PRESIDENTI THAÇI E SHPALLI “HERO TE KOSOVES” DESHMORIN VEZIR ADEMAJ/
Prishtinë 25 Korrik 2019- Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaci ka dekretuar me urdhër të vecantë dhe protokoll shtetëror shpalljen “Hero i Kosovës” dëshmorin e Atdheut Vezir Ademaj. Ceremonia është organizuar sot, e Enjte 25 Korrik 2019 në Presidencën e Republikës së Kosovës. Dekorimi ëshët bërë me rastin e 21 vjetorit të rënies në fushën e betejës në Kallavajë të Junikut të dëshmorit të Atdheut, Heroit të Kosovës, Vezir Ademaj, i biri i Hysen dhe Mejreme Ademaj nga Sheremetaj të Rekës së Keqe, komuna e Gjakovës. Veziri i njohur me pseudonimin e Luftës” Komandant Alfredi”, i qëndroi deri në fund betimit që kishte bërë kur ishte rreshtuar në radhët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës: “Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë, pa kursyer as jetën, të luftoj për t’i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem, betohem, betohem…!”.
Ai mbeti në fushën e Luftës për Liri duke nderuar Atdheun, familjen e tij Atdhetare, Flamurin kuq e zi, para të cilit ishte betuar.
***
Njoftimin me rastin e
dekorimit “Hero i Kosovës” në emër të Familjes Ademaj, e përcolli sot përmes facebook-ut, vëllai i heroit, dr. Hasan
Ademaj i cili ndër të tjera shkroi: Me rastin e 21 vjetorit te renjes heroike
ne altarin e lirisë së Atdheut,të vllait tonë të dashur,Vezir Ademaj.
Sot u mbushen 21 vjet nga rënia juaj heroike,për
lirinë e shtrenjtë të Atdheut,i dashur vëlla Vezir.
Njëzet e një vite krenari,dhimbje,dashuri dhe
mall.Por,mbi të gjitha ,ishte krenaria ,sepse ti u sakrifikove për këto ditë që
po i gëzojmë ne sot.
Për kët liri të shtetit të Kosovës,të cilin
shtet po e ndërtojmë me shumë sakrifica.
Por,ne ,në këtë përvjetor,jemi më krenarë se kurrë sepse vepra dhe sakrifica Juaj sublime
asnjëherë nuk u harrua ,por vetëm sa u përforcua edhe më shumë,si kujtim,si mirënjohje,dhe
si nderim.
Dhe,madhështia dhe kuptimsia e veprës suaj u lartësua
akoma sot,në këtë ditë përkujtimi e nderimi,kur Presidenti i Republkës
sonë,zoti Hashim Thaqi,me urdhër të veçantë e
protokoll presidencial,të dekorojë me mirënjohjen më të lartë shtetërore
presidenciale-“HEROI i KOSOVËS”.
Kjo na bën që sot të ndihemi më krenarë si
asnjëherë më parë dhe të çmojmë lart vendimin e Presidentit Thaqi si dhe punën
e tij përkushtuese në vlerësimin dhe lartësimin e figurës së luftëtarit të
lirisë së Atdheut e në këtë rast të djalit dhë vëllait tonë Vezirit,i cili në
pranverën e vitit 1988 la kurbetin dhe iu bashkua radhëve të Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës,për të dhënë gjithçka pati nga vetja për Lirinë e
Kosovës.
Zoti President.
Vendimi Juaj për shpalljen Hero i Kosovës të djalit
dhe vëllait tonë të shtrenjtë,na pakëson dhimbjen e na shton krenarinë si dhe
na forcon respektin dhe besimin në institucionet tona shtetërore për
të cilin u flijua Ai dhe mijra dëshmorë të tjerē të Atdheut.
Faleminderit President!
Lavdi Luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës.
Lavdi jetës dhe veprës heroike të Heroit të
Kosovës,Vezir Ademaj.
Sheremetaj, Gjakovë
Me respekt
Me 25 korrik 2019 Familja Ademaj.