• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

100 VJETORI I KONGRESIT TË LUSHNJËS, LETRA PRESIDENTIT AMERIKAN DHE DRAMA…

January 21, 2020 by dgreca

Nga Xhevair Lleshi dhe Visar Zhiti/

100 vjet më parë, në 21 janar 1920, shqiptarët, krerë të tyre, patriotë dhe të urtë nga të gjitha trevat e vendit, u mblodhën në Lushnjën e vogël, në kuvendin e tyre të madh me qëllim që t’i dilnin zot Shqipërisë, që kërcënohej nga rreziku i mosqeverisjes, i copëtimit dhe i zhbërjes.

Ai kongres është quajtur dhe “pavarësia e dytë e Shqipërisë” dhe përsëriti “Lidhjen e Prizrenit”, “Kuvendin e Lezhës” me Skënderbeun në krye, e shpëtoi vendin e bëri me qeveri e me kryeqytetin që kemi sot..  

Për këtë ngjarje madhore të historisë tonë ka dhe një dramë, e vetmja që është shkruar, me autor mësuesin, aktorin dhe dramturgun Hekuran Zhiti, 50 vjet më parë, por që nuk është vënë ndonjëherë në skenat e teatrove tona.

Shtëpia botuese “Uegen” e zbuloi dhe e nxori në këtë 100 vjetor.

Po sjellim pjesë nga pasthënia e dramës, shkruar nga Xhevair Leshi:

APOSTUJT E KONGRESIT TË LUSHNJËS/

          Pa Kongresin e Lushnjës do të humbte si në shkretëtirë Pavarësia e Shqipërisë, e arritur nëntë vjet para Ngjarjes së Madhe. Pa Kongresin e Lushnjës Pavarësia do të kish mbetur nën rrebeshet e tmerrshme të kohërave që, siç kishin kaluar nëpër Luftën e Parë Botërore, priteshin të binin sërish mbi trupin e Atdheut… Por Kongresi erdhi. E sollën ata, atdhetarët e fisëm e të mëdhenj të Shqipërisë, që, të tillë kanë mbetur për jetë.

Kanë 100 vjet që ata i kemi në bronz dhe ky jubile na i sjell sërisht afër, duke pasur ndjesinë sikur ka ndodhur dje….

Lexoja shënimin e Visar Zhitit bash për këtë ditë të shënuar e për dramën e saj dhe m’u duk se ishim në të njëjtin përdytyrim. «Përfaqësues, të përzgjedhur apo të vetëcaktuar, nga të gjitha trevat e vendit, kush e ndjente dhe mundte, nga ata që kishin bërë emër, kryengritës a nëpunës, që kishin qenë në Vlorë 8 mote më parë në ngritjen e Flamurit të Pavarësisë, që kishin punuar në perandorinë otomane apo kishin studiuar nëpër Evropë, që kishin mërguar deri në Amerikë, nga ata që kishin bërë për vendin dhe kishin sakrifikuar, u nisën për në Lushnjë, me ndonjë makinë, nga ato të pakat që ishin atëherë, e ngadaltë si qerret, me kuaj, në këmbë, kaptonin male, çanin borën dhe baltën e dimrit, rreziqet nëpër shtigjet ku mund të gjendeshe befas mes ushtrive të huaja…» Çfarë sakrifice dhe vetëdijësimi!…

“Të mblidhemi në Lushnjë!” ishte thirrja. Pa telegraf, por me thirrjen e thjeshtë të zemrës, se vetëm ashtu do të shkruhej ndryshe historia, pa menduar ndonjë tender se ku mund të mblidheshin dhe s’i mund të ndaheshin milonat, sepse ishte rreziku i ndarjes së atdheut.

…u lajmëruan shqiptarët të mblidhen në Lushnjë! Me telin e zemrës, mik pas miku, frymë gojë më gojë. I thoni Ferid Bej Vokopolës. I thoni Aqif Bej Elbasanit. I thoni At Bumçit. Mos harroni, mik, të m’i çoni fjalë Ahmet Bej Zogollit…

Sa me ndjenjë u përcoll ky lajm 100 vjet më parë, veç me fluturim shpirtëror, me frymë të shenjtë. Dhe erdhën, u bashkuan.

Dhjetë ditët që tronditën botën, dhjetë ditët e mahnitshme që ngritën nga balta dhe uria Shqipërinë dhe ua falën atë njerëzve të së ardhmes. Dhjetë ditët e Kongresit të Lushnjës! Në to do të ribëhej shteti shqiptar, do të caktohej kryeqyteti, Tirana (me të sotmen e papërfytyrueshme atëherë!), «do të emërohej kryeministri dhe qeveria e tij për t’i dalë zot vendit, institucionet dhe detyrat.»

…Pushka e gjatë e Sulës Zdravës, me të cilën kishte marrë pjesë në Rrethimin e Shkodrës apo kishte mbrojtur Beratin nga andartët grekë, çante qiellin dhe errësirën, ngrohte shpirtra dhe jepte forcë… fare i vetëm do të bënte epokë…

*  *  *

Kongresi Kombëtar i Lushnjës u mblodh më 21 janar 1920 dhe i zhvilloi punimet nga 28 deri më 31 janar 1920. Në të morën pjesë mbi 50 përfaqësues nga të gjitha krahinat e vendit.

Në fillim Kongresi shqyrtoi planet e Konferencës së Paqes të Parisit për copëtimin e Shqipërisë dhe i hodhi ato poshtë në mënyrë të vendosur. Ai u shpreh për pavarësinë e plotë të Shqipërisë, kundër protektoratit të cilësdo fuqie të huaj dhe për mbrojtjen e tërësisë tokësore të vendit.                                     Në protestën që Kongresi i dërgoi kryetarit të Konferencës së Paqes thuhej se shqiptarët ishin gati të bënin «të gjitha sakrificat, të derdhnin edhe pikën e fundit të gjakut, kundër çdo vendimi që do të vinte në rrezik tërësinë tokësore dhe pavarësinë e tyre të plotë».

Vendim tjetër i rëndësishëm ishte ai për krijimin e organeve të larta të shtetit shqiptar. Kongresi zgjodhi një Këshill të Naltë prej 4 vetash, i cili do të përfaqësonte kryetarin e shtetit shqiptar derisa të përcaktohej përfundimisht forma e regjimit nga ana e një Asambleje Kushtetuese…

Këshilli i Naltë do të ushtronte pushtetin ekzekutiv. Ai caktonte kryeministrin, i cili pasi formonte qeverinë, merrte miratimin e Këshillit Kombëtar. Ndërsa Këshilli Kombëtar ushtronte pushtetin legjislativ dhe kontrollin mbi qeverinë. Veprimtaria e Këshillit Kombëtar ishte e pavarur nga Këshilli i Naltë…

Përpara kësaj qeverie dilnin detyra të rëndësishme. Brenda vendit ajo duhej të merrte në dorë administratën shtetërore dhe të kërkonte largimin e pushtuesve të ndryshëm nga Shqipëria. Në të njëjtën kohë ajo duhej të për t’i siguruar shtetit të pavarur shqiptar tërësinë tokësore dhe rinjohjen e tij në arenën ndërkombëtare.

Më 11 shkurt 1920 qeveria e Sulejman Delvinës, Këshilli i Lartë dhe Këshilli Kombëtar u vendosën në Tiranë, ku u pritën me entuziazëm nga populli. Qysh nga ajo kohë, Tirana u bë kryeqyteti i Shqipërisë.

KJO LETËR E MADHËRISHME:

«Shkëlqesisë së Tij Wilson,

Kryetar t’Amerikes i Shteteve të Bashuem,

Vashington

Shqiptarët që kanë mbështetun tanë shpresat e gjallnisë mbi shtyllën apostole të parimevet fisnike të Sh. S’Uaj, sot iu luten të pranoni falenderjet e paraqituna përkundrejt zanit të nalt e mëshir madh që jeni tye kryer për shpëtimin e atdheut tyne.

I nalti Kryetar, shpëtoni nji popull që asht m’i Vjetri në Ballkan e që ka drejtu vështrimet e shpëtimit t’Ekselenca Juaj dhe mo i lini me derdhë gjakun e me vdek përpara lakmimevet imperialiste të fqinjëvet veç sigurimin e kufijvet 1913-es, ju lutem me fuqinë e shpirtit mos pëlqeni as pak krasitje të pa arsyeshme si mbi Kosovë e Çamëri, mbi kufite natyrale ethnografike të Sh. S’uej nuk munde me kjen të ndara nga Mëma e tyre Shqipni.

Ju lutemi në emër të popullit pranoni nderimet tona krejt besnike.»

Kryetari Katundaris së Lushnjës

Lushnjë, më 17.3.1920

Kryetari i Katundarisë së Lushnjës… O Zot, ç’ndodh! Kishte mbaruar Kongresi. Kishin ikur Burrat e Kombit, kishte ikur edhe Sula: nuk kishte ç’ruante më! Dhe ky burrë i padukshëm, kryetar i Katundarisë së Lushnjës, më 17.3.1920, dërgon një letër në Washington. Dhe kujt? Presidentit të SHBA-së, Wilsonit!… «Letër e mrekullueshme, e sinqertë, e qartë, me fjalë të zgjedhura, e ndjeshme, pa stërhollimet dinake kancelareske, e urtë dhe me dije, e bukur, vizionare për të ardhmen.… gjyshërit tanë të mbledhur rreth atij që shkruante, fjalët që thoshin me zë, hiq këtë fjalë, shto këtë, po si t’i drejtohemi? Kujdes këtu, mos e zgjat shumë ‘e-rej, se isht Presidenti më i madh i botës, lale’, etj., etj.» Këtë përshtypje të hollë do ta shkruante Visar Zhiti.

«…në fillim të vitit 1920 Wilsoni i irrituar refuzoi ta pranonte propozimin britanik, francez e italian për ndarjen e Shqipërisë në tri pjesë: Jugosllavia do të merrte veriun, Greqia jugun, kurse italianët do të kishin mandatin për ta qeverisur një shtet të vogël shqiptar që do të mbeste pas kësaj rrudhjeje. Vlora do të bëhej pjesë e Italisë.

Wilsoni fuqishëm refuzoi, siç tha vetë ai, padrejtësinë ndaj popullit shqiptar.

Përfaqësuesi i Qeverisë së Përkohshme Shqiptare në Shtetet e Bashkuara, shkruante në gazetën New York Times të 11 marsit: ‘Shpëtimi i vendit tim i mbetet borxh tërësisht veprimit të qeverisë së Shteteve të Bashkuara’» shkruhej atëherë…

DRAMA E KONGRESIT:

«Vetë Kongresi i Lushnjës është një dramë, por dhe për atë ka një dramë të shkruar, e një gjysmë shekulli më parë, por ende gati e panjohur, edhe pse e vetme, që sjell më së miri atë frymë në popull. Është vepër e dramaturgut Hekuran Zhiti, aktor në Teatrin e Estradës së Lushnjës.

Sot një rrugë në qytetin e Lushnjës mban emrin “Hekuran Zhiti” dhe ai është shpallur dhe “Qyetar Nderi”.

Ndoshta kjo dramë ishte dhe testamenti i tij. Që do ta përfundonte i biri, Visar Zhiti, që na e solli të plotë dhe ja ç’shkruan në pasthënie:

…si e pa përfunduar, e mbetur në dorëshkrim që nga mesi i shekullit të kaluar, – kisha thënë, – por me gjakimin, që, nëse do t’ia kërkonin ndonjëherë të vihej në skenë, autori do ta rimerrte dhe do ta përshtaste me kohën, domethënë me rrethanat, jo veç ato të skenës, të vegimit regjisorial dhe lojës së aktorëve etj, ngaqë Kongresi i Lushnjës, i quajtur dhe si Pavarësia e Dytë e Shqipërisë, është një ngjarje kulmore në histori, e patundshshme, që kërkon përtëritje në riparje, në shëmbëlltyrën e lartë që dha, të përbashkimit dhe të mënçurisë, të veprimeve të guximshme në shpëtimin e vendit.

Nuk e di a kishte menduar autori rënien e perandorisë komuniste dhe të diktaturave të saj.Ai besonte e jetonte dhe me Shqipërinë e vjetër, atë të përjetshmen. Kështu e pa dhe Kongresin e Lushnjës, një dramë me tre akte, nga e zakonshmja tek ato që ikin me përditshmërinë, nga antropologjia në rreziqet ekzistenciale e deri tek derdhja si në bronz e një altoreliefi të ngjarjes së madhe.

Në ndjekje të asaj porosie të heshtur, tani me rastin e 100 vjetorit të Kongresit të Lushnjës, botuesi UEGEN ndjeu detyrën e ribotimit të dramës, ashtu të plotësuar dhe të përfunduar, me atë dëshirë siç e nxori në dritë për herë të parë në vitin 2011, në 100 vjetorin e lindjes së autorit dhe në prag të 100 vjetorit të Pavarësisë së vendit, por tani dhe me pasionin e historianit dhe të shkrimtarit, kështu që z. Xhevair Leshi vendosi t’i shtonte botimit të ri pak histori për Kongresin dhe autorin, për t’u kuptuar, më saktë për t’u ndjerë më mirë drama e Kongresit dhe e autorit, që edhe pse ngjajnë të largëta midis tyre dhe nesh, kanë lidhje dhe kanë prodhuar njëra-tjetrën ndërsjelltas.

Gjithmonë ka një prag jete dhe vdekjeje. Pragu i vdekjes është dhe në jetë, ndërkohë që dhe pragu i jetës është edhe në vdekje. Ka dhe ringjallje…

 Kongresi që u mbajt në Lushnjë, sërisht i duhet vendit, jo vetëm si kujtesë kolektive, aq më tepër tani që ka dy shtete shqiptare në Ballkan dhe zjen ankthi i bashkimit, me rreziqet e zhbërjes ndryshe, me modernitetin globalizues. Se duhet t’i bashkohemi së tërës (BE) me identitetin tonë, që kohërat e deshën të jetë sakrificë e heroizëm, por dhe një mrekulli.

Filed Under: Opinion Tagged With: Xhevair Lleshi-Visar Zhiti-Kongresi i lusnjes-Drama e vetme

RËNDËSIA E VLERAVE MORALE, SIPAS MARTIN LUTHER KING-UT

January 21, 2020 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Këtu në Shtetet e Bashkuara 20 Janari shënon ditën kushtuar Martin Luther King-ut, priftit protestan, aktivistit të drejtave të njeriut dhe udhëheqësit të lëvizjes së të drejtave civile në Amerikë, nga viti 1954 e deri më 1968.  Kjo ditë është festë federale, ditë pushimi për shumicën e amerikanëve, që shënohet çdo vit anë e mbanë Shteteve të Bashkuara, të hënën e tretë të Janarit, ç’prej vitit 1983.  Martin Luther King-u njihet për rolin e tij paqësor në avancimin e të drejtave civile dhe të drejtave bazë të njeriut, duke i promovuar ato me taktika dhe mjete paqësore, përfshir mosbindjen civile.  Dita kushtuar Dr. Martin Luther King-ut është ditë pushimi ashtu siç janë edhe festat e tjera federale kushtuar presidentëve të Amerikës ose datave kyçe të historisë amerikane, siç është 4 Korriku, Dita e Pavarësisë.

2 Nëntor, 1983, Presidenti Ronald Reagan nënshkruan ligjin që cakton Ditëlindjen e Martin Luther King-ut si festë kombëtare në kujtim të aktivistit amerikan të të drejtave civile. (Foto nga Arkiva Kombëtare)/

Në kujtim Martin Luther King, në këtë ditë, media të ndryshme amerikane, i sjellin publikut, fjalime dhe citime frymëzuese të këtij personaliteti të madh të historisë së Shteteve të Bashkuara.  Citimet dhe fjalimet e tija, megjithëse shqiptuar gjysmë shekulli më parë, tingëllojnë edhe sot e kësaj dite gjithnjë aktuale, profetike — për të mos thënë biblike– jo vetëm për aktualitetin politik dhe shoqëror të Shteteve të Bashkuara, por janë reflektuese dhe të përshtatëshme edhe për rrethana të popujve kudo në botë, pasi ai fliste për vlera dhe të drejta universale të përbashkëta të njerëzimit, pa marrë parasysh, racën, fenë ose origjinën etnike.

Në një fjalim mbajtur në një kishë protestane të Detroit-it në vitin 1954, Martin Luther King ka bërë thirrje për të ri-zbuluar vlerat e humbura në një shoqëri siç ishte ajo e viteve 50 e 60 në Shtetet e Bashkuara.  Në atë predikim, ai deklaroi se, “Problemi i madh me të cilin përballet njeriu modern, është se mjetet dhe pasuritë materiale me të cilat dhe për të cilat jetojmë, i kanë tejkaluar objektivat shpirtërore për realizimin e të cilave duhet të jetojmë.  Por nëqoftse dëshirojmë të shkojmë përpara, nëqoftëse duam që ta bëjmë më të mirë jetën në botën në të cilën jetojmë, ne duhet të shikojmë pas.  Ne duhet të ri-zbulojmë vlerat e shtrenjta që kemi lënë pas”.  Martin Luther King, në fjalimin e bëri thirrje të pranishëmve që të ri-zbulojnë dhe ri-vlerësojnë ligjet morale të universitit, me qëllim,“Për të qenë të nderëshëm, të dashur dhe të drejtë me gjithë njeërzimin”.

Njëri prej fjalimeve me rëndësi, por që ndoshta nuk tërheq aq shumë vëmendjen si fjalimet e tjera historike të njohura të tija — jo vetëm për nga përmbajtja por edhe për nga oratoria e udhëheqësit të të drejtave civile — ishte fjalimi i Martin Luther King-ut mbajtur në Katedralen Kombëtare në Uashington në mars të vitit 1968, para se të vritej në prill të vitit 1968.  Duke folur për atë që e ka quajtur si “revolucioni i madh teknologjik”, si edhe për “revolucionin në fushën e të drejtave të njeriut”, si rrjedhim i shpërthimit të lirisë në botë, ai ka thënë se, “Kurdoherë që diçka e re ndodh në histori, sjell me vete sfida dhe mundësi të reja.  Për t’u përballur me këto sfida, ne duhet të kemi një perspektivë më të gjërë botërore.  Asnjë person nuk mund të jetojë i vetëm, asnjë komb nuk mund të ekzistojë i izoluar.  Bota në të cilën jetojmë është, gjeografikisht, një botë, e pandarë.  Sfida, pra me të cilën përballemi të gjithë është që ta bëjmë botën një, në kuptimin e “vëllazërimit” dhe të “bashkëpunimit” me njëri tjetrin, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, ka thënë Dr. King-u në fjalimin e mbajtur në Katedralen Kombëtare në Uashington në vitin 1968.  

“Nëpërmjet gjeniut tonë shkencor e teknologjik kemi krijuar një botë të afërt, një botë të një fqinjësie të mirë me njëri tjetrit, por fatkeqësisht, nuk kemi treguar angazhimin tonë të duhur ndaj vlerave etike dhe morale, ashtu që nga kjo fqinjësi e mirë të krijojmë edhe një “vëllazërim” sa më të mirë me njëri tjetrin.   Por duam, a s’duam, jemi të detyruar të bëjmë një gjë të tillë, ashtu që të krijojmë një vëllazërim dhe bashkëpunim me njëri tjetrin — për të mirën e përbashkët — për realizimin e vlerave të përbashkëta, të lëna pas, e të harruara, ka thënë ai.  Duhet të mësojmë të jetojmë me njëri tjetrin si vëllezër ose për ndryshe do të vdesim të gjithë si budallenj”, është shprehur Martin luther King,  sepse “të gjithë jemi të lidhur me njëri tjetrin, kemi të njëjtin fat të përbashkët”, ndërsa ka shtuar se, “Çdo gjë që afekton njërin prej nesh, drejt për së drejti —ose indirekt, na prek të gjithëve.”

Martin Luther King kishte paralajmëruar kundër atyre personave të cilët kur flisnin për problemet shoqërore, thonin se me kohë të gjitha punët do të rregullohesin, se duhej kohë për të zgjidhur të gjitha problemet me të cilat përballej shoqëria.  Ai është shprehur se ky lloj justifikimi është përdorur mjeshtërisht nga ato që ai i ka quajtur “forca të errëta” të shqoërisë, të cilat e kanë përdorur “kohën” për qëllimet e veta shkatërruese dhe jo për realizimin e vlerave morale dhe ndërtuese për mbarë shoqërinë.   “Forcat e errëta”, ka theksuar ai, e kanë përdorur më me efekt se forcat e vullnetit të mire, justifikimin se koha do i shërojë të gjitha problemet, të metat dhe pabarazitë.  Por, ai ka paralajmëruar se koha do ta tregojë, se “Do të duhet që ky brez, eventualisht, të pendohet për dëmet që forcat e errëta dhe jo vetëm për fjalët dhe veprat e dhunës së tyre, por edhe për heshtjen e tmerëshme dhe për qëndrimet indiferente të njerëzve vullnet mirë ndaj këtyre forcave, të cilët rrinë duarkryq” përballë problemeve me të cilat ballafaqohet një shoqëri, duke thënë se, “Prit, se koha do t’i zgjidhë”, të gjitha sfidat e problemet shoqërore, me të cilat përballej Amerika e viteve 50- e 60 të shekullit të kaluar.    Në fjalimin e tij në Uashington në mars të vitit 1968, King-u ka thënë se asgjë në histori nuk ndodhë vet-vetiu. “Por, ngjarjet ndodhin si përfundim i përpjekjeve të vazhdueshme dhe punës së palodhshme të individëve të dedikuar ndaj kauzave të drejta…Pa punë të rëndë dhe pa përpjekje të vazhdueshme, koha, në vet-vete, bëhet aleate e ngushtë e forcave të errëta e primitive të stagnimit shoqëror, eknomik dhe politik”, është shprehur ai. “Koha për të vepruar është, gjithmonë, tani, jo nesër, jo pasnesër, por sot.  “Kështu që duhet të jemi bashkëpunëtorë të kohës, duke qenë të vetëdijshëm se koha është gjithmonë e përshtatshme për të bërë mirë, për të bërë atë që duhet bërë”,gjithmonë për të mirën e përbashkët, pa dallim ndaj askujt.

Ekspertë të jetës dhe veprës së Martin Luther King, thonë se filozofia fetare dhe politike e Dr. King-ut bashkon vlerat etike, morale dhe shpirtërore në një sistem politik që i përshtatej, atëherë dhe sot, jo vetëm shoqërisë amerikane, por edhe cilitdo vend që seriozisht dëshiron një demokraci të vërtetë dhe gjithëpërfshirse.

Mesazhi i Martin Luther King-ut para pak më shumë se një gjysëm shekulli, është ri-zbulimi i vlerave universale, “vëllazërimi” dhe “bashkëpunimi” me njëri tjetrin për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta në përputhje me vlerat universale të njerëzimit – në bashkpunim midis forcave vullnet mira në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar – vlera siç janë respekti për jetën e njeriut, liria dhe drejtësia e barabartë për të gjithë, pa dallim, dhe lufta kundër urrejtjes kudo qoftë në botë.  “Urrejtja është imorale! Urrejtja gjithmonë ka qenë dhe është imorale. Ajo është imorale në Amerikë, është imorale në Gjermani, është immorale në Rusi dhe është imorale në Kinë. Dhe urrejtja ka qenë imorale 2000 vjetë pra Krishtit…”,dhe ashtu është edhe sot, është shprehur Martin Luther King në një fjalim në Washington në vitin 1968

Të drejtat universale të njeriut,liria dhe demokracia, barazia pa dallim race, feje ai enticiteti, të dallohet e mira nga e keqja dhe të mbrohet ndershmëria dhe drejtësia për të gjithë, janë vlera bazë universale që ka predikuar Martin Luther King para më shumë se një gjysëm shekulli më parë, vlera të cilat nevojiten të ri-zbulohen edhe në vitin 2020,jo vetëm në Amerikë por anë e mbanë botës, shkruan sot analisti amerikan Colbert I. King për gazetën Washinton Post.

Filed Under: Politike Tagged With: Frank Shkreli-Martin Luther King

TENORI I KORIT “LIRIA”, TOLI ADHAM PANO….

January 21, 2020 by dgreca

Nga Thanas L Gjika/

        Midis njerëzve të shquar të fisit tim nga ana e nënës kam pasur kushëririn Toli Adham Pano, tenori i “Korit Lira” i quajtur dhe “Kori Karakteristik i Korçës”….

          Ky qytetar i talentuar edhe pse nuk është vlerësuar me tituj nderi prej qeverive pluraliste të pasvitit 1991, për mua është një personalitet i artit që meriton nderime e vlerësime jo vetëm prej fisit të vet, por edhe prej mbarë popullit të Korçës dhe të mbarë Shqipërisë. Me qëllim që të mos harrohet si harrohen qytetarët e zakonshëm, po shkruaj disa të dhëna për jetën e veprat e tij edhe pse nuk jam specialist i muzikës.

* * *

          Toli Adham Pano u lind në fshatin Panarit të Korçës më 6 shkurt 1913. Kur ushtria greke (andartët) dogjën fshatrat e Shqipërisë së Jugut më 1914 dhe më 1916, shumica e banorëve të Panaritit, Treskës, Trebickës, Katundit, Stratobërdës dhe Vithkuqit, ashtu si ato të Përmetit e Sarandës, u shpërngulën dhe u detyruan të shkonin ku kishin farë e fis, ose të njohur. Familja e Adham Panos, babait të Tolit u vendos në qytetin e Korçës. Këtu u rrit ky djalosh, i cili më 1929, kur mbushi moshën 16-vjeçare filloi të njihej si këngëtar duke u bërë pjesëtar i “Korit Lira”, që më vonë u quajt dhe “Kori Karakteristik i Korçës”.

          Për nevoja familjare Apostoli (Toli) i ndërpreu studimet në “Liceu Klasik Francez” dhe filloi punë si ndihmësrrobaqepës. Dy vjet më vonë shkoi ushtar dhe pasi kreu shërbimin ushtarak në Elbasan u kthye në qytetin e lindjes ku jetoi me zanatin e rrobaqepsit duke u bërë një nga rrobaqepësit më të mirë të qytetit. Pa vonesë ai u aktivizua dhe si korist i “Korit Lira”. Pjesëmarrja në këtë kor ishte vullnetare. Si këngëtarët dhe orkestrantët bashkë me dirigjentin jepnin shfaqje falas për popullin si në qytet dhe në fshatra të ndryshëm të mbarë zonës juglindore të Shqipërisë.

          Gaqo Jorganxhiu, me zë basi e baritoni dhe Tole Adham Panua, me zë tenori ishin këngëtarët kryesorë të këtij kori për më shumë se 60 vjet (1934-1994). Tolja u shqua jo vetëm si korist, por edhe si solist në shumë këngë si “Dua më shumë Shqipërinë”, “S’ kam ç’ e dua pasurinë”, “O moj korçare”, “Kënga e mullirit”, “Dashuria është djallush”, “Muaji i majit”, etj. Një tipar tjetër dallues i Tolit ka qenë dhe ndershmëria dhe qytetaria e lartë. Askush nuk mban mend që ky rrobaqepës të jetë grindur me ndonjë myshteri a qytetar, ose të ketë gënjyer a mashtruar. Zotnillëku ishte tipar i tij me të cilin mburret sot gjithë fisi dhe qyteti i Korçrës.

          Regjisori Mevlan Shanaj në vitin 1981 realizoi një film dokumentar televiziv kushtuar “Korit Lira të Korcës”, ku spikat dhe figura e solistit dhe koristit Tole Adham Pano. Kjo ishte e vetmja punë kinematografike ku u përjetësuan deri diku vlerat e këngëtarëve të atij kori. Tenori Toli Adham Pano dhe basi Gaqo Jorganxhiu e arritën kulmin e cilësisë zanore si këngëtarë në vitet 1945-1980, por incizimet e asaj kohe nuk ishin të cilësisë së lartë. Cilësia e këtyre pllakave sot le për të dëshiruar, prandaj ato duhen rigjeneruar me teknikën e sotme.

          Këngët e atij kori ishin këngë lirike ku nuk i këndohej partisë dhe udhëheqësit të saj. Për pasojë jeta dhe krijimtaria e këtij kori, e solistëve kryesorë dhe orkestrantëve të talentuar të tij në vitet 1945-1991 nuk morën ndonjë vlerësim si e meritonin. Nuk u shkrua për jetën dhe krijimtarinë e tyre asnjë studim monografik, madje as ndonjë temë për mbrojtje diplome prej studentëve të Institutit të Lartë të Arteve.

          Toli Adham Pano u nda nga jeta më 6 korrik 1998, në moshën 85-vjeçare, duke lënë dy vajza e një djalë të martuar e me fëmijë.

          “Kori Lira” në ditët e sotme po e vijon traditën. Aty janë zëvendësuar dirigjentët, solistët, koristët dhe orkestrantët e vjetër me dirigjentë, solistë, koristë dhe orkestrantë të rinj, por elementët më të talentuar të së kaluarës së këtij kori duhen vlerësuar me tituj nderi, sepse kështu traditat kulturore e artistike kombëtare pasurohen dhe shpien përpara.

          Gaqo Jorganxhi dhe Tole Adham Pano meritojnë të shpallen “Nderi i Kombit”, sepse ata me talentin e tyre të shquar i shërbyen artit shqiptar vullnetarisht për mbi 60 vjet, pa ndonjë investim nga shteti, dukuri e rallë në historinë e artit tonë mbarëkombëtar.

Filed Under: Kulture Tagged With: Thanas L. Gjika-Toli Adham Pano

Bujar Alimani’s Film Resonates With Audience in New York Premiere

January 21, 2020 by dgreca

By Rafaela Prifti /

The US Premiere of The Delegation, Albania’s Oscar Selection for Foreign Feature Film, opened at School of Visual Arts Theater on January 14, 2020. The movie stares at the past and stirs the conscience of succeeding generations of Albanians born in the post-communist era.  

After a-meet-and-greet reception, the rows were filled close to capacity in the 479-seat theater. Frida Bedaj, organizer and sponsor coordinator for the event, opened the evening by thanking everyone. “Art is an excellent passport for a people,” she said, “and film, in particular, because it travels around the world visiting many countries and cultures.” As ‘the architect’ of the movie presentation, Ms. Bedaj revealed her reasons for bringing Bujar Alimani’s film The Delegation in the US. She said that Bujar Alimani is an esteemed director whose films have been selected by Albania’s Cinematographic Center to be submitted in the Oscar’s International feature film category in the last years. The Delegation, a critically acclaimed film that has received multiple awards in European Festivals, was submitted to this year’s 2020 Academy Awards. “It was important to bring the movie here,” she noted, because “Albanians tend to shy away from facing the past, whereas art has the power to show it and even invite us to reflect…” The theme of forgiveness for the sufferings inflicted by the communist regime becomes even more relevant in the current political climate of Albania manifesting restrictions familiar from the past dictatorship, while “the young generation have little mindfulness of what the Albanian people underwent during the communist regime,” said Ms. Bedaj. At the end of her opening, she invited Her Excellency Teuta Sahatqija, Consul General of Kosovo in New York, a consistent supporter of the arts and the artistic community in the US. Ambassador Sahatqija affirmed that the plight of Albanians inside the self-imposed communist isolation made it difficult for the Albanians outside of its borders to know the painful truths. Telling these stories is important to the survivors who outlived communism, the persecuted and the families who suffered; it is important to all of us, who, at the time, were unaware of such torments, said the Ambassador Sahatqija. Cautioning that “Today’s youth needs to know about the communist past and appreciate the freedom of speech as a foundation of democracy,” she called director Bujar Alimani “a voice for the Albanian people’s pain.” 

Among the sponsors of the evening were: The Head Hunter Group Stone Castle Vineyards and Winery, Home Exchange PA, Alba Pharmacy of Staten Island, Dua Kafe etc.    

Preview 

The film is produced by Albania’s Art Film jointly with movie companies from Kosovo, France, and Greece. It is set in Albania in October 1990 as the communist regime that has ruled the country for nearly half a century is facing its collapse. It is the story of a political prisoner who has been twice sentenced by Albania’s regime and is forced to be part of the authorities plot to “fool the Internationals” about the country’s reality with respect to Human Rights. Although fictional, the underlying facts are well-evidenced. Albania’s communists felt threatened and consistently targeted well-educated individuals for fear of being ‘influenced from the West’. Also based on facts is the monitoring of the political reforms to open the door for Albania to benefit from European inclusion. In the script, a delegation is scheduled to meet with the government officials of Albania, who devise a plan that calls for an arranged rendezvous of the Albanian Professor, turned political prisoner, and the head of the European delegation. The two had met and grew close while studying abroad together. By putting together three characters with three different and opposing views: the imprisoned professor, Leo Konomi (Viktor Zhusti), the political party official Comrade Spiro (Ndricim Xhepa), and the strong-arm man of the regime Asllan (Xhevdet Ferri), the quiet yet intense drama builds up – visually conveyed with long duration shots and close-ups. Set against the backdrop of a poorly functioning country, where people get by with shortages as daily occurrences. The opening line of the scene “It doesn’t work!” as the camps’ guard cannot get the TV box to open, is repeated with variations when the phone is out of order, or the car breaks down on the road to the capital, a condition that permeates deeper, until prisoner Leo says to the torturer Asllan that he is also “imprisoned” just like everyone else in Albania.    

Post-Presentation Discussion

Director Bujar Alimani, who favors a minimalist style, said that the “lifeless colors and the lack of music” were designed to allow the viewer to just absorb and “feel”. The director of The Delegation thanked the audience and invited on stage Leke Mirakaj and Hasan Bajo, former political prisoners, to discuss and share their thoughts. Although the movie is fictional, the story of its main character speaks to thousands of survivors of communist Albania who have been incarcerated and penalized to live and work in labor camps around the country. Leke Mirakaj, a survivor of Spac and Qafe Bari, where he was sent as an infant with his family and was forced to spend nearly four decades, commented on the realism of the scenes from the labor camp. A well-respected VATRA member, Leke Mirakaj congratulated the movie makers. He noted that the character of the government representative in the film, Comrade Spiro, “is likely a Judge in Albania’s courts today” making the point that the present situation in the country is not a far leap from the fictional story in the movie. 

To borrow a term coined by Roger Ebert, the English translation and subtitles by Ardian Vehbiu and Tomas Logoreci deserve two-thumbs up as they deliver ‘The Delegation’ to non-Albanian speaking audiences.         

The Delegation resonates with the survivors and descendants of Albanians who have lived most of their lives in the post-communist era, while telling a compelling story to the young generation about the pain and suffering that communism inflicted on the people.

In memoriam: The screenwriter, Artan Minarolli, passed away before the movie went into production. Former Head of the Albanian Center of Cinematography, Minarolli was also a writer, producer and director. Featured in the role of a communist militant Asllan in the movie The Delegation, Xhevdet Ferri, a career actor, passed away in Albania on January 16, shortly after the film’s NY premiere. 

Filed Under: Histori Tagged With: Rafaela prifti-Bujar Alimani- The Delegation

Si u identifikua flamuri i Kongresit të Lushnjës?

January 21, 2020 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/

Dr .Arjola Prifti, aktualisht mban titullin Doktor i Shkencave në Trashëgimi Kulturore nga Universiteti Shtetëror i Tiranës (Shqipëri). Në vitin 2007, ajo u diplomua në Shkencën e Trashëgimisë Historike dhe Artistike në Universitetin e Perugia (Itali), në vitin 2009 merr një Master Shkencor në Historinë e Artit në Universitetin e Perugia (Itali) dhe në 2010 një Master në të Parë Livel në Operatorin për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Arkeologjike dhe Arkitektonike-Instrumente dhe Metodologji për Ruajtjen dhe Valorizimin e Trashëgimisë Kulturore në Universitetin e Urbino (Itali). Ajo është autore e disa artikujve që ka për të dhënë me muaggiminë kulturore, muzeologjinë dhe historinë e artit. Bazuar në fushat kryesore të interesit mbi të tregojnë vazhdoi studimet, ajo mori pjesë dhe mbajti fjalime në disa Konferenca dhe Simpoziume Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Ajo është duke u drejtuar me artikuj në lidhje me muaggimë kulturore, muzeologjinë dhe histori arti të botuara në gazetat e përditësuar shqiptare.

2.

Dr.A. P. Me dt. 25 nëntor 2011 u identifikua në Fondin Etnografik të Qendrës së Studimeve Albanologjike flamuri i Kongresit të Lushnjes.Flamuri është realizuar në një pëlhurë mëndafshi, apo taftaje, (mëndafsh paragjykime artificiale ksantoceluloze), por që akoma nuk është analizuar. Ai është i kuq dhe ka në qendër shqiponjën me dy krerë, e stilizuar në formën e shqiponjës së zakonshme në përdorim dhe e shfrytëzon si ide mua atë të flamurit të pavarësisë, kur akoma nuk është zyrtarisht zyrtarizuar forma e shqiponjës në flamurin kombëtar. Shqiponja është realizuar në një pëlhurë të mëndafshëm që është qepur mbi pëlhurën e kuqe. Në njërën shtesë të flamurit ka tre unaza metalike, që shërbenin për ta ofroni flamurin në shkop. Dimensionet e flamurit e disponueshme : Gjatësia 121 cm.Gjerësia 70 cm.Flamuri, në njërën tjetër, mbi shqiponjë, është vulosur me një vulë ku lexohet të dhëna 20.01.1920 dhe përmbanë të dhëna: LUSHNJE.Vula tregon zyrtarizimin e flamurit pikërisht një ditë para fillimit të dënimeve të Kongresit. Ishte e martë. Nuk mund ta presim qe flamuri te kete pikerisht vulen e Kongresit, prandaj kongresi akoma nuk jepet dhe nuk kishe marre akoma si nje vendim si edhe per miratimin e vules.

3.

Kush e gatiti flamurin e këtij kongresi? Dr.A.Prifti : Duke ju referuar 2011. Akoma nuk e dimë se kush e ideoi përdorimin e kësaj flamuri dhe kush e vulosi. Ky kërkim i emratit të Qeverisë Organizatori i Mbledhjes Kombëtare, që ka patriotët Eshref Frashëri, Sheh Ibrahim Karbunara, (drejtuesi i komisonit), Ferid Bej Vokopola dhe Nebi Sefa. Kjo mundësi në Izet Shehu, Trajtesë për Kongresin Kombëtar të Lushnjes, 22 Janar 2011. Sipas Valentina Dukës, në Histori e Shqipërisë 1912-2000, Tiranë 2007, faqe 111, ofronen emrat e disa patriotëve të kësaj që u krijoni për thirrjen e Kongresit të Lushnjes, si Aqif Pashë Bi ҫaku, Iljaz Bej Vrioni, Ahmet Zogu, Abdi Toptani, Ali Bej Këlcyra, etj. Pikërisht kjo na shtyn qe te hedhim mendimin për studime në mëtejshme dhe detajuara për të komplotuar skedën historike për të bërë flamuri.Do të dëshirosh të përdorim disa raste flamujve të tjera, që lidhen me Kongresin e Lushnjes. Në Muzeun Historik Kombëtar është ekspozuar një flamur, i vogël për nga dimensionet, unë mund të jetë si flamur tavoline vazhdon të ndëshkojë të kongresit. A ka fytyrë flamuj për të parë të kongresi dhe a keni identifikuar? Dr.A.Prfiti i referohen faktit të vizitës 2011.”Vetë Muzeu i Kongresit të Lushnjes ruan në arkivin e vet dy flamuj, më shumë për të kërkuar, të dëshironi të më vizitoni bojë, e me dhuroni të lirë,” 21.I.1920, Mbl.kob.Lushnje “dhe tek tjetërri: “21.I.1920”. Ky autor është shkrimtar, më keq, e keq dhe me gabime ortografike, për të qenë në dyshosh se mund të zyrtarizohet zyrtarisht. Por ka edhe dy fakte për më shumë kompromentuese për origjinalitetin e gomave dhe kujdesit për këtë shërbim. E para. Forma e shqiponjës nuk është ajo e zotëron, por më shumë e vonshme. E dyta. Në shiritin e bardhe ku kalonte litari është stampuar me bojë të zezë TORINO. Ka edhe disa germa të tjera. Pra shërbimet flamuj të mëvonshëm nga kjo aktualeje, të stampuar në Itali.Kjo flamuri është ruhet në fondin etnografik të QSA është një flamur zyrtarizohet me vulë.Nga ana tjetër ai do të kërkojë vijë nga Biblioteka dhe Muzeu Kombëtar, si mund të keni edhe flamuj të shumë historike, grumbulluar në cilësi të kritereve muzeale. Ai është plotësisht i përzgjedhur dhe i pëlqen etnografik në vitin 1946, kur objektet e Muzeut Kombëtar iu dorëzuan Institutit të Shkencave. Në vitin 1957, unë mund të gjeni Universitetin e Tiranës, gjithashtu krijoni Institutin e Historisë-Kroacisë, i Dërgoni në strukturat e veta gjithashtu i pëlqeni etnografik dhe si pjesë e shpërblimit të fondacionit, edhe flamurin në fjalë. Me ndryshimet organizative, sot flamuri ruhet në Qendrën e Studimeve Albanologjike, në fondin etnografik të saj. Pas informacionit ai është restauruar dhe Frederik Stamati.

Filed Under: Politike Tagged With: Gezim Llojdia-flamuri- Kongresi i Lushnjes

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 758
  • 759
  • 760
  • 761
  • 762
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Gazetaria si ndëshkim publik…
  • Disa qasje hermeneutike dhe fenomenologjike ndaj tekstit poetit të Martin Camajt
  • Kongresmenët Amerikanë Paraqesin Rezolutë për Vazhdimin e Pranisë Ushtarake të SHBA-ve në Kosovë
  • Helmi virtual
  • Vatra u prit në Selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK
  • SKËNDERBEU NDËRMJET BARLETIT DHE ZANOVIQ-IT: NGA HISTORIOGRAFI HUMANISTE NË MODEL KONCEPTUAL ILUMINIST
  • Patronimet kolektive me -aj , si identitet shqiptar i Malësisë së Madhe
  • Ledia Xhoga Captivates at Fan Noli’s Virtual Cultural Event
  • Congressman Keith Self Introduces Resolution Supporting the Integration of Kosovo into NATO
  • NJË MOMENT I RI GJEOSTRATEGJIK DHE NJË HAP I RI NË ARKITEKTURËN EURO-ATLANTIKE TË SIGURISË
  • Me virtuozen Alda Dizdarin në zemër të Londrës
  • Kur një masakër bëhet gjenocid? Reçaku, Panariti, Tivari dhe Çamëria në dritën e së drejtës ndërkombëtare
  • Speaking this Saturday, May 2, at the NYFCR Annual Statewide Conference with students and young leaders from across New York
  • Për çfarë ka nevojë Shqipëria?
  • Ernesto Sabato, gjeniu i letërsisë latino-amerikane që u rrit në prehrin e një nëne shqiptare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT