SHKRIMTARI SKËNDER HASKO, NDEROHET ME “ÇMIMIN E KARRIERËS”
Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta/
Nga Murat Gecaj/
Në njëvjetorin e ndarjes përgjithnjë nga jeta të shkrimtarit e publicistit të njohur, Skënder Hasko, u organizua një takim përkujtimor. Ishin të pranishëm familjarë, shkrimtarë e publicistë, kolegë dhe miq të tij. Në fjalën e rastit, shkrimtari e publicisti Bardhyl Xhama-“Mësues i merituar”, u foli, shkurt, pjesëmarrësve për jetën dhe krijimtarinë e pasur, letrare e publicistike, të Skënder Haskos. Ndër të tjera, përmendi ndihmesën e shquar dhe trashëgiminë e pasur letrare, që ai la pas vetes, në gjini të larmishme letrare e publicistike. Ajo do ta bëjë atë të paharruar ndër breza dhe do t’u shërbejë moshave të ndryshme të shqiptarëve, sin ë Shqipëri e trojet tjera amtare dhe në disporë, për ta njohur e kuptuar ende më mirë kohën, në të cilën ai jetoi, punoi e krijoi. Pastaj, shkrimtari Pandeli Koçi ia dorëzoi bijës së tij, Alketa Haskos, dëshminë e Diplomës së “Çmimit të Karrierës” (pas vdekjes), dhënë tani nga Shoqata Mbarëkombëtare e Letërsisë për Fëmijë e të Rinj. Në motivacionin përkatës, bëhet ky vlerësim i merituar, për Skënder Haskon:“Për ndihmesën e shquar në krijimtarinë e tij artistike, në lëmin e letërsisë për fëmijë e të rinj dhe për mbarëvajtjen e gjallërimin e Shoqatës”.
Duke e marrë këtë Çmim, Alketa Hasko dhe vëllëzërit e Skënderit, Birçe e Arif Hasko e falënderuan nga zemra kryesinë e kësaj Shoqate për këtë nder, që i bëjnë njeriut të tyre shumë të dashur e të paharruar, në njëvjetorin e ndarjes përgjithnjë nga jeta.
Duke shprehur respektin dhe dëshmuar vlerat e gjithanshme, njerëzore dhe në fushën e krijimtarisë, të shkrimtarit e publicistit Skënder Hasko, me radhë, folën: Viron Kona, Sejdo Harka, Murat Gecaj e Gjikë Kurtiqi; Sofo Kuteli, Gafurr Brahimi e Sokol Abazaj. Ata theksuan se ai ishte shumë i përkushtuar, jo vetëm në punë, por dhe në të gjitha veprimtaritë shoqërore e jetësore. Në tërë vitet e jetës së tij, Skënder Hasko dëshmoi atdhetarizëm e profesionalizëm, për të shkruar e botuar vepra sa më të dobishme për brezin e ri dhe për të gjitha moshat. Ishte mjaft domethënëse, që ai kërkoi, qyshë në gjallje, për ta varrosur në vendlindjen e tij të dashur, në Dukat të Vlorës, pranë bashkëshortes e bashkudhtares së jetës, Shanes, për të cilën kishte botuar librin-vajtim, “Më iku, gjysma ime”.
Janë kaq domethënës vargjet-amanet, që shkroi Skënder Hasko:
…Ndaj, po vij të tretem në gjirin tënd-valë,
Se unë të kisha prind e Ti më kishe djalë.
Me dheun tënd trupin do përziej,
Që ngrohtësinë tënde, ditë e natë, ta ndiej!
Veprimtaria e thjeshtë përkujtimore, kushtuar Skënder Haskos, u shoqërua edhe me kujtime e mbresa nga të pranishmit, si në punë dhe miqësinë e pandarë me të, por dhe në bashkëpunimet, në krijimtarinë letrare e publicistike. Përmbajtja kryesore e tyre ishte se, njerëz e shkrimtarë si ai, do të mbeten kurdoherë të paharruar e të pashlyer në kujtesën e gjithë atyre, që e kanë njohur, si tani dhe në të ardhmen. Për fjalët e shprehura, me aq respekt e dashamirësi, në adresë të njeriut të tyre aq të dashur, ata i falënderuan nga zemra: Birçe, Arif e Alketa Hasko.
* Ne Foto: Alketa, bija e S.Haskos, me diplomën në duar…
Tiranë, 9 shkurt 2014
SHQIPTARET DHE GREKET, DY DEGE TE NJE RRENJE..
(Refleksione nga vizita e ministrit Bushati në Greqi)/
Nga Petro Dangëllia/
Viti i katërmbëdhjetë i mijëvjeçarit të III të erës sonë, çfarë do të sjellë ky për shqiptarët?! Ata, të cilët për dymijë vjet i mbijetuan asimilimit te tri perandorive, Romake, Bizantine dhe Osmane; sot me dëshirën e tyre pranojnë t’i aneksohen dhe të “asimilohen” nga një perandorie e re, Bashkimi Europian. Në tri perandoritë e para, paradoksalisht ky asimilim vinte nga ato, të cilat nga ana e tyre ne thelb, në kodin gjenetik, në bërthamën e tyre kishin nje etnogjenezë të përbashkët me shqiptarët; Etruskët pellazgë të Azisë së Vogël, Dardanët e Lindjes dhe te Perëndimit, Pellazgët Dodonas Epirotë dhe Hititët e Lidianët pellazgë të Anatolisë. Në formimin e tyre këto tri perandori lanë mënjanë gjuhën e parë te etnogjeneës së tyre, pellazgjishten; duke preferuar bijat e tyre latinishten, greqishten e vjetër dhe nje çorbë gjuhësh që mori emrin turqishte, ku përfshiheshin pellazgjishtja, sanskritishtja, persishtja etj mikrogjuhë që iu shtuan kësaj çorbe gjuhësh në formën e erëzave. Ndërkohë që parardhësit e shqiptarëve preferuan të ruajnë me fanatizëm gjuhën e të parëve, ku sot e kësaj dite edhe vetë shqiptarët flasin të njëjtën gjuhë, që kanë folur të parët e tyre 10-12 mijë vjetë më parë.
Popujt e perandorisë europiane, ndonëse edhe ata kanë të njëjtën etnogjenezë si popujt e tri perandorive, por me nje largësi më të madhe 1000-2000 vjeçare; ku dhe tiparet e përbashkëta të rrjedhura nga të parët e përbashkët janë më të pakta dhe rrjedhimisht më pak të dukshme, se sa në tri perandoritë e para.
Dëshira e shqiptarëve për të hyrë në këtë perandori, ndoshta do të ngjasojë me atë; që jep një pare për të hyrë në valle dhe kur lodhesh jep treqind pare, dhe nuk del dot nga vallja, se nuk të lënë të tjerët të dalësh.
Por shqiptarët, si një popull që çdo gjë e merr me vrull, e kanë marrë me qejf këtë punë dhe kërkojnë që me çdo kusht, dhe sa më shpejt të fusin kokën nën zgjedhën e kësaj perandorie, pavarësisht nga çmimet që do paguajnë rrugës.
Europianët duke parë këtë qejfllëk të madh të shqiptarëve janë trembur dhe nuk po nxitohen ti qasin. Prandaj u kanë vënë fqinjët e tyre, të cilët në rolin e sekserëve, u kërkojnë bakshishe dhe dhurata, që ata të bëhen dorëzanës për t’i futur në perandorine europiane.
Një nga këta sekserë janë edhe grekët, të cilët për 24 vjet i kanë mjelë, po i mjelin; i kanë rrjepur dhe po i rrjepin kaq shumë shqiptarët; saqë këta fakir fukarenj kur te hyjnë në Europë do të jenë kockë e lëkurë. Por, mund të pyetet çfarë u kanë marrë grekët shqiptarëve? Ua them unë.
Fillimisht, në vitin 1992 u morën Kishën Autoqefale Shqiptare dhe i futën në Kishën Greke. Në vitin 1995 u morën sovranitetin politik në maskën e një Traktati Miqësie, traktat i cili të kujton traktatet që lidhte Ahmet Zogu me Italinë fashiste.
-Në vitin 2004, nëpërmjet një shkolle greke dhe konsullate greke, përgatiten kushtet për aneksimin e Korçës, gjë që se realizuan dot 100 vjet më parë, në vitet 1914-1918.
-Në vitin 2006 nëpërmjet hapjes së një shkolle greke, përgatiten kushtet për aneksimin e Himarës, gjë që se realizuan dot 100 vjet më parë, në vitet 1914-1916 me anë të bandave të Spiro Milos dhe ushtarëve grekë.
-Në vitet 2006-2008 nëpërmjet varrezave greke i hapën varrin Shqipërisë së Jugut, gjë që se realizuan dot 100 vjet më parë, në vitet 1914-1916 me anë të bandave të andartëve dhe ushtrisë greke.
-Në vitin 2009 nëpërmjet një marrëveshje i grabitën detin Jon Shqipërisë.
Doni më për Behlul Gjeraqinat, politikanët shqiptarë që shesin Shqipërinë dhe e kanë nxjerrë atë në ankand, duke e shitur pjesë pjesë, për interesat e tyre personale; se gjoja nuk i zë gjumi që t’i fusin shqiptarët në Europë si një thes me krunde. Pasi shitën tokën dhe nëntokën e Shqipërisë (krom, bakër, hekur, naftë). Ja dhe më freskëta e vitit 2014, ku këta myteberë kanë filluar të shesin lumenjtë. Ngrihu nga varri o Esat Pashë Toptani dhe përqafoji këta batakçinj, si pjellat e tua më dinjitoze!
Po Europa çfarë bën do thoni ju? Ja u them unë, bën sehir dhe zgërdhihet me idiotizmat e shqiptarëve. Sepse kur i zoti e shet (Shqipërinë), çfarë i duhet tellallit (Europës) që të mos e japë (Shqipërinë). Kur shqiptarëve po ua “hanë drekët” grekët, italianët, sërbët, maqedonasit, malazezët, turqit etj etj; Europa u thotë “U bëftë mirë” dhe mirë jau bëni këtyre qorrave.
I lemë perandoritë dhe kthehemi aty ku donim ta nisnim. Do flasim për shqiptarët dhe grekët, për popujt dhe jo për politikanët.
Populli shqiptar dhe populli grek janë dy popuj vëllezër. Edhe me grekët na bëre vëllezër, do te thotë ndonjeri?! Po do t’u them unë. Kur politikanët tanë na bënë vëllezër me turqit (dhe nuk e kanë gabim, pasi edhe me ata ndajmë një origjinë të përbashkët, sic përmendëm më lart, pellazgët e Azisë së Vogël; Dardanët, Hititët, Lidianët, Likianët, Trojanët etj etj. Përjashto këtu hordhitë aziatike, turkmene, selxhuke dhe osmane). Pse mos t’ju bëj edhe unë vëllezër me grekët.
Shqiptarët dhe grekët ndajnë një origjinë të përbashkët, dhe të parët e tyre janë pellazgët e Epirit ( ku pjesën dërmuese të tyre e përbënin Tesprotët e stërlashtë), pellazgët e Atikës (Jonianët), pellazgët e Argosit (Argonautët), të Kretës (Minoianët), të Mikenës, etj etj. Për këto probleme kanë folur mjaft historianë, duke veçuar këtu të ndjerin Aristidh Kola.
Të parët e grekëve dhe shqiptarëve kanë folur të njëjtën gjuhë, kanë pasur të njëjtat zakone dhe tradita; të cilat, për hir të së vërtetës, kanë ardhur të tilla deri në fillim të shekullit të XX, ku europianizimi i të dy popujve (dhe helenizimi i tejskajshëm i grekëve) i zhduku këto veçori karakteristike te tyre etnografike.
Doni një shëmbull të thjeshtë. Kush e ka parë filmin grek “Ishulli”, një film i jashtëzakonshëm dhe i vlerësuar nga kritika kinematografike botërore; nuk mund të mos ta ketë vënë re se : zakonet, traditat, kultura, martesat, fejesat, dashuritë, sjelljet, morali, jeta e përditshme e atyre banorëve; nuk dallon asnjë presje nga ato të sivllezërve të tyre shqiptarë. I vetmi ndryshim është se ata flasin greqisht. Sikur ata të flisnin shqip, çdo shqiptar që do ta shikonte atë film; nuk do ta kish dalluar kurrë që aty bëhej fjalë për një llauz (popull) tjetër. Cdo koment mendoj se është i tepërt.
Populli grek dhe populli shqiptar janë dy popuj vëllezër të një gjaku (përjashto këtu popullsitë afro-aziatike me ngjyrë që janë derdhur në Greqi në qindra dhe mijëra vjet. Venizellosi më 2013 foli për 1 milion emigrant afro-aziatik me ngjyrë, të ardhur në Greqi vetëm për 10 vjetët e fundit). Ata janë dy popuj miq, por që i kanë armiqësuar në mënyrën më të tejskajshme, dhe kjo jo për faj të shqiptarëve. Patrikana e Stambollit është e para që ka nxitur këtë armiqësi, me ëndrën e saj të çmendur dhe të fandaksur për ringjalljen e perandorisë Bizantine nën suazën e shtetit grek. Të dytët, janë qarqet shovene të borgjezisë greke, të krijuara krahas me zhvillimin kapitalist të Greqisë këto 200 vjetët e fundit. Këtu ka edhe faktorë të tjerë, te cilët nuk po i përmendim.
Midis Greqisë dhe Shqipërisë ekziston nje URE e madhe lidhjeje. Këta janë ARVANITASIT. Aristidh Kola flet për disa milionë të tillë. Irakli Koçollari në veprën e vet “Arvanitasit” flet plot për pesë milion të tillë (gjysma e Greqisë), të cilët janë të shpërndarë në të gjithë territorin, ashtu si të parët e tyre, pellazgët. Arvanitasit nuk janë një mish i huaj për Greqinë, ku sipas disa historianëve, janë thjesht të ardhur dhe që i janë bashkangjitur grekëve në shekujt e mesjetës. Ata janë thelbi, zëmra, shpirti dhe trupi i Greqisë. Ata janë vetë Greqia. Ata janë vetë kombi grek. Atdheu i tyre është Greqia. Pa arvanitasit Greqia nuk do të ekzistonte për asnjë çast. Ekzistenca 180 vjeçare e shtetit grek u detyrohet arvanitasve.
Nuk po futem në luftën e popullit grek për pavarësi, ku arvanitasit janë të parët në të, dhe janë ata që e bënë Greqinë, ku emrat e tyre i ka skalitur historia. Nuk po përmend, admiralët, presidentët dhe kryeministrat e Greqisë, që ishin arvanitas. Por do përmend dy familje të mëdha arvanitase, që kanë një shekull që pinjollët e tyre kanë qënë politikanët më në zë të Greqisë; Venizellajt e Kretës dhe Papandretë (Baba Ndreu në shqip) e Atikës.
Në këto kushte midis Greqisë dhe Shqipërisë duhet të rilidhet një Traktat Miqësie i Vërtetë (jo si ai i viti 1996, i cili duhet të hidhet poshtë), ku palët të jenë të barabarta dhe në ndihmë reciproke të sinqertë me njeri tjetrin. Grekët duhet të hapin sytë dhe t’i gjejnë miqtë tek vllezërit e një gjaku, dhe jo tek “vëllezrit” e një feje (ortodokse). Lidhja Greko-Shqiptare (duke qënë edhe dy vende të NATO-s) do të jetë një faktor stabiliteti në Ballkan duke e bërë Ballkanin të qëndrueshëm, pro perëndimor, dhe i patronditur përballë agresivitetit pan-sllav.
Grekët do të kenë tek shqiptarët miqtë e vërtetë. Dora e shtrirë e miqësisë e shqiptarëve do të jetë një OGUR i mirë edhe për vetë Greqinë. Por për ta pasur këtë miqësi vëllazërore, grekët duhet të shkulin me rrënjë gjëmbaçët e helmatisur të mbjellë anë e kënd tokës greke. Të braktisin një herë e përgjithmonë shovinizmin. Të heqin dorë përfundimisht nga i ashtuquajturi Vorio-Epir. T’u kërkojnë falje shqiptarëve për gjëmat që u kanë bërë atyre këto 100 vjetët e fundit. Në të kundërt Greqia do të përfundojë në Greminë.
Mërgata Shqiptare nga Maqedonia mbështet Emin Eddie Egriu-n për Kongresin Amerikan
Emin Eddie Egriu është në mënyrë aktive duke konsideruar si shumë serioze kësaj rradhe ri-kandidimin e tij për rrethin e 26 të kongresit të Nju Jorkut/
Nga BEQIR SINA, New York/
NEW YORK CITY : Megjithëse, është heret, por ai tashmë të paktën në komunitetin shqiptar i ka shpalluar ambicjet e tij për të kandiduar për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve Amerikan atë të Qarkut 26-të në Buffalo – New York. Një zonë, kjo e njohur si “tokë e demokratëve” dhe ku shumë pak shqiptarë jetojnë. Kështuqë, megjithse, jo zyrtarisht Emin Eddie Egriu, është në mënyrë aktive duke konsideruar si shumë serioze kësaj rradhe ri-kandidimin e tij për rrethin e 26 të kongresit të Nju Jorkut, duke pasur parasyshë si thotë dhe vetë ai edhe mësimet e nxjerra nga rezultatet e fundit të kandidimit dhe përvoja e fushatës që ai zhvilloi. Emin Eddie Egriu, në vitin 2010 ka qenë ish- kandidat për në Seantin e Shetit të New Yorkut, nga Partia Demokratike, por i humbi zgjedhjet. Një vitë më pas ai provoi të kandidoi në Kongresin Amerikan Zonën elektorale 28-të të New Yorkut, kundra Kongresistes me provojë të gjatë në politikë dhe Capitol Hill, Louise Slaughter, dhe nuk mundi të hyjë në garë, kjo për shkaqe të ndryshme…. !.
Megjithatë, simbas shtypit amerikan, u tha se kongresmenia demokrate Louise Slaughter, ishte përballuar me një sfidë të fortë në primare nga rivali i saj brenda partisë demokrate Emin Eddie Egriu.
Egriu thotë se e ka në plan të njoftojë vendimin e tij për të kandiduar për një vend në Kongresin amerikan – pra në Capitol Hill brenda këtyre muajve, megjithëse ai ambacijen e tij e shpalosi për herë të parë në një darkë fondmbledhëse, me komunitetin shqiptarë në Waterbury të Kenektiket dhe komuniettin dibran në Staten Island.
Më pasë po me shqiptarët në New York, e rrethinat e tij, ai ka mbajtur edhe tre katër takime fondmbledhëse, dhe duhet pranuar se ato nuk kan qenë aq shumë të suksesshme sa janë pritur, megjithëse, komuniteti shqiptarë po tregohet i gatëshëm të mbështesë synimin e tij – për të kandiduar në Kongresin Amerikan.
Emin E. Egriu, në biografinë e tij – faqen e interrnetit “Egriu for Congress”, thotë se ai ka ndihmuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve në Buffalo , Nju Jork, që nga krijimi i firmës së tij të parë në vitin 1989, EMINI .
Ai thotë se atje ai ka krijuar një komunitet vetë-mbështetës, pra në Buffalo të New Yorkut, duke zhvilluar biznese të reja , klinika mjeksore ,ndihmuar kishat, shtëpitë,etj.
Në jetën politike me bashkëatdhetarët si e kemi parë ne ai u dallua me punën e tij me PUSH një organizatë kjo që kërkonte bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare.
Emin E. Egriu është përfshirë plotësisht në politikë që nga viti 1999
Egriu në qëllimin e tij për të kandiduar në Dhomën e Përfaqësueseve, i tha gazetës tonë në një intervistë se ai “është fokusuar në arsimin, emigracionin , bizneset , të moshuarit dhe të drejtat e njeriut “. Kurse, me komunitetin shqiptar ai thotë se “ka qenë në ballë të PUSH ( shqiptarëve ) Programi Lëvizjes së Bashkuar, një angazhim që ai e ndau me të gjithë komunitetin shqiptar dhe të të gjithë emigrantët shqiptarë “. Mirëpo, shqiptarët janë duke pritur se çfarë do të tregojë gjatë kësaj fushate Emin Egriu, për të qenë një kandidat i fortë për Kongresin dhe më pasë nëse fiton një kongresistë.A do të shfrytëzojë ai përvojen e tij , si lidershipi i qartë , për zgjidhjen e problemeve, me aftësitë , përkushtimi i tij – për të gjitha komunitetet dhe çfar vizioni ka ai për ndryshim a janë të përshtatshme për post zgjedhor apo jo!?
Këto e shumë të tjera – priten që ai ti bindë elektoratin nëse kandidatura e tij është serioze, për çka edhe ai thotë se do t’i realizojë bile edhe me sukses duke pasur besim të madh në aftësitë e tij, eksperiencën e fituar dhe përvojën e tij në këto fushata.
Si në mënyrë të ndershme dhe të vështirë, ai duket se është duke punuar si një i “pavarur”, por ende nuk ka vendosur , megjithëse, mund të jetë një kandidat “gjysmë demokrat gjysmë i pavarur” për të bindur jo vetëm njujorkezët, por edhe amerikanët, që tashmë së bashku me komunitetin shqiptarët janë ata që po mbështesin plotësisht atë , -si në Connecticut , Çikago , Detroit , New Jersey e të tjera shtete federale .
Në aspektin tonë si shqiptarë i Amerikës, Egriu, thotë se ai ka ndërtuar një profil të fortë kombëtare dhe ndërkombëtare , por për më shumë flet edhe për origjinën e tij familjare, e cila i përket një familje me tardita të shuqara patriotike në Dibër të Madhe dhe emigracion.
MSHM : Mbështesim Emin Eddie Egriu-n për Kongresin Amerikan
Kështu shkruajn shqiptarët në rrjetet sociale ku fushata e tij pothujase ka nisur për të siguruar sa më shumë mbështetje. Mërgata Shqiptare për Maqedoni, në faqen e saj të internetit thotë se e mbështet fuqishëm kandidaturën e z. Emin Eddie Egriu-t për zënë një vend në Kongresin Amerikan! Ata thonë se ;” Bëjmë apel te të gjithë shqiptarët kudo që ato ndodhen të japin kontributin e tyre për të bërë të mundshme që Emini ynë të përfaqëson edhe shqiptarët në Kongresin Amerikan! Një zë i shqiptarit në Kongres do me thënë shumë, një zë i një shqiptari në Kongres mund të ndryshon shumë gjëra të cilat ne na qëndrojnë pingul mbi kokë duke mos mundur t’i realizojmë me dekada të tëra, ky zë numrin e dekadave e redukton në vite, prandaj fuqia e zërit të një shqiptari në Kongresin Amerikan është shumëfish më e fuqishme për të realizuar aspiratat tona! “hkruar në apelin e saj Mërgata Shqiptare për Maqedoni,
Më tej ata u bëjnë thirrje dhe figurave shqiptare më të njohura në Amerikë. “Ftojmë artistët tonë në SHBA- shkruan në thirrjen e saj Mërgata Shqiptare për Maqedoni, duke permendur emra të till si: znj. Eliza Dushku, z.James Belushi, z. Stan Dragoti, z.Agim Kaba (aktor në SHBA), z. James Biberi (aktor në SHBA) gjithashtu thërrasim të gjithë personat publik si këngëtarët, modelet, z. Emina Cunmulaj (modele e njohur në SHBA) dhe shumë artistë tjerë të cilët do të bënin të mundshme që Emini të jetë më afër se kurrë Kongresit Amerikan!”
Në fund ata thonë se ftojmë mediet e të gjitha llojeve (tv, gazetat,portalet informative, portalet socilae etj) në tokat shqiptare, t’i kushtojnë vëmendje dhe përkushtim kandidaturës së Eminit për Kongresin Amerikan, kemi nevojë për ju të nderuar përfaqësues të medieve, ngase vetëm bashkë mund të realizojmë atë që synojmë! Emini në Kongresin Amerikan do të ishte pasuria më e madhe të cilën ne mund të imagjinojmë aktualisht, prandaj mos kurseni mundin.
KESHTU E DUE UNE SHQIPERINE !
… hebrenj, roma, komuniste, dhe popuj sllave, rus, polak, çek etj. (Vetem ne ish Bashkimin Sovjetik, ma shume se 27 miljone qytetare vdiqen ne lufte, dhe nga vuejtjet e perndjekjet e
Nga Sami Repishti */
“Populli i Izraelit nuk do te harroj kurre se gjate diteve te veshtira te Luftes se Dyte Botenore, ata gjeten tek populli shqiptar mbrojtje dhe mikpritje te sinqerte.” (Ezer Weizman, President i Izraelit)
***
New York City.SHBA. Per mendimin tim, shprehja e Lame Kodres : “une e dua Shqiperine/Per nje stan ne Trebeshine…” ashte shprehje monumentale e nji te merguemi per vendlindjen e tij: e thjeshte por e plote; fisnike e jo arrogante; madheshtore per çdo vend dhe ne çdo kohe. Monumentale! Sot, shkrimtari qe vdiq ne nji kenete te Myzeqese i uritun dhe i perbuzun nga “shoket e idealit”, po te ishte i gjalle, ndoshta do te shkruente: “Nuk dua villa, as pallate/ As ndertesa me dhjete kate…. Leremeni te lire/ Me nje stan ne Trebeshine!” Keshtu do te fliste ky shqiptar krenar, viktime e “idealeve” te tradhetueme…!
Nji ndjenje krenarie e qenies “shqiptar” e perjetova une me 27 Janar 2014, me rastin e ceremonies perkujtimore te viktimave te Holokaustit (Shoah ne hebraishte) gjate viteve te Luftes se II Botenore, te mbajtun ne ambientet e Selise Qendrore te Organizates se Kombevet e Bashkueme, ketu ne New York City, SHBA.
Paneli i caktuem dhe i organizuem nga B’nai B’rith International, nji organizate me prestigj te nalte botenor, dhe Misioni i Republikes se Shqiperise prane OKB-se, diskutoi temen “The Rescue of Albanian Jews” “(Shpetimi i Hebrenjve Shqiptare” nji titull impresiv, por fatkeqsisht, ne mendimin tim, jo ekzakt. Sepse, shqiptaret shpetuen jo vetem hebrenjt me nenshtetsi shqiptare por edhe te huejte qe te friksuem nga persekutimi nazist, erdhen ne Shqiperi ku gjeten strehimin qe u shpetoi jeten. “The Rescue of Jews by Albanians” (Shpetimi i Hebrenjve nga Shqiptaret”) do te ishte ma korrekt, me qene se hebrenjt u shpetuen edhe ne Kosove nga shqiptaret e Kosoves, e Maqedonise.
Ashte nji manifestim i karakterit te popullit shqiptar, dhe i traditave shekullore te mikpritjes –tue perfshi edhe hasmin!- pavaresisht nga vendbanimi i tyne. Dhe ky ashte nji sukses i madh qe nuk duhet harrue.
Sidoqofte, me kete titull u pasunue veprimtaria e “Dites Nderkombetare te Perkujtimit te Holokaustit” qe mbahet per ruejtjen e kujteses se “ zhdukjes” se miljona qeniesh njerezore nga rregjimi shnjerezor nazist- qenie te pafajshme, te pambrojtje, te pafuqishme, gra, pleq, femije, sidomos femije, keto simbole te pafajnise!- kryesisht, krimineleve naziste). Nji shperfillje monstruoze e shenjtenise se jetes se njeriut.
Ne kete katastrofe te paimagjinueshme , kur njeriu zbriti ne thellesite ma te uleta dhe te paprekuna ma pare ne histori, aty ne erresinen e plote ku strehohen tortura dhe vdekja qe tremben nga drita e diellit, humben jeten ne kampet naziste edhe disa qindera vellazen e motra shqiptare (dhe kusherini im, 17 vjeçari Zyhdi Repishti). Holokausti ka qene dje, ashte sot dhe do te mbetet per jete nji disfate morale per te gjithe boten e qytetnueme per arsye te heshtjes se madhe qe vrau, dhe nji njolle e pashlyeshme ne historine e popullit gjerman. Perkujtimi solemn i Holokaustit ka nji qellim qendror: “Heshtja vret. Mos heshteni para krimit. Ngrijeni zanin nalt. Ndaloni doren vrastare”.
Ne kete kuader te ferrit mbi toke, ne kete humnere krimi te ushtruem me metoda “shkencore” ka pase edhe “shkendia” te dashunise se njeriut per njeriun: qenie njerezore te thjeshta, klerike dhe intelektuale te guximshem gjeten kurajon e mjaftueshme me ngrite zanin me nji “Jo!” te fuqishem kunder murtajes naziste, dhe me luftue ate me aktin sublim te “shpetimit” te jeteve se kercenueme, edhe me rrezikun e jetes se tyne. Ky akt tejet njerezor dhe guximtar ngushellon sot boten akoma te tronditun me bindjen se ekziston nji “fryme njerezore” qe afron çdonjenin nga ne “si vellau me vella”, sidomos ne raste te rrezikut suprem. Kjo ashte esenca e solidaritetit njerezor qe u çfaq e forte ne popullin shqiptar gjate viteve te L2B.
Ketu del ne shesh epersia e shpirtit tone mbi egersine e epsheve tona shtazarake per shtypjen dhe torturen, dhe e akteve tona kriminale. Ky akt sublim duket sikur i thote krimit –individual ose i organizuem- “Ndal! Na jemi qenie njerezore te paisuna me arsye dhe ndergjegje, na nuk lejojme kalimin e krimit mbi koket tona! Na jemi gati ta luftojme me te gjitha kufizimet qe na imponon natyra e jone njerezore, por qe na i tejkalojme tue sfidue rrezikun e vdekjes. E ne se vdesim sot per kete Ndal! historik, ashtu qofte! Qofte bekue vdekja, sepse vdesim te lire nga pesha e pergjegjsise….” Keshtu folen shqiptaret qe me rrezikun e vdekjes, ndihmuen viktimet hebraike gjate L2B.
Keshtu e due une Shqiperine!
Mendime te ketilla me mbuluen kur lexova pershkrimin e ceremonise ne OKB. Me gjithe ftesen, nuk mora pjese per arsye te nji moti shume te ashper. Ftesa qe mora shkruen:
”Ne nji kontrast te jashtezakonshem me ate qe ngjau ne te gjithe Europen, Shqiperia – nji komb me shumice myslimane e okupueme nga Gjermania gjate viteve 1943 dhe 1944 – u ba nji çerdhe strehimi per virtualisht te gjithe popullsine hebraike, dhe te tjere, qe kerkuen nji vend te sigurt gjate viteve te Holokaustit. Si rrjedhim, rreth 2.000 hebrenj u shpetuen nga gjenocidi nazist ne kete vend te vogel, e te ndryshem nga te tjeret”.
“Shqiperi, Shqiperia e ime!” thashe me krenari. Ne vend te pare “Shqiperi, “ perserita, “ti me jep nder, ti me jep emrin shqiptar!”
Tue fole para publikut ne Sallen e OKB-se, Zonja Johanna Nahuman, qe mbijetoi Holokaustin ne saje te ndihmes shqiptare, e pershkroi keshtu kete fenomen te rralle ne historine e njerezimit:
“…Une ia detyroi jeten time shqiptareve. Po qe se bota do te ishte shqiptare, ne nuk do te flismim sot per Holokaustin”.
Po qe se bota do te ishte “shqiptare”…. Keshtu e due une Shqiperine!
Shqiperia e vogel, e vorfen por fisnike e kreu detyren e saj me sukses. Ashtu si dhe Kosova. Per te huejt ky qendrim spontan, individual dhe kolektiv i organizuem ne grupe vullnetaresh nga vete shqiptaret,- myslimane e te krishtene- per nji kohe te gjate mbeti nji “fenomen” enigmatik per masat e shumeta e te painformueme. Per ne shqiptaret ka spjegimin e vet.
Ne nji studim timin “Hebrenjt ne Shqiperi: Historia e Nji Mbijetese “ (The Holocaust:Essays and Documents” R.L.Braham, Editor, N.Y.`2009) jam perpjeke me spjegue se qendrimi i shqiptareve ndaj hebrenjve nuk ka qene “nji akt spontan” (“un acte gratuit” si e quejne françezet) por vazhdimi i nji procesi te gjate, nji akt autentik. Ne historine e popullit shqiptar nuk ka nji rast te vetem ku hebrenjt jane viktimizue nga shqiptaret; nuk ka nji rast te vetem kur hebrenjt jane debue nga shqiptaret, dhe nuk ka nji rast te vetem qe tregon bashkepunimin e shqiptareve me nazistet gjermane ne te ashtu-quejtunen “zgjidhja perfundimtare” . Anti-semitizmi as nuk ka linde as nuk ashte zhvillue ne Shqiperi. Ai ka qene, dhe mbetet edhe sot, nji “fenomen” i huej per shqiptaret
Vite ma pare , i ndjeri Imzot Fan S. Noli shkruente:” Si Izraeli ashtu e dhe Shqiperia jane dy vende te vegjel. Te dy kane rrenje te thella. Te dy kane nje histori mundimesh dhe vuejtjesh. Dhe te dy vendet kane ruejte identitetin dhe kulturat e tyne respektive. Keto ngjashmeni formojne nji lidhje te perbashket ne mes te hebrenjve dhe shqiptareve”..
Sot, kudo qendrimi i shqiptareve spjegohet me traditen tone te “Beses”, zemra e Kanunit tone, si spjegimi ma i zakonshem. Por “Besa” permban edhe “turpin” per shkelsin kur ajo nuk mbahet, si dhe “mikpritjen” si tradite kombetare qe e dallon ate, e qe ne thelb, ashte “ndihme”, qofte edhe me sakrificat ma te medha per “te huejin”, qe troket ne dere, e qe ne vendin tone quhet “mik”.
Akti fisnik i mbrojtjes se te persekutuemeve ashte aq i vjeter tek shqiptaret sa edhe Testamenti i Vjeter, dhe aq bashkekohor sa edhe vitet e Holokaustit (Shoah) dhe te ekzodit kosovar te viteve 1998-9. Pa dyshim, rasti unik i shqiptareve kerkon nji studim te thelluem psikologjik dhe sociologjik – te individit dhe te shoqenise shqiptare!
Fenomeni i qendrimit shqiptar ne mbrojtje te persekutuemeve dhe personave qe kerkojne strehim ne kohet moderne, tregohet sidomos nga momentet historike te shekullit te fundit. Shqiptaret e perndjekun nga serbet e malazezet ne vitet 1877-78, te njohun akoma sot si “muhaxhiret” (refugjatet) ne Kosove, u perkrahen nga bashke-atdhetaret vendas. I njajti fenomen shihet edhe ne vitet 1878-1920 edhe me shqiptaret viktima te Malit te Zi, Qe nga Nikshipi, Podgorica deri ne Tivar dhe Ulqin, te shperngulunit u strehuen kryesisht ne Shkoder.
Ironikisht, kur ne vitin 1915, ushtria e dobesueme serbe kaloi ne terheqje nepermjet maleve te Shqiperise veriore deri ne Durres dhe Korfuz, ajo nuk u sulmue nga shqiptaret viktima. Kater vjet ma vone, ne vitin 1919, kur u ri-kthyen si fitimtare ne Kosove, “shqiptaret” u shperb lyen me asgjasimin fizik te popullsise, ose “spatrimin etnik”.
Dokument:“Sekretari i Shtetit (Lansing) per A.J.Balfour (Minister i Jashtem Britanik)Paris 18 prill 1919.
“…Ne lidhje me masakrat mbi shqiptaret ne Mal te Zi: Gusinja, Plava, Ipek, Djakova, Podjour dhe Rozhaj kane qene skena te terrorizimit dhe vrasjeve masive nga ana e ushtrive serbe dhe agjentave serbe , politika e te cileve duket se ashte asgjasimi i banoreve shqiptare te krahines”. Me nderime Robert Lansing.”
Mbas vitit 1912, ushtrite e munduna turke nuk u sulmuen nga banoret shqiptare per hakmarrje, sepse ishin te dorezueme (“nuk priten ne bese”). Nderkaq, energjite e shqiptareve u mobilizuen me strehue çamet e perndjekun te vilajetit te Janines dhe Çamerise qe u debuen me dhune nga trupat ushtarake greke dhe banditet greke, te ardhun nga ishulli i Kretes. (1912-1920) dhe ma vone me shpernguljen e tyne te detyrueshme ne Turqi. Por kur ne vitet 1940-44, gjate okupacionit italian e gjerman te Greqise greket e uritun u drejtuen kah shqiptaret per buken e gojes , ata gjeten mikpritjen dhe mbrojtjen qe i shpetoi ata nga uria. Menjihere mbas kesaj situate, kur greket u kthyen si fitimtare, shume nga ata greke qe shpetune nga uria me buken shqiptare u angazhuen ne zhdukjen fizike te gjenocidit çam, viktimet e te cilit kerkojne edhe sot te drejtat e tyne te mohueme.
Me 1943, mbas kapitullimit te Italise fashiste, ma shume se 100.000 ushtare italiane mbeten robe ne token tone. Pothuejse te gjithe gjeten strehim ne familjet shqiptare ne te kater anet e vendit. (Me nji perjashtim makaber: qendrimin e komunistve shqiptare qe ekzekutuen robe lufte te pafajshem ne kundershtim me çdo norme nderkombetare)
Gjate viteve te veshtira te rregjimit komunist, lindi spontaneisht fryma e solidaritetit. Megjithe vorfnine e tejskajshme, familjet shqiptare ndihmuen njena tjetren, dhe te gjithe se bashku ndihmuen , familjet qe vuejshin ma shume: te persekutuemet…! Familja ime ashte nji shembull.
Dhe ajo ma e fundit: ekzodi kosovar i viteve 1998-99,. Kur ma shume se 500.000 refugjate kosovare kerkuen strehim ne Shqiperi, ata u priten me nji zemergjanesi te madhe qe çuditi boten mbar, sidomos publikun amerikan…!
***
Nji fak del i qarte edhe nga pershkrimi i percipte i ke tij “fenomeni” shqiptar. Ne mbrendine e shqiptarit nuk fshihet egersia e ushqyeme nga propaganda komuniste, por nji bazament moral i forte- i njohun si “cilesite burrenore” te shqiptarit: bese, nder, burreni, mikpritje …, bazament qe drejton jetet e ketij populli sidomos ne ditet e veshtira.
Çoroditja e diteve tona, qe na turperon te gjitheve, nuk ashte “shqiptare”; ajo ashte rezultati i nji ideologjie te çmendun qe zgjodhi “urrejtjen” si vlere kryesore dhe e perpunoi me metodat ma te rafinueme te “luftes se klasave” e ne kundershtim me çdo gja qe ishte “kombetare” cilesi qe justifikojshin krenarine e kombit tone- dhe timen!
* Shqiptaro-amerikan, aktivist per te drejtat e njeriut.