Nga XHAVIT ÇITAKU/
Geteborg, 22 prill- Lëvizja e re naziste e Suedisë dje organizoj një demonstratë në qendër të Stokholmit, me kërkesat dhe kundërshtimin e tyre tashmë të njohur kundër të huajve. Sipas të dhënave të mjeteve suedeze të informimit dhjetra anëtarë të kësaj Lëvizjeje së pari u tubuan në sheshin “ Mynttorget” për të marshuar më pastaj përgjatë gjithë rrugës “ Drottningsgatan” që kalon afër Parlamentit të këtij shteti skandinav. Ndërkohë, me një shpejtësi të madhe u organizuan kundërshtarët e paraqitjeve ekstremiste dhe naziste, të cilët kishin marrë vesh për këtë demonstrim nga faqet sociale. Këto dy grupe u takuan afër Pallatit Shtetëror, të cilat filluan të gjuajnë gjësende të ndryshme në drejtim të tyre. Policia bënte përpjekje që t’i shpërndaj demonstruesit për të mos pasur pasoja më të rënda. Sipas mediave të këtushme Lëvizja naziste nuk e kishte lejen nga policia për të demonstruar në kryeqendrën suedeze. Rreth orës 16 situata u qetësua dhe demonstruesit e të dy grupeve u shpërndan.
Një mural gjigand kushtuar Presidentit Ronald Reagan në Staten Island
LoBaido, u tha gazetareve se ai ishte i frymëzuar për të krijuar këtë pikturë gjigante për shkak se ai shpreson , se me trazirat e fundit midis Amerikës dhe Rusisë , që disa nga idetë e Reganit në trajtimin e Luftës së Ftohtë do të duhen të rigjallërohen me çdo kusht edhe sot/
Nga BEQIR SINA, New York/
” I dashur Zot , Më lejo të shkojë prapë – Vetëm për një ditë – “Dear God, Let Me Go Back For Just A Day,” /
NEW YORK CITY : Kjo ka qenë një javë, e cila i bëri ishullorët njujorkez të “ngrenë” syt për të parë një pikturë të veçantë, të cilat këtu thirren “murale” ose si mund të quhen edhe në gjuhën e artit “afreske”. Një murale e till që është si çdo pjesë e artit, është pikturuar në një mur, në një nga vendet më të dukshme të rrugëve të ishullit Staten Iasland – New York dhe ka tërhequr vemendjen e mijra njerëzve që u ka rënë rasti t’a shikojnë.
Një karakteristikë dalluese e kësja pikture murale është se elementet arkitektonike të hapësirës së caktuar të saj janë të përfshira në mënyrë harmonike në foto të cilat tregojnë Presidentin e 40-të të SHBA, Ronald Wilson Reagan .
Vepra që me gjuhën e artit mund të quhet me saktësi “afreske” është bërë këto ditë pjesë i një subjekt i disa polemikave, jo në botën e artit, por në politikë dhe atë aktuale, dhë më të “nxehtën” mes dy superfuqive të botës SHBA dhe Rusisë së Putinit.
Artisti nga ishulli njujorkez Staten Island Scott LoBaido, ka instaluar një afresk 13 – nga – 18 – feet – këmbë të ish presidentit Ronald Reagan përpara një ndërtese, që poqese kalon aty me makinë ose në këmbë nuk mundet që të mos t’a ketë zënë syri Murali – ose afresku, e cila përshkruan presidentin e 40- të Shteteve të Bashkuara ka paraqitur Presidentin Reagan të veshur me një bluzë të bardhë me krah të shkurtër – T-shirt, që lexon ” I dashur Zot , Më lejo të shkojë prapë – Vetëm për një ditë – “Dear God, Let Me Go Back For Just A Day,” . Piktura është vendosur në faqen ballore të një muri në anën e një ndërtese të shikur nga dy këndëvështrime në Bulevardin Hylan dhe Bedford Avenue.
Reagan gjigant do të mbetet në ishullin Staten Island për një javë , pastaj thotë artisti LoBaido ka në plan të bëjë të njëjtën pikturë me të njëjtin mesazh politik edhe në vende të ndryshme rreth qytetit të New York-ut, mbasi të sigurojë lejen e pronarve të ndërtesave ku ai mendon të vendos këtë pikturë . Murali Regan do të jetë këtë javë gati edhe në Queens Boulevard , tha LoBaido .
LoBaido, u tha gazetarve se ai ishte i frymëzuar për të krijuar këtë pikturë gjigante për shkak se ai shpreson , se me trazirat e fundit midis Amerikës dhe Rusisë , që disa nga idetë e Reganit në trajtimin e Luftës së Ftohtë do të duhen të rigjallërohen me çdo kusht edhe sot .
” Vladamir Putin dhe Kim Jung – u do të ishin të veshur me pelena nëse Reagan do të ishte gjallë për vetëm një ditë , ” tha LoBaido . ” Reagan , shtoi ai si të gjithë presidentët , kishte disa të veçnatat që i karakterizojnë presidentët amerikan në detyrë , andaj ai do të kujtohet gjatë se ishte ai që i dha fund Luftës së Ftohtë , pa edhe një të shtënë , dhe ne amerikanët nuk kishim frikë por ishim të respektuar nga e gjithë bota. ”
Artisti shkruajn sot gazetat amerikane përdori në këtë pikturë me një kolazh dixhital – duke vendosur si fillim mbi të një flamur amerikan dhe shtoi duke prerë dhe ngjitur imazhet e ish-presidentit Reagan në krye . Ai pastaj printojë flamurin madhë , flamur që i kushtoi atij 400 dollar, dhe nisi duke pikturuar një “Gipper ” një tatuazh në krahun e djathtë , për shkak të një rolit të luajtur nga Regan, gjatë karrierës së tij si aktor , më parë se ai të bëhej president.
Ndërkohë, artisti njujorkez LoBaido thotë se Reagan është parë nga amerikanët si Presidenti i parë që e ndezi patriotizmin dhe dashurinë e Amerikës dhe se shpreson që njerëzit të cilët kalojnë pak çaste duke vështuar protretin e tij natyrisht që do të ndihen me të njëjtën dashuri për atë që bëri Presidenti Ronald Reagan .
” Reagan kishte krijuar fuqinë patriotike për mua mbi 20 vjet më parë , ” tha ai . ” Unë dua sot që amerikanët të kujtojnë kohën kur ne ishim të gjithë krenarë dhe ndjerë të fortë dhe të lirë, jetonim pa frikë , duke e ditur se lideri ynë ishte në Shtëpinë e Bardhë për të udhëhequr Amerikën . ”
Ronald Wilson Reagan lindi me 6 shkurt te vitit 1911 ne Tampico(Dixon) te shtetit Ilinoi. Ai u rrit ne pjesen qendrore te Amerikes, dhe pati nje kariere te shumellojshme, nga komentator sporti, ne aktor filmash, zedhenes konservator, guvernator i Kalifornise, e me ne fund President i 40-te i Shteteve te Bashkuara.
Çdo president ne Amerike, krahas te permendurit si presidenti i radhes duke hyre ne librin e historise se SHBA, shpesh here kujtohet dhe me te mirat e te keqijat e rendomta, sukseset apo gabimet gjate qendrimit ne Shtepine e Bardhe. Presidenti ne SHBA-es, kujtohet ne veçanti per ngjarjen a veprimtarine me te rendesishme qe ka shoqeruar mandatin e tij. Dhe qoute- citatet e Presidentve Amerikan, jane te paharruara dhe motivojne pasardhesit e tyre, si dhe njerezit shpesh heren ne Amerike.
Presidenti i 40-te, Ronald Wilson Regan ne 100 vjetorit te lindjes se tij, do të kujtohej ne Amerike, dhe jo vetem ne Amerike, por ndesa vende te botes, si njeriu qe udhehoqi Ameriken ne fitoren e Luftes se Ftohte. Ne kohen e presidences se tij u arrit te mbyllej nji konflikt qe per nje gjysem shekulli kishte gelltitur pafundesisht “shume mund dhe shume pune”, nga Perendimi, dhe i kishte kushtuar jo pak Perendimit deri ne humbje njerezish, dhimbje e vuajtje te tmershme per popujt e Europes Lindore. Perfshire edhe Shqiperine me ideologjine e kuqe, ne zemer te Europes.
Mirpo e deshte Zoti dhe me ne fund, Lufta e Ftohte, mbaroje dhe Perendimi kishte fituar. Dhe roli i kontributi i Presidentit te 40-te, te Shteteve te Bashkuara, Ronald Reagan ishte madh dhe i rendesishem ne shembjen e komunizmit.
Ne vitin 1981, presidenti Ronald Reagan e ka perdorur fjalimin peruruese te tij per te theksuar filozofine e tij themelore, duke u mbeshtetur me pak ne qeverine dhe me shume ne ndermarrjet private dhe fuqine e individeve. “Ne kete krize te pranisheme, qeveria nuk eshte zgjidhje per problemin tone. Qeveria eshte problemi,” tha z. Reagan.
Ish-presidenti sovjetik Mikhail Gorbachev kujton Ronald Reagan si nje president i madh dhe partner ne perfundimin e Luftes se Ftohte – edhe pse te dy e kishin etiketuar fillimisht njeri-tjetrin me termat e duksheme “te urrejtjes” politike dhe ideologjike.
“Pasi flisnim me tone te forta, ne ate kohe, ai me quajti mua nje bolshevik te forte, dhe une e quajta ate nje dinosaur perendimor,”, keshtu thote Gorbachev per gazetarin Christopher Ruddy ne nje interviste ekskluzive per NewsMax.
Popujt që vuajtën dhe dolën gjallë nga sundimi komunistë do t’a kujtojn te gjalle timbrin amerikan te Presidentit Regan, kur i beri thirrje te fuqishme kryetarit rus, Gorbaçovit, “Grobachev rrezoje ate Mure”. Presidenti Reagan, me kete thuhet se ndezi edhe shpirtin e amerikaneve. Ai ishte i qeshur, ai ishte optimist, ai ishte njeriu qe besonte totalisht, se demokracia dhe liria do te triumfojn. Mabsi ai eshte sot, njeriu qe kreu ate akt ne Luften e Ftoht, e cila do te mbetet nje nga faqet me te shendrriteshme te historise
Evil Empire Speech – Fjala Kunder Perandorise se te Keqes
Ne fjalimin e tij te 8 qershorit 1982 ne House of Commons, te cilin amerikanet e njohin si Evil Empire Speech, Fjala Kunder Perandorise se te Keqes, presidenti amerikan Ronald Regan tha: “Objektivi qe une propozoj eshte lehtesisht i arritshem: inkurajimi i infrastruktures se demokracise: sistemit te nje shtypi te lire, shoqatave, partive politike, universiteteve, e cila do te lejoje njerezit qe te zgjedhin lirshem rrugen e tyre”.
Per Reganin kjo do te ishte leva qe do ta permbyste kete perandori, thember e Akilit e se ciles ishin media e lire, shoqeria civile, partite politike dhe intelektuali. Fjalen e tij Regani e perfundoi me frazen “Le te nisim perpjekjen finale drejt me te mires: Kryqezaten per Liri”. Fraze, e cila njihet nga historia si “fillimi i fundit te komunizmit”.
Nder te keqijat e Perandorise se te Keqes, Regani vendosi, madje para varferise ekonomike, “mohimin e dinjitetit njerezor te qytetareve te saj”. “Optimizmi eshte i veshtire sot” vijoi ai, “pasi armiqte e demokracise i kane rafinuar instrumentat e represionit. Por asnje regjim i tille nuk ka qene i afte te rrezikoje zgjedhje te lira. Regjimet e mbjellura me bajonete dhe kultivuar vetem me diktature nuk leshojne rrenje” ka thene Regani.
Por, nëse në vend të bajonetës do qëndronte fjala “diktaturë e egër staliniste” si ajo e Enver Hoxhës në Shqipëri, për 50 vjet, atëhere mund të thuhet se fjalimi i Reaganit, “ndoshta ishte shkruar enkas për Shqipërinë”. Postkomunizmi, i bijëve të saj që militojnë në disa parti të majta në Shqipëri, dhe duan bëjnë “demokracinë” simba modelit të tyre, si duan ata nuk është aspak me human se komunizmi i baballrave të tyre.
Toksinat e viruseve janë më virulente se viruset vetë të politikaneve të till si kryetari i PS pa mandat Edi Rama – Kryeministri i Shqipërisë, apo kryetari i PSD Skender Gjinushi, sekretari i Përgjithshëm i PS Gramoz Ruçi, Minstri i Jashtëm Bushati, i Brendshëm Tahiri, ministri Veliaj, Minstret , Kodheli, Shumaku, Harito, Spiropali , deputeti Dokle, senatori Pëllumbi, e te tjere. 23 qershori i vitit të kaluar solli në krye të shtetit të gjithë bijtë e kupolës komuniste, solli një qeveri të pastër të ish bijëve të Bllokut.
PAPA GJON PALI II DO TË SHPALLET SHENJT ME 27 PRILL
Të djelën e ardhshme, më 27 prill, Papa Françesku do t’u japë statusin e shenjtorit dy prej paraardhësve që ai ka dashur më shumë: Gjon Palit të Dytë dhe Gjonit të 23. Vemendja kryesore e botës do të përqëndrohet te Papa Gjon Pali, megjithëse edhe Gjoni i 23-të nuk ka qenë më pak revolucionar.
Papa Gjon Pali II realizoi një papat të pazakontë që zgjati gati 27 vjet. Ai ishte papa më i shëtitur në histori. Udhëtimet e tij, të mbledhura bashkë, kapin një distancë të barabartë me 31 rrotullime rreth globit. Ai vizitoi 129 vende, emëroi më shumë shenjtorë se gjithë paraardhësit e tij të marrë së bashku dhe përshëndeti rreth 17 milionë besimtarë në Vatikan.
Lëvizjet e Papës u kufizuan nga parkinsoni dhe sëmundje të tjera, por më në fund ishte gripi që i mori atij jetën.
Miliona morën pjesë në lamtumirën e njeriut që i kishte mbijetuar pushtimit nazist dhe kishte dënuar komunizmin. Para se arkivoli i tij prej qiparisi të varrosej në bazilikën e Shën Pjetrit, njerëzit ngritën pankarta ku lexohej: Të shenjtërohet menjëherë.
Vatikani ra dakord me votën popullore dhe procesi i shenjtërimit të Papa Gjon Palit ishte më i shpejti në historinë moderne. Pasardhësi i tij, Papa Benedikti, vendosi ta kapërcejë rregullin e Kishës që normalisht kërkon një periudhë pritjeje pesë-vjeçare para se të fillojnë procedurat e para.
Procesi filloi menjëherë pas vdekjes së Gjon Palit. Sipas rregullave të Vatikanit, për shpalljen e një shenjti kërkohen dy mrekulli që t’i atribuohen atij. Mrekullia e parë ishte shërimi i një murgeshe franceze që vuante nga Parkinsoni.
Më 19 dhjetor 2009 Papa Gjon Pali II u shpall “I Nderuar” nga Papa Benedikti, dhe kjo hapi rrugën për lumturimin tij, në maj 2011.
Para ceremonisë, arkivoli i Papës Gjon Pali II u nxorr nga varri nën bazilikën e Shën Pjetrit dhe u vendos para altarit kryesor. Bazilika qëndroi e hapur ditë e natë për të lejuar pelegrinët t’i bënin nderimet e rastit.
E gjithë Roma u përfshi nga ethet e lumturimit dhe ceremonitë u kryesuan nga Papa Benedikti.
Një vend nderi ishte rezervuar për motrën Marie Simon – Pierre Normand, shërimi i pashpjegueshëm i së cilës ishte mrekullia e parë që iu atribua Gjon Palit.
Një mrekulli e dytë u miratua më 2 korrik, 2013 dhe u konfirmua nga Papa Françesku dy ditë më vonë.
Mrekullia e dytë që i atribuohet ndërhyrjes së Gjon Palit është kurimi i pashpjegueshëm i një gruaje nga Kosta Rika.
Ceremonia e kanonizimit për Gjon Palin e II dhe Gjonin e XXIII do të zhvillohet më 27 prill dhe Roma është duke u përgatitur për një vërshim tjetër të qindra e mijëra, në mos miliona pelegrinëve.
Manastiri i “Shën Kozmait”, midis legjendës dhe historisë
Nga Nikolla Lena/-Në rrafshinën e ulët të Myzeqesë midis Fshatit Kolkondas dhe lumit Seman ndodhet Manastiri i Shën Kozmait. I ndërtuar në fillim të shekullit të XIX nga Ali Pashai i Tepelenës, mbart në vetvete hije legjendash dhe të vertetash, të cilat shkrihen me njëra-tjetrën duke u shndërruar në histori interesante që të befasojnë. Pikërisht nën efektin e tyre çdo 24 Gusht besimtarët ortodoksë të krahinës marrin rrugën për të festuar ditën e martirizimit të Apostullit Kozma. Ceremoniali i fesimeve zgjat gjatë gjithë ditës në këtë vend të shenjtë që ndodhet 10 km në veri të Fierit dhe që fsheh në vetvete një pjesë nga historia e kaluar e Shqipërisë.
Zanafilla
Kosta Esohoriti i cili do njihej më vonë me emrin Shën Kozmai, lindi në vitin 1714 në fshatin grek Lis i madh (Megalo Dhendro) në krahinën e Etolisë. Rridhte nga nje familje e thjeshtë dhe besimtare. Mësimet fillore i kreu në fshatin fqinjë të Sigdhicës ndërsa studimet e mesme i zhvilloi në manastirin e Agrafas. Në moshën njezet-vjeçare kur punonte si mësues në fshatrat e Navpaktit nisi të marre mësimet e plota fetare të cilat i përfundoi në Malin e Shenjtë, në manastirin e Vatopedhit. Manastirët e shumtë kishin nevojë për murgj dhe i riu Kosta nisi sherbimin fetar në një tjetër manastir atë të Filotheut, ku u pagezua me emrin Kozma me të cilin do te njihej tanimë.
Gjatë qëndrimit në Athos (malin e shenjtë) u dallua për dëshirën e madhe të studimit dhe për zellin e fuqishëm në shërbim të çështjeve fetare.
Për çdo klerik ortodoks të shekullit XVIII Kostandinopoja zinte një vend të veçantë. Ajo ishte qëndra e botës, atdheu i dytë, zemra e kishës. I shtyrë edhe nga etërit e Manastirit në vitin 1760 Kozmai shkoi në Kostandinopojë. Aty ai studjoi artin e gojetarisë dhe të llogjikës. Gjatë kohës së qëndrimit në kryeqytetin e Perandorisë Osmane i lindi deshira për të nisur veprën e Predikuesit dhe misionarit fetar në ato vise të Perandorisë ku krishterimi kishte nevojë. Për këtë ai u shty edhe nga i vellai Krisanth që punonte si mësues këtu por edhe nga miqtë dhe etërit e kishës. Patriarku i atëhershëm Serafimi i cili ishte me origjinë shqiptare nga Delvina i dha të drejtën për të qenë misionar shëtitës ku veprimtarinë e parë do ta ushtronte në rrethinat e Kostandinopojës, dhe në disa zona të Greqisë. Pas nje turi të suksesshëm në përhapjen e fjalës së ungjillit. Kozmai u kthye përsëri në kryeqytet nga ku pati takimin me patriarkun e ri Sofronin nga I cili mori udhezimet për të zhvilluar nje mision të ri në të gjithë Ballkanin.
Misioni
Thuhet se ai ishte një njeri i vendosur në rrugën e fesë. Kozmai e kishte kuptuar se përveç forcimit të fesë i duhej kushtuar rëndësi e veçantë edhe zhvillimit të arsimit. E kështu si misionar ai dha një ndihmesë të konsiderueshme në këtë fushë si në Greqi, Thraki, Maqedoni dhe Shqipëri. Per 20 vjet me rradhë,Kozmai përshkoi këto vende në katër ture udhëtimesh. Qëllimi kryesor i tyre ishte hapja e shkollave në gjuhën greke, e cila ishte caktuar nga Patriarkana e Stambollit në marveshje me Portën e Lartë, si gjuhë e kulturës e kishës dhe marrëdhënieve tregtare. Ashtu siç e tregon në letrën që i dërgoi të vellai Kristianth në Naksos.Ai krijoi me iniciativën e tij 200 shkolla të ulëta dhe 10 te mesme.
Filozofia
Predikimet e murgut Kozma ndiqnin me përpikmëri të njëjtin ritual. Në çdo vendbanim që shkonte, ai referonte perpara popullit në sheshin e kishës dy herë në ditë, në mëngjes dhe mbrëmje. Fjalimet bëheshin në gjuhen e thjeshtë vendase, duke gërshetuar idetë teologjike me mendimet praktike. Fjalët e tij kishin jehonë të madhe në popull sepse me gojetarinë, proverbat, dhe parashikimet ai merrte permasat e një profeti. Këshillimet e Kozmait u drejtoheshin të gjithëve të mëdhenj e të vegjel, të krishterë e myslymanë, çdo njera prej tyre ishte pothuajse urdhër për ata që e dëgjonin. Kështu ai bënte thirrje për tu larguar nga veset, për pajtim e tolerancë për bashkëjetesë, për të hequr dorë nga lluksi.
Në fund të çdo fjalimi Kozmai nuk harronte idenë kryesore të qellimit të tij, hapjen e shkollave nëpërmjet të cilave “ndriçoheshin mendjet”, zbulohej e kaluara historike dhe niste të ndërtohej e ardhmja. Pikërisht kjo platformë i shërbente politikës fetare të Patriarkanës së Stambollit e cila mbarte prirjet e idesë së krijimit të një shteti bizantin që mund të rilinde nën drejtimin e kishes nga germadhat e Perandorise Osmane.
Shën Kozmai erdhi në Shqipëri në vitin 1776. Nga Korfuzi ai mbërriti në Sarandë ku menjëherë nisi vizitat e tij “fshat me fshat”. Brenda një viti murgu Kozma ose siç e quante populli “çoban babai” përshkoi një hapësirë nga Preveza në Kavajë dhe nga Myzeqeja në Kostur. Deshmi të veprave të tij gjejmë në Artë, Pargë, Filat, Lëkurës, Kavajë, Korçë, Kostur, etj. Në Himare p.sh. ai ishte i pari që ju përvesh punës për ta shndërruar një kishë të vjetër dhe gjysmë të rrënuar në shkollë. Një dëshmi me vlera për veprimtarinë arsimore të Kozmait është dorëshkrimi i murgut Kostandin Berati i cili gjendet sot në akivin e bibliotekës kombetare ne Tiranë. Nga ai njoftohemi se Kozmai mbërriti në qytetin e Beratit në 22 Gusht 1777 dhe qëndroi deri në 2 Shtator të po atij viti. Ai predikoi gjatë 3 ditëve rekomandime për çeljen e shkollave. Kështu në kalanë e Beratit hapet e para shkollë në të cilën është mësuar edhe gjuha shqipe me alfabet grek.
Njohja me Aliun
Historia e njeh Ali Pashë Tepelenën si mikun dhe mbrojtesin e Murgut Kozma. Njohja e tyre u bë fare rastësisht kur sipas gojedhanës Aliu e shpetoi Kozmain kur ai mbahej peng prej nje grupi grabitësish. Pasi e liroi prej tyre Pashai i kerkoi si nder murgut që ti parashikonte të ardhmen, megjithëse atëhere ai ishte në fillimet e karrierës së tij. “Do të behesh Pasha i madh, do të marrësh Janinën dhe do zgjerosh shumë kufijtë e pashallëkut tëndë me mjekrën e kuqe në Stamboll”. Kështu ligjeroi Kozmai dhe kur pas disa vitesh theniet e tij u vërtetuan Aliu e beri mik.Murgut ju lejua që të predikonte në çdo cep të Pashallekut të Janinës, kudo që do udhëzonte Kozmai do të ngrihej një kishë dhe popullsia nuk do të inkurajohej ose do ti imponohej konvertimi të fesë.
Në vitet 1760-1770 kur Kozmai udhëtoi në tokat Shqiptare për të përmbushur misionin e tij sundondte anarkia feudale. Territori ishte ndarë në pashallëqe feudale të cilat ishin zotërime autonome brenda territorit te Perandorisë Osmane. Njëri prej tyre edhe Pashallëku i Beratit që drejtohej nga Kurt Pasha. Gjatë misionit të tij Murgu kaloi edhe në territorin e tij. Fama në formë legjende mbi Kozma Etolin arriti deri tek sundimtari Kurt Pasha. Ai e priti murgun në sarajet e tij. Gjatë bisedës, Kurtit i bëri shumë përshtypje Kozmai, saqë nga respekti që krijoi për të urdheroi që murgut ti prëgatitej në shenjë nderimi froni mbi të cilin do tu predikonte turmave. Por marrëdheniet e mira midis Pashait dhe murgut nuk zgjaten shumë. Kurt Pasha shumë shpejt nisi të dyshonte se veprimtaria e Kozmait nuk ishte gjë tjetër veçse aktivitet agjenturior për llogari të Ali Pashë Tepelenës, armikut të tij të betuar. Duke shfrytëzuar edhe protestat e klerit myslyman në adresë të misionit të murgut, Kurt Pasha dha urdhër për ta ekzekutuar.
Në moshën 60-vjeçare pikërisht në 24 Gusht 1779 Suvarinjtë e arrestuan Kozma Etolin kur kthehej në një nga misionet e tij. Me akuzën e organizimit të kryengritjes së armatosur dhe veprimtarisë si agjent i rusisë, Suvarinjtë e terhoqën në një korije buzë lumit Seman dhe e ekzekutuan pa gjyq.Pasi e varën, trupin e tij të zhveshur e hodhën në lum. Rryma e nxorri fillimisht kufomën në vendin e quajtur Mujalli duke e rimarrë përsëri për ta nxjerrë përfundimisht në bregun tjeter të Semanit në Kolkondas. Ketu trupi u gjet nga at Markoja, prifti i manastirit te Ardenices, i cili e veshi kufomen me Rrason e tij dhe e varrosi prane kishes së Shën Merisë së Kolkondasit.
Kisha u kthye në manastir
Manastiri i Shën Kozmait në Kolkondas ka një histori shumë interesante. Përpara se të ndertohej ky objekt, pranë tij në anën jugore ka qenë një tempull tjetër kristian më i hershëm: Kisha e “Shën Mërisë”. Ajo ishte ndertuar në fund të shekullit XVIII. Në murin rrënojë të kësaj kishe, në një pllakë të vendosur pranë njerës prej absidave të saj lexohet ky tekst “Është pikturuar ky tempull i hijshëm me kontributin e të gjithëhirshmit Mitropolitit të Beratit Josif, me shpenzimet dhe mundimet e të gjithë të krishterëve priftër dhe laikë, 30 Korrik 1792″. Ky tempull pati fatin e keq për shkak të pozicionit të tij në bregun e lumit Seman të kthehej nga permbytjet e tij në gërmadhë. Pikërisht në absidën e kësaj kishe u varros fillimisht murgu Kozma pasi u nxorr nga ujerat e lumit Seman.
Manastiri dhe Kisha e Shën Kozmait u ndërtua në vitet 1814-1815 me porosinë dhe ndihmën e Ali Pashë Tepelenes për nder të Kozma Etolit. Kjo dëshmohet edhe nga dy letrat që Pashai i drejton bashkesisë ortodokse dhe vllehëve grabovarë. Ndërtimi i manastirit u bë pasi Ali Pashë Tepelena e pushtoi Pashallëkun e Beratit. Pas kësaj ngjarjeje ai dha urdhër që për të ndeuar murgun, të ngrihej në vendvarrimin e tij një manastir.
Për ndertimin e manastirit punoi i gjithë populli i krahinës së Myzeqesë për një periudhë gati dy vjeçare. Në këtë objekt u perdorën gurë shtufi dhe gur të sjellë nga Apolonia. Manastiri përbëhej nga kisha e Shën Kozmait dhe konakët. Kisha eshte ndertim i tipit Bazilikal me kupole. Arkitektura e saj është e tipit të vone bizantin, në formë piramidale dhe krahë në formë kryqi. Konakët ishin dy katësh dhe permbanin 60 dhoma. Në katin e sipërm banonin klerikët dhe shërbyesit e manastirit, ndërsa në katin e parë nxenesit konviktorë, pelegrinët dhe tregetarët që vinin ditët e panairit. Me urdhër të Aliut pranë këtij manastiri u hap edhe një shkollë fillore me një konvikt prej 100 nxënësish, duke e shndërruar në shkollëen më të madhe të kësaj treve. Një tjetër porosi e Pashait ishte që manastiri i Kolkondasit të kthehej në qendrën e drejtimit fetar-kristian të të gjithë trevës nga Shkumbini në Vjosë.
Gjithashtu manastirit, Aliu i dha prona të shumta tokësore në fshatrat: Kolkondas, Bubullimë, Mujalli, Korkutas, Nartë etj. Mjeshtrat e parë që nisën ndërtimin e këtij tempulli u vranë nga Aliu, sepse nuk e ndërtuan dot kishen sipas shëmbëlltyrës së kokës së Kozmait. Mjeshtrat e dytë që e përfunduan këtë ndeëtesë kanë lënë portretet e tyre të gdhendura në dru. Interesant është fakti që në frontonin e këmbanores së kishës është gdhendur edhe portreti i bashkëshortes së Aliut, Vasiliqisë.
Pasi u ndërtua Manastiri i Shën Kozmait, me urdhër të Ali Pashës u bë transferimi i kufomës së Kozmait nga kisha e vjetër e Shën Mërisë për në kishën e re të Manastirit. Kur u bë zhvarrimi i kufomës u vu re se mungonin një pjesë e eshtrave (brinjeve) të cilat si na e pohon edhe Shën Nikodhimi në librin e tij, u morën nga nxënësit e Kozmait së bashku me shumë sende personale të tij, që u përdorën si objekte të shenjta që sillnin shërimin e njerëzve. Sipas dëshmitareve, koka e “Shenjtit” me porosi të Ali Pashës u vesh me ar dhe së bashku me trupin u fut në një arkë në të cilën mund ta vizitonin dhe ta nderonin besimtarët. Por fati i keq e ndoqi trupin e shenjtit edhe pas vdekjes se tij.
Gjatë viteve të luftës së parë Botërore shumë objekte me vlerë që ruheshin në kishat e Myzeqesë u grabitën nga Arkeologu Kamilo Prashniker, atëhere ushtarak i mobilizuar në ushtrinë Austro-Hungareze. Të njejtin fat pati edhe koka e veshur me ar e Shën Kozmait që u mor nga austriaket..
Emri dhe fama e murgut Kozma mbeti në ndërgjegjen e popullit sepse ai vlerësohej në kufirin e legjendës. Kjo për arsyen e thjeshtë se parashikimet dhe thëniet e tij kishin jehonë të madhe në popull. Ndërkohë që varri i tij u bë menjëherë vend pelegrinazhi për të krishterët e Myzeqesë dhe krahinave perreth.Po kështu edhe turistë të huaj apo Shqipëtar,bëhen kurioz për këtë njeri që jetoj midis njerzores dhe legjendës.
Kisha ortodokse e shpalli shenjtor murgun në vitin 1853. Por shenjtërimi i tij u bë shumë vite më vonë për shkak te presionit të autoriteteve turke sepse Kozmai ishte akuzuar si agjent i Rusisë. Shenjtërimi zyrtar i njohur dhe i shpallur u bë në vitin 1961 nga Sinodi i shenjtë i Patriarkanes Ekumenike te Stambollit.
Kjo është historia e Shën Kozmait e cila është e mbushur me ndodhi interesante jo vetëm kur shenjti ishte gjallë por edhe pas vdekjes së tij. Sot ajo tregohet në trajtën e legjendës në të cilën janë përfshire jetë njerëzore që nga njerezit m të pushtetshëm të kohës ku jeto e deri te ata më të thjeshtët.
Për vizitorët dhe kuriozët rreth jetës së Shenjtit dhe relikeve të mbetura prej jetës së tij,manastiri mbetet një vend i përhershëm pelegrinazhi
Paloka: Mosdhënia e konsensuesit nga maxhoranca do të ketë pasoja
Nga Ilir Vata/-Kryetari i Grupit Parlamentarë të PD-së, Edi Paloka, pas konferencës së Kryetarve të grupeve parlamentarë, që ishte mbledhur për të diskutuar për ndryshimet e projekt-vendimit për funksionimin e komisionit të posaçëm për reformën administrativo-territoriale, deklaroi se opozita nuk ka interes të bllokojë reformën, por është maxhoranca ajo që kërkon ta bllokojë.
Paloka, tha se “maxhoranca kërkon të ndjekë aventurën e saj duke bërë një reformë pa konsensues, vetëm, pa opozitën”.
Kjo sipas tij, do të ketë pasoja, jo vetëm për politikën por dhe për vendin.
Gjithashtu, Paloka tha se “Partia Socialiste, nuk ka kërkuar konsensues, dhe me gojën e kryetarit Rama, u tha qartazi në Parlament se nuk mund ti japim konsensues në parlament opozitës, pasi kemi frikë se ajo do të bllokojë, që është eksperiencë e tij në opozitë dhe jo e opozitës sot”.
“Ne kemi theksuar, tha Paloka, se “duhet të bëhet një reformë e gjërësishme, përsa i përket reformës administrative-territoriale, shoqëruar me reformën zgjedhore, sepse nuk mund të ndahen nga njëra tjetra”.
“Ne nuk kemi interes të bllokojmë thjeshtë të bëhet sa më mire kjo reformë”, përfundoi Paloka