• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KRISTO FLOQI- GAZETARI, POLITIKANI, SHKRIMTARI, JURISTI

May 24, 2013 by dgreca

Me rastin e pervjetorit te lindjes te ish editorit te gazetes Dielli, bashkethemelues i Federates Panshqiptare te Amerikes VATRA, Kristo Floqi/

NGA FIQIRI SHAHINLLARI/

 Si sot, 131 vjet me pare, lindi Kristo Floqi. Ai është nje prej figurave kryesore elitare te fshatit, një nga politikanët, shkrimtarët dhe juristët më në zë të Shqipërisë pas shpalljes së Pavarësisë, në vitet 20 e 30-të, sidomos në kohën e Zogut. Elitat i japin emër vendlindjes, ashtu si edhe vëndlindja u jep nga vetja diçka banorëvë të saj. Floqi i ka dhënë Kristo Floqit mbiemrin dhe Kristua, po ashtu i ka dhënë njohje më të gjërë fshatit. Në regjimin komunist figura e tij ishte pothuajse e harruar, bile, akoma më keq, e degraduar. Në kërkim të fakteve për jetën dhe punën e tij, pyeta edhe ndonjë historian e ndonjë ish udhëheqës të shtetit të diktaturës, por si përgjigje mora ngritjen e supeve dhe përveshjen e buzëve. Me përjashtim të faktit që e kishin dëgjuar emrin e tij, se ai kish qënë avokat në kohën e Zogut dhe i kish shërbyer atij, ata nuk shkonin ose nuk donin të shkonin më tutje. Kur pyeta një historian që studionte në Bibliotekën Kombëtare se ç’lidhje kishte Kristo Floqi me Thanas Floqin ai m’u përgjigj: “Duhet të jenë fis…!” Ky pohim i venitur nuk më bindi.Duke gërmuar në skedarin alfabetik të botimeve shqiptare gjej diku autorët e disa veprave. Në një skedë lexova: Floqi, K. V. Aty pranë,te krijimet e Thanas Floqit gjej: Floqi, Th. V. Të jetë rrastësi gërma “V” që përfaqëson atësinë?-mendova për një çast por ky fakt më ndezi akoma kureshtjen për të gërmuar më shumë në jetën e këtyre dy personaliteteve të spikatur të fshtit tonë.

Pluhuri i kohës kish mbuluar edhe saktësinë e ditlindjes së Kristo Floqit. Kjo vihet re edhe në botimet e më vonëshme, pas vitit 1990 kur shumë problemeve e ngjarjeve të harruara demokracia po u ndizte dritën jeshile në zbulimin e të vërtetave të jetës. Kështu Robert Elsie, autor i librit “Historia e Letërsisë Shqiptare,” botuar në Tiranë më 1977 tek flet me nota pozitive për krijimtarinë letrare të K. Floqit pohon që ai ka lindur në Korçë më 1873…dhe vdiq aty nga viti 1951, pas shtatë vjetësh burgimi. Studiuesi tjetër, Hasan Hasani, në librin e tij: “Leksikon i Shkrimtarëve Shqiptarë-1501-1990” botuar në Prishtinë, pasi vlerëson Kristo Floqin, “cakton” datën e lindjes më 1876 dhe atë të vdekjes më 1949! Këtyre të dhënave kontradiktore e të mjegulluara deri tani u jep përgjigje me një saktësi matematikore vetë Kristo Floqi në autobiografinë e tij që gjendet me shkrim dore në 835 fletë, në Arkivin Qëndror të Shtetit. Ai shkruan: “Kam lindur në Korçë në lagjen “Kantho”(K-ja mund të lexohet edhe si M.-F. SH), më 24/5/1872. Im atë,Vasili, …kish lindur në fshatin “historik,” Floq, 3 orë larg Korçës…

Katragjyshi quhej Thoma ose Toma…” Sa për datën e vdekjes së Kristos dimë që ai pas Luftës së Dytë Botërore u arrestua nga regjimi diktatorial, ashtu si edhe mjaft intelektualë të tjerë që nuk kishin ikur nga vëndi dhe vdiq pas shtatë vjetësh burgimi.Kristoja futet thellë në pemën gjenealogjike të familjes. Ai tregon më tej se nga që Thomai, katragjyshi i vet, ishte nishanlli me armë dhe gjahtar i zoti, perandoria turke e mobilizoi në shërbimin ushtarak në Bitola (Manastir). Oficerët turq e thërrisnin Toma ose Tomço, ndaj dhe fisi më vonë u quajt Tomço ose Tomçollari. Kureshtjen time për ekzistencën e gërmës “V,”që tregon atësinë në skedat që kisha parë: Floqi, K. V. dhe Floqi,Th. V., Kristua e shuan ëmbël, në një mënyrë të tillë që lexuesi ndjen kënaqësi tek lexon në autobiografinë e tij me shkrim dore. Shikoni se me çfarë dashurie shkruan ai për lindjen e një njeriu,vëllait të vet: “…Me t’im ëmë, im atë pati katër djem: Dhimitrin,të parin, i dyti isha unë, i treti Nikollaqi, i katërti Thanasi dhe një çupë Katerina…” Të tjerët kishin vdekur, vetëm Kristua me Thanasin ishin gjallë (F. Sh). Dhe Kristua vazhdon: “…Gjersa u lind Thanasi, unë quhesha djalë i vetëm. Mëma ime kish 10-11 vjet që kish pushuar së pjelli dhe as njeri s’mund të mendonte se do të lindëte tjetër fëmijë. Po mrekullia u bë pas 12 vjet. Dhe kështu, një natë dimri, më 14 Janar 1884, ditën e shtunë, ora 20 e natës, në mes të një të ftohte të madhe e një thëllimi leu im vëlla,Thanasi, i cili mori këtë emër sepse u lind afër kremtes së Shën Thanasit që bie në 18 të Janarit. Thanasi është 12 vjet më i vogël se mua…Edhe sot punon si avokat në Elbasan”Kristo Floqi ishte intelektual poliedrik: politikan, jurist,shkrimtar, përkthyes, botues, hartues tekstesh pedagogjikë e juridikë. Në Arkivin Qëndror të Shtetit gjen materiale për të duke filluar nga viti 1913 deri në vitin 1944. Në rreth 4218 fletë të shkruara njihesh me biografinë e tij e të familjes, me veprimtari zyrtare e shoqërore, krijime letrare, material familjar,letërkëmbime etj. Llojet e dokumantave janë letra, drama,vjersha, fjalorë, studime, dëshmi, çertifikata, përkthime. Gjuha e përdorur është shqipja, italishtja, anglishtja, greqishtja.

Mësimet e para K. Floqi i mori në vendlindje, të mesmet dhe ato universitare në Athinë. U diplomua në drejtësi, profesion që e ushtroi deri në vitin 1899 në Greqi ku edhe i ati, Vasili, merrej me aktivitet tregëtar. Nga ky vit e deri më 1905, ushtroi profesionin në Korçë, në qytetin më të pasur të Shqipërisë së asaj kohe. Me sa duket, për të mësuar turqishten, kaloi një kohë në Stamboll. U aktivizua atje në lëvizjen Kombëtare. I ndjekur nga pushteti turk, emigroi në Sh. B. A. Në Boston Floqi u bë botues i të përjavëshmes “Dielli.” Ishte bashkëthemelues, tok me Faik Konicën dhe Fan Nolin, i Federates Panshqiptare te Amerikes  “Vatra.” Në dimrin e viteve 1912-1913 botoi në Nju Jork të përjavëshmen jetëshkurtër “Zëri i Popullit” Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë u kthye në Atdhe, pranë Ismail Qemalit për të shkruar, të parën në gjuhën shqipe, proçedurën gjyqësore. Kur Vlora u pushtua, Kristua u shpërngul në Shkodër ku ngriti një zyrë juridike që ushtroi veprimtari gjatë Luftës së Parë Botërore. Në maj 1919 nisi botimin e së përmuajshmes “Agimi,” organ i shoqërisë “Vllaznia.” Më 1920 u bë kryetar i gjykatës së Apelit në Shkodër. Më 19 nëntor 1920, kur kryeministër ishte Iliaz Vrioni, Kristo Floqi emërohet ministër i Arsimit duke zëvëndësuar Sotir Pecin në qeverinë e S.Delvinës. Pas disa muajve ai jep dorëheqjen (duke u zëvëndësuar po nga Sotir Peci) dhe kalon anëtar në Këshillin e Shtetit duke shërbyer për një kohë të gjatë në disa qeveri të asaj kohe. Më 17 maj 1925 Kristo Floqi zgjidhet deputet i prefekturës së Korçës.

Dokumentat arkivore tregojnë se K. Floqi ushtroi detyra të ndryshme në avokaturë dhe gjykata shtetërore si në Vlorë,Shkodër, Durrës, Korçë, Tiranë. Ka shkruar tekste juridike,politike e pedagogjike. Ka bërë gjithashtu edhe përkthime nga Sofokliu, Euripidi, Molieri. Ka përkthyer “Konte Ugolini” -Kënga e 38 e Komedisë Hyjnore të Dante Aligerit. Ka hartuar fjalorin

Shqip-Shqip dhe Shqip-Greqisht. Të bie në sy edhe studimi mbi Shën Naumin, shkruar më 1942 dhe që gjendet i daktilografuar.

Po s’ka dyshim se K. Floqi u shqua më shumë në fushën e letrave.Ai ishte njëri nga krijuesit më produktivë të kohës së vet, ndoshta dramaturgu më popullor shqiptar në gjysmën e parë të shekullit të njëzetë. Popullaritetin ia solli jo aq niveli letrar i veprave të tij se sa kënaqësia e thellë që pjesët e tij i jepnin shikuesve e lexuesve. Më 23 shkurt 1935, ditën e shtunë, “Gazeta e Korçës”shkruan: “Shkrimtari dhe poeti i mirënjohur Z. Kristo Floqi, pas një pushimi të pazakonshëm për pendën e tij të palodhur, i fali literaturës shqipe një vepër të re të bukur, të shkruar në vjershë rreth epopesë së gjashtë dëshmorëve të fushës së Korçës. Kristo Floqi, si njeri i pendës, njihet prej të gjithëve, është shkrimtari më popullor i Shqipërisë dhe prandaj veprat e tij, të pritura aq mirë prej këndonjësve, pothuaj s’kanë nevojë për asnjë rekomandim.

Shënojmë vetëm se “Epopeja e Korçës” ose “Dëshmorët e Rilindjes”është një nga veprat më reprezentativë të shkrimtarit të njohur”Studiuesit letrarë e vendosin Floqin në radhën e shkrimtarëve pjellorë me katër tragjedi me tema historike e kombëtare, me shtatëmbëdhjetë komedi dhe skeçe, me disa vëllime poetike.

Bien në sy dramat: “Fe e Kombësi” -1909, “Karllo Topija” -1916, tragjedia “Pirro Neoptolemi,” -1923 e pjesa me katër akte “Triumfi i Lirisë” -1938. Ndër komeditë më të njohura studiuesit përmëndin “Qerthulli Politik” -1922, “Dhëndërr me Përdhuni”-1912, “Vllazni e Interesë” dhe “E Bija e Bankierit”Kristo Floqi i ka dhënë shumë edhe publicistikës shqiptare.Ai botoi shkrime në gazetën e qeverisë së përkohëshme të Vlorës,“Përlindja e Shqipënisë” (1913). Bashkëpunoi dhe më pas drejtoi revistën “Arbëria.” Shkroi edhe me pseduonimet “Erythrolitos,”“Gjikë Palla,” “Atlanticue” etj. Ai është një nga nismëtarët e parë të shtypit të periudhës së legalitetit me gazetën “Indipendenca shqiptare,”numëri i parë i së cilës qarkulloi më 17 Janar 1925. Gjithashtu Kristua radhitet ndër publicistët e rëndësishëm edhe në kohët e mëvonëshme.Ai shkroi në numërin e parë të gazetës “Bashkimi i Kombit” që doli më 28 Nëntor 1943 dhe vijoi deri më 1944.

Gjatë shqyrtimit të dokumentave, të tërheq vëmendjen një fakt befasues në kontrast me linjën e ngjarjeve historike. Tok me “Autobiografinë” e K. Floqit gjen edhe një çertifikatë mbi dhënien e dekoratës “Urdhëri i Shqipes së Zezë” lëshuar Kristo Floqit nga Vilhelm Vidi, princ i Shqipërisë. Data 19 gusht 1921! A nuk të shokon ky fakt kur e lexon, në daç edhe kur e dëgjon për hërë të parë?! Si ka mundësi-thua-që princ Vidi të vazhdojë të japë dekorata edhe pas shtatë vjetësh të largimit të tij “de fakto” nga Shqipëria? Mirëpo kur i shikon çështjet e problemet pas rënies së shkumës së habisë apo të zemërimit konstaton se në këtë botë jallane ligjet janë ligje. Ato ndjekin proçedura ligjore logjike, jo pasionet qofshin këto edhe të bazuara mbi arsyetimin dhe faktet konkrete. Parë në kontekstin historik e ligjor, princ Vidi, i caktuar nga ndërkombëtarët si princ i Shqiptarëve,nuk ishte larguar “de jure” nga vendi ynë. Le të analizojmë shtruar faktet dhe situatat politiko-historike të dhjetëvjeçarit të dytë të shekullit të njëzetë. Nga viti 1913 deri më 1921 kur u dha dekorata në fjalë, vëndi ynë ka kapërxyer plot ngjarje të vështira. Pas largimit të Ismail Qemalit dhe Princ Vidit shteti shqiptar ishte i vdekur. Më 23 mars 1913 Konferenca e Ambasadorëve në Londër vendosi për Shqiperinë këta kufij politikë që kemi sot. Mirëpo për shkak të rrethanave të krijuara, në fund të vitit 1913 Shqipëria kish tre qeveri:

Qeverinë provizore të Vlorës, Qeverinë e Shqipërisë së mesme dhe qeverinë “Internacionale” të Shkodrës. Po këtë vit Ismail Qemali u detyrua të largohej nga Shqipëria. Princ Vidi erdhi në Shqipëri më 7 prill 1914 dhe u largua po atë vit më 3 shtator. Shqipëria ishte bërë arenë luftrash për coptimin e saj. Mënjanë ishin grekët, në anën tjetër italianët, më tutje austrohungarezët e sërbomalazezët. Edhe francezët nuk mbetën pa nderhyrë. Në këtë gjëndje amullie ishte Shqipëria edhe gjatë luftës së parë botërore 1915-1918. Më 26 prill 1915 Traktati i Fshehtë i Londrës e copëtonte më tej Shqipërinë.Sipas tij, Vlora i jepej Italisë, Korça e Gjirokastra Greqisë, Shkodra e Kosova Serbisë e Malit të Zi. Me rrethet e mbetura formohej një principatë myslimane. Populli e nuhati këtë “spate” pas kurrizit dhe protestoi në forma të ndryshme. Më 1916-1918 për shëmbull u formua Krahina Autonome e Korçës.

Kështu, deri më 1921 Shqipëria nuk njihej nga kancelaritë perëndimore. Vetëm më 9 nëntor 1921, në Konferencën e Ambasadorëve në Paris, fuqitë e mëdha e njohën zyrtarisht guvernën e Shqipërisë. Ja pse-mendoj unë-princ Vidi ishte De Jure deri atëhere princ i Shqipërisë, paçka se De Facto ishte larguar nga vëndi ynë. Pra ai kishte të drejtë ligjore të jepte dekorata e medalje.

Mungesa e shtetit ligjor të çon në një gjëndje mish mashi. Nga viti 1912 deri më 1928 në Shqipëri nuk ka patur ndonjë institucion me karakteristikat dallonjëse të këshillit të shtetit. Kjo nuk gjendet në qeverinë provizore të Vlorës por as në qeverinë e Princ Vidit më 1914. Edhe Kongresi i Lushnjës nuk pati dispozita ligjore për funksionimin e Këshillit të Shtetit. Për herë të parë u ngrit Instituti i Këshillit të Shtetit me 1 dhjetor 1928 ku kryetar ishte Mirash Ivanaj dhe anëtarë: Ajet Libohova, Kristo Floqi, Dr. Demir Villa, Rasim Kalakulla, Teki Selenica, Benedikt Blinishti e ndihmës Faik Bregu.

Në materialin familjar Kristo Floqi shkruan edhe për Pirro Floqin, të birin e tij. Unë lexova nga poeti Pirro (ndonjëherë shkruante me emrin Pjetër) disa vjersha e vëllime të vogla poetike si vjershën “Bajram Curri” -1941, botuar në kohën kur vetë Pirroja ishte nëpunës në këshillin e shtetit, vëllimin me titull “Vjersha”shkruar kur ishte gjimnazist, “Kosova e Lirë” -1941 etj. Ka edhe vjersha të daktilografuara, disa me përmbajtje fetare. Jorgji Paloli që ka qënë sekretar i K. Floqit në vitët 1933-39 i ka treguar djalit të tij të madh, Paskalit, se edhe Pirrua, i biri i Kristos, pati talent në fushën e letërsisë dhe kjo dukej në shumë vjersha të botuara. Ai karakterizohej si filantrop, humanist. Gjatë rrugës për në shtëpi,atje ku sot është vila “Golden” në Tiranë, ose kur shkonte në zyrë ai ndihmonte të varfërit duke u dhënë pare, madje ndonjërit i porosiste kostum në rrobaqepësi. Më vonë, pati probleme shëndetësore të cilat e degraduan deri në fund të jetës.

Sipas të thënave, K. Kotta, ish kryeministër dhe ministër i brëndëshëm në kohën e Zogut, ka qënë vjehrri i Kristos. Aktiviteti i K. Floqit është i gjërë, i larmishëm. Ai është interesuar edhe për problemet e turizmit dhe të historisë së gjuhës shqipe. Gazeta e Korçës njoftonte më 20 gusht 1933 se “Z. Avokat Kristo Floqi mbajti një konferencë mbi rëndësinë klimaterike të Dardhës dhe mbi vjetërsinë e shkrimit të gjuhës shqipe” Po ai nuk ka qënë vetëm në Dardhë. Rreth vitit 1926, siç kanë treguar të moçmit, ai kish shkuar në Floq e kish mbledhur nga një floqar për çdo fis. Pas takimit ai hëngri drekë të shtëpia e Ashim Zyfkë Dikollit. Çfarë diskutoi ai me floqarët? Deri tani nuk kemi gjë të faktuar. Rrëfimet nga Qamili  i Hajredinit, Osmanit, (gjyshit tim), Jorgji Palolit, Ashim e Kalem Dikollit, Nevruz Hamitit, Hysen Beqirit, Shefket Dikollit, Haki Elezit, Mino Hasankollit, Ramadan Bekollit (gjyshi im nga nëna),Xheladinit (babait tim), Fuat Likës, Zenel Qamilit e me të tjerë floqarë të moshuar që kam mundur të bisedoj, kanë qënë shumë të vlefshme lidhur me historitë e veçanta që ata më kanë treguar. Mirëpo unë i dëgjoja si paraqende, për kuriozitet. Disa i mbaj mënd, disa jo. Ku ta dija unë atëherë se do të vinte një ditë që do të përpiqesha për të shkruar diçka për historikun e fshatit tim? Po ta dija do të kisha pyetur, si unë si Zyfka se çfarë u tha floqarëve më 1926-tën Kristo Floqi kur kish ardhur në fshat? Tani që jam në moshën reale 65 vjeçare, e kuptoj se sa humbasim ne me vdekjen e njerëzve që dinë dhe bëjnë në një farë mënyre historinë e fshatit, të atyre që kanë parë botë me sy, sepse ata dita-ditës bëhen më të vlefshëm me kujtime e mendime në këtë botë që po bëhet, për fat të keq, e njëtrajtëshme.

 

 

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: dielli, fiqiri Shahinllari, Kristo Floqi, Vatra

NDEROHEN ISH TE BURGOSURIT E REVOLTES SE SPACIT

May 23, 2013 by dgreca

Presidenti Nishani nderon me Dekoratën “Pishtar i Demokracisë” katër ish-të burgosur, përfaqësues të revoltës në Burgun e Spaçit/

 Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nderoi zotin Demir Pojani, zotin Bashkim Fishta, zotin Luan Burimi dhe zotin Bedri Çoku me Dekoratën “Pishtar i Demokracisë” me motivacionin: “Për kontributin, trimërinë dhe sakrificën e madhe dhënë në kërkim të respektimit të lirive të njeriut, nëpërmjet një prej revoltave më të mëdha ndaj regjimit komunist’’. Duke vlerësuar lart rezistencën e të gjithë të burgosurve që vuajtën persekutimin në Burgun e Spaçit si dhe kurajon e trimërinë e të gjithë atyre që me dinjitet të lartë njerëzor ngritën krye, Kreu i Shtetit theksoi se revolta e tyre do të mbetet gjithmonë simboli i spikatur i anti-komunizmit nëShqipëri, simboli i rezistencës ndaj shtypjes, i rezistencës ndaj krimit shtetëror, simbol i mbrojtjes së dinjitetit të njeriut, dhe aspiratave të një kombi për liri.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Bashkim Fishta, Bedri Coku, dekoron, Demir Pojani, e revoltes se Spacit, ish te perndjekurit, Luan Burimi, presidenti Nishani

CFARË ËSHTË KRIZA FINANCIARE SIPAS VLERËSIMIT SHKENCOR TË PROF. DR. ADRIAN CIVICI ?

May 23, 2013 by dgreca

 Ne Foto: Pamje nga aktiviteti promovues i zhvilluar ne Universitetin ”Pavaresia” ne Vlore/

NGA GËZIM LLOJDIA/

 Universiteti :”Pavaresia”Vlore promovoi “problemet e zhvillimit ekonomik dhe social perball globalizmit”,promovim i veprës shkencore te prof.dr. Adrian Civicit, permes botimeve të tij: “Dilemate zhvillimit” “lluzionet monetare” “Globalizing ante portas” “Krizafinanciare…apo globale?”Referimi: “Historia e krizave, shkolla e politikes”, nga Rektori Dr.Lavdosh Ahmetaj. Referimi “Një” leksion i vlefshëm për te gjitha moshat dhe profesionet”, i perfaqesuesit te Bashkise se Vlores, Nenkryetarit, Z.llir Banushi.Pershendetje nga Kryetari i Dhomes se Tregtise Vlore,Z.Arben Breshani.Referimi Leksione nga kjo krize” i Dr.Natasha Ahmetaj.Referimi “Kriza greke dhe efektet e saj mbi ekonomine shqiptare”, Dr.Veronika Durmishi.Referimi “Globalizing financiar dhe kriza”,Znj.Klodiana Dautaj.Referimi “Roli i bankave qendrore ne menaxhimin e krizes” Z.FIorian Miti.Fjala e Prof.Dr. Adrian Civici.Seance pyetjesh nga pjesemarresit per Prof.Dr. Adrian Civicin. Dr.Natasha Ahmetaj:”Kriza Finanaciare”.I. Zanafilla. “Nese gjithmone beni cfare keni bere gjithmone, gjithmone do te merrni .cfare keni marre gjithmone.” Gjithshkamire…Ne fundshekullin e kaluar besohej me shume se kurre se kapitalizmi dhe modeli i amerikan i shoqerise se konsumit siguronte mundesi te pafund zhvillimi.Administrata e Bush fokuson perpjekjet per imponimin e modelit perendimor ne gjithe Europen Lindore. Fillon periudha e tranzicionit nga shteti tek tregu.Era e Ten Siao Pin sjell epoken e “ndryshimit te madh”.Vjen epoka e “turbokapitalizem”, qe shoqerohet me sofistikimin e tregjeve dhe produkteve financiare, ose “turbofinancat”.Kemi pra nje moment euforie nderkombetare.Si nje rrufe ne qiell te paster… 2006: Ne SHBA shfaqet kolapsi i “subprime mortgage”, te cilat perbenin 23% te portofolit te kredive imobiliare. Kjo krize coi ne nje renie drastike te vleres se aseteve te shume bankave ne SHBA, duke u shoqeruar menjehere me nje krize mosbesimi ndaj ndermjetesve financiare, e per rrjedhoje, me:nje renie drastike ne tregjet e likujditeteve,bllokim te marrdhenieve nderbankare .bankat krijojne humbje shume te medha. Pranvera e 2007: tronditje e bursave ne SHBA, e krahasueshme me ate te ’29-’32. Brenda disa javesh kemi  renie me mbi 20% te kursit normal.Humbja llogaritet rreth 50 mije bilione USD=GDP globale te nje viti.Komunikim publik intensiv per te terhequr vemendjen e te gjithe aktoreve per permasat reale te krizes. Kembanat e alarmit fillojne te bien. Fjala “krize financiare” fillon te perhapet me shpejtesi.Te gjithe bien dakort: kjo eshte kriza me e madhe pas Luftes se Dyte Boterore. Bota kalon nga situate e “besimit absolut” ne modelin ekonomik actual, ne ate te “dyshimit absolut”.Paul Krugman, nje “neokeynesian” dhe kritik i modelit te Bush, qe u kishte rene kembanave te alarmit qysh me 1989 me “Koha e shpresave te kufizuara”, zgjidhet per cmimin Nobel. A do te jete vetem krize e SHBA-ve apo  Globale?Nje mengjes korriku te 2008, ekonomite me te fuqishme te planetit filluan rrugen drejt depresionit me te dhimbshem te 80 viteve te fundit.Globalizmi na ve te gjitheve ne nje anije .Bie teoria se “efekti i ekonomive te vendeve te zhvilluara nuk ka force te madhe ne ekonomite e vendeve te tjera”.Duhet transformim rrenjesor i natyres dhe sjelljes se kapitalizmit.Tani kerkohet revolucion shumedimensional.Revolucioni shumedimensional perfshin:Revolucion ekonomik: Rikthehet vemendja tek nevoja e nderhyrjes se shtetit.Revolucion gjeopolitik: Ne hierarkine e superfuqive  hyjne edhe superfuqite e Jugut, BIRK+Afrika e Jugut.Revolucion intelektual: Shkurorezim i “aftesise magjike te tregjeve.”Kriza eshte komplekse dhe perfshin te gjithe sektoret. Dalja nga kriza nuk mund te jete individuale dhe as pjesore.Kriza nxorri ne pah “luften e pandershme me buken”: perdorimi  i drithrave per prodhimin e biokarburanteve .Dolen me ne pah problemet e mjedisit.

Diversitet teorish

Opinionet ndahen ne disa grupe:G1.: Faji eshte i modelit kapitalist te ekonomise. Krizat ritmojne dhe kompozojne historine e vet kapitalizmit duke marre shpesh formen e krizave trinjake. G2.: Kjo krize nuk eshte rrenjesore. Nje rregull i ri Boteror u paralajmerua edhe pas krizes se 1970, por nuk u vertetua.G3.: Kjo krize eshte e jashtezakonshme dhe e shumfishte, sepse u shfaq me nje volatilitet shume te madh te treguesve.

Prof. Dr. Adrian Civici Historia e krizave , shkolla e politikës Dr. Lavdosh  Ahmetaj .John Laë ( 21 prill 1671, Edinburg, Skoci – 21 mars 1726) .Pse sistemi I ideuar nga Laë përbënte revolucion? Ishte I tillë në fushën monetare. Sepse u bë për herë të parë braktisja e arit si mjet  I vetëm pagese!Njihet si aventurieri I parë ndërkombëtar  I “lojrave” financiare ose “babai” I financave dhe  i përdorimit të monedhës – letër në vend të monedhës prej ari ose argjendi: PSE?Përmes vëzhgimit !Në Venecia u njoh me teknikat bankare më të përparuara të kohës, duke parë dhe kuptuar se tregëtarët dhe shitësit venecianë  ishin të gatshëm të jepnin monedhën e tyre prej ari në këmbim të monedhës prej letre, pasi ishin më praktikë në përdorim , ruajtje dhe transport. 2. Ideja gjeniale për të krijuar një lloj banke që nuk gjendej në Europë ! Pse? a) Kartmonedha ishte krejtësisht në përputhje me sasinë e arit. b) Laë  mendonte se garantimi I kartëmonedhave mund të bëhet edhe përmes të ardhurave nga pasuritë  e patundshme (toka, pyje, etj)c) Klientët ndiheshin të siguruar se vlera e shënuar mbi kartëmonedhë korespondonte me një vlerë tjetër të trupëzuar në pasuri  të patundshme.c) Europa ishte në fillimet e revolucionit industrial dhe metalet që vinin nga Amerika u bënë më të rralla.Kalimi revolucionar nga sistemi merkantelist tek sistemi I parasë!Tronditja e parë serioze e Ëall Street – it .Kriza e vitit 1792Cila është merita që studiuesit i atribuojnë kësaj krize? Pse ajo shënoi një kthesë në mentalitetin e shtetit modern amerikan? 1. Shteti amerikan nuk mund të ecte në rrugën e zhvillimit pa disa reforma, në formën e një “revolucioni financiar”.2. Shteti i ri nuk e kishte kuptuar si duhej domosdoshmërinë e  modernizimit financiar.3. Nëse SHBA  nuk do të kishte reflektuar thellë mbi këtë krizë  atëherë  nuk do te mund të bëheshin  lider botëror.4.Amerikanet ditën  që te kjo krizë të lexojnë qartë format esenciale.Pyetja më thelbësore :SHBA,çfarë duhet të bëjë një qeveri apo autoritet publik në kushtet e zgjerimit  të një “flluske finaciare” ? Kriza konsiderohet si nje eveniment I rendesishem per teorine ekonomike dhe politike . SHBA ndërtuan 6 elementë të rëndësishëm institucionalë që përbëjnë bazën e sistemeve moderne financiare. 1. financa publike të stabilizuara 2.krijimi i nje banke qëndrore efikase 3. stabilitet monetar .4.një Sistem bankar të mbikqyrur mirë.5.konsolidim dhe transparenc ë e bursës .6.zgjerim I aktorëve të tregut financiarRevolucioni francez , 1789.Faktorët që traumatizuan Parisin.1. organizimi politiko – social (ligji, trupat, rendet2. shpërdorimet financiare , ambicia për të ndërtuar një qytet të ri, përballë pallatit të Versajës . 3. blerja e një gjerdani të artë, i cili kushtonte sa gjyma e buxhetit të Parisit. Paniku i parë bankar në botë , 1797.Sipas ekonomistit David Richardo në veprën e tij: “Parimet ekonomike dhe taksat “ Lufta në të cilën u angazhua Anglia për të ruajtur kolonitë  e vjetra 2. Huatë e mëdha dhënë perandorit të Gjermanisë .3. Parat e shumta dhënë në avancë nga banka e Anglisë. 4. Mundësia e këmbimit dhe mbulimit të gjithë kësaj monedhe letër në ar u bë pothuajse e pamundur . 5. Alarmi nga thashethemetse nje pjese e rezervave te arit kishte dale jashte Anglise, kjo nxiti  vrapin ne bankat e provincave me shprese se, atje mund te kthenin ne ar banknotat e tyre.Shkolla keynsianiste.Përballja e parë e SHBA-së me ciklin ekonomik ,ekspansion – recesion ,e njohur në gjithë botën kapitaliste .Kombinimi i depresionit me spekulimet financiare kriza e parë financiare në SHBA  shënon fillimin e një faze të re në historinë ekonomike amerikane .Shkollat e mendimit ekonomik mbi panikun amerikan të 1819-tës.Shkolla AustriakeP.aniku i 1819-tës, shëenon deshtimin e parë të një politike monetare ekspasioniste mendim i bazuar mbi ciklet ekonomike politika monetare ekstremisht lehtësuese e orjentoj keq ekonominë amerikane, duke e çuar drejt recesionit të pashmangshëm .Konferenca e Paqes në  Paris, 1919Fituesit e Luftës së Parë Botërore dhe Shqipëria .Kontradiktat e politikës globale :së pari, SHBA ekspansioniste, ka kredituar  disa fitues të Luftës së Parë Botërore.Europa mbron politiken e ekuilibrit të forcave.SHBA në kundërshtim me ekulibrin e forcave mbrojnë teorinë që, “çdo popull sado i dobët të jetë ka nevojë për ekzistencën e shtetit të tij. Fakt i cili ka krijuar këto  epërsi:1. Cmilitarizimin e Italisë në pellgun e mesdheut 2.Italia s`ka me armiq ushtarak per shkak se Austria kapitulloj në Luftën e Pare Botërore .3.Kontradikta ideologjike ,strategjike  te SHBA ne fituesit e luftes se pare boterore.Kriza  e 1929-1933-shit .Pse Rusvelti e ka fituar duelin e vështirë me Historinë Politike ? Pse modeli i këtij statisti ka interes edhe në  dhjëtëvjeçarin e dytë të shekullit  XXI?së pari:     për mënyrat efektive  dhe politikat më të përshtatëshme të daljes nga krizat financiare !së dyti:            zhgënjimi nga shumë liderë politikë apo qeverisje të këqija!së treti:në mediat botërore është bërë model, për kryeministrat apo presidentët te krahasueshëm me Rusveltin .Pikëpamjet e Rusveltit .Mbron me fanatizëm idenë se shteti duhet të ruajë një rol të rëndësishëm në ekonomi qoftë edhe pa ndërhyrë direkt. .  Shteti duhet të vëmendësohet maksimalisht për korigjimin e devijimeve dhe inefiçencës së tregjeve. 3.  Shteti  duhet të ndjekë e t’i përgjigjet me politike konkrete cikleve ekonomike . .  Shteti duhet te integrojë mekanizma gjenerues e garantues për tregun në mënyrë që, të ketë garanci dhe liri maksimale  të veprimit. 5.  Qeveritë kombëtare  mund të mbrojnë sektorë të veçantë të prodhimit dhe shëerbimit nga konkurenca e huaj, qoftë edhe në kohë të limituar .Kriza  e vitit 1997 në Shqipëri.Shembja e një shteti !Cilat janë arsyet kryesore që përgatitën terrenin për lulëzimin e skemave piramidale ?Kuptimi i gabuar që shqiptarët kishin për kapitalizmin ,ndërkohë që Shqipëria filloi të vlerësohej si një eksperiment laboratorik. Mungesa e instrumentave të institucioneve të rregullimit të tregut  e shoqëruar kjo me depërtimin masiv të kapitaleve , kryesisht në formën e investimeve  dhe transfertave të emigracionit .Dobësitë e bankave publike dhe tregjeve financiare të cilat ju lanë shumë hapësirë e lehtësi ndërmjetësve financiarë informalë .Bursa e Tiranës që mund të ishte një element I rëndësishem në qarkullimin formal të kapitaleve u hap zyrtarisht në maj të 1996, ndërkohë që u tregua mjaft e dobët në tërheqjen dhe qarkulimin e kapitaleve ,hapja e bursës mbeti vetëm një xhest  formal.Konpanitë rentiere nuk deklarojnë burime të të ardhurave të tyre ndërkohë që nuk paraqisnin as një bilanc për kreditë apo interesat që jepnin .Edhe pse disa kompani vepronin si banka ,aktiviteti I tyre finaciar nuk I nënshtrohej ligjit dhe supervizionit bankar apo detyrimeve për një liçencë zyrtare,konsiderohej si një marrëveshje e përbashkët ndërmjet një huadhënësi e një huamarrësi siç parashikohet në kodin civil të Shqiperisë .Bankat shqiptare njoftuan zyrtarisht për natyrën piramidale të firmave e shoqëruar dhe me Ministrin e Financave në tetor 96’ duke paranjoftuar publikun për rreziqet që paraqiste kjo veprimtari financiare.Pse kjo situatë nxiti akoma me shume euforinë e publikut shqiptar drejt këtyre firmave?Kriza Greke dhe Efektet e saj mbi ekonominë shqiptare..Dr.  Veronika Durmishi. “Liria financiare e pakufizuar dhe e               pakontrolluar

rreptësisht me mekanizma dhe instrumenta efikase – mund të prodhojë kriza”  Adrian Civici. Shkaqet dhe indikatorët e krizës greke. Deficiti buxhetor:  12.7 % ( kriteri 3 % )Borxhi publik: 300 miliarde euro.Borxhi ne % ndaj PBB-se:160 %( Kriteri 120 %).Papunesia: 26 % e forces aktive te punes .Importet 2 here me te medha se eksportet .Inflacioni arriti 5.1 % (sipas BQE 2 %).Punonjesit jane paguar 14 paga (12 ).Shuma te medha per pensione te parakoheshme .Kosto e evazionit fiskal: 20 miliarde $.Kapitale te zhvendosura nga Greqia rreth 10 miliarde euro.Statistika buxhetore te kamufluara . Mbi sigurine e depozitave (efekti minimal).Situata nxitese te gjendjes se panikut bankar ne popullate.Mbi kreditimin e ekonomisë shqiptare (reduktimi i kredive ).Mbi investimet në sektorin bankar (rritje e depozitimeve nga kthimi i emigranteve).Ne periudhen 2007-2010, BSH rriti 3 here normen baze te interesit, duke ndikuar keshtu ne oferten monetare, kreditimin dhe normen e inflacionit ne vend. IHD- greke jane 22% (2012 ) të IHD-ve në Shqiperi nga 45 % (2010 ) ose e vleresuar ne  1.2 miliarde euro.Rane ndjeshëm investimet qeveritare  greke në Shqipëri .Eksportet e Shqiperise ndaj Greqise jane ulur, po ashtu dhe importet.Ne kushtet e krizes kompanite greke kane me pak burime financiare ne dispozicion per te investuar ne Shqiperi . Rënia e ritmeve të rritjes ekonomike në Greqi rrit papunësinë dhe varfërinë, e cila prek edhe emigrantët shqiptarë . Në bankat në Greqi janë miliarda euro kursime te shqiptarëve, të cilat duhet të mbrohen nga inflacionet e larta.Rritja e ndjeshme e taksave ne Greqi do beje me të vështire qëndrimin e emigranteve në Greqi.Kthimi masiv i emigrantëve ne Shqiperi do të sjell vështiresi ne punësim. Greqia behet kercenuese per: Spanjen, Portugaline, Italine etj. Në rast falimenti, sistemi bankar europian do të duhet të rikapitalizohet.     Gjermania dhe Franca mund ta përballojnë rikapitalizimin e bankave të tyre me buxhetet e veta, por vendet e tjera ndoshta do të duhet të kërkojnë ndihmë jashtë vendit.   Ndikim ka mbi monedhen euro, kredite ne pjesen me te madhe jane ne      euro, investimet kryesore jane ne euro.   Nga 2010, Greqia ka përfituar nga “trojka” 270 miliardë euro.   “Kemi marrë vendimin t’i përkasim  një bashkimi monetar.Ky është një vendim jo vetëm monetar,  por edhe politik, do të ishte katastrofike nëse i thoshnim një vendi    që ka vendosur të jetë bashkë me ne  se nuk të duam më” -deklaroi Merkel.   në një intervistë  për rrjetin televiziv BBC.

 

Filed Under: Sociale Tagged With: Gezim Llojdia, Rof. Dr. Adrian Civici, Universiteti Pavaresia, Vlore

OHRI, ISHIM NE

May 23, 2013 by dgreca

 (“Nëse ka burrë ose grua të krishterë që do të më japë fjalën se nuk do të flasë më shqip në shtëpinë e tij, të ngrihet e të ma thotë, sepse unë do ia fal të gjitha mëkatet që ka bërë që nga dita e lindjes. – ”Shënjtori ”grek Kozma Etoliani).

      Nga Fahri Xharra/

Ne foto: Kisha e Andrea Gropës  /                              

Tokat tona të  lashta  janë dëshmitare të historisë sonë të lashtë .Historia e këtyre anëve nuk mund të shkruhet ndryshe veç se me ne dhe me ata që erdhën nga dreqi i mallkuar dhe na mbetën në pragun e shtëpisë dhe vazhdimisht mundohen të na zhbejnë e mbi këtë histori të shkruajnë “historinë” e tyre e cila nuk është asgjë tjetër vetëm se një plagjiaturë e asaj që ka ndodhur  me shekuj e mileniume më pare. Kjo vlenë edhe për atë tokë të Ilirisë së lashtë të coptuar dhe të banuar nga ardhacakët. Banorët e herëshëm të rreth Liqenit të Ohrit ishin Dasaratet dhe Enkelejt. Qyteti i ka gjurmët edhe  të Mbretit Filipi II i Maqedonisë.E nëse flasim për t`ahtuquajturën Kështjella e Mbretit bullgar Samuilit ,dihet që ajo është mbindërtuar mbi një fortofikatë të shekullit  të IV-të prK.

Gjatë pushtimeve romake të shekujve 3 dhe 2 prK, përmenden  Dasaretet dhe Dasaretia  si dhe qyteti Lychnidos në brigjet e Liqenit të Ohrit. Uji i tij ishte aq i kaltërt  dhe i pastër  që në shënime gjendet si  Lacus Lychnitis . Ishte përbrinj rrugës Egnatia që e bashkonte portin e Durrësit ( Dyrrachion) me Bizantin. Kërkimet arkeologjike ( Polyconch Basilica shek V)dëshmojnë pë përqafimin e herëshëm të krishtërimit bë këto anë. Kush ishin të krishterët e pare ? Sllavët na e prishën “ qetësinë”  rreth shek VII-të , kurse Bullgarët e pare e pushtuan qytetin rreth vitit 867. Gjatë sundimit bullgar  ,Ohri ishte kryeqyteti i Perandorisë Bullgare, si dhe nga vitet 990 e deri në 1018 Ohri njihej edhe si “Patriarkati Bullgar” Pas pushtimi Bizantin , çdo gjç kaloi ndër Partiarkanëen Ekumenike të Konstantinipojës….

 Familja princërore e Gropajve  del që në vitin e largët 1218 (tetë shekuj përpara) në histori. Këtë e kemi nga një dokument i zbuluar nga Akademia e Shkencave e Berlinit, që flet për të dhe një nga prekursorët e saj Sevasti Andrea Gropa. (Titull i një ofiqari bizantin që vjen menjëherë pas perandorit). Rreth gjashtë dekada më vonë del prapë një Pal Gropa në vitet 1272-1273 në tentativa me Anzhuinët, i cili flet jo vetëm në emër të vet, por në krye të një grupi bujarësh shqiptarë.

 Andrea Gropa tjetër më pas do të jetë dhëndër i Andrea Muzakës, i dinastisë tjetër princërore fqinje me ta, dhe së bashku do të mundnin Marko Kralin, njeri i mbretit serb Stefan Dushanit, dhe princi Muzakaj do tu bashkojë zotërimeve të veta Kosturin, ndërsa princi Gropaj do tu bashkojë feudeve të veta qytetin e Ohrit. Kjo në mesin e shekullit XIV. Stefan Dushani do ta linte kokën e vet duke kaluar lumin Devoll, zotërim i Muzakajve. Gropajt dhe Muzakajt, dy familje të fuqishme feudale të Shqipërisë lindore do të hynin në histori si armiq të betuar tradicionalë të serbëve, si antiserbë të deklaruar.( Dr.Laurant Bica)

Natyrisht prezenca e fisnikërisë nuk është një fenomen thjesht shqiptar në mesjetë, por mbareuropian e më gjerë botëror. Fisnikëria apo klasa drejtuese, kjo shtresë e shoqërisë shqiptare të mesjetës, përfshi dhe atë të një regjioni të caktuar, nuk binte më poshtë se ajo europiane, ose më mirë të themi nuk dallohej aspak nga ajo, ishte në të njëjtat parametra, bile duke marrë parasysh që ishte pjesë e aristokracisë së Perandorisë Bizantine, e cila arriti majat e një qytetërimi të shkëlqyer në kulmet e saj; në shumë drejtime ia kalonte asaj europiano-perëndimore.

Kush ishin të krishterët e parë ? Shqipatarët.Në fillim si katolik e pastaj edhe si ortodoks. Ardhja e sllavëve i gjeti shqiptarët këtu ; me kulturë dhe histori të tyre. Shqiptarët iu mësuan atyre fenë dhe besimin në zot. Shqiptarët ishin ata që iu treguan  sllavëve se si lutet zoti  ,se si besohet në zot. Por sidoqoft , rrethanat historike ndryshuan  edhe ne u ndryshuam me ato … Dhe tani ,neve na duhet të  ”luftojmë” me penë për të bindur së pari mohuesit tanë e pastaj edhe ata të huaj se edhe ortodoksia  së pari ishte e jona.

” Në një kohë kur Vuk Brankoviqi  e pushtoi Shkupin ( 1377) , Ohrin e sundonte shqiptari Andrea Gropa ”( A. Mihajliç , f.170)

Andrea Gropa dhe familja Gropa , ishte një vazhdimësi shqiptare në Ohër dhe në tokat tona të FYROM-it të sotëm . Por përveq sundimit shqiptarët ishin e dhe ndërtuesit dhe themeluesit e objekteve të kultit Ja se çka shkruan Bogumil Hrabak ,me ironinë dhe dëshirën  e tij për përvetësim (Bogumil Hrabak ” Širenje arbanaških stočara po ravnicama ..): ” në pasuritë e Manastireve të Maedonisë Veriore- Arhiljevica ( Preshevë -Kumanovë) , Shën Gjergji ( afër Shkupit) , Manastiri i Tetovës , Kisha e Shën Gjonit (Shtip) ,shqiptarët ishin element kolonizues dhe si ardhacak mirreshin me bujqësi , kurse Arbanasi  progon Zgura ishte themeluesi i Kishës në Ohër. Progon Zguri nga viti 1295 ne Ohër dhe rrethinë ka qenë një Heterijark për të cilin edhe sllavet shkruanin se ishte shqiptar ( arbanas) , dhe sipas ketyre dokumenteve mundemi lirisht te themi qe Kishat ne (ne kete rast) Oher dhe rrethine jane Shqiptare ..

Disa fakte nga historianët Sllavë:( fotoja e mëposhtme arberiaonline.com)

 Kurse në Arkivin  e Maqedonisë gjendet ky dokument që shkruan se Progon Zguri e ndërtoi Kishen në Ohër me 1295.Jeriçek shkruan se se Progon Zguri ,me 1295 si heteriark i madh që ishte e ndërtoi në Ohër…

 Të vazhdojmë me familjen Gropa: ”Më 1389, në krah të Teodor Korona Muzakës, do të luftonte dhe një fisnik Gropaj në betejën e famshme të Kosovës, të kolacionit ballkanik kundër invadorëve osmanë. Kështu do t’i shohim krah për krah Muzakajt e Gropajt në histori të pandarë nga njëri-tjetri. Zaharia Gropa do të ishte, si të thuash, në periudhën skënderbejane, mesin e shekullit XV, ministër i jashtëm i kryetrimit Skënderbe, do të shkonte me misione të caktuara në Itali, Romë, Venedik, Raguzë, dhe do të dallohej jo vetëm si diplomat, por do të ishte një ndër dy gjeneralët më të shquar të tij në betejat për 25 vjet rrjesht me osmanllinjtë.”

Dhe çka është më e rëndësishme  ”Gropajt kanë qenë suzerenë të Patriarkanës së Ohrit, përsa kohë ekzistoi ajo deri në vitin 1767, kur ajo u mbyll nga Patriarkana e Madhe e Kostandinopojës. Patriarkana e Ohrit ka qenë nën mbrojtjen dhe kontrollin e tyre, dhe në shumicën e saj patrikët e saj kanë qenë të gjakut shqiptar.”

* E falenderoj arberiaonline.com , për ndihmën e dhënë

 1.Велики жупан у Лексикон српског средњег века, приредили С. Ћирковић и Р. Михаљчић, Knowledge, Београд 1999.

2.Marko Šuica, „Nemirno doba srpskog srednjeg veka“, Beograd, 2000.

3.Rade Mihaljčić (1975). Kraj Srpskog carstva. Srpska književna zadruga.

Filed Under: Histori, Kulture

LIBRI “HERBARE NJEREZORE” I SHKRIMTARIT VULLNET MATO, NJË EKSPOZITË NDJENJASH, PLOT NGJYRA

May 23, 2013 by dgreca

Nga Vjollca Tiku Pasku/

Kam gëzimin dhe kënaqësinë e veçantë të jem lexuesja e parë e këtij libri të ri të mrekullueshem të shkrimtarit Vullnet Mato. Nje ekspozite ndjenjash plot ngjyra shpalosen ne këtë  përmbledhje me tridhjetë  tregime. Pllakata të arta mesazhesh, të ekspozuar si në një galeri artesh ku pasqyrohet përvoja e thellë e njohjes së jetes njerëzore. Çdo tregim shfaq një botë universlale më vete. Çdo personazh shfaqet me frymen e tij individuale, duke kaluar para një ekrani grafik me frymën dhe karakterin e tij te veçante, duke qenë rob ose hero i mendimeve të tij, i patosit, i çiltërsisë, i dashurisë njerëzore, duke sjellë grimca, origjinale nga ngjarjet madhore të jetës.Damarët dhe indet e mendimeve, shtrihen në shumë segmente rrugësh dhe hapesira të jetës, duke shpalosur edhe fatet e dhjetëra personazheve që gelojne brenda ketij libri te shkruar me nivel mjaft të lartë artistik, nga ky autor i mirënjohur i letrave shqipe.
Jeta ka ligjet e saj të patolerushme, të cilat, nëse nuk zbatohen, fati i njeriut është tragjik. Në tregimin “Dashuri brenda varrit” fjalet e gruas se viktimes, janë si bisturi në plagët e hapura të një rrethi të tërë familjar. Autori shpalos idenë, se zgjedhja e njeriut për të bashkëjetuar, bëhet vetëm një herë dhe kjo para martesës. Kush nuk di të zgjedhë në atë kohë atë që i duhet, pas martesës zgjedh ose shkatërrimin e familjes, ose vdekjen… Ose siç cilësohet nga fjalet e nënës “..Martesa duhet të kuptohet si e shenjtë!” Një ngjarje e zymtë kjo, e cila ka përbrenda thellësi dhe peshë të madhe mendimi që të impresionon.
Dora e prozatorit Mato nuk denon, por lë të kuptohet nga vetë ne lexuesit. Se mungesa e ndjenjes së dashuri, është mungesa e një ushqimi shpirtëror që nuk mund të zëvendesohet me asgjë, por që edhe paga e zhgënjimit prej saj, është tragjedia. Mendja impulsive e njeriut, shpesh është tepër e ndjeshme…me një kthesë 360 gradë. 
Tek “Shëmtaraku Misterioz” fjalët e Shanies: “Mua, moj motër, nuk më duhet bukuria që kam vetë, më duhet burrëria, mençuria dhe besnikëria, në atë masë, që e ka Fatmiri, por sidomos shpirti i tij i bukur e fisnik me të cilin ndjehem fare mirë.“ Deklarata e saj është si uji i freskët që spërkat me ndjesi karakteret njerezore, për të fituar edukimin, rritjen dhe ushqimin e filozofisë së vetë jetës.
Stili i fuqishëm individual i këtij krijuesi është unik. Ai luan me harpen emocionale në harmoni me personazhet e tij, duke krijuar nje akord magjepsës, që të lë shijen e një muzikaliteti prej dore të artë. Drita vibruese e shpirtit të tij të talentuar depërton brenda psikologjisë së shpirtrave, duke u bërë një edukator i tërthortë i tyre. Dora e këtij krijuesi është si vetëtima, që shkruan në të gjithë hapsirën e horizontit dhe ndriçon universin njerëzor. Një zbulesë e rëndësishme në tregimin “Dashuri Mizore” është zhgënjimi në dashuri, si rezultat i mosedukimit femëror dhe hapave të hedhura keq në fillimet e jetës së një vajze. Akti që zgjodhi personazh kryesor, ishte të vuante në një jetë të rrenuar shpirtërisht, pa dritën e dashurisë së vertetë. 
Tregimet e shkrimtarit të afirmuar në këte gjini, Vullnet Mato, kanë nje paisje elektrike të padukshme, që rrezatojnë dritë mbi shpirtin e errët, mbi sytë e realitetit dhe në vetë jetën e secilit nga ne. Ato të bëjnë hërë të mendohesh thellë, herë të tronditesh dhe herë të buzëqeshesh me veten. 
Në mbyllje të këtyre reshtave, që më nxiten leximet e tregimeve të tij, dua të them se dora e këtij gjeniu, ka shkëlqyer prej vitesh në letërsinë shqiptare, me burimin e pashtershëm të talentit të tij të spikatur. Urime këtij meteori vezullues shqiptar, që mund të konkurojë edhe pena botërore në yjesitë letrare.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Vjollca Tiku Pasku, Vullnet Mato

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5432
  • 5433
  • 5434
  • 5435
  • 5436
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT