• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

As Parajsen tuaj nuk e duam!

April 28, 2020 by dgreca

Timeo Danaos et dona ferentes (Ruhuni nga greket madje edhe kur sjellin dhurata)/

Opinion nga Sadik ELSHANI/*

Ka disa jave e muaj qe Kosova, si gati çdo vend tjeter i botes jane dukje u ballafaquar me shume sfida qe vijne si rrjedhoje e Coronavirusit, apo Covid – 19, siç eshte i njohur ne terminologjine mjekesore dhe ne ligjerimin publik. Disa vende jane duke e ballafaquar pak me lehte e disa te tjera pak me veshtire. Ne rrethana te tilla secili vend ka nevoje per ndihmen e njeri – tjetrit ne forma te ndryshme: ndihme ne pajisje mjekesore, teste, ndihma financiare, kembim pervojash, etj. Sidomos vendet fqinje duhet te bashkepunojne sa me ngushte, t’i bashkerendojne masat qe duhen marre e te ndihmojne njeri – tjetrin. Dite me pare Serbia i “dhuroi” Kosoves 1000 teste per Covid – 19 dhe Kosova i pranoi. Ky veprim ngjalli nje reagim, nje dileme: nje pjese e popullates, zyrtareve e figurave publike u pajtua qe ketu nuk ka asgje te keqe – fqinji i ndihmon fqinjit ne rast fatkeqesie. Ndersa nje pjese tjeter me hidherim u shpreh se ndihma kurrsesi nuk ka qene dashte te pranohej. Keto reagime mjaft emocionale jane te kuptueshme, sepse kjo “ndihme” vinte nga Serbia, vend me te cilin shqiptaret ne pergjithesi dhe Kosova ne vecanti kane nje pervoje te hidhur shumeshekullore. Tragjedite qe Serbia i ka shkaktuar popullit tone, deri ne perpjekjet per crrenjosjen e tij nga trojet e veta dhe nga faqja e tokes, jane te dokumentuara mire dhe nuk eshte nevoja qe te perseriten edhe nje here ne kete shkrim. Eshte nje ceshtje e ndjeshme dhe kuptohet qe udheheqja e Kosoves ka qene ne nje gjendje pak te veshtire: Te mos i pranosh, nderkombetaret do t’i akuzonin ata se, ja shqiptaret nuk duan t’i permiresojne marredheniet me Serbine, e refuzojne edhe kete “ndihme” humanitare. Nderkombetareve u duhet perseritur disa gjera se ata “harrojne” shpejt. U duhen perkujtuar krimet makabre te Serbise ndaj popullsise shqiptare. Plaget ende jane te fresketa, ende nuk jane zene, ende pikojne gjak. Sikur te ishte ky nje gjest i pendeses se Serbise per veprimet e tyre, pas disa hapave qe ata ka qene dashte t’i ndermarrin per normalizimin e marredhenieve ne mes te dy vendeve, dy popujve, atehere kjo nuk do te ishte nje çeshtje kunderthenese (kontraverse). E disa nga keta hapa duhet te jene:

  1. Serbia duhet te kerkoje falje publike, dhe jo vetem per ta lagur gojen, por duke treguar me vepra konkrete.
  2. Duhet t’i pranoje e t’i denoje te gjitha krimet qe jane kryer ndaj shqiptareve.
  3. Duhet t’i arrestoje e t’i nxjerre para drejtesise te gjithe kriminelet qe kane kryer krime ne Kosove
  4. Te angazhohet per fatin e te pagjeturve.
  5. T’i paguaje te gjitha demet e luftes, materiale e shpirterore
  6. Te heqe dore nga Kosova dhe ta njohe ate si shtet te pavarur.

Pasi t’i kete ndermarre keta hapa e disa te tjere, atehere mund te bisedohet per ceshtje te tjera. Te gjitha lufterat, konfliktet perfundojne nje dite, por ka nje ecuri sesi permbyllet ky kapitull.

Siç edhe eshte pritur Serbia kete veprim te sajin e perdori ne mbledhjen e fundit te Keshillit te Sigurimit si nje mjet propagandistik per ta zbutur imazhin e saj, per t’i treguar botes se eshte per fqinjesi te mire me Kosoven e shqiptaret, brerngoset per fatin e tyre ne keto dite te veshtira, gje qe eshte jashte çdo realiteti objektiv. Nena ime, ndjese past, e thoshte nje fjale: Nje emire qe te permendet, nuk te duhet. Kur vdiq dr. Ibrahim Rugova ne janar te vitit 2006, presidenti i atehershem i Serbise, Boris Tadiq, shprehu deshiren qe te mirrte pjese ne vorrim, por familja e dr. Rugoves me shume fisnikeri i ktheu pergjigje se, tani nuk ishte koha per kete.

Timeo Danoas et dona ferentes (Ruhuni nga greket madje edhe kur sjellin dhurata)

Seq m’u kujtua kjo fjali nga Eneida e Virgjilit: Timeo Danaos et dona ferentes, fjali qe e kishim mesuar dikur ne shkolle ne oren e historise, e qe do te thote se, duhet patur kujdes nga armiqte qe ju sjellin dhurata, sepse mund ta punojne nje hile, mashtrim, dredhi. Te gjitheve na kujtohet Kali i Trojes qe greket e kishin lene para dyerve te Trojes. Trojanet duke besuar se ishte nje dhurate nga Zoti, e fusin brenda kalin e drunjte ne te cilin ishin fshehur luftetaret greke dhe dihet mire sesi perfundoi ajo histori. Prandaj, edhe ne duhet te jemi te kujdesur ndaj kurtheve serbe ne forme te ndihmave, dhuratave. Atyre u duhet kujtuar gjithmone se para se t’i pranojme dhuratat e tyre ata duhet t’i kryejne disa detyrime tjera qe i cekem me lart ne kete shkrim. Me nje ton diplomatik, me nje refuzim estetik u duhet thene: Ju faleminderit per dhuraten tuaj, nuk po e refuzojme, por, ja, qe ne kete çast nuk mund ta pranojme. Tani sa i perket atyre testeve, ajo pune ka mbaruar, por duhet te jemi te kujdesshem ne te ardhmen, sepse kjo nuk do te jete hera e fundit qe ne do te balafaqohemi me provokimet e tyre. Edhe pas gjithe atyre krimeve te kryera ne teritorin e ish Jugosllavise, ata ende po mundohen qe ta paraqesin veten si viktime, si te pafajshem. Dhe deri diku jane duke ia arritur qellimit te tyre.

As Parajsen tuaj nuk e duam!

Me duket se me kete teme lidhet mire edhe nje rrefim qe shpesh e kemi degjuar nga babai yne i ndjere, Avdyl Elshani. Populli yne ka nje pervoje te hidhur me serbet dhe me Serbine, prandaj kjo pervoje nuk duhet te anashkalohet, harrohet, por duhet patur gjithmone parasysh. Gjyshi im, Muharrem Shaqir Elshani, ka qene i verber ne te dy syte, por ka qene nje burre shume i mencur, trim, atdhetar e arsimdashes. Ne Shiroke, nje rrafshnalte ne te dale nga Suhareka/Theranda, ne drejtim te Prizrenit, ka qene nje pus shume i thelle. Ne ate rrafshnalte, ne mes te dy Lufterave Boterore, kane qene te vendosur disa kolone serbe e malazeze dhe ai pus ishte ndertuar gjate asaj kohe (me siguri nga shqiptaret). Gjate viteve 1941 – 1944 kur Kosova ishte bashkuar me Shqiperine dhe ishte vendosur administrata shqiptare, nuk e di se per çfare arsye, por shqiptaret e kishin mbyllur ate pus. Nje grua serbe, Jella, te cilen e kam njohur kur kam qene femije, gjate nje bisede i kishte thene gjyshit tim: “Hemo, ju shqiptaret jeni te poshter”. Gjyshi i ishte pergjigjur: “Pse, çka te kemi bere”?! Jella ishte pergjigjur: “Te gjitha, te gjitha, po pse e mbyllet pusin ne Shiroke”? Atehere gjyshi i ishte pergjigjur me nje ze te prere:” Oj Jella, edhe Xhenetin (Parajsen) ju na paçi lene, ne as Xhenetin (Parajsen) tuaj nuk e duam”! Aq e hidhur ishte pervoja me serbet, aq te padurueshme ishin vuajtjet, aq e tmerrshme ishte jeta, aq te renda ishin krimet!

Te shpresojme se nje dite edhe ky konflikt shumeshekullor do te permbyllet, ashtu siç kane perfunduar shume konflikte te tjera gjate gjithe historise njerezore, por per kete ka nje ecuri, qe Serbia nuk eshte duke e ndjekur si duhet ne kete çast. Ne nderkohe, duhet te jemi te kujdesshem, edhe atehere kur serbet na sjellin dhurata.

Philadelphia, 27 prill, 2020

*Sadik Elshani eshte doktor i shkencave dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Filed Under: Analiza Tagged With: dhuratat

APOLOGJIA E KOMUNISTIT ANTIKOMUNIST ZEF MALA

April 28, 2020 by dgreca

Nga K. P. TRABOINI/

 Fare pak flitet për një figurë që është anatemuar e mallkuar aq shumë në të gjallë të vet, një kalvar i vërtetë i shkaktuar prej “të vetëve”, bashkëidealistët e komunizmit, flitet pak ose aspak për deziluzionet historike me qënë se ne si shoqëri shquhemi për dritëshkurtësi dhe harrim. Është Zef Mala ai i ka sjell Shqipërisë një dem kolosol e të pa riparueshem mbase për një shekull me krijimin e grupit të parë komunist. Por ndoshta është ndër të vetmit pendesëtar të ideologjisë utopike, ndërkohë vrastare, duke thënë se, neve që sollëm farën e komunizmit në Shqipëri kurrë nuk do të na falë populli shqiptar. Problemi është se, përderisa po reabilitohen e lartësohen gjithçfarë soj plehrash në historinë tonë, që i kanë bërë gjëmën këtij vendi duke e përgjakur, pse duhet të lënë pas dore Zef Malen? Ky vend ka një dashuri përverse me varret e pushtuesve dhe tradhtarët e vet që e kanë katandisur si mos më keq të mjerën Shqipëri. Jepini pak lavdi edhe këtij Zefit të vogël dhe erudit ….se të paktën ai e pagoi me vuajtje deri sa edhe vdiq në burg prej shokëve të vet të idealit komunist të cilet u treguan mizorë ndaj atij që e pruri i pari flamën e idealit të tyre mjeran në Shqipëri, pa patur nevoje t’ia delegojnë pejanit Ali Kelmendi që nuk kishte asnjë influencë në Shqipëri vec bridhte si muhaxhir sa në Rusi në Francë ku dhe gjeti vdekjen pas një operacioni në stomak, por mjekët nxorren si shkak tuberkulozin se ishte hjekakeq ndërkohë Zef Mala përballej me dinjitet me gjyqet e qeverisë zogiste që e dënoi me 10 vjet burg. E dënuan dhe italianët në vitin 1939, sepse ishte një antifashist i vendosur, por arratiset nga burgu. Merret me veprimtari antifashiste në Shkodër. E arrestojnë sërish dhe meqë e  konsiderojnë element të rrezikshëm për fashizmin e dërgojnë per vuajtjen e dënimit në ishullin Shën Stefanit nga viti 1940-1943. Megjithese Zef Mala ishte me lëvizjen antifashiste në Pezë, Enver Hoxha gjeti vend e kohë të udhëzonte Nako Spirun më 4 prill 1944 që të ekzekutonte Zef Malën, por ketë veprim e konsideruan të nxituar dhe nuk ja zbatuan urdhërin.  Sa kohë që ishte Tuk Jakova ndër udhëheqësit e  Partisë Komuniste, Zef Mala kishte arritur ti shpëtonte persekutimit, por me rënien e dënimin e Tuk Jakovës, komunistin katolik shkodran nuk kishte më njeri ta merrte në mbrojtje nga urrejtja që kishte Enver Hoxha për të. Por jo vetëm për Zef Malen e Tuk Jakovën që i anatemonte herë pas here në fjalime delirante, por edhe për mbarë katoliçizmin shqiptar ndaj të cilit ushtroi gjenocit të egër, por që nuk konsiderohet i tillë nga pinjollët e monizmit, që kanë zënë vend në Akademi e Institutet shqiptare si historianë. Sikur të kenë edhe ata të njëjten urrejtje si Enver Hoxha ndaj eruditit Zef Mala dhe katolikëve në përgjithësi. Më këtë urrejtje patologjike enveriste është e natyrshme që Zef Mala te denohej. Ne periudhen partneritetit terrorist e dyshes Enver – Koçi Xoxes Zef Mala arrestohet e burgoset si anti sllav. Zhdukja e Koçi Xoxes në rivalitet me Hoxhën,  sikur e lehtësoi pak sa gjendjen e  Zef Malës që e nxorrën nga burgu. E caktojnë drejtor të Arkivës së shtetit kur bëri një punë shkencore plot pasion në mbledhjen e skedimin e materialeve historike sa mund të konsiderohet themelues i Arkives së Shtetit Shqiptar. Por kjo nuk mund të shkonte gjatë sepse urrejtja e hienes Enver Hoxha e ndiqte hap pas hapi. I mbetur pa mbrojtje, për Zef Malen rinisi kalvari i burgjeve të komunizmit që e çuan deri në verbim dhe vdekje në moshën 64 vjeçare, më 31 dhjetor 1979. Dhe e dini me sa vite burg është dënuar në jetën e tij Zef Mala, plot 60 vjet. Të cilat po ti bënte të plota duhet të ishte burgosur që kur ishte 4 vjeç në lagjen “Skanderbeg” të Shkodrës. Në urrejtjen patologjike ndaj tij bashkoheshin pushtuesit, fashistët, komunistët, enveristë, titistët dhe stalinistët. Të gjithë kundër Zef Malës që ishte i pari që përhapi e organizoi celulat e para komuniste në Shqipëri, veprim për të cilën ai me bindje të plotë mallkoi veten. E kam taku e kam fol me të rastësisht në Gjirokastër tek Hotel Sopoti, pa e ditur kush ishte ai plak i vogël me pallto të zezë e me gjyslykë të trashë si xham kavanozi. Kur po regjistrohesha për hotelin, nënpunësi brenda sportelit me pyeti: A e di me kë fole. Jo i thashë. Ke folë me revisionistin Zef Mala. U preva e mendova mos ishte ndonjë rreng spinesh. Gjirokastriti qeshi e me tha se është i mbaruar. Nuk merret njeri me të. Por në të vërtetë nuk shkoi as viti dhe u muar vesh se e kishin arrestuar dhe kishte vdekur në burg i mjeri. Enveri kishte dëshirë të shfrenuar me i pa të vdekur shokët e idealeve komuniste. Ishte pikërisht ai, diktatori, i cili përpiqej ta terratiste emrin e Zef Males duke mos i dhene anjë atribut veç titullimit tipik armik i partise dhe antimarksist i çoroditur. Ndikuar prej kesaj flame, shpesh shtrohet pyetja, Zef Mala apo Qemal Stafa? Për të plotësuar njohurit rreth G.K.SH. (Grupi komunist i Shkodrës) po shtojmë se ka një keqkuptim mbi rolin e Qemal Stafës në grupin komunist të Shkodrës. Qemali ka qenë një çunak gjimnazi kur Zef Mala kishte kishte nisur të përhapte idetë komuniste në Shqipëri. Zef Mala e ka afru në G.K.SH. gjimnazistin Qemal Stafa në vitin 1937, kur Qemali ishte 17 vjeç. Por propoganda enveriste meqë donte ta ulte figurën e Zef Malës. Ndërkohe që shkrimtari Petro Marko e vlerësonte Zef Malen si “mikun im i dashur Zef Mala, njeri shumë i kulturuar, sistemi pra nxirrte njoftime mashtruese sikur grupin e drejtonte Qemali dhe furrtari i pa shkollë Vasil Shanto. Zef Mala ishte intelektual, njohës i shumë gjuhëve, kishte bërë dy vite universitet në degën e filozofisë në Austri, botues revistash e gazetash, ndër më të njohurit e kohës së vet, botues i broshurës së parë komuniste në Shqipëri “Buletini jeshil” në 2 numura. Në fund të fjalës, kur Zef Mala hartonte programe dhe shkruante artikuj e analiza për kontraditat në shoqërinë shqiptare, Qema Stafa sajonte hartime shkollore. Dhe mediokrrit e komunizmit, një thënie të një shkrimtari të madh gjerman, F. Shiler, të rekomanduar nga mësuesi Skënder Luarasi si temë hartimi, ende ja atribuojnë Qemal Stafës. Kësaj i thonë kodra mbas bregut. Prandaj jepini Zefit çfarë i takon Zefit dhe Qemalit çfarë i takon Qemalit. Le ti fryjnë e shfryjnë sa të duan megafonët e ndryshkur të politikës, të dyve kusurin ua ka dhënë historia. Mësimin dhe pësimin. Aq me tepër kur Zef Mala me dinjitet ka pohuar atë që të tjerët as nuk kanë patur guximin ta mendojnë. Po cili ka qenë konkluzoni i jetës së Zef Malës? E thotë vetë ai si testament historik që ja vlenë ta kujtojmë e të mos e harrojmë: “Ne, që kontribuam në përhapjen e kësaj kolere të zezë, e cila lindi zi, lot, gjak dhe helm brenda zemrave të njerëzve e u solli shumë vuajtje, jemi ata që duhet të gjunjëzohemi dhe me zemër të hapur të kërkojnë falje”. Askush me shumë e më mirë se Zef Mala, me idealet e rreme e pësimet e disfatat që pati në jetë,  nuk e kuptoi çfarë në të vërtetë ishte thelbi i komunizmit:  kolerë, zi, lot, gjak, helm në zëmrat e njerëzve e popujve që hoqën kalvarin e dhimbjeve pa mëshirë e pa cak.

Filed Under: ESSE Tagged With: Kolec Traboini

Luftëtari i Nju Jorkut që mundi Coronavirusin kinez

April 28, 2020 by dgreca

Bisedoi Keze Kozeta Zylo/

IMER LAÇAJ: Diten e pestë rreth orës 1:00 të natës fillova të perjetoj vështirësi në frymëmarrje dhe mungesë të pamjaftueshme oksigjeni. Arritja e ambulancës më shqetësoi shumë.  Në atë moment mendova se mbarova, dhe nuk do kishja mundësi të shikoja më familjarët e mi.)  

Z. Imer Laçaj, Ju jeni në ditën e tretë që keni mundur plotësisht Corona Virusin Kinez, ku ju vuajtët me dhimbje i shtrirë në shtrat nga pasojat e tij.  Mund të na i përshkruani këto ditë të vështira?

Faleminderit znj. Kozeta! Unë fitova mbi këtë përbindësh të rrezikshëm që nuk njeh moshë dhe është i pamëshireshem ndaj njerëzimit. Përfitoj nga rasti të shpreh falënderime të sinqerta gjithë familjes sime, të afërmëve, dhe të gjithë shoqerisë për mbështetjen, mesazhet inspiruese, apo këshillat e tyre të pandërprera.  Ju u shqetësuat duke menduar rreth shëndetit dhe fatit tim, më dhatë forcë dhe kurajo për të luftuar dhe fituar, për të qenë përsëri në gjirin tuaj dhe gëzimet e ardhshme të familjes dhe të shoqërisë sonë.  

Ditët e para fillova të ndieja shenja dobësie në trup. Ndihesha i lodhur dhe fillova të kem dhimbje të lehta koke. Kjo më krijoi edhe lëvizje tensioni. I preokupuar, thërrita departamentin e shëndetit të spitalit ku unë punoj, dhe më rekomanduan të bëja testin.  Brenda 48 orëve mora përgjigjen që isha pozitiv me virusin Covid-19. Kam pasur shumë dhimble, sidomos 4-5 ditët e para. Ishte nje luftë shëndetësore për jetë a vdekje. Isha i këshilluar që duhet të lëvizja sa më shumë, aty ku isha, në dhomën time të izolimit. Nganjëherë unë ulesha në katin e parë të shtëpisë për lëvizje, por kur kthehesha për në dhomë, më duhej të zvarritesha nëpër shkallë dhe të hidhesha në krevat pa pikë force, biles nganjëherë dhe me vështirësi frymëmarrje. Kisha dhimbje shumë të mëdha në të gjithë trupin. Më dukej sikur mijëra forca të padukshme më çukisnin në trup, sikur po më bënin tatuazh dhe trupi më pickonte pandërprerje. Kokën e kisha tepër të rënduar, sa më dukej se ma kishin futur midis dy morsetave dhe vetëm e shtërngonin atë pa mëshirë, e unë nuk e lëvizja dot. Përdorja Tylenol për dhimbje koke, vitamin C, Zinc 50mg, Vitamin D3, baby aspirin si edhe Losartan për tesionin gjaku. Nuk më rekomanduan asnjë ilaç, për këtë virus, dhe ky fakt më shqetësonte. Gjatë gjithë këtyre ditëve bashkëshortja ime ishte në rolin e një infermireje shumë të kujdeseshme, më maste tensionin dhe temperaturë 3-4 herë në ditë. Me shumë vështirësi mundohej të më ushqente, pasi mua më kishte lënë oreksi dhe ndryshuar shija.  Arrita të haja gjysmë avocado në ditë dhe e ndieja që familja dhe shoqëia gëzohej, se merrja energji për të luftuar sëmundjen. Sigurisht që humba peshë rreth 12 Lb për një kohë tepër të shkurtër. Unë djersitesha shumë gjate natës. Arrita të ndërohesha tre ose katër here. Diten e pestë rreth orës 1:00 të natës fillova të perjetoj vështirësi në frymëmarrje dhe mungesë të pamjaftueshme oksigjeni. Arritja e ambulancës më shqetësoi shumë.  Në atë moment mendova se mbarova, dhe nuk do kishja mundësi të shikoja më familjarët e mi.  Fillimisht i thashë paramedikëve se “nuk vij” dua  të vdes në shtëpi” por  pastaj mendova pak më thellë e i thashë vehtes duhet të zbatosh rregullat. Në spital shërbimi ishte shumë i shpejtë dhe mjaft cilësor. Parametrat u normalizuan në dalje të ditës dhe ata vendosën të më dërgojnë  për kujdes të mëtejshëm në shtëpi. Po atë ditë fillova edhe një antibiotic “Azithromicyn”. Ditët që vijuan ishin edhe më të lehta. Pas ditës së gjashtë fillova të kisha ndryshime të dukshme si në ecje ashtu edhe në perdorimin e ushqimit. Mendova se e kisha fituar betejën me virusin kinez.

Si ishte trajtimi mjekësor dhe a u bë testimi në kohën e duhur?

Departamenti i Shëndetit të Spitalit ku unë punoj, më rekomandoi të lidhem me qendrën e testimit. Më bënë disa pyetje rreth shëndetit tim aktual, për të më kualifikuar që të bëja testin. Unë nuk kisha as temperaturë mbi 100 (F) or (38 C) as vështirësi në frymëmarrje.  Megjithatë nga dhimbja e kokës dhe trupit që kisha më kualifikuan për test, për të nesërmen në mëngjes në ora 10 paradite.  Bashkëshortja ime më shoqëroi tek klinika “GoHealth-Urgent Care” në lagjen time, që përfshihet në sistemin e spitalit ku unë punoj Northwell Health.  Për fat EKG dhe X-Ray më dolën mire.  Pra virusi nuk kishte arritur të prekte mushkëritë, gjë që doktori e vlerësoi shumë pozitivisht. Të nesermen mbasdite më telefonuan dhe me dhanë rezultatin se se jam “Positiv” me virus Covid-19, dhe më dhanë urdhër të vetë izolohesha për 7 ditë.

Tani ju ndiheni i shëruar, kur do filloni punë?  Si janë procedurat për një pacient të infektuar që të rifillojë punë përsëri?  Keni frikë? 

Une do të kethehem në pune me lejen e Departamentit të shëndetit të spitalit ku punoj.Ata do të më  caktojne datën, që besoj do të jetë javën tjetër.Por ne qoftëse unë nuk dëshiroj të shkoj në punë ata nuk më detyrojnë,dhe më dërgojnë në programet që quhet :”Disability”.  Por unë do të filloj punë  menjehere sa të më kualifikojnë.  Jeta ushtarake na ka mësuar mos me u shmang detyrimeve shoqërore dhe vështirësive e përgjegjësive të punës. Në spital i kemi të gjithë paisjet e nevojeshme të mbrojtjes dhe do të zbatojmë rregullat e distancës dhe të tjera orientime që vihen nga komanda qendrore e spitalit, që drjton të gjithë operacionet dhe aktivitetet e spitalit, për këtë periudhë të  Covid-19.

Ju punoni në spital, a mendonit se do të infektoheshit?

Derisa jemi te “fronti i luftës” edhe të shkon ndërmend se “mund të vritesh”.  Spitali ku unë punoj, është spitali më i madh në Staten Island, që është një nga lagjet e NYC, dhe ka një popullsi prej rreth 500 mijë banorë.  Është formuar 150 vjet përpara si infermieri dhe tani ka rreth 668 shtretër.  Është i përfshirë ne kuadrin e sistemit shëndetësor “Northwell Health”, me shërbimet më moderne bashkëkohore dhe kryen të gjitha procedurat, deri te Open Heart Surgery. Në spital unë punoj prej 12 vitesh, tek departamenti i informacionit. Nuk kam direkt lidhje me pacientët. 

Por në zyrën tonë vijnë shumë doktorë, infermierë, administrator dhe manager që kërkojnë dokumenta  dhe informacione të ndryshme.  Këta doktorë u shërbejnë pacientëve në pavionet e ndryshme me Virus, Covid-19.  Nuk mendoja se do të infektohesha, pasi dhe masat mbrojtëse në spital u morën në kohën e përshtatshme. Ne punonim me maska dhe doreza,dhe mundoheshim të ruanim distancën sociale. Nuk e di si e ku e kam marrë virusin.

A mund të punoni nga shtëpia, për të evituar konktaktet me të tjerët?

Jo. Vetë Natyra e punës time nuk më lejon që programet dhe aplikacionet kompjuterike t’i perdorim nga shtëpia.  Spitali ka investuar shumë para për t’i blerë dhe përqëndruar brenda sistemit të tyre. Unë përdor disa password dhe user name, që të kem acces për informacionin që kërkohet, është shumë konfident e duhen zbatuar me rigorizitet ligjet e shtetit amerikan dhe HIPAA.

Ju jeni zgjedhur n/kryetar i Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej Inc., Cili është vizioni juaj për të ardhmen? 

                                                                                                                                                                                                                              Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc., është formuar, më 10 dhjetor të vitit 2017, në Queesn të NYC ku kryetar u zgjodh z.Bashkim Shehu dhe n/kryetar z.Mark Qehaja.  

Në bazë të statusit të saj ne zhvillojmë zgjedhje të reja çdo dy vjet, një anëtar një votë. 

Në Dhjetor të vitit 2019, organizuam zgjedhjet e reja, ku Z. Mark Qehaja u zgjodh kryetar i shoqatës dhe unë n/kryetar i saj.  Shoqata jonë është e mbështetur në principet më patriotike të shqiptarizmit, të bashkimit të të gjithë shqiptarëve dhe të komunitetit shqiptar në diasporë për t’u ndihmuar dhe gëzuar me njeri tjetrin në harmoni, mirëkuptim dhe dashamiersi të plotë dhe me respekt reciprok për të gjithë shqiptarët, kudo që jane. Vitin që kaloi ne organizuam shumë aktivitete si patriotike ashtu dhe festive.  Edhe këtë vit ne kishim në programin tonë shumë aktivitete, por virusi kinez na ndryshoi pjesë të jetës tonë e po ashtu dhe veprimtarine e shoqatës.  Por edhe gjatë kësaj periudhe të vështirë të virusit, shoqata ka dhënë këshilla dhe informacione në faqen e saj në F/B për mbrojtjen e shëndetit të anëtarëve të saj.  Por sa të kthehemi në jetën normale, që shpresoj së shpejti, do të organizojmë më shumë takime me antarë të shoqatës, dhe aktivitete të larmishme me kuptimin që njeriu fiton mbi çdo të keqe,mbi çdo virus, ngado që vjen nga Kina apo planet tjetër.  Ne duhet të duam e respektojmë më shumë njeri tjetrin, të kuptojmë më mirë se e vetmja gjë me rëndësi ku ne duhet të përdorim energjitë tona është thjesht jeta me gëzimet e ndodhitë e saj të pashmangshme.

Cila është familja juaj?

Unë jetoj me bashkëshorten time Adelinën prej 30 vitesh. Jemi të parët shqiptarë që kemi ardhur me llotarinë amerikane si rezident te rregullt në këtë vend të bekuar. Vitet e para kanë qenë shumë të vështira. Kam pasur mbështetjen e motrës sime të dashur Zamira.  U ingranuam në jetën dhe shoqërinë amerikane me punë dhe sakrifica.  Investuam në shkolla si unë dhe bashkëshortja ime. Une mbarova CUNY college në Staten Island, fillimisht me Associate në Accounting, pastaj me Bachelor në economi dhe financë.  Kurse bashkëshortja ime mbaroi Master ne Edukim, dhe punon si mësuese në Boardin e edukimit të NYC.  Kemi 2 djem. 

I madhi ka hapur biznesin e vet në Manhattan në finance (Hedge Fund).  Kurse i vogli po përfundon studimet në një nga Universitet në Manhattan dhe duhej te gradohej këtë vit, por Coronavirus ndryshoi shumë plane.

Faleminderit!

Bisedoi Kozeta Zylo, gazetare, shkrimtare

27 Prill, 2020

Staten Island, New York

Filed Under: Interviste Tagged With: Imer Lacaj, Intervista, Kozeta Zylo

BETEJA E ITALIANËVE KUNDËR SARS-COV-2 NË LOMBARDI DHE ROLI I SHQIPTARËVE

April 28, 2020 by dgreca

Intervistë ekskluzive për gazetën Dielli e Albert Trocit, mjek kirurg në spitalin “Luigi Sacco” në Milano, Itali, dhënë gazetarit Sokol Paja. /

Kirurgu Albert Troci një mjek shqiptar që punon e jeton prej dy dekadash në Itali, rrëfen me detaje dhimbjen e vuajtjen në betejën që po zhvillon sot shteti Italian për të menaxhuar pasojat e tmerrshme nga Covid-19. Si drejtues i shëndetësisë në spitalin “Luigi Sacco” në Milano, Itali, doktor Alberti nuk lë pa përmendur edhe xhestin human të shqiptarëve që kanë ofruar shërbime restoranti e picerie për të gjithë punonjësit e shëndetësisë në Milano duke dhënë një kontribut human për ekipet e palodhura të shëndetësisë, në një betejë që goditi pa mëshirë sidomos Italinë. Lombardia krahinë e veriut të Italisë ishte i pari vend perëndimor liberal që u godit nga pandemia botërore.

SHPËRTHIMI I VIRUSIT NË LOMBARDI

Doktor Alberti tregon se në fillim shpërthimi i virusit i gjeti të papërgatitur italianët edhe pse nga Kina po arrinin informacione rreth këtij virusi vdekjeprurës. Numri i viktimave që në këtë pikë të pandemisë  ka arritur shifrën e tmerrshme 26.644,  është nga ndër më të lartët në botë pas SHBA-së. Për fat dhe si rrjedhojë e masave të marra,  në momentin që po shkruaj, kemi një trend në ulje të pacientëve të ri që preken nga virusi sars-cov-2 dhe tensioni në spital është ulur shumë. Sipas Doktor Albertit, jemi akoma me masa shtrënguese të lëvizjes së qytetarëve dhe po përgatitemi për fazën e 2-të falë indikatorëve pozitivë që po vërejmë ditët e fundit. 

MASAT E MARRA NGA QEVERIA

Nga data 8 mars e këtij viti, na shpjegon doktor Albert Troci, nga shteti italian u morën masa shtrënguese me mbylljen e të gjithë aktiviteve jo esenciale si bllokimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve, pezullimi i aktiviteteve didaktike, të ceremonive, spektakleve dhe kompeticionet sportive. Ky lockdown është ndër më të zgjaturit në kohë pas 77 ditëve të Wuhan-it në Kinë. Këto masa, sipas doktor Trocit pas kaq shumë kohe po shtypin egër indin social dhe ekonomik të vendit, por ishin të domosdoshme për të evitur skenarë edhe më tragjikë. Në spitalin ku punoj, rrëfen doktor Alberti, që nga identifikimi i rastit të parë me Covid-19 nisi riorganizimi i shtretërve. U përcaktua korridori që ne i quajme ”biokontenimento” se si të trajtohen këta pacientë nga momenti i arritjes në spital e deri tek trasferimi sipas nevojës në reanimacion. Jeta jonë si specialistë rrëfen doktor Alberti ndryshoi totalisht si brenda dhe jashtë spitalit. Unë  si shumë kolegë me specialitete të tjera, nga Kirurg, u shëndërrova në mjek që trajton pacientë me COVID-19. 

SHQIPTARËT NË LOMBARDI

Ashtu sikurse dihet tashmë, Italia ka një ndër komunitetet shqiptare me numrin më të lartë jashtë atdheut. Të gjithë shqiptarët sipas doktor Trocit, ju janë përgjigjur në mënyrë ekselente masave dhe urdhrave ekzekutivë të shtetit italian. Në luftë me pandeminë botërore shqiptarët në Milano sipas doktor Albertit u treguan shumë fisnikë. Në shumë raste shumë shqiptarë që kanë aktivitete shërbimi si restorante dhe piceri u kanë ofruar ndihmë punonjësve të spitaleve në shenjë falenderimi për punën e bërë në betejën kundër Covid-19. Një xhest shumë human që është duartrokitur dhe ka lënë një shije të jashtëzakonshme te qytetarët italianë në Milano. Një tjetër problem sipas doktor Albertit janë pezullimi i fluturimeve dhe mbyllja e kufijve. Ka patur edhe plot shqiptare që në momentin që u ndaluan udhëtimet, të cilët ndodheshin në Itali për motive të tjera, kanë mbetur fatkeqësisht të bllokuar dhe po presin që të kthehen në Shqipëri.  

KURBA E TË INFEKTUARVE NË LOMBARDI

Po të analizojmë kurbën e Italisë, sipas doktor Albert Trocit, tani jemi në ulje të bindshme të të prekurve të ri dhe R0 (R me zero) që është indeksi i infeksionit të coronavirusit është ulur nën shifrën <1 dhe ndodhet ndërmjet 0.2 dhe 0.5. Ky indikator bashkë me indikatorë të tjerë si numri i pacientëve të shtruar në spitale dhe atyre që kanë nevojë për terapi intensive (thembra e Akilit e shumë sistemeve shëndetësore në botë)  po ulet gradualisht. Indikatori që do të ulte më vonë se të tjerët është numri i vdekjeve ditore i cili në ditët e fundit edhe pse me shifra të larta po jep një lloj frymëmarrjeje. Mbetet akoma e lartë përqindja e letalitetit (d.m.th. raporti ndërmjet vdekjeve dhe rasteve pozitive) që është akoma mbi 13%.  Personat aktualisht pozitivë janë 106.103, të shëruarit 64.928. Nga personat e infektuar kemi 21.372 të shtruar në spital me simptoma dhe 82.722 ndodhen në vetëizolim në shtëpitë e tyre.

RIHAPJA DHE RIMËKËMBJA E EKONOMISË

Përgatitja për kthimin në jetë normale në Lombardi sipas doktor Albert Trocit ka hasur shumë vështirësi për të cilën qeveria ka krijuar task forcë “ad hoc”.  Jeta jonë, sipas doktor Albertit, ka qenë në këtë periudhë e pezulluar si në limbon e famshme të Dante Alighierit. Këtë radhë në vend të Virgilios ndodhet Kryeministri Giuseppe Conte i cili po mundohet të nxjerrë vendin nga ky rreth. Plani i pasqyruar është ndarë në faza. Me datë 4 maj do të nisë faza e dytë ku është e detyrueshme mbajta e maskave sa herë që ndodheni në ambjente të mbyllura ose në prezencë të personave të tjerë. Mund të vizitosh të afërmit por nuk lejohet kryerja e festave publike dhe private. Lejohet aktiviteti fizik. Më e rëndësishmja është se do të rihapet shumica e industrisë së rëndë dhe të lehtë.  Distancimi social do të mbetet pika kyce në të gjitha fazat. Mjetet publike do të kenë sinjale për distancimin dhe mënyrën e uljes duke e ulur kapacitetin për të ruajtur distancimin social. Më 18 maj, nqs, nuk do të ketë ringritje të kurbës do të ketë lehtësira të tjera masash. Do vërehet me shumë kujdes sjellja e kurbës dhe nëse në disa zona do të regjistrohet rritje të numrit do të krijohen mini zona të kuqe. 

MESAZHI PËR LEXUESIT E DIELLIT

Në këtë luftë botërore që nuk e zgjodhëm ne, e cila na u prezantua në jetën tonë si një mik i padëshiruar, kundër këtij armiku të padukshëm dhe tinzar, sipas doktorit  Albert Troci  nuk duhet të ulim asnjëherë nivelin e kujdesit deri në fitoren përfundimtare. Është sëmundje reale dhe jo fantazi apo çmeduri kolektive. Kur shikon pacientë edhe në moshe jo të thyer që vdesin në vetmi pa praninë e të afërmeve dhe që përcillen në banesën e fundit në një qetësi shurdhuese të thyhet  zemra. Shpresoj që ky hall botëror të nxjerrë njerëz më të mirë. Të kuptojmë se kush janë idealet e rëndësishme që duhet të ndjekim  në jetë, deklaroi për gazetën Dielli, Albert Troci, mjek kirurg në spitalin “Luigi Sacco” në Milano, Itali. 

Filed Under: Interviste Tagged With: Dr.Albert Troci, Interviste, Sokol Paja

HOMAZH- 28 PRILL, PERVJETORI I VDEKJES NE BURGUN E BURRELIT I BASHKETHEMELUESIT TE VATRES, KRISTO KIRKA

April 28, 2020 by dgreca

NGA URAN BUTKA*/

Katerina, vajza e dytë e Kristos, e përjetoi e para vdekjen e babait. “Ishte fundi i muajit prill 1955. Babai kishte tashmë dhjetë vjet në burg. Mamaja kishte disa javë që na thoshte se qeveria do të bënte me siguri një falje të përgjithshme dhe do ta lironin babanë. Bile, kishte parë edhe një ëndërr dhe i ishte mbushur mendja se lirimi i babait ishte punë ditësh. Në mëngjezin e 27 prillit, u ngrita herët, sepse e kisha unë radhën për të shkuar  në Burrel.  “Ushqimet mos i merr prapa, me qenë se ai do të lirohet, po jepjau të burgosurve të tjerë”- më porositi nëna. U nisa bashkë me nënën e Gjergj Kokoshit.  Arritëm me shumë peripeci e mundime në Burrel, por ishim mësuar. E kush i tregon ato! Menjëherë shkuam te burgu. Te porta e hekurt takuam zonjën Ikbale Prodani dhe zotin Xhelal Koprencka, që kishin ardhur të takonin Sami Koprenckën, mikun e babait. Samiu vuante në burg, ndërkohë që edhe  të birin, Xhelalin më  vonë e burgosën dhe pasi e ridënuan pesë herë, e pushkatuan. Donin t’i zhduknin gjithë brezat e nacionalistëve, siç ndodhi edhe me familjen tonë…U futëm tek oborri i jashtëm. Tek një vendroje, vizitorët thoshin emrin e të burgosurit dhe dorëzonin ushqimet. Kur erdhi radha ime, gardiani më tha se nuk mund t’i mbante ushqimet, sepse im atë ishte shumë i sëmurë dhe ushqimet nuk i bënin fajde. Unë këmbëngula që t’i pranonte ushqimet se babai do të bëhej mirë, por gardiani nuk ma zgjati. Iu luta që të më linte ta takoja, po ai nuk më dëgjonte më dhe merrej me të tjerët. I lashë ushqimet atje dhe u ktheva e dëshpëruar sa më s’ka. Rastësisht pashë drejtorin e burgut, i veshur ushtarak dhe me çizme të gjata e të llustruara. U binte çizmeve me një kamxhik të zi dhe bënte shëtitje nëpër oborr. Emri nuk më kujtohet, por sjellja  e tij dhe torturat çnjerëzore kundrejt të burgosurve, e kishin bërë të famshëm. Megjithatë, mora guximin dhe iu afrova. “Shoku drejtor, jam e bija e Kristo Kirkës, i thashë. Gardiani më thotë se është shumë i sëmurë dhe nuk mund ta takoj.  Të lutem, më lejo ta shoh e t’i them dy fjalë të fundit, se ndoshta nuk e shoh më!” .

Ai ngriti kokën dhe më këqyri me një vështrim të padeshifrueshëm, që edhe sot e kam të ngulitur në tru. Më përshkoi një drithërimë e akullt. Nuk do të më lejojë, mendova hidhur. Ai u kthye nga rojet dhe tha: “Lëreni!”. Desha ta falënderoja, po s’kisha pikë fuqie, më ishte tharë goja dhe më ishte mpirë mendja. Vetëm eca e përhumbur pas rojeve. U hap një derë dhe hyra në oborrin e dytë. U çel dhe dera tjetër, nëpërmes së cilës hyhej brenda në burg. Atje pashë Nesti Orolloganë, kushëririn e mamasë dhe Andon Frashërin, mikun e babait, që bënë të më afroheshin për të më thënë diçka, por rojet i shtynë tutje.

Babanë e kishin shtrirë në një krevat druri në infermieri. I kishte rënë një nur i bukur. Dukej sikur më priste. Baba, jam Rina!- i thashë me zë të dridhur, po ai nuk m’u përgjigj. Baba, baba! – e shkunda, po ai nuk reagoi. Iu hodha përsipër, e putha, e lava me lotë. Ai ishte  gjallë, ndoshta më dëgjonte, ndoshta kërkonte ndihmë. Dhe unë e shkreta s’i jepja dot asgjë! Në infermieri nuk kishte njeri, veç rojes që heshtte. Dola te dera, pas së cilës ishin mbledhur disa të burgosur. Dallova Mihal Zallarin. Ku është doktori?- pyeta. A ka doktor këtu?  Ai uli kokën dhe nuk m’u përgjegj. Atëherë, dola nga burgu, me mendimin që të gjeja një mjek në qytet. Në ambulancën e qytetit gjeta doktor Bakallin. E pyeta se ç’ kishte babai dhe se çfarë ilaçesh duheshin. Është në gjendje kome, më tha dhe u mundua të më mbushte mendjen se do ta kapërcente edhe këtë herë. Vrapova për te axhensia e kamionëve dhe atje gjeta nënën e Gjergj Kokoshit, që po kthehej për në Tiranë, edhe ajo tejet e mërzitur, se Gjergji ishte tuberkoloz në gradë të fundit, megjithatë e mbanin në një birucë të nbushur me ujë. I dhashë një letër për Nikon, ku i shkruaja: “Babai është shumë sëmurë. Të niset mamaja me ilaçet”.

Atë natë nuk vura gjumë në sy. I kisha humbur shpresat. Mendimi se në burgun e Burrelit i futin njerëzit për t’i vdekur, nuk më hiqej nga koka.Të nesërmen, më 28 prill, pa gëdhirë ende, shkova te burgu për të pyetur, po s’ma hapi njeri derën. Kur erdhi ora e takimit, roja më dha lajmin e kobshëm se babai kishte ndërruar jetë. E mblodha veten dhe kërkova të më dorëzohej trupi. Një oficer më tha se trupi mund të merrej pasi të mbushej afati i dënimit, domethënë pas 11 vjetësh të tjerë! I ktheva shpinën dhe ika nga sytë këmbët… Me zonjën Prodani dhe Xhelal Koprenckën, hipëm mbi një kamion për t’u kthyer. Rrugës, afër Milotit, ku kishim ndaluar, pashë nënën mbi një kamion tjetër, që shkonte për në Burrel. I thirra me sa fuqi që kisha dhe kamioni u ndal. Shkova për atje përhumbshëm. Ajo e kuptoi menjëherë se ç’kishte ndodhur. U zumë në grykë me njëra tjetrën dhe u shkrimë në vaj. “Nuk i gëzove fëmijët!”- i thoshte ajo nëpërmes ngashërimeve.

Pas 40 ditësh u kthyem sërish në Burrel, për të parë vendin ku e kishin varrosur dhe për t’i vënë një tufë me lule. Por rojet na sorrollatën dhe më në fund na treguan një vend me shkurre te Qershiza, ku kishte vetëm kocka… Edhe sot, nuk e dimë se ku i ka eshtrat…

Rrëfejnë bashkëvuajtësit

Osman Kazazi, që kishte kaluar plot 42 vjet në burgjet komuniste, fliste  shpesh për Kristo Kirkën, që e kishte njohur në burgun e Burrelit. Osmani e përmendte Kriston si shembull të nacionalistit idealist.  “ Vdekja e tij na pikëlloi të gjithëve.  Ishte një ditë zije për të burgosurit” – thoshte Osman Kazazi.[1]

Fatbardh Kupi, djali i Abaz Kupit, i dënuar  në një gjyq  me Kriston, tregon:

“E kam takuar për herë të parë në burgun e Tiranës patriotin Kristo Kirka. ( Më vonë, mbas vitit 1992, kur nxorra nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme dokumentet e dosjes sime gjyqësore, u habita kur pashë që bashkë me mua, Lekë Dostin, Dedë Gjonmarkun, ishte “gjykuar e dënuar” edhe Kristo Kirka! E pamundur! Nuk e kisha  parë  as në hetuesi dhe as në gjyq. Madje nuk ia dëgjova emrin kërkund. Pyeta Lekën dhe Dedën , por edhe ata më thanë se Kristoja nuk ishte gjykuar bashkë me ta. As që e kishin njohur më parë. Atëherë e kuptova që ishte një proces gjyqësor i montuar. Kriston e kishin bashkuar me grupin tonë “armiqësor” vetëm me letra, formalisht, për ta implikuar në veprimtari grupazhi kundër pushtetit, sepse hetuesinë dhe gjyqin ia kishin bërë më vete). Me sa mbaj mend, ai erdhi  nga burgu i Korçës në vitin 1946. Thoshin se ishte burgosur vetëm e vetëm se nuk kishte pranuar të bashkëpunonte me komunistët. Kisha shumë respekt në burg për patriotët që nuk i ishin nënshtruar regjimit të Enver Hoxhës dhe njoha shumë karaktere të fortë e të papërkulur aty. Një ndër ata burra ishte edhe Kristo Kirka. Ishte burrë pa fjalë dhe të impononte respekt me sjelljen e tij. Kisha dëgjuar për aktivitetin e tij atdhetar dhe  respekti që ndjeja për të ishte i veçantë. Ne të rinjtë flisnim shpesh herë për të dhe përpiqeshim që të  përfitonim nga sjellja dhe qëndresa e tij.  Edhe pse ishte me bindje dhe parime republikane dhe një ndër miqtë e afërt të Fan Nolit, Kristo Kirka kishte punuar me ndërgjegje atdhetarie për Mbretërinë, si nëpunës, veçanërisht kur kishte shërbyer si nënprefekt në Himarë dhe Bilisht. Mendoj se duhet të jetë një mësim  për politikën e sotme trajtimi që i bënte Mbreti Zog kundërshtarëve politikë: i emëronte ata në administrate, madje edhe në detyra të rëndësishme. Kështu kishte vepruar edhe me Kristo Kirkën, duke e emëruar nënprefekt në Himarë, ai i besoi atij një pozicion tepër delikat, ndërkohë që tentohej për helenizimin e Himarës. Kujt më mirë se sa një atdhetari orthodoks të përmasave të Kristo Kirkës mund t’i besohej një mision aq delikat?  Më ka mbetur në mendje  një rast, kur komanda e burgut organizoi të ashtuqujturin “Front demokratik” brenda burgut, një farsë qesharake, që synonte krijimin e organizatës të të besuarve e të spiunëve. Disa u anëtarësuan në të, kryesisht  tipa servilë e pa personalitet, me përjashtim të ne të rinjve antikomunistë. Krahas nesh, edhe Kristo Kirka nuk pranoi dhe nuk u bë pjesë e saj, duke e bojkotuar në mënyrën e tij autoritare, pa komente. Para syve të mi u rrit më shumë respekti ndaj atij atdhetari fjalëpakë. Ndjehem mirë që isha me të në një kohë aq të vështirë”. [2]

Abduraman Kreshpani, nacionalist dhe antifashist i njohur, i arrestuar nga italianët për pjesëmarrje në demonstratën e  28 nëntorit 1939 në Vlorë dhe i internuar në Ventotene, mandej i burgosur edhe nga komunistët në burgun e Burrelit, rrëfen: “Kisha dëgjuar  për Kristo Kirkën se ishte një nga atdhetarët ortodoksë më të vendosur të Korçës, që kishte ardhur nga Amerika për të luftuar me pushkë  kundër grekut më 1914-tën dhe deputet në parlamentin e parë shqiptar, në vitet tridhjetë. Kështu, kisha formuar  përfytyrimin e luftëtarit  energjik  dhe të politikanit fjalëzjarrtë. Por, kur e njoha në burgun e Burrelit, më la tjetër përshtypje. Ndoshta, kishte bërë të vetën mosha e thyer, por edhe kushtet e rënda të burgut të Burrelit. Xha Kristoja ishte i thinjur, i qetë, fliste ngadalë, por çdo fjalë i zinte vend. Fliste vetëm për të shkuarën,  për tema historike. U shmangej bisedave aktuale.  Shoqërohej me pak njerëz, por ama të gjithë e respektonin, bile edhe gardianët. Nuk kishte bërë vaki më parë, por edhe më pas, që të hynte brenda në burg ndonjë person i jashtëm, aq më pak një familjar i ndonjë të  burgosuri. Komandanti i burgut e lejoi vajzën e xha Kristos, kur ky ishte në agoni të vdekjes, që të hynte dhe ta takonte të atin. Kjo përbënte një ngjarje në burg dhe ne bisedonim gjatë për të. Vajza e tij kaloi nëpërmes birucave tona tepër krenare, si të ishte një engjëll mbrojtës. E para gjë që më erdhi në mendje, ishte fakti që nënat, gratë dhe vajzat e të burgosurve, në ato kushte të skëterrshme, ditën të ruanin moralin e dinjitetin e tyre dhe të familjeve të tyre. Dua të them, se përkushtimi, vuajtja dhe qëndresa madhështore e nënave, grave e motrave tona, ishin më të mëdha sesa vuajtjet dhe qëndresa jonë nëpër burgje. Nuk ka penë që t’i përshkruajë”.[3]

Leka Dosti, djali i Hasan Dostit, ish-i burgosur në Burrel, kujton:

“Tomorrin dhe mua na transferuan nga burgu i Tiranës në Burgun e Burrelit. Atje morrëm vesh nga të burgosurit se s’kishte veçse pak muaj që kishte vdekur Kristo Kirka nga një hemoragji cerebrale. Në atë burg-ferr, vdekjet nga torturat, sëmundjet dhe mungesa e ushqimit, ishin të zakonshme. E jashtëzakonshme ishte lejimi i vajzës së Kristos, që ta takonte të atin, që kishte rënë në koma. S’kishte ndodhur deri atëherë dhe as më pas ndonjë rast i tillë, sepse nevojitej autorizimi i Ministrisë së Brendshme. Mirëpo, mbas lutjeve të Katerinës, komandanti i burgut, me emrin Xhipe Mersini, lab nga Vlora, urdhëroi të hapeshin dyert e hekurta dhe ajo u ndodh pranë shtratit të të atit, që kishte humbur ndjenjat. Vajza e shkretë shpërtheu në vaj me zë të lartë, sa u dëgjua gjithandej. Kishte ardhur për të takuar babanë, por e gjeti thuajse të mbaruar. E mblodhi veten, e falënderoi me zonjëllëk komandantin, i la aty ushqimet për të burgosurit e tjerë dhe iku nga sytë këmbët… Në burgun e Burrelit ishte një ekonomi ndihmëse për nevojat e komandës. Atje punonin të burgosurit, ndër ta edhe Kudret Kokoshi, Engjëll Kokoshi, Ali Maliqi e të tjerë. Një ditë, kur po qarkonim nëpër oborr në orarin e “ajrosjes”, Ali Maliqi na tha: “Duke punuar në “çifligun” e burgut, kaloi aty pari komandanti. Gjeta rastin t’i them: “Më lejoni t’ju falënderoj për sjelljen tuaj fisnike ndaj vajzës së të ndjerit Kristo Kirka ”. Pa e kthyer kokën, ai tha”  Ishte burrë i ndershëm”. U habita pa masë, që ndershmëria e Kristo Kirkës e kishte prekur edhe zëmrën e një gardiani të egër!”[4]

Ish-i burgosuri Beqir Ajazi, e kujton kështu Kristo Kirkën: “E kam njohur të

ndjerin Kristo në burgun e Burrelit. Në një kaush të madh, i cili nuk ishte më i gjerë se 10×8 metra, ku dergjeshin plot 72 të mjeruar, me qypin urinar prapa derës.  U  binda menjëherë se zoti Kirka spikaste dukshëm mbi gjithë të tjerët. Me një trup të madh, veshur me një pallto gub të zezë dhe me pamjen fisnike, të dukej fodull, por sa t’i afroheshe e të bisedoje më të , ndërroje mendim. Ishte njeri i mësuar dhe me përvojë të madhe, i dhimbsur dhe i gjindur, i dashur me të gjithë, por “sans façon” me askënd. Me qenë se kishte jetuar shumë vjet në Amerikë dhe kishte punuar te “Vatra”, ai ishte modeli i atdhetarit dhe i demokratit. E donte Shqipërinë me gjithë fuqinë e shpirtit. Përbuzjen më të madhe e kishte për politikën e shtetit grek, që pasi ishte rritur në dëm të Shqipërisë e të Maqedonisë, ishte përfshirë pas ëndrrës marroqe të megalo-idesë. Populli shqiptar don të ketë të ardhme, sepse është një popull paqesor dhe i zgjuar, që nuk mposhtet, thoshte Kristo Kirka. Tek e dëgjoja, mua më dukej se ai kishte lindur për të drejtuar, por drejtimin në atë kohë e kishin uzurpuar xhahilët”.[5]

Dhimbjen e thellë për vdekjen e Kristo Kirkës e ndieu edhe bashkëvuajtësi i Burrelit, intelektuali antikomunist, Arshi Pipa, i cili e shpreh me dy fjalë arsyen e dënimit dhe të vdekjes së xha Kristos, siç i thërrisnin në burg.

   “I arrestuem për të vetmin faj se nuk kishte qenë i gatshëm me brohoritë regjimin komunist, ai u dënue të mos delte i gjallë nga burgu”[6]

Lajmi për vdekjen e Kristo Kirkës  u përhap fshehtazi gojë më gojë nëpër Shqipëri, ndërsa në diasporë u dha gjerësisht nga shtypi shqiptar i atjeshëm.

Gazeta  “The Albanian-American”  botoi në maj të vitit 1955 një shkrim nekrologjik me rastin e vdekjes së Kristos, me titull “Kriminelët komunistë bëjnë kërdinë. Vazhdon pa mëshirë shfarosja sistematike e patriotëve në Shqipërinë e kuqe. Edhe Kristo Kirka vdiq në burg!”

“Pas Kol Rodhes, Bahri Omarit, Kolë Tromarës, Akile Tasit, Hito Sadikut dhe shumë shqiptaro-amerikanëve të tjerë, që u vranë nga komunistët e Shqipërisë ose vdiqën nëpër burgjet  e tyre të tmerrshëm, ja edhe lajmi i vdekjes  së patriotit Kristo Kirka në burgun e “kryetrimave” të stalinizmës. Shqiptari i Amerikës sot ndien një dhembje  të madhe  në zemër, sidomos për ata burra me leshra të thinjura, që i kanë kushtuar çështjes shqiptare shumë nga mendja e djersa e tyre, për ta parë atë vend të dashur, të lirë, të vëllazëruar e të përparuar. Njeriu, pra, që këtu në Amerikë, i kushtoi tërë jetën e tij vendit të lindjes, ka qenë Kristo Kirka.

Hiqeni Kristo Kirkën nga historia e shqiptarëve të Amerikës dhe s’do të kini më një histori të shqiptarëve të Amerikës! Kronologjia  e aktiviteteve patriotike të Kristo Kirkës, tretet me  realizimet proshqiptare këtu në Amerikë: Gazeta “Kombi”, Shoqëria “Besa-Besën”, Kisha Kombëtare Ortodokse, federata “Vatra”, gazeta “Dielli”, të gjitha këto vepra të shqiptarëve të Amerikës. Kristo Kirka është një nga mjeshtrit e mëdhenj.  Ata që u përpoqën, që vojtën dhe e bënë Shqipërinë, tani akuzohen nga komunistët si armiq e tradhtarë, vriten, burgosen e vdesin në tortura të llahtarshme. Burgu ku vdiq Kristo Kirka, është një fushë lufte, ku ai qëndroi dhe ra dëshmor  për Shqipëri. Pse e vranë Kristo Kirkën, që ndihmoi në themelimin e asaj Shqipërie, ku sot sundojnë komunistët? E vdiqnë për të njëjtat arsye që vranë dhe vazhdojnë të vrasin gjithë shqiptarët mëmëdhetarë: Mihal Bellkamenin, Seid Kemalin, Vinçens Prenushin dhe lart nga 100.000 shqiptarë të tjerë!” [7]

Disa muaj më vonë, në shtator të vitit 1955, luftëtari nacionalist dhe mërgimtari i shquar intelektual, Qazim Prodani, shkruante në gazetën “Besa”:

“Bir i Korçës, djep i shqiptarizmit, Kristo Kirka, burrë e shqiptar i madh,  me virtyte morali e patriotizmi të lartë, mbylli sytë nën thonjtë e armiqve të kombit në burgun e Burrelit. Burrat e destinuar për histori, që shpirtëzojnë legjendën e krenarisë së një kombi, që “thyhen, por nuk përkulen”, rrojnë dhe vdesin të mëdhenj si Kristo Kirka. Kush e njohu Kristo Kirkën dhe nuk gjeti tek ai burrin shqiptar si në kohët e lashta, burrin-shkëmb, të patundur, fisnik, të urtë, të mënçur. Zot i këtyre cilësive, Kristoja ynë dhe i shqiptarizmit, e përjetësuan në botë emrin e kombit arbëror, e bënë të pavdekshëm për nder, trimëri, qendrueshmëri dhe shpirtmadhësi…Jeta e martirëve-misionarë të historisë kombëtare, me vrull e luftë fillon dhe me përpjekje e luftë sublime mbaron. Nuk prisnim që Kristoja të mbyllte sytë në shtëpi. Gjersa vendi nuk kishte liri,  Kristoja do të vdiste ose në istikamin e lirisë ose në duart e armiqve të Shqipërisë.  Por Kristoja nuk ka vdekur, pse kurrë nuk vdesin martirët  dhe heronjtë e një kombi!” [8]

Po kurorën për vdekjen e Kristo Kirkës, e thuri me fjalë zemre e vargje të madhërishëm, poeti Arshi Pipa, bashkëvuajtës me të ndjerin Kirka. Poeti e shkroi elegjinë në burg, kur ndërroi jetë Kristo Kirka, i cili edhe në çastin e mbramë, tha: “Për flamur… për Atdhe!”. Ndaj edhe poeti klith: “Vdiq flamurtari i moçwm!”

ELEGJI  PËR  ATDHETARIN  KRISTO  KIRKA

Vdiq flamurtari i moçëm!

Si rrojti, vdiq: me nder.

I pastër , i devoçëm,

pa u përkulë nji herë.

Ndër qela u sos t’Burrelit’

me dhunën e tradhtarit,

më njoll’n e kriminelit

mbi ballin e atdhetarit.

A u pezmatue, a u lodh

Se ashtu u shpërblye i pafati?

Se fmija pran s’iu ndodh,

se vorr, as vorr, nuk pati!

Nuk fali, nuk mallkoi.

Po kur fjala iu pre

Ndigjuem qysh thellë ankoi:

“Për flamur!…Për Atdhe!”

O shok, o prind i shtrenjtë,

qi len familjen tonë,

kjo porosi e shenjtë

për ne do t’jetë gjithmonë!

Nga burrat qi themelin

Shqipnis i patën kallë

Sot ca të pakët ngelin:

Ti qe nga numri, i rrallë.

Me përnderim dashnuer

përkul’mi para teje.

Me flamur ti n’krahnuer

Sulmove n’ball beteje.

Besnik para çdo prove

sa pate frym s’e le.

Krenar për të luftove

dhe me të s’bashku re.

At flamur nji ndër shokë

E ngren ma nalt, e shtjell.

Pusho, kufomë nën tokë,

Ngushllou, o shpirt, ti n’qiell! [9]

“Martirin, që kishte tentuar të bëhej engjëlli mbrojtës i atdheut, e  kryqëzuan komunistët, duke e lënë edhe pa varr. E shpirti?  Doemos në qiell!”- shkruan editori i sotëm i “Diellit”, Dalip Greca.[10]

[1] U Butka: Intervistë me Osman Kazazin, v. 1991

[2] Fatbardh Kupi, E kam takuar në burg Kristo Kirkën, mbresa, 2011

[3] Abduraman Kreshpani, kujtime për Kristo Kirkën

[4] Leka Dosti, kujtime, 2011.

[5] Beqir Ajazi, kujtime për K.Kirkën, 4 mars 2012

[6] Arshi Pipa,  libri i burgut

[7] The Albanian Amerikan, April-May, 1955

[8] Gazeta “Besa”, shtator 1955

[9] Arshi Pipa, Libri i Burgut, 1959

[10] D.Greca, Albania, 3 maj 2000

*Marre nga Libri i Uran Butkes”Kristo Kirka” , fitues i cmimit “Pena e argjendet”

Filed Under: Histori Tagged With: homazh, Kristo Kirka, Uran Butka

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 615
  • 616
  • 617
  • 618
  • 619
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • FOTO – STUDIO VENETIKU dhe fotografja e parë shqiptare që vdiq në burgjet e diktaturës
  • KLINIKA E POEZISË, VISARI NË UNIVERSITETIN ILLINOIS, SHBA…
  • Dialogu dhe politika e jashtme e Kosovës, katër vitet vendimtare për shtetin
  • KRISHTLINDJET…
  • Enedio Metushi: “Për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës sonë shqiptare”
  • Shoqata “Rrënjët Shqiptare” festuan festat e fundvitit
  • KOLONJËN E BËJNË EMËRMADHE RILINDASIT E SAJ TË SHQUAR
  • Kosovo Between Political Noise and the Need for Civic Clarity
  • TË FALËSH, TË MOS HARROJSH!
  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT