• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

24-vjetori i masakrës në Burgun e Dubravës, Kryeministri Kurti: Republika e Kosovës, shteti ynë që po ngritët, po forcohet dhe i cili nuk harron dhe nuk fal asnjë krim të luftës

May 22, 2023 by s p

Prishtinë, 22 maj 2023/

Në një ngjarje të rëndësishme historike si 24-vjetori i masakrës në Burgun e Dubravës, e pashmangshme ishte edhe vizita e kësaj Qendre Korrektuese nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Në fjalën e tij, kryeministri Albin Kurti, fillimisht ngriti lart figurat historike të Adem Demaçit, që vuajti 28 vite burgosje dhe Ukshin Hotit që kaloi nëpër burgje nga viti 1981 deri më 1999, kur dhe u zhduk po në burgun e Dubravës më 16 maj 1999, fare pak ditë para masakrës që sot po e përkujtojmë.

Para të pranishmëve, kryeministri shtoi se të burgosurit politikë shqiptarë në Jugosllavi, ishin një kategori më vete që nuk mund të injorohej dhe as të shmangej, gjë e cila u dëshmua në luftën e fundit, kur shteti i Serbisë i grumbulloi mbi 980 të burgosur politikë shqiptarë nga të gjitha burgjet, duke i grumbulluar në burgun e Dubravës, për t’i eliminuar.

“Ky plan dhe kjo “zgjidhje përfundimtare” e ideuar nga Serbia, e bëri burgun e Dubravës një lloj kampi përqendrimi politik, për të burgosurit politikë shqiptarë. Qëllimi ishte jo vetëm eliminimi i tyre politik, por edhe zhdukja e tyre fizike. Se çka ndodhi në burgun e Dubravës mes 19 majit dhe 24 majit të vitit 1999, më së miri e kanë rrëfyer dhe na e rrëfyen edhe sot dëshmitarët e atyre ngjarjeve, të burgosurit e mbijetuar të masakrës në burgun e Dubravës, që fatmirësisht janë shumë“, tha kryeministri.

Ndonëse të burgosurit e mbijetuar, sikurse Enver Dugolli, Nait Hasani, Ukë Thaçi, Asllan Selimi e të tjerë autorë, e kanë rrëfyer historinë e masakrës në burgun e Dubravës deri në detaje bashkë me emrat e atyre që kryen këtë krim lufte, kryeministri shtoi se ata ende nuk janë nxjerrë para drejtësisë, përkundër dëshmive dhe dëshmitarëve.

Tutje, ai vlerësoi se kjo vizitë përveç për ta kujtuar masakrën e kryer nga Serbia mbi të burgosurit shqiptarë këtu, është edhe për ta denoncuar këtë krim lufte të kryer nga shteti serb, ngase Republika e Kosovës është shteti ynë që po ngritët e po forcohet dhe i cili nuk harron dhe nuk fal asnjë krim të bërë gjatë luftës.

“Lavdi për të gjithë të burgosurit të vrarë në masakrën në burgun e Dubravës dhe secilës jetë të dhënë në rrugën tonë për lirinë e Kosovës!”, tha në fund kryeministri Kurti.

Në vizitën në Dubravë, bashkë me kryeministrin Kurti ishin edhe Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu si dhe Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti.

Filed Under: Politike

Glauk Konjufca: Gjenocidi është trashëgimia e vetme e Serbisë në Kosovë

May 22, 2023 by s p

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, sot, në 24-vjetorin e masakrës në burgun e Dubravës, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë lapidarit të ngritur në kujtim të të rënëve në këtë masakër, të kryer nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë.

Në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve, në mesin e tyre edhe të mbijetuar nga kjo masakër, kryetari Konjufca theksoi se masakra në burgun e Dubravës kujtohet si njëra ndër aktet më të trishtueshme e më barbare, në të cilën forcat gjenocidale serbe mizorisht privuan nga jeta 117 të burgosur.

Kryetari Konjufca me këtë rast u shpreh se trashëgimia e vetme e Serbisë në Kosovë është gjenocidi mbi popullin shqiptar të Kosovës, e këtë më së miri e tregojnë të mbijetuarit e këtij gjenocidi të cilët e përjetuan nga afër tmerrin e Dubravës.

“Këtu 1000 të burgosur ishin në dorën e Serbisë dhe ata u grumbulluan dhe më pas u vranë e u masakruan nga vetë ata që kinse pretendonin siguri e drejtësi”, tha ndër të tjera kryetari Konjufca.

Referuar drejtësisë ndërkombëtare, kryetari Konjufca u shpreh se kur është puna për UÇK-në po ka drejtësi, kurse për masakrën e Burgut të Dubravës nuk është shpallur asnjë i dënuar.

“Ndonëse kanë kaluar 24 vjet nga masakra e Dubravës familjarët e tyre edhe sot e kësaj dite jetojnë me peshën e rëndë të padrejtësisë. Kur është puna për UÇK-në po ka drejtësi, ndërsa për forcat paramilitare serbe, me përgjegjësi të qartë për gjithë fushatën e gjenocidit që e kanë bërë në Kosovë, nuk po ka drejtësi”, theksoi kryetari Glauk Konjufca.

Filed Under: Ekonomi

HASAN PRISHTINA NË KUVENDIN E JUNIKUT- NJË KOLOS ME DY JUBILE

May 22, 2023 by s p

Karvani ynë që sivjet ka nisur të lëvizë për të shënuar 150 vjetorin e lindjes dhe 90 vjetotin e renies së Hasan Prishtinës, sot është ndalur në Junikun tonë të bukur.

Shkruan: Mehmet Prishtina

Para 111 viteve këto kulla që sot me krenari presin e përcjellin miq e dashamirë nga gjithë hapësira shqiptare, ishin dëshmitare të një ngjarje të madhe e cila në historiografi do të njihet si Kuvendi i Junikut. Ditët plot me diell të majit të 1912-tës, paralajmëronin agun e një zgjimi kombëtar, sepse krerët e shqiptarisë kishin vendosur që në Junik të lidhnin besa-besën për t’i dhënë tokave arbërore lirinë e shumëpritur. Prandaj datat 22-25 maj 1912 do të mbeten në historinë e lavdishme shqiptare si gurët më të çmuar në kalendarin e kujtesës kombëtare, për arsye se pikërisht ato ditë vuajtjet shekullore të shqiptarëve nën robërinë e huaj po shkëputeshin nga vargojt e robërisë dhe po sillnin dritën e shpresës, që do të kurorëzohet pak më vonë, më 28 nëntor 1912 në Vlorë.

Kuvendi i Junikut me nismën e Hasan Prishtinës mblodhi 300 delegatë nga gjithë trevat shqiptare dhe si i tillë paraqet platformën më të kristaltë kombëtare që do t’i paraprijë ngjarjeve të bujshme, duke filluar nga çlirimi i Shkupit, më 12 gusht 1912 e deri te shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, më

28 nëntor 1912.

Kjo ngjarje e rëndësishme historike ishte edhe një përgjigje ndaj aspiratave grabitqare të shovinistëve fqinjë, por edhe politikave joparimore të Fuqive të Mëdha ndaj çështjes kombëtare shqiptare, e cila padrejtësisht u cënua në Kongresin e Berlinit. Prandaj Kuvendi i Junikut, përmes përfaqësuesve të katër vilajeteve shqiptare, e artikulonte qartësisht idenë e krijimit të mëvetësisë shqiptare brenda kufijve etnik, duke e integruar këtë ide në një program 14 pikësh, të cilat janë edhe 14 nenet e kushtetutës shqiptare të miratuar në Junik.

Ky program paraqiste në mënyrë të detajuar vizionin politik për një Shqipni të lirë, e cila do të qeverisej nga vetë shqiptarët, ku parashihej:

Kuvendi i Junikut, me programin e tij kombëtar 14 Pikat,ndikoi në zgjerimin e kryengritjes në viset e tjera dhe në shtimin e radhëve të saj me mijëra luftëtarë, ndërkohë që Hasan Prishtina dhe atdhetarë të tjerë iu vunë punës për të vënë në jetë vendimet e Kuvendit të Junikut. Ai lëshoi një shpallje në gjuhën turke dhe në gjuhë të tjera, drejtuar “Shqiptarëve liridashës dhe botës së qytetëruar”, në të cilën theksonte se “pas përpjekjesh të pafrytshme për sigurimin e të drejtave kombëtare me mjete ligjore, përmes zbatimit të kushtetutës, shqiptarëve nuk u mbeti rrugë tjetër veç asaj të rrëmbimit të armëve. Është momenti kur vendoset fati i Shqipërisë: vdekja ose liria e saj”, përfundonte thirrja e Hasan Prishtinës.

Kuvendi i Junikut frymëzoi shqiptarët në luftën e tyre heroike për çlirim, kurse fryti i parë i kësaj përpjekjeje ishte çlirimi i Shkupit në gushtin e vitit 1912-të, i cili rezultoi me thirrjen e Kuvendit të Shkupit ku Hasan Prishtina kërkoi bashkimin e katër vilajeteve në një vilajet të vetëm, me kryeqytet Shkupin.

Historiografia shqiptare ia ka borxh Kuvendit të Junikut një përkushtim edhe më të madh hulumtues e shkencor, për arsye se për nga pesha dhe rëndësia të rangohet në ngjarjet më kulmore të kombit, që nga koha e Gjergj Kastriotit Skënderbeut e deri në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në përmbyllje, do të doja të përçoja tej ju, mesazhin e Kuvendit të Junikut për një unitet më të madh brenda nesh, duke lënë anash ndasitë partiake e ideologjike, sepse Kosova ka nevojë shumë për mirëkuptimin tonë të brendshëm, përballë sfidave të cilat ende nuk kanë mbaruar.

Filed Under: Analiza Tagged With: Hasan Prishtina

Edi Rama, mbasi i “vodhi” dhe i “bleu” votat Shqiptarve, ua “vodhi” edhe presekutimin!

May 22, 2023 by s p

Nga Beqir SINA/

Ky njeri mendojë se “zemrën” e ka të fshehur thellë te “shpirtligësia” e asaj që qëndron brenda asaj që ky “pangopuri” bëri me Shkodrën( ta marri Shkodrën si i vetmi qytet i djatht traditionalisht) dhe, në 50 vjetorin e “Revoltës së Spaçit” të shfaqet me kapotën ushtarake, që mban të varur në kryemnistri, zyrën e tij. Të asaj saj kapote dhe përkatësisht atyre dy “thelpeve” të jakës së kapotës së Ushtrisë Popullore, që janë me simbolin e komunizmit.

Edi Rama, mendojë se i bën këto”shfaqje spektakolare” me simbole dhe batuta nëpër fjalime, jo paqëllim.

Ai i bën edhe për tu thënë nostaligjikve(komunisteve veteran, se ai është po ai Edi Rama, që ka qenë, si fëmijë i Bllokut, i biri i Kristaq Ramës dhe nipi i Spiro Kolekës. Një nga ata të rinjët e të rejat, që mbasi u ikën prindërit e tyre, Bllokmenë, me “zemër” janë për partinë me besnikëri deri në vedekje. Besinkë të partisë së punës dhe trashgimtares së saj Partisë Socialiste…….

Këtë ai e tregojë jo pa qëllim dhe pandonjë domethënje, edhe me vizitën e tij të parë të fitores në Shkodër, qytetin tradicional e më anti komunist, në botë. Qytet të cilín “mbas rrethimit dhe marrjes së Shkodrës”, nga komunistët në 1944, ai e rimerr “pa “luftë” pa u djersitur fare, si i themi ne shqiptaret, e nga Zyra e kryeministrisë në 14 mạj 2023. E mori me “votat” të dhunuara dhe të blera, edhe me një social demokrat si tipi i Tom (ko)Doshit, ose me ndonjërin nga ata persona publik, që u fut në Big Brothers VIP Albania, si “Demokrat” dhe doli fitues si “Socialist” me Erjon Veliajn dhe Edi Ramën.

Mirëpo, simbolika e tij me Shkodrën, në radhë të parë ishte të tregojë atë”zotësinë” e tij, si nuk e ka qejf fare opozitën. Ose si një ish fëmijë i Bllokut, duke u thënë edhe shkodranve që janë krenar për të kaluarën e tyre, “Boll më! se na keni mërzitur tash 30 vjet : “Ja dhe Shkodrën anti komuniste, unë ua mora, …….”

Duke, u thënë shkodranve të presekutuar dhe anti kommunist: “ “Boll më! Ngaqë, nuk ua mora si “babai dhe daja im” për 45 vjet, me pushkatime, burgosje e ineterrnime, luftën e klasave, dhe të një presekutimi biblik, që vetëm Shkodra e ka parë. “

Për të ardhur keq, dhe “vrasje” për demokracinë është se ai ua mori Shkodrën, shkodranve , Shkodren e cila ka dëshmi rrëqethëse të persekutimeve të pas Luftës së Dytë Botërore, prej se kur vendin tonë e mori pushtetin mortaja (Partia Komuniste shqiptare). Shkodra, i vetmi bastion i së djathtës për vetë faktin se ky qytet, madje e tërë kjo zonë, përfshirë Malsinë e Madhe të Prek Calit, njihet si mbajtja e peshës më të rëndë të persekutimit të egër komunist, në Shqipëri.

Faktet, dhe dëshmitë flasin për një numër të konsiderueshëm personash të pushkatuar me gjyq e pa gjyq, të torturuar në mënyrë çnjerëzore, apo të trajtuar mizorish, me gra, pleq e fëmijë nëpër internime. Në Shkodër, diktatura komuniste ishte nga më të egrat dhe barbaret, që ka historia e njohur në vendet komuniste të Europës. Statistikat dëshmojnë se në qytetin dhe qarkun e Shkodrës, janë pushkatuar 601 persona, ndër të cilët 61 klerikë, janë burgosur 2503 persona, janë internuar 2700, kanë vdekur në burgje 128.

Kujtojmë se të gjitha këto masakra kanë ndodhur në një qytet që athere ishte me 40 mijë banorë, edhe që ishte qendra e një zone rurale me 60 mijë banorë ku funksiononin 13 burgje. Sipas vetë të persekutuarve politikë, diktatura komuniste ka qenë një tmerr në Shkodre(Shqipëri), pasi në ndryshim me vendet e tjera të Europës, diferenca rezultonte në faktin se vendi ynë vuajti 50 vjet, ndërsa vendet e Europës, jo më së shumë 15 vjet.

Por, le t’i kthem përsëri kryeministrit Edi Rama, që po “tallet dhe kërcen “Arushën” tash 33 vjet me presekutimin më të rëndë dhe më të egër komunist, në botë, në të gjithë Shqipërinë.

Edi Rama, është i njohur për simbolikat e tij, çka e tregon në çdo dalje publike, sidomos, kur ato lidhen edhe me ndonjë ngjarje historike ose ditore. Pjesmarrjen e tij në evente me rëndësi kombëtare e ndërkombëtare, ai e kuronë mjeshtërisht jo vetëm në fjalim, piktura dhe skica, ose në batuta, por edhe në stilin e veshjes së tij ekstravagante.

Madje, këtë rënje në sy se përse i bën Edi Rama, gjithë këto gjëra nuk është aspak e vështirë që ta “lexoshë” ose ta kuptosh duke filluar prej nga “zhgarravinat” me veshjet e tij, e pikturat, deri te pjesëza nga fjalimet e tịj, të gjata e të lodhshme plot me “batuta”.

Për simbolet!

Më duhet të kujtojë atë me kollaren e tij me yllë gjatë takimit zyrtar me kryediplomatin grek, dy vjet më parë, në kryemnistri në Tiranë. Kollarja e kryeministrit, të Shqipërisë në të cilin ishte dizenjuar flamuri i ynë kombëtar, por që mbante edhe yllin e verdhë me 5 cepa, iu rivitalizua “kundrejt” ministrit të jashtëm grek , duke e paralelizuar atë “Yll” simbolikisht me kohën e Enver Hoxhës. Përkatësisht, me atë kohë kur Shqipëria socialiste, ishte ai fanari ndriçues, që ja tregonte armqve, përfshirë imperializmin amerikan “Kufrin te Thana” – ” Shqipëria, shkëmb granti – Kufinjët tanë i mbrojmë me gjak(me atë yllin dhe Drapërin e Çekiçin”, do të thoshte sundimtari Enver Hoxha, për 45 vjet.

Por, në 10 vjet “sundimi” Edi Rama, me simbole me veshje e piktura, gjeste dhe fjalime, si në parlament, televizionet, statuset e tij te hedhura çdo ditë në rrjjetet sociale, të cilat janë ”kartolinat” digjitale, ku ai shpesh here me sarkazamt e tij, vë në lojë simbas stilit, që ka mesuar nga partia, stil të cilin e perdor edhe nga “tribuna” e Parlamentit me batuta teksa “pozonë” her si Faik Konica dhe her si Noli , me batutat “thumbusese” të asaj kohe, është “karakteri” dhe “shpirtligësia” e tij.

Dje, në Shkodër, Kryeministri Edi Rama mbasi ia “vodhi” dhe ja “bleu” votat edhe shkodranve, futi në “thesin” e tij, edhe votat aq sa i duheshin edhe të, të presekutuarve, dhe ish të burgosurve politik ,në Shkodër e qarkun e saj( kuptohet edhe duke gjetur edhe ndonjë plak matuf, që ja dha votën si anti-Berishë).

Dhe, në këtë mënyrë ja vodhi gjithë Shkodrës(Shqipërisë), vendit më të presekutuar, dhe më anti komunist, atë të presekutimit 45 vjeçar. Por, tanimë jo duke u treguar si i biri i Kristaq Ramës, nipi i Spiro Kolekës, dhe i qeverisë së bijëve të partisë, por duke i “palluar në rrena e mashtrime”, dhe folur duke i “hëngur” fjalët, me hiprokrizinë e tij, që ka në karakter, për të treguar dhe u mburrur edhe me muzeun e kaluarës komuniste në Shkodër.

Ndërkohë, sot, në 50 vjetorin e Revoltës së Spaçit, kundra diktaturës së Enver Hoxhës, e cila ishte e vetmja dhe unike në botë kundra diktaturës komuniste, në vend që të dilte me një status në llogaritë e tij, në rrjetet sociale, në përkujtim si Kryeministër i Shqipërisë, ai ka publikuar vet një fotografi me një kapote ushtarake të Ushtrisë Popullore, dhe një mikun e tij nga amerika.

Revolta e Spaçit, duhet kujtuar për të mos harruar!

Ngase ajo revoltë dihet se e përbën një pikë kulmore në historinë e qëndresës antikomuniste, të shqiptarve por edhe të lëvizjes për liri e demokraci në Shqipëri, nuk duhet të ndodh që Kryeministri i Shqipërisë, të “zgjedhë” që ta kujtojë “Revoltën e Spaçit” me një simbol tjetër, atë të kapote të ushtrisë popullore, që mban varur në zyrën e tij në Kryeministri. Një kapote kjo jeshile e errët, leshi, qepur dy simbolet e kuq të komunizmit në dy jakat e saj. Pikërisht të asaj kapote që simbolikisht mban rëndë, izolimim e Shqipërisë komuniste, për 45 vjet, dhe Revoltën e Spaçit( 80 të ish të burgosurve politik, që u ridënuan, ndërsa 4 prej tyre u ekzekutuan, katër të pushkatuar Skënder Daja, Pal Zefi, Dervish Peka dhe Hajro Pashai.

Siç dihet për të marrë situatën në kontroll, dhe për të shtypur me dhunë Revoltën e Spaçit, aso kohe ishte ngarkuar zv.Ministri i Brendshëm Feçor Shehu, i cili së bashku me oficerat e minisitrisë së mbrojtjes dhe të ministrisë së punve të(për)brendeshme, ishin të veshur me ato kapota(të gadishmërisë së lart, kjo është thënë simbas deshmitarve – rrefimit të disa ish te burgosurve politik).

Dhe, pikërisht, ndoshta edhe kjo kapotë, që shikojmë sot në ditën e 50 vjetorit të Revoltës së Spaçit edhe në zyrën e kryeministrit, e cila është e ruajtur me kujdes, si një nga ato/ajo “kapota”, me ato dy yjet e kuq të simbolit komunist, si relike e masaj kohe të errët.

Mendojë se nuk është aspak çudi, që mund të jet edhe ky ekzemplar ai që mban në krahun e majtë të “zemëres” kryeministri i Shqipërisë, Edi Ramą, në fotografinë e tịj.

Të cilën Edi Rama e ruan me “besnikëri” në zyrën e tij në Kryeministri, dhe na e proklamon me shumë karshillëk edhe në këtë ditë – në 50 vjetorin e Revoltës së Spaçit, me mikun e shtrenjtë Alex Soros , ku si thotë ai janë takuar pas një darke pune në Tiranë.

Por, Shkodra e simbolit anti komunist, dhe kapota e Ushtrisë Popullore, kańë që të dyja domethënjen e simbolve komuniste dhe qoftë edhe si në konçidencë me datën kur sot përkujtohet “Revolta e Spaçit”, amo si do qoftë ajo tregojnë “babëzinë” e Edi Ramës, negase se i “pangopur” që është ai, mbasi e “shkatërroi” demokracinë në Shqipëri, duke e lënë Shqipërinë pa opozitë, tash e “vodhi” dhe i “bleu” votat Shqiptarve, më 14 maj duke ua “vjedhë” edhe presekutimin e Zojës Shkodër.

Filed Under: Analiza Tagged With: Beqir Sina

Kryeministri Kurti në konferencën “Diaspora Flet”: Gjuha shqipe është çelësi i integrimit pa asimilim

May 20, 2023 by s p

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, mori pjesë në edicionin e tretë të konferencës “Diaspora Flet”, e organizuar nga organizata GERMIN me mbështetje të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në fjalën e tij Kryeministri Kurti, tha se diaspora shqiptare ka luajtur dhe vazhdon të ketë një rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik, social dhe politik të Kosovës.

Ai tha se brenda dyvjeçarit të parë të mandatit tonë kemi arritur t’i përfshijmë në diskutim mbi 20 qendrat kryesore ku jeton dhe vepron mërgata jonë. Gjithashtu, jemi angazhuar për të ofruar mënyra inovative për të përfshirë diasporën në proceset e hartimit të politikave duke u bërë pjesëmarrës aktiv në jetën e përditshme të vendit tonë. Andaj, në Qeverinë tonë ka ministria, ka zëvendësministra, këshilltarë e ekspertë të angazhuar, të cilët vijnë nga diaspora.

Kryeministri Kurti u shpreh se po përmbushet edhe një zotim tjetër i qeverisjes për sa i përket procesit të votimit, i cili sipas tij parasheh që mërgata të ketë lehtësim real të shprehjes së vullnetit të tyre politik, teksa ambasadat dhe konsullatat e Republikës gjatë zgjedhjeve do të shndërrohen në qendra të votimit.

Gjatë konferencës Kryeministri Kurti, deklaroi se bashkë me Shqipërinë, janë duke punuar te pjesa e mësimit plotësues, në veçanti ofrimi i librave për fëmijët, që vijojnë mësimin plotësues të gjuhës shqipe, por edhe në planin e përbashkët për të adresuar sfidat e shumta që kemi për të ruajtur gjuhën shqipe jashtë vendit. Andaj, theksoi ai, këtë verë, në kuadër të Seminarit të Përbashkët të Gjuhës Shqipe, që do të mbahet në Shqipëri, theksi do të jetë te koncept-dokumenti për adresimin e sfidave që kemi para me mësimin plotësues të gjuhës jashtë vendit.

Në fund të fjalës së tij, Kryeministri Kurti, u shpreh se vetëm duke e njohur rëndësinë e diasporës për zhvillimin tonë ekonomik, social dhe politik, e duke trajtuar atë si një pasuri të çmuar po dhe burim për zhvillim të gjithmbarshëm, do të mund të ndërtojmë një shtet më të fortë e më të qëndrueshëm.

Kryeministri ftoi të pranishmit që të marrin pjesë aktivisht në diskutimet dhe shkëmbimet, që do të zhvillohen gjatë kësaj konference sot dhe nesër.

“Së bashku, do të punojmë që të kemi një ndikim afatgjatë në vendlindjen tonë dhe të lëmë mbrapa një trashëgimi të prosperitetit për brezat e ardhshëm. Nuk kemi përgjegjësi për botën të tillë çfarë e kemi gjetur, por kemi përgjegjësi për botën çfarë ua lëmë brezave që vijnë pas nesh, e për shkak se kemi përgjegjësi, le të jemi të përgjegjshëm”, tha Kryeministri Kurti.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti: “Unë jam i nderuar të flas para jush sot në edicionin e tretë të konferencës “Diaspora Flet”, një platformë kjo, e cila feston arritjet e shkëlqyera dhe potencialin e diasporës shqiptare. Janë platformat si këto, ato që na mundësojnë të forcojmë partneritetin me dhe në mes të diasporës për zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit tonë, por njëkohësisht edhe për forcimin e diasporës kudo që ajo është.

Diaspora shqiptare ka luajtur dhe vazhdon të ketë një rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik, social dhe politik të Kosovës. Kontributi i diasporës ndjehet në të gjithë sektorët; nga sipërmarrjet dhe investimet, deri te transferimi i njohurive dhe filantropia. Me anë të punës suaj të palodhur dhe përkushtimit të pandërprerë për të ardhmen e përbashkët, diaspora është moti pasuri e çmuar e kombit tonë.

Ne e njohim mirë rolin dhe rëndësinë e angazhimit të diasporës në Kosovë. Por, edhe e vlerësojmë shumë potencialin e saj si një nga burimet kryesore për zhvillim. Andaj, jemi të përkushtuar në punën tonë ditore, për të zbatuar politika, të cilat e ndërlidhin rolin e diasporës jo vetëm si një pjesë të rëndësishme e identitetit tonë, por edhe si një forcë e jashtëzakonshme për ndryshimet, të cilat kanë filluar të marrin formë në Republikën e Kosovës.

Në përputhje me këtë angazhim, qysh në fillim kemi promovuar “Dialogun me Mërgatën” si platformë për të diskutuar mundësitë, sfidat dhe kërkesat që kanë bashkatdhetarët tanë në të gjitha këndet e botës. Brenda dyvjeçarit të parë të mandatit tonë kemi arritur t’i përfshijmë në diskutim mbi 20 qendra kryesore ku jeton dhe vepron mërgata jonë. Gjithashtu, jemi angazhuar për të ofruar mënyra inovative për të përfshirë diasporën në proceset e hartimit të politikave duke u bërë pjesëmarrës aktiv në jetën e përditshme të vendit tonë. Andaj, në Qeverinë tonë ka ministria, ka zëvendësministra, këshilltarë e ekspertë të angazhuar, të cilët vijnë nga diaspora.

Aktualisht jemi drejt finalizimit të kornizës ligjore, e cila reflekton vlerësimin tonë të thellë për kontributin e diasporës. Me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme po i japim fund një padrejtësie të gjatë ndaj mërgatës, për sa i përket votimit dhe po e përmbushim përfundimisht edhe një zotim tonin. Ai parasheh që mërgata të ketë lehtësim real të shprehjes së vullnetit të tyre politik, teksa ambasadat dhe konsullatat e Republikës gjatë zgjedhjeve do të shndërrohen në qendra të votimit.

Po ashtu, në kuadër të reformës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, diaspora ndërlidhet direkt me punën, që bëjnë misionet tona nëpër vendet e ndryshme të botës. Por, risia do të jetë, që do të ketë personel të angazhuar direkt për çështjet e temat, që ndërlidhen me komunitetin tonë.

Këto instrumente do të na mundësojnë të forcojmë lidhjet tona, të përmirësojmë bashkëpunimin dhe t’i japim diasporës fuqinë për të luajtur një rol edhe më të madh, gjithsesi meritor.

Krahas ndryshimit dhe hartimit të ligjeve, gjatë këtyre dy viteve qeverisje kemi dizajnuar edhe programe autentike, sikurse ai “Shijo Kosovën” me fokus te ndërlidhja e pjesëtarëve të diasporës së re me vendin e origjinës përmes edukimit jo formal, ekskursioneve natyrore dhe kulturore. Po ashtu, programi për diplomaci publike “Citizen Diplomacy Fellowship”, që ka për qëllim ndërlidhjen me vendin e origjinës përmes angazhimit profesional, e gjenerata e parë tashmë ka përfunduar angazhimin dhe në thirrjen e gjeneratës së dytë, për herë të parë do të ofrojë mundësinë, që diaspora jonë të angazhohet edhe në misionet diplomatike dhe konsullore pikërisht përmes këtij programi. Thirrja pritet të hapet javën që vjen.

Po ashtu, është duke u punuar intensivisht bashkë me Shqipërinë te pjesa e mësimit plotësues, veçanërisht tek ofrimi i librave për fëmijët, që vijojnë mësimin plotësues të gjuhës shqipe, por edhe në planin e përbashkët për të adresuar sfidat e shumta që kemi për të ruajtur gjuhën shqipe jashtë vendit. Andaj, këtë verë, në kuadër të Seminarit të Përbashkët të Gjuhës Shqipe, që do të mbahet në Shqipëri, theksi do të jetë te koncept-dokumenti për adresimin e sfidave, që kemi para me mësimin plotësues të gjuhës jashtë vendit. Më tej, për të adresuar kërkesat e shumta që ka mërgata jonë, për herë të parë jemi duke dizajnuar një fond për diasporën me qëllim ofrimin e resurseve financiare për të bashkë-krijuar ide të reja dhe për të ofruar zgjidhje kreative për komunitete ku jetoni dhe veproni. Ky fond paraqet mundësi të mirë partneriteti me të gjitha shoqatat, asociacionet dhe institutet për të adresuar objektivat kryesore në qasjen tonë për angazhimin, bashkëpunimin dhe bashkë-krijimin me mërgatën tonë.

Po e theksojmë gjuhën shqipe, për shkak se besojmë që këtu është çelësi i integrimit pa asimilim, nëpërmjet mësimit të mirë të gjuhës shqipe, që nënkupton tekste të mira shkollore, gjuhësore, letrare në njërën anë dhe në anën tjetër mësimdhënës, mësues e arsimtarë të përgatitur profesionalisht, do të arrijmë që bashkatdhetarët tanë, fëmijët e tyre ta mësojnë mirë gjuhën shqipe dhe në këtë mënyrë edhe të arrijnë të integrohen suksesshëm, por në të njëjtën kohë edhe të mos asimilohen, por ta mbrojnë kulturën e të dy vendeve ku ata jetojnë dhe veprojnë. Pra, vendin e origjinës dhe atë të punës e të banimit.

Një çështje tjetër e rëndësishme në kuadër të programit tonë qeveritar është themelimi i Fondit Sovran të Republikës së Kosovës. Në qershorin e vitit të kaluar e kemi miratuar në mbledhje të Qeverisë, konspekt dokumentin, ndërkaq tash po e përmbyllë diskutimin publik, Projektligji për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës, i cili më pas miratohet në Qeveri dhe sillet në seancë plenare në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që edhe aty të diskutohet, të trajtohet para se të miratohet.

Ideja e Fondit Sovran, është ide e kamotshme më saktësisht e vitit 2017 dhe që prej atëherë ne vazhdimisht e kemi theksuar dhe levruar atë. Fondi Sovran synon që të kalojë një dinamikë të re në ekonominë e Republikës sonë, me ç ‘rast nuk do të kemi vetëm njerëz të pasur, por edhe do ta bëjmë edhe shtetin të pasur. Ekonomia në këto vitet e pasluftës, sidomos të pas shpalljes së pavarësisë, ka qenë e shkapërderdhur duke iu nënshtruar qoftë keqpërdorimeve të fondeve publike apo edhe privatizimeve abuzive.

Andaj, ne dëshirojmë ta ndërpremë këtë trend, le të themi trend centrifugal në ekonominë tonë, ta bëjmë centripetal. Ta bëjmë gravitetin e ekonomisë sonë. Ashtu që Fondi Sovran në njërën anë t’ia marrë ndërmarrjet publike Qeverisë, ndërkaq në anën tjetër asetet e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, që duhet të mbyllet, janë diku 24 mijë asete, ku përfshihen 42 mijë hektarë tokë bujqësore që duhet të mbrohen dhe ky Fond Sovran me një Bord të Drejtorëve dhe me një menaxhment ku presim që të vijnë sidomos nga diaspora jonë do të ishte drejtpërsëdrejti i lidhur me Kuvendin e Republikës. Pra, t’i përgjigjej Parlamentit, si organi më i lartë përfaqësues legjislativ i Republikës sonë demokratike. Me fjalë të tjera, ne po përpiqemi që ta zvogëlojmë Qeverinë, ta bëjmë atë më të shpejtë dhe në anën tjetër, ta rrisim shtetin e ta bëjmë atë më të fortë. Ne duam Qeveri më të vogël e më të shpejtë dhe shtet më të fortë e më të madh. Fondi Sovran është reforma kryesore në ekonominë, e cila e mundëson, po mund të them edhe e garanton një gjë të tillë.

Në vazhdim, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, me siguri që do të prezantojë edhe më në detaje të gjitha ndryshimet, të cilat janë duke marrë formë në kuadër të qasjes tonë të re për diasporën, e për këtë person më kompetent në kabinetin tonë qeveritar se sa zëvendësministrja, Liza Gashi, nuk ka. Unë nuk njoh njeri që njeh më shumë bashkatdhetarë në diasporë se sa Liza Gashi. Nuk po them që nuk ekziston një person i tillë, por ja që unë nuk e njoh.

Vetëm duke e njohur rëndësinë e diasporës për zhvillimin tonë ekonomik, social dhe politik, e duke trajtuar atë si një pasuri të çmuar po dhe burim për zhvillim të gjithmbarshëm, do të mund të ndërtojmë një shtet më të fortë e më të qëndrueshëm.

Ju ftoj të merrni pjesë aktivisht në diskutimet dhe shkëmbimet, që do të zhvillohen gjatë kësaj konference sot dhe nesër. E së bashku, do të punojmë që të kemi një ndikim afatgjatë në vendlindjen tonë dhe të lëmë mbrapa një trashëgimi të prosperitetit për brezat e ardhshëm.

Nuk kemi përgjegjësi për botën të tillë çfarë e kemi gjetur, por kemi përgjegjësi për botën çfarë ua lëmë brezave që vijnë pas nesh, e për shkak se kemi përgjegjësi, le të jemi të përgjegjshëm.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1865
  • 1866
  • 1867
  • 1868
  • 1869
  • …
  • 2982
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • JETËSHKRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT
  • NJË KUJTIM PËR PROFESOR FEHMI AGANIN
  • Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta shkrimtarin arbëresh të Italisë, Lekë Matrënga
  • Albanian Roots Parade, Saturday, June 20
  • DEBATI NË WASHINGTON — PSE FINANCOHET SHOQËRIA CIVILE JASHTË VENDIT?
  • Qyteti 2400-vjeçar që i përket njerëzimit – pasuri e UNESCO-s
  • Skënderbeu në medaljonin e vendosur në pullën e parë postare shqiptare, më 1 dhjetor 1913
  • Ervin Toro: “National Albanian Registry”, një investim në identitetin, fuqinë dhe të ardhmen e komunitetit shqiptar në Amerikë
  • Dualiteti juridik dhe kriza strukturore e barazisë në Maqedoninë e Veriut
  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT