• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kur Kosova te nderon me Medeljen Presidenciale e Meritave

March 14, 2014 by dgreca

Dekorata Presidenciale e Harry Bajraktarit : PËR AFIRMIMIN E ÇËSHTJES SË KOSOVËS, HARRY BAJRAKTARI DEKOROHET NGA ATIFETE JAHJAGA, ME MEDALJEN PRESIDENCIALE PËR MERITA/

S’ ka dyshim se Harry Bajraktari është një ndër figurat më të shquara të komunitetit shqiptaro- amerikan. Emri i tij sot është i njohur në të gjitha trevat shqiptare në Ballkan dhe në diasporë. Ky veprimtar për një çerekshekulli me aktivitetin e tij konsistent në Washington dhe New York, afirmoi fuqishëm vlerat tona kombëtare e  politike dhe, lirisht mund të thuhet, se kontributi i tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës është i jashtëzakonshëm. Ai vetë thotë se lumturinë më të madhe e kishte  kur nga Washingtoni kthehej me lajme optimiste për Kosovën dhe në përgjithësi për shqiptarët. “Bisedat që i kami zhvilluar në Wshington DC me presidentë, senatorë, kongresmenë dhe personalitete të tjera në Departamentin e Shtetit amerikan për çështjen e Kosovës, për më se 25 vjet, kam besuar se një ditë do të rezultojnë me fitore- lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, thotë Harry, duke përkujtuar edhe kontributin e madh të komunitetit tonë në këtë drejtim.

Për punën dhe kontributin e tij Harry ka marrë mirnjohje dhe falenderime nga shteti dhe institucionet amerikkan, nga Kosova dhe Shqipëria. Është dekoruar edhe nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ajo e dekoroi këtë veprimtar të palodhshëm të çështjes kombëtare me Medaljen Presidenciale të Meritave për veprimtari dhe angazhim në afirmimin e çështjes së Kosovës.

Medalja Presidenciale e Meritave, u jipet personave që me punën e tyre kanë kontribuar në fusha të veçanta. Para disa kohësh, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, qëndroi në New York dhe me atë rast në një ceremoni modeste i dorëzoi këtë mirënjohje- Dekoratën Presideciale, veprimtarit, biznesmenit dhe themeluesit të gazetës Illyria  Harry Bajraktarit.(B Sina)

Filed Under: Komunitet Tagged With: atifete jahjaga, harry bajraktari, i i dekoruar nga presidentja

Arrinë në tetë numëri i të vdekurve nga shpërthimi në Nju Jork

March 14, 2014 by dgreca

Gjithashtu, ka edhe dy të huaj një qytetar grek dhe një qytetare japoneze- Një grua japoneze e cila është raportuar e zhdukur, sipas një zëdhënëseje në konsullatën japoneze në Nju Jork/

Nga BEQIR SINA, New York/

MANHATTAN NEW YORK – Raporti më i fundit nga shpërthimi  që ndodhi në mërkurën në New York, tregon se tetë persona janë konfirmuar të vdekur nga shpërthimi i cili  shkatërroi dy ndërtesa në lagjen Harlem të Nju Jorkut për shkak të një rrjedhjeje gazi dhe të paktën 63 vetë thuhet janë të plagosur.

Shpërthimi ndodhi pak pasi dikush në një ndërtesë aty pranë u telefonoi autoriteteve për të raportuar se kishte nuhatur gaz. Kompania furnizuese Consolidated Edison dërgoi dy ekipe në zonë, por ata arritën pasi ndodhi shpërthimi.

Një tym i dendur nga ndërtesat mund të shihej nga një pjesë e mirë e Manhatanit. Mbetjet nga shembja kishin mbuluar trotuaret dhe rrugët e zonës dhe një pjesë të shinave të trenit rajonal, duke bërë të nevojshme ndërprerjen e trafikut hekurudhor.

Zyrtarët e qytetit të Manhattanit në New York, sot kan  lëshuar emrat e shtatë njerëzve që vdiqën në shpërthimin që rrënoi rrafshë me tokën dy ndërtesa në lagjen e sipërme të qytetit të Nju Jorkut –  East Harlem .Sipas tyre ende ekipet e shpëtimit vazhduan të “gërrmojnë” nëpër rrënojat, edhe të premten në mëngjes .

Deri, kur një person i tetë u nxorrë nga vendi – ku ndodhi shpërthimi duke rrëzuar për tokë dy ndërtesa pesë kateshe shumë të vjetra – ndërtuar sipas regjistrit të hipotekës qysh në vitin 1910. Zyrtarët, thanë se hetuesit janë ende duke u përpjekur për të përcaktuar shkakun e shpërthimit, ka thënë një zëdhënës i NYPD , duke shtuar se nuk ka asnjë gjasë që ky të jetë ndonjë akt terrorist.

Të gjithë të lënduarit dhe tetë të vdekurit u gjetën nën rrënojat e dy ndërtesave numër 1644 dhe 1646 në Park Ave. – Dy ndërtesat përmbanin apartamente banimi, ndërsa ngjitur me to ishte Kisha spanjolle e krishtere dhe një dyqan veglash muzikore – pianosh – të cilat papritur shpërthyen të mërkurën në mëngjes, nga rrjedhja e gazit sipas dyshimeve paraprake .

Të mbeturit të vdekur nga ky shpërthim përfshijnë, pesë gra mes tyre një kuzhiniere dhe nënën e saj , një muzikante e pasionuar , një asistente dentar dhe një roje të sigurisë në kolegjin aty afër Hunter College.

Gjithashtu, ka edhe dy të huaj një qytetar grek dhe një qytetare japoneze- Një grua japoneze e cila është raportuar e zhdukur, sipas një zëdhënëseje në konsullatën japoneze .

Të vdekur janë :

► George Ameado , 44 vjeç

► Rosaura Barrios , 44 vjeç-
► Rosaura Hernandez –  21 vjeç –

► Griselde Camacho , 44  vjeç

► Andreas Panagopulos , 44 vjeç-
► Alexis ” Jordy ” Salas , 22  vjeç
► Carmen Tanco , 67 vjeç- 

► Një grua japoneze është raportuar e zhdukur, sipas një zëdhënëseje në konsullatën japoneze .

 

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: arrine ne tete, ne New York, nga shperthimi i gazeit, numri i te vdekurve

Festë e hareshme e Ditës së verës në Tiranë dhe Elbasan

March 14, 2014 by dgreca

Disa qindra qytetare kanë mbipopulluar rrugët, parqet në natyrë dhe bulevardin e Tiranës, sot në Ditën e Verës,  kur kanë qënë te shumta  aktivitetet e  organizuara nga Bashkia e Kryeqytetit, dhe qeveria shqiptare ne bashkërendim me Ministrinë e Rinisë, Kulturës, Arsimit dhe të Turizmit.

Por disa qindra njerëz kanë ardhur nga qytete të tjera të vëndit, si dhe nga Kosova  Maqedonia, te cilët  kanë ecur  përgjatë  “Bulevardit Festiv”  duke ndjekur aktivitetet që zhvilloheshin nga qëndra e Tiranës, e deri tek Sheshi Nënë Tereza.

E mbipopulluar ishte edhe zona e njohur me emrin “Kodrat e Liqenit” ku mjaft familjarë, çifte, të rinj, e fëmijë, gëzuan  natyrën që zona ofron, duke zhvilluar mjaft aktivitete si lojra në natyrë.

Të pyetur nga  ATSH se si po e përjetonin ditën,  shumë syresh janë shprehur se pas përfundimit të aktiviteteve, së bashku me  familjarët do të drekonin ne shtepi por më shumë në lokale. Të rinjtë, pasdarke kane rezervuar  klubet e qytetit, ku do të presin të kalojnë natën nën shoqerimin e muzikes live.

Ndërkohë fëmijët kanë shijuar më së shumti ditën e sotme,  jo vetëm duke pare nga afër aktivitetet që u ishin rezervuar, por edhe duke u bërë pjesë e disa prej tyre.Ata kane marr pjese në aktivitetin e organizuar nga Qëndra e Fëmijëve dhe Teatri i kukullave, si dhe Cirku i Tiranës ne  Parkun Rinia.

Dita e Verës- Festime për t’i dhënë lamtumirën stinës së dimrit

Dita e Verës ka sjellë gjallëri sot në kryeqytet, në bulevardin e të cilit qytetarë të shumtë po festojnë largimin e dimrit. Bashkia e Tiranës, Ministria e Kulturës, e Arsimit dhe Rinisë, si dhe Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit po organizojnë një sërë aktivitetesh për fëmijë e të rinj, të përqendruara kryesisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, lëvizja në të cilin bëhet me vështirësi nga numri i madh i njerëzve. Festa ka nisur me një performancë të Bandës së Ushtrisë, si dhe me Trupën e Teatrit të Kukullave dhe animatorëve në sheshin përpara Galerisë së Arteve.

Jo vetëm Elbasani, i cili sot është “kryeqyteti” i Shqipërisë, por edhe Tirana ka mirëpritur qytetarë nga rrethe të ndryshme të vendit, që kanë zgjedhur kryeqytetin për të festuar Ditën e Verës. Alma së bashku me familjen e saj, ka ardhur nga Durrësi për të festuar në Tiranë. “Më pëlqen shumë se si festohet kjo festë në Tiranë”, tha ajo për ATSH-në, duke shtuar se kryeqyteti ofron më shumë mundësi argëtimi për fëmijët.
Në orën 10 :00 në parkun “Rinia” është ngritur “Këndi i pikturës”, si dhe po zhvillohet një koncert me DJ nga shkolla “Robert Radoja”. Pjesë e aktiviteve në ditën e Verës janë edhe aktivitetet në sheshin pranë lulishtes “Tre vëllezërit Frashëri”, ku “Dance Akademi Amary” po interpreton kërcime moderne dhe popullore nga trupa e baletit për fëmijë të moshës 6 deri 14 vjeç, si dhe kërcime latine nga grupi “Latin Beat”, nga trupa e kërcimit mbi moshën 18 vjeç.
Panairi “Blej shqip” , i cili po zhvillohet në rrugën ” Murat Toptani”, tek Pedonalja, me pjesëmarrjen e bizneseve nga të gjitha trevat shqiptare nga Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, Presheva e Shqipëria, ka për qëllim promovimin e produkteve vendase. Produktet që janë prezantuar në këtë panair janë nga sektorët, e ushqimit, bujqësisë, tekstileve, artizanatit etj.
Një ekspozitë me piktura të fëmijëve me aftësi të kufizuara është çelur tek Galeria e Arteve, ndërsa një panair me prodhime shqiptare të artizanatit pranë lulishtes përpara Vilës 31, ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve,
I veshur me lulet e verës kryeqyteti gumëzhin nga fëmijë e të rinj që kanë “pushtuar” bulevardin e që presin me dëshirë verën, ndërkohë që trafiku është bllokuar, pasi lëvizja e makinave është pothuajse e pamundur. Festimet për Ditën e Verës do të vazhdojnë deri në orën 14:00.
Dita e Verës e ka zanafillën në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës. Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e vet ditën e 14 Marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore, është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit, i njohur në Shqipëri për tradita të veçanta kulturore. Por, vitet e fundit, kjo festë po festohet edhe në Tiranë

Rama : “Elbasani, graviteti i Ditës së Verës”

Kryeministri Edi Rama vizitoi të premten në Ditën e Verës , Panairin e hapur në qytetin e Elbasanit.“Elbasani është graviteti i Ditës së Verës, dhe është kënaqësi të jesh në këtë qytet në këtë ditë feste”, deklaroi kryeministri Rama.

Ajo që mësova me kënaqësi, tha Kryeministri në fjalën e tij, është se shumë emigrantë shqiptarë të kthyer kanë filluar të bëjnë sipërmarrje të suksesshme .

“Janë të kënaqur dhe të motivuar dhe përbëjnë një shembull të shkëlqyer, qoftë për të tjerë që dëshirojnë të kthehen e të investojnë kursimet e veta këtu, qoftë për ata që në Shqipëri janë në kërkim të një pune dhe  së ardhmes”, theksoi Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se, qytetarët duhet të shikojnë me shumë tek talenti dhe zotësia e tyre dhe tek sektori privat për të filluar një biznes të vogël, apo për t’u angazhuar në sektorin privat, pasi shteti nuk mund të jetë punëdhënësi më i madh.
Dhe lufta jonë për punësim real dhe kundër papunësisë, informoi Kryeministri Rama, është në radhë të parë e fokusuar tek krijimi i hapësirave të reja për sektorin privat, për të hapur vende të reja pune, përmes sipërmarrjes private dhe sigurisht me mbështetjen e pakursyer dhe me politika, ide e energji të reja nga ana e qeverisë.
BASHA URON: DITË KAQ TË GËZUARA PAÇIN GJITHMONË SHQIPTARËT

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur qytetin e Elbasanit për të festuar Ditën e Verës. Ai ka vizituar mëngjesin e sotëm panairin tradicional që mban edhe emrin e kësaj feste. Kreu i opozitës Basha shoqëroahej nga një grup deputetësh.“Më vjen mirë që distanca fizike mes Elbasanit dhe Tiranës nuk ka qenë kurrë më e shkurtër, sepse në fakt distanca shpirtërore mes Tiranës dhe Elbasanit thuajse nuk ekziston. Këtë e them si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe si ish-deputeti i Elbasanit për Partinë Demokratike. E them në emër të qytetarisë së Elbasanit, e them në emër të qytetarisë së Tiranës dhe sot, në emër të qytetarisë së Tiranës, por besoj edhe në emër të çdo shqiptari, dua të falënderoj qytetarinë elbasanase, të gjithë elbasanasit, për këtë traditë kaq të bukur që ia kanë dalë ta mbajnë gjallë dhe që Ditën e Verës rrezaton dhe përhapet nga Elbasani, zemra gjeografike e Shqipërisë, anembanë qyteteve e fshatrave tona. Ju uroj nga Elbasani çdo shqiptari gëzuar Ditën e Verës. Për shumë vjet gëzuar, mbarësi dhe gëzim sjelltë kjo ditë për ju”- deklaroi Basha. 
Pas vizitës në Elbasan kryetari i Bashkisë Lulzim Basha iu bashkua aktiviteteve tek Pedonalja e kryeqytetit. 
Ashtu si edhe vitin e kaluar në rrugën “Murat Toptani” është çelur panairi “ Bli dhe prodho shqip”. Panairi promovon produktet nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Produktet që prezantohen në këtë panair janë nga sektorët, e ushqimit, bujqësisë, tekstileve, artizanatit etj.

“Dua t’ju uroj gjithsecilit prej jush, gjithë qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë gëzuar Ditën e Verës sjelltë sa më shumë mbarësi për ju dhe familjet tuaja. Politikëbërësit të kthejnë vëmendjen dhe sytë dhe të bashkëpunojnë për tu dhënë mbështetje ndërmarrjeve shqiptare, iniciativës shqiptare.”- deklaroi Basha.

Dita e Verës, të gjithë në plazhe e shëtitore

Shëtitoret dhe plazhi i Durrësit kanë qenë hapësirat ku qytetarët durrsakë kanë festuar sot Ditën e Verës.Megjithëse bashkia e qytetit nuk kishte programuar asnjë veprimtari, qytetarë të të gjitha moshave kanë përfituar nga moti i mirë dhe temperaturat e larta për të shëtitur masivisht kryesisht në hapësirat pranë detit.

Lodrat e instaluara në shëtitoren bregdetare kanë qenë sot nën pushtetin e fëmijëve, ndërsa të rriturit kanë shfrytëzuar bar-kafetë e shumta, që kishin hapur dyert si për festë.
Edhe në Durrës janë shitur sot qindra ballakume, ëmbëlsira të cilat simbolizojnë ditën e verës, kryesisht në zonën e Elbasanit. Që prej 10 vjetësh Dita e Verës bën pjesë në festat tona kombëtare.

 

 

Filed Under: Featured, Kronike Tagged With: Dita e Veres, Festa e hareshme

EVA KACANJA NE SOFREN E DIELLIT

March 14, 2014 by dgreca

EVA KACANJA/

KU E KAM VARGUN?/

Jeta ime ngaterruar ne te njejtat rruge,/

poezia ime po klith brenda meje,/

poezia ime po cirret brenda meje,/

myshqe dhimbje dhe dashurie/

ne muret e lageshta te shpirtit./

Ku jam e ku shkoj,/

ku humbem une diteve te mia,/

diteve te mia ku vargu dhemb,

ku metafora gjuan,

e une turbull ne nje mije hutime,

humbur ne buken e perditshme!

te pergjerohem Zot,/

vargun tim falma sot!/

ARRATISJE

Thashe te iki pyllit sonte,

dhe pse terrin e kam frike,

endrren time bera shoqe,

edhe rruges ik e ik.

Pemet murgj qe mermerijne,

hije tyre vel i grisur,

para meje nje hutin,

si nje djall i cakerdisur.

Nuk e pashe nje trung te kalbur,

gje pa jete mbi token zi,

zemra sa s’pushoi nga frika,

dheut keputem pa fuqi.

Teksa gjaku naten ngroh,

degjoj endrren tek me flet:

“Cohu mike,s’eshte asgje,

nje gervishtje krejt e lehte!”

Qesh aq fort sa tremb dhe pyllin,

nata qenka thjesht nje rreng,

syri  territ e gjen yllin,

endrra agut behet jete!

 

PER NJERIUN

 

Shkembinj te te njejtit mal ne njerezit,

o Zot sa te forte!

Dhimbjen e rrezimit durojme,

thelbit te zemres

kur rrenjet shkulen,

Ne njerezit,

gur e metal,

Ne njerezit,

materie ku shpirti gjen strehe

e streha kurre qetesi s’ka…

O zot,

jemi mal ne njerezit,

se na linde jetes ,

shpreses,

na lartove Ti  pengeses.

Por te vegjel jemi Zot,

Me gjithe kocka sa nje grusht,

C’jemi ne para vdekjes,

Shqope qe malit behet prush!

Na ler Zot,

Mos na provo,

jemi shtylla njeri-tjetrit,

rruazoret vijne me radhe,

s’shkon i riu para te vjetrit!

KOHE DONACIONESH!!!!!!!!!!

 

U shtrua gostia,

nuk jane varfanjaket,jo!

Te vegjelit zhyten ne miell,

unaza nuk gjindet,

mjeshtrat qeshin,

hahahahahahaha,

mjeshtrat me ta qeshin!

Nuk kane emer te vegjelit,

perunjesisht ndjekin kllocken,

betohen per besnikeri te vegjelit,

mjeshtrat tundin koken.

S’ka te sosur gostia,

jo kisha,

xhamia,

as qeveria,

nuk dime kush zemren e ben sofer,

e sofren pazar ku mbush torben!

Ne brazde jane vene te vegjelit,

Penelopat thurin rrjetat,

Odiseja thith nargjilen,

zaret hedhin mjeshtrat!

 

TE DIGJEM

 

Vetveten ha e dhembja skermit dhembet,

Kur nata bie lodhja

plumb ne shpirt,

Yjet keputen

trupin s’e mbajne kembet,

Ngrihet loti

qiellit i kthen yjte.

 

Bota flen

Por gjume s’kam ne sy,

Kam humbur rrugen

por te kthehem s’dua,

Vetveten ha si hena plot idhni,

Ta zbardh dhe naten,

te digjem si dragua!

 

INVERSION

 

Ne boten time rriten perbindeshat,

perendite dashurohen me flaken e tyre,

ne boten time u shuan diejte,

shkelqejne djajte me zjarre brireve.

Ne boten time tranden malet,

lisat ngjajne si liliputet,

bretket ikin nga mocalet,

kurorezohen sot hajdutet.

Ne boten time ndihesh vetem,

llojin tim askush s’e do,

nje vullnet vlen 100 euro,

per njezet nje bordero.

Bota ime,bote e shitur,

ku moral e vlere s’ka mbetur,

C’i bere vetes vaj medet!,

Juden ti e bere mbret!

 

LIKE

 

Ti i ben “like” buzeqeshjes sime,

Zemra s’ka me shtrat,

nje lume dhimbje derdhet dite e nate,

Se une kaloj ne kete bote maskarenjsh,

Ku me trimi ka frike te pranoje veten,

Te thote “une jam” pa iu dridhur qerpiku,

Lepihet pas karrikes

Sa i thahet peshtyma,

Leku ka pushtet,

i pavlere dhe miku.

Ti i ben “like” buzeqeshjes sime,

Se ti s’e di c’bluhet ne zemer,

Ne ate zgaver te drunjte qe tingull nuk nxjerr,

Me mijera balada luhen brenda saj,

Por heronj nuk ka

Eshte bote maskarenjsh,

Ku me i vogli te mbyt me hije te rende,

Me cehre bosi

Qe nga boshi fryhet.

Ti i ben “like” buzeqeshjes sime,

Sa “like” te tjera pas lajkave te tua,

Une mbetem bore

faqes malit shtruar,

E nen buzeqeshje

stuhine time ruaj…!

 

AROME DRURI

 

Ti vjen arome druri,

Gishti perreth buzes si harku mbi ure,

Kerkoj te te puth

Por ti vec tendosesh,

Mbi tel ndalet fryma,

Tingulli behet gur.

Ti vjen arome druri,

Bredh a Lis ti po me cmend,

Bej te iki,

Te keputem diku tjeter,

Por veten e gjej serish ne preherin tend.

Ti vjen arome druri,

E kujtim i larget fanitet si drite,

Ne netet e Shkurtit c’akorduar mbeta,

Harruar mbremjeve,

Violine pa shpirt…!

 

NJË GJETHE…..

 

Harruar kish të binte,

A stina kish harruar,

Në pemë  gjithsesi,

Bleronte por vetmuar……!

 

TI JE PIKA IME E LOTIT!

 

Ti je pika ime e lotit,

Nuk te gelltis dot,

Nxiton lirise

si I burgosuri prej qelise,

Dihat faqes,buzes,

Shpirtit iken udhes,

Itrembesh atij,

Rob I tij nuk mundesh

Ti je pika ime e lotit,

Lind prej dhimbjes sime,

Keputesh ne rreth te mallit…

QIELL I ZENE

…nje ylber krahethyer,

Perndrit neteve,

Gjumit tim genjyer…

Por   une jam qiell i zene,

Pa yje,diell e hene,

Ngarkuar re e shi,

Portat mbyllur rende,

Banoret I perzura,

Dhemb per dhemb me veten,

Nuk dal as pres njeri!

 

ZBATICE…

 

Iken,

Terhiqesh,

Mal I ujit ngrihet frikshem,

Kur kthehesh permbyt gjithcka,

Se ti nuk je det,

Oqean zemeruar vetes,

Armik I betuar I mallit,

Poseidon kokeshkrete,

Qetesohu,

Zbute frymen,

Lere diellin t’I lepihet kripes,

Dhe vete Odisea

S’iku dot prej Circes…!

BIE SHI…

 

Nje kokerr shiu san je kokerr shege,

Bie mbi qerpik edhe keput nje dege,

Lemsh rete ne furke,

Qiellit tirret shiu,

Frika eunuk,

Fshehur ne bark te njeriut…!

 

VARGU I POETIT

 

Sot krejt padashur,

Hodha nje guralec,

Por fort I trembur,

Pellgu u zgjua,

Bretkosat e pista na u bene kendeze,

E vete kendezi na u be pallua.

Zverke te skuqur,

Me nerva ,me lesh,

Qe cirren e ngjiren,

E une vetem qesh.

Eh pellg bretkosash,

Poeti s’ka frike,

Vargun e tij,

E gjuan me llastik!

 

MJEGULLUAR

 

Mjegullon bota,

Malli me ka mundur,

Gur rendon shpirti

Koke e kembe keputur.

Nuk te shoh askund

Si mundesh pa mua,

A nuk je martiri,

Heroi qe dua?!

Ti je ati im

E une mema jote,

Ti je biri im

E une bija jote,

Ti je dielli im

E une hena jote,

Denuar kesaj jete,

Fshehur kesaj bote.

Lidhur goje e sy,

Vetmia me cmend,

E di eshte marrezi,

Dashuri qe dhemb,

Dashuri qe ndizet

E perndritet qiellit,

Dashuri qe vret,

E me con drejt ferrit!

 

FEMER

 

Dhe pse cdo agim njoh dritherima,

Qe si stalaktite pezull rrine mbi zemer,

Sikur dhe ylberin te mund te kaperceja,

Serish do te doja te lindesha femer!

NE KUPE TE VERES…

Ne kupe te veres sime

Buken tende ngjyen,

Ta ndiej etjen

Ngrohur kurmit tim,

Prush I vjedhur zjarrit

Ky veshtrimi yt.

Perlotem,

S’di pse me vjen ndermend

Ajo darke e fundit

E te kryqezuarit tend!

Bej te flas,

Por ti vetem hesht,

Dhe pse ne heshtjen tende

I tere pylli flet.

Mbytet loti im,

Bukes ,veres ngjyer,

Thyhet krah I pishes,

Eres detit gerryer…

Je betuar thua,

Vetes je betuar,

Por mbi buzen tende

Puthjen e lashe peng,

Brenda kupes sime

Buka jote dhemb…!

 

Per nje mik

Trendafilin per nje mik

Endrres vesa ma ujit,

Edhe diellin per kete mik,

Agut ngrohur thelle ne shpirt.

Perle loti per nje mik,

Buzes sec I behet pike,

Behet pike e behet mjalte,

Derdhur zemeres ne cdo varg.

Udha s’ka vec trendafila,

Kemba gurit behet gjak,

Kur ne krah ken je mik,

Edhe plaga dhemb me pak!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PERKOHESISHT

 

Deshira te hedhura tutje,

Me pahir,

Uni ngujuar,

Ne te gurten kulle,

Asnje drite,

Xixellonjat I tremben

Lartesive,

Vetem lekura

Qe si hene ndrin,

Dhe nata qe klith:

“Ti je e bukur!”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MALL

 

Buzes dridhet fryma,

Malli akorduar embel ne dej,

Nuk mundet e mjera fjale,

Zemres e merr formen.

Ajo qe une ndiej!

Vetmia si vel i ftohte

Mbeshtillet trupit,

E rende mishin ma rrenqeth,

Dua te zhvishem,

Kete mur te shtirur

Ta shemb me dashuri,

Dhe ti te  ndjesh diellin e verdhe

Qe endrres e gjen shtegun per te ty!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

TE KAM FRIKE

 

Je i frikshem det,

Me tremb,

I vetmi je!

Me therret,

Dukesh  I qete,

I pasqyrte,

Gjysmehene e blerte,

Bulezon,

Si qepallat e foshnjes ne gjume,

Me ndjell,

Me dritheron e jotja zhurme,

Por nuk vij dot!

Te kam frike det

Shtrire ne breg,

Gjuha jote

Kemben time prek…

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Diellit, Eva Kacanja, ne sofren poetike

KOMUNITETI ÇAM NUK KERKON NDRYSHIM KUFINJESH, POR VETEM TE DREJTAT E MOHUARA

March 14, 2014 by dgreca

DERI KUR DO PRESIM?!/

NGA SALI BOLLATI/

Më 27 Qershor, mbushen 70 vjetë që nga fillimi I masakrave dhe vrasjeve terroriste të mbi 5000 njerësve, kryesisht pleq e fëmijë të pafajshëm dhe dëbimit të më se 30.000 Shqiptarëve të Çamërisë nga trojet tona etnike, me te vetmin “faj” se kishim lindur Shqiptarë?!

(Në ato kohë vazhdonte ende Lufta e II-të Botërore)

Por sot, ndërsa jemi duke pritur ti bashkangjitemi Bashkimit Europian, ne të përjetuarit e pakët të atij Genocidi të tmershëm, për “fajin tonë” se jemi Shqiptarë të lindur në Çamërinë Shqiptare, nuk na lejohet hyrja atje?!Ishim fëmijë, tashti jemi pleq, nuk kemi pasur mundësi të bënim as që mendojmë të kryejmë sot, ndonjë akt terrorizmi, I kujtojmë me lotë në sy e me dhimbje të madhe në zemër ato kohëra shumë të llahtarshme, me brengë e mall për prindërit shumë të dashur që u masakruan dhe mbeten pa varrosur. Dhe sot, ende gjallë, na ndalohet nga “shteti demokratik grek” tu afrohemi atyre pragjeve të shtëpive të rrënuar ku kemi lindur dhe me një tufë me lule të përulemi mbi ato vende ku na janë vrarë prindërit e pa varrosur por të paharruar.

Duke lexuar librin e historianit të nderuar z. Beqir Meta “Tensioni Greko Shqiptar“, njihesh( se në vitin 1972, Ambasadori I Shqipërisë në Athinë, shkon e kuvendon Shqip me kryetarin e Bashkisë së Gumenicës, dhe ky I fundit I tregon se në mbi 40 fshatra të Çamërisë , flitet vetëm Shqip, bile shumë njerës të moshuar nuk dijnë asnjë fjalë greqisht. Dhe jo për çudi, sot, kur kemi edhe Konsullatë në Janinë, asnjëherë, asnjëherë, nuk kam lexuar se dikush nga ajo konsullatë “shqiptare” ka vajtur për të takuar vëllezrit tanë Shqiparët Çamë të krishterë që vazhdojnë të jetojnë( pa të drejta njerëzore), në trojet Shqiptare Çame. Çudia vazhdon e pa spjegueshme. Si paska qenë e mundëshme që në ato kohëra si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri sundonin diktaturat, njera fashiste dhe tjetra komuniste dhe nuk pengohej as gjuha e aqë më pak vizitat në trojet Shqiptare të Çamërisë??!

Ndërsa sot, paskemi nënshkruar një pakt miqësie, jemi antarë të NATO krenohemi se jemi miq strategjikë( megjithëse ligjërisht jemi në gjendje lufte), dhe qytetarëve Shqiptarë ju ndalohet hyrja në Greqi??!

Dhe “arësyeja” sepse kanë lindur në Çamëri. Pra u vramë dhe u dëbuam me dhunë se ishim Shqiptarë të lindur atje, me shtetësi greke dhe sot nuk lejohemi te hyjmë atje ku kemi lindur se jemi Shtetas Shqiptar! A ka absurditet më të madh se ky??! Ti thërasim “miq strategjikë” dhe të mos na lejojnë të hyjmë atje ku kemi lindur?!

Po mirë se grekët njihen historikisht si të pabesë, po neve me qeveri demokratike, me zakonin e “Besës” që krenohemi se I kemi ndihmuar Hebrenjte gjatë luftës, dhe mirë kemi bërë, si nuk tregohemi tamam Shqiptarë të Besës dhe krenarë për ti treguar grekut se ku e ke vendin e merituar?

Greku, në kundërshtim me mbrojtjen Shqiptare, ja dorëzoi gjermanit Çifutët për ti çfarosur; por para dy vjetësh u njohi atyre shtetësinë greke (edhe pse nuk ishin etnikë atje);

Dje në Korçën Atdhetare të Petro N.Luarasit, e të Mihal Gramenos, konsulli grek deklaron :“Korça është Greqi”; Sot në Këlcyrën Shqiptare, Ministri grek Avramopulos deklaron se varrezat për nder të ushtarëve grekë të rënë në luftë janë “prioriteti ynë më i lartë”?! Dhe flasin botërisht se ata jo vetëm luftan kundër fashistave Italianë, por “çliruan” edhe ata argatë grekë të punësuar në tokat e Shqiptarëve.

E për të vazhduar edhe më tutje të ashtuquajturën “megalide”-ekspansionin grek, mbi pjesën tjetër të Shqipërisë Jugore, krahas varezave, kishave dhe shkollave , si edhe me deklaratat e reme të eurodeputetëve grekë në Parlamentin Europian për “shkeljen e të drejtave të minoritetit etnik grek”; atyre duhet tu njihet e drejta për “autonomi” sepse “jetojnë në tokat e tyre”, të dhuruara me ligjin e famshëm Nr.7501, ligj për të cilin kohët e fundit Berisha për ironi, jo për atdhetarizëm, pranoi se e kishte miratuar gabim.

Kështu plani strategjik që prej 23 vjetësh I hartuar nga Micotaqi dhe zbatuar prej Janullatosit për greqëzimin e Shqipërisë bëhet realitet.

Politikanë e qeveritarë të Tiranës edhe sa duhet të presim për të njohur dhe gëzuar të drejtat tona të firmosura si nga qeveria Shqiptare dhe ajo greke? Po ju deputetë të PDIU, si pranoni te gënjeheni me të ashtuquajtura rezoluta të (mos)pranuara??!

Ne Çamët nuk kemi kërkuar ndryshim kufijsh, por kërkojmë:

1.Njohjen e Dënimin nga qeveria greke të Genocidit të viteve 1944-45

2.Kthimin dhe gëzimin e te drejtave ligjore të pronave tona shekullore

3.Rinjohjen e Minoritetit Shqiptar atje, me te gjitha të drejtat arësimore në gjuhen Shqipe pjesemarje ligjore në administratën publike.

Vetëm kështu do bëhemi ura miqësie e bashkëpunimi midis dy shteteve

Duke vënë në jetë amanetin e të ndjerit Fadil Zeqirit:

PA LIRINE ÇAME, S’ KA QETESI BALLKANI!!

Sali Bollati New York, mars 2014

 

Filed Under: Opinion Tagged With: deri kur do te presi, komuniteti cam, Sali bollati

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4776
  • 4777
  • 4778
  • 4779
  • 4780
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT