisabeth II e ka dekoruar me titullin “Sir”. Si student dhe si gazetar në revistën e famshme politike “The Spectator”, e më vonë në “The Telegraph” të Londrës, Sir Malcolm kishte udhëtuar në disa vende të Ballkanit, përfshirë Turqinë, dhe kishte mësuar gjuhët e tyre, përfshi dhe shqipen. Në qershor të vitit 1989, – tha ai, – kishte ecur në këmbë nga Tetova deri në Prizren, duke i kaluar malet e Sharrit, ku kishte fjetur në shtëpitë e fshatarëve të kësaj ane. Pastaj, më 28 qershor kishte mbërritur në Gazimestan dhe ishte ulur ndër rreshtat e parë, për të dëgjuar “fjalimin historik” të Slobodan Milosheviçit. Pasi kishte dëgjuar fjalimin e Milosheviçit dhe pasi e kishte vërejtur disponimin e pjesëmarrësve në atë miting, historiani britanik  kishte konkluduar se “diçka ishte shumë gabim në këtë mes”. Sipas tij, politika britanike përkrahte ndryshimet që kishin filluar në Jugosllavi nga Milosheviçi. Nga hulumtimi i tij shkencor për këtë çështje, dolën dy libra, “Historia e Bosnjës” dhe “Historia e Kosovës”, që ndryshuan jo vetëm shikimin në të kaluarën, por edhe kornizën e të menduarit politik për Ballkanin në Britaninë e Madhe. Duhet theksuar se, Sir Noel Malcolm është kryetar edhe i “Anglo-Albanian Association”, një shoqatë e vjetër e themeluar nga Edith Durham dhe Abrey Herbert, për forcimin e miqësisë mes shqiptarëve dhe britanikëve. Pa punën shkencore të Sir Noel Malcolmit dhe ndikimit të tij në qarqet e “Foreign Office”, – apo Ministrisë së Jashtme britanike, – mendimi politik në Britaninë e Madhe do të ishte në favor të Serbisë, siç ishte në shekullin e kaluar, kurse shqiptarët sot nuk do të ishin në këtë pozitë që janë sot në Ballkan. {SH.K}

Filed Under: Analiza Tagged With: Ballkan, Noel Malkolm, tekstet mesimore

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3113
  • 3114
  • 3115
  • 3116
  • 3117
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT