• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NË KUVENDIM ME NËNËN

March 6, 2014 by dgreca

NGA DRITA LUSHI/

Per sa kohe s’jemi vetë prindër, s’e dimë, a ndoshta, s’e masim dot dashurinë e nënës, ndaj nesh.Edhe kur bëhemi prindër,e mbi të gjitha mama,mendojmë me vete:“S’ka mundësi të na dojë kaq shumë nëna, sa ç’duam ne fëmijen tonë!”

Kur nisim të mbajmë disa vite në numur, që numërojnë dekada, bëhemi befas më të ndjeshëm dhe kutojmë më shumë, duam më shumë dhe befas me çdo ind e qelizë tonën, kuptojmë, se është pikërisht nëna, ajo që na do pa kushte, siç duam tashmë fëmijën mbi çdo gjë në botë.Kuptojmë se jemi për nënën gjithçka, siç është fëmija, qëllimi i ekzistencës sonë.

Mund të kesh disa miqësi,më shumë se një fëmijë, mund të kesh më shumë se një jetë, mund të takosh më shumë se një dashuri…por NËNË, është veç NJË.

 NË KUVENDIM ME NËNËN.

Mirdita botë!
E nisa edhe sot kuvendimin me ty.
Me ty, e pak njerëz që më duan,
Ose bëjnë sikur,(s’e di!)

Nënokja ime p.sh, më do fort,
(e ndiej) kur me sy e fjalë më ledhaton.

Tani që u bëra dyzetekatër,
ose, ose më saktë,
dyzetekatër e një muaj,
filluar kam t’i puth duart imcake
e, shpesh e më shpesh, puthje i jap edhe në ballë,
pesëmbëdhjetë vjet, që jeton pa (të shtrenjtin!) tim’ atë.

Mos m’u zemëro që të thërras, nënoke!
Të ndiej më afër kështu,
të ndiej çdo rrudhë
në faqe e ballë.
Si kurorë t’i shoh të gjitha thinjat,
ah, ja dhe ndonjë flok të zi, në të rrallë!

Eh, e mira nënoke!
Edhe kur ankohesh
fajin pleqërisë ia hedh,
Paçka se akoma s’ke bëre shtatëdhjetë.

Po e di çfarë?
Të mos flasim për reumatizmën,
që të gërryen kyçet, apo pleqërinë,
Po për gjëra të gëzuara
P.sh, për time bijë.

“Mjaltë e mjaltës”- thuhet, ëëëëë…?
Po a të duket kështu ty ?
Tash’ që s’ke vetëm një,
Por (nip e mbesë),
u bënë … dy!

E di, e di nënoke!
Po ja, që bëj dhe ndonjë pyetje pa vënd,
Kur ata (nip e mbesë) të thërrasin”nëna”,
qesh e lumturohesh,
e di, kështu ta ka ënda;

Eh, nëna ime!
Ja kështu rridhka jeta.
Mbaj mend,
kur shkoje tek nëna jote e mplakur dikur,
e ktheheshe që andej, aq e trishtuar!

Ndoshta dhe nesër,
ime bijë do të kuvendojë me mua shtruar,
të më sjellë një gotë ujë,
a të më falë një ylber me fjalë!
Qenka qerthull kjo jetë nënoke!
Hajt pra:
“pa dale të të puth dhe njëherë në ballë”,
eee, ditë të mbarë!
…
“Muuaah” – Jetë të mbarë.

@ Drita Lushi.

Dedikuar nënës sime të shtrenjtë.Shkruar në qershor 2013.

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Drita Lushi, NË KUVENDIM ME NËNËN

HEROIZMI I FAMILJES JASHARI*

March 6, 2014 by dgreca

Kronikat e luftërave dhe dëshmitë mbi heroizmat e ndodhura gjatë zhvillimit të tyre janë të shumta dhe të ndryshme,ashtu siç ndryshojnë popujt dhe sakrificat e çlirimit të tyre kombëtar. Megjithatë, deri më tani nuk na ka rënë të lexojmë ndokund apo edhe dëgjojmë nga dikush,të ketë pasur edhe një rast të tillë apo të ngjashëm, në kronikat e kohërave nga cilado luftë qoftë, të zhvilluara për çlirime vendesh dhe liri popujsh edhe tek kombet më të mëdha,siç është rasti i veçantë i sakrificës së pashembullt dhe vetëflijimit heroik të tërë Familjes Jashari nga Prekazi i Drenicës, për lirinë e Kosovës.

Nuk ka edhe një familja tjetër e cila të ketë bërë një shembull kaq sublim heroizmi dhe një akt të tillë të papërsëritshëm vetëflijimi kolektiv, ku do të binte e tërë familja,me të rritur, pleq, gra dhe fëmijë,duke u shkrirë në zjarrin e një lufte  që të gjithë për një herë dhe në një betejë të vetme për mbrojtjen e nderit familjar, ndërgjegjes kombëtare,lirisë së vendit dhe të shqiptarëve në përgjithësi, siç ishte rasti me familjen heroike Jashari.

Flijimi i tyre është vepër e shenjtë e pashembullt dhe e papërsëritur, e cila kalon të gjitha përmasat e një vetëflijimi të rëndomtë, të njohur nga e kaluara e afërt dhe ajo e largët, jo vetëm në historinë e kombit tonë, por edhe te kombet e tjera më të mëdha, duke u kthyer në mit për të gjitha kohët si dhe në të gjithë hapësirën kombëtare shqiptare dhe më tej.

Kjo rrënjë e burimit shpirtëror të atdhetarizmit vetëflijues kombëtar, me bëmat e saj mbinjerëzore dhe kolektive familjare, ia ktheu nderin e humbur popullit të robëruar shqiptar për afro një shekull nga sllavët, duke u dëshmuar me heroizma të përmasave bibliko-historike në çastet më vendimtare me luftën e saj të paepur deri në vdekje për çlirim dhe bashkim kombëtar.

Sakrificat e pashembullta familjare në luftën për liri dhe heroizmat e flijimi të këtyre përmasave të papara deri më atëherë, stimuluan një solidaritet të madh dhe të pashembullt gjithëshqiptar dhe përfituan mbështetjen e shtetit amë, Shqipërisë si dhe përkrahjen ndërkombëtare për çlirim nga Serbia. Këto sakrifica ndryshuan njëherë e përgjithmonë për të mirë kahen e historisë sonë më të re,ngase flaka e zjarrit të luftës së kësaj familje dhe bashkimi i forcave kombëtare, e vunë çështjen tonë madhore në ecje më të shpejt dhe të drejtpërdrejt në rrugën e cila çonte kah liria e shumëpritur.
Me gjithë flijimet e tilla të familjes Jashari, e cila u ringjall si Feniksi nga hiri i heroizmave të saj për liri, sakrificave të panumërta edhe të shumë familjeve të tjera shqiptare dhe rënies së shumë dëshmorëve nga të gjitha trojet tona për lirinë e vendit, Kosova edhe pas kaq vitesh nga këto ngjarje të jashtëzakonshme në historinë më të re shqiptare dhe evropiane, dhe shpalljes së Pavarësisë së saj, mjerisht, as sot nuk mund të quhet plotësisht e lirë dhe në tërësi sovrane, derisa 30 % e territorit të saj,ende sundohet nga bandat kriminale dhe policia e Serbisë.

Në Kosovë edhe sot gjenden dhe dallohen qartë gjurmët e luftës edhe pas kaq vitesh të rënies së familjes Jashari, jo vetëm te shtëpia muzeale e Adem Jasharit, ku muret dhe shumë gjëra të tjera përreth mbajnë shenjat e plumbave dhe të djegieve, njëjtë si eshtrat e të vrarëve dhe veshjet e tyre të copëtuara nga lufta, pamja e të cilave vret edhe sot, njëjtë siç vret zemrat e nënave dhe baballarëve të të pagjeturve, moskthimi politik dhe tendencioz i afro 2000 shqiptarëve të vrarë dhe të kidnapuar nga Serbia.

Edhe 16 vjet pas rënies së Adem Jasharit dhe katër vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, për të pagjeturit,ende nuk ka asnjë gjurmë, që na bën t’i kujtojmë edhe sot me shumë dhimbje të madhe, që të gjithë.

Sakrificat e pashembullta të luftës për liri,heroizmat e flijimi të familjes Jashari, ndihma gjithëshqiptare dhe përkrahja e shtetit amë, Shqipërisë, ndryshuan për të mirë,historinë tonë më të re, të cilën flaka e zjarrit të luftës dhe bashkimi i forcave kombëtare e vunë Kosovën në ecje drejt rrugës, e cila çonte edhe atë kah liria e saj e shumëpritur.

Ky nderim u përket gjithë shqiptarëve të të gjitha trojeve etnike, si shembull i arritjes së lirisë së mohuar, të cilën Kosova me sakrificat e veta dhe ndihmën e NATO-s më në fund e realizoi. Ajo arriti të çlirohet nga Serbia dhe të shpallet shtet i lirë dhe i pavarur, i njohur ndërkombëtarisht,tanimë nga mbi 100 shtete anembanë botës,për të cilën në kohën kur shpresonim se më në fund do të lirohet edhe nga mbikëqyrja ndërkombëtare e përfaqësuesve të OKB-së dhe Bashkimit Evropian,mu atëherë asaj iu zu fryma edhe me fusnota, të cilat kush e di kur dhe si do të hiqen ato….

Çështjet madhore kombëtare duhet ta bashkojë politikën shqiptare sot dhe në çdo kohë, e cila kur janë në pyetje çështjet madhore të kombit,politika shqiptare kudo,nuk guxon të jetë e përçarë asnjëherë, ngase shqiptarët me gjithë Shqipërinë shtet të lirë dhe Kosovën e pavarur, ende vazhdojnë të mos jenë faktorë vendimtarë dhe as vendimmarrës në Ballkan e aq më pak në Evropë.

Kosova e pavarur nuk ishte ëndërr vetëm e shqiptarëve të Kosovës, por e të gjithë shqiptarëve kudo janë,ndaj megjithëse ajo tanimë është bërë shtet i pavarur, çështja shqiptare nuk mund të quhet e zgjidhur përfundimisht, përderisa nuk janë të çliruara të gjitha trojet shqiptare, për të cilat luftoi me aq vendosmëri edhe “Baca” Adem Jashari.

Ai nuk luftoi vetëm për Pavarësinë e Kosovës, por për çlirimin dhe bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare, realizimin e të cilave nuk e arriti, edhe pse s’u ndal së luftuari gjatë gjithë jetës së tij, për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare me shtetin amë, Shqipërinë që ishte edhe BETIMI i tij ushtarak,para se të nisej në çdo aksion lufte.

Por megjithatë,derisa qëndrimi i Serbisë ndaj shtetit të Kosovës, edhe më tej mbetet armiqësor, Kosova përveç trashëgimisë së hidhur nga e kaluara, ka shumë probleme edhe me pavarësinë e cunguar, ngase me flamurin e ri u zyrtarizua jo vetëm ndarja e Kosovës nga Shqipëria, por edhe ndarja “zyrtare” e kombit më “dysh”,me vetë faktin se shqiptarët e Kosovës, tanimë jo vetëm se kanë një flamur tjetër të imponuar nga Bashkësia Ndërkombëtare , ndryshe nga ai kombëtar me të cilin luftoi Adem Jashari për liri, por ata me pranimin e këtij flamuri,edhe pa dashjen e tyre, gjithnjë e më rrallë quhen shqiptar dhe identifikohen me emrin kosovarë, nga të huajt.

Këtë me siguri nuk e deshën ata që kanë dhënë jetën në ditët më të vështira për vendin dhe derdhur gjakun për lirinë e shqiptarëve. Këtë nuk mund ta donte as Adem Jashari dhe nuk mund ta aprovojnë as shqiptarët, të cilët kundërshtuan gjithmonë qëndrimet e padrejta të fuqive të mëdha, për copëtimin e pa drejt të trojeve tona, dhe mospranimin e çështjes sonë kombëtare as në Kongresin e Berlinit të vitit 1878,vendimet e padrejta të të cilit bënë ndarjen e disa tokave tona nga shteti amë,kurse Konferenca e Ambasadorëve në Londër me 1913, vendosi që mbi gjysma e trojeve shqiptare, të mbeteshin jashtë Shqipërisë.

Është e ditur për të gjithë ne, se copëtimi i trojeve shqiptare për shumë bashkëkombës tanë u kthye në tragjedi kombëtare,ngase shumë pjesë të kombit nuk arritën t’i mbijetonin copëtimit, i cili u bë shkak i dhembjeve dhe vuajtjeve të mëdha afro njëshekullore për popullin shqiptar nën pushtimin e shteteve hegjemoniste fqinje si atë grek dhe sllavë.

Kjo edhe i detyroi shqiptarët të ngriheshin kundër padrejtësisë së ndarjes dhe copëtimit të dhunshëm të trojeve tona, në luftë për çlirim dhe bashkim kombëtar, e cila asnjëherë nuk pushoi deri në historinë tonë më të re.

Madje tanimë edhe ne jemi bërë dëshmitarë të tragjedive të mëdha me flijime dhe sakrifica të pa shembullta, deri në shkrirje masive të familjeve shqiptare për mbrojtjen e atdheut dhe pragut të shtëpisë, duke vdekur të pathyer në mbrojtjen e tij dhe pa ia kthyer shpinën armikut për asnjë çast, qoftë edhe me çmimin e vdekjes kolektive familjare për çlirimin e atdheut të pushtuar.

Sipas historisë kombëtare e ndërkombëtare, derisa përfaqësuesit shqiptarë në Konferencën e Londrës mungonin dhe fjala e tyre nuk dëgjohej aty ku vendosej për të ardhmen e shteteve të Ballkanit, ndarja e trojeve shqiptare me 1913 përfundoi pa kundërshtime, duke u ngushëlluar me vetëm një deklaratë të ministrit të atëhershëm të Jashtëm britanik, Eduard Grei, i cili në fund të Konferencës së Londrës, kishte deklaruar: “Sot morëm një vendim të padrejtë ndaj shqiptarëve që herë do kur, ne duhet ta rregullojmë ”!

Ndaj, është shumë e çuditshme se si ka mundësi që tani shqiptarët ta pranojnë vetë ndarjen,derisa është e njohur për të gjithë se për mbrojtjen e shtetit amë dhe forcimin e pozitës historike të popullit shqiptar në tërësi, përveç luftërave kombëtare, na u dashtë edhe ndihma e madhe e miqve tanë, e cila pati rol vendimtar për mbijetesën e kombit tonë nëpër kohë, sidomos ndihma nga SHBA, e cila pas letrës së dërguar Presidentit amerikan Woodrow Wilson nga Hasan Prishtina në vitin 1919, ai edhe do ta shpëtonte Shqipërinë nga copëtimi i mëtejmë, siç vendosi Presidenti Bush më 2007, për Pavarësinë e Kosovës dhe të njohjes ndërkombëtare të saj,ashtu siç ndihmohet edhe tani për shtimin e numrit të njohjeve që i duhen edhe më tej vendit tonë.

Përkundër terrorit që përjetonte Kosova nën pushtimin serb, në kohën kur vetëm mund të ëndërrohej për pavarësinë e trojeve të pushtuara shqiptare, me emrin e Adem Jasharit në gojë dhe bëmat e tij heroike në zemër, mijëra shqiptarë nga të gjitha anët u hodhën në luftë e demonstrata masive, duke përvetësuar ndjenjat patriotike për lirinë e dëshiruar për një shekull, të cilën na u desh ta pritnim aq gjatë për të përjetuar shijen e lirisë së arritur dhe gëzimin e realizimit të shtetit të pavarur, shije këto të cilat deri atëherë ne akoma nuk i dinim.

Vendosmëria për çlirimin dhe bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare, u vulos me historinë madhështore kombëtare të familjes Jashari, e cila u shkrua pa fjalë të mëdha, thjesht dhe pa mburrje, e cila aq bukur mbart mbi vete dëshminë e asaj historie,që ushqen me aq krenari lavdinë e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, të cilët në çastet më vendimtare, dhanë edhe jetën për lirinë e Kosovës.

Falë gjakut të Familjes Jashari, shokëve të Ademit dhe bashkëthemeluesve të UÇK-s, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu, e të tjerëve, të cilët ranë heroikisht, më 31 janar të vitit 1998 në një pritë të organizuar nga forcat e pushtuesit serb, viktimave të Reçakut dhe gjithë dëshmorëve të luftës anembanë trojeve shqiptare, të cilët janë lavdia e kombit tonë, sot Kosova është e lirë.

Por pas dëshpërimeve të njëpasnjëshme nga udhëheqjet e paafta, të cilat vendit nuk i sollën prosperitet, por varfëri, korrupsion dhe izolim total për Kosovën, duke mbytur kështu shpresat e dikurshme të popullit për begati familjare dhe lëvizje të lirë me pasaportën e shtetit tonë të pavarur, anë e kënd botës, te shqiptarët e dëshpëruar sikur ka ndryshuar çdo gjë, që nga sjelljet, humori, hareja dhe këngët tona dikur të bukura, të cilat sot,pothuajse janë bastarduar tërësisht dhe gati nuk ekzistojnë fare.

I vetmi i pandryshuar dhe i përcjellë me pietetin e merituar monumental ndër vite, mbetet kujtimi i paharruar i veprës heroike kombëtare të familjes Jashari, dhe heronjve të luftës së UÇK-së, të cilët janë kthyer në mit me vlera muzeale gjithëkombëtare,me të cilët identifikohen shqiptarët e të gjitha trojeve, që e sollën Kosovën deri këtu.

 

Qëndresa e Familjes Jashari

 

Dhjetë vjet pas shtetrrethimit të Tahir Mehës nga policia dhe ushtria serbe, ajo do të provonte edhe njëherë përsëritjen e akteve të saj makabre ndaj shqiptarëve të pa mbrojtur, por kësaj radhe kundër familjes Jashari. Dhjetë vjet pas vrasjes së Tahir Mehës, në dimrin e ftohtë të atij dhjetori të vitit 1991, nga policia dhe ushtria serbe, ishte rrethuar për herë të parë shtëpia e familjes Jashari, por në momente jo fort fatlume për shkijet, ngase në shtëpi gjendeshin të tre vëllezërit, të tre djemtë e Shaban Jasharit, të cilët do ta mbronin si çdoherë me vendosmëri bindëse, me trimëri dhe heroizëm,familjen e tyre. Zjarrit të hapur kundër shtëpisë dhe familjes Jashari nga policia dhe ushtria serbe, vëllezërit Jashari në mbrojtje iu përgjigjen flakë për flakë e me zjarr, duke i kthyer mbrapsht forcat e pushtuesit në mënyrë të turpshme.

Familja Jashari, në dhjetorin e ftohtë të atij dimri, nuk ishte vetëm, ngase në çastet më të vështira shqiptarët nga Drenica dhe e gjithë Kosova ia kishin mësyrë Prekazit, për t’iu gjendur pranë kësaj familjeje të lavdishme, duke kaluar dhjetëra kilometra këmbë, edhe pse policia serbe familjen Jashari e kishte rrethuar nga të gjitha anët me një rrethim të trefishtë, njësoj si dikur familjen e Tahir Mehës.

Por, tanimë kishin ndryshuar kohët, populli kishte filluar të vetëdijesohej dhe t’i mbronte heronjtë e vet nga pushtuesi, kështu që policia e okupatorit serb nuk pati sukses, me gjithë rrethimin e hekurt që i kishte bërë kësaj familjeje, ngase solidarizimi i popullit shqiptar me familjen heroike të Jasharëve ishte më i madh se kurrë më parë.

Policia pushtuese e Serbisë, duke vërejtur rrezikun e rrethimit të saj nga të afërmit dhe dashamirët e familjes Jashari, që ia kishin mësyrë nga të gjitha anët e Kosovës Prekazit historik të qëndresave legjendare, atëbotë kishte pranuar ndërmjetësimin e Adem Demaçit dhe me arritjen e muzgut të mbrëmjes, ishte larguar kokulur nga kishte ardhur, për të bërë kërdinë në fshatrat e tjera përreth dhe gjithandej Kosovës, por duke mos u lajmëruar më në ato anë për afro shtatë vjet me radhë.

Derisa familja Jashari kështu e kishte mbijetuar sulmin e parë nga policia serbe, në pjesët e tjera të Kosovës dhe në mënyrë të veçantë në fshatrat përreth Prekazit, vrasjet dhe keqtrajtimet nuk pushuan asnjëherë dhe më 28 nëntor të vitit 1997 në fshatin Llaushë të Skenderajt, derisa po hynte në derë të shkollës, pa asnjë shkas ishte vrarë mësuesi Halit Geci. Në varrimin e këtij mësuesi, në praninë e mijëra pjesëmarrësve, për herë të parë u bë hapur paraqitja e pjesëtarëve të UÇK-së, duke mbajtur edhe një fjalim patriotik, para pjesëmarrësve në varrim.

 

Rrethimi i dytë

 

Pas më se shtatë vjetësh të kaluara, më 22 janar të vitit 1997, duke shfrytëzuar errësirën e natës për mosvërejtjen e lëvizjeve të tyre, para agut të mëngjesit, policia serbe e kishte rrethuar për herë të dytë familjen Jashari. Derisa gratë dhe fëmijët po flinin, policia barbare pushtuese e Serbisë e kishte filluar sulmin e dytë ndaj familjes së pambrojtur, ngase asnjëri nga të tre vëllezërit, Rifati, Hamza dhe Ademi, nuk gjendej në shtëpi. Rrethimin e kishte hetuar plaku Shabani, i cili kishte dëgjuar zhurmën dhe shushuritjen e rrethimit, nga e cila tashmë kishin mjaft përvojë.

Bacë Shabani, me gjithë moshën e shtyrë, ishte ngritur menjëherë dhe me ndihmën e grave dhe të fëmijëve më të rritur, me gjithë plagosjen e dy vajzave, ia kishte arritur ta mbronte familjen me nder nga sulmet e pushtuesit, duke e thyer me turp edhe kësaj radhe sulmin e policisë pushtuese të Serbisë.

 

Rrethimi i tretë fatal

 

Por, më 5 mars të vitit 1998, tanimë për herë të tretë, bashkë me familjen Jashari dhe Prekazin, forcat okupatore të policisë dhe ushtrisë së Serbisë, me tanke dhe topa si dhe të gjitha llojet e armatimit të rëndë, kishin rrethuar edhe një pjesë të Drenicës. Derisa familja heroike Jashari po ngrihej nga gjumi për të hyrë në historinë më të re kombëtare me qëndresën e saj vendimtare dhe një heroizëm të pa njohur deri atëherë, qindra policë dhe ushtarë të pushtuesit serb marshonin drejt shtëpisë së familjes Jashari në Prekazin legjendar, për rrethimin dhe shkatërrimin e shtëpisë dhe të familjes së tyre në tërësi.

Ademi, Hamza dhe Shabani vigjilentë, të cilët ato net pothuajse fare nuk flinin, ishin njoftuar për lëvizjet e forcave të pushtuesit në drejtim të Prekazit, të cilat, për shkak të gjerësisë së operacionit dhe numrit të madh të forcave policore ushtarake që merrnin pjesë në operacion,sipas shkrimeve publike edhe nga vëzhguesit e UÇK-së nuk kishte mundur të kuptohej shpejt nëse ishte kjo mësymje për operacion ndëshkues kundër tërë rajonit të Drenicës, apo vetëm familjes Jashari dhe Prekazit.

Megjithëse luftëtarët mitikë të familjes Jashari e kishin hetuar se po rrethoheshin, përmasat e vërteta të atij rrethimi të kobshëm do ti vërenin vetëm me zbardhjen e agut të atij mëngjesi historik, kur qindra e ndoshta edhe mijëra ushtarë e policë të okupatorit tashmë e kishin rrethuar Prekazin dhe po i afroheshin familjes Jashari, të cilën heronjtë e saj kishin vendosur ta mbronin me çdo kusht deri në vdekje, me të gjithë pjesëtarët e familjes së tyre, të mëdhenj dhe të vegjël, duke hyrë në përjetësi.

Luftimet e para kishin filluar që në orët e hershme të mëngjesit për tu kthyer një beteje historike, e cila, me gjithë forcat e pabarabarta, me heroizmin e treguar nga familja Jashari që nuk u gjunjëzua deri në vetëflijimin kolektiv familjar, bëri që kjo ngjarje e pa parë deri atëherë të shkruhej me shkronja të arta në historinë më të re shqiptare. Qindra policë dhe ushtarë të okupatorit serbë sulmonin një shtëpi të vetme, në të cilën gjendeshin më shumë se 20 pjesëtarë të familjes që i takonin moshës fëmijërore, nga 7 deri në 20 vjeç, të cilët të rrethuar nga tanket dhe autoblindat e pushtuesit po sulmoheshin pa mëshirë, në mënyrën më të tmerrshme të mundshme dhe nga çdo anë, me të gjitha llojet e armatimit të rëndë ushtarak.

Ata edhe në ato kushte, të vetëm kundër të gjithëve, kishin vendosur të qëndronin deri në vdekje, duke u bërë ushtarë të mbrojtjes së atdheut të robëruar, familjes së pa mbrojtur dhe pragut të shtëpisë së tyre të cenuar. Secili pjesëtarë fëmijë, grua apo burrë që mund të mbante një armë në dorë, që nga më i vogli e deri tek më i moshuari, ishin kthyer në ushtarë të mbrojtjes së familjes dhe atdheut, për të mos kaluar armiku andej, para se të binin mbi trupat e tyre të vdekur.

Viktima e parë e kësaj lufte të pabarabartë, sipas shkrimeve dhe intervistave të pjesëtarëve të familjes në shtypin e vendit, shkrimeve të shumta në portalet shqiptare dhe dëshmive të dëgjuara për këtë ngjarje madhështore në shkallë heroizmi, e cila begatoi historinë tonë kombëtare edhe me një ngjarje dhe vepër të re, të paparë në historinë tonë të deritanishme, ajo që u vra para syve të fëmijëve të saj, të cilët ishin vënë në frontin e mbrojtjes, ishte bashkëshortja e Ademit, Adilja, derisa po i sillte municion luftarak të shoqit.

Megjithatë, do të kalonin ditë dhe net, por qëndresa heroike e Jasharëve në mbrojtjen e shtëpisë, atdheut dhe të familjes nuk do të ndalej, deri në rënien e pjesëtarit të fundit në këtë luftë të pabarabartë, ndërmjet një familje të vetme dhe një ushtrie të tërë pushtuese, siç ishte ajo e okupatorit serb.

Ditën e dytë të saj, lufta ishte përhapur edhe në shtëpitë përreth. Disa shtëpi dhe familje të lagjes digjeshin në flakë, por qëndresa e tyre kishte vazhduar e paepur edhe për të tretën ditë me radhë.

Prekazi digjej si ditën e parë të luftës, ashtu edhe ditën e dytë. Nga pullaze dhe shtëpi dilte tym dhe flakë, të cilat ndriçonin gjithë hapësirën ku zhvillohej tragjedia biblike e familjes Jashari. Kulmin e dramaticitetit të saj mitik, lufta do ta arrinte ditën e tretë, më 7 mars, kur forcat terroriste të okupatorit serb në pamundësi që ta pushtonin familjen dhe lagjen Jashari, kishin filluar me granatime nga topat e rëndë në shtëpinë e familjes Jashari, në bodrumin e të cilës ishin strehuar një numër i madh i pjesëtarëve të familjes së saj, por kryesisht fëmijë.

Pas granatimit me topa të rëndë, një predhë e kalibrit të madh kishte goditur bodrumin e shtëpisë, e cila bashkë me hedhjen në erë të pjesës ballore të bodrumit, të tavanit dhe një pjese të shtëpisë së tyre, goditja fatale e predhës, menjëherë kishte vrarë 13 pjesëtarë të familjes Jashari. Dhe, dhjetë nga ta ishin fëmijë.

Por, Ademin dhe pjesëtarët e mbijetuar të familjes, edhe pse të mbetur vetëm dhe nën rrethim pa asnjë ndihmë apo plumb të shkrepur nga jashtë,çfarëdo flijim sado i rëndë dhe i dhimbshëm të ishte, para betimit për mbrojtjen e atdheut dhe pragut të shtëpisë nuk i zmbrapste as dobësonte ata, dhe nuk kishte forcë e cila do të arrinte që të gjallë t’i thyente apo dorëzonte. Ai edhe në ato momente thoshte se nuk i morëm armët për t’u dorëzuar, por jemi betuar të luftojmë deri në frymëmarrjen tonë të fundit, deri në vdekje për liri dhe atdhe, për të mos rënë kurrë të gjallë në dorën e armikut edhe pse luftonin të vetmuar kundër një ushtrie të tërë pushtuese.

Heroizmi i përmasave të tilla mitike të pjesëtarëve të familjes Jashari ishte dëshmuar jo vetëm nga pjesëtarët e saj të rritur dhe të regjur për luftë e qëndresa të mëdha heroike, por edhe nga më të vegjlit e saj, të cilët, edhe pse ishin fëmijë dhe s’i kishin rënë akoma brisk fytyrës, siç thuhet në shprehjet popullore, as ata nuk u dorëzuan para sulmeve të vdekjes. Bile edhe pas rënies së shtyllës kryesore të kësaj qëndrese historike,kur Adem Jashari do të vritej nga një plumb snajper në derën e shtëpisë së tij, duke e mbrojtur atë me heroizëm,edhe pse tërësisht i vetëm dhe për nga mosha ende fëmijë,luftën do ta vazhdonte furishëm, Kushtrimi, djali13-vjeçar i Adem Jasharit.

Kushtrim Jasharin, trimin e paepur 13 vjeçar, nuk kishte arritur ta poshtëronte armiku dhe as ta mundonte frika. Atë e kishte kapluar urrejtja kundër okupatorit serb, i cili me të gjitha llojet e armëve po mundohej t’ia pushtonte atdheun e tij të dashur dhe shtëpinë e shkrumbuar me themel të familjes së tij heroike. Ndaj ai edhe pse për nga mosha ishte shumë i ri dhe vetëm një 13 vjeçar, tregoi trimërinë e një burri me nam, i cili si Mic Sokol i vogël, me automatik në dorë u kishte dalë hapur dhe ballë për ballë topave të okupatorit serb, duke rënë si hero mitik i legjendave me trimëri të rralla, i vrarë nga largësia me armët e kalibrave të mëdhenj nga okupatori i etur edhe për gjak fëmijësh. Por edhe pas rënies së Kushtrimit, okupatorët akoma nuk besonin t’i afroheshin shtëpisë së kësaj familjeje heroike të ngritur në histori dhe mit bashkëkohor.

Me rënien e Kushtrimit, si ushtari më i ri i asaj lufte të paharruar, në të cilën, të gjithë së bashku qëndruan të paepur deri në vdekje për mbrojtjen e shtëpisë, familjes, nderit të atdheut dhe kombit, u shua edhe mbrojtësi i fundit i kësaj beteje historike të familjes Jashari, të cilët, vërtet, e mbajtën me nder betimin e dhënë para varrit të Tahir Mehës, duke luftuar deri në frymëmarrjen e tyre të fundit, kur nga 22 pjesëtarët e pranishëm të familjes Jashari, që gjendeshin në shtëpi,20 nga ta ishin vrarë:

 

1.Shaban Murat Jashari,babai 74 vjeçar

2.Zahide Geci Jashari, nëna 74 vjeçare

3.Zarife Jashari,gruaja e Rifatit ,49 vjeçare

4.Hidajete Rifat Jashari,vajza 18 vjeçare

5.Valdete Rifat Jashari, vajza 15 vjeçare

6.Igball Rifat Jashari, djali 13 vjeçar

7 Igballe Rifat Jashari,vajza 11 vjeçare

8.Hamëz Shaban Jashari,47 vjeçar

9.Feride(Mecini)Jashari,bashkëshortja e

Hamzait 43 vjeçare

10.Selvete Hamëz Jashari,vajza 20 vjeçare

11.Atifete Hamëz Jashari,vajza 17 vjeçare

12.Besim Hamëz Jashari,djali 16 vjeçar

13.Lirie Hamëz Jashari, vajza 15 vjeçare

14.Blerim Hamëz Jashari,djali 12 vjeçar

15.Fatime Hamëz Jashari,vajza 9 vjeçare

16.Blerina Hamëz Jashari,vajza 7 vjeçare

17.Adem Shaban Jashari,42 vjeçar

18.Adile(Rama) Jashari,bashkëshortja e

Ademit,40 vjeçare

19.Fitim Adem Jashari,djali 17 vjeçar

20.Kushtrim Adem Jashari, djali 13 vjeçar

 

 

 

Në mesin e të rënëve, nga më të rinjtë ishte vajza e Hamëz Jasharit, Blerina, 7-vjeçare, kurse dëshmori më i moshuar i kësaj lufte ishte Bacë Shaban Jashari, 74-vjeçar.

 

 

Epilogu i heroizmit të Familjes Jashari

 

Rifat Jashari (i lindur më 1946),për mbrojtjen e familjes,pragut të shtëpisë dhe të atdheut të tij të shtrenjtë, në këtë luftë,dhe për lirinë e këtij vendi, do të flijonte gruan dhe 4 fëmijët e tij, nga mosha 11 deri 14-vjeçare. Kurse ai me djalin e ti, Muratin, djalin e vëllait të tij, Hamzës, Bekimin dhe djalin e Adem Jasharit, Lulëzimin, gjendeshin në Gjermani.

 

Hamëz Jashari (1950-1998),do të vritej me 6 mars të vitit 1998 në mbrojtje të shtëpisë, familjes dhe atdheut bashkë me gruan dhe 7 fëmijët e tij, nga mosha 7 deri në moshën 20-vjeçare, derisa djali Bekimi gjendej në Gjermani, kurse vajza e vogël te dajat.

 

Adem Jashari (28 nëntor 1955-6 mars 1998),do të vritej i parafundit, duke rënë heroikisht në pragun e derës së shtëpisë, ndërsa gruaja e tij ishte viktima e parë e asaj lufte heroike, por të pabarabartë,me ç`rast ishin vrarë edhe dy fëmijë të tyre, nga 5 fëmijë sa ata kishin. Derisa djali Lulëzimi gjendej në Gjermani, dy vajzat e tij kishin qëlluar te farefisi i tyre. Ndërkaq, Kushtrimi, 13-vjeçar, do të vdiste i fundit në fushë të mejdanit kombëtar, duke i dalë ballë për ballë topave të armikut si një Mic Sokol i vogël, për të cilin me siguri historia jonë duhet të shkruajë më shumë si për heroizmin e tij të madh dhe burrërorë në moshën e tij fëmijërore, ashtu edhe për historinë e famshme të familjes heroike Jashari!

 

56 të vdekur, vëllezër e kushërinj

të afërt të Familjes Jashari

 

Se çfarë flijime të mëdha kërkohen për qëllime të larta, këtë më së miri e dëshmoi familja Jashari me heroizmat e saj historikë. Kjo familje, mbi dhjetë vjet, zhvilloi luftë intensive kundër terrorizmit të policisë dhe ushtrisë okupuese të Serbisë, duke u bërë shembull i qëndresës dhe i pathyeshmërisë kombëtare, për të cilën ata familjarisht u flijuan. Për ta më e shtrenjtë ishte liria jonë kombëtare sesa jeta nën robëri, megjithëse 20 anëtarë të një familjeje kaq të devotshme kombëtare dhe 36 kushërinjtë e saj patriotë nuk arritën kurrë që ta përjetonin lirinë e ëndërruar.

Kjo luftë pati vetëm një dëshmitare të shpëtuar. Dhe ajo ishte vajza e vogël e Hamëz Jasharit, Besarta, e cila në mesin e të gjithë atyre plumbave dhe granatave shkatërrimtare, e fshehur nën magjen e shtëpisë, mbi të cilën nëna e saj derisa ishte gjallë, kishte gatuar bukën për Besartën dhe heronjtë e mëdhenj dhe të vegjël (në moshë) të familjes Jashari, ajo kishte shpëtuar, kurse kushëriri i saj, Bashkimi, kishte mundur t’i shpëtonte rrethimit.

Bashkimi dhe Besarta e shpëtuar, 4 pjesëtarët e familjes që gjendeshin në Gjermani dhe dy vajzat e Ademit që kishin qëlluar tek të afërmit e tyre, ishin 8 anëtarët e mbijetuar nga 28 anëtarë sa kishte gjithsej atëbotë familja Jashari. Sot, pas kaq vitesh, kjo familja e ndritur është shtuar, rritur dhe gëzuar edhe me emrat e ripërtërirë të Bacë Shabanit, Hamëz dhe Adem Jasharit, të cilët të ripërtërirë nga hiri i heroizmave historikë të familjes, mu si Feniksi, sigurojnë rritën e jetës së re dhe garantojnë historinë e paraardhësve të tyre heroikë me shumë krenari.

Nëse rilindësit dhe heronjtë e kombit, si Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Buletini, e të tjerët, sollën Pavarësinë e Shqipërisë, vetëflijimi i familjes Jashari, ishte vula e lirisë së Kosovës e cila u arrit me kaq shumë luftëra dhe sakrifica.

*Gani Qarri, nxjerr nga libri “Krijuesit e Historisë”

 

Filed Under: Histori Tagged With: Adem Jashari, Gani Qarri, Heroizmi i Familjes, Jashari

Në vend të homazhit

March 6, 2014 by dgreca

Në kuadër të 40 vjetorit të rënies te Sokol Sejkos/

  Studiuesi i njohur Giovani Sartori në studimin e tij “Edhe një herë për teorinë e demokracisë“, botuar në vitin 1987, shkruan:Njerëzit që kurrë  nuk  e  kanë  njohur  diktaturën  dhe  tiraninë  e  kanë  të  lehtë  të  jepen  pas retorikës për lirinë duke harruar fare realitetitn  e thjeshtë dhe  të  tmerrshëm  të  shtypjes  së  njimendtë atje ku ekziston përnjmend“. 

Shkruan Reshat KRIPA*/

 Sot, në emër të lirisë, flasin dhe rrahin gjoksin, më tepër se kushdo tjetër, pikërisht ata që e ndihmuan sistemin totalitar të qëndronte në këmbë për një periudhë aq  të  gjatë.  Këta  korba  të zinj janë pikërisht ata që nuk e kanë ndjerrë kurrë mbi shpatullat e tyre peshën e rëndë të diktaturës. Janë ata që nuk kanë provuar kurrë çdo të thotë të humbasësh një familje të tërë, në holokaustin më të egër që ka parë bota. Një holokaust të tillë mund ta ndjejnë vetëm ata që e kanë pësuar dhe një nga këto është edhe familja Sejko, një familje që i dha gjithçka atdheut dhe nuk mori  asgjë prej tij. I dha të parin e familjes, Teme Sejkon, komandantin e flotës luftarake, njërin prej figurave kryesore të luftës për  liri. I dha më të riun, Sokol Sejkon, që edhe para togës së pushkatimit pati kurajon t’u thërriste kriminelëve “Afrohuni dhe pak e qëlloni!“. E treta ishte nëna, Shpresa, që e dërrmuan tragjeditë e njëpasnjëshme dhe i dha fund jetës me dorën e saj. I katërti ishte djali tjetër, Rajmondi, që u syrgjynos në humnerat e thella të burgjeve dhe kampeve të tmerrshëm. A keni dëgjuar ndonjëherë që targjedi të tilla të kenë ndodhur në vende të tjera? Ndoshta vetëm në Gjermaninë naziste por edhe këtu ka një diferencë. Ndërsa holokausti nazist zhvillohej në kondita lufte, holokausti komunist zhvillohej në kondita paqeje, me një gjakftohtësi prej ciniku.

Zoti Benesh, përfaqësues i grupit demokrat çek, në seancën e miratimit të Rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, deklaroi:

Unë nuk kam frikë as nga nazizmi, as nga komunizmi, por nga lakejtë e tyre që i kanë ndihmuar regjimet ish komuniste të qëndrojnë në këmbë.

Janë pikërisht këta lakej të komunizmit që sot kanë ngritur zërat e tyre të ngjirur duke i bërë jehonë kryediktatorit të zi dhe epokës së tij si dhe duke hedhur baltë mbi martirët e vërtetë të këtij kombi, midis të cilëve edhe këta martirë për të cilët jemi mbledhur sot. Janë pikërtisht këta zëra korbash që pretendojnë për ditë çlirimi nga robëria e huaj. Por a u çlirua vërtet? Ajo nuk është dita e çlirimit. Ajo është dita e skllavërimit të këtij populli.  Është dita e mbi 6.000 të vrarëve pa faj, mbi 17.000 të burgosurve politikë, mbi 30.000 familjeve të internuara politikisht, mbi 400.000 të përndjekurve politikë. Atëherë, përse bëni fjalë? Për atë “çlirim që Çamëria nuk është truall shqiptare. Për atë “çlirim” që hëngri edhe bijtë e vetë? Për atë “çlirim” që varfëroi deri në palcë një popull të tërë? Kjo është ajo dita e “çlirimit” që ju kërkoni ta ngrini në qiell?

Pas Luftës së Dytë Botërore në shkollat gjermane nuk studiohej as Hitleri dhe as nazizmi. Kjo bëhej me qëllim që populli gjerman ta harronte atë periudhë të errët të historisë së tij. Po tek ne çfarë po ndodh? Janë mbushur faqet e mediave të shkruara dhe ato vizive me “bëmat” e hienave të së kaluarës që e përmbysëm në fundin e viteve 90-të. Kanë kaluar 23 vjet nga ndryshimet demokratike dhe ende diktatori Enver Hoxha nuk është deënuar. Ai ruan ende titujt dhe dekoratat e fituara nga sistemi që gatoi vetë. Jemi i vetmi vend i Europës Lindore që nuk ka hapur dosjet e ish Sigurimit të Shtetit. Jemi vendi ku, për të përndjekurit politikë, nuk zbatohen detyrimet e caktuara në Statusin e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë për ta, por janë pikërisht ata që pushohen nga puna në rradhë të parë. Jemi i vetmi vend ku mbi 4000 të rënëve nuk u gjendet një vend varri ku familjarët të vendosiun një tufë me lule apo të derdhin dy pika lot. Një nga këto është edhe familja Sejko. Jemi vendi që nuk ka asnjë burg apo kamp  muze të mirëfilltë, që nuk ka një memorial për kujtim të të rënëve në një kohë që edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë ngritur një të tillë madhështor, megjithëse nuk e kishin provuar kurrë diktaturën komuniste. Ka kohë që flitet për një rishikim të historisë së Shqipërisë, por deri tani asgjë konkrete nuk është bërë. Nëpër shkollat nxënësit tanë vazhdojnë të helmohen me propagandën neokomuniste. Në Muzeun Historik Kombëtar vazhdon të qëndrojë mozaiku i realizmit socialit. Në Varrezat e dëshmorëve vazhdon të mbizotërojë ylli i kuq i komunizmit, a thua se të rënët u flijuan për atë yll dhe jo për atdheun. Mua më duket sikur gjembat e atij ylli ende vazhdojnë të ngulen në eshtrat e martirëve tanë të rënë në përpjekje me diktaturën. Deri kur kështu?

Zonja Saks (Estoni) në debatin e zhvilluar në parlamentin e Këshillit të Europës, me rastin e miratimit të rezolutës së përmendur më sipër ka thënë: Edhe pse kam qenë komuniste, e mbështes raportin. Nuk jam krenare që kam qenë komuniste.

  Një deklaratë dinjitoze e një intelektualeje dinjitoze. Por, a keni dëgjuar ndonjë personalitet të së kaluarës në vendin tonë të ketë bërë një deklaratë të tillë? Shumë rrallë. Sepse nuk e kanë burrërinë ta bëjnë një gjë të tillë. Kjo është fatkeqësia e këtij vendi. Kjo fatkeqësi merr përmasa më të mëdha kur mendon se, qysh në vitin 2006, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar rezolutën “Për dënimin e Krimeve të Kryera nga Regjimi Komunist në Shqipëri”,  në mbështetje të rezolutës analoge të miratuar më parë nga Këshilli i Europës, rezolutë që në shumicën e pikave të saj ka mbetur në letër. Deri kur do të vazhdohet kështu? Ne jemi në pritje.

Së fundi kam edhe një thirrje për historianët dhe studiuesit e djathtë. Kohët e fundit, në vendin tonë, ka filluar një fushatë e shfrenuar e së majtës, për të ringjallur figurat dhe epokën e së kaluarës më të egër që ka kaluar vendi. Ku është zëri i tye? Përse nuk u përgjigjen? Ne duam ta dëgjojmë atë zë me forcën më të madhe. Në të kundërt, nesër do të jetë shumë vonë.

* Mbajtur në takimin  përkujtimor në sallën e Muzeut Historik Kombëtar

Filed Under: Featured Tagged With: 40 vjet nga vdekja, reshat kripa, Sokol Sejko

Flet i biri i Hrushovit nga SHBA:Jelcini,jo babai im ia dha Krimenë, Ukrainës

March 6, 2014 by dgreca

Intervistoi: Rafael Floqi/

Në këtë kohë që Rusia po e shndërron krizën ndaj Krimesë në atë që ministri Jashtëm Anglez e quan kriza më e madhe e shekullit te XXI, ne biseduan me djalin e ish- presidentit të Bashkimit Sovjetik, Nikita Sergej Krushov i cili jep mësim si profesor në  Universitetin Broën.  Ai u largua nga Bashkimi Sovjetik me 1991 dhe u vendos  në SHBA.  Ai është kuratoiri i kujtimeve të babait të vet, por dhe  një njohës dhe analist i çështjeve të Evropës Lindore ,dhe sidomos, atyre ruse.  Sergej  Nikitich Hrushov ka lindur më  3 korrik 1935 në Rusi dhe banon në SHBA, ku është bashkëpunëtor i vjetër në Ëatson Institute for International Studies në Universitin Broën në Providence,  në Rhode Island.  Ai mban ligjërata për luftën e ftohtë dhe është këshilltar i Muzeut të Luftës së Ftohtë.

Sergej , si e vlerësoni situatën aktuale në Ukrainë dhe në Krime? 

-Ne Ukrainë po përjetojmë revolucionin e dytë pas revolucionit të vitit 2004 kane ndodhur 2 revolucione. Të bësh një revolucion do të thotë të mos përfillësh çdo ligj dhe ta marrësh pushtetin me force. Ata rrëzuan qeverinë dhe  ata vendosën me vendim të gjykatës kushtetuese qeverinë e tyre. Dhe kur ndodh kjo edhe rajoni merr shembull.

Ju duhet ta kuptoni se ukrainasit nuk  janë pro rusë. Ukraina është një shtet i ri  i krijuar 15 vite më parë. Ata janë për Ukrainën. Më përpara pjesa Lindore e Ukrainës ka qenë 300 vjet në Rusinë dhe pjesa perëndimore nën Perandorinë Austro Hungareze. Kjo për të kuptuar se ata kanë marrëdhënie shumë të tendosura me njeri-tjetrin. Ekstremistët, ata që ishin në sheshin Meidan, ata i kërcënuan krimeasit, dhe ata vendosin ta zëvendësojnë kryeministrin e tyre me një tjetër qe është më i verbër pas Putinit. Ukrainasit mendojnë se Putini e bëri këtë gjë, por prezenca e madhe ruse i ka ftohur këta ekstremistë dhe Qeveria e Ukrainës, po përpiqet te bashkëbisedojë me ta. Nëse ata nuk do ta shihnin zgjidhjen e këtij problemi në Rusi dhe jo në Kiev, ne do të kishin një diçka tjetër. Unë nuk mendoj se kjo është një krizë ruso-amerikane jo, kjo është një krizë ukrainase dhe ata duhet ta zgjidhin.

=Por a ka risk që kjo krizë të shndërrohet kjo një krizë amerikano ruse, a mendoni dhe ju kështu?

-Jo, dhe ky nuk është qëndrimi i politikës amerikane, por ukrainasit mendojnë sesa më shumë Amerika të përzihet në çështjet e tyre, aq më mirë do të ishte për ta. Ne do ti zgjidhim krizat brenda nesh me metodën tonë, pa çuar në një luftë civile. Unë kam shumë miq në Ukrainë që mendojnë se ata nuk do të shkojnë të vrasin njeri tjetrin.

Babai juaj, Nikita Hrushov qe ai i që ia caktoi Krimenë, Ukrainës  në 15 minuata me një vendim të Komitetit Qendror, pjesëmarrësit e approvuan dhe Ukraina e mori rajonin falas madje dhe sot ka një ndjenjë kundërshtie ndaj kësaj. Si e vlerësoni këtë gjë nga perspektiva e sotme?

-Nuk mund të ketë perspektive të sotme për atë që ndodhi 50 vjet më parë. 50 vjet më parë qe thjesht për administrim për biznes dhe nuk ishte për politikë apo ideologji pasi qe i njejti vend. Ata ndërtuan një kanal nga Kerch.dhe një rezervuar si dhe një kanal tjetër për në  Donec, dhe ishte me thjesht për lehtësinë e dhënies së fondeve për një Federate, sesa dy shteteve dhe për të mos pasur më shumë burokraci. Kështu ata vendosën ta kalojnë Krimenë nga autoriteti i Federatës Ruse tek ai i autoritetit të Ukrainës.

Por në vitin 1991 kur u krijua Ukraina dhe po shpërbëheshin repubikat ish Sovjetike pati një bisedë midis  Jelcinit the Kravchukut, që e pyeti si do të bëhej me Krimenë? 

=Jelcini i tha : Ju mund ta mbani. Kështu kjo krizë nuk nisi në 1954 por në 1991.

 A mendoni se Putini do t’i shtyjë më tej tanket në Krime dhe të zhvillojë aty luftë që do ta zgjeronte konfliktin?

-Nuk ka pasur asnjë të shtënë atje dhe nuk do të ketë. Krimeasit janë një popull shumë paqësor dhe ata e dinë të gjithë rusë, tartarë dhe minoritete të tjera që duan të jetojnë në paqe. Unë mendoj se nëse Putini do t’i çonte forcat aty do të ishin si forca paqeruajtëse dhe jo paqeturbulluese. Dhe unë pashë sekretarin Kerri që shkoi në sheshin Meidan dhe ky është veprim turbullues pasi e nxit opozitën ukrainase të vazhdojë rrugën e saj.

 Ka shumë diskutime këtu në Shtetet e Bashkuara rreth sanksioneve kundër Rusisë për të anuluar takimin e G-8-tës dhe për ta larguar Rusinë nga G-8. A mendoni se kjo është një ide e mirë presioni diplomatik?

-Kjo është një ide jologjike. Pse ju nuk e keni ftuar atë vend Rusinë për qejf në G-8. E keni ftuar pasi është një vend që ka një rol të

rëndësishëm. Duke e përjashtuar nga ky takim ju nuk e përjashtoni nga politika dhe gjithë gjërat e tjera. Nëse nuk diskutojnë me

njeri tjetrin atëherë pse u krijua G-8-ta. Po të mos diskutojnë këta politikanë do të jenë më pak të efektshëm.

Ka mjaft investime nga Rusia në Ukrainë dhe në Krime dhe është dhe baza e rëndësishme e Sevastopolit. A mendoni se Rusia do të involvohet më shumë në gadishull?

-Baza e Sevastopolit ka qenë një bazë ruse prej vitit 1780, ka pasur dy lufta dhe dy rrethime të Sevastopolit. Sevastopoli është baza e Flotës Ruse të Detit të Zi. Rusia do ta mbajë këtë bazë ushtarake që është mjaft e rëndësishme për ta. Por kjo s’do të thotë se ata kërkojnë një prani më të madhe ushtarake në gadishull. Dhe ka një marrëveshje të tretë mes Rusisë dhe Ukrainës që Rusia mund të rrijë atje për të paktën 50 vjet.

A mund te keni ndonjë parashikim për ndonjë lëvizje të mundshme si nga ana Rusisë apo Ukrainës?

Unë nuk mund të parashikoj asgjë, pasi unë nuk jam Putini apo Jatsenyouk-u. Ata duhet të takohen me njeri tjetrin dhe nëse janë

politikanë të zgjuar do të gjejnë një mënyrë se si ta zgjidhin këtë krizë. Me një zgjidhje paqësore të çështjes se Krimesë,

Krimea do të jetë përsëri brenda Republikës së Ukrainës. Ndryshe mund te ndodhë që Krimeasit të kërkojnë pavarësi, njësoj si Kosova  që shpalli pavarësi nga Rusia.

 Pra ju shihni një ngjashmëri, unë nuk mendoj kështu?

Është ngjashmëri kur ke një pakicë dhe një shumicë dhe kur arrihet në një tensionim. Kur ka tensionim kriza mund të thellohet më tej që mund të çojë në pavarësim. Nëse zgjidhet në mënyrë paqësore ju mund ta ruani unitetin e vendit. Kjo është ngjashmëria mes Kosovës, Krajinës dhe Serbisë apo midis Gjeorgjisë  dhe Abkazisë. por natyrisht që ka faktorë dhe aspekte nacionale të ndryshme.

 

 

 

Filed Under: Interviste Tagged With: e Hrushovit, interviste me te birin, Rafel Floqi, Sergei

KORRUPSIONI DHE TË DREJTAT E NJERIUT

March 6, 2014 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Protestat dhe demonstratat anti-qeveritare të cilat shkaktuan dhunën dhe trazirat politike në Ukrainë gjatë disa javëve të fundit, e që  çuan në largimin nga froni të ish-presidentit Viktor Janukoviç dhe më në fund në agresionin ushtarak të presidentit rus Vladimir Putin kundër sovranitetit territorial të Ukrainës — ishin një pasqyrim dhe një shpërthim i zemërimit dhe i moskënaqsive ndaj dhunës dhe korrupsionit të regjimit të ish-presidentit Janukoviç dhe bashkpuntorëve të tij të ngushtë.  Në të vërtetë, enti ndërkombëtar që kryeson përpjekjet anti-korrupsion, “Transparency International”, i cilësoi ngjarjet e fundit në Ukrainë si “një revolucion kundër korrupsionit”, megjithëse vendimi i Janukoviçit për të mos nënshkruar marrveshjet për lidhje më të ngushta me Bashkimin Europian, në favor të marrëdhënjeve më të ngushta me Moskën, luajti gjithashtu një rol kryesor në shpërthimin e protestave.  Në një deklaratë, Transparency International tha se  mbështet  përpjekjet e ukrainasave për të jetuar një një shtet, ”pa politikanë dhe burokratë të korruptuar”.  Organizata anti-korrupsion  thotë se ndonëse regjimi Janukoviç mund të jetë rrëxuar nga pushteti dhe si përfundim, së shpejti do mbahen zgjedhjet,  kjo në vetvete nuk do të shërojë plagët e disa viteve të fundit dhe nuk do të zgjidhë problemet e mëdha që ai ka lën pas, ndërkohë që ukrainasit po shohin tani se çfarë jete luksoze bënte ish-presidenti i tyre Janukoviç, në pallatet e tija të shumta moderne, me makina luksoze antike, me restorante private, me llogari bankare jashtë vendit, e tjera.

Por korrupsioni nuk është vetëm një problem për Ukrainën, është një problem, në të vërtetë është më shumë se një problem, është një sëmundje globale.   Në raportin e fundit vjetor të Departmentit Amerikan të Shtetit (DASH) botuar muajin që kaloi mbi të drejtat e njeriut anë e mbanë botës, theksohet se vitin që kaloi, korrupsioni ishtë njëri prej problemeve kryesore i shkeljes së të drejtave të njeriut në botë, përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën.

Në raportin mbi Shqipërinë thuhet se problemet kryesore në fushën e të drejtave të njeriut në Shqipëri, kanë të bëjnë “me korrupsionin e përhapur në të gjitha degët e qeverisë, veçanërisht brenda sistemit të drejtësisë” përfshirë “bllokimin e reformave në lidhje me luftën kundër korrupsionit”.   Raporti thekson se pandëshkueshmëria është një problem kryesor në Shqipëri, duke shtuar se politikanë dhe zyrtarë të lartë, përfshirë edhe gjykatës si dhe përfaqsues të interesave të mëdha të biznesit, shpesh i ikin drejtësisë.  Raporti vjetor i DASH mbi të drejtat e njeriut thotë se megjithëse disa zyrtarë të nivelit të ulët janë ndëshkuar për keqpërdorime të pozitës së tyre, të tjerë zyrtarë më të lartë të qeverisë, që sipas raportit — ishin përfshirë qartazi në raste abuzimesh — thjeshtë janë hequr nga postet e mëparshme për tu vendosur në detyra të tjera qeveritare, pa kurrfarë ndëshkimi ligjor.

Edhe në Kosovë, sipas raportit të DASH ka korrupsion, ndërkohë që qeveria kishte ndërmarrë hapa për të ndjekur penalisht dhe për të dënuar zyrtarët që kanë kryer shkelje, si në shërbimet e sigurisë ashtu edhe në sektorë të tjerë të qeverisë, por megjithkëtë thekson raporti, shumë zyrtarë të lartë të Kosovës të dyshuar, ishin të përfshirë në korrupsion dhe vepruan pa asnjë ndëshkim nga ligji.

Në parathënje të raportit të DASH mbi gjëndjen e të drejtave të njeriut në botë, Sekretari Amerikan i Shtetit Xhon Kerri, tha se “Qeveritë që  zbatojnë dhe mbrojnë të drejtat e njeriut dhe të cilat janë përgjegjëse për veprimtarinë e tyre ndaj qytetarëve të vet, janë më të sigurta, njëkohësisht mbështesin paqën dhe sigurinë ndërkombëtare dhe njëherazi gëzojnë gjithashtu begatinë e përbashkët me vendet e qendrueshme demokratike.  Ndërsa vendet të cilat nuk mbështesin zbatimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut, mund të përballen me privime ekonomike dhe izolim ndërkombëtar”, tha kryediplomati amerikan.

Por nuk është vetëm Raporti i Departmentit Amerikan të Shtetit ai që ka  theksuar lidhjen midis fenomenit të korrupsionit dhe mos respektimit të të drejtave të njeriut në botë.  Edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Bashkimi Europian (BE) e kanë lidhur gjithashtu korrupsionin me mos zbatimin dhe me mos respektimin e të drejtave të njeriut të qytetarve.  OKB-ja thotë se, “Të drejtat e njeriut janë të pandara dhe të ndërvarura dhe se pasojat e një qeverisjeje të korruptuar janë të shumëta dhe se ato prekin të gjitha aspektet e të drejtave të njeriut — ato civile, politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore.  Korrupsioni çon në shkeljen e detyrimeve që kanë marrë përsipër qeveritë me nënshkrim, për të marrë masa — me të gjitha mjetet që kanë në dispozicion — për realizimin dhe zbatimin e plotë të të drejtave që njihen nga Konventa Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.”  OKB-ja thotë se parimet bazë të të drejtave të njeriut, siç janë transparenca, llogari-dhënja,mos diskriminimi dhe pjesmarrja serioze në jetën politike të vendit — kur të zbatohen këto parime, ato janë mjetet më efektive për të luftuar korrupsionin.

Muajin që kaloi edhe Komisioni Europian botoi për herë të parë “Raportin mbi Korrupsionin” në vendet e Bashkimit Europian në të cilin pasqyrohen sukseset dhe dështimet në luftën kundër korrupsionit në eurozonë.  Raporti identifikoi të meta serioze në luftën e vendeve anëtare kundër korrupsionit anë e mbanë Europës.  Në një deklaratë për media, Transparency International, komentoi raportin e (BE) duke thënë se, “Besimi në udhëheqsit e Europës po bie sepse marrveshjet midis biznesit dhe sektorit publik bëhen në terr, pa transparencë, duke i lënë qytetarët të pa informuar dhe duke pyetur ata veten se interesat e kujt po merren parasyshë në këtë mes”.   Transparency International këshillon se “Për të zhdukur hendekun  e mos besimit midis politikës dhe popullit, duhet të ketë një transparencë më të madhe në jetën politike dhe se më shumë zyrtarë publikë e politikë duhet të mbahen përgjegjës për shkeljet dhe abuzimet e tyre korruptive.”

Korrupsioni vazhdon të jetë një sfidë për Europën, sipas raportit të parë të posa botuar mbi këtë problem nga Komisioni Europian.  Sipas raportit, korrupsioni prek të gjitha vendet anëtare të BE-së, me një kosto prej 120 miliardë euro në vit, në dëm të ekonomisë.  Sipas disa sondazheve të kohëve të fundit, pothuaj gjysma e europianëve besojnë se korrupsioni në vendet e tyre është shtuar gjatë tre viteve të fundit.  Thuhet se gjatë kësaj periudhe, vendet anëtare kanë ndërmarrë një numër nismash për të luftuar korrupsionin, por Komisioni Europian thotë se duhet bërë më shumë për të parandaluar dhe për të ndëshkuar dukuritë e korrupsionit në çdo vend.  Ndërkaq, edhe Transparency International përkrah tezën se lufta kundër korrupsionit është njëherazi edhe luftë në mbështetje të të drejtave të njeriut, dhe si e tillë duhet të mbetet një objektiv i përbashkët i politikës, biznesit dhe i qytetarëve anë e mbanë Europës.

Prandaj siç dëshmuan ngjarjet e fundit në Ukrainë, një qeveri që në zemër të sistemit politik ka korrupsionin,i cili pasuron disa dhe varfëron shumicën, nuk mund të vazhdojë gjatë pa revoltuar masat mbarë popullore.  Kështu ndodhi edhe me diktatorin Viktor Janukoviçin e Ukrainës, pasi korrupsioni që ka prekur atë vend, ishte një prej arsyeve kyçe për protestat në masë dhe me dhunë në Kiev, protesta  këto të  cilat shkaktuan ngjarjet e fundit që tani po kërcënojnë jo vetëm paqën e sigurinë midis Ukrainës dhe Rusisë, por edhe të mbarë Europës dhe po rrezikon gjithashtu të zhytë botën në një luftë tjetër të ftohtë.

Ja, ky është çmimi i korrupsionit!

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli, korrupsioni, te drejtat e Njeriut

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4800
  • 4801
  • 4802
  • 4803
  • 4804
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT