• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ÇAMËRIA, KOHEZION I GJITHË KOMBIT

October 27, 2021 by s p

Atdhe Geci

 

Ne nuk kemi nevojë ta qepim hartën e atdheut me Çamërinë, kur atë e ka qepur vet përëndia, – Shqipëria deri në Prevezë e më përtej!… ( A. Geci ) Në ciklin e përgjakjeve historike të popullit tonë, Çamëria dhe Krahina e Mollës së Kuqe ose ( Shqipëria lindore e Dardanisë ) bashkë me pjesët e Shqipërisë në Mal të Zi, dhe pjesët e Shqipërisë në Maqedoni dhe Epir, janë pjesët më të lënduara të Atdheut tonë. Dorëzimi i Dosjes çame me 11 shkurt 2016 në Prokurorinë Ndërkombëtare të Hagës kundër gjenocidit të Greqisë ndaj çamëve dhe arvanitëve nga vitet 1912- 1945, është një kthesë historike e cila përshpejtoi, Shpalljen e Pavarësisë së Çamërisë nga Kuvendi Gjithëpërfshirës Çam dhe Arvanit, me 30 tetor 2016. Akti i shpalljes së Pavarësisë së Çamërisë me 30 tetor 2016 në Hagë të Holandës bart me vete një ( pse të madhe) dhe të pamohueshme, se Shqipëria deri në Prevezë e më përtej ose Epiri i Çamërisë, Çamëria, është tokë pellazgo shqiptare që nga paleoliti i hershëm e këtej. Pesë vjet Pavarësi e Çamërisë e shpallur në egzil, është mision, është qëllim, është udhë dhe adresë nga duhet të ecë Lëvizja Kombëtare për Pavarësinë e Çamërisë dhe e ardhmja e kombit tonë. Tokat e pushtuar nuk falen, tokat e pushtuara merren! Çamëria shtatëzaninë e mori në Kosovë, shtatëzaninë e ndjeu të gjallë tek nëna në Shqipëri, në udhën për në Çamëri! Shkruante mësuesi dhe patrioti çam Musa Demi, në ditarin e tij, i rënë me tërë familjen kundër forcave shtetërore të Greqisë. Kufiri midis Greqisë dhe Shqipërisë herët a vonë do të jetë në Prevezë dhe më përtej, aty ku ka qenë për 15 mijë vjet më radhë. Aktualisht, Shqipëria në Greqi ka nën pushtim një teritor sa një Shqipëri, 23 mijë e 500 qind kilometra katrorë tokë dhe det, dhe mbi 4 milion banorë çamë dhe arvanitë. Çamëria Shqipëri është udha në gjuhën e nënës dhe mision i shenjtë për çdo shqiptar. Republika e Çamërisë e shpallur me 30 tetor 2016 në Egzil, është e angazhuar për zgjidhjen e Çështjes sëÇamërisë në rrugë diplomatike dhe juridike si rrugë që e lejon demokracia euro–atlantike. Në Evropë nuk ka një popull të dytë sa populli shqiptar që të ketë aq histori të pasur, dhe njëherit, aq histori masakrash dhe gjenocidesh nga fqinjët e saj sa Shqipëria nga Greqia dhe Serbia. Epiri pellazgjik – Çamëria, është toka dhe vatra e një populli tepër të lashtë, shkruan Straboni. Qysh në paleolitin e hershëm, në Gadishullin Ballkanik, më parë ( Ilirik ), pellazgët qenë i vetmi popull qytetërues, për më se 15 mijë vjet jetë njerëzore. Shqiptarët janë të vetmit trashëgimtarë të gjuhës dhe të gjakut pellazgo-iliro shqiptar. Çamëria Shqipëri, është mision i shenjtë për gjithsecilin shqiptar. Shkëputja e Çamërisë nga Greqia, pa pranimin nga Greqia nuk është e lehtë. Bashkimi i Shqipërisë, me pjesët e pushtuara të atdheut në një bashkështet shqiptar, është i domosdoshëm. Udha nëpër të cilën do të vemi në Çamëri është përplotë eshtra çamësh të rënë, përplotë eshtra fëmijësh të prerë, përplotë eshtra nënash të dhunuara, përplotë varre monumentesh të përvetësuara e të ndryshuara. Unë e ndjej dhimbjen për vrasjen e Festimit, por, misioni dhe detyrat për Pavarësimin e Çamërisë i tejkalon dhimbjet e një të rëni. Pas vrasjes së Festim Latos, Heroit të Çamërisë, heshtja e Shqipërisë dhe e Kosovës për Shqipërinë deri në Prevezë është e pakuptimtë. Shteti shqiptar e ka në Kushtetutë mbrojtjen e tërë teritorit të saj. Kërkesa e shqiptarëve për Shqipërinë deri në Prevezë duhet të hapet. Teritori i Shqipërisë i quajtur, Çamëri, i është dhënë në shërbim të paqes Greqisë me protokollin e ashtuquajtur, „Protokoll i Firencës“ i mbajtur në Firencë të Italisë me 16 dhjetor 1913 nga 6 fuqitë e kohës. Asnjë çast, asnjë përpjekje në histori nuk guxon të jetë harruese. Lufta për Çlirimin e Çamërisë dhe përtej saj do të jetë beteja jonë më e shenjtë në të ardhshmen. Këtë betejë të pakryer për Çamërinë dhe Krahinën e Mollës së Kuqe, na e lanë të pakryer, mungesa e lidershipit shqiptar, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Shpallja e Pavarësisë në Vlorë nga Ismail Qemali, rexhimi Komunist i Enver Hoxhës dhe Lufta e Konsultuar e Kosovës në vitin 1999 dhe shumë faktorë të tjerë. Ferrin të cilin po e përjeton sot Çamëria dhe Arvanitia ia kalon ferrit të Dantes dhe tragjedive të Shekspirit. Çështja çame ashpër sot po përplaset me padrejtësitë e vitit 1878, 1912, 1913, 1915, 1923, dhe me vitin 1940 e 1945, si dhe me Kishën Greke të Fanariotëve dhe, me “Ligjin e Luftës” të vitit 1940 të Greqisë, kundër Shqipërisë. Në Çamërinë e pushtuar nga Greqia, Shqipëria ka tërë antikën pellazgjiko-ilire. Sipas autorëve të “Ligjit të Luftës”, të vitit 1940, ky “Ligj i Luftës” kundër shqiptarëve të Çamërisë dhe Arvanitisë do mbahet në fuqi deri atëherë kur shqiptarët të harrojnë Çamërinë, të harrojnë krijuesit e saj pellazg. Përgjigja ime do ishte e thjeshtë; Ore, a harrohet Çamëria, historia e saj 15 mijë vjeçare, a harrohet Shqipëria e Zeusit, Thotit, Apollonit e Aleksandrit, Pirros, Eskilit dhe Homerit. Greqi e sajuar! Nuk harrohet Shqipëria deri në Prevezë as deri në Moré e nëpë ishuj as vendlindja e Theofan Stelion Nolit. O Ligj i Luftës”, një gjë të tillë mund ta thotë vetëm një shtet mendësisht i sëmurë. Nga ky këndvështrim i autorëve të “Ligjit të Luftës” që e mbanë në shtetrrethim Çamërinë dhe nën kërcënim të vazhdueshëm vëllëzërit çamë dhe arvanitë, janë Shqipëria e pushtuar. Me këtë “Ligj”, fashizmi grek në Greqi vepron me këmbë e me krye. “Ligji i Luftës” i Greqisë kundër Shqipërisë, gjenocidon çamët dhe arvinitët duke ua mohuar të drejtën e gjuhës, identitetit, arsimit fillor, të mesëm e univerzitar dhe të folmen dhe fjalën shqip në publik dhe në institucione. Ai “Ligj i Luftës” ndaj Shqipërisë është tepër famëkeq në përmbajtjen e tij. “Ligj i Luftës” i Greqisë kundër Shqipërisë vepron qe 80 vjet ndaj çamëve dhe arvanitëve duke shkulur familje të tëra çamësh e arvanitësh dhe duke e mbajtur Çamërinë në shtetrrethim të hekurt e të përhershëm burgu dhe, duke asimiluar pellazgët e fundit të gjakut të Zeusit, Thotit dhe Apollonit në atë pjesë të Shqipërisë pellazge. Shteti Greqisë është shtet fantazmë shtet i sajuar me bekimin e Evropës. Shteti Greqisë i tëri është mbi truall të Shqipërisë së lashtë e moderne. Evropa e ka për detyrë ta zhbëjë këtë fantazmë të shekullit 19-të. Emrin e mirë që ka sot Evropa e ka dhuratë nga Apolloni dhe nga Epiri shqiptar, Çamëria dhe shqiptarët në Evropë dhe në Amerikë nuk do të rrinë duarkryq. Ata përmes Lëvizjes Kombëtare për Pavarsinë e Çamërisë do t´i përgjigjen me fuqinë e argumenteve dhe dëshmive në të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe me format të tjera demokratike që Greqia ta pranoj Gjenocidin e bërë ndaj çamëve të Çamërisë dhe arvanitëve, që nga viti 1912-1945 e këtej. Pra, “Kryengitja intelektuale dhe popullore” mbi heshtjen, mbi fshehjen dhe harresën ndaj origjinës së gjuhës shqipe dhe, origjinës së prejardhjes së shqiptarëve nga pellazgo-ilirët, si dhe pranimi origjinës dhe gjuhës nga Akademitë tona, në Tiranë, Prishtinë e Shkup, çmonton të vërtetën për Çamërinë dhe të vërtetën për 23 mijë e 5 qind kilometrave katrorë sipërfaqe të Shqipërisë në Greqi dhe, çliron nga ankthi dhe dhuna e “Ligjit të Luftës” mbi 4 milion çamë dhe arvanitë denbabaden në trojet e tyre. Libri, “Çamëria, kthim në histori” Atdhe Gecit shkruan Bedri Tahiri, bart porosi dhe mision për realizimin e Pavarësisë së Çamërisë, të shpallur me 30 tetor 2016 në Hagë të Hollandës. Ky libër si asnjë libër tjetër lexuesve ua mundëson të njhen me tekstin e Shpalljes së Pavarësisë së Çamërisë me 30 tetor 2016, me tekstin e Deklaratës së Pavarësisë së Çamërisë, me figurat e çamëve në Historinë Botërore dhe, me tekstet e Konferencave si ajo e Berlinit, Londrës, Firencës, si dhe me tekstet e protokolleve dhe traktateve që copëtuan në pjesa pjesa gjeografinë teritoriale të pellazgo- shqipërisë, me kasapët e pamëshirshëm të Ballkanit e të përkrahur nga Europa. Origjina e Gjuhës shqipe dhe, origjina e Prejardhjes së shqiptarëve nga pellazgo-ilirët nuk është thjesht gjuhë dhe prejardhje, por është teritor, kulturë dhe gjeografi e hershme e Atdheut tonë. Në këtë vështrim për 5 vjetorin e Republikës së Çamërisë, Presidenti I Republikës së Çamërisë, Ali Aliu i thërret të gjithë shqiptarët që kanë fuqi ta duan Atdheun, ti bashkohen Lëvizjes për Pavarësinë e Çamërisë! ! Jetojmë në një kohë ku e bukura dhe I bukuri dihatin me të njëjtën frymë. Unë kujtoj se standardet e kohës sonë, ligjet e tregut, bizneset, marrëdhëniet kulturore, kërkesat dhe dëshmitë e pareshtura, rritja e cilësisë së demokracisë, akualisht janë mundësi historike që në Çamëri të hiqet „Ligji i luftës“ që mban nën pranga dhe në burg zhvillimin kulturor, ekonomik, e arsimorë e kombëtar të Epirit shqiptar, Çamërisë. Republika e Çamërisë përmes Lëvizjes Kombëtare për Pavarësinë e Çamërisë po punon në përgatitjen e një Rezulte për Çamërinë në Senatin Amerikan. Mërgata 3 milionshe shqiptare në Evropë, Amerikë dhe Australi, si dhe çamërit dhe arvanitët brenda në Greqi dhe jashtë saj do të gjejnë forcë e mençuri për t´i dalë zot vendit të tyre, Çamërisë. Fragment nga libri, i Atdhe Gecit, me 700 faqe, “Çamëria, kthim në histori – mission”, botuar në korrik, 2021, në Prishtinë

Filed Under: Analiza Tagged With: Atdhe Geci

Faik Konica: Unë ua rrëfej Greqinë

October 15, 2021 by s p

Fragment nga libri i Atdhe Gecit, “Çamëria, kthim në histori – mision.

Botuar në gazetën, “New York Times”, më 1940

Prej disa kohësh, për Shqipërinë, ndërmjet Italisë e Greqisë po zhvillohet një përleshje paraprake me fjalë, gjë që mund të jetë pragu i një konflikti të armatosur. Italia ngre çështjen se: Më 20 Tetor 1827, në jug të Gadishullit Dorik (sot, Peleponezi), ndodhi beteja detare në gjiun e qytetit Navarino (Pyllas, ndërsa sot, Pylos). Në atë betejë, flotat e bashkuara britanike, ruse dhe franceze shkatërruan flotat e bashkuara egjyptiane (në fakt, arvanite muslimane të Ibrahim Pashës, djalit të Mehmet Aliut) dhe osmane. Në Gusht 1828, ushtria franceze zbarkoi në jug të Gadishullit Dorik e hyri në luftime kundër forcave të Ibrahim Pashës. Në periudhën Prill 1928 – Shtator 1829, ndodhi Lufta Ruse-Turke e cila u mbyll me shumë humbje për perandorinë osmane. Për shembull, ajo pranoi autonominë e principatës fetare të quajtur “Servia”.

Të treja ato ngjarje ushtarake e detyruan perandorinë osmane të pranonte Protokollin e Londrës të datës 22 Mars 1828 me të cilin perandoritë e Britanisë, Rusisë e Francës patën vendosur të krijohej principata fetare autonome me emrin “Greqi” brenda perandorisë osmane. Emri “Greqi” rridhte prej gjuhës Shqipe dhe sipërfaqja e shtetit të sapo firmosur qe afërsisht sa 1/6 e Greqisë së sotme. Ishte hera e parë në histori që krijohej një shtet me emrin “Greqi”. Kuvendi III Popullor në 4 Maj 1827 vendosi që kryeqendër të ishte qyteza Nafplion në jug të Gadishullit të Moresë.

Pas pushtimit të Qytetit të Konstandinit prej osmanëve-arabëve në vitin 1453, Patriarkana e atyshme u bë Komiteti Qendror i komisarëve kishtarë lindorë në shërbim të Sulltanit osman. Bashkë me komisarët hoxhallarë ata i shërbyen perandorisë aziatike për të përparuar drejt perëndimit dhe rrënuar Europën. Në shekullin XVIII, komisarët kishtarë lindorë rrëshqitën në lugun e perandorisë kishtare ruse. Popullatat arbërore të jugut të Gadishullit Ilirik dhe priftët e tyre të kishës lindore që nuk pranuan gjendjen e re dhe nuk i bënin ballë dallgëve aziatike-osmane-arabe-mongole u zhvendosën në jugun e Italisë dhe Siçili. Dhe janë aty edhe sot pas 500 vjetësh si një dëshmi e pandërprerë dhe e gjallë me gjuhën, trashëgiminë, kulturën, veshjen dhe artin Shqip bashkë me priftët e tyre që vazhdojnë të kryejnë shërbesat në Shqip dhe të ruajnë gjuhën Shqipe.

Në Kuvendin IV Popullor që u mbajt në datat 11 Korrik – 6 Gusht 1829 në qytezën Argos, pranë Nafplionit, u shtrua pyetja se cila do ishte gjuha zyrtare e shtetit Greqi. Do zgjidhej Shqipja e arbërve-arvanitas apo

gjuha Katharevousa e kishës dhe e organizatës së fshehtë fetare Filiki Eteria të Rusisë? Kisha lindore dhe pas vitit 1814 organizata Filiki Eteria kishin punuar që urrejtja fetare kundër muslimanëve të trondiste vetëdijen kombtare arbërore të arvanitasve të krishterë. Arbanitët ishin vetëm luftëtarë të pashkollë që si komisarë kishin priftët e kishës lindore. Ndërkohë, gjuha Shqipe e shkrojtur nuk qarkullonte as në Europë.

Veç kishës, politikën e brendshme dhe të jashtme e bënin agjentët e Rusisë, Britanisë dhe Francës. Edhe në ato Kuvende Popullore grupimet politike ishin haptas nën emrat Partia Ruse, Partia Franceze e Partia Britanike. Prandaj, ndonëse përfaqësuesit arvanitas të krishterë që flisnin hapur Shqip përbënin dukshëm mbi 80% të Kuvendit IV Popullor, ata nuk qenë regjisorët e teatrit të atij Kuvendi. Si rrjedhim, arbanitët e krishterë të mashtruar dhe pa kuptuar se çfar shkruhej duartrokitën shfaqjen e vënë në atë skenë.

Ai Kuvend vendosi që si gjuhë zyrtare për shtetin me emrin “Greqi” të ishte gjuha Katharevousa e kishës lindore, e përshtatur. Prandaj atë e quajtën gjuha popullore (Dhimotiki), e cila sot është gjuha zyrtare e shtetit Greqi. Ai vendim qe i nevojshëm për komisarët kishtarë lindorë dhe agjentët perandorakë, veçanërisht të Rusisë si bie fjala arvanitasi Jani Kapodistria (Gjon Gjika). Sepse, iu plotësohej gatimi i vetëdijes “kombtare greke” të cilës i nevojitej të ishe i krishterë lindor edhe në emër, të mësoje “greqishten” Dhimotiki dhe të urreje muslimanët, osmanët, turqit, dhe arvanitasit muslimanë. Perandoritë e Britanisë, Rusisë e Francës firmosën Protokollin tjetër të Londrës më 3 Shkurt 1830 që kthente Greqinë si shtet të pavarur dhe me Konferencën e Londrës në Maj 1832 e përkufizuan atë si mbretëri. Princi bavarez 17 vjeçari Otto Friedrich Ludwig u caktua të ishte Mbreti i Greqisë. Britania dhe Banka Rothschild preu paranë dhe ia dha në formë huaje shtetit të ri “Greqi”. Arbërit vazhduan ta flisnin e përdornin Shqip siç patën bërë për 2000 vjet nën perandoritë romake latine dhe lindore ndërkohë që si qytetarë quheshin romakë-romanë-romaioi-romioi. Vendimi për gjuhën që doli prej Kuvendit të vitit 1829 hapi portat e ujit të një propagande që pat filluar të grumbullohej nga mesi i shekullit XVIII në Europën qendrore e perëndimore. Ujë i shumtë pat qenë nisur të mblidhej prej historianit gjerman të artit dhe arkeologjisë Johann Joachim Winckelmann (1717-1768). Ngjyrës së ujit ai i dha emrin “Helenizëm”, pa e kuptuar se fjala që kishte përdorur ELINA-S ishte e gjuhës Shqipe. Edhe pse atë fjalë ia këshilloi me mirësi mbledhësi i famshëm i sendeve të lashta kardinali Alessandro Albani. Edhe pa e menduar se një komb nuk mund të dallohet në terrin e 3000 vjetëve më parë me anë të emrit të një gruaje tek një përrallë Homerike, qoftë e lashtë.

Si narcis, homoerotik e pedofil që ishte, ai krijonte me ëndërrimet e tij, të cilat i botonte, një “Greqi” të lashtë me njerëz të bukur, të gjatë, leshverdhë, sy bojë qielli, të urtë, që përfaqësonin përsosmërinë. Botimet e tij patën ndikim të thellë mbi mendjet krijuese europiane të shekullit XVIII e në vijim, si për shembull, G. E. Lessing, J. W. von Goethe, F. V. E. Delacroix, V. M. Hugo, F. W. Nietzsche, etj. Për pasojë, krijimtaria historike në ëndërrimet e sinqerta rrodhi vaj nëpër piktura dhe ngeci si zbulime nëpër libra. Është e vërtetë se librat e paktë për lashtësinë u shkruajtën e rishkojtën në harmoni me muzikën e re. Për shembull, u ëndërrua një persian i shekullit V p.e.s. të cilin e quajtën “grek” mbas 1000 e 2000 vjetësh me emrin Herodot-us sipas Latinishtes perëndimore dhe Herodot-os sipas Katharevusës lindore. Biles, atë e emëruan edhe “baba të historisë”; për të qeshur, jo shaka.

Gjithë udhëtarët e zyrtarët që shkonin në ata shekuj e vite në ato anë shkruanin në letrat e tyre vetëm për popullatë arbërore-shqiptare. Kur zbriti për herë të parë në Nafplion më 30 Janar 1833, mbreti i caktuar Otto Friedrich Ludwig përpiqej të kthehej në ëndrrat e tija “helene” sepse përqark tij kishte vetëm arbërorë-arvanitas dhe flitej vetëm Shqip. Prandaj politikanët e perandorive Britani-Rusi-Francë duke përdorur edhe piktorët dhe shkrimtarët europianë nxituan të krijonin lumin e propagandës për brenda dhe për jashtë “Greqisë”. Mito-logjisë (Shkencës së Përrallës, e përkthyer) të krijuar nga duar kishtare fillimisht në shekullin V e.s. iu hapën tërë fletët e librit. Megjithatë, një qytetar “grek” nuk mund të jetë njëkohësisht edhe i krishterë ortodoks edhe i lidhur me lashtësinë arbërore të Athinës, e qyteteve të tjera të Gadishullit Ilirik, Detit Egje e Mesdhe. Sepse lashtësia arbërore dhe krishterimi ortodoks janë edhe të paktën 1500 vjet të zhvendosur në kohë edhe dy qytetërime e mendime të kundërt që përjashtojnë njëra-tjetrin. Para vitit 1830 nuk ka patur grekë.

Formimi i shtetit të quajtur “Greqi” pati në rrënjë ribërjen e Perandorisë Bizantine të Krishterë Lindore dhe prandaj si gjuhë shtetërore u caktua Katharevousa e përshtatur (Dhimotiki). Vetvetiu “Greqia” do ishte një zgjatim i Rusisë së Madhe e krishterë ortodokse dhe që do përpiqej të përthithte sa më shumë troje me të krishterë ortodoksë. Agjentët e Rusisë bënë të mundur që në Luftën e Krimesë të viteve 1853-1856 ushtria greke të luftonte përkrah ushtrisë ruse kundër ushtrive britanike, franceze e turke. Edhe sot grekët ortodoksë e njësojnë veten me sllavët rusë ortodoksë dhe të ardhmen e ëndërrojnë bashkë me ta.

Si në Perandorinë e Krishterë Lindore dhe atë Osmane, edhe në “Greqi” popullatat u vështruan nga ana fetare. “Grek” ishte kushdo që kishte pranuar besimin dhe emrin e krishterë ortodoks, kuptonte Dhimotiki dhe urrente turqit, muslimanët, përfshirë edhe arvanitasit muslimanë. Ndërsa emrave të njerëzve, vendeve e fjalëve iu shtuan prapashtesat bizantine -OS dhe -IS. Në atë lloj are, fara e mbjellë nxorri gjethe në vitin 1844 kur kryeministri Jani Koleti parashtroi Idenë e Madhe (Megali Idea). Që atëherë Ideja e Madhe ka qenë qëllimi i shtetit “Greqi” për të përthithur me dhe pa luftë sa më shumë toka e popullata që 1001 vjet më parë patën qenë në vathët e komisarëve kishtarë të perandorisë bizantine. Për 100 vjet, Ideja e Madhe “greke” e ujitur nga Britania-Rusia-Franca e rriti Greqinë gjashtë herë në Greqi të Madhe, siç është sot.

Perandoritë britanike dhe franceze tradhtuan Europën dhe Perëndimin kur në shekullin XIX edhe u bashkuan me Rusinë sllave edhe krijuan një shëmbëlltyrë të perandorisë kishtare lindore të quajtur “Greqi”. Mëkati do shtohej në shekullin XX kur Lidhja Entente Britani-Rusi-Francë do krijonte tre herë në mesin e Europës një shëmbëlltyrë sllave-barbare bizantine të quajtur “Jugosllavi”, domethënë Serbi të Madhe. Edhe ideja për këtë e quajtur “Naçertanije” (Rradhitja e Veprimeve) u shfaq pikërisht në vitin 1844 me autor Ilija Garashaninin dhe u pasurua prej të birit Milutin Garashaninit më 1886. Për 150 vjet, edhe Rradhitja e Veprimeve serbe e ujitur nga Britania-Rusia-Franca e rriti Serbinë deri në gjashtë herë, derisa i filloi thërrmimi në fundshekullin XX.

Paramendoni, si do shkruhej, edhe tani, për lashtësinë nëse në Kuvendin IV Popullor të vitit 1829 të ishte caktuar gjuha natyrore Shqipe e arvanitasve të krishterë? A do të kishte katedra nëpër universitetet perëndimore që do zbulonin “Greqinë e lashtë”? A do kishte doktorata famëmëdha në fushën e Mito-logjisë greke, domethënë në Shkencën e Përrallës greke? Arbanitët-Arvanitas janë shumicë në Greqi. Ata janë, veç qyteteve, edhe në të paktën 900 fshatrat e Greqisë ku flitet hapur Shqip. Ata janë popullatë shtet-themeluese, shtet-formuese, shtet-udhëheqëse. Domethënë se gjuha Shqipe akoma mungon të jetë gjuhë zyrtare në Greqi.

Greqia mbanë një pjesë të madhe territori që i përket Shqipërisë, ndërsa Greqia e mohon me zë të lartë këtë pretendim. Shumë amerikanëve u është dukur e çuditshme që, ndërsa zëri i italianëve dhe grekëve dëgjohej, ndërsa zëri i pavarur i Shqipërisë nuk ndihet.

Përse, a nuk ka thënë, njëherë, një autor anglez se një nga karakteristikat e shqiptarëve është se ata janë të “paartikuluar”? Kërkesave të përsëritura unë u jam përgjigjur se nuk kisha gjë për të thënë, ndërsa atyre miqve amerikanë, të cilëve ndjenjat e tyre dashamirëse u japin të drejtën të më pyesin përse ashtu, u jam përgjigjur se më kishte ardhur gjithçka në majë të hundës dhe se kisha vendosur që këtej e tutje të mbetesha një spektator i thjeshtë i tragjedive dhe i farsave të botës.

Por tani është një grup atdhetarësh shqiptarë që më kërkon të bëj një deklaratë. Këta miq shqiptarë dinë për mua disa gjëra që miqtë e mi amerikanë nuk i dinë. Ata e dinë që unë kam lindur në zonën kufitare shqiptaro-greke, që bën pjesë në krahinën e vënë në diskutim; kështu që trojet ku unë kam luajtur si fëmijë janë fushat e betejave të ardhshme.

Ata mendojnë se askush tjetër, më mirë se unë, nuk e njeh historinë e kësaj krahine dhe ata më përmendin vazhdimisht se, si drejtues i rinisë, unë njëherë e një kohë kam qenë mbrojtës i palodhur i tërësisë tokësore të Shqipërisë. Prandaj, ndonëse me lëkundje, vendosa ta thyej heshtjen dhe t’i paraqes popullit amerikan disa fakte të kontrollueshme rreth sfondit historik të konfliktit që po vjen rrotull.

Siç dihet nga të gjithë, në periudhën e lashtë shqiptarët quheshin ilirë. Rajoni i diskutueshëm në lashtësi njihej si Iliria e Jugut dhe më vonë është quajtur Shqipëria e Jugut, ndërsa grekët kanë vendosur ta quajnë Epir, një emër që do të thotë “kontinent”; në zanafillë përdorej për këtë rajon nga banorët e ishujve të vegjël, përtej bregut të Shqipërisë, po ashtu si peshkatarët e ishujve Bahamas do ta quanin Floridën “kontinenti”, me një emër që nuk ka asnjë lidhje me kombësinë e popujve që banojnë në kontinentin në fjalë.

Ky rajon, gjatë afër pesë shekujve të sundimit turk, përbënte vilajetin ose provincën e Janinës, me qytetin e Janinës si kryeqendër. Jo vetëm që ky rajon ka qenë gjithmonë shqiptar nga gjuha dhe kombësia, por kufijtë e fiseve ilire shkonin shumë larg përtej. Madje, edhe ishujt Jonianë kanë qenë kryesisht ilire.

Në një libër të famshëm, që e njohin mirë studiuesit, “Fjalori i antikiteteve klasike” të Lybkerit, tek artikulli për Kërkyrën (Korfuzin) vihet në dukje se ai ishull “në zanafillë banohej nga ilirët”. Kurse ata, që do të marrin mundimin të lexojnë veprën e studiuesit të njohur suedez, Martin P. Nilson, botuar në Lund më 1909 me titullin “Studime mbi historinë e Epirit të Lashtë”, do të shërohen nga prirje për të menduar se Epiri ka qenë ndonjëherë grek.

Ky rajon e ka ruajtur natyrën e vet ilire të pandryshuar; deri edhe kaq vonë sa i bie në shekullin e dhjetë të erës sonë, perandori i Bizantit, Leoni i Mençur, në një nga librat e tij përmend faktin që “banorët e Epirit janë shqiptarë”. Pak nga pak, depërtimet greke nisën të ndiheshin në disa pjesë të këtij rajoni. Se si u bënë të mundshme këto depërtime, ne e dimë nga disa autoritete të dorës së parë. Në gjysmën e dytë të shekullit të katërmbëdhjetë, Janinën e qeveriste një princ bizantin (ose një despot, siç e kishte titullin zyrtar) i quajtur Thanas. Këtij Thanasi i hipi në kokë ideja e krimit për të vrarë gjithë shqiptarët. Ju mund të dyshoni se mos këto ngjarje janë nxjerrë nga ndonjë legjendë shqiptare e shtrembëruar ose nga ndonjë fletushkë propagandistike italiane. Aspak! Autoriteti që na e njofton këtë mizori është një grek besimtar dhe i ndershëm, Mihail Dukas, pjesëtar i Shtëpisë Perandorake Bizantine, me po atë emër, kronika e të cilit përfshihet në koleksionin e madh të historianëve bizantinë që ndodhet në Bon dhe mund ta studiojë çdo studiues.

Me neveri dhe mosmiratim Dukasi njofton të gjitha egërsitë dhe vrasjet që ka bërë Thanasi kundër popullsisë shqiptare të Janinës. Siç thotë Dukasi, një nga lojërat e tyre të parapëlqyera ishte t’u priste hundët ose pjesë të tjera shqiptarëve dhe t’i linte të vdisnin në agoni.

Disa krerë feudalë shqiptarë e kërcënuan Thanasin me një ekspeditë ndëshkimore, nëse ai nuk do t’i ndërpriste krimet kundër shqiptarëve. Thanasi u përmbajt një farë kohe dhe e martoi vajzën e vet me princin më të fuqishëm të asaj kohe, me Gjin Shpatën. Pas njëfarë periudhe, Thanasi i nisi përsëri përndjekjet, madje edhe më të egra se më parë.

Siç shkruan Mihail Dukasi, ndërsa Gjin Shpata mblodhi një ushtri dhe e rrethoi Janinën, kryeqytetin e vjehrrit të vet, Thanasi çdo ditë, nën flamurin e armëpushimit, i dërgonte Shpatës një shportë me sy të nxjerra nga kokat e shqiptarëve fatkeqë dhe kjo dhuratë e kobshme vazhdoi derisa u hoq rrethimi.

Siç e thotë historiani, ambicia e Thanasit ishte të fitonte nofkën e Albanoktonos që do të thotë Shqiptarovrasës. Dukasi shton se despotit i pëlqenin shumë të huajt dhe të jashtmit, prandaj pati sjellë shumë prej tyre në qytet. Së fundi, thuhet me marifet se Thanasi ia doli mbanë “të zbrazte” Janinën nga banorët e rrënjës.

Natyrisht, zor se mund të shpikte një metodë më të efektshme për të ndryshuar përbërjen etnike të një vendi, porse “të drejta” të krijuara në këtë mënyrë, ta themi në formën më të butë, janë të një cilësie të dyshimtë. Krimet e përshkruara nga Mihail Dukasi kanë ndodhur më 1380, dhe në pak vite më parë.

Pas pesëdhjetë vjetësh, më saktë më 1431, një ushtri e fortë osmane erdhi me gjëmime te portat e Janinës, e cila, ndërkaq, ishte ripopulluar me të ardhur, dhe me një sulm qyteti u pushtua. Është për t’u shënuar fakti se, pasi i bënë një mbikëqyrje krahinës, turqit e klasifikuan atë si pjesë të Shqipërisë.Por ka edhe diçka më domethënëse dhe krejt të pakundërshtueshme.

Turqit bënë një regjistrim të kujdesshëm të qyteteve e të fshatrave dhe emrat e këtyre vendeve kanë dalë më pas në botimet zyrtare në trajtat e tyre shqip e jo greqisht. Për shembull, le të marrim rastësisht dy emra, dy qendrat e quajtura shqip Delvina dhe Grevena.

Ato janë regjistruar përkatësisht Dhelvinon dhe Grebene. Turqit e hershëm kanë qenë të përpiktë, me hollësi të madhe për shënimin e emrave të vendeve, duke parapëlqyer gjithmonë trajtat e mirëfillta popullore.

Për shembull, pas rrethimit të parë të Vjenës, turqit nisën ta shkruanin Ëian me një A të gjatë, që është trajta e vërtetë popullore dhe, sa kohë zgjati Perandoria Osmane, ata iu përmbajtën kësaj trajte, duke flakur trajtën artificiale Ëien.

Në traktatin e Ajzenburgut, të nënshkruar më 1664 ndërmjet Turqisë dhe Perandorisë Romake të Shenjtë e të hartuar turqisht e latinisht, kur numërohen titujt e perandorit Habsburg, teksti latin e quan atë mbret të Bohemisë, porse në tekstin turqisht turqit kanë ngulur këmbë për ta thënë mbreti i çekëve.

Pushtimi turk solli një ndryshim të rëndësishëm në jetën e Shqipërisë. Për arsye që janë tepër të gjata për t’i shtjelluar këtu, shumë shqiptarë e lanë krishtërimin dhe u bënë myslimanë, e kjo lëvizje vijoi për dy shekuj, derisa rreth 65 % e popullsisë u bë myslimane; pjesa tjetër mbeti e krishterë. Në Veri, si besimtarë të kishës Perëndimore e në Jug të asaj Lindore, që shpesh quhet gabimisht kisha greke. Meqë në kishën e dytë shërbesat bëhen greqisht dhe kleri është në pjesën më të madhe grek, u krijua mundësia për grekët që të shkombëtarizonin shqiptarët, duke e përsosur kishën si mjet të propagandës.

Një faktor tjetër ka qenë ardhja tinzare e banorëve që flisnin greqisht, shpesh të favorizuar me budallallëk nga pronarët shqiptarë, të cilët kishin nevojë për bujqër, për të zëvendësuar shqiptarët që iknin në luftërat e pafund të Perandorisë Osmane.

Ngritja e Greqisë si shtet i pavarur i dha një shtysë të fuqishme propagandës greke. Tashmë grekët nisën haptas të shpallnin se çdo besimtar i kishës Lindore, pavarësisht nga gjuha dhe kombësia, ishte grek.

Një nga marifetet më të padëgjuara të grekëve ka qenë dhënia e rryshfeteve zyrtarëve të lartë në Stamboll për të nxjerrë një ferman që të ndalonte qarkullimin apo mbajtjen e librave shqip. U quajt një veprim i dënueshëm, madje, edhe po të mbaje libra kaq të padëmshëm si gramatika ose aritmetika, po të ishin shkruar shqip.

Grekët ranë, madje, edhe më poshtë: nuk e kishin për gjë të kallëzonin atdhetarët shqiptarë të ndershëm si rebelë dhe bënin që ata t’i degdisnin në burgje të largëta.

Pas luftërave ballkanike Turqia Evropiane u copëtua dhe Fuqitë e Mëdha nuk mund ta injoronin ekzistencën e kombësisë më të lashtë të gadishullit. Shqipëria u bë shtet, por u rrëgjua në një të katërtën e madhësisë së vet natyrore.

Dikush mund ta mendonte se pas kësaj do të ishin të kënaqur dhe do të rrinin urtë, se do të përpiqeshin, po të ishte e mundur, të zhvillonin marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me pjesën që mbetej të Shqipërisë. Mirëpo ndodhi e kundërta.

Duke përfituar nga fakti që Turqia, një vit më parë i kishte çarmatosur plotësisht shqiptarët, një ushtri me grekë, e organizuar dhe e maskuar si njerëz civilë, vërshoi mbi gjithë Shqipërinë dhe nisi të djegë e të vrasë gjithçka i dilte përpara.

Në Shqipëri, në atë kohë kanë qenë në qendër të këtyre krimeve të organizuara dy dëshmitarë të huaj: autorja e njohur angleze, Meri Edit Durham, dhe një korrespondent gjerman. Të dy ata u tmerruan dhe u morën vesh që t’ia bënin të njohur të gjithë botës çdo gjë që këta e quanin si një nga krimet më të mëdha të organizuara në të gjitha kohërat.

Për fat të keq, plasi Lufta Botërore dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Por më 1920, me titullin “Njëzet vjet ngatërresa ballkanike”, Miss Durham botoi një libër, ku një kapitull i plotë i kushtohet njoftimeve për këto masakra. Kushdo që dëshiron ta kuptojë konfliktin e sotëm nuk mund të bëjë pa e parë këtë libër.

Pas Luftës Botërore, Greqia ua ndaloi shqiptarëve të kishin shkollat e tyre në Greqi dhe vijoi punën e saj për të eliminuar elementin shqiptar me çfarëdo mjeti.

Një rast i rrallë iu paraqit grekëve nga Traktati i Lozanës, i cili nxiti shkëmbimin e familjeve turke me ato greke. Siç e kam thënë më sipër, një shumicë shqiptarësh, disa shekuj më parë, e lanë krishtërimin dhe u bënë myslimanë, por ata i ruajtën gjuhën dhe traditat kombëtare dhe kurrë nuk e kanë mësuar turqishten.

Mashtrimi i grekëve kishte për qëllim që t’i paraqiste si turq shumë myslimanë shqiptarë dhe t’i dërgonte me anije në thellësinë e Azisë së Vogël, duke i bërë objekt shkëmbimi.

Kjo është njësoj sikur të syrgjynosësh irlandezët në Poloni, duke u nisur nga fakti se edhe irlandezët, edhe polakët, janë katolikë edhe prandaj qenkan të një kombësie.

Komisioni Ndërkombëtar për Shkëmbimin e Popullsisë e zbuloi mashtrimin, në pak raste, dhe e ndaloi, por shumë herë të tjera atij ia hodhën me mjeshtëri.

Po të shqyrtohen dëshmitë e vjetra për gjendjen e kombësisë në viset e ndryshme të rajonit të diskutuar, habitesh me ndryshimet që janë bërë nëpërmjet dredhive dhe mashtrimeve të organizuara. Në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë, një anëtar i kishës së Anglisë me emrin Stjuart Hjuz, ka bërë një udhëtim nëpër Shqipëri dhe ka lënë shënime për vëzhgimet e veta.

Ka vizituar dhe qytetin tim të lindjes, Konicën, një vend i lashtë i cili mendohet nga disa studiues si Pukevili, se ka qenë në mesjetën e hershme kryeqyteti i Ilirisë Jugore. (Emri i vendit tingëllon në mënyrë të çuditshme si prusian, por kjo vjen ngaqë po ai ndikim sllav mbi toponiminë, ka vepruar në Prusi, ashtu edhe në Shqipëri).

Hjuzi ka shënuar se Konica kishte 800 shtëpi, nga të cilat 600 ishin shqiptare dhe 200 greke. Ku janë këta 75 % shqiptarë sot?

Megjithatë, në rajonin e diskutuar ka një krahinë të gjerë, qëndresa e patrembur e së cilës i ka kapërcyer të gjitha format e organizuara të vrasjeve, mashtrimeve dhe grabitjeve.

Kjo është Çamëria, të cilën grekët e shtrembërojnë në Camuria. (Nuk u vë faj grekëve, për këtë shtrembërim që vjen nga paaftësia e alfabetit grek për të riprodhuar gjithë tingujt e gjuhës shqipe dhe të shumë gjuhëve të tjera për këtë çështje).

I ndjeri senator Kabot Loxh (Cabot Lodge) në shtypin grek dilte gjithmonë me emrin Kampot Lone. Popullsia e Çamërisë tani vonë, më 1913, ka qenë 96 % shqiptare. Ky përpjesëtim tani është ulur me akte dhune dhe unë mund të sjell si shembull shumë punëtorë që derdhin djersën në fabrikat e Amerikës, të cilët i kanë pasur prindërit pronarë të lulëzuar në Çamëri, më pak se një vit më parë. E megjithatë, në kundërshtim me gjithë këtë përndjekje, ende shqiptarët përbëjnë 80 % të popullsisë së Çamërisë.

Ndërsa tani Italia është gati të ndërhyjë, duke na shpallur si qëllim se kërkon të vërë në vend dëmet që i janë shkaktuar kombit shqiptar dhe të rivendosë kufijtë natyrorë e historikë të Shqipërisë.

Është e arsyeshme të presësh nga çdo shqiptar i vërtetë se do të jetë i pakënaqur nga ky veprim. Por ndonjë mund të kundërshtojë se, megjithë metodat e dënueshme të përdorura nga grekët, ata kanë arritur që ta përmbysin gjendjen e kombësive në shumë vise të rajonit të diskutuar; kështu që të ndreqet një padrejtësi e vjetër me një padrejtësi të re, nuk tingëllon aq mirë.

Për këtë unë do të përgjigjesha se nuk mund të ketë një akt ligjor që të përligjë krimet e organizuara e të vazhdueshme. Por, ka dhe më. Shumë larg nga Shqipëria historike, në Greqinë e brendshme ka pothuaj një milion shqiptarë, gati gjysma e të cilëve ende e flet gjuhën e vet të lashtë.

Këta njerëz kanë një mall ideal për Shqipërinë dhe në të kaluarën kanë nxjerrë dëshmorë të çështjes shqiptare. Ata mund të shkëmbeheshin me grekët e rajonit të diskutuar dhe, më së fundi, të gjithë do të ishin të kënaqur.

Porse, siç pohojnë grekët, Italia kërkon të arrijë qëllimet e veta duke zgjeruar kufijtë e Shqipërisë. Unë pajtohem me këtë plotësisht, por më duhet të shtoj se ky pohim nuk ka peshë dhe është thjesht një përpjekje për t’i bërë bisht çështjes.

Çështja është a ka qenë gjithmonë pjesë përbërëse e Shqipërisë ish-krahina turke e Janinës? Në qoftë se kjo është e vërtetë, a mund të bjerë poshtë, automatikisht, kjo e vërtetë vetëm e vetëm sepse e thonë edhe italianët?

Fakti është i qartë: Italia ka këtu një përgjigje të mirë e të fortë, sepse rastis që kërkesat e saj përputhen me një akt të vonuar drejtësie kundër Shqipërisë. Po ndodh që një herë perënditë hakmarrëse janë në anën e legjioneve të Cezarit.

Fragment nga libri i Atdhe Gecit,  “Çamëria, Kthim në histori – mision”

Filed Under: Histori Tagged With: Atdhe Geci, Faik Konica

EPIRI ARBËROR

October 9, 2021 by s p

Atdhe Geci – Dortmund, Germani, 2021

Çamëri, gjak i Zeusit, Apollonit, Kadmit dhe Ilirit ushtarët andartë me thika ty ta shqelmuan gjirin dhe masakrat e tyre bën që gjenocidi grekë ndaj çamëve e arvanitë të tronditë. Koha flet edhe kur është e ndaluar! Gjenocidi ndaj çamëve etnik dhe arvanitëve nuk do duhej të ndodhte, por, Greqia me dhunë i shkëmbeu çamët për turq në Turqi Çamëri, gjak i Zeusit, Apollonit, Kadmit dhe Ilirit s´di si t´ua shpjegojmë të ardhmen të palindurve, Pavarësisë së Çamërisë, kurrë nuk i skadon afati! Por, kur të jemi gati, Greqisë do ia marrim pjesët arbërore, tokën e të katër perëndive shqiptare. Çamëri, mblidhi heshtjet e fshehura, rrëfimet e shkruara dhe të pashkruara, mblidhi fjalët nëpër gurë e rrënoja, mblidhi shkrimet nëpër ishuj dhe, nxirre nga toka, deti e ajri, gjeografinë e atdheut. Çamëri, je e bekuar e përjetëshme e perëndive, e bekuar e nënave dhe baballarve çamë e arvanitë Prevezë, tregoju lugën plot gjak Zeusit, Kadmit e birit të Kadmit, Ilirit. Tregoju të gjithë zotave t´u se Greqia, bukën e përditshme na e ktheu në gjak dhe varre. Pellazgji, nuse e plagosur me shumë emra, në Dodonë i shoh gishtat tu nëpër faqe të gurve dhe mure të rrënojave, shoh gjirin tënd për Zeusin, Pirron, Aleksandrin dhe Agamemnonin Çamëri, të gjitha vargjet i kam nga pika jote e gjakut, nga këngët me valle dhe me fustanellë, zemër, mos e le zemërimin në kraharor të shuhet, Pavarësisë së Çamërisë kurrë nuk i skadon afati Greqia në të tëra pjesët e saj është tokë arbërore. Atdhe Geci – Dortmund, Germani, 2021

Filed Under: LETERSI Tagged With: Atdhe Geci, Epiri Arberor

GREQIA TOKË ARBËRORE

October 4, 2021 by s p

Atdhe Geci – Dortmund, Gjermani, 2021

Republika e Çamërisë, e shpallur më 30 tetor, 2016, në Hagë të Hollandës, u lind 15 mijë vjet pas qytetërimit pellazg, 5 mijë vjet pas Diskut të Festos, dhe Gurit të Lemnit, 2 mijë e 500 vjet pas Mbretërisë së Pirros, dhe rreth 600 vjet pas Princit të Arbrit dhe Mbretit të Epirit, të hyjshmit, – Gjergj Katriotit-Skënderbeut. Në këtë udhë të gjatë qytetërimi, Epiri

i Ilirisë-Çamëria, pati mijëvjeçarë të shkëlqyer të kulturimit; të artit, shkencës dhe filozofisë. Por, udhës së vështirë nëpër epoka, Epiri pellazgo-iliro-shqiptar, Çamëria, përjetoi lufta dhe gjenocide të rënda nga fqinjët tanë; një gjenocid nga Perandoria Romake, një gjenocid nga Perandoria Osmane dhe 3 gjenocide nga shteti grek e ai serb. Të gjitha këto gjenocide të bëra nga fqinjët kurrë të padënuara.

Epiri i Ilirisë, Çamëria shqiptare, jo pa të drejtë quhet folea e gjithë qytetërimit Evropian e botëror. Çamëria pellazgo-shqiptare, njihet për figura të shquara shqiptarësh që i  dhanë vepra të çmuara vetes dhe kontribuan në qytetërimin gjithëbotëror. Republika e Çamërisë shtrihet në 23 mijë e 500 kilometra katrorë sipërfaqe tokë, ujra dhe det, dhe ka mbi 4 milion banorë çamë dhe arvanitë e që janë pjesë e Shqipërisë së pushtuar nga Greqia. Në Lëvizjen Kombëtare për Pavarësinë e Çamërisë, kontributi i nismëtarit, Festim Lato, është i veçantë dhe i jashtëzakonshëm. Festim Lato bashkë Atdhe Gecin, Ali Aliun e Ahmet Xhanin janë Nismëtarët për Shpalljen e Republikës së Çamërisë.

Kam patur vullnet, durim e guxim shprehej Lato që, unë dhe bashkëpatriotët e mi t´ia heqim rrasën e vorrit, dhe t´ia hapim të gjitha dyert dhe dritaret një çështjeje të burgosur nëpër arkiva dhe katakombe të shtetit gjenocidist të Greqisë. Nuk qe e lehtë të hapet dhe t´i jepet udhë e adresë një çështjeje siç është Çamëria dhe gjenocidi i bërë i Greqisë ndaj çamëve dhe arvanitëve. Lëvizja Kombëtare për Pavarësinë e Çamërisë është lëvizje dhe trokitje e përhershme për të drejtën mbi ekzistencën e çamëve dhe arvanitëve në trojet e tyre stërgjyshore. Heshtja kaq e gjatë mbi një vullkan të fjetur siç ç´është Çamëria është për të ardhur keq. Gjenocidi i bërë grek mbi Çamërinë është me plot dëshmi dhe fakte. Dorëzimi i Dosjes Çame me 11 shkurt, 2016 në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, është një shpresë më shumë për çamët dhe për Çamërinë.

Pranimi i Dosjes çame nga  Prokuroria e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, me 11 shkurt, 2016 kundër gjenocidit të Greqisë ndaj çamëve dhe arvanitëve gjatë viteve 1913-1945 shënon kthesë dhe nismë të rëndësishme historike për Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Gjuha shqipe në Çamëri është gjuhë e parë e njërëzimit. Ajo ruhet dhe zhvillohet në kushte të shtetrrethimit të Greqisë. Çamët dhe as arvanitët nuk heqin dorë nga gjuha pellazgo shqipe.

Pra, është koha të ngrejmë në këmbë të vërtetën e  fshehur  dhe  nën pranga për Çamërinë. Është koha që Gjenocidi i bërë grek ndaj çamëve dhe arvanitëve të bëhet i njohur dhe të ndërkombëtarizohet. Në këtë drejtim, zëri i shqiptarëve për Çamërinë është shumë i nevojshëm. Gjenocidi i vazhdueshëm i shtetit të Greqisë ndaj çamëve dhe arvanitëve është i dëshmuar nga studiues grekë dhe të huaj.

Heshtjen e çështjes çame e kanë bërë shumë faktorë. Por, programi i veprimit të  Republikës së Çamërisë është bërë mbi tabanin e fortë të Rilindjes Kombëtare. Çamëria është gjaku i gjithsecilit shqiptar. Shqipëria  dhe  shqiptarët  duhet  ta thonë  hapur  të  vërtetën  s´e  Shqipëria në  Greqi  ka  gjithsejtë, 23 mijë e 500 kilometra katrorë sipërfaqe tokë dhe ujëra. Prej tyre 17  mijë  e  500  kilometra katrorë sipërfaqe janë tokë dhe, 6 mijë kilometra katrorë sipërfaqe liqenesh dhe det. Kufijtë e Shqipërisë me Greqinë janë te “Tre gurët e zes” në Prevezë, shkruan Sami Frashëri, në librin,“Gjeografia e Çamërisë”, botuar në vitin 1889.

Republika e Çamëria shtrihet në truallin e saj etnik, gjuhësor e kulturor. Shqipëria deri në Prevezë ka një popullsi me mbi 4 milion banorë çamë dhe arvanitë. Në Greqi aktualisht jetojnë  rreth 67 % të popullsisë me prejardhje shqiptare.

Prandaj, Greqisë duhet t´i themi hapur se shqiptarët s´ kemi tokë për të falur. Jemi mbi dheun e tokës sonë. Çamët dhe arvanitët e duan Pavarësinë e Çamërisë, dhe bashkimin me shtetin amë, Shqipërinë. Atdheu ynë, po as Shqipëria, nuk e kanë atë luks të heqin dorë nga një sipërfaqe e tokës sa Çamëria.

Grekët  ( me fanariotët ) provuan hapur të na e vjedhin  popullin vëlla arvanitë. Por, Arvanitët,  gjuhën shqipe  e  kanë gjuhë  të nënës, ata  e pohojnë  vetë  identitein  e  tyre  shqiptar. Artistët dhe shkrimtarët grekë e pohojnë guximshëm kur thonë; mos i gërryeni gurët se të gjithë na dalin shqiptar.  Shqiptar të nderuar! Bashkohuni rreth rreth “Himni të Çamërisë”, me kryekëngën e bukur për shkëputjen e Çamërisë nga sundimi gjenocidist i Greqisë. Epiri i lashtë pellazgjik – Çamëria na thërret, ta çlirojmë tokën tonë arbërore!

Shqiptar, është koha të jemi gati dhe të përgatitur, që në çastin e duhur, t´u dalim zot tokave tona.

Ky çast mund të jetë sot, mund të jetë nesër,

mund të jetë një shekull.

Atdhe Geci – Dortmund, Gjermani, 2021

Filed Under: LETERSI Tagged With: Atdhe Geci, GREQIA TOKË ARBËRORE

Artikujt e fundit

  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË
  • KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES (21-31 JANAR 1920) 
  • Një zbulim historik ballkanik
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVOJNË NESËR 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • Që ATDHEU të mos jetë veç vend i dëshirës për të vdekur…
  • KAFE ME ISMAIL KADARENË
  • Kosova paraqet mundësi të shkëlqyeshme për investime
  • PARTIA NUK ËSHTË ATDHEU, O KOKËSHQOPE
  • 50 VJET VEPRA POETIKE KADARE
  • IT’S NOVEMBER 28TH
  • Një arritje për shqiptarët në Michigan
  • MË 4 SHKURT 2023 DO THEMELOHET DEGA E VATRËS NË CHICAGO

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT