• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Serbia po ballafaqohet me dhunën që e ka ushqye vetë

May 19, 2023 by s p

Nga Mehmet PRISHTINA/

Sipas të dhënave që i kanë publikuar edhe mediat ndërkombëtare, qytetarët serbë kanë në posedim privat 700 mijë armë zjarri të regjistruara dhe llogaritet se ka edhe dy milionë pushkë dhe pistoleta ilegale. E gjithë kjo armatosje masive e popullatës serbe, nuk ka ardhur rastësisht. Pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova (1999), shumë armë mbetën në duart e individëve që kishin marrë pjesë në krimet makabre në Kosovë dhe regjimi serb një kohë të gjatë e ka ushqyer me iluzion popullatën se do të ndodhë edhe një “rikthim triumfal në Kosovë”.

Atmosfera shoqërore në Serbi është elektrizuar tej mase, pas dy vrasjeve masive që ndodhën ditë më parë, ku mbetën të vrarë afro 20 të rinj, e që u pasuan me protesta të shumta të qytetarëve kundër dhunës, sidomos nëpër shkolla. Qytetarët duan të marrin përgjigje për pyetjet: si mund të ndodhte dhuna, çfarë nxiti dhunën, kush është përgjegjës?

Por, megjithatë vala e dhunës në Serbi nuk u ndal pas dy vrasjeve masive. Gjithnjë e më shumë gra vriten nga dhuna në familje, ndërkohë që Presidenti serb Vuçiq nga ana tjetër fyen opozitën dhe mundohet të marrë kontrollin mbi ngjarjet. Është paralajmëruar një kontraprotestë e pushtetit, si përpjekje për të balancuar situatën e tensionuar, dhe për të relativizuar mllefin qytetar, me çka Vuçiqi edhe një herë po dëshmohet se është një ndjekës i verbër i budallallëqeve të Millosheviqit, i cili para se të fuqizonte pushtetin e tij në Beograd pat organizuar disa “jogurt mitingje” në vitet tetëdhjetë, në Kosovë dhe gjetiu.

Sot në Serbi (e premte) pritet të mbahet tubimi i tretë me sloganin “Serbia kundër dhunës”, kurse në opinionin publik ende ka mbetur shija e hidhur e fyerjeve të Vuçiqit drejtuar politikanëve të opozitës, duke i quajtur ata ‘hiena’ që “po përpiqen të abuzojnë politikisht me tragjedinë”.

Sipas të dhënave që i kanë publikuar edhe mediat ndërkombëtare, qytetarët serbë kanë në posedim privat 700 mijë armë zjarri të regjistruara dhe llogaritet se ka edhe dy milionë pushkë dhe pistoleta ilegale.

E gjithë kjo armatosje masive popullatës serbe, nuk ka ardhur rastësisht. Pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova (1999), shumë armë mbetën në duart e individëve që kishin marrë pjesë në krimet makabre në Kosovë dhe që kishin mbetur të dënuar. Ata edhe sot janë të lirë, madje mbajnë edhe poste shtetërore dhe bëjnë biznese, kryesisht me mbështetje qeveritare.

Askush nga autoritet shtetërore, por çuditërisht as bashkësia ndërkombëtare, nuk kishin kërkuar çarmatosjen e popullatës civile serbe. Kjo nuk ndodhi sigurisht sepse regjimi serb një kohë të gjatë e ka ushqyer me iluzion popullatën se do të ndodhë edhe një “rikthim triumfal në Kosovë”, prandaj posedimi privat i armëve është konsideruar si pjesë e strategjisë shtetërore për të filluar aventura të reja ushtarake në Kosovë dhe gjetiu. Nëse kësaj ia shtojmë edhe faktin se buxheti shtetëror vazhdon të jetë i koncentruar për nevojat e policisë dhe ushtrisë, në dëm të buxhetit për arsimin dhe kulturën, atëherë nuk është shumë e vështirë të konstatohet se ku e ka burimin gjithë kjo atmosferë militariste në shoqërinë serbe. Shteti që fuqizon aq shumë pozitën e ushtarakut e policit dhe dobëson atë të arsimtarit, mjekut, e ka shumë lehtë të krijojë rrethana në shoqëri ku arma mbetet mjeti i vetëm për t’u krenuar.

Udhëheqja shtetërore serbe dhe mediat që kontrollohen prej tyre, po mundohen ta paraqesin situatën si diçka e imponuar, si alibi e opozitës për të marrë pushtetin me “metoda jodemokratike” , e jo si rrjedhojë e raporteve të përkeqësura politike, shoqërore e sociale në Serbi, ku një ndikim të qenësishëm kishin pasur politikat shtetërore të dizajnuara, jo sipas nevojave të qytetarëve, por sipas kërkesave të oligarkëve të politikës, biznesit dhe krimit.

E gjithë kjo gjurulldi serbe, po ndodhë në kohën kur raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë ende nuk janë normalizuar, ndërkohë që Brukseli dhe Washingtoni presin nga Kurti dhe Vuçiqi të mbyllin kapitullin e mosmarrëveshjeve në mes të dy vendeve.

Vëzhgues të zhvillimeve në Serbi kanë thënë se kjo situatë mund t’i konvenoj presidentit serb, i cili do të mundohet ta zvarris çështjen rreth Kosovës, me arsyetim se tani për tani në Serbi ka një temë tjetër që është më emergjente, e që është, sipas tij, stabiliteti i vendit dhe qetësia e qytetarëve.

Por duke e njohur mirë natyrën e këtij politikani, ai edhe kësaj radhe do të mundohet që pikërisht këtë atmosferë të tensionuar shoqërore në Serbi ta kanalizojë për nevojat e politikës së tij kundër Kosovës, duke i ftuar mbështetësit e tij që të jenë sa më masovik në protestën radhës, e cila duhet të jetë përgjigje ndaj gjithë atyre që “po e harrojnë Kosovën dhe po shpikin tema e probleme të paqena në Serbi”.

Megjithatë, Serbia po ballafaqohet me dhunën që e kanë ushqyer institucionet shtetërore për një periudhë të gjatë kohore dhe çdo kush që mundohet ta largojë dhunën nga shoqëria serbe, do ta ketë vështirë, për arsye se kjo shoqëri ende është jodemokratike. Ajo është demokratike për aq sa i lejohet të jetë, por edhe për aq sa politikanët që mendojnë ta zëvendësojnë Vuçiqin, do të jenë të gatshëm që kauzat e tyre demokratike t’i mbështesin edhe në qëndrimet që do të mbahen ndaj Kosovës.

Nëse një opozitë reagon vetëm kundër vrasjes së të rinjve serbë dhe hesht ndaj vrasjeve e dhunimeve që kanë ndodhur në Kosovë, atëherë ajo opozitë është shumë pak demokratike. Madje segmente të caktuara të kësaj opozite mundohen të bëjnë gara me Vuçiqin në maratonën antiKosovë.

Zërat e vetmuar dhe të arsyeshëm si Nikolla Sanduloviq, Nenad Çanak, Çedomir Jovanoviq etj. ende konsiderohen si “dele të zeza” në shoqërinë serbe, kurse qasja e tyre në sferën publike e mediatike është gati e papërfillshme. Nëse e analizojmë qëndrimin e shoqërisë serbe ndaj këtyre zërave opozitarë, nuk e kemi vështirë të konkludojmë se demokracia e vërtetë serbe ende nuk ka ndodhë dhe ajo patjetër që duhet të kalojë nëpër varret e Drencës e Dukagjinit, ku duhet të pasojë edhe katarsisi i shpirtit serb, që nënkupton kërkimfaljen për krimet e kryera nga vet serbët, denacifikimi i institucioneve të Serbisë, kthimi i trupave të pagjetur dhe reparacioni i dëmeve të luftës.

Vetëm pas këtij procesi, mund të presim që Serbia do të lirohet nga demonët e këqij që i ushqeu vet me urrejtje kundër popujve të tjerë.

Prishtinë, 19 maj, 2023

Filed Under: ESSE Tagged With: Mehmet Prishtina

Kryeministri Kurti: Libri “Tmerri ka emër”, kontribut i çmuar në dokumentimin e keqtrajtimit të të burgosurve në Serbi

May 19, 2023 by s p

Prishtinë, 19 maj 2023/

Nën vazhdën e aktiviteteve gjatë ditës së sotme, në pamundësi për të qenë vetë i pranishëm në përurimin e librit “Tmerri ka Emër” (Kujtime lufte, burgu e qëndrese) të autorit Asllan Selimi, Kryeministri Kurti ka uruar autorin në fjalë i cili me librin e tij ka dëshmuar të vërtetën mbi vuajtjet dhe sakrificat e të gjithë të burgosurve që patën fatin të përjetojnë ankthet e tmerrit në burgjet serbe.

Para të pranishmëve, fjalën e kryeministrit e lexoi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Hydajet Hyseni, njëherësh anëtar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës. Ky organizim u realizua në mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani në Prishtinë”.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti

I nderuar shok i burgut dhe i vuajtjeve, z. Asllan Selimi,

E nderuara familje Selimi,

Të nderuara familje të dëshmorëve, martirëve dhe të rënëve për liri, invalidë e veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

Të nderuar të pranishëm,

Zonja dhe zotërinj,

Në pamundësi që të marr pjesë në këtë promovim të librit, më lejoni të shpreh admirimin tim të pafund për punën dhe angazhimin e palodhshëm që Asllani ka bërë duke na sjellë librin e duhur në kohën e duhur. Sot më shumë se kurrë na duhet ky format librash për të dëshmuar të vërtetën mbi vuajtjet dhe sakrificat e një brezi të tërë idealistësh që fatin e tyre e lidhën përjetësisht me fatin e popullit.

Libri “Tmerri ka Emër” i autorit, ish- të burgosurit politik dhe të mbijetuarit të masakrës së Dubravës, z. Asllan Selimi, është dëshmi autentike e radhës e cila na rikthen memorien tonë kolektive të atyre viteve që nuk guxojnë të harrohen. Përmes këtij libri, shoku ynë i burgjeve Asllan Selimi sjell përjetimet jo vetëm të tijat, por të gjithë të burgosurve të shumtë që patën fatin të përjetojnë ankthet e tmerrit në burgjet serbe.

Libri dëshmi e ditar “Tmerri ka Emër” është edhe një kontribut i çmuar në dokumentimin (madje në hollësi) e ekzekutimeve masive e gjenocidale të të burgosurve shqiptar në burgun e Dubravës, torturat dhe keqtrajtimit ndaj të burgosurve shqiptar si dhe shpirtin liridashës të të burgosurve politikë që nuk thyhej e nuk dorëzohej para mizorive të shumta të ushtruara gjithandej në burgjet serbe.

Asllani me këtë libër po shlyen një obligim të cilin ia pati dhënë vetës qysh kur ishte prapa grilave. Ai po mbante ditar në formë letrash sepse ajo ishte mënyra e vetme dhe më e sigurt për finalizimin e projektit të cilin e kishte filluar qysh atëherë. Tani pas gjithë kësaj kohe, ky libër merr peshë edhe më të madh, mu për shkak të rrethanave nëpër të cilat po kalojmë.

Duke ju përshëndetur edhe njëherë, uroj që të kemi sa më shumë libra të tillë të cilët padyshim se janë historia më e re e shqiptarëve e fundshekullit XX.

Filed Under: Opinion

Liria per çlirimin e Dardanise nga pushtuesit serb nen drejtimin e kriminelit me te madh te shek XXI Sllobodan Milosheviç ka emrin UÇK

May 19, 2023 by s p

Ph.D. Dritan Demiraj/

Te gjitha perpjekjet dhe tentativat per te ndryshuar emrin e saj jane kriminale, te qellimshme dhe te sponsorizuara nga dy qeverite anti Shqiptare ruso -serbe.

Pikerisht ky eshte momenti kur te gjithe Shqiptaret ne te kater shtetet e Ballkanit duhet te bashkohen dhe te protestojne kunder ketij projekti qe tenton te falsifikoje historine dhe luften e drejte çlirimtare te popullit te Dardanise dhe te Shqiperise.

Gjenerali Rexhep Selimi dhe drejtuesit e luftes Hashim Thaqi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi se bashku me drejtuesit e tjere te luftes jane heronjte e saj dhe si te tille te gjithe se bashku kemi detyrimin per te kundershtuar kete farse nderkombetare.

Ne rast se komuniteti nderkombetar do te vendoste drejtesi, atehere ne banken e te akuzuarve duhet te ishin ata te cilet e shkaktuan kete tragedi, por kjo duket se nuk do ndodhe.

Lutemi dhe urojme qe heronjte tane te kthehen sa me pare aty ku e kane vendin ne krye te shtetit te Dardanise.

Filed Under: Politike Tagged With: Dritan demiraj

CHICAGO SUNDAY TRIBUNE (1928) / INTERVISTA ME FAIK KONICËN, NJË NGA KËSHILLTARËT MË TË BESUAR TË MBRETIT ZOG : “RATIFIKIMI I TRAKTAVE ME SHBA-NË, DËNIMI I SKLLAVËRISË, SHPËRBËRJA E PRONAVE MBI 25 HEKTARË, LUFTA KUNDËR MALARIES…”

May 19, 2023 by s p



Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Maj 2023

“Chicago Sunday Tribune” ka botuar, të dielën e 23 dhjetorit 1928, në faqen n°15, intervistën ekskluzive me Faik Konicën mbi arritjet e Shqipërisë nën udhëheqjen e Mbretit Zog, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbreti Zog dënon skllavërinë midis popullit shqiptar

Harton projekt-ligj për të shpërbërë pronat e mëdha

Burimi : Chicago Sunday Tribune, e diel, 23 dhjetor 1928, faqe n°15
Burimi : Chicago Sunday Tribune, e diel, 23 dhjetor 1928, faqe n°15

Nga David Darrah

(Shërbimi për shtyp i Chicago Tribune)

Tiranë, Shqipëri, 22 dhjetor — Një skicë optimiste e së ardhmes së Shqipërisë nën Mbretin Zog I është dhënë sot nga Faik Bej Konica, ministri i Shqipërisë në Uashington.

Ministri Konica është një nga këshilltarët më të besuar të Mbretit Zog. Ai u kthye nga Uashingtoni një muaj më parë duke sjellë traktatin anti-luftë të Kellogg-ut dhe disa traktate të tjera miqësie dhe arbitrazhi midis republikës më të madhe në botë dhe mbretërisë më të re dhe më të vogël të Ballkanit. Këto traktate do të ratifikohen brenda pak ditësh nga parlamenti shqiptar prej pesëdhjetë e shtatë ligjvënësish.

Ministri Konica pret që të gjitha marrëveshjet e ish-republikës me Shtetet e Bashkuara të respektohen nga mbretëria aktuale e Zogut. Ai do të kthehet në Uashington javën e ardhshme me këto pakte të ratifikuara.

Do të shpërbëjë pronat e mëdhaja

Mbreti Zog është burrështetasi më i mençur dhe më i aftë që ka pasur Shqipëria dhe kapaciteti i tij për të punuar në mënyrë të vazhdueshme për orë të tëra rivalizon atë të kryeministrit Musolini, sipas ministrit Konica.

“Mbreti po vepron me aq energji sa duhet këtu,” tha ai. “Ai po i kushton vëmendjen e tij veçanërisht politikave të brendshme për rindërtimin dhe europianizimin e mbretërisë. Reforma më e gjerë dhe revolucionare e këtyre reformave të parashikuara sapo është paraqitur para Kuvendit të Shqipërisë në mesazhin e kurorës.”

“Mbreti propozon të shpërbëhen të gjitha pronat e mëdha të zotëruara nga bejlerët e fuqishëm dhe trazues, dhe me ligj do të parandalojë këdo që të zotërojë më shumë se njëzet e pesë hektarë tokë. Mbreti do të japë shembullin duke sakrifikuar pronat e tij të mëdha dhe zotërimet e familjes së tij, në mënyrë që tokat e tij të mos kenë një sipërfaqe prej më shumë se njëzet e pesë hektarë. Këto toka do i kalojnë shtetit. Shteti zotëron tashmë gjysmën e tokës në Shqipëri, dhe pas kësaj reforme do të zotërojë dy të tretat.”

Do të shfuqizojë robërinë

“Kjo reformë do të ndikojë në shfuqizimin e gjendjes së robërisë në të cilën jetojnë sot fshatarët e Shqipërisë, ashtu siç bënin dikur në mesjetë dhe nën zgjedhën turke. Gjithashtu mund të kultivohet shumë më tepër tokë. Të gjithë anëtarët e legjislaturës duke qenë pronarë tokash, reforma mund të ndeshet me kundërshtime, por Madhëria e Tij është serioz dhe i ka thënë trupës ligjvënëse se nëse nuk kalon projektligjin e reformës, ai do ta shpërndajë atë dhe do të formojë një legjislaturë tjetër.”

Ky hap që po ndërmerret tani nga mbreti është propozuar disa herë më parë nga ish-qeveritë reformatore, por nuk është realizuar kurrë për shkak të kundërshtimit të fuqishëm të bejlerëve të pasur. Ka të ngjarë të ketë një rëndësi politike në aspekte të tjera, sepse bejlerët miratuan aleancën italiane me idenë e pjesshme se Italia do ta frenonte mbretin në përpjekjet për të zvogëluar zotërimet e tyre. Kështu, në një mënyrë më të vogël, problemi i Mbretit Zog këtu në mbretërinë e prapambetur është i njëjtë me atë të mesjetës kur mbretërit kishin të bënin me baronët e fuqishëm e të pabindur.

Ministri Konica tha se aleanca italiane po funksionon mirë për interesat e Shqipërisë. Italianët po bashkëpunojnë dhe po i mbajnë aktivitetet e tyre në mënyrë rigoroze brenda kufijve të aleancës, tha ai.

Shqipërisë i duhet kapitali

“Shqipëria ka nevojë mbi të gjitha për kapital dhe shërbime teknike për shfrytëzimin e pasurisë dhe rindërtimin e saj”, vazhdoi ai. “Ne kemi nevojë për para për të tharë (drenuar/kulluar) zona të mëdha të cilat janë kënetore dhe malariale, dhe shpresoj që kapitali amerikan, i cili tani është kaq i bollshëm, mund të merret për këtë qëllim. Ka një përshtypje të gabuar jashtë shtetit se italianët kanë monopolin e shfrytëzimit ekonomik të Shqipërisë. Është e vërtetë që kemi një kredi italiane prej 50.000.000 frangash ari ($10.000.000), por nga ana tjetër kapitali në Bankën Kombëtare Shqiptare të krijuar dy vite më parë ka kontribues francezë, zviceranë dhe çeko-sllovakë. Krahas kësaj mund të krijohen banka të tjera ndihmëse kreditore pa shkelur kushtet e traktatit.”

Në vijim të planeve të tij për të marrë ndihmë të huaj në punën e mirëqenies në Shqipëri, Ministri Konica, në kalimin e tij në Romë, do të takohet me një agjent të fondacionit Rockefeller. Ai po përpiqet të krijojë një fondacion këtu për të luftuar malarien.

“Përmirësim i madh është bërë tashmë,” tha ai. “Në shenjë europianizimi, mbreti i ka ndaluar zyrtarët e shtetit të mbajnë qeleshe”.

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja

Kryeministri Kurti bisedoi me Këshilltarin e Lartë të Departamentit të Shtetit, Chollet

May 18, 2023 by s p

Prishtinë, 18 maj 2023/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë pati një telefonatë me Këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Bisedën e filluan me vizitën e suksesshme në Kosovë të Administratores së USAID, Samantha Power, e cila bashkë me Kryeministrin Kurti dhe ministren Rizvanolli shpallën ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100 MW. Në lidhje me këtë, këshilltari Chollet tha se ajo ishte ndarë me përshtypjet më të mira dhe e falënderoi kryeministrin për pritjen. Kryeministri u shpreh i nderuar dhe mirënjohës për vizitën e administratores Power dhe për mbështetjen e vazhdueshme të USAID-it dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

Ata biseduan edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me theks te zbatimi i plotë dhe i pakushtëzuar i Marrëveshjes Bazike, dhe për takimin e së hënës në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve. Folën edhe për situatën në katër komunat në veri të Kosovës pas zgjedhjeve të 23 prillit dhe për finalizimin e procesit zgjedhor me rastin e mbajtjes së seancave konstitutive dhe betimit të kryetarëve të zgjedhur.

Institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara që të garantojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, dhe në të njëjtën kohë të sigurojnë mbarëvajtjen e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Filed Under: Interviste

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1869
  • 1870
  • 1871
  • 1872
  • 1873
  • …
  • 2982
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • JETËSHKRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT
  • NJË KUJTIM PËR PROFESOR FEHMI AGANIN
  • Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta shkrimtarin arbëresh të Italisë, Lekë Matrënga
  • Albanian Roots Parade, Saturday, June 20
  • DEBATI NË WASHINGTON — PSE FINANCOHET SHOQËRIA CIVILE JASHTË VENDIT?
  • Qyteti 2400-vjeçar që i përket njerëzimit – pasuri e UNESCO-s
  • Skënderbeu në medaljonin e vendosur në pullën e parë postare shqiptare, më 1 dhjetor 1913
  • Ervin Toro: “National Albanian Registry”, një investim në identitetin, fuqinë dhe të ardhmen e komunitetit shqiptar në Amerikë
  • Dualiteti juridik dhe kriza strukturore e barazisë në Maqedoninë e Veriut
  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT