• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Arbanasi i Zares dhe familja Deshpali

September 30, 2015 by dgreca

Foto e hereshem e familjes Deshpali : Shime ( babai ) dhe fëmijtë: Maja dhe Pauli, violinë,  Valteri me violonçello./

Nga Fahri XHARRA/

Zgjimi i ndjenjës kombëtare ndërshqiptare,ndjenjë kjo shumë e brishtë e aspak bindëse deri më sot , kërkon ngritjen e ndërgjegjës tek institucionet mbarëshqiptare qe më seriozisht të merren me problemet e kombit .(FXh)/
Fshatin Arbënesh (Arbanas), sot lagje periferike e Zarës (Zadar) në Kroaci, e themeluan malësorët shqiptarë prej katundeve shestanase të Krajës (trevë malore në jugperëndim të liqenit të Shkodrës, rrethi i Tivarit, sot Mali i Zi). Nën mbikëqyrjen e arqipeshkvit Vicko Zmajeviq, prej 1726-1733, u shpërngulën nga këto anë, në valë të ndryshme, rreth 450 banorë, të cilët zunë vend afër Zarës (Zadrës) dhe krijuan fshatin Arbënesh (Arbanas). Ata shumë shpejt u shtuan: më 1853 ishin 900, 1868 – 1600, 1880 – 2000, 1893 rreth 2500, 1910 – 3087; shumica e bashkëshortëve kishin mbi 4-5 fëmijë, por jo rrallë edhe 15-20 e më tepër (në kohën ndërmjet dy luftërave botërore); disa familje kishin 50 e më shumë anëtarë. Më 1790 Arbëneshi kishte 74 shtëpi, 1810 – 164, 1880 – 326 dhe më 1900 – 384 shtëpi.
Vetvetiu të lindin pyetjet dhe sinqerisht të iu them që nuk e di përgjigjën . Pse mu rreth Zarës shkuan fshatarët e Shestanit dhe Briskut ? Ikën nga turku , këtë e dimë por a mos i kishin lidhjet e tyre me shqiptarët (arbanasët?) e shumë më të hershëm të atyhit ? pastaj më lartë lexuam që «disa « nga ata më vonë u zhvendosën e Krajinë . Pse mu në Krajinë ? A mos u tërhoqën njëri nga tjetri, d.m.th. shqiptarët (ardhacakët) e rinj nga ata të moçëm. Mbetet për t`u hulumtuar, pse jo? – Aty lindën shumë burra arbëresh me të cilët krenohet civilizimi jo vetëm në Kroaci por në mbarë Europën; gjurmët tyre janë në të gjitha lëmit e artit dhe muzikës (Fahri Xharra: https://gazetadielli.com/arbanasi-ne-zare-fshati-shqiptar-ne-kroaci/ .Për derisa Stipçeviqi  në vitin 1900 thoshte: Nënat Arbanase u këndonin në gjuhën shqipe djemve në djep !, Shime Deshpali shkon edhe më largë: “derisa te gjithe fëmijët në botë lindin duke qarë , arbanaset ( e Zarës ) lindin duke kënduar “.
Pra, familja Deshpali nga Arbanasi ka lënë gjurmë të thella në muzikë .
Shime Deshpali-  (Arbanasi, 16. II. 1897 — Zarë, 16. I. 1981).Shime Deshpali, muzikant dhe shkrimtar.Gjatë kohës ( 1915-1918 ) ishte në luftë, dhe pas kthimit në Zarë e vazhdoi shkollimin për muzikë.Ishte shumë aktiv në organizimin e jetës muzikore në Hvar, Rab, Pag dhe Blato na Korčuli. Përveq tjerash , i mbeti e pambaruar opera Vana. Gjashtë këngët e tija korale i ka në përmbledhjen: Këngë shqiptare (Prishtinë 1973) . Ka shkruar këngë dhe tregime në të folmen e Arbanasve të Zares.
Me 1966 në Prishtinë e ka botuar “Tregime Arbëneshe” pastaj “Agimet e parabrasnjet të
Arbëneshit “(Këngë, Prishtinë1968) dhe “E vërteta ( këngë, Prishtinë 1972 )
Maja Deshpali – (e bija e Shimes) ,e lindur në vitin 1942, violiniste dhe pedagoge muzikore. Shkollën fillore dhe gjimnazin  i kreu në vendlindje, kurse Akademinë Muzikore në Zagreb në klasen e Prof.Ivana Pinkave-s.
Paul Deshpali ( i biri i Shimes ) . Dirigjent, muzikant dhe akademik, i lindur në vitin 1934 në u Blatu na Korčuli. U rrit në një familje te njohur muzikantësh së bashku me të vëllaun  Valterin dhe të motrën Majan.

Paul Deshpali                                       Valter Deshpali

Valteri Deshpali ( i biri i Shimes) lindi në Zagreb  në v.1947,  (Valter Despalj comes from a prominent family of musicians from Zadar (Croatia). He started learning the cello in Zadar and then went on to study at the Zagreb Music Academy and at the Julliard School of Music in New York. He recieved further training in Moscow and also in master courses with Pablo Casals, Paul Olefsky, Pierre Fournier and Andre Navarra.)
Ishte profesor në University of Massachusetts  , dhe në Australian National University’ ka mbajtur kurse master në Austri , Gjermani, Finland , Kinë ‘ ishta anëtar jurie në “Tchaikowsky” të Moskës,në “J. S. Bach” – Leipsig dhe në “Scheveningen”- Hollandë.

Por  Arbanasi i Zarës si qendër e civilizur i ka dhënë Kroacisë dhe botës shumë emra. Si zakonisht si popull i madh që jemi, nga ne dalin dhe rriten koka të mëdha që e trondisin vendin po aty të mërguar. Nga një fshat, fshat i banuar dhe i gjallëruar nga shqiptarët e rrethit të gjerë të Shkodres – Arbanasi kanë bërë krenari në Kroaci: prof.dr.sc. Hrvoje Mazija, professor emeritus. Pavle Deshpali, dirigjent, kompozitor, Valter Deshpali, profesor i muzikes ne Akademinë e Zagrebit: mons. Simeone Duca (Šime Duka)- një kohë edhe sekretar i arkivit të Vatikanit, dhe ndihmëtar i madh i Zarës dhe Arbanasit: Giuseppe–Pino Gjergja, lojtar dhe trajner i basketit: Josip Gjergja politikan dhe diplomat kroat:këngëtarët: Mladen Grdović, Tomislav Ivčić, Vedran Ivčić, dr Ratimir Kalmeta (gjeografi i njohur kroat, dhe më i madhi i shkencave të gjeografisë kroate, gjuhëtar, pedagog dhe publicist), Bozhidar Kalmeta (politikan kryetar i Zarës dhe ministër në qeverinë kroate), Bernard Kotlar kantautor, Hrvoje Macanović, babai i gazetarisë së sportit kroat, msgr. Ivan Prenđa – i 68-ti kryepeshkop i kryepeshkopatës së Zarës, Dushko Mateshiq, Ivica Mateshiq (diplomat ushtarak në Romë, Prishtinë Shkup), dr. Kruno Kërstiç (sociolog, redaktor i enciklopedisë kroate, autor i fjalorit të folmes së shqiptarëve të Zarës, dr. Aleksandar Stipčević – profesor emeritus , albanolog,dhe të tjerë e të tjerë nga jeta kulturore, politike gjuhësore dhe katolike-fetare të Kroacisë.
Vetëm civilizimi e çon popullin shqiptar përpara.

Filed Under: Histori Tagged With: Arbanasi i Zares, dhe familja Deshpali, Fahri Xharra

U FLIJUA PËR IDEAL E BASHKIM KOMBËTAR

September 30, 2015 by dgreca

Nga Adil  FETAHU*/

Sagës të gjatë të veprave të veta, kohë më parë shkrimtari Ramadan Haziri ia bashkëngjiti romanin historik për atdhetarin e martirin Gjon Serreqi. Lexuesi mund të vihet në dilemë: është ky më tepër roman historik, është biografi për Gjon Serreqin, apo  është edhe njëra edhe tjetra. Sepse, autori ka dhënë mjaft shënime biografike për jetën aq të shkurtër, por të bujshme të kryepersonazhit, ndërkaq  më tepër u ka kushtuar hapësirë e vëmendje gjendjes, ngjarjeve e fakteve historike të kohës dhe veprimeve të Gjon Serreqit me shokët e idealit. Prandaj, dilemë nuk duhet të ketë: ky është roman historik, për Gjon Serreqin me shokë, dhe për kohën e tij.

Të shkruash libër për një atdhetar të kalibrit të Gjon Serreqit, është nderë për autorin. Është më tepër se ide, është një mision. E Ramadan Haziri i ka bërë nderë vetes dhe kryepersonazheve edhe me libra tjerë, romane historike,  që ka shkrua për atdhetarët: Metush Krasniqin, Shefqet Kapetanin etj. Libri është përmendorja më e mirë që mund t’i ngritet një atdhetari, sepse kjo përmendore (e librit) “ndërtohet” në zemrat e lexuesve e ruhet përjetësisht në biblioteka publike e private. Librin e hapë me deklaratën e Gjon Serreqit të dhënë me rastin e hyrjes së tij në Organizatën Nacional-Demokratike Shqiptare, kryetar i së cilës u bë Gjoni, ndërsa deklarata e tij pjesë e programit politik të organizatës: “Kjo organizatë angazhohet për çlirimin e popullit të robëruar shqiptar, për rend demokratik, siç ekziston në një pjesë të Evropës Perëndimore dhe në ShBA. Prandaj, unë këtë e përqafoj dhe do të luftoj për një Shqipëri etnike, demokratike, e jo për një Shqipëri zogiste apo komuniste”.

Gjon Serreqi u lind në Ferizaj, më 11 shkurt 1920, ndërsa vdiq (u pushkatua nga regjimi çetniko-komunist i Jugosllavisë/Serbisë) më 31 gusht 1947. Pas mbarimit të shkollës fillore (katërklasëshe) në gjuhën serbe, në Feriazaj, ku kishte suksesin më të mirë nga të gjithë nxënësit shqiptarë e serbë, si fëmi i një familje të varfër, dërgohet në Seminarin Ipeshkvik për Fëmijë të Varfër, në Prizren, ku arsimtarë dhe edukatorë ishin klerikë, dhe kishte një disiplinë të rreptë si në ushtri. Aty u takua, u njoh e shoqërua  me Mark Krasniqin. Në ndërkohë, Gjoni dhe Marku  u regjistruan dhe kryen gjimnazin në Prizren. Gjatë shkollimit në seminarin katolik dhe në gjimnaz, duke u përputhur me pikëpamje, ideal dhe qëllime, u bënë shokë të pandashëm, dhe formuan Partinë Zogiste Kombëtare, anëtarë të së cilës ishin vetëm këta të dy! Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, Mark Krasniqi, si seminarist, kishte shkruar një poezi, si kushtrim për qëndresë kundër fashizmit: “Çohuni djemtë e Gostivarit/, çohu ti Dibër, çohu Tetovë!/, Çohu Shkup, ndera e shqiptarit,/ Çohu Prishtinë me gjithë Kosovë!/Çohu katund e çohu qytet,/ ndo të çlirohemi, ndo me dekë!/ Çohuni bijtë e Skënderbeut,/ t’ia kthejmë nderën atdheut!/ Kush shqiptar vetit i thotë/ për liri të çohet sot!/. Këtë poezi e kishin shumëzuar në 100 kopje, dhe Marku e Gjoni kishin marrë nga 50 kopje për t’i shpërndarë gjatë festave fetare. Gjoni i kishte shpërndarë të gjitha në Ferizaj, ndërsa Marku i kishte shpërndarë vetëm 5 kopje nëpër shtëpi, kurse të tjerat i kishte shpërndarë në varrezat e Pejës. Dhe kjo u bë humor midis Gjonit e Markut: “Doje t’i mobilizoje të vdekurit kundër fashistëve”, i thoshte Gjoni.Pas mbarimit të gjimnazit në Prizren (1940) Gjoni e Marku morën drejtime të ndryshme të shkollimit të mëtejshëm. Gjoni pak kohë vijoi studimet në Zagreb, por pas pushtimit gjerman, dy vjet (1941-1943)  i vazhdoi studimet në Firencë (Itali). Pas rënies së fashizmit italian (1943), Gjoni kthehet në Kosovë. Pushtimin gjerman autori e karikon me një gjysëmhumor, përmes një dialogu të Gjonit, me një fqiun e tij (Mehmetin). Gjoni po ecte me vrull për të lajmëruar se erdhën dy gjerman me një motor të zi, dhe xhandarët serb të armatosur u fshehën diku rrugëve, si mijtë nga bukla. Duke u nisur nga thënia: “armiku i armikut tim, është miku im”, Gjoni pushtimin gjerman e shihte si çlirim nga Serbia, i bindur se nën pushtimin gjerman do të jetë ma mirë se nën atë sllav. Ashtu edhe nisi, u hapen shkolla, erdhën mësues e literaturë për shkollat shqipe. Nga gëzimi e enthusiazmi, blenin libra shqip edhe ata që s’dinin të lexonin. U ngjall jeta kulturo-zbavitëse dhe u ngjall shpirti i ndrydhur gati gjysmë shekulli nën robërimin sllav. Në vitin 1943 Gjoni u emërua kryetar komune në Babush të Ferizajt. Aty kishte kontakte të përditshme e të shumta me popullin,  Kur rrinte e kuvendonte me burra nëpër oda, Gjoni ndrinte si llamba në errësirë. Me idealin dhe synimin për çlirim e bashkim kombëtar, nuk mund të pajtohej as me pushtuesin e ri, kështu që në vitin 1944 Gestapoja gjermane e arrestoi bashkë me disa shokë antifashistë, e gjykoi dhe në janar 1945, e  internoi në punë të dhunshme, në një kamp të Vjenës, ku kishte shumë shqiptarë antifashistë e komunistë. Ky takim bëri që Gjoni një kohë kishte një relacion të mirë me komunistët. Kur mbaroi Lufta e Dytë Botërore dhe Gjoni u kthye nga kampi në atdhe, e gjeti vendin shumë më keq – të ripushtuar nga çetnikët serbë të shndërruar në partizanë e komunistë, të cilët bënin kërdi mbi popullin shqiptar; ia kishin vrarë  edhe vëllain 16 vjeçar.

Si kuadër i rrallë me arsimim të lartë, Gjonit i ofruan ndonjë post në qeveri por ai nuk pranoi, ndërsa në vitin shkollor 1946/47 u caktua profesor i matematikës e historisë, dhe  edukator në Konviktin e  Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, ku vepronte një celulë  aktive e organizatës NDSh, në të cilën u angazhua edhe Gjoni. Njëkohësisht aty e kishin emëruar edhe një profesor, Nexhip Habipaj nga Gjirokastra, i cili degradoi në spiun të OZN-ës. Pa e bërë një vit pune, Gjonit iu desh të kalojë në ilegalitet, ku u zgjodh sekretar politik i NDSh-s, për Rajonin e Kosovës.

Gjoni promotor i NDSh-së

Me idealin e tij për çlirim e bashkim kombëtar, me sinqeritetin dhe zellin e tij në punë, me aftësinë e komunikimit me njerëz, Gjon Serreqi fitoi besimin dhe simpatinë e masës, sidomos të  rinjve;  u bë si lokomotivë që tërheq shumë vagona pas vete. Përkushtimi që të realizojë idealin e çlirimit dhe bashkimit kombëtar, ishte më i madh se lakmia për perspektivë personale, se dashuria ndaj familjes dhe të fejuarës, prej së cilës u nda me shumë keqardhje, pasi që Gjoni ishte përcaktuar për luftë a vdekje deri në çlirimin dhe bashkimin kombëtar. Me ndarjen e prekshme e të dhembshme nga e fejuara, vërtetoi në praktikë atë thënien për patriotizmin, se:  “Për dashuri e jap kokën, ndërsa për atdheun e jap edhe dashurinë”. Në organizatën e NDSh-së Gjoni ishte promotor i aktiviteteve dhe kreu detyrat më të rëndësishme, siç ishin punët e organizimit dhe masivizimit, zhvillimi i propagandës në popull, pasqyrimi i gjendjes reale, formimi i komiteteve të Organizatës nëpër fshatra e qytete, organizimi i Kongresit V të NDSh-së në Blinajë, ku u zgjodh kryetar i organizatës dhe komandant i Ushtrisë Çlirimtare të NDSh-së. Në një tubim të organizuar në Gadime të Poshtme, ku betoheshin dikush me flamur e dikush me Kur’an, për çlirim e bashkim kombëtar, Gjoni e vuri revolën në tamth e tha: “Kjo ia marrtë jetën Gjon Serreqit po nuk e mbajti premtimin”! NDSh-ja kishte një organizim rajonal, me përgjegjësit e caktuar, ndërsa kishte komitetet e veta nëpër qytete e fshatra; Komiteti Qendror i NDSh-së ishte në Shkup, ndërsa një komitet tjetër në Greqi, për lidhje ndërkombëtare. Pushteti i ri sllavo-komunist e shtoi zullumin mbi popullsinë shqiptare. Ndiqte, burgoste, torturonte, vriste me gjyq e pa gjyq nacionalistët e patriotët shqiptarë. Edhepse NDSh ishte organizatë më vete, pushteti jugosllav dhe ai komunist i Shqipërisë i trajtonin njësoj ballistët dhe NDSh-istët si bashkëpunëtorë të fashizmit.  Populli dhe organizata NDSh kishin iluzione, se pushteti i ri komunist i vendosur në vitin 1945,  nuk do të zgjaste më tepër se 6-12 muaj, sepse bota demokratike nuk do ta duronte “murtajën e kuqe”, madje edhe nëse duhet të nisë lufta e tretë botërore.

Në ilegalitet Gjoni me atdhetarë tjerë shëtiti gjithë Kosovën anembanë nëpër fshatra, male e bunkerë. Kohën më gjatë të qëndrimit ilegal, me grupin e tij të njerëzve besnikë, e kaloi në rrethin e Kamenicës dhe në shpatijet e maleve të Sharrit. Në rrethin e Kamenicës u njoh me shumë atdhetarë, por duhej të kishte kujdes nga langoitë e OZN-ës.

Është një listë e gjatë e emrave të njerëzve atdhetarë që njohu dhe bashkëpunoi Gjoni me ta për çështje kombëtare, siç ishte Isa Dujaka, toger dhe komandant i policisë në Kamenicë, i cili, përmes njerëzve të besueshëm e njoftoi Gjonin se ishte konspirua e zbulua bunkeri në të cilin Gjoni me shokët kishte ndejtë një muaj ditë. Ky lajmërim  bëri që OZN-a e gjeti bunkerin thatë, ku akoma nuk ishte shua zjarri. Mënyra e zbulimit të bunkerit dhe vuajtjet e bariut trim e besnik Asllan Dërmaku nga Shipashnica, që e dinte por kurrë nuk u tregoi për bunkerin, janë storie e posaçme. Pas daljes nga bunkeri, njësiti i tij u shpërbë dhe mori fund iluzioni për krijimin e një ushtrie, që pritnin se pranvera do të sillte ndryshime. Mirëpo, nuk vonoi shumë dhe u arrestua (në Desivojcë, më 24 shkurt 1947).  Është e gjatë lista e figurave të personazheve pozitive të romanit, por kishte edhe asi burra të ligj, karrieristë e lakmitarë për para e privilegje,  të cilët bashkëpunonin me pushtetin dhe OZN-ën. Të gjithë ata emra të përveçëm janë personalitete reale, kush më shumë e kush më pak të njohur nga historia e asaj kohe. Në gjykimin e mbajtur në Prishtinë, Gjoni pati një dialog të ashpër me prokurorin Ali Shukriu, i cili kërkonte të dinte shokët e bashkëpunëtorët më të ngushtë të Gjonit, mirëpo trimi nuk i tradhton shokët.  Po, ta lamë që vetë lexuesit e romanit të njihen me  figurën, karakterin, qëndrimin dhe aktivitetin e Gjonit me shokë, dhe të tjerëve.

Dialogje e monologje me humor të lehtë. Mësuesi ia uron qenit vitin e ri

Për ta bërë librin (romanin) më të lehtë për lexim, dora mjeshtërore e autorit ka ndërthurë ngjarje e situata, që për pak kohë ta heqin atë zymtësi të kohës e situatës. Këtë e bënë përmes dialogjeve ose monologjeve, sikur ishte dialogu me Mark Krasniqin, për “mobilizimin e të vdekurve (fq.35), por edhe  shumë tjera. Kur hynë dy gjermanë me një motor në Ferizaj, pa e shkrepur asnjë plumb, Gjoni po vraponte për të përhapur lajmin. Një fqinjë e pyet: “- Çfarë ka ndodhur, përse ngutesh? – Po ikin sllavët. – Nga kush po ikin? Nga një motor i zi. – Eja të hash akullore në dyqanin tim, deri sa të ngopesh, për këtë sihariq” (fq.40-42). Një dialog  midis një fshatari të zhgënjyer, pse Zoti kishte lejuar këtë zullum mbi popull, i thotë hoxhës: “- Mos më prit më në xhami! – Po përse or burrë? – Sepse Zoti nuk po i dëgjon lutjet tona! – Ku e more vesh? – A po sheh Ai çfarë po na bëjnë komunistët? – Pushtetin e dërgon Zoti, ashtu siç e meritojmë. – Thefsh qafën, hoxhë! Pse bre burrë” – Sepse qenke me komunistët ti! …”. Më humoristik e domethënës është monologu i mësuesit Mateja. Ai e kishte pritur vitin e ri në restorantin e Fabrikës së Drurit në Ferizaj, ku kishte pasur kryesisht muzikë e këngë serbe. Mateja atë natë askujt nuk ia kishte uruar vitin e ri. Me një shokun e tij, i dehur po kthehej në shtëpi para mëngjesit. Rrugës e sheh një qen, të cilit i flet: “Mirëmëngjesi shok! Je komunist? Jo, nuk je. Po ta uroj, pra, Vitin e Ri…” (fq.285).

***

Romani “Endrra atdhetare e Gjon Serreqit” nuk ka tituj e nëntituj, prandaj nuk ka as lëndën e përmbajtjes. Lexuesi i vëmendshëm do të vërejë kapërcime të kohëve dhe ngjarjeve, por nga pikëpamja artistike në romane është e lejueshme, dhe që nuk e humbë konsistencën.  Është strukturuar e shtjelluar lidhur me ngjarjet, vendet dhe personazhet, në të cilin është kondensuar realiteti historik e politik i një periudhe të shkurtër të ndërrimit të disa pushteteve okupuese mbi Kosovën, kur për nacionalistët atdhetarë dhe për gjithë popullin shqiptar ishin situata shumë të rënda. Gjon Serreqi të gjitha që kishte: perspektivën, vuajtjet, dashurinë, familjen dhe jetën ia fali atdheut, duke ëndërruar çlirimin dhe bashkimin kombëtar. Për asnjë çast nuk e ndërroi kursin e idealit të tij. Duket se këtë kurs e këtë ideal e mbajti edhe “bashkëpartiaku” e shoku i tij nga ditët djaloshare, Akademik Mark Krasniqi, i cili  librin e tij të fundit: “Porosia ime për shqiptarët”, e shkruan me moton: “Mos hiqni dorë kurrë nga bashkimi kombëtar”.

***

Dy fjalë për autorin: Ramadan Haziri është emër i njohur dhe i respektuar në letërsinë tonë, veçmas në Kosovë, si studiues (i historisë) dhe krijues i ma se 30 veprave: publicistikë, tregime, romane për fëmijë, romane për të rritur (disa romane historike, si ky për të cilin bëmë fjalë), drama. U lind në Ferizaj (1940). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Shkollën Normale dhe Fakultetin (histori) i kreu në Prishtinë. Si nxënës i Normale, me një grup që i përkisnin një organizimi politik, u arrestua dhe torturua (1961). Punoi si mësues. Disa herë u arrestua, izolua e torturua, si bashkëpunëtor i Adem Demaqit (1975), si nxitës i demonstratave (1981), dhe u përjashtua prej pune si njeri i papërshtatshëm për arsim. Më 1985 u arrestua bashkë me Metush Krasniqin, dhe u dënua me 11 burgim, prej të cilave i ka mbajtur 6 vjet. Pas daljes nga burgu, në kohën e okupimit të Kosovës nga pushteti i egër serb, nuk pushoi së vepruar për çështje kombëtare, prandaj për t’iu shmangë arrestimit, iku dhe u vendos në Shqipëri, ku qëndroi derisa Serbia u shporr nga Kosova. Me shkrime ka filluar të merret vonë (prej vitit 1998), por duket se me punë intensive, me dijen dhe përvojën e akumuluar, e ka kompensuar kohën, ashtu që ka përgatitur e botuar edhe nga disa vepra gjatë një viti, dhe përkundër moshës dhe shëndetit të brishtë, punon pa u ndalur.

*(Ramadan Haziri: “Ëndrra atdhetare e Gjon Serreqit” (roman), SAGA, Prishtinë 2015)

 

Filed Under: LETERSI Tagged With: Adil Fetahu, Ëndrra atdhetare e Gjon Serreqit, Ramadan haziri

Pelegrinazh tek Kisha 700 vjeçare në Malin e Bardhë

September 30, 2015 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/Ka ndodhur si rrallëherë që në një fshat të Kurbinit, ku 95 perqind e banorëve janë besimtarë myslimanë,të ndërtohet një kishë katolike. Natyrisht ky është një rast i rrallë, por ajo që bie në sy është festimi për çdo vit i festës së Shën Mëhillit. Mali i Bardhë në Kurbin ka këtë histori të rrallë dhe në ditën e pelegrinazhit të festës së Shën Mëhillit thujase i tërë fshati ka kryer ritualin fetar në Kishën 700 vjeçare e njohur si Kisha më e vjetër në vendin tonë. Mbi gërmadhat e kishës së vjetër me propozimin dhe të banorëve të fshatit për Imzot Rrok Mirdita u realizua dhë ndërtimi i Kishës së re në një vend piktoresk në natyrë të mrekullueshme aty ku dhe besimtarët malbardhas si dhe nga shumë krahina të Kurbinit kane ndezur qirinj dhe me pas kanë kaluar dhe drekën nën hijen e pemëve shekullore.

Mbase mund të shquhet për harmoninë fetare Mali i Bardhë në Kurbin me këta njerëz të cilët kanë ditur të ruajnë traditën bashkejtesën fetare ndër vite duke lënë mbresa. Kisha e fshatit është shërbesë e tërë besimtarëvekëtu ku kanë kontribuar tërë fshati ndonëse 95% e banorëve janë të besimit mysliman, por  shquhen për harmoninë ndërfetare shembull mbase duhet përgjithësuar. Një vit më oarë në këtë Kishë ka asistuar dhe zëvëndës ambasadori amerikan, duke ngjitur në këmbë pak rrugë për të parë nga afër atë që ai kishte dëgjuar për këtë Kishë ndonëse banorët e këtueshëm janë të besimit mysliman. Kjo  dukuri  e veçantë e këtij fshati mbase ka diktuar mikun amerikan tek kjo bashkëjetesë ndërfetare.

Një tjetër objekt fetar tashmë është Xhamia e cila do të kremtohet nditët vijuese dhe kjo një pjesë e kontributit nga banorët e fshatit këta të cilët ndihmuan dhe në ndërtimin e Kishës. Për banorët mal bardhas përpos ditës së festës së 29 shtatorit ditës së Kishës së Shën Mëhillit do të kremtohet dhe festa e Xhamisë aty ku tërë fshati prej afro dy mijë banorëve ka dhe një motiv më shumë, si fshati që ka ditur të ruajë historikisht traditën, kulturën si dhe zakonet, por dhe harmoninë fetare fshat tashmë i dëgjuar dhe jashtë kufinjëve të vendit.Pas ceremonive të rastit banorët do të fetojnë më pas me familjet e tyre, ndërsa Agim Lika kryetari i fshati si dhe banorët do të prsin miq nga fhstarat përreth si traditë e hershme miqësore.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Ahmet Zani, në Malin e Bardhë, Pelegrinazh, tek Kisha 700 vjeçare

RUSIA DHE SERBIA KUNDERSHTUAN PRANINE E KOSOVES NE OKB

September 30, 2015 by dgreca

Foto e Kosovës së barabartë në OKB/

Sipas alfabetit, Kosova është ulur afër Kuvajtit në pjesëmarrjen e saj në Samitin e Liderëvve Botërorë për luftën Anti-Terror./

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa shihet pranë Emirit të Kuvajtit Amir Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah. Pas kryeministrit qëndron ministri i jashtëm, Hashim Thaçi.

Media ka sjellë fotografitë e para të liderëve shtetërorë të Kosovës që morën pjesë në këtë samit me ftesë të organizatorit – Presidentit amerikan Barack Obama.

Rusia e kundërshtoi ashpër praninë e Kosovës si shtet në ndërtesën e OKB-së, kurse Serbia tashmë i ka nisur notë proteste OKB-së.

Filed Under: Rajon Tagged With: Shteti i Kosoves ne OKB

President Jahjaga met with the President of Portugal, Anibal Cavaco Silva

September 30, 2015 by dgreca

Portugalia, përkrahëse e palëkundur e  Kosovës/

President Jahjaga met with the President of Portugal, Anibal Cavaco Silva/

The President of the Republic of Kosovo, Madam Atifete Jahjaga, within the activities on the occasion of the General Assembly of the UN, met today in New York with the President of the Republic of Portugal, Mr. Anibal Cavaco Silva.

President Jahjaga and President Cavaco Silva discussed about the deepening of cooperation between the two countries, the European perspective of Kosovo and the international consolidation process of Kosovo.

President Jahjaga thanked President Cavaco Silva for the continuous support of Portugal for the European perspective of Kosovo and the processes through which Kosovo is passing. President Jahjaga informed the Portuguese President about Kosovo’s achievements and the commitment of the institutions to implement all the reforms on its path of European integration and requested the further support of Portugal for the European perspective of Kosovo and the process of visa liberalization for the citizens of Kosovo.

President Jahjaga also requested the help of Portugal in Kosovo’s efforts for the international recognition of the independence of the Republic of Kosovo and the process of membership in international organizations, including UNESCO.

President Cavaco Silva stressed that Portugal remains a steadfast supporter of Kosovo in the European integration process, the as fast as possible signing of the SAA and visa liberalization for the citizens of Kosovo. He also assured President Jahjaga that Portugal supports Kosovo’s membership in international organizations and in UNESCO and will support the efforts for international recognition of the independence with those countries with which it has good bilateral relations, in particular in Latin America.

-Presidentja Jahjaga takohet me Presidentin e Portugalisë, Anibal Cavaco Silva/

Nju Jork, 30 shtator 2015/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në kuadër të aktiviteteve me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, u takua sot në Nju Jork me Presidentin e Republikës së Portugalisë, Anibal Cavaco Silva.

Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Cavaco Silva biseduan për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve, perspektivën evropiane të Kosovës dhe procesin e konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës.

Presidentja Jahjaga falënderoi Presidentin Cavaco Silva për mbështetjen  e vazhdueshme të Portugalisë për perspektivën evropiane të Kosovës dhe proceset nëpër të cilat po kalon Kosova. Presidentja Jahjaga e njoftoi Presidentin portugez me të arriturat e Kosovës dhe përkushtimin e institucioneve për të përmbushur të gjitha reformat në rrugën e saj të integrimit evropian dhe kërkoi vazhdimin e përkrahjes së Portugalisë për perspektivën evropiane të Kosovës dhe procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Presidentja Jahjaga gjithashtu kërkoi ndihmën e Portugalisë në përpjekjet e Kosovës për njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe për procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, përfshirë UNESCO-n.

Presidenti Cavaco Silva theksoi se Portugalia mbetet një përkrahëse e palëkundur e  Kosovës në procesin e integrimit evropian, nënshkrimit sa më të shpejtë të MSA-së dhe liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ai po ashtu siguroi Presidenten Jahjaga se Portugalia mbështet anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe në UNESCO dhe do të mbështesë përpjekjet për njohjen ndërkombëtare të pavarësisë me ato vende me të cilat gëzon marrëdhënie të mira bilaterale, në veçanti në Amerikën Latine./b.j/

 

*****

 

Filed Under: Rajon Tagged With: e kosoves, përkrahëse e palëkundur, Portugalia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3492
  • 3493
  • 3494
  • 3495
  • 3496
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT