• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

HASAN PRISHTINA- Një kolos dy jubile

May 18, 2023 by s p

Sivjet shënojmë dy jubile për një personalitet të rëndësishëm – 150 vjetorin e lindjes dhe 90 vjetorin e vdekjes së Hasan Prishtinës.

Për të qenë sa më dinjitoz këta jubilej, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve nga Shkupi dhe Fondacioni “Hasan Prishtina” kanë paraparë një sërë aktivitetesh tematike që lidhen me jetën dhe veprën e kolosit tonë kombëtar, Hasan Prishtina.

Do të organizohen tribuna, konferenca, ekspozita në Prishtinë, Shkup, Tiranë dhe në disa qendra të hapësirës shqiptare, me ç’rast studiues dhe krijues të ndryshëm, do të shpalosin dimensione të reja nga jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës.

Ftojmë mediat dhe botën intelektuale e akademike shqiptare që t’i bashkëngjiten karvanit tonë për shënimin e 150 vjetorit të lindjes dhe 90 vjetorit të vdekjes së Hasan Prishtinës.

Filed Under: Ekonomi

Switzerland Lifts Visa Requirements for Kosova citizens

May 18, 2023 by s p

Rafaela Prifti/

The Federal Council of Switzerland announced the lifting of the visa requirements for Kosova citizens. The move follows the decisions by the European Parliament and the European Council on the liberalization of visas for Kosovars.

Beginning on January 1, 2024, Kosovars do not need a visa for short-term stays in Switzerland, states the press release. The statement continues “Kosovo has met all the conditions for visas related to security, border controls and migration. For this reason, the European Parliament and the Council of the EU have approved the regulation on April 19, 2023 that exempts Kosovars from the requirement to obtain a visa for a short stay of a maximum of 90 days.”

While a biometric passport is required for entry, Kosova citizens will no longer need a visa to go to Switzerland for a short term stay, as part of the EU Council passing regulation on Kosova on April 19.

The amendment to the Ordinance on Entry and Visa Issuance goes into effect on January 1, 2024. It clarifies that Kosova citizens that qualify for employment will have to meet certain requirements provided that “no equivalent workers can be found in the Swiss labor market or in the EU/EFTA countries.”

According to data published by Schengen Visa Info, it is estimated that around 200,000 Kosovars live in Switzerland representing one of the largest group of foreigners in the country at the present time.

Once the visa liberalization takes effect the Kosova passport will be positively affected in terms of a higher ranking in the Visa Guide Passport Index. Currently, Kosovar passport holders can travel without a visa to nine countries and with no passport to five, while a visa is required for entry to 152 countries, according to the agency.

Filed Under: Analiza Tagged With: Rafaela Prifti

Shoqatat Shqiptare organizojnë “Piknikun shqiptar” në Staten Island, New York

May 18, 2023 by s p

Si kurrë më parë, të gjithë së bashku do organizojmë “Piknikun shqiptar” i cili do të mbahet në Staten Island nga shoqatat shqiptare që punojnë e veprojnë në New York.

Ejani dhe na bashkangjituni në këtë piknik i cili ka për qëllim të bashkojë komunitetin tonë duke vazhduar traditën, kulturën, muzikën e vallet tona burimore me argëtim pa fund.

Ky aktivitet do të shoqërohet me muzikë, DJ e lojëra tradicionale popullore, si dhe gara sportive me motive shqiptare dhe gara të ndryshme si për të rritur ashtu dhe për fëmijë

Po ashtu do të shërbehet ushqime dhe pije falas.

Mirë se vini!

Filed Under: Kronike

Ndërgjegje

May 18, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Vetëdija është misteri i mistereve. Është e vetmja gjë e njohur drejtpërdrejt për ne. “Nuk ka asgjë aq të paimagjinueshme se sa materia e vetëdijshme për veten e saj” (Blaize Paskal). Ashtu si imazhet në mendje krijojnë realitetin fizik, realiteti fizik krijon imazhe në mendje. Imazhet krijojnë imazhe. Për shumë shekuj, filozofët kanë eksploruar natyrën e imazhit, shkencëtarët kanë teorizuar origjinën e tij.

Vetëdija është imazh. Dhe përparimi vitet e fundit ka ofruar dritare të reja të jashtëzakonshme në çështjet e ndërgjegjes. Teoritë e përgjithshme dhe të veçanta të relativitetit dhe teorisë kuantike – kanë zbuluar faktorë që luajnë një rol themelor në krijimin e asaj që ne e perceptojmë si “realitet” fizik.

Në të shkuarën besohej se realiteti fizik që përjetojmë ekziston i pavarur nga vëzhgimet tona. Me fjalë të tjera, ekziston një realitet material aktual.

Gjithësia nuk ka një histori të vetme, madje as një ekzistencë të pavarur. Në të vërtetë, si shumë nocione në shkencën e sotme, duket se kjo shkel sensin e përbashkët. Por sensi i përbashkët bazohet në përvojën e përditshme, jo në univers, siç zbulohet përmes mrekullive të teknologjive që na lejojnë të vështrojmë thellë në atom ose të kthehemi në universin e hershëm.

Atomet në vetvete nuk janë reale; ato janë grimca wë formojnë një botë mundësish dhe jo një prej gjërave ose fakteve. Çështjet filozofike të ngritura nga mekanika kuantike vlejnë si për të mëdhenjtë ashtu edhe për të vegjëlit — jo vetëm përshkruajnë mikrofizikën elementare, por edhe botën klasike ose makrofizike (Njutoniane). Vetëdija dhe aspektet e saj mendore janë pjesë e universit kuantik në të cilin jetojmë, dhe nga këndvështrimi kuantik ky univers është një vend jashtëzakonisht ndërveprues.

Vetëdija kuantike nënkupton që ne jemi pjesë e një universi që është një punë në progres; jemi pjesë të vogla të një universi ku shikojmë dhe krijojmë vetveten. Nuk është vetëm e ardhmja që ne përcaktojmë, por edhe e kaluara. Vëzhgimet tona aktuale zgjedhin një nga shumë histori dhe të ardhme të mundshme për “realitetin” e ndërtuar mbi të kaluarën. Dhe e kaluara, ajo që vërtetë ka ndodhur, paraqitet si histori e shkruar djallëzisht gabim, dhe e rreme. Kjo bëhet për të kontrolluar të tashmen e të ardhmen. Shpesh, shumica harron se, kush dëshiron gjithçka humbet gjithçka – të kaluar, të tashme, të ardhme.

Photo: drinas.eu

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi

“KËPUCA E AKTORIT” PROMOVOHET NË MICHIGAN MË 28 MAJ 2023

May 18, 2023 by s p

Të Dielën, më 28 Maj 2023, në orën 2:00 PM, Qendra Kulturore “Nënë Tereza” në Michigan, organizon një bashkëbisedim dhe prezantim të romanit më të ri të shkrimtarit Visar Zhiti, “Këpuca e Aktorit”.

Ndër të ftuarit do të përshëndesin: Dom Ndue Gjergji dhe Dom Fred Kalaj.

Prezenca juaj na nderon.

Ftohet media dhe komuniteti të marrë pjesë.

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1870
  • 1871
  • 1872
  • 1873
  • 1874
  • …
  • 2982
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • JETËSHKRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT
  • NJË KUJTIM PËR PROFESOR FEHMI AGANIN
  • Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta shkrimtarin arbëresh të Italisë, Lekë Matrënga
  • Albanian Roots Parade, Saturday, June 20
  • DEBATI NË WASHINGTON — PSE FINANCOHET SHOQËRIA CIVILE JASHTË VENDIT?
  • Qyteti 2400-vjeçar që i përket njerëzimit – pasuri e UNESCO-s
  • Skënderbeu në medaljonin e vendosur në pullën e parë postare shqiptare, më 1 dhjetor 1913
  • Ervin Toro: “National Albanian Registry”, një investim në identitetin, fuqinë dhe të ardhmen e komunitetit shqiptar në Amerikë
  • Dualiteti juridik dhe kriza strukturore e barazisë në Maqedoninë e Veriut
  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT