• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“VITI I GJUHËS LETRARE SHQIPE”

September 13, 2022 by s p

Me rastin e 50 – të vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD), në mbledhjen e tij, të rregulltë, më 9 shtator 2022,  mori vendim që aktivitetet për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare t`i zhvilloj nën hijen e këtij përvjetori jubilar, me moton “Viti i Gjuhës Letrare Shqipe”.

Në shenjë respekti për të gjithë ata, të cilët punuan dhe vepruan në shërbim të njehsimit të gjuhës letrare shqipe ftojmë të gjitha Shkollat Shqipe, Shoqatat në Mërgatë apo në Atdhe, që ta shënojmë këtë datë në mënyrë sa më të denjë. Duke pasur parasysh rëndësinë e Kongresit i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe dhe përkushtimin e albanologëve, mësuesve, veprimtarëve, delegatëve nga të gjitha trevat shqiptare; nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Arbëreshët e Italisë, të cilët me punën e tyre realizuan ëndrrën kombëtare “Një gjuhë, një komb, një atdhe”, iu bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, jo vetëm në Mërgatë por edhe në Atdhe, që të gjithë së bashku t`i kushtojmë më shumë rëndësi gjuhës letrare shqipe.

KKAD-ë që nga fillimi i aktivitetit të saj ka ngritë idenë e njehsimit të shkollave shqipe kudo qofshin ato, në Atdhe apo në Mërgatë, të cilat duhet te jenë me programe dhe tekste shkollore të njëjta. KKAD-ë shumë shpejtë do të dal me programin e saj dhe aktivitetet,  të cilat do të vihen në përkujtim të kësaj date historike. Në rend të parë gjuhëtarët, mësuesit dhe të gjithë ne si shoqëri shqiptare e kemi për obligim moral dhe kombëtar. që të punojmë në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës letrare shqipe. 

Në emër të KKAD-së

Dr. Vaxhid Sejdiu – kryetar

Ein Bild, das Text, Person, Gruppe, alt enthält.

Automatisch generierte Beschreibung

Filed Under: Kronike

24 vite pa Azem Hajdarin

September 13, 2022 by s p

Bujar Leskaj/

24 vjet nga vrasja e Heroit të Demokracisë, liderit të Lëvizjes Studentore Shqiptare, themeluesit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari!

Azem Hajdari ishte dhe është tribun i lirisë dhe demokracisë.

Azem Hajdari ishte lider, por edhe burim frymëzimi për çdo shqiptar, për çdo të ri, për çdo demokrat.

Azem Hajdari ishte simboli dhe figura më e njohur e Dhjetorit ’90, ishte studenti që u personifikua me Lëvizjen Studentore të Dhjetorit, ishte dhe është burim frymëzimi për gjithë shqiptarët dhe aspiratat e tyre për liri dhe demokraci!

I paharruar!

Filed Under: Analiza

Historia jonë do shikuar në mes të suksesit dhe rrezikut të vazhdueshëm

September 13, 2022 by s p

Dr. Lulzim Nika/

Në rrethanat aktuale, kur Rusia dhe Kina bashkë me aleatët kanë filluar hapur t’i kundërvihen SHBA-së në politikën ndërkombëtare, Kosova në këto rrethana duhet të jetë e kujdesshme dhe të përmbyllet dialogu me Serbinë me njohjen e ndërsjellë. Aktualisht, Kosova në raportin e politikës ndërkombëtare nuk është duke u forcuar si rezultat i prishjes së raportit SHBA-Rusia. Në këto rrethana, skena politike duhet të jetë unike në interesat strategjike të shtetit të Kosovës. Do parë rrezikun e një destabilizimi të politikes ndërkombëtare që mund të na dëmtojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Duke shfletuar dokumente diplomatike të SHBA-së, dhe pas një kohe të gjatë të hulumtimit në Arkivat e bibliotekave të katër presidentëve të SHBA-së, shihet qartë se vendimet e tyre patën ndikim në çështjen shqiptare në përgjithësi, dhe në atë të Kosovës në veçanti.

Në bazë te dokumenteve relevante, shihet se Bushi i Parë, gjatë viteve 1990-92, kishte ndërtuar strategjinë politike dhe diplomatike, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, në bashkëpunim me faktorin politik të krahut paqësor, si dhe administrata e Klintonit me atë ushtarak, të liderëve pragmatik politik të UÇK-së.

Kosova arriti të shpallë Pavarësinë, falë këtyre raporteve të mira me faktorin ndërkombëtarë. Kosova u bë shtet si rezultat i fitores diplomatike të faktorit historik e politik, përfshirë ndërtuesin e autostradës diplomatike dhe vendosmërinë politike të liderit politik të UÇK-së.

Se populli shqiptar që është i veçantë nga fqinjët e tij, kishte pasur një fat të rëndë gjatë shekujve, nuk do diskutim. Historia nuk na njeh edhe një ditë të vetme që të kemi bërë përpjekje të organizuara për të zgjeruar territorin tonë, a për të pushtuar popuj të tjerë.

Historikisht, gjeografia shqiptare ka pasur tkurrje, humbje të krahinave të tëra shqiptare. Sot, historianët duhet të ndalën edhe në vlerësimin kritik të historiografisë shqiptare.

Për shembull, pse në çdo rrethanë historike, kemi humbur territore dhe pse historinë tonë, në vetëmbrojtje e tragjike deri në ndërtimin e shtetit të Kosovës e kemi kthyer në një nacional-folklorizëm të tepruar dhe pa bërë fare një autokritikë realiste. Historiografia serbe është e bazuar kryesisht në mite dhe monumente fetare, por jo edhe në realitetin historik dhe etnik të popullsisë. Pra, ajo qëllimet i kishte në zgjerimin e gjeografisë dhe strategjisë për fuqizimin e Serbisë në Ballkan.

Në formimin e dy shteteve shqiptare, përveç sakrificës dhe vargut të madh të patriotëve dhe qytetarëve, ishte edhe ndihma e madhe diplomatike e miqve që vështirë se do t’ia kishim arritur qëllimit, si në ndërtimin e Shtetit shqiptar, po ashtu edhe të shtetit të Kosovës.

Duhet të jemi të kujdesshëm me shtetet mike të Kosovës dhe të kemi raporte të mira e të sinqerta. Për arsye se boshti i shteteve me mungesë të lirisë në qeverisje, siç janë Rusia dhe Kina, po luajnë politikën e destabilizimit ndërkombëtar.

Me qëllim të faktorizimit të tyre, e sidomos rusët, janë të interesuar për destabilizimin e Ballkanit, për t’u faktorizuar dhe për të mbrojtur interesat e tyre tradicionale në Ballkan. Për fatin e mirë të Kosovës, gjatë viteve 1999, ata nuk u pajtuan, por edhe nuk patën mundësi që të ndalojnë korrigjimin e hartës politike të Ballkanit nga SHBA-ja, dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Filed Under: Rajon Tagged With: Lulzim Nika

Mitrush Kuteli mes Letërsisë dhe Financave

September 13, 2022 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Dhimitër Paskon alias Mitrush Kuteli e njohim të gjithë si shkrimtar dhe përkthyes. Në letërsinë shqipe ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në prozën e shkurtër, aq sa më të drejtë mund të quhet themelues i shkollës së kësaj gjinie në letërsinë tonë. Por ai ka një kontribut shumë të madh dhe në studimet ekonomike. Për më tepër një akt i tij kurajoz që kërkonte guxim intelektual dhe forcë morale në fushën e financave bëri të mundur shpëtimin e arit shqiptar në periudhën kur Shqipëria ishte e okupuar nga nazistët.

Mitrush Kuteli deri në maj 1943 punoi prane shoqërise SASTEB dhe më pas gjatë periudhës maj 1943 deri në vjeshtë 1944 punoi pranë Bankës Kombëtare së Shqiperisë si konsulent për çështjet monetare. Kjo është periudha kur ministër të Financave ishin Sokrat Dodbiba dhe Et’hem Cara, të cilët u përballën me problemin e thesarit, të arit dhe të emisionit të monedhës së re, që kërkonin të nxirrnin gjermanët.

Dhimiter Pasko ishte një nga kundërshtarët e kesaj kërkese të Komandës Gjermane në Shqiperi. Kur gjermanet shkuan për ta arrestuar në Bankë, ai doli nga një portë anësore dhe më pas kaloi në zonën partizane në Priskë. Nëse do të ishte emetuar monedhë e re, Shqipëria do të kishte patur pasoja te rënda, ashtu si edhe në të gjitha vendet e pushtuara nga gjermanët. Nje pjesë të bankënotave dhe një pjesë të arit për ta mbrojtur nga bastisjet e gjermanëve, drejtuesit e Bankës, në mes tyre edhe Dhimiter Pasko, e kishin hequr nga Thesari i Madh dhe e kishin dërguar në Thesarin e Durrësit. Këto shuma më vonë i mori në dorëzim Banka e Shtetit Shqiptar.

Me 27 nëntor 1944 Dhimiter Pasko u kthye në Tiranë dhe pas hapjes së Bankes së Shtetit, u emërua në funksione drejtuese të rangut të lartë. Se bashku me Kostandin Boshnjakun ish-drejtor i përgjithshem të Bankës se Shtetit Shqiptar, Dhimiter Pasko ka perfaqësuar këtë institucion, si firme e dytë në çeqet bankare te emëtuara gjatë periudhës 1945. Çeqet 100 franga shqiptare dhe ato 200 franga shqiptare, mbajnë edhe firmen e tij, krahas asaj te Konstandin Boshnjakut.

Gjate viteve të luftes Dhimiter Pasko iu kundervu gjermanëve që donin të grabisnin Banken Kombëtare të Shqiperisë. Per këtë veprim gjermanet donin ta varnin para bashkisë, kur morën vesh se Dhimiter Pasko i kishte sabotuar. Rastësisht shpëtoi. Pas çlirimit kur iu kundërvu jugosllavëve që donin të grabisnin Bankën e Shqiperisë dhe për këtë gjë regjimi komunist e denoi si “armik i popullit” nga shteti shqiptar.

Dhimiter Pasko dha dorëheqjen në gusht të vitit 1946, pasi nuk pranoi parifikimin e monedhës shqiptare me monedhën jugosllave. Në maj te vitit 1947, u arrestua me akuzen “Armik i Popullit” dhe dënohet me pesë vjet heqje lirie. Ai u dërgua në kampin e Voçishtit së bashku me të burgosur të tjerë, që punonin për të tharë kënetën e Maliqit. U lirua me “falje” ne prill 1949.Nga viti 1942 Dhimiter Pasko nuk u angazhua më me ekonomine. Ai u angazhua shumë pak me letërsi dhe punoi si përkthyes ne Shtëpinë Botuese “Naim Frasheri”, duke i dhuruar publikut shqiptar disa nga kryeveprat më të mëdha të letërsisë botërore. Përkthimi i Shpirtërave të vdekur të Gogolit, është quajtur nga kritikët si një simfoni proze në shqip, ku së bashku me përkthimin e Don Kishotit të Servantesit nga Noli, konsiderohen si prova se në gjuhën shqipe mund të përktheheshin denjësisht kryevepra të lëtërsisë botërore.

Filed Under: Fejton

Kosova dhe BE-ja nënshkruajnë marrëveshjen për programin e parë financiar vjetor IPA III; Kosova do të përfitojë 63.96 milionë euro

September 13, 2022 by s p

Prishtinë, 13 shtator 2022/

Kosova dhe Bashkimi Evropian nënshkruan sot marrëveshjen e parë financiare vjetore në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Para-Aderimit III (IPA III) me vlerë 63.96 milionë euro. Pas nënshkrimit dhe hyrjes në fuqi të Marrëveshjes Kornizë Financiare të Partneritetit ndërmjet BE-së dhe Kosovës, ky ishte një nga hapat e fundit zyrtar që mundëson disbursimin gradual të ndihmës financiare të BE-së për Kosovën sipas marrëveshjes kornizë të partneritetit IPA III që mbulon periudhën 2021-2027. Kuvendi i Kosovës gjithashtu duhet ta ratifikoj marrëveshjen. Përmes 14 programeve të njëpasnjëshme financiare vjetore nga viti 2007 deri në vitin 2020, në kuadër të IPA I dhe IPA II, BE-ja deri më tani i ka ofruar Kosovës 1.21 miliardë euro ndihmë financiare.

“63.96 milionë euro fillestare nga IPA III, do të përdoren për të rritur konkurrencën e sektorit agro-ushqimor të Kosovës dhe për të ndihmuar në arritjen e kritereve ekonomike të anëtarësimit në BE. Financimi më tej do të drejtohet drejt përmirësimit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe avancimit të barazisë gjinore, si dhe përmirësimit të ofrimit të shërbimeve komunale dhe sigurisë publike në Kosovë”, tha ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

“Përveç kësaj, financimi i BE-së do të përdoret gjithashtu për të përmirësuar mbrojtjen e mjedisit në Kosovë, në përputhje me praktikat më të mira të BE-së, dhe për të forcuar kapacitetet e administratës së Kosovës për t’iu përmbajtur standardeve të BE-së”, shtoi Szunyog.

Financimi vjetor IPA III do të kombinohet me 16 milionë euro shtesë nga Qeveria e Kosovës dhe financim nga partnerët tjerë në shumën prej 3.8 milionë euro.

“Sot do të fillojmë të përfitojmë konkretisht nga ndihma që BE-ja i ofron Kosovës përmes fondeve IPA III. Marrëveshja e financimit për programin vjetor IPA 2021 është marrëveshja e parë për projektet në kuadër të fondeve IPA III dhe ne kemi besim se do të përdorim në maksimum të gjithë potencialin tonë për të përfituar nga IPA III, për të promovuar reformat dhe për të arritur standardet e nevojshme për të sjellë Kosovën më afër BE-së”, tha zëvendëskryeministri i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.

BE-ja mbetet partneri më i madh tregtar i Kosovës dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare.

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2062
  • 2063
  • 2064
  • 2065
  • 2066
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT