• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

What Happens if US Declares a Coronavirus National Emergency

March 12, 2020 by dgreca

Workers from a Servpro disaster recovery team wearing protective suits and respirators are given supplies as they line up before entering the Life Care Center in Kirkland, Wash., to begin cleaning and disinfecting the facility, Wednesday, March 11, 2020. The nursing home is at the center of the coronavirus outbreak in Washington state. For most people, the virus causes only mild or moderate symptoms. For some it can cause more severe illness, especially in older adults and people with existing health problems. (AP Photo/Ted S. Warren)

By Masood Farivar/Voanews/

WASHINGTON – With the World Health Organization classifying the global coronavirus outbreak a pandemic, U.S. President Donald Trump announced late Wednesday a series of emergency measures, including an unprecedented 30-day suspension of all flights from Europe.

But Trump, who spoke from the Oval Office, stopped short of resorting to an even more dramatic measure urged by some members of Congress: a national emergency proclamation under the 1976 National Emergencies Act.  

The administration already has declared the coronavirus outbreak a public health emergency, giving local health officials greater flexibility to respond to the crisis.  A national emergency declaration would put a vast reservoir of additional powers at the president’s disposal by triggering sweeping authorities contained in more than 100 statutes, according to Elizabeth Goitein, director of the Brennan Center for Justice’s Liberty & National Security Program. 

“When a president declares an emergency declaration, he at that moment has access to all of the laws that say in a national emergency the president can do X, whether or not those powers relate to the emergency at hand,” Goitein said.  

Some of the additional authorities allow for a “reasonable and very measured” response to an emergency, according to Goitein. For example, hospitals could receive regulatory waivers in order to set up off-site facilities.  

At the same time, a national emergency declaration also empowers a president to take draconian measures in the name of national security. For example, a president could invoke a 1941 law to shut down the internet and even freeze people’s bank accounts.

Last year, Trump was criticized for declaring a national emergency in order to divert military funds to finance construction of a wall along the U.S.-Mexico border.

A national emergency declaration can only be overturned by an act of Congress.   More than 30 national emergency declarations made over the past four decades remain in effect.    

Although presidents often have a legitimate need to exercise emergency powers, they’ve also faced criticism for using emergencies to curtail civil liberties and civil rights.

History of national emergencies 

During the American Civil War, President Abraham Lincoln famously suspended the writ of habeas corpus, a guarantee against unlawful detentions. During World War II, President Franklin Roosevelt put more than 100,000 Japanese Americans in internment camps. And after the attacks of Sept. 11, 2001, President George W. Bush expanded the government’s surveillance and other national security powers, some of which were later rolled back by Congress.

“The question will be in this moment, how far does the president go or the Congress go, and what is the fallout in the pushback,” said Kimberly Wehle, a visiting law professor at the American University Washington College of Law. “These are areas where the law isn’t clear.”

In addition to exercising emergency powers, the president has certain nonemergency powers he has used during the coronavirus crisis. For example, Trump invoked the Immigration and Nationality Act 1952 in suspending travel from Europe. Another non-emergency power Trump has exercised: the federal quarantine authority, which was last used in 1963. 

“The president doesn’t have to declare an emergency in order to avail himself of that, but we know the president has already done that,” Goitein said.

Locking down communities or otherwise restricting the movements of large groups can conflict with constitutional rights of due process, according legal scholars. 

“The due process clause basically says the government can’t restrict your liberty, which would be your ability to move around without some kind of process,” Wehle said. “That’s the first constitutional provision that will come to mind if we’re talking about quarantining people in their homes.”

As of Wednesday, 22 states representing 196 million Americans have declared some type of COVID-related emergency, according to James Hodge, director for public health law and policy, at Arizona State University.

New York state on Tuesday created a “containment zone” around the town of New Rochelle, the epicenter of the outbreak in the state. Schools, places of worship and other large public spaces within 1.6 kilometers of the town of nearly 80,000 residents will shut down for next two weeks, Gov. Andrew Cuomo announced.

An emergency declaration allows federal and state authorities to put in place a host of so-called “social distancing measures,” including restricting travel, imposing curfews, dismissing schools, restricting public gatherings and implementing quarantines.

The emergency measures raise constitutional questions. While quarantining individuals or groups suspected of exposure to COVID-19 is constitutional, creating “cordon sanitaire” or lockdown of groups of communities within or outside “hot zones,” is not, according to Hodge.

Filed Under: Fejton Tagged With: Contravirus, Coronovirus

KORONOVIRUSI- Qeveria shqiptare shpall “shtetrrethim”

March 12, 2020 by dgreca

Policia e Shtetit ka publikuar masat që do të aplikohen qysh nga dita e nesërme në lidhje me parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në kuadër të këtyre masave, policia bën me dije se nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve si më poshtë:

1. Nga dita e premte, datë 13.03.2020, ora 06:00, deri të dielën, datë 15.03.2020, ora 00:00, të mos lejohet të qarkullojnë automjete të transportit ndërurban, automjetet private drejt Tiranës dhe Durrësit apo anasjelltas, nga Tirana dhe Durrësi, në drejtim të zonave të tjera të vendit.
2. Nga dita e premte, datë 13.03.2020, ora 06:00, deri të dielën, datë 15.03.2020, ora 00:00, të mos lejohet qarkullimi i automjeteve private brenda në qytetin e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Lezhës, Elbasanit, Lushnjës, Fierit dhe Vlorës.
3. Qarkullimi i automjeteve në këto territore do të jetë i hapur vetëm për autoambulancat dhe automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror (personeli shëndetësor dhe social dhe shërbimet mbështetëse në strukturat e kujdesit shëndetësor, publike dhe jopublike, personeli i farmacive publike dhe jopublike, personeli që ofron shërbimet e furnizimit me ushqime, medikamente, shërbimet e kateringut, shërbimet postare, zjarrfikëse, funerale, energjisë, ujësjellës kanalizime, shërbimet private të ruajtjes së sigurisë së objekteve, shërbimet aeroportuale dhe personeli i linjave ajrore), duke dërguar pranë adresës së email: policiarrugore@asp.gov.al, listën e personave të autorizuar dhe duke i paraqitur punonjësve të Policisë një kopje të këtij email-i.
4. Qarkullimi i automjeteve të personave me sëmundje kronike që kanë të planifikuara terapi mjekimi në spitale, duke provuar përmes një dokumenti nevojën për trajtimin e tyre, do të jetë i hapur.
5. Do të lejohen të qarkullojnë automjete të personelit të medias, duke paraqitur dokumentin e tyre të punësimit ose kartën e gazetarit.
6. Për qarkullimin vajtje – ardhje nga aeroporti i Rinasit, drejtuesi i automjetit duhet t’i tregojë punonjësit të policisë, biletat e fluturimit të personave që do të largohen apo foton e biletave të personave që do të mbërrijnë.
7. Marrja në automjetin e punës, e personave të familjes apo personave të tjerë që s’kanë lidhje me detyrën shtetërore është rreptësisht e ndaluar dhe do të ndëshkohet me sanksione të rënda të parashikuara në legjislacionin përkatës.
Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë këto kufizime me rigorozitet, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke kontribuuar të gjithë për sigurinë e jetës.

Kryeministri Rama: Do mbyllen qendrat tregtare, por jo furrat e bukës, ushqimoret dhe farmacitë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë shpjegime të reja për 3 ditët e shtetrrethimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Rama qetësoi të gjithë qytetarët se nuk do të mbyllen furrat e bukës, ushqimoret dhe farmacitë. Ndërsa shpjegoi se do të mbyllen qendrat tregtare që nuk ofrojnë shërbime ushqimi.

“Do të pezullohen aktivitetet brenda qendrave të mëdha tregtare që nuk janë të lidhur me shërbimin për ushqim apo farmaceutike. Dyqane rrobash, parfumesh do të mbyllën në mënyrë që të ruhen të gjithë. Ndërkohë që çdo shërbime për ushqime do të jetë hapur. Është dëmshme që të shkojmë të marrim me radhë furrat e bukës. Për blerjen e ushqimeve, medikamenteve do të jetë gjithmonë e mundur që të lëvizet. I gjithë zinxhiri ekonomik do të mbahet për këtë fazë këtu ku jemi. Nesër paradite ushqimoret, furrat e bukës, farmacitë do të jenë hapur”

Kush do të qarkullojë?

Qarkullimi do të jetë i hapur për ambulancat, makinat që kryejnë shërbim shëndetësor dhe social, për farmacitë, për personelin që furnizon me ushqime, me shërbime kateringu, shërbime postare, zjarrfikës, funeral dhe të gjithë personelin që është i lidhur me sistemet e furnizimit me energji apo ujësjellës kanalizime, plus personeli i policive private të ruajtjes së objekteve, gjithashtu personeli i shërbimeve të internetit“.

Rama sqaroi si duhet vepruar për tu akredituar për qarkullim

“Për të gjitha këto ka një metodë shumë të thjesht, në adresën policia rrugore asp.gov.al administratori i kompanisë duhet të dërgojë listën e personelit emër mbiemër, nr telefoni, nr e targës  se makinës. Është një mënyrë fare e thjeshtë për këtë shpejtësi dhe do të shohim si do të funksionojë. Do të ndiqet e njëjta mënyrë për mediat. Mediat duhet ti drejtojnë në adresën asp.gov.al kërkesën me të gjithë emrat me të njëjtin sistem. 

 Edhe qarkullimi i makinave të personave me sëmundje kronike, me dokumenton e nevojshëm për trajtimin e tyre është i hapur, siç është i hapur qarkullimi për persona që bëjnë kujdes sopcial për të moshuar”

Rama: Nëse numri rritet më shpejt sesa masat, do jemi në vështirësi

“Nëse numri do të na rritet më shpejt sesa masat atëherë do të jemi në një pozitë shumë të vështirë, por askush nuk i di të gjitha në këtë situatë. Këto që po ju them janë të konfirmuara nga burimet e ekspertizës. Kjo nuk është një shaka, ku secili mund të japë opinionet e veta “

Çfarë do të ndodhë pas të dielës?

“Para se të vija këtu po dëgjoja kryeministrin britanik i cili shpjegoi pse në Britania nuk do mbyllë shkollat dhe universitet. Është një qasje, por përsa na takon ne do ndjekim qasjen e përshkallëzimit strikt sipas planit për të ngadalësuar shpërndarjen e virusit”. 

Jo fluturime në Itali dhe SHBA, kompanive i kemi kërkuar garantimin e fluturimit ne një datë tjetër

“Patjetër nuk ka kufizim për fluturimet, përveç Italisë dhe Amerikës. Pra kush ka biletë për në Itali apo SHBA duhet të presë momentin kur do të rihapet fluturimi dhe rimbursimi apo më shumë sesa rimbursimi që s’ka për të ndodhur, kompanitë duhet të garantojnë fluturimin në një datë tjetër. Kjo është gjëja që i kemi kërkuar kompanive.

Të gjitha ata që kanë bileta për në Itali me air albania do të kenë të rezervuar vendin në momentin kur të hapen fluturimet.

Masat janë dinamike dhe progresive. Masat nuk ndalojnë ardhjen e virusit, por ta ngadalësojmë shpërndarjen.”

Filed Under: Politike Tagged With: Coronovirus, shqiperi, shtetrrethim

Kosovë-Komision i posaçëm për parandalimin e Corona Virusit

March 12, 2020 by dgreca

-Qeveria e Kosovës ka themeluar Komisionin e posaçëm për parandalimin e Corona Virusit. Të gjitha institucionet janë të obliguara të bashkëpunojnë dhe ta ndihmojnë komisionin për kryerjen e detyrave të tij/

 
PRISHTINË, 12 Mars 2020-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë/  Qeveria e Kosovës në një mbledhje tjetër të jashtëzakonshme, sot, ka miratuar vendimin për themelimin e Komisionit të Posaçëm për parandalimin e përhapjes së Corona Virusit COVID-19 në Kosovë.
Komisioni do të ketë këtë përbërje:
-Albin Kurti, Kryeministër, Kryesues;
-Avdullah Hoti, Zëvendëskryeministër i parë; Anëtar;
-Arben Vitia, Ministër i Ministrisë së Shëndetësisë; Anëtar; 
-Agim Veliu, Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike; Anëtar;
-Besnik Bislimi, Ministër i Ministrisë së Financave dhe Transfereve;  Anëtar;
-Hykmete Bajrami, Ministre e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit; Anëtare;                                                                                           
-Anton Çuni, Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes; Anëtar;
-Rozeta Hajdari, Ministre e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike;  Anëtare;             
-Emilija Rexhepi, Ministre e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal; Anëtar;
-Valon Prestreshi, Kryetar i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës; Anëtar;
-Fadil Kodra, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent; Anëtar;
-Ilir Murtezaj, Drejtor i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës; Anëtar;
-Rashit Qalaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës; Anëtar;
-Ibrahim Xhaka, U.D. Drejtor i Përgjithshëm i Doganës, Anëtar;

-Valdet Gjinovci, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë; Anëtar;

-Rrahman Rama, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Anëtar;

-Përfaqësues i Inspektoratit të Shëndetësisë; Anëtar;

-Përfaqësues i Inspektoratit Farmaceutik; Anëtar;

-Përfaqësues i Inspektoratit të Tregut; Anëtar;

-Përfaqësues i Inspektoratit të Punës; Anëtar;

– Përfaqësues nga Departamenti i Rezervave Shtetërore, Anëtar.

Komisioni ka detyrë ta menaxhojë procesin e parandalimit të infeksionit Corona Virus COVID-19 në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përfshirë edhe kontrollin e zbatimit të ligjeve dhe akteve tjera nënligjore për mbrojtjen e konsumatorëve përmes organeve të autorizuara të Administratës shtetërore.

Të gjitha bizneset përfshirë, por pa u kufizuar, si farmacitë dhe bizneset tjera që ofrojnë produkte ushqimore dhe higjienike obligohen të operojnë në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe të mos abuzojnë me çmime të produkteve medicinale dhe ushqimore.

Komisioni përmes organeve kompetente do ta mbikëqyrë gjithashtu edhe zbatimin e Ligjit për Mbrojtën e Konsumatorit në mënyrë që të mbrohen qytetarët nga abuzimi me çmime të produkteve medicinale dhe ushqimore.

Të gjitha institucionet janë të obliguara të bashkëpunojnë dhe ta ndihmojnë komisionin për kryerjen e detyrave të tij.

Komisioni do të mbikëqyrë punën e të gjitha institucioneve relevante që janë në kompetencë të Qeverisë dhe të koordinohet me institucionet tjera kushtetuese sipas rastit.

Komisioni ndër të tjera, siguron që materialet e domosdoshme të shpërndahen nëpër qendrat mjekësore në të gjitha komunat, tek policia, doganierët, policët kufitarë dhe të gjitha shërbimet e tjera emergjente; Të përgatiten objektet e nevojshme në rast nevoje për vendosjen personave të prekur; Hyrjet/daljet e qytetarëve nga Kosova të kontrollohen nga personeli shëndetësor; Bizneset të kryejnë punën e tyre me nder e përgjegjësi, të mos lëvizin çmimet, dhe institucionet përkatëse të kryejnë kontrollet në terren (në markete, në farmaci dhe pika të tjera ku ofrohen materialet bazike) bazuar në kompetencat ligjore që kanë në situata të tilla; Të ketë komunikim me mediat publike dhe private, duke kontribuar në informim të drejtë e të plotë të qytetarëve për masat që duhet ndërmarrë, por duke mos shkaktuar panik; Qytetarëve t’u ofrohen njoftimet dhe udhëzimet nga ana institucioneve përgjegjëse, që të veprojnë sipas tyre; Të kryejë edhe detyra të tjera të cilat kërkohen varësisht nga rrethanat e krijuara.

Komisioni është i obliguar t’ia propozojë Qeverisë për miratim masat parandaluese sipas legjislacionit në fuqi në përputhje me pikën 7. të këtij vendimi.

Sipas nevojave të punës dhe për realizimin e obligimeve të parapara me këtë vendim, Kryesuesi i Komisionit Ekzekutiv mund të ftojë ekspertë edhe përfaqësues të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Obligohen të gjitha institucionet e përfshira në këtë proces për ofrimin e të dhënave dhe zbatimin e masave të kërkuara nga Komisioni.

Komisioni do t’i raporton Kryeministrit dhe Qeverisë në baza të rregullta ditore dhe sa herë që Kryeministri dhe Qeveria kërkon një gjë të tillë.

Filed Under: Kronike Tagged With: Coronovirusi, kosova

SHKËMBI I BALLISTËVE…

March 12, 2020 by dgreca

Tregim nga Memisha Gjonzeneli*/

Para disa viteve shkova me pushime në qytetin e Vlorës. Në atë Vlorë që unë e dua aq shumë. Gjithnjë, gjëja  e parë që bëj, kur shkoj çdo verë për pushime në qytetin tim të lindjes, është vizita në varreza, ku përshëndetem e bisedoj me prindërit, që më lindën e më rritën me aq mundime. Edhe kësaj radhe, bleva disa tufa me lule, mora një taksi dhe u nisa për në Tragjas, ku edhe janë varrezat tona tradicionale. Isha shumë i malluar. Rruga nga Vlora në Tragjas ishte një  mrekulli. Ai bregdet, me pamjet dhe bukurin e rrallë, s’ka të paguar. Kur mbërritëm në Radhimë, te ura, ku unë punova 17 vite, u pushtova nga kujtimet. 

Shumë ngjarje jetike të dhimbshme, më kalonin ndër mend si në një film me seri të pafundme. I  them shoferit: të lutem, miku im, ec me ngadalë, se kam qejf ta shijoj në kompleks, këtë mrekulli, që se gjen kund, se më ka marrë  malli për çfarë ka ngjarë, çfarë kam hequr e çfarë kam vuajtur këtu. Rrugës shoferi më foli nja dy herë, po unë, as që e dëgjova fare. Në tjetër vend e kisha mendjen. Ai  nuk  më kuptonte mua çfarë mendoja dhe ëndërroja me sy hapur. Nuk më njihte fare dhe nuk ishim takuar tjetër herë, për të, unë isha një pasagjer i radhës…

Më së fundi mbërritëm  në varreza… Shkova drejt te varri i prindërve. U fola me zë, mall e dashuri: erdha të dashurit e mi, vura lulet, putha dhe  mermerin me  mall dhe sytë mu mbushën me lot. U përkula para tyre me nderim e respekt dhe shkova nga motra dhe gjyshja, vendosa edhe  atje  lulet dhe më së fundi, u largova i lehtësuar shpirtërisht, se kisha kryer një detyrë njerëzore…

Qëndruam te këndi, ku një rrugë shkonte për në fshatin Tragjas qendër dhe një  rrugë të çonte në qytetin Orikum. E dija se  aty ishte një klub që shërbente kafe  dhe pije alkoolike dhe u nisa të veja te klubi, për të kënaqur dhe shoferin e taksisë. 

Kur zumë vend dhe u rehatuam në Klub, te rruga para, më tërhoqi  vëmendjen një grua pak e moshuar, që po afrohej me një mushke, që e mbante për dore. Kur erdhi afër nesh, një fshatar, edhe ai i moshuar, që  po pinte kafe pranë meje, i foli: 

-Moj Meze, ku do shkosh që pa gdhirë? Ajo  u përgjigj:

-Do i çoj bukë djalit!

-Po ku është  djali? e pyeti ai  prapë.

-E kemi lenë që do të takohemi te “SHKËMBI  I  BALLISTËVE”!

Ai qeshi dhe pa nga unë, se çfarë do i thosha.  Po unë vura gishtin te buza, me porosi të mos e shtynte më tej…

Fshatari plak, që më njihte mua, filloi t’u tregonte atyre aty,  historinë  e “Shkëmbit të Ballistëve”.

Unë e dëgjova i trondita dhe u ktheva plotësisht në kujtimet e të kaluarës, para 50 vjetësh, që lidhen me një toponim të pagëzuar rishtazi, si “SHKËMBI  I   BALLISTËVE…”

Ishte viti  1968, pikërisht, data 20 prill …Kishim mbaruar së ndërtuari gaz sjellësin Azotik – Divjakë  dhe na caktuan si brigadë, të punonim te një objekt në Uzinën e Azotikut Fier. Hëngrëm bukën e drekës dhe u shpërndamë në frontet e punës .  Unë  saldoja një pajisje, qe  ishte pak  speciale. Ajo  kërkonte mjeshtëri dhe kujdes, se nga shkalla e shpejtësisë së ecurisë në saldim, mund  të deformohej. Kisha fare  pak kohë që kisha nisur të saldoja, kur dikush me goditi lehte në kurriz. Në fillim nuk u përgjigja, po goditja u përsërit, kësaj  here  më e fortë, ngrita maskën, kur i befasuar, shikoj … një polic.

-Ti je  Memisha Gjonzeneli,  me  pyet polici; 

-Po, i them unë. 

-Ti duhet të vish me mua, se të kërkojnë në Degën e Punëve të Brendshme në Vlorë!

U trondita.  Në çast mendova se më erdhi radha për t’u arrestuar. Shpejt e mblodha veten dhe thashë: po te qe për arrestim, nuk do të vinte vetëm  një polic…

Kur e pash më mirë policin, mu  duk person i njohur. I them policit:

-Ti, më duket, se je nga Tragjasi!?

– Po, tha ai,  jam nga Stepajt.

Njerëzit po mblidheshin, se shikonin prezencën e një polici dhe bëheshin kurjoz. Atëherë unë  i them policit:

-Të lutem, me lejo dhe pak, të mbaroj saldimin, se dhe pak ka, dhe pajisja do deformohet, po nuk u bë tani, është problem teknik. Në fillim ai nuk pranoj, po unë ngula këmbë  dhe i thashë: ndryshe do behet problem shtetëror. 

-Mirë,  me tha mua, po mos na ndodh ndonjë gjë, se për ju  ka një problem…

-Jo, i thash unë, nuk jam nga ata që hapin probleme… Dhe vazhdova të punoja. Në fillim më dridhej  dora , pastaj u qetësova, deri sa e mbarova. Fika  aparatin,  mora maskën (se kisha personale, ma kishte falur një Kinez) dhe i thashë  policit:

-Jam gati, të faleminderit!

Shokët, sa e morën vesh, erdhën të gjithë dhe filluan të mblidhnin lekë, po unë u thashë: u faleminderit, mos mblidhni kot, se unë  kam  lekë dhe nuk i marr. U qafova me të gjithë. Polici u tha se mua po me internonin përkohësisht, po ai mund të vijë  prapë. Unë, i bindur  se ishte fundi, u kërkova të falur  shokëve, se gjatë  kohës që kishim  punuar, mos, pa dashur,  kisha  mërzitur ndonjërin.  Dhe u nisem. Shkuam te hotel Apolonia, ku  bëra dorëzimet, dolëm  në rrugë, ku për fat, gjetëm  një makinë qe na çoj deri në Degën e Brendshme. Sa  hymë në Degë, pash kryetarin  me disa oficerë,  që ishin ulur në karrige dhe po na prisnin.  Sa  na panë, i thanë policit  e prure,  pati ndonjë  problem. Jo u  tha  ai. Pastaj  u kthye nga unë, dhe me tha: 

-Je dënuar  me pesë vjet internim,  në fshatin tënd, në Tragjas. Do ikësh tani  dhe në orën 8, të paraqitesh te  Këshilli i fshatit. Në këtë kohë, më foli oficeri i rojës për të marr letrën që duhet ta dorëzoja në fshat. Gjatë kësaj kohe kryetari  e pyeti  prapë policin, si ja kaluat andej,  mirë i tha ai.  Dhe i tregoj historinë  e saldimit, lamtumirën e shokëve, që  mblodhën lekë dhe unë nuk o mora. Interesant,  tha njeri  nga oficeret, po  tha dhe  kryetari, vërtet interesante.

Në atë kohë unë vajta tek ata. Tani ik, më tha kryetari, më butë se më parë.

Unë u nisa të ikja me kokën poshtë, kur dëgjoj zërin e kryetarit:

-Mos e mbaj kokën poshtë, se nuk ke vaki. Unë, kur ktheva kokën nga ai e pash që po qeshte. Atëherë i thashë:

-Nuk  e kuptoni ju! Vaki më ka ndodhur dhe çfarë vakie? Po varros lirinë, i thashë dhe shpejtova këmbët. Ai se çfarë tha, po unë nuk e dëgjova dhe veç shpejtova këmbët. 

Vëllai im më i madh, Tekiu (dhe ai mjeshtër i shquar ndërtimi), internuar familjarisht para meje në fshat, duke e ditur pasionin tim qysh nga vegjëlia për çiklizmin, më kishte blerë okazion, një biçikletë “mifa” të përdorur dhe e kishte  stacionuar te kunati ynë në Vlorë. Ata në Tragjas, nuk më prisnin, se e dinin kur do veja. Me mik, bleva dy bukë të mëdha gruri dhe u nisa me biçikletë për në Tragjas. Mbërrita me kohë në Tragjas dhe u paraqita, sipas rregullit, në  Këshillin  e Fshatit.  Ata më  porositën të shkoja qysh nesër në mëngjes te magazinat, se aty  do  me caktonin në ç’punë do veja. Të nesërmen më caktuan në brigadën e Teftës. E fillonim punën me “orar dielli”: në  mëngjes, fillonim punë kur linte dielli dhe e mbaronim, mbas dite, kur perëndonte dielli…Këtë orar e kisha shumë të vështirë, po me kalimin e  kohës u mësova.

Të dielave, që e kishim pushim, unë merrja një copë buke misri, me çfarë  ta kisha, bëja gati dhe pajisjet e shumta për rrugë e për gjueti gjithfarëshe. Të gjitha i palosja dhe i vendosja me kujdes në një çante  ushtarake:  Një  llambë  benzine, një rrotë litari, një sqepar, dhe një spat të vogël. Këto më duheshin se mos gjeja ndonjë çerdhe bletësh në shkëmbinjtë lart në mal. Hidhja trastën në krah dhe nisesha  larg në mal  vetëm, pa ndjerë frikë egërsirash, a prapësirash. Dikush, që  më shikonte thoshte me vete se dhe ato “pak mënd që kisha, me kishin ikur”  d.m.th…sipas tyre, isha  çmendur. Ç’është e vërteta, unë, falë profesionit tim si montator, isha i specializuar për të bërë shkallë  me litar, me ndihmën e tyre zbrisja lehtazi në shkëmbinj, ku synoja të gjeja ndonjë bletë, për t’u marrë mjaltin, këtë dhuratë zoti, shumë të kërkuar dhe me vlerë të konsiderueshme. Disa herë edhe  kisha gjetur, po shumë pak, më e shumta ishte pesë kilogram. Bletët aty e kishin  vendin të vogël  dhe nuk kishte hapësirë ku të shtrinin hojet. Sidoqoftë nga entuziazmi i arritjeve, mu shtua pasioni dhe mund të them se brenda një kohe të shkurtër u bëra specialist edhe për të prerë bletë. Kjo punë kishte epërsi e kënaqësi, se mund të bëhej edhe vetëm dhe mua, në gjendjen e përbuzjes shoqërore, si pasojë e “luftës së klasave”, vetmia, më shëronte dhe relaksonte.

Kur kishin nevojë për të zgjidhur probleme të vështira të mekanikës bujqësore, shpesh, mua më flisnin për punë në ofiçinën mekanike të kooperativës.  Unë, shkoja pa fjalë dhe as kundërshtoja, apo bëja pazar, se sa pik do t’i shtonin “ditës së punës”. Me fjalë të tjera edhe pse i mësuar të fitoja shumë para, si brigadier nderti-montimi,  fillova të ambientohesha me gjendjen e varfanjakut.

Një  dite, kur punoja në Ofiçinë, më thotë një fshatar:

Është një  shkëmb i madh, diku  thellë në mal, që populli e ka quajtur “shkëmbi  i bletës” dhe që besoje është me interes për ty. Atje është një bletë shumë e vjetër dhe për të, thonë që ka shumë  mjaltë.  Atë bletë të famshme  janë përpjekur për  ta prerë gjithfarë guximtarësh, po kanë dështuar dhe nuk kanë arritur rezultat.

Mua më tërhoqi vëmendjen ky tregim i këndshëm dhe shfaqa interes të menjëhershëm:

Kam dëshirë ta provoj  edhe unë  prerjen e bletës së shkëmbit, mund të  ma tregosh,  ku është ky  shkëmb.?

-Hajde dalim, më tha ai, të ta tregoj! Dolëm  jashtë dhe ai  më zbuloi  ku ishte shkëmbi  i bletës. 

 Shkëmbi i bletës ishte në rrugën që veje në malin e Tragjasit.  Çobanët që venin  në mal te dhëntë,  uleshin  dhe çlodheshin në  hijen  e atij  shkëmbi. Me zbulimin e shkëmbit fantastik, mua atje më ngeli mendja dhe  të dielën  e parë që erdhi,  mora  pajisjet e mija  të gjahut dhe u nisa furtunë. Nuk  ishte shumë larg dhe kohën sa  zgjaste nuk e mbaj mend. Po mbaj mend që u bëra mysafir i adhuruar te shkëmbi  i bletës. E pash bletën nga të gjitha anët dhe u binda që ishte bletë gjigande dhe përsosmërish e organizuar. Ishte  mëngjes dhe  koha ishte  shumë e mirë. Kohë favorizuese për  gumëzhitje blete.

I rashë  rreth e rrotull shkëmbit, formova bindjen se ishte bletë shekullore  dhe ja bëra planin, që në atë çast asaj,  me bindjen se i kishte ardhur fundi.

Shkova në shtëpi dhe bëra një bisedë virtuale, siç më ndodh gjithnjë në jetë, kur ndërmarr aksione të rëndësishme jetike: I them babait që do pres bletën shekullore te shkëmbit i bletës. Babai më tha: mos se  ajo bletë ka qenë  që  në kohën tonë  dhe nuk e ka prerë dot njeri! Po i thash unë, po asnjë nga ata, nuk ka qenë  montator, si puna  ime. Unë do ta pres!

Kështu, të dielën që erdhi,  mora  me  vete, Tekiun vëllain, dhe dy kushërinjtë e mi, Alemin dhe Luan Alemin dhe shkuam te shkëmbi, qysh herët në magjes, që të fillonim punë me fresk dhe ta kishim gjithë ditën përpara. Si fillim premë disa degë lisi dhe ngritëm një skele, nga toka deri afër grykës ku punonte  bleta. Bëra  dhe një palë shkallë litari, që ta kisha për emergjencë dhe të hipnim e të zbrisnim  shpejt. Kështu, mbaruam punën përgatitore, hëngrëm dhe bukë, pimë dhe ujë Izvori dhe ishim gati e fare të qetë e të vendosur për aksion. Duke qenë i sigurt për suksesin  e pritur prej vitesh, u ngrita  më këmbë dhe u thashë: Dëgjoni  vëllezër,  e di që nuk keni besim të plotë se ne do e presim bletën sot, po unë jam gati ta heq  me bast, me  ju të tre, që kjo bletë shekullore, do pritet sot!

Morra pajisjet që më duheshin, vajta te shkalla dhe sa  vura këmben e djathtë e thash: bismilahi dhe u ngjita. Ndeza tymësen  dhe vura kokoren mbrojtëse. Mu turren disa miza, po kur i bëra me tym, ato u larguan. Pastaj mora një  daltë  dhe çekanin dhe fillova të godasë  shkëmbin rreth e  rrotull birës. Kur dëgjova se nga një anë zhurma ndryshonte, e mora me mend se nga ana ime shkëmbi ishte më i hollë. Punova pa ndërprerje, deri në orën 12, po konstatova se kisha avancuar  shumë pak. U ula, hëngra bukë dhe u ngjita prapë me forca të shtuara.  Kur u ngjita lart, mizat mu turren, por ndeza llambën e benzinës dhe kur një pjesë e tyre u dogj, të tjerat me njëherë u larguan.  Ndërkohë e kthej flakën te ana e birës dhe e lash  ashtu nja 10 minuta, derisa guri u bë si gëlqere. U kërkoj shokëve që ishin poshtë  një tas me ujë dhe ja hodha gurit. Ai u plasarit në nja dy a tre vende, pastaj fillova, me daltë e çekan, hoqa ca copa guri të mëdha dhe mbeta i kënaqur  nga rezultati. 

-Eureka,  u thashë shokëve i gëzuar, bleta shekullore, është  e sigurt që do pritet! Kaluan jo më shumë se dy orë pune intensive  dhe unë e hapa birën, aq sa duhej, sa i shikoja hojet, i prekja me dorë dhe mund t’i merrja. Edhe njëherë mu turrën bletët, të dëshpëruara e të mundura në përpjekjen e fundit, po unë i largova sërish me tym .

I fola fitimtar Tekiut, të hipte lart, se do fillonim ta prisnim. Ai erdhi  i gëzuar. Futa dorën dhe  nxora një hoje dhe ja dhashë  Tekiut në dorë dhe i thashë BISMILAHI  TEKI! Ai e mori,  shkundi mizat dhe e përcolli tek shokët poshtë. Luani filloi ta shtrydh hojen dhe mjalti nisi të rrjedh në tenxhere.

Kur ishim në mes të punës me hojet, erdhi aty rastësisht një çoban kureshtar,  që kishte rrugën për në mal, ku ishin kullotat e dhenve. Atë e quanin Skendo Brati . Ai ishte dhe kushëriri jonë dhe neve na erdhi mirë, që do ishte ai degustuesi i parë i prodhimit. Mbushëm dhe i dhamë atij një tas me mjaltë dhe një lugë të madhe dhe i thamë: haje! Ai pyeti: vetëm  për  mua është gjithë  ai tas? O po haje me fund, i tha Luani. Ai e mbaroj  tasin tha: të faleminderit  dhe  iku shpejte se,  ndofta diçka i shkoj ndër mënd se mos e shinte njeri që kishte ngrenë mjaltë nga ballistët, kjo edhe për faktin, se ne, të katër ishim bijë ballistësh dhe gjendeshim si të internuar aty. Më vonë erdhi aty dhe dikush tjetër dhe ne edhe atë, edhe pse bijë ballistësh, e qerasem po njësoj.

Deri aferë darkës gjithçka  kish mbaruar. E pastruam vendin, hoqëm skelën  dhe u kthyem në shtëpi. Nga  ajo  bletë, ne morëm , jo pak po afërsisht 60 kg. mjaltë. Kjo  ishte një fitore, që dukej e pamundur prej kohësh, po ne, me gjithë suksesin kurë nuk e kishim menduar se, do ti shtonim fshatit dhe krejt krahinës, një toponim të ri historik.

Kur  mbërritëm në shtëpi  gratë dhe fëmijët ishin bërë merak por, kur na panë  që  ishim të gëzuar e me duart plotë, kuptuan fitoren dhe njëzëri bërtitën urra…

Të nesërmen, si zakonisht, që në mëngjes u kthyem në monotoninë e punëve të përditshme. Gratë i dërguan të pastronin vathin, dhe tënden, ku seleksionoheshin prodhimet. Sa mbërritën kooperativistët pranë vendit të  punës, u ulën të hanin bukë së bashku, sipas traditës, grarishte, duke ngrënë e duke folur. Në bisedë, njëra prej tyre, tha me zë të lartë: 

-Moj gra, e morët vesh çfarë ndodhi dje?

-Jo, thanë njëzëri të gjitha, edhe pse s’kish asnjë grua në fshat të pa azhurnuar me  lajmin më të fundit, që në rastin konkret ishte:

-“Ata, ballistët, dje kishin prerë bletën e shkëmbit të bletes”. Aq u desh dhe filluan thashethemet. Ajo gruaja, që përhapi këtë krye lajm, vazhdoi predikimin: gjersa nuk ka më bletë te ai shkëmb, unë mendoj, me që ata të katërt ishin bijë ballistësh, ta quajmë “Shkëmbi i Ballistëve”. Kjo fjalë, në gojën e grave, u përhap shumë shpejt. 

E kisha dëgjuar disa herë toponimin “SHKËMBI BALLISTËVE’’, po kështu e quajtën atëherë, kur donin të na shanin. Kishin kaluar afro 50 vite që unë isha larguar nga Tragjasi dhe këtë emër thuajse e kisha  harruar. Po duket koha ka bërë punën e vetë dhe mendimi ka evoluar, aqsa kjo grua tragjasiote sot, duke i çuar bukën djalit, thotë natyrshëm, pa droje e me gojën plot: Do  takohemi te “Shkëmbi i Ballistëve”. U drodha dhe u trondita, në kujtim të kohës dhe të ngjarjes, po ndjeva kënaqësi të pafundme, që e ridëgjova sot.

 ÇIKAGO, 10 Mars 2020               

* Autori, ish i denuar nga diktatura komuniste, është i dekoruar me urdhërin ”Naim Frashëri i Artë”  

Filed Under: LETERSI Tagged With: Memisha gjonzeneli, Tregim

Fryma e ajrit në pemë

March 12, 2020 by dgreca

Nga Violeta Mirakaj/

“Tingujt e Artë”,Përmbledhje me partitura muzikore  nga Izet Kallaba. Artistët janë gjithmonë të rinj kur i pyesin:-” Sa vjeç  je? Ata përgjigjen – jam tridhjetë e pesë vjeç…edhe kur janë 80 vjeç. Mosha e parë janë shumë të rinj, mosha e dytë janë të rinj, mosha  e tretë janë gjysmë të rinj dhe mosha e katërt janë të përjetshëm të rinj.  Për artistët nuk ka pleqëri. Ditëlindjet e tyre janë ditë për të respektuar dhe vlerësuar  krijimtarinë tyre. Në këto ditë Marsi biseda me miken time regjisore Arta Kallaba, ishte disi e veçatë.  Familja e Izet Kallabës, gruaja Safetja, vajzat Mrika, Albulena, Arta, Hana dhe djali Korabi do t’i festojnë 70 –vjetorin babait të tyre me suprizën duke i botuar  vëllimin e parë me përmbledhje me një pjesë të krijimtarisë së tij, partitura muzikore. Dhe ja pra, dihet se njerëzit e mirë të japin lumturi, të tjerët të japin eksperiencë, të gabuarit të japi mësim, të dashurit të japin kujtime të paharrueshme…. Pra familja e Izet Kallabës, ashtu si shprehet dhe vetë Arta, “Duam të urojmë 70- vjetorin e lindjes dhe ta falenderojmë për çdo gjë që ka bërë për familjen”;  mirënjohje dhe falenderim për përkushtimin e tij maksimal ndaj familjes së tij. Mirënjohja i kalon caqet  e familjes, është një mirëjohje që i bëjnë brezat artistë që kanë startuar nga studioja dhe leksionet e tij, të nxënësve të shumtë të shkollës së Muzikës në Gjilan, i cili është dhe një ndër themeluesit e kësaj shkolle, së bashku me kolegët e tij Xhevat Ismajli, Zeke Jusufi, Isa Jakupi etj. Është falenderim dhe urim nga sa e sa këngëtarë  të këngëvë të kompozuar prej tij, nga kolegët dhe artdashësit, për emocionet e forta estetike artistike  që ka transmetuar nëpërmjet krijimeve të tija muzikore.                                                                                                    Izet Kallaba u lind në Roganë të Dardanës më 12 Mars 1950. Rruga e edukimit dhe e dashurisë për artin për këngën në veçanti  e ka zanafillën, e nis rrugëtimin nga famijla e tij. U lind në një familje ku muzika adhurohej shumë. Xhemail  Kallaba, babai i tij ishte një këngëtar i mirëfilltë me një diapazon zëri të bukur dhe të lartë prej tenori të lindur, ishte një nga frymëzuesit dhe mësuesit e tij të parë. Dhe si shprehet në kujtimet e tij Izeti, për mënyrën si këndonte dhe interpretonte babai i tij  “Fryma që hynte nëpër gjethe  më dukej e dukshme . Notat e erës së harlisur nëpër pemë nuk i përcaktoja, por, diçka e pathënë më shpinte tek kjo erë, tek ajo frymë e ajrit në pemë”.  Në bashkëbisedim me miqtë e tij ai shprehet se- trualli ynë i lashtë ia dha gjuhën dhe emrin këtij vendi. Flamurin që mban në shtëpi është i njejtë me atë të Shqipërisë. Të mirat e lirisë dhe të pavarësisë kudo sot ndihen. Izeti shprehet:-“Motivet e mia në punë, dhe krijimtari, kanë adresë këtë truall dhe këtë qiell të gjuhës. Arti muzikor dhe estetika e edukimit në nota dhe tinguj kanë ndikim të fuqishëm në formimin e individit dhe në shijet e tij. Nëpërmjet edukimit dhe formimit artistik kulturohet shpirti dhe hija jonë. Kopshtet, fushat e gjelbëra, deti i dallgëzuar, përqafimi i së dashurës, sytë e vashave, janë momente frymëzimi për poetë dhe artistë të muzikës”.                                                                                                     Motoja e tij ështe të prekë të panjohurën e tingujve dhe të notave dhe si shprehet vetë – të mësohet të lexoj artin drejt muzikës pa gabime, dhe këtë ja mundësoi dhe ja edukoi  edhe në vitet e studimeve në Universitetin e Sarajevës, në drejtim Pedagogji Artistike. Pagjumësia e tingujve të pianos dhe veglave të tjera muzikore, me tingëllimën e bukur dhe solemnitetin magjespës të zërave muzikore, koncertet shumë profesionalë transmetojnë te artdashësit sidomos te Kallaba një dëshirë dhe pasion të madh për mos t’u shkëputur nga rruga e bukur e artit të muzikës, t’i përkushtohet me dashuri gjatë gjithë jetës në vazhdim. Puna si mësues në shkollën e mesme të Muzikës në Gjilan, veprimtaria e tij artistike me grupe nxënësish dhe solist, shënon sukses të admirueshëm dhe të vlerësueshëm. Në kohën e vlimeve të mëdha të ngjarjeve historike për Kosovën, Izet Kallaba me nxënësit e tij në formacionet korale dhe orkestrale të tij, nderohet me çmimin e “Talenteve të Kosovës” . Albumi i krijimtarisë së tij, në “Akordet e Kosovës” të vitit 1984, kompozimi “Vallja e luleve” merr çmimin e vendit të pare; në festivalin “Gjakova 83” i akordohet vendi i dytë, me këngën “Vajzat heqin valle”. Vargu i shpërblimeve për Izetin dhe nxënësit e tij vazhdon dhe me dhjetëra shpërblime, mirënjohje e diploma suksesi. Një biografi e pasur në fushën e edukimit arsimor dhe muzikor, si dhe të një prodhimtarie të pasur në fushën e kompozimit po dhe të krijimit poetik. Arti dhe kultura është për të në funksion të shoqërisë dhe të identitetit kombëtar. Një nga këngët e tij “Himni i Çamërisë” me tekst A. Geci Çamëri tokë pellazgjike/ Pallë Epiri në lashtësi/ Je stërgjyshe e shqiptarëve/Në Dodonë e Iliri/ Gjokset tua të përgjakura/ drejt fitores, në lavdi” është kënduar në shqip, gjermanisht dhe anglisht. Artistët e rrisin albumin e tyre nga vit në vit, kjo gjë vërehet dhe te puna shumëvjeçare e I. Kallabës, te puna e palodhur plot pasion dhe kulturë e vlerësuar nëpër Festivale. Kompozimet e tij janë plot shpërblime; në Kosovë e më gjerë.”Vajzat heqin valle”, popullore, teksti -Ali Asllani, ”Vallja e luleve” teksti -Lazgush Poradeci,”Andje Verore” tekst- Asdreni ”Ninula aktuale” këngë për fëmijë tekst- T.Bardhi. “A e dije” baladë për Josuf Gërvallën, Kadri Zekën dhe Bardhosh Gërvallën me tekst H.Hyseni. “Zambaku i Prizrenit” tekst i Z. Serembe ,”Dëshmorët” popullore tekst-Bedri Hysaj etj. etj… Shumë tekste të poetëve të Letërsisë së Rilindjes dhe të Pavarësisë sonë, janë muzikuar nga I.Kallaba, tregon lidhjen dhe shpirtin e bukur të artistit i cili frymëzimin dhe forcën e gjen dhe tek pena e poetëve të shquar shqiptarë që kanë hedhur themelet e poezisë sonë. Përmbajtja emocionale, vërtetësia dhe qartësia e figures muzikore e bëjnë I.Kallaba një zë që dihmoi dhe ndihmon shumë në zhvillimet kulturore në Kosovë e më gjerë. Si krijues i muzikës popullore dhe të lehtë, të këngëve korale dhe orkestrale, përmes manifestimit fhe formës mishëron realitetin që jetojmë. Këngët e kompozuara nga Izet Kallaba shumë herë provokojnë, ngjallin emocione të forta estetike. “Arti në vetvete thotë Kallaba, ka kuptimin e së bukurës. Asnjë frymëzim për mua nuk më shpëton pa u shënuar” Në tërë këtë krijimtari bashkëshortja, Safetja dhe fëmijët, janë të mrekullueshmit e mi, vazhdon të shprehet gjithmonë. Si pensionist  së bashku me familjen jeton këtu në New York, por sa mundet vazhdon të japë mësim muzike në shkollën shqipe të komunitetit, me dëshirën të ndezë zjarrin e shpirtit të njerëzve; ku muzika është shprehja më e lartë se çdo dije dhe filozofije, është pasqyrimi dhe reflektimi i botës shpirtërore. Urime për Ditëlindjen  kompozitorit Izet Kallaba .

New York, 12 Mars,2020

Filed Under: ESSE Tagged With: Tingujt e Arte, Violeta Mirakaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 692
  • 693
  • 694
  • 695
  • 696
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KOSOVA, NJË SHEMBULL DEMOKRACIE– Mbështetja e popullit është çelësi për fitoren e zgjedhjeve
  • FRANK SHKRELI, ZËRI I NDËRGJEGJES SHQIPTARE NË MBROJTJE TË DEMOKRACISË
  • Albanian Soul, Electric Heart – Rozita Fishta’s Music Explorations
  • Ukraina si poligon i armëve të vjetruara globale: Donacionet ushtarake, gjeopolitika e Fuqive të Mëdha dhe perspektiva e paqes së qëndrueshme
  • AT GJERGJ FISHTA, 85 VJETORI I KALIMIT NË AMSHIM
  • Me veprën dhe personalitetin e Martin Segonit plotësohet panteoni humanist shqiptar me një figurë nga më të hershmet
  • Bashkimi kombëtar fillon me bashkimin e Kosovës me shtetin amë
  • PRESIDENTI WILSON NË FILATELINË SHQIPTARE
  • “Çamëria… heshtja që vret”
  • SHQIPTARËT DHE PROJEKTI EVROPIAN PËR MAQEDONINË E VERIUT A MUND TË DEGRADOJË NË NJË NARRATIVË ILUZORE?
  • Brigitte Bardot: “seks bomba bionde” që revolucionarizoi kinemanë franceze
  • “Leksikoni i së drejtës publike – Nocione dhe institute të së drejtës publike”
  • Lugina e Preshevës dhe e drejta e munguar për shtetësi dhe votë në Kosovë
  • Vlora Nikçi: “Prindër, mbështesni ëndrrat e fëmijëve”
  • Federata “Vatra” përshëndet zhvillimin e Zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë dhe uron Kryeministrin Albin Kurti e Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT