• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

RRUSTEM GECAJ PËRFUNDOI RINOVIMIN E SHTËPISË SË VATRËS

April 4, 2014 by dgreca

Të premten me 4 prill 2014, Rrustem Gecaj, biznesmeni i njohur për bujari e atdhetari, shqiptaro-amerikani me origjinë nga Lluka e Deçanit, përfundoi rinovimin e Shtëpisë së Vatrës.Zoti Gecaj e kishte marrë zotimin me 22 shtator 2013, gjatë një vizite që bëri në Shtëpinë e Vatrës ish Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.Vatrës i takon një shtëpi më e bukur, më e bollshme; i prishni këto dhomëza, i jepni hapësirë më shumë, historia e vatrës duhet të preket- qe shprehur ai dhe po aty kishte shtuar: Unë do ta marr përsipër që ta bëj! Unë do ta rinovoj Shtëpinë e Vatrës! Publikisht  Vatra e dha njoftimin gjatë një darke që shtroi për nder të Presidentit të Shqipërisë z. Bujar Nishani, ku ishte i pranishëm edhe z. Rrustem Gecaj.

Puna për rinovimin e ndërtesës nisi në fillim të muajit Mars 2014 dhe vazhdoi për një muaj. Rinovimi i katit të parë ishte tërsor dhe preku edhe sistemin elektrik, atë hidraulik, u rrëzuan muret,u vu shitrak, u bë plastër,  u zhvendosen tubacionet, u shtruan dyshemetë, u ndërhy në sistemin e ngrohejes, në atë elektrik etj. Çdo ditë punuan 5-7 dhe më shumë punëtorë, përveç specialistëve hidraulikë e elektrikë. Riparimi përfshiu edhe mjediset e jashtme të dy kateve të sipërme dhe bejzmentin.Vetë zoti Gecaj i udhëhoqi punimet duke ardhur çdo ditë në Shtëpinë e Vatrës së bashku me djalin , Avniun. Janë shpenzuar me dhjetëra mijëra dollarë, por z. Gecaj nuk jep shifra. I kam bërë si për shtëpinë time, thotë. Vatra është shtëpia e të gjithë Shqiptarëve, tha për Diellin Rrustem Gecaj. Ai jo vetëm pagoi punëtorët dhe specialistët për një muaj, por të gjitha materialet i bleu vetë. Puna u bë me cilësi. Ganiu që drejtoi punimet, tha për Diellin se ndjehej i gëzuar që Bosi, Rrustemi, mbeti shumë i kënaqur nga cilësia e punës. Porosia që na pat dhënë ishte e prerë:-Djema, bëni punë si në shtëpinë time, si në shtëpitë tuaja. E dua me cilësi gjithçka. Në fakt , shton Ganiu, na doli shumë punë, sidomos në shtrimin e floorit. Materiali ishte i kalbur. Na u desh që të hiqnim deri dhe trarët.Por, gjithësei jemi të kënaqur, që puna na doli shkëlqyshëm.

-Ka qenë shumë I preukupuar me Shtëpinë e Vatrës, baba Rrustem,s’ka lanë ditë pa ardhur e pa I kontrollua punimet, ndërkohë që nuk I sheh kështu punimet në objektet e veta. Donte që gjithçka të ëbhej mirë, më tregon djali, Avniu, që po ashtu, ka qenë I përditshëm në shtëpiën e Vatrës.

Gjatë ditës së Premte, me 4 prill, kishin ardhë për ta falenderuar z. Rrustem Gecaj, kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj, i shoqëruar nga zv/kryetari Asllan Bushati, nga anëtari I Advisary Board Zef Përnocaj, editori i Diellit.

Z. Gecaj që shoqërohej nga djali i tij Avniu dhe z. Rasim Hasanaj, tha se ndjehej i gëzuar që kishte mundur të jepte kontributin e vet për Vatrën Kombëtare. Ndjehem mirë, tha ai, që ju jeni të kënaqur nga puna. Dr. Gjon Buçaj e falenderoi z. Gecaj në emër të vatranëve dhe tha se vatranët nuk do ta harrojnë kurrë këtë dhuratë tepër të vlefshme. Ky kontribut do të shënohet në rekordet e Vatrës 102 vjeçare.

Dje në shtëpinë e Vatrës kishte edhe vizitorë të largët. Kishte ardhë për vizitë edhe gazetari i TV Vizion Plus,Tiranë,  Saimir Sulaj i shoqëruar nga ish gazetari i Zërit të Amerikës Shaqir Saliu. Edhe ata e takuan biznesmenin atdhetar Rrustem Gecaj dhe e përgëzuan për kontributin e tij me vlera kombëtare.

Te shtunen me 5 prill Keshilli i Vatres do ta zhvilloi takimin ne sallen e re.

Më gjërësisht rreth puëns për rinovimin e Shtëpisë së Vatrës dhe veprimtarisë së Rrustem Gecaj do të lexoni në Diellin e printuar.

Filed Under: Vatra Tagged With: dalip greca, e rinovoi, Rrustem gecaj e mbajti fjalen, Shtepine e Vatres

TE SHTUNEN VARROSET 30 VJECARI BARI HALITI

April 4, 2014 by dgreca

NJOFTIM MORTOR/

Njoftojmë Komuniteti shqiptar të New York-ut me rrethe se familjes së bashkëtadhetarit tonë Fadil Haliti nga Gjilani i Kosovës i ka ndodhur një tragjedi e rëndë, djali i tij, Bari Haliti, humbi jetën tragjikisht në Queens-NY, në moshën 30 vjecare.

Ceremonia mortore per te ndjerin u mbajt të Premten në Shtëpinë Mortore Lucia Brothers Funeral Home, ne adresen 569 East 184 Street, afer Arthur Avenue në Bronx, nga ora 2 pas dite deri ne ora 8 te mbremjes. Shumë bashkatdhetarë ngushëlluan familjen dhe të afërmit për këtë humbje të rëndë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të Shtunën me 5 prill në orën 11 paradite në Flushing Cemetery në adresën:163-06 46th Ave
Flushing, Queens, NY 11358

Filed Under: Komunitet Tagged With: Bari Haliti, i ati Fadil haliti, nderroi jete, ne moshen 30 vjecare

SHQIPTARËT I LAJTHISIN NË KAOS – MIT’HAT FRASHËRI,PËLLUMB XHUFI, FATOS LUBONJA ETJ

April 4, 2014 by dgreca

Nga ELIDA BUÇPAPAJ/

Tek Opinion, Blendi Fevziu kishte ftuar të zakonshmit duke patur si temë të bisedës Mit’hat Bej Frashërin, të birin e Abdyl Frashërit, të nipin e Naim e Sami Frashërit, publicistin, shkrimtarin, përkthyesin, albanologun, diplomatin, veprimtarin e çështjes kombëtare, kryetarin e Ballit Kombëtar dhe kryetarin e Komitetit “Shqipëria e Lirë”, një antikomunist me bindje europiane. Alias Lumo Skëndo, i cili më 1929 në testamentin e tij do të shkruante: “Çë kam pasuri të tundshme ose të patundshme, libra, mobilla, karta, plaçka etj. i lë për krijimin’ e një “INSTITUT ALBANOLOGJIE” që të jetë një qëndër e studimevet shqipëtare, të mprojë, të shvillojë, të qendrësojë dhe të udhëheqnjë studimetë që përkasin Shqipërinë dhe Shqipëtarëtë.” Një kokë e madhe nga ato që i bëjnë kombet. Që njihen me emrin si “Baballarë të Kombit”. I përndjekur në gjallje dhe pas vdekjes nga regjimi monstruoz dhe i lënë në harresë, i mbuluar nga hija e pluhuri nga tranzicioni makabër.
Nuk kisha kohë që të harxhoja kohë tek Blendi Fevziu, por qëllova të isha e pranishme gjatë dalldisjes së Pëllumb Xhufit një historian i njohur, që në plot raste mban qëndrime serioze, por edhe në plot të tjera lajthit. Siç ishte rasti në fjalë, kur në “tentativën” në thojza për ta zbardhur figurën poliedrike të burrështetasit të madh, nga ata që duhen dekada të tjera që të rilindin prapë, Xhufi e akuzoi Mit’hat Frashërin se paskish dërguar grupe diversantesh për të kryer “akte terroriste” në Shqipërinë komuniste!!!!
Skile ky Pëllumb Xhufi, i cili si njeri me format të plotë profesional, do të duhej të ishte nga ata intelektualë që të përgatiste dosjen e krimeve të diktaturës komuniste, të cilat edhe sot e kësaj dite janë të mbuluara e të fshehura, sepse historianët shqiptarë kanë lidhje me të shkuarën në një nivel të tillë sa nuk i lejojnë vetes të bëjnë as katharsis.
Pëllumb Xhufi është bashkëshorti i mbesës së kunatit të Enver Hoxhës, burrit të motrës së diktatorit, Bahri Omarit, të cilin diktatori e pushkatoi, por ndërkohë mori në mbrojtje të bijtë e Bahriut, siç është Luan Omari, me vajzën e të cilit është i martuar Xhufi. Luan Omari duke patur një jetë komode dhe me plot privilegje gjatë regjimit komunist asnjëherë nuk e ka denoncuar krimin e dajës së tij kundër të jatit. Dhe sot Pëllumb Xhufi në vend të merret me krimet e diktaturës, na del me pretendime se krime paska kryer Mit’hat Bej Frashëri që sa pati frymë e luftoi regjimin kriminal të dajës të vjehrrit të tij!
Pëllumb Xhufi, me formatin e një shkencëtari të mirëfilltë, i dërdëllis publikut shqiptar broçkulla që nuk i beson assesi për vete dhe sot 23 vite pas deklarimit të rrëzimit të diktaturës, ai me arrogancë dhe në mënyrë të pacipë na del me teza të cilat janë mbrojtur nga historia e diktaturës për 50 vite, me qëllim që të justifikoheshin krimet e kryera. Kur diktatori ka shkuar në ferr, të lajë hesapet për shqiptarët që ka vrarë, Xhufi akuzon njërin nga Baballarët e Kombit për akte terroriste.
Në këtë show të neveritshëm të Pëllumb Xhufit reagoi Fatos Lubonja duke marrë si shembull një lajm që posa e kishte dëgjuar nga BBC, sipas të cilit disa të rinj në Poloni që kishin përdorur në një reklamë fotografinë e Leninit, ishin detyruar ta hiqnin menjëherë foton dhe t’i kërkonin ndjesë opinionit publik, i cili kishte reaguar menjëherë dhe shumë ashpër.
Fatos Lubonja duke iu referuar shoqërisë në Poloni tha se shoqëria atje është e një vendi normal. Sepse Shqipëria nuk ka shoqëri normale, jo se shqiptarët janë njerëz me bisht, por sepse kjo shoqëri ushqehet me një shtyp jo normal, nga opinionbërës jo normalë dhe udhëhiqet nga politikanë jo normalë.
Dhe një vend që nuk e di ende historinë vazhdon të mbetet në qorrsokak, sepse i lejon vetes të trushplahet nga historianë paskrupullt që vazhdojnë ta manipulojnë edhe historinë, edhe opinionin publik duke e mëkuar për çdo ditë me helmin e propagandës staliniste.

Filed Under: Komente Tagged With: Elida Buçpapaj Lubonja, Mit'hat Frasheri, pellumb xhufi, Shqiptaret lajthisin

NGROHJA GLOBALE

April 4, 2014 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Raporti i fundit i Grupit të Ekspertëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) mbi Ndryshimet Klimaterike që u njoftua të hënën në Yokohama të Japonisë, paralajmëron se ngrohja globale paraqet  rreziqe, në rritje e sipër, ndaj shëndetit të njerëzve, ndaj mundësive ekonomike si dhe ndaj furnizimeve me uj dhe me ushqime, për popujt anë e mbanë botës.  Shkencëtarët e Kombeve të Bashkuara bëjnë thirrje për marrjen e masave urgjente kundër efekteve të ngrohjes globale.  Raporti thotë se bota duhet t’i kushtojë një vemendje  më serioze këtij problemi, pasi pasojat e ngrohjes globale po ndihet kudo, duke shkaktuar mungesë në ushqime, fatkeqsi natyrore dhe këto, si rrjedhim shtojnë rreziqet për shpërthime lufte.  Raporti thekson se, sot për sot, bota nuk është e përgatitur për tu përballur me ndryshimet klimaterike.  Raporti i shkencëtarve të OKB-së, shton  se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë veprime të menjëhershme, dhe paralajmëron se njerëzimi është sigurisht përgjegjës dhe shkaktar i ngrohjes globale, e cila mendohet se ka shkaktua thatësira, temperatura të ftohta dhe rritjen e nivelit të ujrave të deteve, anë e mbanë botës.

Reagimet ndaj këtij raporti ishin të shpejta dhe alarmuese, duke filluar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kerry e deri tek Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon.  Xhon Kerry reagoi duke thënë se Shtëpia e Bardhë e konsideron raportin e ekspertëve të OKB-së si një thirrje për veprim dhe u bëri thirrje vendeve të botës që të zgjojnë nga gjumi sistemet e tyre politike, sepse sipas tij, “Sa më shumë që të vonojmë marrjen e masave konkrete kundër ngrohjes globale, aq më i madh bëhet rreziku”, dhe shtoi duke theksuar se: “Nëqoftse lexoni këtë raport, nuk mund të mohohet realiteti.  Andaj, nëqoftse nuk veprojmë në mënyrë dramatike dhe shpejt, shkenca na thotë se klima dhe standardi i jetesës sonë, janë në rrezik.”  Xhon Kerry shtoi se “përgnjeshtrimi i fakteve të shkencës është abuzim dhe se kostoja e mos-veprimit, është katastrofike”, për botën.

Kryediplomati amerikan tha se, “asnjë vend i vetëm nuk shkakton ngrohjen globale, dhe si përfundim asnjë vend i vetëm nuk e ndalon dot”, andaj duhet të ndërmerren masa të përbashkëta nga komuniteti ndërkombëtar, në nivel botëror duke u angazhua  njëkohësisht se Shtetet e Bashkuara po përballen me sfidën që paraqet ngrohja globale duke zbatuar “Planin e Presidentit Obama mbi Klimën” dhe shtoi se Shtetet e Bashkuara janë gati të arrijnë marrveshje me vendet e tjera, në kuadër të konventëns së OKB-së për ndryshimet klimaterike dhe ngrohjen globale.

Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon dha alarmin të ënjtën në Bruksel për rreziqet që ai thotë se i vinë botës nga ngrohja e planetit.   Pasi kishte shkuar në Grinland për të parë nga afër efektet e ndryshimit të klimës në atë mjedis, udhëheqsi i OKB-së, bëri thirrje për marrjen e masave kolektive për tu përballur me këtë situatë, “në të gjitha frontet, para se të jetë tepër vonë”, tha ai.  “Ndërsa po ngrohet klima botërore”, theksoi ban Ki Moon, “akulli i Grinlandës do të shkrihet më shpejtë dhe si përfundim do të kontribojë në rritjen e nivelit të ujit që kërcënon tanimë qindëra miliona njerëz në vendet e ulëta dhe në qytetet bregdetare”, anë e mbanë botës.

Duke komentuar raportin e ekspertëve të OKB-së mbi ngrohjen globale, Ban Ki Moon tha në Bruksel, ku gjëndet për një javë tani për bisedime me zyrtarët e Bashkimit Europian mbi një numër çështjesh urgjente botërore,   se, “Qëllimi im është të bindë qeveritë e vendeve anëtare të OKB-së, si dhe bizneset botërore dhe publikun e gjërë, se ndryshimet klimaterike përbëjnë rrezik për sigurinë, begatinë dhe zhvillimin e vazhdueshëm të njerzimit në të të ardhmen”. Ai shtoi se ky fenomen ka prekur tanimë bujqësinë, shëndetin e njerëzve dhe sistemet e ndryshme ekologjike dhe eventualisht mund të prekë negativisht edhe sigurinë botërore, veçanërisht si rrjedhim i mungesës së  ushqimeve dhe ujit.  “Anë e mbanë botës”, tha Ban Ki Moon, “është e qartë se ndryshimet klimaterike po ndodhin dhe se veprimtaritë njerëzore janë shkaku kryesor i këtij fenomeni . Ne duhet të veprojmë tani mbi ato që dime nga shkenca, duke marrë masa urgjente, para se të jetë tepër vonë. Problemi është global dhe secili ka një rol për të luajtur në këtë mes”, shtoi ai dhe theksoi se Europa, jo vetëm që ka mundësitë, por ka edhe përgjegjësitë për të kryesuar përpjekjet për gjetjen e zgjidhjeve ndaj këtij problemi në kontinentin e saj dhe njëherazi të luaj edhe rolin kryesor në ndërmarrjet ndërkombëtare, si dhe në negociatat  botërore mbi ngrohjen globale, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Përveç thirrjes që u bëri qeverive për angazhimin e tyre në këtë fushatë, Ban Ki Moon tha se edhe “shoqëria civile dhe sektori privat duhet të luajnë rolin e tyre të rëndësishëm”që u përket atyre duke shtuar se sektori i biznesit duhet të jetë  pjesë e zgjidhjes dhe jo shkaktar i problemit. Ai përfundoi duke thënë se për tu përballur me problemin e ngrohjes globale, “Kemi nevojë për kurajo politike, njohuri teknologjike dhe ndjeshmëri ndaj nevojave njerëzore.” Njerëzimi, tha ai, “E ka shkaktuar këtë problem dhe vetëm ne mund ta zgjdhim atë”.

Në vitet e fundit,  fenomeni i ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimaterike ka vazhduar të jetë një çështje që ka shkaktuar kundërshtime dhe debate të ashpëra politike, pro dhe kundër.  A ka arsye për alarm, apo është ky një trillim i disa shkencëtarve dhe i disa politikanëve për përfitime personale ose ideologjike?  Megjithëse raporti i lartëpërmendur i eskpertëve të OKB-së u cilësua si, “prova më solide që mund të arrihet në cilën do fushë shkencore”, nga Organizata Meteorogjike Botërore, disa të tjerë kanë thënë se raporte të tilla përhapin panik të panevojshëm.  Madje edhe njëri prej autorëve të raportit të eskpertëve të OKB-së, Profesori Richard Tol, i Universitetit Sussex në Angli u tërhoq nga grupi që kishte shkruar raportin, duke thënë se sipas mendimit të tij, raporti — i shkencëtarve të organizatës botërore mbi paralajmërimet mbi ngrohjen globale — ishte tepër alarmist.

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli, Ngrohja Globale

Meta në Kosovë : Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë ndihmon integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

April 4, 2014 by dgreca

Nga Behlul Jashari/. -Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, tha sot në Prishinë se “bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë, që ka hyrë në një dinamikë të re, ndihmon perspektivën e integrimit në Bashkimin Evropian të  Ballkanit Perëndimor”.

I pyetur nga ATSH-ja se, sa bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë, që ka hyrë në një dinamikë të re, e shpejton rrugën e Tiranës dhe Prishtinës drejt integrimit në BE, Meta tha se “ky bashkëpunim jo vetëm ndihmon Shqipërinë dhe Kosovën, respektivisht për t’u integruar në Bashkimin Evropian, por ndihmon perspektivën e antarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”.
Kryeparlamentari shqiptar, Meta theksoi se “është e rëndësishme për te gjithë vendet evropiane, për të kuptuar se vetëm anëtarësimi i të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të garantojë një stabilitet dhe siguri afatgjatë jo vetëm për vendet tona, por edhe për vetë Bashkimin Evropian”.
“Kjo është mjaft e rëndësishme për t’u kuptuar akoma më shumë nga Bashkimi Evropian dhe unë besoj se do të kuptohet çdo ditë e më shumë”, deklaroi Meta, i pyetur nga ATSH, pas takimit me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, mbërriti mbrëmë në Kosovë për një vizitë zyrtare dyditore në Kosovë, me ftesë të kryeparlamentarit kosovar Jakup Krasniqi, me të cilin nisi sot takimet e shumta me krerë institucionalë të vendit dhe me kryetarë të partive në Kosovë.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, u prit në takim shumë të ngrohtë edhe nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa po vazhdon takime të tjera.
Kryeparlamentarin shqiptar Meta, e shoqërojnë deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Shpëtim Idrizi, Gramoz Ruçi dhe Luan Rama , ndërkohë që vazhdon vizita sipas një axhende të ngjeshur.

Filed Under: Rajon Tagged With: Ilir Meta, vizite ne Kosove

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4711
  • 4712
  • 4713
  • 4714
  • 4715
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT