• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kriza e çmimeve dhe Shqipëria në Ankand

October 10, 2021 by s p


Shkruan: Aleksander Rena

New York, USA


Që prej 1991-1992 po punohet për nxjerrjen e Shqipërisë në ankand, por nuk i’a kanë dal dot çakejt sllavo-rus me orientim gjoja perëndimorë. Historia ka treguar me gisht, çdo pabesi e rrënduar mbi Të, por që nuk i’a kanë dal dot t’a përfundojnë gjëmën e madhe, fal burrave patriot që emigracioni i rriti me dashurinë për Mëmëdhenë. Edhe sot po luhet me këtë kartë ku propogandohet si krizë energjitike, por në fakt po përgatitet plani i shitjes totale të Shqipërisë në duart e kulçedrës së nëndheshme së Katovicës! Shqipëria nuk ka krizë energjitike. Është vend që prodhon energji si dhe ujë të bollshëm, por këta që kanë udhëhequr këto 30 vite e kanë shitur jashtë çdo gjë dhe duke e lënë shqiptarin në varfëri dhe në kriza permanente. Tokat tona janë të mbushura me termocentrale dhe hidrocentrale. Kjo tregon se ne jemi fuqi Brotërore në prodhimtarinë e energjitikës, por fatkeqsisht jetojmë në një Shtet terr, ku politikanët e të gjitha partive kanë misionin e plaçkitjes dhe shkatërrimin e vendit. Tokat tona janë të mbushura me ujë të kristaltë dhe të bollshëm që prodhojnë produktet më bio në planet. Mjafton të shikojmë se ku shkon uji jonë (në Itali, Greqi dhe Gjermani) dhe se si kthehet mbrapa i amballazhuar gati për konsum vetjak. Tokat tona janë të mbushura me resurse mineralesh që e gjithë Globi na ka zili. Prandaj të huajt kërkojnë të gllabërojnë me qiri çdo gjë që na përket neve. Tokat tona janë të pasura me humus të bollshëm dhe me klimë të mrekullueshme në të katër stinët. Shqipëria është një pjesë toke e bekuar nga Perëndia.Tokat tona kanë nxjerr nga gjiri i tyre pemë dhe natyrë shekullore. Kjo është evidente edhe sot.Tokat tona nuk janë në krizë ekonomik, por në krizë atdhedashurie. Mjafton të hedhim një sy përreth.Politikanët tanë janë tradhëtarë të lindur të indetitetit tonë Kombëtar. Këtë e kanë vertetuar, duke qenë kukulla të lobingjeve. Shqipëria në mos 2025-sën, më pas do të dal në ankandin e shitjeve si Shtet i falimentuar 100%. Këtë nuk e them unë, por ekspertët ekonomik! Ne shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje, duhet të mbrojmë vendin tonë nga falimentimi dhe shitja. Siç bën të parët tanë dikur! Tradhëtarët e Kombit, nuk e kanë problem të luajnë me sigurinë Kombëtare dhe si sot, po sot, nuk ka më siguri Kombëtare, kur flitet për krizë buke dhe energjitike! Ky është fundi, apo ceku i jetikës dhe si rrjedhojë, kush ka pak llogjikë por edhe shpirt të mbetur, duhet të gjejë mënyrën për t’a ndaluar këtë katrahurë të madhe që po i bëhet vendit tonë në kurriz prej kohësh!

Filed Under: Analiza

KARL GEGA, GJENIU AUSTRIAK ME RRËNJË SHQIPTARE

October 10, 2021 by s p

Hazir MEHMETI, Vjenë    

Që në nisjen e trenit nga Vjena për në qytetin e bukur të Grazit, çdo gjë e ndërtuar të kujtonte gjeniun me rrënjë shqiptare me pavdekësinë e veprës së tij madhore, ku ndër të shkëlqyerat mbeti hekurudha me urën madhështore të Semeringut e cila pushtoj lartësitë e maleve drejt Adriatikut. Urat, tunelet dhe gjithë vepra madhore është një mrekulli kohe dhe krenari e zhvillimit njerëzor në gjithë globin. Me emrin e Karl Geges krenohet e gjithë shkenca botërore, e në veçanti kombi austriak ku jetoi dhe shprehu talentin e tij dhe ai shqiptar nga e kishte origjinën e tij.    Për këtë gjeni u shkruan dhjetëra e qindra vepra nga më të ndryshmet, ku jo rrallë u spekulua mbi origjinën e tij, por falë hulumtimeve nga studiues europian, bashkangjitur dhe ata  shqiptarë, u nxor saktësisht gjeneza e argumentuar e familjes Gega.   Studiuesit nga universiteti i Venecias Dr. Alvin Saraçit dhe arkitektit Flamur Ahmeti, organizuan për herë të parë nga shqiptarët, simpozium në Bashkinë e nëntë  të Vjenës më 24 qershor 2005 ku përfundimisht zbardhet origjina shqiptare me fakte e Karl Geges. Më parë prejardhja e tij u trajtuar ne mënyre hipotetike duke e nxjerrë si austriak apo italian. 

Kryetari i Austrisë, Franz Jonas, para gjysmës shekullit do deklaron: “Simeringu është një kryevepër e mendjes njerëzore, qe për te gjitha kohët do te mbetet e lidhur me jetën e Gheges”.  Në aktivitetin përkujtues të veprës së Karl Gegës, Dr.Willibald Rosner, drejtor aktivi në St.Pölten do shprehet:  “Carl Ritter Von Ghega ka rrënjë shqiptare, u lind në Venedik si pjesë e bregdetit Mesdhetar, hapësirë me një kulturë të lartë e të zhvilluar. Nga Venediku  e vazhdoi  jetën dhe veprën e tij si qytetar austriak në Austri. Këtu gjeti mundësinë e shprehjes së dijes së tij gjeniale dhe në këtë kuptim  është me vlerë përkujtimi i rrënjëve të tij, mësimi mbi jetën dhe veprën e Carl Ritter Von Gheges” 

 Rrënja…

 Karl Gega (1802-1860) U lind nga prindërit shqiptar në Venedik. Babai i tij kishte qenë një oficer marinarine i lidhur shumë me detin, kurse Karli tregoi një dashuri të madhe për matematikë, më e madhe se sa për detin: Ishte inxhinier austriak me origjinë shqiptare. Karl Gega ndërtoi  hekurudhën e Simeringut, prej Gloggnitz deri në Mürzzuschlag..  Pas vizitës së tij në rrethin e ushtarakëve, ai në moshën 15 vjeçar regjistrohet në Universitetin e Padovës, ku pas një viti diplomon duke e fituar titullin akademik Inxhinier, kurse një vit më vonë edhe titullin e  Arkitektit.  Një vit më vonë, pra në moshën 17 vjeçare e arrin titullin, Doktor i Matematikës. 

Dr. Alvin Saraçi e argumenton gjenezën e Gegëve mbi bazën e dokumenteve origjinale te gjetura ne bibliotekën e Muzeut Correr te Venecias, te pabotuara më parë, hartuar ne vitin 1835 nga Giovanni Battista Ghega, prift në Kishen e San-Markos dhe kushëri i parë (djalë i xhaxhait) i Karl Gheges. “Stërgjyshërit e Karl Gheges dhe Giovanni Battista Gheges ishin vendosur ne Perast, pranë Kotorrit në Mal te Zi, pasi u larguan nga Shqipëria, e cila ra plotësisht nën sundimin turk me mposhtjen edhe te Shkodrës me 1479. Prej me shume se tre shekujsh ata kishin shërbyer si oficere marine dhe zyrtarë te lartë te Republikës se Venedikut. Një dokument i 3 tetorit 1739 mund te konsiderohet si dokumenti i pare e gjetur deri tani, qe dokumenton linjën e Ghegeve, qe fillon me Giorgio(Gjergj) Ghegen dhe vazhdon me te birin e tij Cristoforo (Kristofor), qe del si oficer marine ne Venedik, por edhe si pjesëmarrës ne luftën Veneciane te Thesalise kundër turqve, ku mbetet i plagosur dhe humbë një krah”.Cristoforo pati një djalë me emrin Gasparo (Gaspër), i cili ne vazhdën e traditës familjare u be oficer marine duke arritur gradën e kolonelit. Gaspari pati tre fëmije: Antonion (Anton), Giovanniantonion dhe Angelan. Antonio Ghega eshte babai i Karl Geges, kurse Giovanniantonio është i ati i Giovanni Battista Gheges, prift ne Kishen e San-Markos.

        Në vitin 1842, Gega u emërua udhëheqës planifikimi për të gjithë jugun e shtetit Austro-Hungarez, ku  Semeringu mbetet  kryevepër në kontinent. Pas mbarimit të saj në vitin 1854, ai fitoi titullin Rihter, (Kalorës) dhe do quhet Karl Rihter Gega.  Në kalendarin e figurave historike, Karl Ritter Von Ghega renditet ndër njëqind figurat më të mëdha në historinë e kombit austriak, krahas Mozartit, Froidit, Maria Therzes, Franz Jozefit, Kafkes etj

     Emri i Karl Gegës dhe Aleksandër Moisiut tani janë ura lidhëse mes dy popujve tanë, këtë e thanë figura të njohura nga të dy kombet.   Sipas hulumtimeve të bëra në trevat shqiptare rreth Karl Gegës, 80 përqind e shqiptarëve nuk dinë fare për te, kjo vjen nga fakti se shumë pak u mësua, shkrua dhe u fol për këtë gjeni me gjak shqiptari. Shqiptarët kanë nevojë të njohin rrënjët e tyre shekujve, sukseset e tyre gjeniale njëri nga të cilët pa dyshim është Karl Gega. 

Filed Under: Histori Tagged With: Hazir Mehmeti, Karl Gega

TË RUAJMË KULTURË TONË KOMBËTARE NGA ASGJËSIMI

October 10, 2021 by s p

Nga Kristo Çipa

Vite më parë u ndodha rastësisht në një zonë minoritare ku festohej një datë fetare që përkonte me emrin e atij fshati. Me këtë rast kishin ardhur personalitete politike, fetare dhe kulturore të vendit amë. Më ka ngelë në kujtesë pjesmarrja dhe interpretimi i saktë i këtyre personaliteteve, të këngës dhe valles tradicionale të asaj zone. Pyeta dhe më shpjeguan se i kanë mësuar qysh në shkollë. Kombet, shtetet, krahinat, trevat, qytetet, fshatrat, lagjet, shtëpitë jetojnë me kulturën dhe traditën e tyre që duan ta ruajnë, zhvillojnë dhe transmetojnë atë. Kombi shqiptar me individualitetin që e karakterizon, ruan në kulturën popullore thesare të jashtëzakonshme. Por shteti e shpërdoron këtë madhështi sa të krijohet përshtypja se kjo mrekulli nuk është e jona por e ardhur prej së largu dhe nuk ka pikë lidhje me administrimin tonë shtetëror. Në kaq pak hapësirë gjeografike ku jeton populli shqiptar ka aq shumë perla folklorike, arkeologjike, historike e natyrore që Shqipëria mund të rrojë vetëm duke i ekspozuar në të katër anët e botës. Unë nuk do ti përmend sepse ato janë shumë në listim por edhe sikur një të vetëm të haroj më duket se do të prish harmoninë dhe bashkëjetesën e tyre.

Objekt i këtij shkrimi do të jetë alternativa e ruajtjes dhe zhvillimit të këtyre mrekullive në bashkëpunim individ, grup (shoqatë) dhe shtet. Nëse individi dhe grupi mundohen në forma nga më të ndryshmet ta ruajnë, zhvillojnë dhe transetojnë kulturën tradicionale të vendit të tyre, shteti ka filluar të harojë gjithnjë e më shumë(për ilustrim merrni Festvalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës i cili ka gjashtë vjet pa u zhvilluar). Unë si i ndivid së bashku me Ansamblin Foklorik “Bejkë e Bardhë”, kemi artikuluar para disa vitesh në shtyp dhe media një projekt drejtuat Ministrisë së Kulturës, Arsimit, Akademisë së Shkencave, Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës që ka si për qëllim futjen në programin arsimor të shkollave 9-vjeçare në orën e muzikës, traditën folklorike. Ky propozim konsiston në aktivizimi  e bartëve të sotëm të kulturës popullore si palë e kontraktuar nga të dy ministritë përkatëse për tua mësuar këtë traditë brezit të ardhshëm dhe për të mos ja lënë spontanitetit. Të gjthë e dimë se ora e muzikës është orë plotësuese në programin arsimor, për vet faktin se ajo u ndahet mësuesve për plotësim norme por edhe specialistë të mirëfilltë me arsimin përkstës ka shumë pak, aq sa nuk mbulojnë as 10-të pëqind të shpërndarjes gjeografike të shkollave 9-vjeçare. Nga ana tjetër, duke u futur në program kultura tradicionale, disiplinon dhe rrit cilësinë në përcjelljen e saj në breza duke e ruajtur nga huazimet, deformimet, banalizimeve dhe idiologjizimeve. Në këtë moshë që u mësohet fëmijve, jo vetëm që përvetësohet shumë shpejt nga ata (falë edhe teknologjisë së sotme) por mbahet mend gjatë gjithë jetës. Ky program do të specifikohet sipas trevave. Ku këndohet polifoni, të bashkëpunohet me bartësit më tipik të atyre trevave, ku këndohet me çifteli do të jenë transmetues instrumentistët tipik, ku janë sazet popullore sazexhinjtë e kështu me radhë për ç’do zonë. Ne e njohim ngurimin qeveritar dhe burokracinë grykëse, por duke bërë nje bilanc ekonomike del se nuk i vëmë ngarkesë ekonomike buxhetit të këtyre ministrive. Nëse këto  institucione do të kanalizojnë  projektet e mësipërme në këtë zë, apo edhe një projekt kombëtar pranë UNESKO-s dhe BE-së do të ishte e zgjidhja ideale me kosto minimale.
Duke parë interesimin gjthnjë e në rritje të të huajve ndaj Shqipërisë dhe resurseve të saj, doja t’ju paraqisja një fakt mjaft interrsant që e kam hasur në eksperiencën time në këtë fushë. Grupe të ndryshme turistësh nga vende të ndryshme në kantaktin e parë me polifoninë ngelen të befasuar aq sa përshtypja e tyre për të e tejkalon atë të ushqimit tradicional dhe natyrës sonë të mrekullueshme. Shpesh shpjegimi mitologjik i saj i çon ata në një kohë dhe planet tjetër. Edhe turizmi është një burim tjetër i konsiderueshëm të ardhurash për realizimin e këtij projekti.
Disa vite më parë në Labëri, në fshatin Vranisht, në abjentet e shkollës organizova me mbështetjen e Bashkisë Himarë një festval folklorik midis gjashtë shkollave 9-vjeçare të kësaj Bashkie dhe mund t’ju them se ishte një mrekulli edhe pse ishte për herë të parë. Të krijohej ndjesia se fëmijët tanë e kanë në ADN- në e tyre këngën dhe vallen tradicionale. Është e pafalshme për ne që këtë mundësi të artë të mos e shfrytëzojmë për të ruajtur e zhvilluar kulturën tonë në këtë moment të globalizmit kulturor. Identiteti ynë këmbëtar e kulturor ka qënë mbijetesa jonë nëpër shekuj. Uji vlerësohet kur shteron. Nuk ma do mendja që ta vlerësojmë traditën kur të asimilohet. Për këtë projekt me bazament kombëtar e shtetëror, shpresojmë që diaspora shqiptare do të  mbështesë dhe kërkojë në rrugë të ndryshme realizimin e menjëhersh të  “mos vdekjes” tonë shpirtërore.

Filed Under: Opinion Tagged With: Kristo Cipa

100 VJETORI I LANË – LURËS DO TË ISHTE REPORTAZHI MË I DASHUR I JETËS SIME

October 9, 2021 by s p

Jam atje, me mend e me shpirt, por pa penë e fotoaparat në dorë…Shënime në një ditë të mbushur si asnjëherë me histori Dibre, në një bisedë me Dr. Prof. Adem Bungurin dhe nismëtarë të një ngjarje që u ndez për të mos u shuar kurrë

Nga Abdurahim Ashiku, gazetar

Nuk i kam bërë ndonjë portret pune Adem Bungurit, as e kam marrë në ndonjë intervistë sa kohë punoja gazetar profesionist; në ATSH, shtypin qendror e atë vendor. Më ngelet merak ashtu siç edhe për shumë figura që në këtë kohë, janë nga mëngjesi në mëngjes në Dibër, flenë me Të, zgjohen me Të, përgjërohen për Të…Na lidhi nyje mbrojtja e Dibrës nga synimi i pushtetarëve të djathtë e të majtë për ta mbytur e për të mbushur xhepat nga ajo që tashmë nuk është një toponim fshati por toponim që e njeh edhe Amerika, Kina, bota… nga SKAVICA…Ai prej Greve, larg nga bregu i Hurdhës, në ballkon të pamjes. As toka, as varre, as kujtime…i mbyten.Megjithatë ai i thotë JO SKAVICËS!, me kompetencat e një shkencëtari, një arkeologu të elitës shqiptare që nuk donë që vlerat historike të saj të mbyten e kjo trevë të mos i flasë historisë shqiptare thellësisë së shekujve.Dhe i ka radhitur të gjitha vlerat arkeologjike që mbyten, vlera që deri më sot nuk kanë parë kazmën e arkeologut, nuk kanë parë ekspedita kërkimore, kanë mbetur larg vëmendjes shtetërore dhe shkencore…Unë jam prej Zdojani. Hurdha e Skavicës më vjen nja pesëdhjetë pashë poshtë trojeve të babait tim. Po të kisha jetë do të ngreja një shtëpi në krye të kodrës, ballkon natyror i pamjes me Drinin gjarpërues brigjeve të Mollës së Luznisë e Muhurrit, tokave të begata të Çapit të Brezhdanit. Hurdha e Skavicës nuk më mbyt as troje, as tokë, as varre të të parëve të mi. Mbyt luginën e Drinit të Zi, luginën më pjellore të maleve të vendit, luginën ku u derdh gjak i kuq dibran në betejat e mëdha kundër pashallarëve më të mëdhenj otomanë, betejat kundër serbit i etur për ta sllavizuar Dibrën e më tej për ta prerë e tërheqë pas vetes për “kullani”.Nuk e dua Dibrën të mbytur për asnjë lloj arsyeje, ASNJË LLOJ… Edhe pse e di se zjarri, uji dhe shteti, të djegin, të mbysin pa exhel…Këtu jemi bashkuar tashmë prej disa vitesh me Adem Bungurin, profesor e doktor i shkencave. Dhe nuk tërhiqemi. Këtë e bëjmë publike edhe përballë, “patronazhistëve”, siç i quan Ademi, soj i ri piavicash që po mbushin xhepat e forcojnë këmbët e karrigeve ku janë ulur…Na bashkoi këto dy vjet, një elitë nga historia shqiptare, historia e asaj që quhet “Beteja e Lanë-Lurës”, betejë që deri në vitin 1990 kishte ngelë në kujtesë me një lapidar të vogël në një shkëmb në krye të fushës së Lanë-Lurës e që dikush, dikujt që në këtë kapërcyell “demokracie”, i interesoi që ta shkulë, ta copëtojë, mos i lejë as nam dhe as nishan. Unë atëherë shkrova diçka, bëra protestën time qytetare shqiptare, protestën tim si dibran.Për 29 vjet për të nuk u kujtua kush, nuk u shkrua as edhe një rresht në përvjetorë të zakonshëm e “rrumbullak”.E zgjova 28 vjet më vonë. Xheloz për 100 vjetorin e Luftës së Vlorës, festuar me madhështi në 100 vjetorin e hedhjes së italianit në det, hedhje me “pushkën” mbarë shqiptare. Kërkova thjesht që 100 vjetori i betejës së Lanës së Lurës të festohej me të njëjtin seriozitet shkencor e veprimtari publike zyrtare sa dhe si i Vlorës…Çuditërisht u hesht. Në programin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (shih portalin) nuk figuron as si emër kjo ngjarje e jo më me veprimtari shkencore, me nxjerrjen në pah të figurave qendrore të kësaj beteje e të emrave të atyre që dhanë jetën si të kishin le.Mu bashkua Adem Bunguri nëpërmjet komunikimeve në email e në një takim të ngushtë në Golem në gusht 2021, një mbështetje që më ngrohu e mbushi shishen që boja të mos i mungonte penës sime.Mu bashkua edhe Dr. Mustafa Tota. Erdhi në korrik 2021 në Golem dhe biseduam gjatë. Kishte bërë hapa të mëdhenj që beteja e Lanë Lurës dhe vendimi i Këshillit të Kombeve për vendosjen përfundimtare të kufijve të Shqipërisë të ngjitej në një veprimtari të gjerë shkencore në Akademinë e Shkencave, në veprimtari zyrtare shtetërore në Peshkopi e në Lanë Lurë.Nga informacionet që kam marrë jam i gëzuar, gëzim që ndër të tjera ma sjell Prof. Dr. Adem Bunguri çdo ditë.Kam marrë prej tij sot një ftesë, një mundësi që të jem pjesë e tubimeve shkencore e historike, të kem një vend në sallë, të jem në një rreshtim në Lanë-Lurë…Do të desha të jem atje, në salla, rrugëve të vendlindjes, maleve të Dibrës.Do të desha sepse për mua do të ishte reportazhi i jetës sime. Nuk më vjen më.Me dhimbje nuk mund ti përgjigjem pozitivisht ftesës.Arsyen e keni në letërkëmbimin sot me legjendën e mbrojtjes së Dibrës në ditët tona, Prof. Dr. Adem Bungurit… Jam atje, me mend e me shpirt, por pa penë e fotoaparat në dorë…Athinë, 9 tetor 2021I DASHUR DURO,Të falënderoj shumë për emalin dhe mesazhet. Unë do të kisha dashur të jesh i pranishëm në këtë aktivitet të rëndësishëm dhe të thoni fjalën tuaj si publicist i shquar në këtë 100 vjetor të rëndësishëm të luftës kundër pushtimit serb në Peshkopi (25-26 tetor) dhe Tiranë (6-8 dhjetor). Unë besoj se prania juaj në Konferencën e Peshkopisë, do ti bënte nder kësaj konference, pjesëmarrësve dibranë dhe historisë së Dibrës.Meqë unë jam në komisionin organizues, besoj se në pikëpamje organizative, kjo gjë mund të realizohet, të paktën për në Peshkopi dhe Lan Lurë. Prandaj mund të më shkruani për sasinë e nevojshme të kostos së shpenzimeve të udhëtimit dhe akomodimit tuaj për Peshkopi, që unë të di sasinë që duhet të planifikojmë për këtë gjë.Unë tani po nisem për në Peshkopi, për të ndjekur përgatitjen e konferencës etj.Duke shpresuar të shihemi së shpejti, ju përshëndes dhe ju uroj çdo të mirë,Miqësisht, AdemiTiranë, 9 tetor 2021SHUMË FALEMINDERIT ADEM BUNGURI!E kisha shumë dëshirë të vija, por, me gjithë dashamirësinë tënde që të më “dërgosh kalë” për të ardhur, nga dita e djeshme e kam të vështirë të lëviz nga njëra dhomë në tjetrën e jo më të dal jashtë. Një aksident i vogël në kavilen e këmbës më detyroi që ta ve atë në allçi.Më llogarit sikur jam atje.Në fund të fundit ajo që kam kërkuar para 29 vjetësh dhe para një viti, megjithëse me nxitim, u bë realitet.Po tu dha rasti në fjalën tënde përcillu të pranishmëve respektin tim të lartë.Unë shkrova. Jam i gëzuar që njerëzit lexuan diçka nga brenga ime historike për Dibrën.Më informo për zhvillimin e veprimtarive.Gjitha të mirat!Shpresoj të takohemi vitin e ardhshëm në Golem!Me respektAbdurahim AshikuAthinë, 9 tetor 2021

Filed Under: Mergata Tagged With: Abdurahim Ashiku

EPIRI ARBËROR

October 9, 2021 by s p

Atdhe Geci – Dortmund, Germani, 2021

Çamëri, gjak i Zeusit, Apollonit, Kadmit dhe Ilirit ushtarët andartë me thika ty ta shqelmuan gjirin dhe masakrat e tyre bën që gjenocidi grekë ndaj çamëve e arvanitë të tronditë. Koha flet edhe kur është e ndaluar! Gjenocidi ndaj çamëve etnik dhe arvanitëve nuk do duhej të ndodhte, por, Greqia me dhunë i shkëmbeu çamët për turq në Turqi Çamëri, gjak i Zeusit, Apollonit, Kadmit dhe Ilirit s´di si t´ua shpjegojmë të ardhmen të palindurve, Pavarësisë së Çamërisë, kurrë nuk i skadon afati! Por, kur të jemi gati, Greqisë do ia marrim pjesët arbërore, tokën e të katër perëndive shqiptare. Çamëri, mblidhi heshtjet e fshehura, rrëfimet e shkruara dhe të pashkruara, mblidhi fjalët nëpër gurë e rrënoja, mblidhi shkrimet nëpër ishuj dhe, nxirre nga toka, deti e ajri, gjeografinë e atdheut. Çamëri, je e bekuar e përjetëshme e perëndive, e bekuar e nënave dhe baballarve çamë e arvanitë Prevezë, tregoju lugën plot gjak Zeusit, Kadmit e birit të Kadmit, Ilirit. Tregoju të gjithë zotave t´u se Greqia, bukën e përditshme na e ktheu në gjak dhe varre. Pellazgji, nuse e plagosur me shumë emra, në Dodonë i shoh gishtat tu nëpër faqe të gurve dhe mure të rrënojave, shoh gjirin tënd për Zeusin, Pirron, Aleksandrin dhe Agamemnonin Çamëri, të gjitha vargjet i kam nga pika jote e gjakut, nga këngët me valle dhe me fustanellë, zemër, mos e le zemërimin në kraharor të shuhet, Pavarësisë së Çamërisë kurrë nuk i skadon afati Greqia në të tëra pjesët e saj është tokë arbërore. Atdhe Geci – Dortmund, Germani, 2021

Filed Under: LETERSI Tagged With: Atdhe Geci, Epiri Arberor

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2803
  • 2804
  • 2805
  • 2806
  • 2807
  • …
  • 2932
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!
  • 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • E premtja e Gjuhës Shqipe — Një mision përtej oqeanit
  • MËKATET E ZONJËS EMA
  • GAZETA “DIELLI” SYRI I DRITËS SË SHTYPIT SHQIPTAR NE AMERIKË
  • Banda “Vatra” në kontekstin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe ndërtimit të identitetit kombëtar shqiptar
  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT