Shkruan: Ruzhdi Jata, Londer/
Shume shqiptare te Anglise, vecanerisht te Londres, vitet e fundit, i kane shtuar vizitat te miqte e te afermit e tyre ne New York dhe shtete te tjera te Amerikes dhe anasjelltas.
Ne prag te Krishtlindjeve dhe te Vitit te Ri 2015 edhe familja ime udhetoi drejt New York dhe Washington, ndersa shoku im nga Richmond- London – per ne Dallas, ndoshta per vendqendrim te ri. Pune plot, rroga te larta, shtepi te medha, shkolla te mira,- keshtu tregonin disa qe kishin qene me pare, pa harruar ushqimet e lira, aq sa me njeqind pound mund te mbushesh nje karroce me ushqime dhe te jetosh per disa dite. Edhe racionet, jane me te medha. Atje, ne Amerike, han ne restaurante te medha dhe, me pak dollare, kenaq gjithe familjen. Thoshin, porosisni per 3 persona e hani kater qe te mos e hidhni ushqimin se ju del e tepron…
Ta them qe ne fillim, mua nuk me doli keshtu sepse ne nje Irish pub ne Manhaten bashke me kusherin tim pime nga 3 birra me nga nje meze dhe paguam njeqind dollare e nuk mbeti asgje per te hedhur, vetem per t’i dhene nje bakshish kamarierit.
Kush eshte ai qe nuk deshiron ta provoje?
Por, le ta leme New York dhe te tregojme pak per Londren. Ka qene nje kohe, disa vite me pare, vertete nje parajse. Por tani, me zgjerimin e Bashkimit Europian, gjithcka ka ardhur duke u veshtiresuar, vecanerisht strehimi qe kushton me shume se ne cdo vend tjeter. Por nje pjese e shqiptareve me te ardhura te pakta ekonomike, akoma ndihmohen nga shteti dhe jane mire.
Edhe punesimi, eshte veshtiresuar. Perpara, po te doje te punoje, e gjeje nje pune ne Londer, ndryshe nga Italia, Franca,apo Gjermania. Sot duhet te kesh kualifikim te larte per te gjetur nje pune te pagueshme mire e me perspektive. Tani strehimi me banese shteterore nga keshilli, sic quhet ketu, eshte pothuajse i pamundur. Per familjet e medha – akoma me te veshtire.
… Ishim miq ne familjen kuksiane Ahmeti ne Middletown ne nje shtepi te madhe dy kateshe. Vajzat e mija u kenaqen me kushtet mjaft te mira, me pritjen vertete me zemer te bardhe, me dhurata e gjithcka tjeter duke e kaluar festen ne menyre fantastike.
Kastrioti kishte punuar 10 vjet ne nje fabrike ne Michigan bashke me te shoqen. Ndersa Besniku, edhe pse kishte mbaruar Universitetin per drejtesi, punonte ne biznes. Po te jesh i ri dhe po te kesh zanat pune gjen dhe jeten e ben te mire. Pa pune ketu ne Amerike nuk mund te jetosh, ndihma nuk ka. Keto fjale i thoshte Kastrioti here pas here.
Edhe pse e kishin arritur moshen e pensionit, zoti Cenalia i Kukesit e doktori kardiolog, zoti Jata ne Ringwood nuk e kishin lene akoma punen.
Amerika ka cfare don e cfare kerkon. Shtepi te medha e me toke ne qytetet ne zhvillim, ndersa ne New York – te ashtu quajtura apartamente vagon, apo edhe dhoma 3 meter katror ne Manhaten qe, po t’i marresh me qera, ta masin mire rrethin e kokes. Kane pase thene te paret, vetem nene e babe nuk gjen ne Amerike. Zoti ne qiell e dollari ne xhep.
“ Une nuk e nderroj Ameriken me Angline”,- me tha gazetari M. Tanushi ne Waterloo disa dite para se te nisesha per New York. Ai e kishte vizituar 2 here Ameriken. Nje qytet me gradaciela, nje qytet ne nuk pushon dite e nate, si te thuash kryeqyteti i Botes, por Londren e bekofte Zoti.
Takova shoke qe nuk i kisha takuar per shume vite. Me gazetarin e talentuar e poetin e mirenjohur Sami Milloshi folem me telefon, me z. Dalip Greca, kryeredaktor i gazetes “Dielli” u takuam diten e fundit. Ishte privilegj dhe nder per mua informacioni qe shkembyem me njeri-tjetrin per gazetarine ne pergjithesi , per shoqaten Vatra si dhe per Forumin e Shoqatave te Londres.
Kredoja e bisedave ishte perparimi i femijeve ne shkolle e jete, puna e shkelqyer e intelektualeve te bashkuar, e krijuesve te shumte qe ka Amerika per ruajtjen gjalle te kultures dhe traditave shqiptare.
14 JANAR 1990 – 2015- 25 VJETORI I DEMOSTRATES Së PARE ANTIKOMUNISTE Në SHKODER
1944 – 1991/
Nga Fritz RADOVANI*/
14 JANAR…
■Profesor Petro Fundo ka thanë për tiranin Enver Hoxha:
“Diktatorët si ay, vazhdojnë për të sunduar edhe pas vdekjes!”
Kjo foto duhet të na zgjojë edhe natën për të na rikujtue atë tirani të pashoqe që ka sundue dhe po vazhdon me robnue një Popull në Europë, që luftën për Liri asnjëherë nuk e ka pushue por, edhe ka derdhë gjak ma shumë se asnjë shtet tjetër.
■Ngjarjet e fundit të vitit 1989 në Rumani, ishin sinjali i zgjimit të pritshem në Shkoder!
Maska e hipokrizisë së Ramiz Alisë dhe Nexhmije Hoxhës, mbas prishjes marrveshjes me Shtrausin e Gjermanisë tue kalue në prehen të Onekerit Gjermanisë Lindore, dhe të gjitha perpjekjet e mëshefta me blokun komunist si dhe vendet islamike, kishin krijue tek Shqiptarët bindjen se thanja e Don Lazer Shantojës në Janarin e vitit 1945, asht e padiskutueshme që: “Të gjithë komunistët janë tradhëtarë!”
■Vransinat e zakonshme të Janarit në Shkoder, nuk do të munden me pengue rrezet e një “dielli” që kishte perëndue prej 46 vjetësh në Shqipninë e Gjergj Kastriotit. Rinia e Shkodres Martire kishte vendosë me u vetsakrifikue për Liri dhe Demokraci, por në një
kah gati të harruem prej vitit 1945, kur kasapët e Jaltës e lane nën robninë komuniste të
shovenistëve sllav të Titos, me sherbëtorin e tij anadollak Enver Hoxha. Ishte pikërisht kahu i Atyne Martirëve që thirrën që në 1911 në Deçiq, përkrah Dedë Gjo’ Lulit të Hotit: “Duem një Shqipni të Bashkueme!”… “E duem Shqipninë si gjithë Europa!”…
■Ishte data 14 Janar 1990, kur Sheshi i Deshmorëve në qendren e qytetit Shkodres kishte që në orët e para të mengjesit disa mija vetë të rijë rreth monumentit të tiranit Stalin.
Fatkeqësisht, Partia e Punës e Ramiz Alisë, një fanatiku anadollak i pashoq, dhe pikrisht sëpse ishte i tillë pasoi Enver Hoxhën, me anën e sigurimit të shtetit kishte mërrijtë me shmangë nga kjo Protestë në heshtje, një zonë të madhe të qytetit ku perfshihej Parruca, Xhabijej, Perashi dhe Dudasi. Komunistët atje i kishin dhanë Protestës ngjyrë fetare.
Ata persona që mendoheshin organizatorë të Protestës një natë përpara u arrestuen nga vetë kriminelët zevendësministri i mbrendshëm Zylyftar Ramizi, dhe kryetari i Degës së Mbrendshme të Shkodres Çapajev Taçi, që vazhdonn me “zbatue” ligjin. U arrestuen shumë të rijë nder të cilët kujtoj: Dedë Kasneci, Gjergj Livadhi, Rin Monajka, Kolec Hublina, Nikolin Thana, Tonin Dema, Flamur Elbasani, Nikolin Pergjini, Klaudio Daka, që mbasi u derguen në Tiranë ku, u masakruen barbarisht në hetuesi atje, me urdhen të vetë ministrit mbrendshëm Simon Stefani, edhe u dënuen me shumë vite burg.
■Në këte Demostratë të vertetë antikomuniste Ramiz Alia, u mundue me i dhanë edhe botës së jashtme idenë e një organizimi nga Kleri Katolik që porsa ishte lirue nga burgu, tue u mundue me fajsue edhe dy klerikët Don Simon Jubani, i njohun si antikomunist i pathyeshem në burgun e Burrelit, si dhe Don Zef Simoni, i liruem nga burgu i Spaçit, ku vite perpara e ekzekutuen katër Heroj në Revolten e atij kampi shfarosje. Kur tek Don Simoni ka shkue një natë para Ndrekë Bazhdari me i kerkue me shkue në Demostratë, Don Simoni i ka thanë: “Jo, mue nuk më lejohet që të vij se jam klerik dhe me që demostrata apo protesta ka karakter politik unë nuk mund të marrë pjesë. Po të ishte se do të protestojmë për lejimin e fesë, hapjen e kishave e objekteve të kultit, unë vij i pari me Ju, dhe nuk kam asnji kundershtim”. (Dishmi gojore nga Don S. Jubani)
Sigurisht, u bane dhe arrestime tjera si vllaznit Haxhi, Kol Margjini, Paulin Palushi, Mati Prennushi, Leonard Kalaj, etj., që fatkeqësisht me emnat e tyne nuk mungojnë edhe shumë emna vajzash të reja, që nuk po kujtohen nga askush per Heroizmin e Tyne: “Pjesmarrës në Demostraten e Parë Antikomuniste me 14 Janar 1990, në Shkoder!”
■Masat e sigurimit shtetit ishin ma ekstremet. Sjellja e forcave speciale dhe vendosja e armëve goditëse nder tarracat e turizmit, PTT, Sahatit Inglizit, etj., pesë ambulancat e mbushuna me armatime para turizmit (që i kam pa vetë me sy), apo forcat tjera në rrethina të Shkodres të gatëshme per kasaphanë, tregojnë etjen per hakmarrje që ishte e brumosun me një urrejtje të pashoqe 46 vjeçare, që në Janarin e Vitit 1945 me Prekë Calin, e që vazhdoi me zhdukjen e Demokratit Parë Shqiptar Mark Çuni, kur thëmeloi Organizatën e Parë Antikomuniste “Bashkimi Shqiptar” në Shkoder në Maji 1945.
■Demostrata e Janarit 1990 ishte vertetë Antikomuniste, sëpse në gjiun e saj ajo nuk pat “pulëbardha”… që nga fundi i vitit ato u vishën me “pardysytë e bardha”.
■Që Ajo ishte e tillë e verteton edhe qendrimi i turpëshem ndaj Heroit të Pavdekshëm e Shkodranit Rin Monajka, i cili nuk ka asnjë shenjë kujtimi tash 25 vjetë në Shkoder!
■Shkodranët nuk duhet të presin nderime dhe kujtime nga masakruesit e Tyne!
■Historianët le të mos e shkruejnë kurrë një rresht për këte Demostratë Historike, mbasi edhe kjo asht në Nderin dhe Lavdinë e Rozafës Antikomuniste e Liridashëse!
■Shkoder! Kurrë mos e harro thirrjen: “E duem Shqipninë si gjithë Europa!”
■Historia e Shkodres Antikomuniste e shkrueme me Gjak Herojsh, asht e Perjetëshme dhe e Lavdishme nder shekuj të shekujve! Lavdi Herojve të Saj!
Melbourne, 13 Janar 2015.
* Ne vijim te rubrikes:
Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë…
Jeta para vdekjes
Nga Aurel Dasareti, USA*/
Gjyshi im (oficer në pension) ka shkruar për mallëngjimin, humbjen, ikjen (nën presion), dhe mërgimin e pavullnetshëm prej Shqipërie në Amerikë (1943). Historia e jetës së tij, është një prej rasteve të shumta të tragjedisë shqiptare. Tani është i moshuar, megjithatë poezitë e tij manifestojnë dëshirën e zjarrtë dhe vuajtjet masive që pulsojnë në të gjitha zemrat mërgimtare.
***
Gjyshi rrëfehet: “Së pari duhet të them se unë gjatë gjithë jetës në emigrim kam ndjerë dhe ndjejë një mallëngjim të hatashëm për prindërit e mi me të cilët nuk jam takuar më kurrë prej asaj ditës kur u detyrova ta braktisi atdheun tim të dashur. Mallëngjehem për katër stinët në Shqipëri. Mallëngjehem për të gjitha rrugët dhe të gjithë njerëzit atje, për Shkodrën time. Kur unë mendoj për Shqipërinë, unë shoh shumë fotografi të gëzimit dhe lumturisë në mendjen time. Unë gjithashtu mendoj se shteti është atje. Për shkak të gjendjes gjatë sistemit monist, nuk pata siguri për jetën të vizitoj prindërit e mi derisa ishin gjallë. Kam vizituar dhe i putha varret e tyre. Një gjë është se unë nuk isha aty kur ata vdiqën. Problemi është se unë nuk isha pranë tyre, kur ata jetonin. Të jem me ta në jetën para vdekjes.
Ndoshta ti nipi im je kureshtar se pse unë shkruaj disa gjëra të këqija nga atdheu im, por ti duhet ta mbash mend se unë e dua Shqipërinë. I dua të gjithë njerëzit atje por kam problem edhe me qeverinë e tanishme të korruptuar dhe antikombëtare. Nëse do të kishim burrështetas të mirë, shqiptarët do të mund të jetonin në atdheun tonë. Shqipëria natyrale boshatiset, zotëron mjerimi, rinia ikën në Perëndim, nataliteti zvogëlohet. Së fundi, kur unë mendoj për Shqipërinë kam kujtime të dyfishta, të mira dhe të këqija, por zemra ime rreh për Shqipërinë. Shqipëria, atdheu im.”
***
Jam lindur në Sydney, Australi, Nëntor 1976 dhe prej moshës 8 vjeçare kryesisht jetojë në USA. Me prindërit u shpërngula nga vendlindja ime, qyteti im, miqtë e mi dhe çdo gjë tjetër të dashur për mua. Vendlindjen të cilën sipas gjasave do ta përkujtojë në pjesën tjetër të jetës sime.
Prindërit e mi sakrifikuan shumë për mua dhe vëllain, motrën time. Unë jam mirënjohës dhe i kënaqur që jetoj në një vend si USA. Unë ndoshta nuk kam një emër tipik amerikan, një pamje angleze. Ndoshta nuk kam një besim tradicionalisht të lidhur me SHBA, një gjuhë amtare të lidhur me SHBA-të, megjithatë unë jam amerikan – dhe australian. E dua shumë Australinë dhe Amerikën por njëherësh e dua shumë edhe atdheun e gjyshërve të mi. Shqipëria është ende atdheu i tyre. Gjithashtu i imi
Kur disa dëgjojnë se unë jam shqiptar etnik me prejardhje, më pyesin për vlerat shqiptare. Unë jam rritur me vlerat si: ndershmëri, tolerancë për njerëzit e tjerë, barazisë, bamirësi, se duhet të punojmë shumë, se familja është e rëndësishme, që ne kujdesemi për fqinjët, se nuk duhet të dëmtojnë askënd, të respektojmë të moshuarit etj. Këto janë vlerat që prindërit mi dhanë mua, dhe këto janë vlerat sipas së cilave unë jetojë. Këto janë vlera të mirëfillta shqiptare. A nuk janë këto edhe vlera të mirëfillta amerikane?
Unë kam gjak shqiptar në venat e mia, por unë jam njësoj si një amerikan i mirëfilltë këtu. Unë nuk jam një prej tyre, unë jam njëri prej nesh. Është një ditë kur unë festoj atdheun tim Amerikën apo Australinë. Ditën tjetër festoj atdheun e gjyshërve të mi, Shqipërinë – është ajo dita kur unë jam një njeri patriotik shqiptar.
***
Çfarë është një – diaspora?
Diaspora, fillimisht një term për hebrenjtë e përhapur në mesin e kombeve të tjera. Tani paraqet gjithashtu pakicat fetare apo kombëtare që jetojnë në një mjedis të panjohur.
Diaspora ishte rezultat i dëbimeve dhe arratisjes, por edhe emigracionit vullnetar për të kërkuar fatin në tokë të huaj.
Diaspora shpesh përkufizohet si një grup që e kanë lënë atdheun e tyre, herë pas here në rrethana dramatike. Njerëzit largohen nga shtëpitë e tyre dhe vendin e tyre për shumë arsye, duke përfshirë: për shkak të konflikteve, për të kërkuar punë, për mundësi më të mira tregtare apo për të kolonizuar territore të tjera.
Për t’u përcaktuar si diasporë duhet që një grup të ketë një mit të përbashkët në lidhje me vendin e tij, ta idealizoj atë dhe të jenë të gatshëm për të mbështetur atë, nëse është e nevojshme edhe me jetën.
Një grup i tillë duhet të ketë gjithashtu plane për t`u riatdhesuar, kanë një identitet të fortë etnik, dhe herë pas here një marrëdhënie problematike me vendin pritës nëse ai vend ka një politikë jomiqësore ndaj atdheut të tyre; dhe tregojnë solidaritet me anëtarët e diasporës në vendet e tjera. Një faktor tjetër i rëndësishëm është shkalla e organizimit të këtij grupi, si në vendin e tyre të ri pritës dhe në aspektin ndërkombëtar. Sipas një qasje të tillë të gjitha grupet etnike jashtë vendit nuk mund të konsiderohen si diasporë, vetëm ata që plotësojnë kërkesat e mësipërme.
Diaspora është një lëvizje, emigrimi apo shpërndarjeje e një populli nga vendlindja e tyre ose nga tokat e tyre stërgjyshore. Termi ka ardhur për të referuar në emigrimet historike, të dhunshme, dramatike në shkallë të gjerë dhe shpërndarja e njerëzve me rrënjë të përbashkëta, sidomos lëvizjet të cilat në thelbin e saj janë të pavullnetshme si për shembull dëbimin masiv nga trojet e veta të shqiptarëve për në Turqi, etj.
***
Historia e gjyshit tim është e rrallë, ai do të vriteshe sikur të vizitonte prindërit, e tani kohërat kanë ndryshuar. Emigrantët që nuk kontaktojnë-vizitojnë prindërit nuk mund të arsyetohen para vetes dhe Perëndisë.
Një numër i konsideruar i prindërve të mërgimtarëve shqiptarë që kanë mbetur të braktisur, gjatë kohë shtrihen të vdekur në shtëpitë e tyre pa ditur dikush në lidhje me të.
Karakteristika të përbashkëta të shumë prej atyre që pas shumë kohe janë gjetur të vdekur në shtëpitë e tyre, është se ata jetonin të vetmuar. Disa ishin pa familje të ngushtë.
Shumë emigrantë u premtojnë prindërve që do t`i vizitojnë ama “nuk mund të gjejnë kohë” për të sëmurët dhe të moshuarit e tyre. Por, kur vjen puna për të trashëguar, papritmas gjejnë kohë me tepricë, i blejnë lulet për në varrezë dhe udhëtojnë në atdhe me taksistin e parë që e takojnë në rrugë. Të vdekurit kishin me u thënë: “Duheshe të gjendesh afër meje, të më ndihmosh dhe të më japish lule kur unë jetoja, e tani pasi kam vdekur kisha me dashur të më lavdërosh vetëm për atë që unë jam.”
Çfarëdo konfliktesh apo sa pak kohë të këmbimit keni ju me pleqtë e familjes së juaj, duhet të parafytyroni se si do të ndjeheshit ju nëse në momentet e fundit të jetës nuk keni asnjë familjar afër jush që të komunikoni. Njerëzit e vetmuar nuk marrin një urim për Krishtlindje, për Bajram, për Vitin e Ri apo një telefon kur ata jetojnë, por kurora të mëdha dhe fjalët lavdëruese se si ata ishin të mrekullueshëm dhe se sa shumë ata u mungojnë – pas vdekjes së tyre.
* Ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
PËR KRIJUESIN, A KA MOSHË PENSIONI?
Bisedë me Z. Halim Maloku, studiues dhe botues/
Prej kohësh kam menduar të zhvilloj një bisedë me z. Halim Maloku, qoftë si koleg, mësues dhe drejtue shkolle, e më tej studiues, hartues dhe botues librash me vlerë për historinë dhe kulturën tonë kombëtare. Natyrisht në kësi rastesh, pyetjet janë të shumta, por unë përzgjodha disa, që së bashku me përgjigjet m`u dukën interesante në përmbushjen e jetës së një intelektuali idealist.
Pyetje: Ju keni lindur në Prizren, qytet shqiptar në Kosovë, shumë i njohur për historinë e tij në rrjedhën e fateve të kombit dhe shtetit shqiptar, dhe tani jetoni në Shqipëri që prej vitit 1948. Pyetja është: Kur kini shkuar për herë të parë në vendlindje? Cilat kanë qënë mbresat.Ju merr malli?
Përgjigje: Kam lindur në Has të Prizrenit dhe në vitin 1948, vendosem në Shqipëri. Vetëm me mbarimin e luftës që çliroi Kosovën, në qershor 1999, munda të rikthehem në vendlindje, për të plotësuar kërkesën e kahershme: gjithë mall dhe dëshirën për të parë çdo gjë. Në vendin ku kisha banuar s`kishte jetuar më njeri dhe nuk kishte mbetur asgjë. Jam kënaqur vetëm me kujtimet e fëmijërisë dhe me natyrën.
Pyetje: Keni mall për mësuesinë, për nxënësit dhe shkollën, pasi për shumë vite, shërbyet drejtor nëpër disa shkolla të rrethit të Durrësit.
Përgjigje: Mësuesia më ka tërhequr shumë, sepse më ka marrë një pjesë të madhe të jetës dhe gjithë energjitë e asaj periudhe. I kam dhënë me shumë dëshirë, nga të cilat 25 vjet si drejtor shkolle, por me vetëshkëputjen nga arsimi në fund të vitit 1990, e kisha bindur veten që, unë nuk duhej të isha më në arsim. Ishte hapur mundësia për veprimtari të tjera të dobishme.
Pyeteje: Kini punuar disa vjet si studiues në Arkivin Qendror të Shtetit, për të grumbulluar material për arsimin në rrethin e Durrësit. Çfarë arritët dhe sa ju ka ndihmuar për botime shkencore historike?
Përgjigje: Vajtja për disa vite si studiues e kërkues në Arkivin Qëndror të Shtetit, në Tiranë, ishte një nga përvojat e mia të reja. Për mua kjo periudhë qe një shkollë e dytë, që lidhej me studimin dhe historinë. Hapësira për t`u ballafaquar me dokumente historike, të hap një rrugë të re, që mund ta ndjekësh. Kjo përvojë më ka nxitur drejt grumbullimit dhe studimit të materialeve të shumta dokumentare, që shërbyen si bazë për hartimin dhe botimin e disa numrave të revistës historike-kulturore “Dyrrah”, përgatitjen e së cilës e kam kryer që nga viti 1998.
Pyetje: Kini botuar disa libra me karakter letrar dhe studimor-shkencor, cilat janë dhe ç’hapsirë zenë në veprimtarinë tuaj?
Përgjigje: Për botimet e mia letrare nuk mund të flas, ato janë në prozë, në disa vëllime. Ato që më kanë ngacmuar më shumë janë botimet shkencore e kulturore. Nga këto përmenda revistën “Dyrrah”, si përgatitës dhe redaktor i saj. Ka tepër rëndësi puna redaktoriale dhe botimi i revistës për të rinj “Delfin D”, por dhe një varg i madh marrjesh përsipër të redaktimeve, përgatitjes dhe botimit të disa veprave, sidomos përgatitja e revistës “Albania” të Faik Konicës në Belgjikë dhe Londër, me gjithsej 10 vëllime. Kohët e fundit është vepra voluminoze “Enciklopedia – etnokulturore” e Nexhat Çoçajt nga Prizreni, për zonën etnografike të Hasit, si një pjesë e jetës sime.
Pyetje: E përmendët pak më parë, se për disa vjet kini botuar revistën “Delfini. D”, mjaft e përshtatshme për të rinjtë e shkollave të mesme. Pse nuk vazhdoi, ose më mirë: cili ishte fati i saj, pasi aty kishte mjaft pena të rinjsh të talentuar?
Përgjigje: Në fushën e arsimit, revista “Delfin D” ka qenë për mua një iniciativë mjaft e bukur dhe me interes. Ajo u botua për 3 vjet me 24 numra dhe reshti, për faktin se natyra e revistës ishte krejt ndryshe nga ajo që më së shumti kërkohet. Mbështetja ka qenë shumë e pakët në rrethin e Durrësit. Po të kisha mundësi botimi, nuk do ta lija kështu në harresë, por praktikisht nuk po gjinden këto mundësi.
Pyetje: Cilën nga punimet tuaja e vlerësoni më shumë, apo e keni më përzemër? Është një pyetje rutinë që u bëhet të gjithë krijuesve, natyrisht jo për t’i bërë reklamë librave.
Përgjigje: Punimet e mia i ka vlerësuar një rreth i ngushtë letrarësh e studjuesish. Ka munguar reklami i formës që aplikohet në Shqipëri dhe unë nuk kam patur as dëshirën të futem në këtë rrjet reklami. Kjo është një pjesë që u takon lexuesve. Dhe unë e di që lëxues të tillë që të vlerësojnë diçka nga shkrimet e mia ka pak, sepse pakkush e ndjen me shpirt nevojën për idealizëm.
Pyeteje: Të gjithë ankohen për vështirësitë e botimit të librave, sidomos kur janë voluminoz e me karakter shkencor, ju si e ndjeni veten, a ju është dhënë mundësia?
Përgjigje: Vështirësitë e botimeve kanë qenë tepër të mëdha, sidomos të botimeve voluminoze, kur është kërkuar dhe një realizim cilësor. Duhet durim. Vetëm kështu mund të rezistojë akoma diçka nga ajo që mbahet për më idealja. Kam sakrifikuar shumë kohë dhe mundësi financiare. Për fat, kam qenë në rregull nga mendtë, sepse në kushte të tilla te njeriu ndodhin fenomene të pakëndshme. Dhe pjesërisht ia kam arritur. Shteti dhe kushdo tjetër ka qenë pothuajse i vetpërjashtuar. Por kam patur pak, shumë pak shokë që më kanë përkrahur. Kam dashur të jem pjesë e veprimtarive kushtuar librit dhe kulturës, ndaj nuk i jam shmangur panaireve të librit, si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë.
Pyetje: Ç’plane kini për botimet e reja, pasi megjithëse kini vite në pension, nuk pushoni së punuari?
Përgjigje: Nuk mund të flas shumë për botime të reja me këtë moshë që kam, por nuk do t`i iki punës pa botuar një vëllim përfundimtar voluminoz të revistës “Dyrrah”, vëllimet e mbetura të revistës “Albania”, një studim për arsimin në rrethin e Durrësit dhe mbase edhe një varg tjetër veprash që janë në përpunim e sipër. Koha do të tregojë vetë. Them që, në dashtë Zoti të vazhdoj kështu edhe pak kohë, do të mbaroj edhe diçka.
Pyetje: Në fund kam një pytje njerzore e shoqërore bashkë: a ka moshë pensioni për mësuesin studjues, krijues e botues?
Përgjigje: Pensioni nuk llogaritet për interesant, por jep disa mundësi, sidomos kohë me bollëk. Mund të luash tërë ditën domino, të pish një varg kafesh, të marrësh pjesë në një grup që të duket si Parlamenti i dytë shqiptar, mund dhe të shëtitësh nëpër botë, natyrisht po pate para. Unë për vete e kam zgjidhur pak ndryshe: para kompjuterit, me librat, me bibliotekat e arkivat dhe shoh që mund të jap diçka në kulturën tonë. Dikujt kjo i pëlqen e dikujt tjetër as që i bie në sy. Është punë e tyre. Mua më pëlqen për faktin e thjeshtë, se lë diçka në kulturën shqiptare, si studiues e botues, e më tej, si idealist i pandreqshëm.
Biseda me Halimin, s`ka të sosur për net të tëra dimri, ndaj e ndërpres duke i uruar: “Jetë të gjatë e shëndet, sepse punët që ke nisur, s`duhen lënë në mes, duhen bitisur”!
Miqësisht, faleminderit!
Përgatiti
Kadri Tarelli
Durrës
Pena e gazetarve nuk do te shteroi per fjalen e lire
Nga Illo FOTO/
Bota u trondit nga sulmi i pergjakshem xhihadist, mbi redaksine e revistes se famshme franseze “ Charle Hedbon “.U vrane gazetare dhe police, dy strulkturat me te fuqishme, qe perfaqesojne popullin, ne te mire dhe ne te keqe.I vrau injoranca , pabesia, urrejtia patologjike e nje rrace, qe sot ka zevendesuar nazizmin. Nuk eshte hera e pare , qe vriten gazetare dhe police. U vrane te dy, ne te njejten kohe dhe ne te njejtin vend krimi. Terroristet xhihadiste nuk e durojne kulturen, shtetin me rregulla dhe civilizilmin. Ata jane dore, qe mbetet ne hanxhar dhe syri ne shinjester, per te ndalur zhvillimin dhe emancipimin e shoqerise njerezore, qe fillon me fjalen e lire .
Terroristet nuk kane fytyre. Identifikohen vetem me masken e zeze . Keshtu njohin njeri tjetrin. Keshtu i njef dhe bota. Masken kesaj specie ja kane grisur gazetaret dhe policet.Terroristet kane dale me fytyren natyrale, kur kane qene objekt i punes fisnike te policeve dhe gazetarve. Terroristet nuk kane date dhe venlindje , ata jane frymore , qe kane lindur si opozite e pa pajtushme me njerzit dhe me perparimin shoqeror . Sa me i madh perparimi , aq me i eger dhe me brutal terroristi . Terroristent nuk kane as fe . Islamizmin , kete fe te admirushme dhe paqesore , edhe kur vishen imame , ata e perdorin si mburoje , ndaj plumbave , qe u drejtojne popujt, nepermjt organizmave popullore civile, policore dhe ushtarake.
Gazetari i famshem Umberto Eco shkruan “ Eshte nje forme e re nazizmi , me metodat e veta te cfarrosjes dhe vullnetin apokaliptik ,kerkon te marri kontrollin e botes “ . Ne kete veshtrim te Ecos , terrorizmi ka marre pamjen e nje fuqie financiare , ushtarake me strategji te percaktuar qarte . Terrorizmi nuk lindi sot , por sot nga fenomen , u shndrua ne fuqi te armatosur me te tera armet moderne , por me perparesi te hanxharit , qe masakron dhe pret koka njerzish paqesore . Shume rralle ndodh , qe terroristet te merren me ushtarake . Preja e tyre jane civilet, mundesisht sa me te brishte dhe sa me te civilizuar .
Rraca terroriste nuk ka shume nevoje per lidere . Ata lider dhe ideollogji kane krimin makaber . U vra Bin Laden dhe shumica e bashkepuntorve te tij , por terrorizmi mbeti po ai , duke krijuar dhe shtetin e profilizuar terrorist te ISIS-it. Kur terrorizmit i pret nje koke , lindin dy ne vendin e prere . Ky rigjenerim dhe riorganizim i terrorizmit , kerkon tjeter impenjim dhe kundervenie nga antiterrorizmi global i popujve , qe gjenden seriozisht te kercenuar . Eco e krahason terrorizmin me nazizmin e ri , por ushtari nazist nuk e njifte sulmin kamikaz . Keta mbijne aty ku nuk e pret dhe megjithse disponojne arme te sofistikuara , nga urrejtia patologjike, e kthejne veten ne arme . Ata nuk e duan jeten, madje te tyre aq me pak . Ne c’do moment mund ta flakin ate , si nje levere pa vlere dhe e tille eshte normlisht jeta e tyre , por ajo jete e cvleftesuar , ka shkaketuar mijra viktima dhe miliarda vlera materjale , qe nga 11 Shtatori i zi 2001. Ne kete kuptim lufta e shpallur nga terrorizmi , nuk njef armepushim , si te gjitha luftrat klasike . Ajo nuk nderpritet as diten as naten ne te kater anet e Globit.
Ne te njejtin shkrim , Eco citon : “ Perspektiva , qe qyteterimi perendimor ne krize te behet aleat me vendet arabe , eshte fantapolitike romanesh . Shkrirja ne nje e qyteterimeve , eshte nje gje qe mund te ndodhe fale migrimeve . Kur ne Itali te kete 50 milion extrakomunitare dhe 10 milion italiane , do te ndodhi ajo , qe ka ndodhur dy mije vjet me pare “ . Me kete fraze , Eco na thote se njerezimi duhet te pergatitet , per nje lufte anti terroriste te ashper dhe pa fund .
Nuk besoj te jete njeri kunder gazetarit Eco dhe nuk eshte vetem ky , qe jep vleresime te tilla. Gjithe bota zien nga urrejtja popullore , per rracen e eger te terrorizmit xhihadist . Kjo situate alarmi , ka nxjerre ne rendin e dites forcimin e shtetit ligjor , ne te gjitha hallkat dhe vendet . Kjo nevoje behet dhe me imperative nga fakti se terrorizmi ka krijuar struktura te qendrushme globale dhe ne kohe relativisht te aferta , ndodhen ngjarje tragjike ne Amerike , Gjermani , Spanje , Angli dhe tani , ne France.
Terorizmi ka fituar teren nga shteti i dobet dhe pa garanci , per jeten e qytetarve . Te tera ngjarjet i kane gjetur ne befasi shtetet perkatese . Dobsia e shtetit, eshte kopshti ku rritet dhe harbohet terrorizmi vendes dhe nderkombetar . Nje nepunes shteti , nga me te zakonshmit , behet dere e hapur ose barrjere e aktit terrorist . Mekanizmi i madh i shtetit , perbehet nga burgji te vogla . Liberalizimi i shtetit dhe i ligjeve te tij , vecanerisht instalimi i kultures se mos zbatimit te ligjit , qe ne dukje te pare duket e pa rendesishme , eshte nje dere e hapur per nje masaker te madhe . Asgje nuk ndodh rrastesisht , por ka ne baze nje segment qe nuk funksionon . Keto te cara cfrytezon njeriu , qe pergjon. Kur flasim , per liberalizim te shtetit , nisemi , qe nga ligji per te drejtat dhe lirite e personit dhe deri tek rojet e sigurise te fabrikes .
Shoqeria nuk do kthehet pas se duan terroristet. Njerzit e ndershem te punes dhe te dijes nuk kane nevoje per liri dhe te drejta te teperuara . Fjala vjen nuk u intereson liria e ekzagjeruar e mbajtjes se armeve nga civilet , as nuk bezdisen nga liberalizimi i perdorimit te armes nga forcat e sigurise . Nuk bezdisen nga rregullat, per udhtimet me trena , avione dhe vaporra . Jane falanga shteterore , qe i liberalizojne keto ligje dhe rregulla . Ne keto rraste , terorizmi nuk ka pse ta vrasi mendjen , per te depertuar ne jeten tone , qe presupozohet te jete e qete dhe e garuantuar . Terrorizmin e mirseardh c’do leshim ndaj ligjit dhe rregullave . Sejcili leshim shteteror , eshte nje terrorizem i vogel , qe besohet te mos kete ndodhur rastesisht , por i kapur nga terrorizmi global.
Lirite dhe te drejtat jasht caqeve normale i kerkojne njerzit anarshiste, dembele, te cthurur, me moral te dyshimte dhe ata , qe kane vene jeten ne hipoteke , ne sherbim te asgjeje dhe te askujt . Kamikazi nuk eshte fenomen , qe e sollen kohet moderne , por fenomeni dolli nga kontrolli , deri sa kamikaze jane rekurtuar edhe gra, qe realisht jane burimi i jetes njerezore . Ne mase te konsiderushme terrorizmi lidhet me emigracionin . Si do te jete politika migratore , ende shtetet jane ne diskutime te stergjatura . Politika liberale ndaj emigrcionit besohet se i ruan me pak balancat e sigurise , ndaj atyre polikave , qe e konsiderojne migrimin , si industri , ku funksionojne struktura pa fund , shume here parazite .
Ne luften ndaj terrorizmit nuk ka dualizem . Ligji dhe drejtesia duhet te jene ne unitet me forcat e sigurise kombetare , te c’do vendi . Terroriste jane ose rekurtohen edhe vete njerzit , qe japin drejtesi . Me qendrimet dualiste ndaj te drejtave dhe ligjeve te tjera te sigurise , shteti trembet nga fakti se mund te quhet shtet policor dhe polici , e perdor armen me druajtje , ose nuk e perdor , deri sa i merret jeta, sepse gjykohet per shkelje te te drejtave te tjetrit . Nje nder paradokset me te medha te te gjithe shekujve eshte fakti , kur te drejtat e kriminelit vihen ne te njejtin plan me policin e sigurise se popujve . Civili i armatosur pa leje , nuk ka pse te mos konsiderohet terrorist shume i rrezikshem . Me ate lloj monstre nuk perballet as avokati , as gjykatsi , por polici i popullit . Perdorimi i armes eshte ceshtje momenti, qe domosdo duhet t’i lihet policiit , per ta zgjidhur . Polici perfaqeson popullin , krimineli nuk perfaqeson as veten , sepse vdekjen e ka marre mbi sy . Me sa duket , mendimi terrorist ka depertuar deri ne kupolen e codeve .
Mjafton te kete nje krisje te vogel , ne trajtimin ekstrem te policit dhe terrori e gjen vete terrenin , te rrjedhi me shpejtesine e zhives . Terrori ka bere hatane edhe nga format spontane , nga njerez te cekuilibruar , qe lihen te qarkullojne te lire , gjoja nen etiken e ligjit per te drejtat e personit . Pa pritur, jepen lajmet drithesruse te zbrazjes se automatikeve mbi femije , punonjes , udhetare . Arsyetimi eshte ne maje te gjuhes: Ndodhi nga njeri depresiv ose i cekuilibruar . Keto gjera kane ndodhur dhe do te ndodhin , por nga njerez , qe nuk jane diktuar si te tille , perpara se ngjarja te ndodhi . Qytetarit nuk i duhet se nga kush ndodhi . Tragjedia nuk zbutet nga autori i saj . Nuk ka pse te ndodhen ne mes te shoqesrise njerez te dyshimte . Minimumi duhet te monitorihen rrepte . Shteti nuk ka pse t’i kursei parate , per sigurine . Te paret kane thene : Ha pak dhe blij bicak, pra blij mjet per te ruajtur koken . Qytetaret kohore , kokat ja kane dorezuar, pa kusht , shtetitt te tyre!
Me rrastin e ngarjes tragjike te Frances , u solidarizuan gjithe bota me viktimat e pa fajshem . Solidarizusit , nuk fajesuan vetem terristet , por dhe shtetin francez. Terroristi urrehet , por s’ka pse te gjykohet . Gjykohet shteti dhe organet e posacme , qe lene te cara ne zinxhirin e masave te sigurise , duke perfshire dhe sherbimet sekrete . Nje redaksi si ajo , qe ishte ne qender te kercenimit , gjoja nga mbrojtesit e Islamit, lipsej te kishte siguri apsolute . Eshte e sigurte se te tere terroristet , qe behn kamikaze , nuk kane qene as ne nje xhami , ose institucion fetar te c’do ngjyre . Ata jane ateiste te regjur , por te etur per gjak perendimori . Keshtu do te vijoi te zhvillohet jeta , parashikon , me shume vertetesi , Eco .
Natyrisht shteti prandaj eshte shtet , sepse merr ne mbrojtj te tere shtetasit, pa dallim. Eskili ka thene: “C’do e drejte e neperkembur eshte nje borc , qe duhet paguar “ . Kjo eshte njera ane e medaljes , sic eshte dhe tjetra , kur pakicat etnike kerkojne te drejta shtese , mbi ligjet ne fuqi . Pakicat etnike ne Shqiperi , jane trajtuar gjithnje mire. Kjo jo vetem , per deshiren e shtetit , por eshte ne ADN kombetare , sic eshte dhe toleranca fetare , tashme e njohur boterisht .
Perendimi i civilizuar eshte perpara sfides , per te mbrojtur qyteterimin mijvjecar , qe ka ardhur duke u pasuruar materjalisht dhe kulturalisht me ndihmesen e diversitit social dhe kulturor . Perballja me kete lloj terrorizmi , qe ka krijuar struktura globale , nuk eshte i lehte . Tragjedia e fundit , qe ndodhi ne France , nuk eshte me e renda , qe ka ndodhur , por ka ne brendine e vet substancen e makrabitetit ne zemer te sistemit , ne pararojen e fjales se lire . Terroristet deshen te tregonin se presim koka gazetaresh , jo vetem ne front dhe te marre peng , por dhe ne tryezen e tyre te punes .
Llogarite qe bejne terroristet do te shuhen , perballe urrejtjes popullore dhe luftes se organizuar , qe do te vijojne te bejne popujt , ne shkalle globale , ndaj armikut me tinzar dhe pa forme , qe eshte njohur deri me sot . Nje armik , qe perdor metoda extreme te luftes , nuk mund te mposhtet me metoda te zakonshme te njohura , qysh me pare . Ekstremizmin e mund ekstremizmi . Kulturen dhe etiken ligjore , terroristet e marrin per dobesi te sistemit.
Civilizimi , pa qene nevoja te zbythet , duhet te rishikoi elementet e mbrojtes se vetvetes , sepse perballet me nje lufte , qe nuk eshte njohur , kur eshte krijuar strategja mbrojtese . Kjo kerkon ndergjegjesim te gjithe segmenteve jo vetem dhe thjesht te sigurise kombetare , por te gjithe popullit , duke filluar nga nxenesit e shkolles . Kjo deri sot nuk ka ndodhur , perderi sa te gjithe sulmet jane kryer ne befasi dhe i kane gjetur strukturat jo ne ate nivel, qe lyp situata. Rrasti i fundit ishte aq flagrant sa dhe ata para ardhes . Kjo eshte e pa falshme. Nuk u nxorren mesime nga tragjedite e kaluara dhe ato , qe ndodhin c’do dite , ne Lindjen e mesme.
Ne krye te detyres u vrane gazetaret, emrat e te cileve do te mbeten te skalitur ne alltarin e lirise se fjales . Ne institucjonin me paqesor , atje ku punohet direkt per fjalen e lire , me synim per te korigjuar ate , qe nuk behet mire ne jete , aty futen terroristet te armatosur edhe me antitank .Ajo , qe pritet , mos arthte kurre dhe nuk do te vije , sepse terrorizmi , pa tjeter do paralizohet dhe do te izolohet . Masakra e “ Charles Hedbron “ njerezimi nuk do ta harroi kurre . Vdekja e tyre do te behet drite dhe frymezim , per nje front te gjere te luftes per fjalen e lire , qe njerzimi ka luftuar me shekuj.Masakrat ndaj njerzve te lire, nuk mund te ndaloi vullnetet e njerzve te lire.
Penat e gazetarve mbeten mbi tryezen e punes . Ato presin zevendesusit e rinj , per te vijuar punen aty ku e lane herojte e vrare barbarisht , ne “Charle Hedbron “ . Pena e gazetarit nuk do te shteri kurre . Ajo do te behet drite , ne mbrojtje te fjales se lire .
Illo Foto – NY , Janar 2015