• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Zvetënimi i dialogut dhe normalizimit

May 20, 2023 by s p

Nga Akri Çipa/

Iniciativa franko-gjermane për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë erdhi si një përpjekje e partnerëve europianë për të ringjallur procesin dhe për t’i afruar palët drejt normalizimit. Fillimisht, ajo solli një energjizim dhe rritje të pritshmërive, por shumë shpejt euforia e marrëveshjes doli të jetë e pajustifikuar.

Fillimisht, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, refuzoi të nënshkruante dokumentet duke minimizuar rëndësinë e tyre dhe në mundësinë parë votoi kundër anëtarësimit së Kosovës në Këshillin e Europës, çka bie ndesh me nenin 4 të marrëveshjes. Neni 4 thotë në mënyrë fare të qartë dhe specifike se “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

Përveç dëmit direkt në normalizim të marrëdhënieve mes dy shteteve, moszbatimi i marrëveshjes hedh në pikëpyetje kredibilitetin e BE-së si ndermjetësues dhe sponzorisues i marrëveshjes. Megjithatë, kundështia dhe moszbatimi i marrëveshjes nga pala serbe është pritur në heshtje nga Perëndimi. Në anën tjetër, presioni i Kosovës për themelimin e Asociacionit/Komunitetit të Komunave me Shumicë Serbe (ASK) sa vjen e shtohet.

Megjithatë, ndërkohë qe iniciativa nuk u ngrit dot në lartësinë që pretendonte, dy muaj pas takimit të Ohrit, mund të theksojmë se është zvetënuar plotësisht procesi i normalizimit dhe parimet bazë mbi të cilat duhej formësuar ai.

Zëvendës-Ndihmës Sekretari Amerikan Gabriel Escobar dhe përfaqësues i posaçëm për rajonin, deklaroi më 3 maj se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë “fillon me asociacionin” dhe se “normalizimi ka në qendër të drejtat e pakicave, veçanërisht të pakicës serbe në Kosovë.” Zhvillimet e fundit tregojnë se presioni për zbatimin e marrëveshjes është joproporcional dhe bie pothuajse krejtësisht mbi Kosovën.

Deklarata e z. Escobar është pranimi më i zëshëm dhe shqetësues i transformimit që i po i bëhet atij që duhet të ishte boshti qëndror i çdo lloj normalizimi. Ky bosht ka qënë dhe duhet të ishte pashmangshmërisht njohja reciproke ndërmjet dy vendeve.

Qendërzimi i dialogut dhe normalizimit te njohja reciproke ndërmjet dy vendeve është theksuar në mënyrë të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara dhe ka shërbyer si elementi më i rëndësishëm për të ankoruar procesin përballë pretendimeve shmangëse të lidershipit serb. Është një parim që është pohuar nga Presidenti amerikan Joe Biden, por edhe nga paraardhësi i tij Donald Trump. Njëherazi, rëndësia e njohjes reciproke u theksua edhe nga kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë vizitës në Kosovë në qershor të vitit 2022. Ai e nënvizoi faktin se Serbia dhe Kosova duhet ta njohin njëra-tjetrën për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Megjithatë, nën drejtimin e Brukselit dhe tutelën e Miroslav Lajçak, të Dërguarit të Posaçëm të BE-së, ky parim qendror është ripozicionuar si një element i shkëputur nga normalizimi. Ndërkohë, vetë zyrtarët e Bashkimit Europian kanë lënë të nënkuptohet se kjo shikohet si një faktor bllokues i procesit.

Ky shndërrim gati malinj që i është bërë dialogut është shoqëruar me një retorikë boshe dhe pa kurrëfarë brendie. Fjala vjen, Përfaqësuesi i Lartë Borrell, flet rëndom për “zgjidhje europiane” dhe asnjëherë për njohje reciproke ose masa të tjera përmbajtësore.

“Zgjidhje europiane” është një eufemizëm dhe një eufemizëm mjaft i keq. Në fakt, ajo propagandohet nga zyrtarët europianë si një formë shënimi territori, një ritheksim i nevojës që ndiejnë në Bruksel për të kërkuar me forcë autoritetin që u mungon në procesin që supozohet të drejtojnë. Në këtë pikë, ata privilegjojnë qasje apolitike dhe ahistorike. Zgjidhje europiane ishte, në fund të fundit, edhe ajo që e shkëputi Kosovën nga trungu amë dhe i la shqiptarët e Kosovës në robëri për gati një shekull.

Më shumë se sa te kjo retorikë, përfaqësuesit e BE-së do të duhet të përqëndroheshin te marrja përsipër e përgjegjësive që lidhen me procesin. Deri më tani, si Përfaqësuesi i Lartë Borrell, ashtu edhe i Dërguari i Posaçëm Lajçak nuk kanë dhënë as edhe një garanci të vetme publike dhe të drejtpërdrejtë për të lehtësuar dialogun.

Edhe negociatorët të cilët kanë dështuar në të shkuarën, si për shembull ish-Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini, mbajtën në kohën e tyre disa qëndrime që u panë si ndihmesa për procesin. Fjala vjen, e tillë ishte letra që ajo i dërgoi në vitin 2015 kryeministrit të atëhershëm të Kosovës. Ajo letër, e cila theksonte politikën e BE se asociacioni i presupozuar nuk do të kishte kompetenca ekzekutive, është një nga materialet të cilave u janë referuar në mënyrë të vazhdueshme përfaqësuesit e Kosovës në dialog edhe në ditët e sotme. Nga ana e tyre, interlokutorët aktualë europianë, jo vetëm që nuk kanë ardhur me asnjë lloj qasjeje konkrete, por vazhdojnë të neglizhojnë dhe këto principe të deklaruara më parë nga paraardhësit e tyre.

BE-ja, që duhet të ofrojë garanci, ka hequr dorë nga çdo realitet faktik. Në këtë zvetënim, pak rëndësi kanë marrëveshjet, të arritura ose jo, pak rëndësi kanë firmat, të vëna në letër ose jo, si dhe nuk kanë fare rëndësi realizimet e premtimeve të bëra.

Në këtë format, rëndësi ka vetëm një narrativë e cila, pavarësisht nëse është e bazuar në realitet, duhet të vazhdojë të mbizotërojë dhe të përsëritet në mënyrë robotike: në Ohër pati marrëveshje, ajo po zbatohet dhe se Kosova duhet të themelojë ASK-në. Ndërkohë që çdo gjë tjetër, duke përfshirë diskursin publik të Beogradit zyrtar dhe votën e Serbisë në Këshill të Europës në kundërshtim me marrëveshjen, është dytësore dhe e shpërfillshme.

Nuk është hera e parë që politikëbërësit e BE-së janë sjellë në këtë mënyrë. Mjafton të kujtojmë që më pak se dy vite më parë, një tjetër narrativë fiktive europiane donte të bindte gjithë botën se kontinentit nuk i kanosej asnjë rrezik nga Rusia dhe regjimi i Presidentit rus Vladimir Putin. Sot, të gjithë e dimë si përfundoi ajo histori dhe çfarë prodhoi refuzimi i liderëve të BE për të parë dhe vepruar mbi realitetin ashtu sikurse është ai.

Publikuar fillimisht në Sbunker.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Akri Cipa

Atdheu dhe Gjuha mëmë

May 20, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Fjala është për gjuhën indo-evropiane, ku bënë pjesë gjuha shqipe. Nga dymbëdhjetë degët e kësaj familje, gjuhët balltike dhe sllave nganjëherë kombinohen në një degë; ashtu si indo-iranishtja dhe shqipja, dhe frigjishtja. Ndonjëherë, ilirishtja dhe trakishtja lihen mënjanë sepse dihet shumë pak për to. Me këto dy ndryshime, numri i degëve do të ishte dhjetë. Por një diagram pemësh është menduar të jetë një skicë e marrëdhënieve të gjëra dhe nuk përfaqëson një histori të plotë.

Ky është qëndrimi zyrtar i shkencës së gjuhêsisë sot.

Mendimi mes gjuhëtarëve është se origjina e gjuhëve të familjes indo-evropiane e rrjedh nga Anadolli. Ata e mbështesin këtë ide, duke përdorur metodën e re filogjenetike.

Ka edhe ide të tjera, siç është hipoteza kladistike që thotë se gjuha është huazuar nga biologjia. Por kjo procedurë konsiderohet e pasigurt në rezultate. Njeriu qëllimisht ndreq një shkrim të vetin gjatë gjithë kohës, por nuk mund të riformësojë qëllimisht gjenet e veta. Mënyra se si riprodhohet një risi gjuhësore në një bashkësi të të folurit është krejt e ndryshme nga mënyra se si riprodhohet një mutacion në një popullatë mbarështuese. Topografia e ribashkimeve të gjuhëve është shumë më komplekse dhe shpejtësia e degëzimit të gjuhës është shumë më e ndryshueshme. Ndërsa gjenet përhapen si njësi të plota, përhapja e gjuhës është gjithmonë një proces modular dhe disa module (gramatika dhe fonologjia) janë më rezistente ndaj huazimit dhe përhapjes së fjalëve.

Dy gjuhëtarë, Russell Grey dhe Quentin Atkinson, u përpoqën të punonin rreth këtyre problemeve, duke përpunuar një përzierje metodash kladistike dhe gjuhësore përmes programeve kompjuterike. Ata sugjeruan që para-anatolian u shkëput nga pjesa tjetër e komunitetit indo-evropian rreth viteve 6700 pes. Para-Tocharian u nda më pas (rreth 5900 pes), pastaj para-greke/armenishtja (rreth 5300 pes); para-indo-iranian/shqipja (rreth 4900 pes). Pastaj ishin para-balto-sllavishtja; dhe para-italo-kelto-gjermanike rreth vitit 4500 pes. Arkeologjia tregon se 6700–6500 pes ishte koha kur fermerët e parë u larguan nga Anatolia për të kolonizuar Greqinë. Deri tani, vështirë se dikush mund të kërkojë një përputhje më të ngushtë midis datave arkeologjike dhe filogjentike. Dhe dëshmia se latinishtja kentum (qindra) në degën italike dhe lituanisht shimtas (qindra) në degën baltike janë të lidhur gjenetikisht, është ndërtimi i rrënjës së lashtë *k’tom.

Atdheu indo-evropian është si miniera e Holandezit të Humbur, një legjendë e Perëndimit Amerikan, e zbuluar pothuajse kudo, por e konfirmuar askund. Kushdo që pretendon se e di vendndodhjen e tij reale mendohet të jetë pak i çuditshëm – ose më keq. Vendlindjet indo-evropiane janë identifikuar në Indi, Pakistan, Himalaje, Malet Altai, Kazakistan, Rusi, Ukrainë, Ballkan, Turqi, Armeni, Kaukazin e Veriut, Siri/Liban, Gjermani, Skandinavi, Polin e Veriut dhe ( sigurisht) Atlantis. Disa atdhe duket se janë futur vetëm për të siguruar një precedent historik për pretendime nacionaliste ose raciste për privilegje dhe territore. Të tjerët janë të çmendur me entuziazëm. Debati, në mënyrë alternative, thjesht akademik, komikisht absurd dhe brutalisht politik, ka vazhduar për gati dyqind vjet. Provat çojnë në një rrugë të konsumuar drejt një destinacioni të njohur: kullotat në veri të Detit të Zi dhe Detit Kaspik, në atë që sot është Ukraina dhe Rusia jugore, të njohura gjithashtu si stepat Pontiko-Kaspike. Disa studiues, veçanërisht Marija Gimbutas dhe Jim Mallory, kanë argumentuar për këtë atdhe gjatë tridhjetë viteve të fundit, secili duke përdorur kritere që ndryshojnë në disa detaje, por duke arritur të njëjtën pikë përfundimi. Zbulimet e fundit kanë forcuar idenë se, “Hipoteza Pontiko-Kaspiane është aq domethënëse saqë në mënyrë të arsyeshme mund të pajtohet me supozimin se ky ishte atdheu”, thonë studiesit.

Filed Under: Opinion Tagged With: Astrit Lulushi

PATRIOTI BEQIR POTKA VIZITOI VATRËN

May 20, 2023 by s p

Patrioti shqiptar Beqir Potka vatran i hershëm dhe kontributor së bashku me djalin e tij Jetnorin vizituan Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA. Ata u pritën nga kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha, Editori i Diellit dhe Shefi i Kabinetit Dr. Pashko Camaj dhe veprimtari i çështjes kombëtare Anton Raja. Z. Potka është ndër shqiptarët më të suksesshëm në shtetin e Tennessee. Z. Potka është arratisur nga Shqipëria komuniste në vitin 1988. Prej 36 vitesh ka kontribuar në komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka bashkëpunuar ngushtë me Vatrën në kohën e Agim Karagjozit dhe ishte në Komisionin për riatdhesimin e eshtrave të Faik Konicës në Shqipëri. Në takimin e përzemërt sot në Vatër z.Beqir Potka shprehu gatishmërinë për të ndihmuar Vatrën e Diellin dhe ofroi kontributin e tij sidomos për të organizuar komunitetin shqiptar në Tennessee në shërbim të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA dhe çështjes kombëtare.

Filed Under: Vatra

VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI GAZETARIT GJEKË GJONLEKAJ PËR HUMBJEN E DJALIT

May 20, 2023 by s p

E nderuar familja Gjonlekaj/

I respektuar Gjekë

Me keqardhje mësuam lajmin e largimit të parakohshëm nga jeta të djalit tuaj Robertit. Në emër të Federatës Pan- Shqiptare të Amerikës VATRA, të gazetës Dielli, në emër të të gjithë vatranëve e të familjes sime ju përcjelli ngushëllimet tona më të sinqerta e më të dhimbshme për humbjen e pakthyeshme dhe dhimbjen shkatërruese.

Të gjithë bashkë si vatranë e komunitet shqiptar jemi pranë jush e familjes Gjonlekaj, familjarëve, miqve e dashamirësve tuaj në këto momente trishtimi, lamtumire, zie e humbjeje të pa kthyeshme.

Lusim Zotin për shpirtin e Robertit.

I pikëlluar

Pranë jush dhe me nderime

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

See Insights and Ads

Boost post

All reactions:

113113

Filed Under: Komunitet Tagged With: Gjek Gjonlekaj

MYSAFIRË NGA KOSOVA VIZITUAN VATRËN

May 20, 2023 by s p

New York, 19 Maj 2023 – Mysafirë dhe miq të Vatrës Dr. Atdhe Hetemi dhe bashkëshortja e tij Shkurte Hetemi vizituan Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA. Prof. Hetemi ka kryer hulumtime në Bibliotekën Shkencore të Vatrës dhe po paraqet një kumtesë rreth historisë së Vatrës në Columbia University. Më herët Dr. Atdhe Hetemi nga Universiteti i Prishtinës erdhi ekskluzivisht nga Prishtina për 100 vjetorin e Marrëdhënieve Diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke dhënë një kontribut të rëndësishëm shkencor në Simpoziumin e organizuar nga Vatra.

Filed Under: Mergata

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1867
  • 1868
  • 1869
  • 1870
  • 1871
  • …
  • 2982
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • JETËSHKRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT
  • NJË KUJTIM PËR PROFESOR FEHMI AGANIN
  • Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta shkrimtarin arbëresh të Italisë, Lekë Matrënga
  • Albanian Roots Parade, Saturday, June 20
  • DEBATI NË WASHINGTON — PSE FINANCOHET SHOQËRIA CIVILE JASHTË VENDIT?
  • Qyteti 2400-vjeçar që i përket njerëzimit – pasuri e UNESCO-s
  • Skënderbeu në medaljonin e vendosur në pullën e parë postare shqiptare, më 1 dhjetor 1913
  • Ervin Toro: “National Albanian Registry”, një investim në identitetin, fuqinë dhe të ardhmen e komunitetit shqiptar në Amerikë
  • Dualiteti juridik dhe kriza strukturore e barazisë në Maqedoninë e Veriut
  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT