• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqipëria dhe tokat e lirueme 1939-1946

January 8, 2022 by s p

Nga Jusuf BUXHOVI/

Studimi i Romeo Gurakuqit “Shqipëria dhe tokat e lirueme 1939-1946”, në përpjekjet për të ndriçuar njërën ndër ngjarjet më domethënëse të kthesave historike nëpër të cilat kaloi bota shqiptare në fillim të shekullit të kaluar, ku lufta antifashiste, në njërën anë, anuloi realitetet politike që solli ardhja e fashizmit dhe, në tjetrën anë, ideologjia komuniste përcaktoi fatin shtetëror dhe politik të Shqipërisë po edhe të shqiptarëve jashtë kufijve të saj shtetëror (në Jugosllavinë titiste) në kuadër të diktaturës komuniste. Studimi i Gurakuqit, në këtë kontekst fiton kredibilitet shkencor ngaqë thyen kornizat e dy stereotipeve që historiografisë institucionale shqiptare që për mbi gjysmë shekulli ia kanë përcaktuar kriteret si dhe metodologjinë bashkë me limitet e trajtimit. I pari, është ai ideologjik, i mbështetur mbi diktaturën komuniste si rend shoqëror që për gjysmë shekulli Shqipërinë e mbajti në kuadër të sistemit komunist, të njohur si botë lindore në raport me botën e lirë perëndimore, ku bipolariteti blokist e bëri pjesë të “luftës së ftohtë” pasojat e së cilës dihen. Ndërsa kriteri i dytë, gjithnjë i lidhur me të parin, ndikoi që parja e luftës antifashiste në Shqipëri si pjesë e Frontit të Përgjithshëm Antifashist botëror nga viti 1941-1945, të shihet vetëm në planin global, pra në atë rrethin botëror të konfrontimit të Fuqive të Boshtit me të tjerat, ku bënin pjesë SHBA-të bashkë me Bashkimin Sovjetik, një front jashtë skemave ideologjie ndonëse me rivalitet fillimisht të fshehur e më vonë edhe të hapur pasi që Stalini “hisen” nga fronti antifashist, me mashtrimin e “ e të drejtës së popujve për vetëvendosje” pas fitores antifashiste, e ktheu në “të drejtë” të “deklarimit përbrenda sistemit ideologjik” që BRSS-së i mundësuan hegjemoni mbi shtetet e sistemi komunist në përmasa botërore. Ky kundrim, jo vetëm që anashkaloi realitetet që solli lufta e dytë botërore (shkatërrimin e Jugosllavisë së Versajës, e cilësuar deri në vitin 1940 nga vetë Kominterna “si burg popujsh që duhet të shkatërrohet”) dhe krijimin e shtetit të pavarur kroat dhe bashkimit të një pjese të tokave të okupuara shqiptare nga Serbia në vitin 1912 në kuadër të “Shqipërisë së Madhe” nën ombrellën e imperisë italiane të Musolinit, por në përputhje me sferat e reja të interesit, që vendosi fronti antifashist botëror (kryesisht SHBA-të, BRSS-ja dhe Britania e Madhe) në Jaltë dhe konferencën e Parisit më 1945, riktheu Jugosllavinë, por tash si federatë që Tito e themeloi në vitin 1943,me çka u përcaktua edhe fati i Kosovës për të vazhduar robërinë në rrethanat e një shteti sllavo-komunist, paçka që vetë komunistët shqiptarë të Kosovës, në Bujan, në konferencën e KNÇ-së, nga 31 dhjetori 1943 deri më 2 janar 1944 aprovuan një rezolutë ku shprehej QENDRIM (por jo ndonjë vendim decidiv, siç thuhet) për të drejtën e shqiptarëve për vetëvendosje, që kondicionalisht duhej të shqyrtohej pasi që të ketë përfunduar lufta antifashist dhe me kusht që në Shqipëri dhe Jugosllavi të fitojë fronti antifashist.Mbi këto dy kritere kemi edhe patologjinë e historiografisë institucionale shqiptare dhe pasojat e saj që në njëfarë forme vazhdojnë edhe sot e githëditën, ngaqë lufta nacionalçlirimtare në Shqipëri dhe Jugosllavi u pasqyrua si një “çlirim”, ndërsa vendosja e rendit komunist – fitore e madhe e revolucionit popullore, që solli në pushtet luftën e klasave, që për pasojë pati edhe diferencimin shoqëror-politik të luftës dhe të pasluftës mbi anatemën, në njërën anë të “çlirimtarëve”, pra komunistëve pushtetarë dhe në tjetrën anë, atë të “klasës reaksionare”, “kuislingëve”, bashkëpunëtorëve të fashizmit, e të tjera, që u futën në kategorinë e “kundërrevolucionarëve” dhe u gjykuan me ligjet e revolucionit në format ma brutale, nga likuidimi, burgosjet si dhe mbajtjen nën anatemën e përjetshme të “armiqve” që përfshiu ata dhe familjet e tyre!Anatema e “kuislingëve” dhe “bashkëpunëtorëve të fashizmit” pati pasoja të rënda edhe për Kosovën, ngaqë në bashkëpunim dhe marrëveshje të ngushtë midis komunistëve shqiptarë dhe atyre jugosllavë veçmas nga shtatori i vitit 1944 kur u kërkua që aradhet partizane shqiptare dhe jugosllave bashkarisht të “çlirojnë” Kosovën nga forcat fashite dhe ato patriotike që përthekonte Qeveria e Shqipërisë e formuar në tetor 1943, përcaktoi fatin nën Jugosllavinë e Titos, ku rendi komunist i hapte dyert rikthimit të projekteve antishqiptare të hegjemonizmit serb nga memorandumet e njohura (atij të Çubrilloviqit nga viti 1938 dhe të vitit 1944). Në këtë kohë, në emër të “luftës kundër kundërrevolucionit”, që u bë nën vendosjen e administratës ushtarake në janar të vitit 1945, praktikisht filloi gjenocidi i tretë me radhë ndaj shqiptarëve me pasoja të rënda, ngaqë nga armët e partizanëve shqiptarë dhe atyre jugosllavë, në frontet e Sremit, në masakrën e Tivari dhe në luftimet e Drenicës dhe gjetiu, gjetën vdekjen mbi 55 mijë shqiptarë, të gjithë të anatemuar si “kundërrevolucionarë”! Anatemë, kjo që për fat të keq, nga historiografia ideologjike në Tiranë dhe Prishtinë në botimin dyvëllimësh të “Historisë së Popullit Shqiptarë” (1953 të ribotuar në Prishtinë më 1969), për mbi një gjysmë shekulli, u trajtua si “fitore komunistëve ndaj kuislingëve dhe bashkëpunëtorëve të fashizmit”, ndërsa përpjekja e forcave patriotike në luftë kundër ripushtimit sllavo-komunist të Kosovës , siç ishte NDSH-ja dhe të tjerët të shkapërderdhura në pritje të intervenimit anglo-amerikan, u quajtën “kundërrevolucionar” dhe u likuiduan në mënyrë më brutale.Studimi i Gurakuqit, në një opus voluminoz, paraqet anamnezën e këtij zhvillimi historik dhe pasojat shoqërore-politike, duke nxjerrë në pah raportet jashtë kundrimit bardh-zi. Pasqyrimi i kësaj problematike mbi kriteret objektive-shkencore, doemos inkorporon edhe qasjen e rishqyrtimit po edhe të rishkrimit të historisë nga kjo kohë, që në njëfarë mënyre, paraqet edhe gurthemelin e vendosje së gjithëmbarshme të kësaj problematike në opusin e rishqyrtimit dhe të rishkrimit të historisë në kohë dhe në hapësirë. Edhe pse studimi i Romeo Gurakuqit meriton një trajtim të gjithanshëm, ku secili kapitull dhe secila etapë që merr në shqyrtim autori, mund të diskutohen nga pikëpamja e plotësimit po edhe të ridefinimeve që janë edhe të natyrshme, megjithatë, mund të thuhet se autori me këtë libër tashmë ka vu në dioptrinë e pakapërcyeshme të rishqyrtimit tematik të çështjeve disa, siç janë Fronti Antifashist botëror në planin global dhe po ashtu, atë të realiteteve që solli lufta antifashiste në planin shqiptar, veçmas pas rrënimit të Jugosllavisë së Versajës, jo vetëm në planin shtetëror, po edhe në atë të pasojave të tyre, siç ishte lufta civile si dhe zhvillimet pas përfundimit të saj kur çlirimi mori kuptimin e diktaturës dhe të represionit e ku vendosja e komunizmit në Shqipëri nuk shihet si fitore, por si një ndërprerje e një evolucioni historik të një populli, edhe ashtu të penguar në rrugën e zhvillimit.Në fund të kësaj pamje të shkurtër të këtij studimi të rëndësishëm dhe, për nga qasja serioze të vetmit deri më tani në historiografinë tonë, duhet theksuar se në kapitullin XXXIII, i kushtohet hapësirë bukur e madhe edhe Kosovës, mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, 1943-1945, ku përqendrimi bie të bashkimi i tokave të liruara nga viti 1941 si dhe shfaqjes së Shtetit Shqiptar të nëntorit të vitit 1943, për të vazhduar pastaj me luftën antifashiste në Kosovë, si pjesë e luftës antifashiste të Jugosllavisë , ndonëse me tretman “autonom”, që do të përfundojë me pajtimin ideologjik të komunistëve shqiptarë dhe atyre jugosllav që ato që u thanë në Bujan në vitin 1943/44, rreth vetëvendosjes të kthehen në “vetëvendosje ideologjike”, pra që Kosova të mbetet nën Serbi si provincë!Trajtimi i kësaj problematike nga autori, përcillet edhe me disa lapsuse dhe mangësui nga mungesa e dokumenteve autentike të LNÇ-së nga arkivat e Kosovës dhe ato të Jugosllavisë si dhe të disa autorëve meritorë jugosllav (Dedijerit), po edhe të atyre nga Kosova (Dr Ali Hadri e të tjerë),që pasqyrojnë evolucionin politik të frontit antifashist në Kosovë nga korniza jugosllave, siç ishte deri në mbledhjen e Sharit të tetorit të vitit 1943, kur do të ndryshohet emërtimi Këshillat Antifashiste të Kosovës e Metohisë në Këshillat Antifashiste të Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit, emërtime këto që do të pasqyrohen edhe në gjithë organizimin (atë të aradheve partizane si dhe të strukturës partiake). Ndryshimi i emërtimit nga Kosovë e Metohi (Kosmet) në Kosovë e Rrafsh të Dukagjinit, nuk është formal, por esencial, meqë ndryshon diskursin nga ai i trajtimit hegjemonist serbomadh, ku Kosova dhe Metohia shihen pjesë e historisë shpirtërore dhe kishtare serbe, ndërsa ai Kosovë dhe Rrafsh i Dukagjinit, që do të anulohet në Konferencën e Prizrenit në korrik 1945 për t’u kthyer në Kosmet, do të përcjell edhe aspektin politik, kur Kosova, si provincë do të aneksohet nga Serbia si Kosmet, emërtim ky që do të mbetet në fuqi deri në vitin 1968 kur me amendamentet kushtetuese kthehet emërtimi Kosovë, që do ta ketë edhe me ndryshimet kushtetuese të vitit 1974, e që, në vitin 1989, Millosheviqi me dhunë do ta kthejë Kosovë e Metohi (Kosmet), emërtim ky që edhe sot e gjithëditën, ndonëse Kosova është shpallur shtet i pavarur më 2008, vazhdon të mbahet në Kushtetutën e Serbisë….

Filed Under: LETERSI

HAJDUTËT APO SPIUNËT ?

January 8, 2022 by s p

Dr. Erion Dasho/

Hetimet e fundit me sa duket po e lidhin skandalin e nxjerrjes së pagave me një histori spiunazhi. Në favor të Rusisë, shtetit që ka një nga agjencitë më profesioniste të inteligjencës klasike dhe digjitale! Media (sidomos ajo pro-qeveritare) po nxiton ta propagandojë këtë fakt me një qëllim të qartë: fashitjen e zemërimit dhe zhytjen në harresë të skandalit të dyfishtë – thyerjes së konfidencialitetit të një prej informacioneve më private të individëve dhe ynereve që zbuluan pagat tashmë të dala në shesh. Le t’i marrim me radhë: Një shtet ku një punonjës korruptohet me 200 dollarë për të shitur pagat e gjithë të punësuarve publikë dhe privatë, nuk është shtet, por një bandë haxhiqamiliste. Madje edje banditi i famshëm i fillimshekullit të kaluar besoj e trajtonte me më shumë respekt informacionin. Për të zgjidhur këtë problem, nuk mjafton të hetohet dhe të dënohet personi që shtypi tastierën, por ata që mbajnë përgjegjësinë për kuadrin ligjor dhe rregullator, konceptin e sigurisë kibernetike në AKSHI dhe kontrollin e përditshëm (me mekanizma digjitalë dhe analogë) të mënyrës se si zbatohen këto masa sigurie. Për mendimin tim përgjegjësia fillon nga kryeministri që ka shtyrë përpara një agjendë digjitale pa u merakosur për faktin se nuk ka as fonde dhe as njerëz të aftë për ta konceptuar dhe zbatuar një masë të tillë transformuese. Në një status të para disa ditëve e kam krahasuar nismën për Shqipërinë digjitale me koncertin në vitin 36 dhe ky krahasim besoj se mjafton që çdokush të kuptojë se përse bëhet fjalë… *** Së dyti, informacioni i dalë në shesh tregoi anën më të errët të mënyrës se si qeveris forca politike aktuale. Që prej ardhjes së saj në pushtet, ka patur akuza se promovimi i PPP-ve si masë “magjike” për të zgjidhur problemet e ekonomisë dhe industrisë së shërbimeve, është në fakt një mënyrë moderne hajdutërie dhe korrupsioni. Njohja me sistemin e pagave të koncesionarëve e provoi këtë dyshim. Të fryra përtej çdo mase, disa prej këtyre pagave ishin edhe indikacione të qartë të abuzimit. P.sh. një i afërm i personit që merrte vendimin për të dhënë kontratën koncesionare paguhej dhjetëra mijëra euro nga i njëjti koncesionar. Ose një shofer në koncesionar (që mund të imagjonohet lehtë se kush e ka rekomanduar) paguhet më mirë se Presidenti i Republikës.Kjo metodë vjedhje dhe korruptimi është denoncuar shpesh, por tashmë publiku ka edhe provat që katërcipërisht provojnë akuzat që deri më parë ishin hipotetike ose të njohura vetëm për një rreth të ngushtë njerëzish.*** Skandalet e shumta që hapi skandali i nxjerrjes së pagave nuk mund të mbulohen me krijimin e një skandali artificial me shërbimin e sigurisë ruse. Shërbimi rus që mendohet se ka aftësinë të komprometojë zgjedhjet amerikane, apo që para disa vjetësh bllokoi e-Estoninë, programin më profesional të digjitalizimit në Europë, nuk ka nevojë për një punonjës që korruptohet me 20 mijë lekë! Me këtë paçavure sistem që ka ngritur Edi Rama me shokë, edhe një haker amator mund të hyjë dhe të bëjë lëmsh gjithë shtetin shqiptar. Prandaj, në vend që të merret me filma me 007-të, prokuroria shqiptare bën mirë të hetojë hajdutët që kanë tetë vjet që zhvatin xhepat e shqiptarëve! Ndërkohë t’u futë edhe ndonjë “pëllëmbë” kalamajve që kujtojnë se mund të ndërtojnë Shqipërinë digjitale sipas tekave të një të marri…

Filed Under: Komente

Në dorë të kujt janë të dhënat e shqiptarëve?

January 8, 2022 by s p

Agim Baçi/

Rrëmuja që ka ndaluar prej kohësh para derës së PD-së duket se ka hequr vëmendjen e shqiptarëve nga një skandal që duhej të ndalej vetëm me hetimin në zyrat më të larta të qeverisë shqiptare, madje në zyrën e Kryeministrit Rama.Për këdo që nuk ka ndjekur lajmet me kujdes, mjafton të dëgjojë se, një nga katër personat që akuzohet se ka mundur të fusë në dorë të dhënat shumë të rëndësishme për qytetarët shqiptarë, Endri Ikonomi, ka qenë i punësuar për një nga miliarderët rus, Oleg Viktorovich Boyko, të përfolur më së shumti jo për pasurinë e tij dhe si një nga 100 bisnesmenët më të pasur rusë, por më shumë për historitë që lidhen me këtë emër. Kështu, sipas të dhënave që janë bërë publike, rezulton se një raport inteligjence i Senatit të SHBA e citon oligarkun Boyko si person me lidhje shqetësuese me qeverinë ruse, inteligjencën dhe shërbimet e sigurisë së Rusisë dhe me lidhje me krimin e organizuar. Ky raport përshkruan edhe se “shtypi moldav ka raportuar se Boyko ishte i përfshirë në një operacion të mbeshtetur nga Kremlini për influencimin e jashtëm të zgjedhjeve atje”.Gjithashtu, platforma investiguese e gazetarëve rumunë “Black Sea” e citon Oleg Boykon si investitorin e Fashion TV që së bashku me një partner në Letoni e kanë përdorur Maltën si parajsë fiskale për të operuar në Europë dhe SHBA ndërsa kanë fituar shuma marramendëse për kredi emergjente tek më të varfrit e Europës pa paguar taksa.Pas daljes në dritë të këtyre të dhënave vlen të pyesim: Prokuroria e Tiranës vërtet do ndalet në këtë version të vjedhjes vetëm për një shitje banale të të dhënave, që ka të bëjë me presionin ndaj personave të ndryshëm- që gjithsesi mbetet një shkleje shumë e rëndë për sigurinë dhe privacinë e çdo qytetari- apo do hetojë edhe lidhur me sigurinë kombëtare të cënuar nga zotërimi që kanë këto të dhëna nga shtetas që hetohen për lidhje nga më të dyshuarat në veprimtarinë e tyre të përditshme? E nëse cënohet siguria, a do arrijë prokuroria të marrë nën hetim krerët e AKSH-it, dhe ata që kanë mbrojtur këtë institucion si në rastin e daljes së patronazhistëve ashtu dhe pagave e targave, përfshi këtu edhe Kryeministrin Rama që bëri gjithçka për të mbrojtur institucionin që menaxhon të dhënat e shiptarëve?Ka në fakt një mënyrë që kryeministri mund të shmangë prokurorinë në këtë rast: ta hedh si sondazh me qytetarët te platforma e bashkëqeverisjes, duke pyetur fare hapur nëse duhet ta lejojë ai prokurorinë e Tiranës apo SPAK-un ta hetojnë atë dhe vartësit e tij apo jo…

Filed Under: ESSE

Imzot Ernest Çoba, në përvjetorin e largimit nga jeta

January 8, 2022 by s p

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave/

#SiSot, më 8 janar 1980 ndërroi jetë Imzot Ernest Çoba kryeipeshkëv i Shkodrës, Kryetar i Kishës Katolike të Shqipërisë.Ernest Çoba lindi më 1913 në Laç (Vau i Dejës) dhe arsimimin e kreu pranë Kolegjit Saverian dhe Seminarit Papnor në Shkodër. Më vitin 1936 u shugurua meshtar dhe gradualisht nga Kisha Katolike ju besuan disa drejtime si mësues i besimit në Seminarin Papnor deri më 1946, shërbeu si provikar i Arkidioqezës së Shkodrës, sekretar i përgjithshëm i Kryesisë së Kishës Katolike Shqiptare. Nga viti 1956 emërohet Kryetar i Kishës Katolike të Shqipërisë në vitet më të vështira që Kisha Katolike po kalonte me shkëputjen e varësisë së saj nga Vatikani dhe largimin e Bernardin Shllakut si drejtues i saj. Ipeshkëv Zef Simoni dëshmon se Imzot Ernest Çoba do të dënohej me akuzën se kishte ruajtur marrëdhënie të fshehta me Selinë e Shenjtë (Vatikanin) përmes Legatës Italiane në Tiranë, me anë të së motrës dhe se për këtë gjë ai do të merrte dënimin me 25 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe heqjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. Ndërroi jetë në spitalin e burgut të Tiranës më 8 janar 1980.Në fotografi: 1. Imzot Ernest Çoba, Ipeshkëv i Shkodrës, fotografi në mosha të ndryshme. 2. Vizatim i Dom Ernest Çobës#ArkivatFrymëzojnë#ArkivatKujtojnë#ImzotErnestÇoba#AQSH

Filed Under: Histori

Hafiz Ali Korça në përkujtimin e largimit nga jeta

January 8, 2022 by s p

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave/

#Sisot, më 7 janar 1957 ndërroi jetë Hafiz Ali Korça.Ali Korça, biri i Iljas efendiut, ka lindur në vitin 1866 në qytetin e Korçës. Mësimet e para i mori në vendlindje, ku mbaroi shkollën ibtidaije, rushdije dhe idadije. Studimet e larta i kreu në Stamboll. Mbasi kreu studimet u kthye në vendlindje dhe filloi të jepte mësim në shkollën shqipe të Korçës, ku jepte gjuhë osmane, matematikë, shkrim dhe drejtëshkrim të gjuhës turke. Zotëronte shumë mirë arabisht, persisht, osmanisht dhe frëngjisht. Në vitin 1890 emërohet mësues në shkollën rushdije të Korçës, dhe më mbas kaloi në shkollën idadije, ku dha lëndët gjeografi dhe matematikë. Në vitin 1903 u emërua mësues gjeografie dhe historie në shkollën idadije të Spartës në Anadoll. Ka marrë pjesë në kongresin e Manastirit (1908) dhe në kongresin e Dibrës (1909). Ka mbajtur fjalimin në gjuhën frenge, me ardhjen e Princ Vidit (1914). Në vitin 1916 ishte drejtori zyrës së arsimit për Tiranën, Durrësin dhe Shqipërinë e Mesme. Në periudhën 1918-1924 ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Sheriatit. Me ardhjen e komunistëve në pushtet dhe vendosjen e diktaturës, Hafiz Ali Korça, për shkak të bindjeve dhe qëndrimit të tij, u burgos dhe u internua. Vitet e fundit të jetës i kaloi në vetmi, në Kavajë, ku ndërroi jetë më 7 janar 1957. Nga punimet e tij mund të përmendim, përkthimin e Kuranit, Mevludin, “303 fjalë të Imam Aliut”, “Jusufi me Zelihanë”, “Rubaijati”, “Bolshevizma a çkatërrimi i njerëzimit”, “Historia e shenjtë dhe katër kalifët”, etj.Nga dokumentet që ruhen rreth Hafiz Ali Korçës, bashkëvendosim këtu një jetëshkrim të tij dhe emërimin e tij në shkollën idadije.#ArkivatKujtojnë#ArkivatFrymëzojnë

Filed Under: Uncategorized

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2471
  • 2472
  • 2473
  • 2474
  • 2475
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT