• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PEZË : 16 SHTATOR 2015…

September 20, 2015 by dgreca

Ne Foto: Rikthimi i Enver Hoxhes ne Peze me 16 Shtator 2015/

NGA AT GJERGJ FISHTA O.F.M./

 GJAKSORËVE/

Ndalnju! Ku véni burra?…/

Pash Zotin, lëshoni hutat!/

Pse teper gjak asht derdhë,/

Pse teper mbajtë kem’ futat:/

Prej vaj’t na asht marrë zani…/

Medet, o qiell, medet!…/

A thue nuk jemi vëllazen/

T’ nji atmëje t’ tanë rritë n’ prêhen,/

T tanë t’ quejtun me nji emen?/

A thue, kështu do t’ xêhen

Ata, qi ‘i gjuhë e ‘i doke

E ‘i gjak kanë bashkë e i mbret?

 

Ah váj! Rrjedh vala e Drinit

T’ tanë gjak – ah! Gjak Shqiptarit…

Kush kjé, kush kjé ai mizori,

Që pushken rroku s’ pari

E durët tash don me i zhye

Në gjak t’ vllazenvet kot?

 

Ah! Kjoftë mallkue prej Zotit!

E vejë atij i mbetët grueja

Djali i njatij t’ perbuzunit

Veshun me zhele t’ hueja,

Kerkoftë n’per dyer të shekllit

Pa u gjetë kush me i dalë zot.

 

Jo, jo, se ma prej sotit

Thêmra e gjaksorve e mnershme

Token nuk do t’a shklasë,

T’ cillen, n’ at kohë të ndershme,

T’ Parët t’onë, rrebtë tue luftue,

E shuguruen me gjak.

 

Atje nen vapë t’ Saharës,

Nder luaj e pardha jeten

Mizuer, kush don me e shkimë

Në gjak t’ vllazenve etjen,

Atjé, pa kenë vajtue,

Mbaroftë i namët per lak…

 

Djelmt tonë, – ah kob i zi!

Djelm tonë e Arbnisë uzdaja,

Të cillt dergue i pat qiella

Per me mbarue punë t’ mdhaja,

E vllazenve i muer pushka

E kalben sod në vorr…

 

E kanga nder né shuejti,

Porsi n’ nji shpi dalë fare:

Me thirr nder hatulla mblue

Lahuta hesht Shqiptare,

E por shêjzeza qyqe

Shqiptarve u kndon n’ oborr…

 

Dridhu, gjaksuer i mnershem,

Se t’ erdh i zi rreziku!

Se neper terr, Ai, t’ cillit

Kur i veton qerpiku,

Dridhet n’ themel t’ tanë shekulli,

Kundër teje po vjen.

I zi e i perfrigueshem

I prin Atij thellimi:

Ftyren ia zblon vetima,

T’ cillen ia ndezi idhnimi;

Tue bumbullue rrufeja

Raven Atij ia then.

 

Me shigjeta të frigueshme

Doren Ai e armatisi;

Qé, se edhe e rrebtë duhija

Hidhun mbi ty tash krisi,

E ‘i dét të zi ankimesh

Permbi kryet t’and dikon.

Qé, se edhe vala e mnershme

Perpin me gjire t’ veta

Shpin tande prej themeli:

E grueja e jote e shkreta,

Fmin tu tue mbajtë nen stjetull,

Nper valë kot pshtim kerkon.

 

U dhà mbi ty tash gjyqi,

E zhgjeta e frigshme e Zotit

Mbi ty vjen tue fishkllue…

Rrzou, o i pashpirt! Pse q’ motit

Pat thanë nji Zot: Do t’ bije

Kshtu, nierin m’ tokë kush vrau.

 

O Zot, pse kaq vonove

Gjaksorin pa ndeshkue?

E, dersa ky mizori

Gjak vllaznish pat dikue,

Kot landë rrufeja e Jote

Pse bjeshkëve por çau ?

1899.

Pergatiti: Fritz RADOVANI 2015.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: 16 shtator 2015, Fritz radovani, NGA AT GJERGJ FISHTA O.F.M, Peze

Dita Evropiane e Gjuhëve

September 20, 2015 by dgreca

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë/ *Projekti i teksteve nga Prof.Dr.Dr.Basil Schader vlerësohet me certifikatë të veçantë/

*Ndarja solemne në Grac më 24 shtator në shënimin  e Ditës Evropiane të Gjuhëve. Në ekipin janë  Hazir Mehmeti (Vjenë) dhe Nuhi Gashi (MASH-Kos). Sukses i madh afirmativ i mësimit shqip në Evropë./

   26 Shtatori- Dita e Gjuhëve Evropiane këtë vit shënohet me suksesin e madh të projektit të teksteve mësimore në gjuhën shqipe për diasporë i Dr.Dr.Basil Schader , nga UN- i Zürichut i cili u vlerësua në mesin e projekteve nga Austria dhe  vende tjera. Konkursi i shpallur ishte titulluar “Gjuhët përmes projekteve cilësore”.  Në vendet e zhvilluar vlerësohet dhe financohen projekte nga institucionet, entet, shkollat ku për temë kanë përmirësimin e rrugëve të mësimit të gjuhëve. Në këtë konglomerat temash pa dyshim projekti i udhëhequr nga Dr.Dr.Basil Schader nga i cili rrodhen 19 tekste për mësimin shqip në diasporë po vlerësohet si shembull i përkrahjes, kualitetit, formës e standardeve bosh-kohore në përmbajtje, elemente didaktike e metodike bash kohore.   Projekti është fryt i përkrahjes financiare nga “Qendra Ndërkombëtare e Fondit për  Projekte”  (IPE) në Zürich në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Kosovës.

     Në Grac

       Këtë vit  Gjuhët Evropiane  qendër e kishin qytetin e Gracit në Austri, qytet i cili para pak vitesh ishte kryeqytet i kulturës botërore. Ndarja solemne e certifikatave fituesve nga organizatori do shoqërohet me aktivitete kulturore nga lëmi i gjuhësisë.  Motivi  është shënuar “Sensibilizimi i veçantë i mësimit të gjuhëve“ në kuadrin e kremtimit të Ditës së Gjuhëve Evropiane. Organizatore është Qendra për Kompetencë Gjuhësore në Austri (ÖSZ), më kërkesë të Ministrisë Federale të Arsimit e të Gruas  në Austri, Agjencia Kombëtare -Mësojmë Tërë Jetën  e cila për të 15-tën herë e shënon –Ditën e Gjuhëve Evropiane.
 Agjencia e Austriake e Lajmeve APA,  mes tjerash shkruan: „ Në mesin e shtatë projekteve të shkëlqyera austriake të vitit 2015 do jetë edhe nominimi i linguistikut zviceran, Prof.Dr.Dr.Basil Schader (PH-Zürich) dhe ekipit të tij  Mag. Hazir Mehmeti, Vjenë dhe Nuhi Gashi, MASHT- Prishtinë, Kosova. Prof. Schader në mbyllje bashkë me ekipin e tij në ndarjen solemne të çmimit në njërën nga punëtoritë do prezantojnë materialet mësimore nga projekti i tyre për gjuhë amtare, ku të gjithë të interesuarit janë përzemërsisht të ftuar. Po ashtu certifikata do marrin edhe absolventët e parë të mësimit gjuhësor në mësimin specifik te sensibilizimit të gjuhëve, te cilën ÖSZ-ja e bëri në bashkëpunim me Shkollën e Lartë Pedagogjike të Kishës në Vjenë/Krems.
       Bashkimi Evropian përmes “Eurpäisches Sprachensigel“  përkrah projektet gjuhësore me kualitete të larta, të cilat e përmirësojnë mësimin e  gjuhëve dhe krijimi e rrugëve të sigurta për të ardhmen. Ne vitin 2015 rreth 60 institucione i dorëzuan iniciativat e tyre rreth temës „Gjuhet si nyje shoqërore”  Do te vlerësohen shtate projekte austriake nga  katër Lande ( prej 9 Landeve-Njësi Federale ) që ka Austria ( Niderösterreich, Steirmark, Tirol, Voralberg, Vjenë) dhe  projekti i Basil Schader dhe ekipit te tij i cili u zhvillua në një  bashkëpunim ndërkombëtar..
Iniciativat prej kategorive duke filluar nga  çerdhet për fëmijë, Cikli i Ulët, Shkolla Sekondare I e II, Shkolla e Lartë Pedagogjike dhe Shoqatat shkollës së lartë pedagogjike, të shoqatave te ndryshme dhe organizatave joqeveritare,  tregojnë, se çfarë  ndikimi të madh  me vlerë ka në bashkëjetesën shoqërore qëndrimi i duhur pozitiv ndaj gjuhëve. Ndarja solemne e shpërblimit do të mbahet me 24 shtator në Grac në kuadrin e festës – Ditët Evropiane të Gjuhëve.  

Në festën e gjuhëve në Grac e cila do të mbahet në Murinsel, dhe në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Landit të Staiermarkut, do të letë aktivitete të shumta kulturore dhe artistike për të vegjlit e të rriturit. Një ditë e plotë me program për secilin pjesëmarrës në rrethet e punëtorive, ekspozitave apo shfaqjet  teatrale kushtuar gjuhëve.  
Projekti,
Pas aprovimit të kurrikusës për diasporë (2007), me inicimin e Prof.Dr.Dr.Basil Schader u hartua projekti për tekstet mësimore në gjuhën shqipe i cili u financua nga “Fondi Ndërkombëtare për  Projekte”  (IPE) me qendër në  Zürich. Hartimi i teksteve u bë sipas standardeve të kohës. Autorë të këtyre teksteve janë: Besa Luzha, Hazir Mehmeti, Lush Culaj, Muhamet Ahmeti-Metis, Nexhat Maloku, Nexhmije Mehmetaj, Rifat Hamiti, Rizah Sheqiri, Shefkije Islamaj, dhe Xhevat Syla. Koordinator ishin: Arif Demolli, Basil Schader dhe Nuhi Gashi. Gjithsejtë janë 19 tekste të hartuara sipas niveleve mësimore, secili nga nivelet nga 6 tekste. Tri nga tekstet kanë tema direkt nga gjuha, kultura e historia shqiptare kurse tri tjera nga jeta e përbashkët në rrethi shoqëror specifik në diasporë.  Prezantimi i tyre në seminare me standardet bashkohore ka zgjuar interesim të madh nga ekspert e mësues të shumë gjuhëve amtare në Evropë.  

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Dita Evropiane e Gjuhëve, Hazir Mehmeti

Papa në Havanë: “Kush nuk jeton për të shërbyer, nuk shërben për të jetuar”

September 20, 2015 by dgreca

Havane, 20 Shtator- Sot në ditën e dytë të vizitës në Kubë, etapa e parë e udhëtimi të 10-të ndërkombëtar, Papa Françesku kremtoi Meshën solemne në Plaza de la Revolucion të Havanës, shesh i njohur për portretin e Che Guevarës, ku patën kremtuar edhe Papa Wojtila e Papa Ratzinger.
Para një numri tejet të madh të besimtarëve e qytetarëve që kishin mbyshur përplot sheshin e revolucionit, Papa Begoglio duke komentuar Ungjillin e kësaj së diele të 25-të gjatë vitit kishtar, propozoi revolucionin e Ungjillit për përtëritjen e jetës personale, familjare e shoqërore: papa u ndal te dashuria e shërbimi sipas mëshimit dhe shembullit që na dha e la Jezu Krishtit.

Homelia e Papës

Pjesa e Ungjillit të kësaj së diele na prezanton Jezusin në sa u bënë dishepujve të vet një pyetje e cila duket e pavend, e pasjellshme. Jezusi i pyeti: “Mbi çka ishin duke biseduar rrugës?” (Mk 9,33) Cilat janë aspiratat tuaja? “Ata (dishepujt) – pohon Ungjilli – heshtnin. Udhës kishin biseduar se kush prej tyre ishte më i madhi” (Mk 9,34). Dishepujt kishin turp t’i tregonin Jezusit se për çka kishin folur. Në dishepujt e djeshëm, si edhe në ne sot, mund ta gjejmë të njëjtën temë të diskutimit: “Kush është më i rëndësishëm?”.

Jezusi nuk insiston me pyetjen e tij, nuk i detyron t’i tregojnë se për çka flisnin rrugës; e megjithatë pyetja mbetët, jo vetëm në mendje, por edhe në zemër të dishepujve.

“Kush është më i rëndësishëm?”. Një pyetje kjo që do të na shoqërojë për tërë jetën e në të cilën do të thirremi të përgjigjemi në faza të ndryshme të ekzistencës. Nuk mund t’i ikim kësaj pyetje, pse ajo është e skalitur në zemër. E kam dëgjuar mase një herë në takime familjare ku u bëhej pyetja bijve: “ Kënd e doni më shumë, babain apo nënën?”.  Është si të pyesësh: kush është më i rëndësishëm për ju? Kjo pyetje a thua është vërtet vetëm një lojë e thjeshtë për fëmijë? Historia e njerëzimit ka qenë e shënuar nga mënyra e përgjigjes ndaj kësaj pyetjeje.

Jezusi nuk i frikohet pyetjeve të njerëzve; nuk ka frikë nga njerëzimi, as nga pikëpyetjet e ndryshme që ai bënë. Përkundrazi, Ai i njeh “ thellësitë” e zemrës njerëzore, e si pedagog i mirë është gjithmonë i gatshëm të na shoqërojë në jetë. Besnik ndaj stilit të vet, Ai jap një përgjigje të aftë për të propozuar një sfidë të re, duke tejkaluar  “përgjigjet që priteshin” apo atë që në dukje ishte tashmë e ditur, e vendosur. Besnik ndaj stilit të vet, Jezusi vë gjithmonë në zbatim logjikën e dashurisë. Një logjikë e aftë të jetohet e mishërohet nga të gjithë, sepse vlen e është për të gjithë.

Larg nga çdo lloj elitarizmi, horizonti i Jezusit nuk është për pak njerëz të privilegjuar e të aftë të arrijnë në “njohurinë e dëshiruar” apo në nivele të larta e të dalluara të spiritualitetit. Horizonti i Jezusit është gjithmonë një propozim për jetën e përditshme, edhe këtu, në ishullin “tonë”; është një propozim që bënë gjithmonë në mënyrë që jeta e përditshme të ketë shijen e amshimit.

Kush është më i rëndësishëm? Jezusi është i thjesht në përgjigjen e tij: “Kush dëshiron të jetë i pari, le të jetë i mbrami i të gjithëve e shërbëtori i të gjithëve” (Mk 9,35). Kush dëshiron të jetë i madh, t’u shërbej të tjerëve, e jo të shërbehet me të tjerët!

Këtu qëndron paradoksi i Jezusit. Dishepujt diskutonin mbi atë se kush do të duhej të zinte vendin (postin) më të rëndësishëm, mbi atë se kush do të ishte privilegjuar, mbi atë se kush do të kishte qenë mbi ligjin e përbashkët, mbi rregullat e përgjithshme, për ta vënë vetveten në pah me dëshirën e superioritetit mbi të tjerët. Kush do të ishte ngjitur sa më shpejt për të pushtuar vendet që do t’i kishin dhënë disa avantazhe.

Jezusi e përmbys logjikën e tyre duke u thënë thjesht atyre se jeta e vërtetë jetohet në angazhimin konkret me dhe ndaj të afërmit.

Thirrja për të shërbyer paraqet disa tipare ndaj të cilave duhet të jemi të vëmendshëm. Të shërbesh domethënë, në pjesën më të madhe, të kujdesesh për brishtësinë, mbi elementet e brishta të jetës. Të kujdesesh për ata që janë të brishtë në familjet tona, në shoqërinë tonë, në popullin tonë. Janë fytyrat e njerëzve që vuajnë, të atyre që janë të pambrojtur e të salvuar, të cilët Jezusi propozon t’i shikojmë e na thërret t’i duam në mënyrë konkrete. T’i duam me një dashuri që konkretizohet në nisma e përcaktime. Dashuri që shfaqet në detyra të ndryshme, të cilat si qytetarë jemi të thirrur t’i zhvillojmë, t’i kryejmë. Njerëz në mish e kocka me jetën e tyre, me historitë e tyre e në mënyrë të posaçme në brishtësinë e tyre, këta janë ata të cilët Jezusi na fton t’i mbrojmë, të asistojmë, t’u shërbejmë. Sepse të jesh i krishterë do të thotë t’i shërbesh dinjitetit të vëllezërve, të luftosh për dinjitetin e vëllezërve e të jetosh për dinjitetin e vëllezërve. Për këtë arsye, i krishteri është gjithmonë i ftuar t’i vë mënjë anë nevojat personale, pritjet, dëshirat e veta të gjithpushtetësisë përballë vështrimit konkret të njerëzve më të brishtë e më nevojtarë.

Ekziston një “shërbim” që shërben; mirëpo duhet të ruhemi prej një shërbimi tjetër, nga tundimi i “shërbimit” që “po” shërbehet. Ekziston një formë e ushtrimit të shërbimit që ka si interes përfitimin “tim”, në emër të  përfitimit “tonë”. Ky shërbim i le gjithmonë jashtë nevojën “tënde”, duke krijuar një dinamikë të përjashtimit.

Të gjithë jemi të ftuar nga vokacioni i krishterë në shërbimin që shërben e të ndihmojnë njëri-tjetrin në mënyrë të anasjelltë për mos ra në tundimet e “shërbimit që shërbehet”, të shërbimit që përfiton. Të gjithë jeni të thirrur, të nxitur nga Jezusi për t’u kujdesur për njëri-tjetrin me dashuri e në saje të dashurisë. E këtë pa shikuar pranë nesh për të pa se çka bënë apo nuk bënë i afërmi im. Jezusi na thotë: “ Kush dëshiron të jetë i pari, le të jetë i mbrami i të gjithëve e shërbëtori i të gjithëve” (Mk 9,35). Nuk thotë: “Nëse i afërmi yt dëshiron të jetë i pari, le të shërben”. Duket të kemi kujdes e të ruhemi nga vështrimi që gjykon e të ndihmojmë njëri-tjetrin të besojmë në vështrimin që transformon, për çka na thërret Jezusi. Në jetën tonë duhet ta vendosim në qendër vëllain, të afërmin, atë që vuan e që ka nevojë për ndihmën, shërbimin e dashurinë tonë.

Populli i shenjtë besnik i Zotit që jeton në Kubë është një popull që e do festën, miqësinë, gjërat e bukura. Është një popull që ecën, që këndon e lëvdon. Është një popull që ka plagë, si çdo popull tjetër,  por di të jetë me krahë hapur, të ecën udhës me shpresë, sepse vokacioni i tij është madhështia. Sot ju ftoj të kujdeseni për këtë vokacion, të kujdeseni për këto dhurata që Zoti u ka fal, por në mënyrë të veçantë dua të ju ftoj të kujdeseni e t’ia shërbeni vëllezërve më të brishtë, brishtësisë së tyre. Mos i leni anash për shkak të projekteve që ju joshin, e në realitet çinteresohen për fytyrën e atij që është pranë. Ne e dimë, jemi dëshmitarë të “forcës së pakrahasueshme” të ringjalljes që “prodhon në çdo vend fara të kësaj bote të re” (Evangelii gaudium, 276.278).

Mos ta harrojmë Lajmin e Mirë (Ungjillin9 e sotëm: madhështia e një populli, e një kombi, madhështia e një njeriu bazohet gjithmonë mbi shërbimin që mund të ofrojë për vëllezërit e vet më të brishtë e nevojtarë.

Në këtë gjë e kemi dhe këtu e gjemë frytin e njerëzimit të vërtetë.  “Kush nuk jeton për të shërbyer, nuk shërben për të jetuar”.

Filed Under: Kronike Tagged With: Mesha, Papa ne Havane

Greek voters go to polls for fifth election in six years

September 20, 2015 by dgreca

A month after Prime Minister Alexis Tsipras resigned, voters in Greece are going to the polls to elect a new government. Opinion polls indicate a close run contest for the fifth election in six years.

Former Prime Minister Alexis Tsipras is seeking a new mandate for reforms demanded by international creditors.
A month after Prime Minister Alexis Tsipras resigned, voters in Greece are going to ballot boxes to elect a new government. Opinion polls indicate a close run contest for the fifth election in six years.
Former Prime Minister Alexis Tsipras is looking for a fresh mandate to push through the reforms agreed under the terms of the new 86 billion euro ($97 billion) international rescue deal in July.
Voters in Greece are at the polls nationally for the third time this year, after an election in January and a referendum on the terms of the bailout deal in July.
Polls opened at 6 a.m. local time (0400 UTC) on Sunday and were due to close exactly 12 hours later. First official estimates are expected from the interior ministry after 1800 UTC.DW’s Milan Gagnon, who was in Athens as voting began, said the mood was flat.In the last polls published on Friday, Tsipras and his Syriza party were showing between 0.7 and 3.0 percentage points ahead of the conservative New Democrat party headed by Vangelis Meimarakis (above photo left).
“Do we want a Europe of austerity or one of solidarity and democracy?” Tsipras asked at a rally on Friday. He said voters would say “no to this old system of corruption, no to the enshrining of the oligarch establishment.”
It is unlikely that any single party will be able to reach the 38 percent of the vote which would allow them a parliamentary majority. Under Greek law an additional 50 seats are automatically added to the winning party’s total in the 300-member parliament. Either party would be obliged to develop a coalition in order to form a new government. There are nine parties hoping to enter parliament and the minimum requirement for parliamentary representation is 3 percent of the vote.
Whichever party wins, the main task of the government would be to enforce the measures being demanded of Athens by foreign lenders. More than 100 reforms, many with consequences for the way the public administration is run, have to be legislated in the coming weeks.
Tsipras has defended his decision to accept the terms imposed for the bailout by creditors, saying that had he refused to agree to the three-year bailout, Greece would likely have been ejected from the eurozone.
There are concerns that abstention may be high.(DW, Reuters, AFP)

Filed Under: Rajon Tagged With: fifth election, Greek voters go to polls for, in six years

Papunësia mes të rinjve shqiptarë më e larta në Ballkan

September 20, 2015 by dgreca

Në Shqipëri punon vetëm një ndër pesë të rinj dhe vetëm 30 përqind e tyre janë punësuar sipas profilit të studimeve apo profesionit./

Gjendjen e vështirë ekonomike dhe sociale të Shqipërisë po e vuajnë më së shumti të rinjtë e saj, të cilët zënë pjesën dërrmuese të popullatës. Sipas një studimi mbi të rinjtë shqiptarë, i sapo-publikuar nga fondacioni Fridrih Ebert, papunësia rinore është ndër më të lartat në Ballkan dhe sistemi i edukimit nuk ofron alternativa për të ardhmen e tyre. Studimi zbuloi se gjysma e të rinjve shqiptarë janë të papunë, por për paradoks, investitorët shqiptarë dhe të huaj janë në kërkim të fuqisë punëtore të kualifikuar. Të rinjtë vetë pohojnë se nuk kanë shpresë se gjërat do të bëhen më mirë; ata janë të shqetësuar për shkollimin e tyre akademik, por parapëlqejnë të studiojnë jashtë vendit për shkak të korrupsionit me provimet. Pjesa më e madhe e të rinjve e dinë se duhet të presin gjatë një vend pune pas mbarimit të studimeve. Aktualisht në Shqipëri punon vetëm një ndër pesë të rinj dhe vetëm 30 përqind e tyre janë punësuar sipas profilit të studimeve apo profesionit.

Organizata humanitare World Vision organizoi një konferencë me të rinjtë e fshatrave dhe periferitë e 7 qyteteve të mëdha, ku ata morën këshilla praktike nga drejtues të bizneseve si ta kërkojnë punën dhe si të nisin profesione apo idetë e tyre për biznes dhe vetëpunësim. Të rinjtë treguan gjatë konferencës se si kanë marrë pjesë ose kanë udhëhequr nisma të ndryshme, duke sjellë ndryshim në zonën ku banojnë. World Vision bashkëpunon me rreth 2 000 të rinj në Shqipëri për t’i bërë të aftë të përmirësojnë jetën e tyre dhe të komunitetit ku banojnë. Sipas studimeve nga organizata dhe sociologë, të rinjtë pohojnë se papunësia dhe mungesa e perspektivës është problemi kryesor i tyre. Ata pohojnë se arsimi është më pak i rëndësishëm se njohjet politike, ndaj edhe prirja për emigrim është e lartë. Në studimin e fondacionit Fridrih Erbert theksohet që të rinjtë deklarojnë shpresa të vakëta për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë në 10 vitet e ardhshme, por më shumë shohin pasigurinë e vazhdueshme të një tranzicioni të gjatë e të lodhshëm, dhe kanë një besim të pakët tek institucionet shtetërore. (Sh K)

Filed Under: Analiza Tagged With: më e larta, ne Ballkan, Papunësia mes të rinjve shqiptarë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3528
  • 3529
  • 3530
  • 3531
  • 3532
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT