• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHQETËSIME TË QYTETARËVE:7 VJET NË PRITJE TË URËS NË SHKOPET

September 21, 2015 by dgreca

– Per 7 vjet Trapi ka zevendesuar Uren…./

-Prej 7 vitesh banoret e Shkopetit mashtrohen….Një grua e moshuar kujton se deputetja e qarkut të Lezhës Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes paska premtuar rikonstruksionin e urës nga dikasteri i saj, por dhe ajo nuk e mbajti fjalen. /

Nga Ahmet ZANI/

Trapi ka zëvëndësuar urën në fshatin Shkopet dhe kjo po i ndihmon banorët për të kaluar nga njëra anë në tjetrën. A thua jemi në mesjetë nga kjo që shihni në këta foto. Dikushi mund  të bëhet me “ethe” nga çfarë shihet teksa të vegjëlit që ndodhen në anën tjetër të lumit do t’i besojnë këtij ” trapi” siç dhe e kanë pagëzuar banorët. Por trapi që shërben në lëvizjen e banorëve, që ndodhen në faqen e malit në anën tjetër të lumit, tash cilësohet si zgjidhje, ndonëse rreziku është evident në çdo moment. Një djalosh, që është drejtuesi i këtij mekanizmi të shpikur nga i ati, po u vjenë në ndihmë fqinjëve për të dalë nga ” izolimi” që  i kanos prej shtatë vitesh nga rrëmbimi i urës pasarelë nga vërshimi i ujrave të hidreocantralit në Shkopet. Ndonëse janë hedhur projektet nga vendorët kurbinas,ndonëse nuk kanë pushuar kërkesat e njëpasnjëshme të banorëve, ende nuk është lëvruar asnjë fond, ndonëse në të dy brigjet ndodhen mbajtëset e urës dhe kësaj i nevoitet bazamenti për të lehtësuar këta banorë të cilët po largohen nga fshati, edhe nga mungesa e urës.

“Është stinë e verës dhe ujrat nuk janë të rrëmbyeshëm, pa të shohësh në dimër si përballemi me vështirësitë duke rrezikuar jetën”- ankohet një i moshuar.

-Kemi besim që ju do të përcillni këtë shqetësim të kahershëm – shprehet një tjetër banor që jeton po në anën tjetër të lumit, por që nuk kanë dëshirë t’u përmendet emri. Ndërsa një grua e moshuar kujton që deputetja e qarkut të Lezhës Mimi Kodheli dhe ministre e Mbrojtjes paska premtuar rikonstruksionin e urës nga dikasteri i saj, por dhe ajo na gënjeu. A nuk paska qeveri për ne -shton e moshuara nga ky fshat. Ne ja dijmë për nder Sandrit që po na shërben në çdo rast me këtë paisje siç i themi ne trapi. Nuk kemi para të përballojmë me investimet tona rregullimin e urës, pasi nuk paska lekë shteti që po na vjel për të gjitha taksat. Jemi shumë të varfër nuk përballojmë shpenizmet në familje. Njerëzit këtej janë të papunë pa të ardhura, dhe ura po na i shton dhe më shumë hallet tona, ndërsa shteti nuk kujtohet.

Fëmijët e kemi në rrezik kur i shoqërojmë në shkollë, si dhe tërë banorët janë të kanosur nga kjo lëvizje me anën e këtij mekanizmi, po urën xhanën pse nuk e rregullojnë këta shtetarë.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Ahmet Zani, Shkopet, Trapi, Ura

Akademi pëkujtimore në 17 vjetorin e vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit

September 21, 2015 by dgreca

-Kur u krijuan institucionet e Republikës së Kosovës në vitet ’90-të, Kolonel Ahmet Krasniqi e vuri tërë potencialin e vet profesional dhe intelektual në shërbim të çështjes së Kosovës/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 21 Shtator 2015/ Në Prishtinë u mbajt sot akademi përkujtimore me rastin e 17 vjetorit të vrasjes së Kolonel Ahmet Krasniqit, derisa ishte ministri i parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa përkujtoi se, kur u krijuan institucionet e Republikës së Kosovës në vitet ’90-të, Kolonel Ahmet Krasniqi e vuri tërë potencialin e vet profesional dhe intelektual në shërbim të çështjes së Kosovës. Ai u angazhua me tërë qenien për unifikimin e faktorit politik dhe ushtarak të Kosovës, me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të mira në terren, në frontin e luftës për lirinë e atdheut.

Njëkohësisht, duke qenë oficer karriere, ai i njohu dhe i respektoi institucionet legale të Republikës së Kosovës, nga të cilat edhe u emërua në detyrën e ministrit të Mbrojtjes dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Këto përgjegjësi të larta Kolonel Ahmet Krasniqi i mori edhe me miratimin e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugovës.

“Kolonel Ahmet Krasniqi u vu në krye të organizimit ushtarak, duke mbledhur rreth vetes të gjithë oficerët dhe atdhetarët e përkushtuar për çlirimin e Kosovës, dhe për ndërtimin e një shteti të pavarur dhe demokratik. Porse, në kulmin e këtyre organizimeve të fuqishme, kur struktura e Forcave të Armatosura të Republikës po merrte një formë, një dorë antishqiptare ia shoi jetën tinëzisht në Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë, më 21 shtator të vitit 1998, duke i shkaktuar një dëm kolosal luftës tonë për liri dhe pavarësi”, tha Mustafa.

Ai përkujtoi edhe se, me rastin e 10 vjetorit të vrasjes,  ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, për meritat dhe guximin e jashtëzakonshëm e dekoroi Kolonel Ahmet Krasniqin, Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, me urdhrin më të lartë Hero i Kosovës.

Ndërsa, më 16 shkurt të vitit 2015, me rastin e 7 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, duke nderuar personalitetet e shquara me kontributin në luftën për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, dekori ndër të tjera edhe Aziz Zhilivoden, dhe pinjollin e familjes së tij, Heroin e Kosovës , Kolonel Ahmet Krasniqin me Dekoratën Gjergj Kastrioti.

Si sot 12 vjet më parë, në manifestimin përkujtimor me rastin e pesë vjetorit të vrasjes së Kolonel Ahmet Krasniqit, Presidenti  historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, në fjalën e tij theksonte:

“Kolonel Ahmet Krasniqi me aftësitë e tij të rralla, bëri një organizim të mirë të Ministrisë dhe të Forcave të Armatosura, të cilat dhanë një kontribut të madh në çlirimin definitiv të Kosovës, që u bë me mbrojtjen madhështore dhe me angazhimin madhështor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të NATO-s dhe të vendeve të Bashkimit Evropian.

Kolonel Ahmet Krasniqi punoi me devotshmëri dhe përkushtim në formimin dhe forcimin e Forcave Mbrojtëse të Kosovës, në kuadër të institucioneve legale të vendit tonë. Me kulturën e tij ushtarake, Kolonel Krasniqi punoi në krijimin e një ushtrie me aftësi të fuqishme mbrojtëse dhe të disiplinuar, çfarë i duhet një vendi, prandaj i shprehim nderimin tonë për këtë.

Kolonel Krasniqi ishte njeri i matur, burrë trim dhe ushtarak i rryer. Në jetë ishte burrë i urtë, dhe mbushte jetën e tij me interesimin, pasionin për letërsinë dhe artin. Sot me krenari themi se kolonel Krasniqi është një ndër heronjtë e Kosovës, andaj për meritat e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, së shpejti do të jetë i dekoruar nga Presidenti i Kosovës”, thoshte Presidenti Rugova, në atë kohë.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në akademinë përkujtimore sot theksoi se,  “vrasjen e kolonel Ahmet Kransiqit e planifikuan dhe e realizuan armiqtë e Republikës së Kosovës dhe të popullit shqiptar”.

Kreu i qeverisë kosovare shprehu besimin se shteti shqiptar do të zbardhë se kush e vru Ahmet Krasniqin, në Tiranë në 21 shtator të vitit 1998, ndërsa paralajmëroi rivarrosjen në Prishtinë.

Mustafa përkujtoi se, si anëtar i qeverisë së Kosovës në ekzil, ministër i Financave, ka pasur rastin që të punojë ngushtë me kolonel Ahmet Krasniqin, ministër i Mbrojtjes.

 “Ai i tubonte rreth vetes të gjithë, rrezatonte dëshirë dhe vullnet që lufta të bëhet e përbashkët, sepse nuk shihte tjetër fitimtar nga lufta, përpos Kosovës dhe popullit të saj”, theksoi kryeministri Mustafa.

Për fat të keq,vijoi ai, më mbetet në kujtesë, kur për herë të fundit Ahmetin e takova të vrarë, në rrugën e Medresesë, para shtëpisë ku banonte në Tiranë, aty ku kriminelët kishin kryer atentatin mbi të.

“Dhe unë akoma nuk mund ta humb besimin se shteti shqiptar do të zbardhë se kush e vrau Ahmet Krasniqin, kush e vrau idealin e tij për të luftuar për Kosovën e tij. Ndërsa, neve na mbetet të përmbushim zotimin tonë që eshtrat e Ahmet Krasniqit t’i varrosim në Prishtinë, në kryeqytetin e Republikës së Kosovës për të cilën ai u angazhua dhe u flijua”, u shpreh kryeministri Mustafa.

 Mes pjesëmarrësve në akademi ishin edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, e përfaqësues të tjerë institucionalë e politikë.

 Pas akademisë përkujtimore u bë nisja për homazhe nga Prishtina në Tiranë, ku prehet Ahmet Krasniqi në varrezat e Sharrës.

Filed Under: Kronike Tagged With: Ahmet Krasniqi, Akademi Perkujtimore

USAID on behalf of the American People Committed to Support Kosovo’s Development

September 21, 2015 by dgreca

  U.S. Ambassador to Kosovo Greg Delawie, USAID/Kosovo Mission Director James Hope and President of the Republic of Kosovo Atifete Jahjaga today signed an amendment to the bilateral Development Objective Grant Agreement, signed between the two governments in December 2013.     The document outlines the U.S. Government commitment to provide $25 million in funds to support a broad range of U.S. Agency for International Development (USAID) activities in Kosovo. The funds will be used for rule of law and governance activities, activities to increase investment and private sector employment, and programs to enhance human capital in Kosovo.

“Much as been accomplished.  However, important work lies ahead to achieve our joint goals.  In particular, Kosovo must intensify efforts to combat corruption so that barriers are removed to economic growth and citizen confidence in democratic institutions is enhanced, “said Ambassador Delawie. The United States Agency for International Development (USAID) provides economic and humanitarian assistance worldwide for over 50 years.

***

Qeveria e SHBA vazhdon ta ndihmojë Kosovën përmes USAID-it

 PRISHTINË, 21 Shtator 2015/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, Ambasadori i SHBA në Kosovë, Greg Delawie, dhe Drejtori i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë, James Hope, nënshkruan sot marrëveshjen mbi grantin e objektivave zhvillimore midis SHBA dhe Republikës së Kosovës. Dokumenti përfshin një ndihmë të Qeverisë së SHBA, në vlerë prej 25 milionë dollarë, për të mbështetur aktivitetet e USAID në Kosovë, të orientuara në tri fusha: sundimi i ligjit dhe qeverisjes, aktivitetet për rritjen e investimeve dhe punësimin në sektorin privat, si dhe programet për përmirësimin e kapitalit njerëzor në Kosovë.  Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga e quajti shumë të rëndësishme përkrahjen e Qeverisë së SHBA-së nëpërmjet USAID-it, si një dëshmi për përkrahjen e  vazhdueshme të SHBA për zhvillimin e Republikës së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe të ekonomisë./b.j/

 

Filed Under: Rajon Tagged With: Committed, Development, to Support Kosovo’s, USAID on behalf of the American People

Vuçiç ka pranuar se me Bidenin folën edhe për vëllezërit Bytyçi

September 21, 2015 by dgreca

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq gjatë vizitës në Washington ku takoi zyrtarë të lartë amerikanë, në mesin e tyre edhe zëvendëspresidentin dhe Sekretarin e Shtetit, premtoi se “po punohet në zgjidhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyci”./

WASHINGTON D.C:  Vëllezërit Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi, pjesëtarë të UÇK dhe shtetas amerikanë me prejardhje nga një fshat i Therandës, ishin arrestuar nga forcat serbe menjëherë pas lufte më 1999 derisa po e ndihmonin kalimin e një familje rome në kufirin Kosovë – Serbi. Ata u ekzekutuan pa gjyq në Serbi, ndërsa vrasësit e tyre ende nuk janë identifikuar.
Vuçiq gjatë vizitës në Washington e pranoi se kjo ishte një çështje që u bisedua edhe në takimin me zëvendëspresidentin Joseph Biden dhe se “Serbia së shpejti do të përmbush këtë obligim”, ndonëse përmendi edhe kundërshtimet nga “pjesa më e madhe e vendit”.
“Nuk folëm për afate, por për gjëra konkrete. Ata dinë çdo gjë, të gjitha hollësitë dhe për të gjitha problemet me të cilat përballemi. Më pëlqeu ajo që më tha Biden se ‘ka njerëz që janë të guximshëm dhe guxojnë dhe veprojnë jo vetëm për këtë çështje por edhe të tjera, përkundër kundërshtimeve nga pjesa më e madhe e vendit’”, tha Vuçiq, duke e pranuar vështirësitë lidhur me këtë, përcjell televizioni publik.
Edhe gjatë vizitës në qershor Vuçiq tha se “kam premtuar se do ta zgjidhim çështjen e vëllezërve Bytyqi dhe ju do ta shihni se do ta përmbush”.
Qeveria amerikane dhe ligjdhënës amerikanë në nivele të larta dypalëshe prej vitesh kanë kërkuar nga regjimet e ndryshme serbe që të zbardhin çështjen e vrasjes së vëllezërve Bytyqi dhe që ekzekutorët e tyre të dalin para drejtësisë, vrasje kjo që vetë Vuçiq e pati quajtur “një krim të tmerrshëm”.
Ndërkohë edhe qeveritë e mëparshme serbe përkundër premtimeve, siç kanë thënë zyrtarët amerikanë, nuk na kanë dhënë asnjë informacion./B.S/

Filed Under: Featured Tagged With: edhe për vëllezërit Bytyci, ka pranuar, se me Bidenin folën, Vucic

NE SOFREN E DIELLIT- VASKO POPA

September 21, 2015 by dgreca

 VASKO POPA 1922-1991/

Vasko Popa ka lindur 29 qershor 1922 në fshatin Bellacërkë në Grebenac si Vasile Popa. Ai ndoqi shkollën fillore dhe shkollën e mesme në Vrsac.Në vitin 1940 ai u regjistrua në Fakultetin Filozofik në Beograd, pastaj duke vazhduar studimet e tij në Bukuresht dhe Vjenë. Në vitin 1949 ai u diplomua në gjuhët romane në Fakultetin Filozofik në Beograd.Poezitë  e tij të para i botoi në revistën “Novine Književne” dhe në gazetën “Borba”.Vasko Popa është një nga poetët më të përkthyer dhe vlerësuar në ish-Jugosllavinë dhe madje edhe sot është një nga poetët më të përkthyer serbë dhe të njohur në botë. Poezitë e tij në anglisht u dukën që në vitin 1969, kuruar e prezantuar nga Ted Hughes (poezi të zgjedhura, Penguin Books), i cili më vonë publikoi dhe shkroi intoduktin në një gamë të gjerë të poezive Popa, shkruar midis viteve 1943 dhe 1976. Përkthyer  në njëzet gjuhë, përveç Hughes mes përkthyesve të tij ose midis atyre që kanë shkruar për të, Çarls Simiq (Anglisht), Alain Bosquet (frëngjisht), Octavio Paz (spanjisht), Gun Bergman, Artur Lundkvist si dhe të tjer  të famshëm ndërkombëtarë.

Në Itali Popa ka pasur një vëmendje gati njëzet vjet pas vdekjes së tij, kur revista “Në formën fjalësh” botoi një përmbledhje të poezive të tij të titulluar “Vasko Popa, Poezi”, kuruar e perkthyer nga Lorenzo Casson, me një Pasthnie, shkruar nga Dan Oktavian Cepraga. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai u internuar në kampin e përqendrimit në gjermani Bečkerek sot Zrenjanin.

1.ËNDRRA E GURIT

Nga toka u shtri një dorë

Hodhi lart një gur

Ku është guri

Në tokë s’u kthye

Deri në qiell nuk arriti

Ç’ndodhi me gurin

Mos e hëngri vallë lartësia

Apo mbase u transformua në një zog

Ja guri

Mbetur me kokëfortësi e vet

As në tokë e as në qiell

Dëgjon veteveten

Dhe botën midis botëve

 

2-DY GURË

Ata e shohin njeri – tjetrin apatik

E shohin njeri – tjetrin dy gurë

Dy karamele dje

Në gjuhën e përjetësisë

Sot dy lot prej guri

Në qerpikun e së panjohurës

 

Nesër dy miza rëre

Në veshët e shurdhërisë

Nesër dy gropëza të gëzuara

Në faqet e ditës

 

Dy viktima të një shakaje të vogël

Të një shakaje pa shije pa një shakaxhi

E shohin njeri – tjetrin apatik

E shohin njeri – tjetrin me vithe të ftohta

Flasin nga barku

Flasin në erë

 

3-HISTORIA E NJË HISTORIE

Na ish një herë një histori

Që mbaronte

Para se të nistente

Dhe fillonte

Pasi kishte mbaruar

Heronjtë hynë në skenë

Pas vdekjes së vet

Dhe dolën

Pas lindjes së vet

Heronjtë treguan

Për një tokë apo qiell

Treguan për gjithçka

Nuk flasin ata, vetëm për një gjë

Për  të cilën nuk dinin as edhe vetë ata

Që ishin heronj të historisë

Të një histori që përfundon

Para se të nisë

Dhe fillon

Pasi kae mbaruar

Përktheu: Faslli Haliti

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Endrra e Gurte, Faslli Haliti, HISTORIA E NJË HISTORIE, Vasko Popa

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3526
  • 3527
  • 3528
  • 3529
  • 3530
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT