• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

BOTIM I RI NË GJUHËN ANGLEZE-‘IVORY EYE’ (ATI DHE FATI)

July 26, 2019 by dgreca

BOTIM I RI NË GJUHËN ANGLEZE-‘IVORY EYE’ (ATI DHE FATI)/

            Miq të nderuar dhe të respektuar, dhjetë vjet pas botimit në gjuhën angleze të romanit : THE INN WITH TWO DOORS. Kam kenaqësinë dhe përgjegjësinë qytetare t’ju vë në dijeni: Shtëpia Botuese, Prestigjioze:’ iUnivers,’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, botoi këto ditë librin me titull:

                                                ‘IVORY EYE’ (ATI DHE FATI)

            Prindi i paepur Fredo Samarxhiu personazhi kryesor i romanit ‘ATI DHE FATI, i flet audencës në ghjuhën angleze. Paraqet me dinjitet lexuesit anglisht folës letërsinë e sotme Shqiptare. Tregon me sinqeritet peripecitë e jetës së tij të vështirë dhe të vërtetën e madhe të pa tjetërsueshme: Jeta e njeriut përmblidhet në këto fjalë: ‘KUR DO DO DHE KUR,S’DO S’DO.’ Por përsëri mbi këtë të vërtetë të madhe njeriu se ka ndalur dhe se ndal luftën dhe përpjekjen stoike për të mbijetuar.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Kristaq Turtulli-BOTIM I RI NË GJUHËN ANGLEZE-'IVORY EYE’ - ATI DHE FATI

TEATRI KOMBETAR- Një objekt … një histori

July 26, 2019 by dgreca

Nga Narjana Bulku/Unë nuk jam artiste , por kam takuar shumë të tillë. Kam dëgjuar historitë e tyre të rrugëtimit artistik, të përpjekjeve për të arritur suksesin, duartrokitjet, admirimin e spektatorëve nga ku ata veçojnë ato shqiptare që izolimi dhe paliria ua cungoi artin e megjithatë  koha tregoi se shqiptarët ditën dhe dijnë shkëlqejnë në art.

Nuk jam artiste por historinë e artit përpiqem ta ndjek me maturi e liri dhe gjithmonë mendoj se ajo është e lidhur ngushtë me historinë e një kombi , me objektet, detajet brenda dhe përtej artit.Artistët që jetojnë jasht Shqipërisë e dijnë fort mirë se sa shumë efekt ka skena, momenti dhe arsyeja e interpretimit, spektatori që i ndjek , jehona e shfaqjes, kujtesa përtej saj.Ata e dijnë fare mirë koston dhe rëndësinë e një skene sepse atyre jo pak herë ju mungon ajo. Kur i largohen Shqipërisë ku arti i tyre lindi e u maturua jo pak herë ata pohojnë se skena mund të jetë edhe një gërmadhë por që për ta është një histori, mund të jetë një objekt historik, natyrë, udhë ,kryqëzim që bëhet pjesë e rolit , i jep ngjyra kujtese atij.

Ata janë zot të objektit që arti i tyre përjetëson me art ndërsa  spektatori me duartrokitje të gjata dhe kujtesë. Në vendin tonë ku arti është parë si dekor i diktaturave dhe artistët si produkte të një realizmi të konturuar me urdhër nga lart, sot më shumë se kurrë ka nevojë të dëgjohet zëri i tyre , thirrja e tyre sikur edhe një e vetme të jetë është thirrma e një kohe që e shpërdoroi vlerën dhe rolin e individid dhe individualitetit artistik.Jo vetëm si  kompesim i dhunimit të gjatë të lirisë krijuese, por edhe si shpërblim i të vetmes vlerë që ne si komb trashëgojmë ;artin. Në Tiranën e nxehtë të këtyre ditëve artistët duan të ruajnë të pashembur një të kaluar brenda mureve të një godine historike që prodhoi artistë të palirë por të vërtetë.Artistë që koha nuk ua inkurajoi sa duhet shpirtin artistik e ku ato mure me siguri fshehin misteret e një të kaluare që për ata por edhe për ne është histori.Ata kanë nevojë të pohojnë e të mohojnë të kaluarën e një arti që me të mirat dhe të këqijat e veta prodhon historikun e atij institucioni . A nuk gjurmohen , dokumentohen dhe mbrohen këto vlera kudo në botë madje edhe me ligj?!  Dhe artistët shqiptarë nëpër botë e dijnë fare mirë mbivlerën që akumulon jetgjatësia e objekteve të tilla si zanafillë e jetës artistike .A nuk janë skenat antike po aq madhështore sa atëherë në lashtësi duke  na sjellin zëra e motive që më nuk janë?! 

Artistët shqiptarë , trashëgimnia kulturore, protestat e tyre pothuajse një vjeçare në mbrojtje të një objekti teatri ,testament i identitetit të tyre duket se janë thirrje për një shoqëri të tërë e cila ka nevojë të kujtojë , ruajë dhe mbrojë fatet e veta.Është një moment historik ku mund të ndryshohet një mentalitet kulturor të cilin politika nuk e ndryshoi dot. Nuk janë të pakta rastet kur artistët i kanë ndryshuar mjediset duke i transformuar ato në jetike , shpresëdhënëse.Nuk është e nevojshme ti këndosh apo recitosh heroit, udhëheqësit, etj për tu ndjerë artist, është akti dhe vepra që të bën të tillë. Kur Gjilberta Lucaj interpretonte me violinçelin e saj atje ku droga dhe lufta ishte zot( Afganistan) ,kur Riad Ymeri e miqtë i këndonin jetës së Bekim Lumit që shuhej, janë arsyje më shumë  dhe bindëse se ata mundet ta mbrojnë godinën plot histori që askush nuk do të shembet . Përtej vlerave arkitektonike shekullore aty janë objekte që bota postmoderne që artistët e njohin mirë i ruan si suvenire muzeale. 

Ne e kemi goditur shpesh herë kulturën tonë me kazmat e diktaturës , me sherret e politikës dhe me mllefet e hakmarrjes  e gjithmonë kemi dalë më të dobët nga ky konflikt me vetveten, me  pa të shkuar, me pa të ardhme. Le të jemi në krah të artistëve edhe pse nuk jemi të tillë ; ata dhurojnë vepra , emocione ndërsa ne duartrokitje e kujtesë dhe rrjedhimisht kauzat e tyre janë qytetare qytetërimesh. 

Filed Under: Politike Tagged With: Marjana Bulku- teatri-Mbroje-Nje histori

ZGJEDHJET E REJA?- PRESIDENTI MBLEDH PARTITË

July 25, 2019 by dgreca

KOSOVË-PRESIDENTI THAÇI, KONSULTIME ME PARTITË/

-Në Kosovë, pas dorëheqjes së Kryeministrit, Presidenti nis konsultimet me partitë politike javën e ardhshme/

-Pika 5 e Nenit 95 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës përcakton: “Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë”/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 25 Korrik 2019/ Presidenca deklaroi sot se, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas dorëheqjes së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në pajtim me kompetencat e përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Mandati kushtetues i Presidentit të Republikës së Kosovës është i pacenueshëm për të siguruar respektim të parimit të ndarjes së pushteteve dhe për të ruajtur sigurinë e rendit juridik e kushtetues në vendin tone”, thekson deklarata dërguar nga Presidenca.

Për më tepër, vijon deklarata, duke u bazuar në kompetencat kushtetuese, Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson unitetin e popullit dhe është garantues i funksionimit demokratik të institucioneve shtetërore. “Prandaj, çdo hap që do të ndërmarrë presidenti do të jetë në përputhje vetëm me interesat e qytetarëve dhe interesat shtetërore”, shtohet më tej.

Presidenti i Republikës së Kosovës i siguron gjithë qytetarët se çdo veprim i tij do të jetë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe duke filluar nga java e ardhshme do t’i fillojë konsultimet me partitë politike/koalicionet për ndërmarrjen e hapave të mëtejmë që çojnë në tejkalimin e situatës së krijuar nga dorëheqja e kryeministrit, përfundon deklarata.

Pika 5 e Nenit 95 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës përcakton: “Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë”.

Në mbledhjen e 111-të të qeverisë që e drejton, të premtën e 19 korrikut 2019, kryeministri Ramush Haradinaj njoftoi vendimin e tij për të dhënë dorëheqje të parevokueshme, pas ftesës që kishte marrë nga Gjykata Speciale në Hagë, për intervistimin  që u zhvillua në 24 korrik.

Sipas shumicës së deklaratave të partive politike, Kosova po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare të shtata në 20 vjet liri, të katërta në 11 vjet pavarësi e të tretat të njëpasnjëshme të parakohshme, por ka edhe pritje që të mandatohet një kandidat i ri për të formuar Qeverinë, e cila do mund të zgjedhej me së paku 61 vota të Kuvendit 120 anëtarësh.

Kuvendi i Kosovës aktualisht ka këtë përbërje të grupeve parlamentare: Lidhja Demokratike e Kosovës 25 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 23, Lëvizje Vetëvendosje 19, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 12, Partia Social Demokrate 12, Lista Serbe 10, Nisma Socialdemokrate 8 dhe Grupi 6+ (i komuniteteve pakicë) 6. Ndërsa, pa grup parlamentar janë 5 deputetë.

Qeveria  e Kosovës,  me kryeministër Ramush Haradinajn, e zgjedhjeve të 11 qershorit 2017, e votuar në seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit në 9 shtator, nisi punën para më pak se dy viteve – në 11 shtator duke mbajtur në mbrëmje mbledhjen e parë, ku u bë konstituimi dhe u shqyrtua programi qeverisës, pasi gjatë ditës fillimisht u bë pranim-dorëzimi i detyrave në Kryeministri dhe nëpër ministri.

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari-Presidenti Thaci-Mbledh partite

PRESIDENTI THACI: VEZIR ADEMAJ-HERO I KOSOVES

July 25, 2019 by dgreca

PRESIDENTI THAÇI E SHPALLI “HERO TE KOSOVES” DESHMORIN VEZIR ADEMAJ/

Prishtinë 25 Korrik 2019- Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaci ka dekretuar me urdhër të vecantë dhe protokoll shtetëror shpalljen “Hero i Kosovës” dëshmorin e Atdheut Vezir Ademaj. Ceremonia është organizuar sot, e Enjte 25 Korrik 2019 në Presidencën e Republikës së Kosovës. Dekorimi ëshët bërë me rastin e 21 vjetorit të rënies në fushën e betejës në Kallavajë të Junikut të dëshmorit të Atdheut, Heroit të Kosovës, Vezir Ademaj, i biri i Hysen dhe Mejreme Ademaj nga Sheremetaj të Rekës së Keqe, komuna e Gjakovës. Veziri i njohur me pseudonimin e Luftës” Komandant Alfredi”, i qëndroi deri në fund betimit që kishte bërë kur ishte rreshtuar në radhët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës: “Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë, pa kursyer as jetën, të luftoj për t’i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem, betohem, betohem…!”.

Ai mbeti në fushën e Luftës për Liri duke nderuar Atdheun, familjen e tij Atdhetare, Flamurin kuq e zi, para të cilit ishte betuar.

***

Njoftimin me rastin e dekorimit “Hero i Kosovës” në emër të Familjes Ademaj, e përcolli sot përmes facebook-ut, vëllai i heroit, dr. Hasan Ademaj i cili ndër të tjera shkroi: Me rastin e 21 vjetorit te renjes heroike ne altarin e lirisë së Atdheut,të vllait tonë të dashur,Vezir Ademaj.
Sot u mbushen 21 vjet nga rënia juaj heroike,për lirinë e shtrenjtë të Atdheut,i dashur vëlla Vezir.
Njëzet e një vite krenari,dhimbje,dashuri dhe mall.Por,mbi të gjitha ,ishte krenaria ,sepse ti u sakrifikove për këto ditë që po i gëzojmë ne sot.
Për kët liri të shtetit të Kosovës,të cilin shtet po e ndërtojmë me shumë sakrifica.
Por,ne ,në këtë përvjetor,jemi më krenarë se kurrë sepse vepra dhe sakrifica Juaj sublime asnjëherë nuk u harrua ,por vetëm sa u përforcua edhe më shumë,si kujtim,si mirënjohje,dhe si nderim.
Dhe,madhështia dhe kuptimsia e veprës suaj u lartësua akoma sot,në këtë ditë përkujtimi e nderimi,kur Presidenti i Republkës sonë,zoti Hashim Thaqi,me urdhër të veçantë e protokoll presidencial,të dekorojë me mirënjohjen më të lartë shtetërore presidenciale-“HEROI i KOSOVËS”.
Kjo na bën që sot të ndihemi më krenarë si asnjëherë më parë dhe të çmojmë lart vendimin e Presidentit Thaqi si dhe punën e tij përkushtuese në vlerësimin dhe lartësimin e figurës së luftëtarit të lirisë së Atdheut e në këtë rast të djalit dhë vëllait tonë Vezirit,i cili në pranverën e vitit 1988 la kurbetin dhe iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,për të dhënë gjithçka pati nga vetja për Lirinë e Kosovës.
Zoti President.
Vendimi Juaj për shpalljen Hero i Kosovës të djalit dhe vëllait tonë të shtrenjtë,na pakëson dhimbjen e na shton krenarinë si dhe na forcon respektin dhe besimin në institucionet tona shtetërore për të cilin u flijua Ai dhe mijra dëshmorë të tjerē të Atdheut.
Faleminderit President!
Lavdi Luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lavdi jetës dhe veprës heroike të Heroit të Kosovës,Vezir Ademaj.
Sheremetaj, Gjakovë

 Me respekt
Me 25 korrik 2019 Familja Ademaj.

Filed Under: Featured Tagged With: Vezir Ademaj- Hero i Kosoves-Dr. Hasan ademaj

400 Bashkatdhetare nga Diaspora Vizituan Kuvendin e Kosoves

July 25, 2019 by dgreca

Rreth 400 bashkatdhetarë, për dy ditë, kanë vizituar Kuvendin e Kosovës/

Bashkatdhetarët, të cilët po qëndrojnë për pushime në Kosovë, për dy ditë radhazi kanë vizituar Kuvendin e Republikës së Kosovës, i cili, nën moton “Bashkatdhetarët në Kuvend”, ka hapur dyertë për ta.

Me këtë rast, rreth 400 bashkatdhetarë nga vende të ndryshe të Evropës dhe botës, janë pritur nga deputetë të grupeve të ndryshme parlamentare, me të cilët kanë bashkëbiseduar për tema të ndryshme, me theks të veçantë për fuqizimin e rolit të tyre, si dhe për mundësinë e krijimit të lehtësirave në Kosovë.

Poashtu, ata janë njohur nga afër nga punëtorët e administratës me punën, fuksionin dhe rolin e Kuvendit.

Bashkatdhetarët janë shprehur të kënaqur për mundësinë që ju është ofruar për t’i vizituar hapësirat e Kuvendit të Republikës së Kosovës.​

Filed Under: Mergata Tagged With: 400 bashkatdhetare-Diaspora-Kuvendi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 936
  • 937
  • 938
  • 939
  • 940
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT