• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë

September 9, 2021 by s p

Bardhyl Selimi

Ibrahim Osmani (Kelmendi) ka qenë koleg, bashkëluftëtar dhe bashkëmërgimtar me tim atë. Në kampet e mërgimtarëve politikë në Greqi ai dhe im atë qendruan më gjatë se të tjerët, pasi nuk pranonin të bëheshin agjentë të shërbimeve të huaja. Ideali i tyre ka qenë gjithnjë “Bashkimi i Kosovës dhe i trojeve të tjera në ish Jugosllavi me shtetin amë- Shqipërinë”. E vetmja mënyrë që të liroheshin nga kampi, ishte, sikurse tregon im atë, të pranonin të shkonin në Gjermaninë Perëndimore dhe t’u bënin thirrje kosovarëve të grumbulluar në një kazermë ushtarake atje që të hidheshin diversantë në Shqipëri. Këtë ide ua sugjeroi atyre i arratisuri politik nga familja e Toptanasve, Ihsani. Kështu vepruan. Por, sapo mbërritën në kazermë, ata bënë të kundërtën: u bënë thirrje kosovarëve që ata kurrësesi të mos pranonin  të hidheshin diversantë në Shqipëri. Jo se ata e pëlqenin regjimin enverist, por se kjo binte ndesh me idealin e tyre. Ky veprim i armiqësoi me oficerët drejtues të kampit në Muenchen, prandaj vendosën të mërgojnë në Australi. Im atë thosh se “e kish humbë rrugën në oborrin e vet” pikërisht prej kësaj. Ndërsa ai vetë, duke ditur se unë isha në duart e regjimit komunist në Shqipëri, nuk e vijoi veprimtarinë politike por u muar me shkencë, Ibrahimi, i cili mbeti beqar, vijoi studimet e tij historike dhe shkroi shumë artikuj politikë, sidomos në fletoren BESA. Ibrahimi ndërroi jetë në Melburn, më 1978. Ky libër është një përmbledhje e këtyre shkrimeve, që nipi i tij, zoti Feti Shaipi nga Presheva  e botoi para disa vitesh, krahas disa veprave të mirëfillta shkencore në fushën e arkeologjisë. Është e çuditshme, pse në vitin 1994 kur presidentit të Shqipërisë iu sugjeruan për dekorim disa qindra ish mësues dhe punonjës të tjerë që kanë dhënë ndihmesë në Kosovë, ka munguar emri i historianit dhe luftëtarit të shquar, Ibrahim Kelmendi. Vetëm në korrik 2021 presidenti Ilir Meta e dekoroi atë me Urdhërin e Skënderbeut. Mjerisht, Akademia e Shkencave të cilës i dorëzova disa monografi shkencore të Ibrahimit, i trajtoi ato me mospërfillje. Ibrahim Kelmendi është dekoruar edhe nga presidenca e Kosovës. Një shkollë në vendlindje mban emrin e tij. Piktori Burhan Kaceli na ka dhënë një portret shumë përfaqësues.

Filed Under: Kulture Tagged With: Bardhyl Selimi, Ibrahim Osmani (Kelmendi), kosova, Presheva

Kryengritja e Postribës dhe rrjedhojat e kësaj lëvizjeje për Shkodrën dhe Shqipërinë?

September 9, 2021 by s p

Nga Romeo Gurakuq

iSe pari, ajo nuk ka qene nje levizje spontane por pjese e Rezistences se programuar te Shkodres dhe Malesive te saj kunder depertimit komunist jugosllav ne kohen e LDB dhe vendosjes se diktatures komuniste. Qe në fundin e verës së vitit 1943, Malësitë e Mbishkodrës, që përfshinin edhe trevat shqiptare të lirueme (të Hotit, Grudës, Triepshit, Kojës) dhe Postriba, kishin bërë një Besëlidhje me objektiv kryesor mbrojtjen e shtetit në tërësinë e vet tokësore nacionale. Besëlidhja është nënshkruar nga Krenët e Hotit, Krenët e Grudës (Krenët e Tuzit, Vranës dhe Vllanës), Krenët e Kelmendit (Bajrakët e Nikç, Vukël, Selcë, Bogë), Krenët e Kastratit, Krenët e Shkrelit, Krenët e Tripeshit, Krenët e Koqes (Kojes) (Krenët e Fundës, Laurë –Ledinë); Krenët e Reçit, Krenët e Lohes, Krenët e Rrjollit, Krenët e Koplikut, Krenët e Postribës (Bajrakët e Boksit, të Drishtit dhe të Sumës). Besëlidhja e Malësisë së Madhe dhe e Postribës eshte nenshkruar me 23 shtator 1943, ora 16.30. Përfaqësuesit e Malësisë së Madhe dhe të Postribes, deklaruan me këtë rast se nuk bënin pjesë në asnjë parti, përkrahnin dhe bashkëpunonin me ato parti, që mbronin interesat e Atdheut, sipas parashikimit të pikës së mbrojtjes së Tokës Shtetnore. Garantë të kësaj marrëveshjeje u bënë: Major Mul Delija, Major Dodë Nikolla, Kapiten Llesh Marashi, Kapiten Gjelosh Luli. Ne fakt, Beselidhja e 23 shtatorit 1943 ishte perforcim i punes pararendese te një komision krahinor, pjese e “Komitetit per Shpetimin e Shqiperise” te krijuar me 15 gusht të vitit 1943, në Gradiks të Lohes në Malësi të Madhe, me anëtarësinë e çetave të ndryshme të zonës së Reçit dhe Postribes, nën kryesinë e Jup Kazazit. Përmbajtja e deklaratës dhe bashkësia e të besëlidhurve, që përfshinte edhe përfaqësuesit më të rëndësishëm të “Tokave të Lirueme” Veriperëndimore, brenda Mbishkodrës, janë fakte të mjaftueshme për të kuptuar mënyrën se si përballej kjo anë e Shqipërisë me rrethanat e reja të pushtimit gjerman. Kemi të bëjmë me një përpjekje strategjike për akomodim, në rrethanat e tranzicionit politiko-ushtarak të pushtimit gjerman. Është një manovër politike për kompaktësimin e qendrimit të Mbishkodrës, në bashkim, para rrezikut të rikthimit të kuadrit shtetëror shqiptar, në kushtet e një kufiri, që prirej të kthehej mbrapa në kohë, për shkak të përparimit komunist jugosllav në këto anë permes ushtrive partizane shqiptare te drejtuara nga PKSH. Pa kuptuar këtë vendosje politike dhe ushtarake të parësisë së kësaj ane ne vjeshten e vitit 1943 dhe rrjedhen e vitit 1944, nuk mund të kuptohet, as qendrimi vijues i këtyre bashkësive shoqërore, dhe as përballja që ato do të kenë, në fund të vitit 1944, ne fillim të vitit 1945 dhe ne Kryengritjen e Postribes me Forcat e Ndjekjes se MPB te Qeverise se Enver Hoxhes.Se dyti, pas hyrjes së trupave partizane në Shkodër me 29 nentor 1944, opozita e armatosur e kesaj strukture u zhvendos drejt zonave periferike më të mbrojtura, në Malësi të Madhe, Dukagjin, Pukë, Mirditë etj. Pikat e fillimit të rezistencës së armatosur: në Malësi të Madhe nga Llesh Marashi dhe Prenkë Cali; në Anë të Malit nga Hasan Isufi; në Bardhaj nga Jup Kazazi.Kemi të bëjmë me një pushtim të një pjesë të Shqipërisë, të komuniteteve historikisht të lira dhe më të emancipuara të Shkodrës dhe hinterlandit të saj, të Mirditës, të Zadrimës, të Bregut të Matës, të Malësisë së Madhe, të Postribës, të Dukagjinit, nga forcat partizane të sigurisë, që nuk i përkisnin aspak, nga kompozita krahinore, përbërjes dhe mentalitetit të popullsisë vendase të Veriut.Kryengritja e pare kunder okupacionit komunist ka qene ajo e Kelmendit e drejtuar nga Prenk Cali. Pas shtypjes se Kryengritjes se Kelmendit, Brigada XI, nga data, 15 shkurt 1945, filloi operacionet në shkallë të gjërë në Shalë dhe Shllak, në komandën e Ndreko Rinos. 4 batalione të Brigadës I, nën komandën e Ferit Radovickës, më, 19 shkurt 1945 filluan operacionet rrënjësore në Hot, Kastrat, Shkrel, Rrjoll, Postribë. Një batalion i Brigadës IV u dërgua në Pukë, Brigada XVII, nën kryesimin e komandantit të Divizionit VIII, vijoi operacionet në Mirditë. Në Mat dhe Dibër operonin Brigada XXVII; Brigada XVIII operonte në Lumë dhe pjesërisht në Fan të Mirditës, ndërsa krahinat e Krumës, të Tropojës, Hasit, Nikajve, Merturit, në muajin shkurt të vitit 1945 ende nuk ishin shkelur nga forcat komuniste, por parashikohej dërgimi i Brigadave XXIV dhe XI, sapo të mbaronte operacioni në Dukagjin.Operacioni i zhvilluar në katër muajt e parë të vendosjes së regjimit të terrorit komunist në Qarkun e Shkodrës, dha frytet e veta në mposhtjen dhe frikësimin masiv të popullsisë. Goditja kryesore ka qenë ndaj Kishës Katolike, që nga komunistët paragjykohej si “flamurtare e reaksionit”. Pavaresisht ketij represioni në krahinë vazhdonin të gjenin strehim të padorëzuar, Mark Gjon Markaj, Padër Anton Harapi, Llesh Marashi, Jup Kazazi etj. Forcat nacionaliste shpresonin ende në këtë kohë për një ndërhyrje të britanikëve dhe amerikaneve qe nuk erdhi kurre.Agresioni i Ushtrisë së Enver Hoxhës në Shkodër dhe në Veri mund të konsiderohet pa frikë, një nënshtrim me anë të terrorit. Këtë nuk ngurrojnë ta pranojnë as vetë protagonistët e këtij depërtimi, kur shprehen se në “përgjithësi mund të themi se Prefekturën e Shkodrës e kemi okupuar ushtarakisht”, ose “Prefektura e Shkodrës e ka ndjerë grushtin e forcave tona me plot kuptimin e fjalës”(AQSH, Fondi 14, Viti 1945, D. 215, fleta 81-87. Raport i Ushtrisë Partizane, pa nënshkrim, që mban datën 18 shkurt 1945)Se treti, e gjithe cfare ka ndodhur ne Shqiperi ne rrjedhen e viteve 1945 deri ne Kryengritjen e Postribes ne shtator te vitit 1946 do te duhet te perkufizohet ne nje Faze te Katërt e Luftës Civile ne Shqiperi. Kjo faze e katert fillon me nënshtrimin e Kelmendit në janar- shkurt 1945 dhe përfundon me shtypjen e Kryengritjes së Postribës në shtator të vitit 1946. Fazë e Katërt e Luftes Civile ne Shqiperi, produkt i specifikave te Shqiperise ne LDB, ka qenë vetëm një proces pastrues nga rezistenca e popullit, nje raprezalje ndaj krahinave që nuk dëshironin t’i nënshtroheshin pushtetit komunist dhe shumë pak kishte të bënte me një ballafaqim me organizatat rivale të luftës.Ne zonen e Postribes, periferinë veriore dhe verilindore te Shkodres, pas LDB qarkullonte dhe kishte gjetur strehim Jup Kazazi. Saktësisht aktiviteti i tij ishte në Boks, Drisht, Ura e Mesit, hapësirë nga ku komunistët nuk kishin arritur të depërtonin shpirtërisht në popull. Pikërisht këtu filloi në shtatorin e vitit 1946, Lëvizja e Postribës, që në fakt është edhe Kryengritja e Parë e Madhe dhe Lëvizja e Dytë e Qëndresës në Shkodër kundër regjimit të terrorit komunist, pas Kelmendit. Kryengritja në Postribë, ka qenë një kryengritje e mirëfilltë kundër pushtetit komunist, bazuar mbi Beselidhjen e arritur qe ne kohen e luftes, qe per keto ane nuk kishte mbaruar me nenshtrim. Se katerti, eshte interesant fakti se shtypja e Kryengritjes se Postribes sherbeu si pretekst dhe alibi per shtimin e represionit dhe goditjen e grupit te dyte te deputeteve. Pastrimi brenda FNÇ-se.I akuzuari i parë me kete rast ishte deputeti Riza Dani. Më, 23 dhjetor 1946, Kuvendi Popullor vendosi t’i heqë atij mandatin dhe imunitetin parlamentar. Mandati iu hoq edhe tre deputetëve të tjerë të Shkodrës: Kol Prelës, Zef Haxhisë dhe Hysni Pejës. Ndonëse ishte arrestuar më herët se deputetët e tjerë, gjyqi ndaj Riza Danit u zhvillua më vonë. Më, 15 maj 1947, Ministria e Punëve të Brendshme i kërkoi Presidiumit të Kuvendit Popullor, që të hiqte imunitetet e deputetëve opozitarë: Shefqet Beja, Kol Kuqali, Selaudin Toto, Enver Sazani, Irfan Majuni, Faik Shehu, Sheh Karbunara, Kostandin Boshnjaku dhe Islam Radovicka. Heqja e imunitetit parlamentar në Kuvendin Popullor u krye pa debat të mirëfilltë parlamentar, në një situatë të tensionuar dhe aspak normale. Krahas deputetëve, në organizatë u përfshinë dhe një sërë figurash e personalitetesh të tjera, si: Sulo Konjari, Ramazan Tabaku, Riza Alizoti, Foto Bala, Abdyl Kokoshi, Syrja Selfo, Mestan Ujaniku e shumë të tjerë. Shumica e deputetëve u akuzuan, se kishin nxitur dhe organizuar Kryengritjen e Postribës. Ne fakt asgje e tille nuk ishte e vertete. Sfondi i Kryengritjes se Postribes dhe permbajtja kishin te benin me nje formacion krejtesisht tjeter opozicioni.Si konkluzion duhet te themi se Ballafaqimi i Ushtrisë dhe Forcave të Ndjekjes në Shkoder dhe Malesite e rrethet e saj, në rrjedhën e viteve 1945 – 1946, jo vetëm ka qenë një rezistencë ndaj depërtimit komunist, por edhe ndaj rikthimit të tokave të Malësisë në shtetin e dytë jugosllav, të krijuar nga aleati i Enver Hoxhës, Josif Broz Tito.Regjimi që u instalua nga komunistët rezultoi edhe më represiv se sa ai që kishin ndërtuar Italia fashiste dhe posaçërisht Regjenca shqiptare në kohën e mbisundimit të Wehrmacht-it. Objektivi kryesor i komunistëve ishte marrja e pushtetit dhe shkatërrimi i bazës humane të rezistencës kundër ardhjes së tyre, që u përvijua gradualisht në shoqërinë shqiptare. Pas kesaj ngjarje Shkodra dhe Shqiperia do vijojne te jetojne nen nje klime terrori gjithnje e me te rende.

Filed Under: Politike Tagged With: Kryengritja e Postribës, Romeo Gurakuqi, shqiperia

Në Kishën e Zojës Pajtore “Nderi i Kombit” në Michigan u zhvillua Festivali Tradicional Shqiptar

September 9, 2021 by s p

Nga Valentin Lumaj

“Ah çfare bukurie hyjnore!!! Keto kostume popullore tradicionale te cilat sikur krijojne nje komunikim te pazeshem mes tyre, por qeflet nepermjet shenjave dhe ornamenteve te ndryshme dhe menyresse kombinimit, pelhurat shume ngjyrshe, trashegimia e qendisjes me ar apo argjend, tipare te cilat jane fjalori i nje gjuhe qe shprehet vetem ne sintaksen e kultures mijera-vjeçarete popullit shqiptar”.Në rrugën e tyrete mërgimit, shqiptaret morën me vete cilësitë dalluese, si njerëz të punës, intiligjentë dhe mënyrën e jetesës në bashkësi. Gjithashtu morën dhe po e ruajne gjuhen, kulturen, traditën dhe çdo element tjeter te identitetit te tyre. Ne kuader te aktiviteteve shoqerore te larmishme qe mbahen ne Michigan çdo vit, te cilat sherbejne per ruajtjen e traditave shqiptare dhe rezistences ndaj asimilimit, me datat 4,5 dhe 6 Shtator u zhvillua ne ambientet e Kishes Zoja Pajtore te Shqiptareve ne Southfield, Michigan, Festivali Tradicional Shqiptar.

Ky Festival ka me shume se 20 vite tradite qe organizohet dhe perkon me ardhjen me sherbim ne Kishen e Zojes Pajtore te famullitarit Dom Ndue Gjergji, ketij njeriu vigan dhe te jashtezakonshem, i cili me punen dhe vepren e tij i ka tejkaluar me kohe kufijte e misionit te tij kishtar dhe eshte kthyer ne nje promotor te aktiviteteve te shumta komunitare po ashtu edhe i paqes dhe beshkepunimit ne mes shqiptareve. Motivet e ketij Festivali si gjithmone ishin pasqyrimi i gjerë i gjinive të folklorit dhe vlerave të tij, mbrojtja, promovimi dhe popullarizimi i vlerave muzikore, koreografike, etnografike dhe edukative të krijuara prej shekujsh nga të parët tanë.Po ashtu ky festival perkoi edhe me 5 Vjetorin e Shenjterimit te Nene Terezes. Diten e Diele u organizua ceremonina e hapjes. Kjo ceremoni startoi me paraden e flamurite pregatitur me kujdes nga anetari i Keshillit te kesaj Kishe, z.Valentin Lumaj. Nje procesion i thjeshte por shume domethenes icili fillon nga Qendra Kulturore “Nene Tereza” me rreth 100 te rinj dhe femije shqiptare te veshur me veshje kombetare qe valevisin flamuj shqiptare dhe amerikane. Marshiivargut te gjate rinor, ndalet perpara shtatores se Shejtes Nena Tereze. Nje minute heshtje, perkulje me nderim dhe nje lutje nga famullitari DomNdue Gjergji. Aty para shtatores mbi nje tavoline me mbulese te bardhe, qendron ipalosur me kujdes nje flamur shqiptar.Dom Nosh Gjolaj, qe ishte i ftuari i nderit me kete rast, merr kete flamur te kuq gjigand me nje shqiponje dykrenare te qendisur ne mes, e shpalos, ia dhuron dy vajzave 5 dhe 7 vjeçare, Eliza dhe Sarah Lumaj. Dorezimi i flamurit kombetar si nje testament nga nje brez tjetrin ishte simbolika me e bukur e trashegimise dhe e ruajtjes se identitetit, qe keta femije te rriten me kete ndjenje kombetare dhe me kete flamur. Me pas, parada vazhdon me flamurin kuq e zi ne krye, dhe i drejtohet tendes qendrore te Festivalit, ku qindra pjesemarres e presin flamurin me duartrokitje. Jane te shumte personat qe kane nxjerre kamerat the memorizojne keto çaste mbreselenese dhe te paharruara. Te rinjte te rejat dhe femijet bashke me flamurin rreshtohen para skenes se improvizuar per kete rast nen tingujt e kenges se flamurit. Ceremonia hapet me hymnet kombetare amerikan dhe shqiptar, qe kendohen nga kengetarja e njohur Ledi Paparisto nen interpretimin muzikor te Gjergj Paparisto. Dr. Gjeka Gjelaj, aktivist i hershem i Kishes se Zojes Pajtore, deklaron hapjen efestivalit, fton pjesemarresit te afrohen qe te celebrojne te gjithe bashke dhe ju uron mireseardhjen. Me pas ai fton famullitarin Dom Ndue Gjergji per te bekuar festivalin, ky nje rit sa fetar po aq edhe tradite shqiptare. Dom Ndue Gjergji po ashtu solli ne vemendje pervjetorin e shenjterimit te Nene Terezes si Nene e shqiptareve dhe Nene e gjithe botes. Ne vazhdim fjala I jepet z.Valentin Lumaj per te folur per misionin e Nene Terezes dhe trashegimine e saj. “Sot ne jetojmë në një kohë me sfida të reja dhe të panjohura, ne situata pandemike, keto jo vetem virale por edhe te urrejtjes, te vetmise dhe te mungeses se dashurise ne mes njerezve. Nënë Tereza eshte ajo nga mund te mesojme si te dalim nga keto pandemi. Nene Tereza eshte zemra hapur, dora e shtrire dhe buzeqeshja, sikurse ajo thoshte: “Paqa fillon me nje buzeqeshje”… “jo vetem se Nene Tereza eshte e jona, por jemi me fat sepse ne jemi te Nene Terezes, jemi populli i gjakut te saj dhe sot ajo na thërret, na pret dhe na frymëzon për nje jetë me Zotin dhe me të afërmin ne dashuri dhe ne paqe”, -theksoi z. Lumaj nder te tjera. Ceremonia vazhdoi me programin artistik. Grupi i valles ‘Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” i Kishes se Shen Palit performoi disa valle te larmive dhe trevave te ndryshme. Nuk eshte e veshtire te dallosh parapregatitjen dhe profesionalizmin e ketij grupi valltaresh. Tingujt e muzikes se paster shqiptare perkthehen ne menyre perfekte ne levizjen e trupit, duarve dhe kembeve qe duket sikur lodrojne ne harmoni te plote duke krijuar nje atmosphere qe ta ka endate mos ndale por te vazhdoje pafund. Bukurine e valles e shtojne kombinimi i veshjeve tradicionale shqiptare, xhubleta, veshja katundare, e Shqiperise se mesme apo te jugut. Ah çfare bukurie hyjnore!!! Keto kostume tradicionale te cilat sikur krijojne nje mjet komunikimi te pazeshem, por qeflet nepermjet shenjave apo ornamenteve te ndryshme dhe menyra e kombinimit te tyre, pelhurat shume ngjyrshe, trashegimia e qendisjes me ar apo argjend, tipare te cilat jane fjalori i nje gjuhe qe shprehet vetem ne sintaksen e kultures mijera-vjeçarete popullit shqiptar. Ruajtja e gjuhes, kenges, valles dhe veshjes tradicionale jane te vetmet menyra qe nepermjet ketyre festivaleve te pervitshme te riaktualizohet e kaluara jone mitike, ilire, periulla eSkenderbeut, ajo e Rilindjes deri ne kohet moderne. Fill mbas ceremonisese hapjes se Festivalit, te rinj e te reja mbushin tenden ne valle nen tingujt e muzikes shqiptare e cila nuk ndalon per asnje sekonde. Jane ftuar kengetare te mirenjohur shqiptare. Nder ta ka ardhur nga New York-u kengetari tropojan Gezim Nikai cili “ndez” ambientin me zerin e tij te mprehte nepermjet kenges “Kur ndigjon zerin e nanes”. Kengetarja Hana Nikprelaj dhe Fran Lucaj , shume te dashur dhe te preferuar per komunitetin shqiptar ne Michigan performuan nen shoqerimin e muzikanteve Albert Abedini dhe Elvis Tershana. Ndersa sheshi jashte tendes perplot, gumezhin nga bisedat e njerezve te mbledhur grupe-grupe shoqerore apo familjare, i ngjan nje familje te madhe. Kudo mbizoteron paqja, te gjithe qeshin e gezojne, ndajne ne biseda mendimet, u ofrojne me dashamiresi pije njeri-tjetrit. Ata e ndjejne mungesen, mallin dhe largesine qe jeta dhe puna e tejzgjatur e perditshme u shkakton. Prandaj keto nete te Festivalit jane gjithmone te mirepritura per ta. Disa metra larg tendes se festivalit eshte ngritur nje tende tjeter apo kuzhina e Festivalit. Aty nuk pushojne kurre duke sherbyer dhjetra punetore vullnetare te veshur strikt me uniforma te posatçme per kete rast. Ne krye te tyre qendron i palodhur Ndrec Merdita qe njekohesisht ishte caktuar nga keshilli i Kishes si kryetar i ketij Festivali. Roli i tij ka qene i gjithanshem, qysh me mbledhjen e fondeve, bashkerendimin e puneve deri ne perfundimin me sukses te plote te eventit.. I kudo-ndodhur, kryetari i Keshillit te Kishes, Rrok Dedivanaj ndihmon ne mbarevajtjen e festivalit, qysh me pritje-percjelljen dhe akomodimin e personaliteteve te ftuar deri, sigurimin e bazes materiale te nevojshme e detaje te tjera. Sheshit te festivalit gjithandej nuk i munguanelementet e dekorit me postera dhe flamuj shqiptar dhe amerikan, parkim te gjere dhe te organizuar, kendi i lojrave te femijeve ku argetohen dhjetra femije. Kjo feste e gjalle vazhdoi per tre dite, dhe u permbyll me nje darke ne oret e vona te mesnates, ne respekt dhe mirnjohje te punetoreve te kuzhunes, te parkimit, stafit dhe atyre qe sherbyen dhe ndihmuan ne mbarvajtjen e aktivitetit. Falenderim dhe mirenjohje te veçante per Kishen tone te Zojes Pajtore, e cila ne vazhdimesi po i paraprin jetes fetare, kulturore dhe shoqerore te komunitetit shqiptar ne Michigan.

Filed Under: Featured Tagged With: Festivali Tradicional Shqiptar, Kisha Zoja Pajtore, Valentin Lumaj

Revista Letrare, një botim ndërkombëtar në gjuhën shqipe

September 9, 2021 by s p

Dielli

Në Revistën Letrare – vjeshtë 2021 botimi i vetëm ndërkombëtar në gjuhën shqipe, do të mund të lexoni ekskluzivisht intervistat me Enkel Demin, fitues i Çmimit Evropian për Letërsisë 2021 me romanin “Flama” dhe me regjisoren Suela Bako që rrëfen përpjekjet e saj si nënë dhe artiste, me mundimet dhe luftën për të krijuar një emër për artin shqiptar. Në prozë: Shpëtim Kelmendi, Refik Halid Karay, Romelda Bozhani, Bjorn Runa, James Thurber dhe Hande Gündüz. Në poezi: Arti Lushi, Desantila Qerimaj, Suela Bako, Odysseas Elytis, Azgan Berbati, Bujana Xhindoli, Xhumana Hadad, Ndue Ukaj, Klaudia Dulla dhe Urim Dullovi. Në kritikë: Iris Halili: Sizifi qё qesh dhe në Dramaturgji: Arthur Schnitzler: Reigen – Vallja, përkthyer nga Loreta Schillock. E gjeni në:Amazon: https://www.amazon.com/Revist…/dp/9928324212/ref=sr_1_2…Barnes and Noble: https://www.barnesandnoble.com/…/revista…/1140115645…

Filed Under: LETERSI Tagged With: gjuha shqipe, Revista Letrare

Botërori një ëndërr kuqezi

September 9, 2021 by s p

Kuqezinjtë janë nëvendin e dytë në grup me 12 pikë të grumbulluara pas 6 ndeshjeve të para dhe kanë ndezur shpresat  për një biletë për Katar

Përgatiti Albano Kolonjari

Kombëtarja shqiptare e futbollit e kaloi me sukses ndeshjen me San Marino duke fituar me rezultatin e thellë 5-0. Ky takim ishte e vlevshëm për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës  për Grupit I. Takimi u zhvillua në stadiumin Elbasan Arena të qytetit të Elbasanit, ditën e Mërkurën në mbrëmje dhe ishte në një ndeshje e dominuar totalisht nga kuqezinjtë. Shqipëria pati një zotërim prej 72 përqind, të topit dhe nuk e vuri asnjëherë në dyshim fitoren.  Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 32 -të pasi sulmuesi Rey Manaj konvertoi në gol një asistim nga mesfushori Keidi Bare, gol që u konfirmua nga sitemi VAR. Manaj shënoi edhe dy herë në të 35 dhe 45 minuta, por golat u anulluan për posicion jashtë loje. Në minutën e 58-të, mesfushori Qazim Laci (goli i tij i parë kuqezi) përdori një asistim nga sulmuesi Armando Broja për të gjetur rrjetën e San Marinos, duke e çuar rezultatin në 2-0. Broja shënoi të tretin në minutën e 61 -të me një asistim të mesfushorit Odise Roshi, i cili dha edhe një tjetër asist i  cilit u shndërrua në golin e katërt nga mbrojtësi Elseid Hysaj në minutën e 68-të, para se sulmuesi Myrto Uzuni të vuloste rezultatin 5-0 me një asistim nga Broja 12 minuta me vone. Me këtë fitore, të dytën radhazi, Shqipëria renditet e dyta në Grupin I me 12 pikë pas Anglisë e cila ka 16 pikë. Në këtë takim në portë u rikthye Thomas Strakosha, i cili ka marrë vendin e kapitenit Berisha. Në mbrojtje tranjeri Reja bëri suprizë duke i besuar një vend titullari Enea Mihaj, i cili luajti në krah të Kumbullës dhe Gjimshitit, duke zënë vendin e Ismajlit. Në mesfushë Bare e Laçi (në vendin e Gjasulës dhe Abrashit, të cilët nuk ishin të disponueshëm për këtë takim). Në formacionin e parë luajti edhe Nedim Bajramin, i cili debutoi me kuqezinjtë të dielën ndaj Hungarisë. Në krahë luajtën Hysaj në të djathtë dhe Trashi në të majtë, ndërsa në sulm Rey Manaj, dhe Myrto Uzunin. Në fillimin e pjesës së dytë Reja kryen 2 zëvendësime, largohen nga fusha Trashi dhe Bajrami, vendin e tyre e marrin Broja dhe Roshi duke krijuar një Shqipëri më sulmuese, dhe në këtë pjesë loje shënojmë katër herë. “Prisja të bënim shumë më tepër në pjesën e parë, sidomos në aspektin e finalizimit, pasi shënuam vetëm një gol, megjithatë në pjesën e dytë ndryshuam me aktivizimin e Roshit dhe Brojës. Skuadra kishte më shumë alternativa sulmuese ndaj shënuam edhe katër gola të tjerë” u shpreh tekniku Reja. “Ishim në pankinë në 5-0 po më thoshin që fitonte Anglia, ishim të lumtur, por pastaj erdhi një dush i ftohtë me golin në shtesë. Për të mbajtur gjallë ëndrrën, duhet të bëjmë mirë në të tre ndeshjet e mbetura dhe të provojmë të marrim sa më shumë pikë. Gjithsesi ajo që më pëlqen është se skuadra po rritet. Broja ishte shumë i aftë se u tregua altruist, pasi gjen lojtarët dhe jo vetëm kërkon golin. Kjo më kënaq, pasi ka treguar përulësi, larg egoizmit. Kjo është diçka e mirë, kur shoku është në pozicion më të mirë duhet të pasosh’, deklaroi për mediat sportive Reja pas takimit Shqipëri-San Marino 5-0. Kuqezinjtë janë nëvendin e dytë në grup me 12 pikë të grumbulluara pas 6 ndeshjeve të para dhe kanë ndezur shpresat  për një biletë për Katar. Qazim Laci:”Emocionet janë shumë të mëdha, pasi është kënaqësi e madhe të shënoj një gol me ekipin Kombëtar. E kam ëndërruar që fëmijë. Për ne ka më shumë rëndësi 3-pikëshi. Tek goli ? Asgjë nuk e mendova, pasi thjesht e godita topin, pashë portierin ku ishte dhe e provova. U turbullova pak gjatë festës, pasi emocionet vijnë vetë”.Grupi IAnglia 16Shqiperia 12Polonia 11Hungaria 10Andorra 3San Marino 09 tetor 2021Hungari-ShqiperiAndorra-AngliPoloni San Marino12 tetor 2021Shqiperi-PoloniAngli-HungariAndorra-San Marino.

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Kuq e zi, Shqiperia ne boteror

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2852
  • 2853
  • 2854
  • 2855
  • 2856
  • …
  • 2925
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kur Michigan-i bëhet Ballkan: Kush po e financon garën dhe pse shqiptarët nuk duhet të flenë
  • PATRIOTI LIBERAL VELI HASHORVA DHE GAZETA “DRITA” E GJIROKASTRËS (1920-1924)
  • POEZIA E FATMIR MUSAIT: VAZHDIM I NJË TRADITE LETRARE
  • Misioni i amerikanes, Rose Wilder Lane në “Majat e Shalës” dhe historia një komiti
  • SAVE THE DATE
  • THE AUCKLAND STAR (1930) / RRËFIMI I ARTISTIT HUNGAREZ, MIHÁLY MÉSZÁROS : “JETA E PËRDITSHME E AHMET ZOGUT, MONARKUT PROGRESIV TË SHQIPËRISË…”
  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT